Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Bektashi

Bektashi Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt bektashi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 25-03-2015, 18:40   #1
Semiku
Style & Substance
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Posts: 2,438
Thanks: 21
Thanked 763 Times in 490 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 90
Semiku ka mbyllur reputacionin
Sufizmi shqiptar

Roli i sufizmit nė formimin e ndergjegjes kombėtare

Dishepujt e kėsaj rryme, qė nė zanafillė tė Rilindjes sonė Kombėtare, bashkė me prijėsit e teqesė sė Tetovės dhe ata tė Frashėrit, gjatė epokės sė Lidhjes, siē dihet tashmė, u shndėrruan nė njė masė tė ndjeshme nė eminencė gri tė Lidhjes sė Prizrenit.


Teqe halveti ne Berat

Nėse sufizmi na rezulton, sipas studiuesve tė kėsaj rryme tė islamit, si shprehje e dashurisė pėr Zotin, ndėrkaq “sufinjtė kėrkojnė mirėsjellje, ndėrveprim dhe bashkėpunim tė ndėrsjellė ndėrmjet tė gjitha qenieve njerėzore”, nė pėrplasjen historike me tė cilėn u pėrballėn shqiptarėt pas pushtimit nga Perandoria Osmane, nė epokėn e ngjizjes kombėtare shqiptare, sufizmi rezulton njėkohėsisht edhe si shprehje e optimizmit pėr fatin shpirtėror tė popullit shqiptar. Nuk ishte krejt i rastėsishėm identifikimi i sufizmit nga Asin Palasio, si “islam tė kristianizuar”, meqė nga teoricienėt mė nė zė tė kėsaj rryme, interpretimi se Jezu Krishti ishte njė emisar i dashurisė hyjnore, ishte i pranueshėm. Ndėrkaq sot sufizmi do tė duhej shikuar si amalgamė e pluralizmit brenda islamit, gjasė pėr demokratizimin e doktrinės islame si tėrėsi, qė ofron mundėsi tė shumta pėr shpėtimin e unitetit kombėtar nėpėrmjet ruajtjes sė diversitetit fetar, pa e cenuar unitetin shpirtėror tė kombit. Si tė tillė, pra si “element i domosdoshėm nė ēfarėdo zgjidhjeje tė vėrtetė tė konfrontimit ndėrmjet islamit dhe Perėndimit“ sot, shqiptarėt dhe jo vetėm ata, mund ta “shfrytėzojnė” sufizmin nė kuptimin mė tė mirė tė mundshėm tė fjalės shfrytėzim.

Ndarja fetare, me kalimin e kohės kishte prodhuar edhe ndarje nė rrafshin social, dhe pa dyshim se ka qenė pengesė reale nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare nė mėnyrė tė barabartė te tė gjithė pjesėtarėt e etnisė. Sidoqoftė, shtrirja dhe zgjerimi i islamit nė mesin e shqiptarėve nuk arriti tė shpėrfillė disa prej karakteristikave etnopsikologjike dhe vetė natyrėn e shqiptarėve. Pėrkundrazi, madje njė pjesė e tėrė e krahinave shqiptare, qė iu nėnshtruan procesit konvertues, meqė e pėrqafuan variantin alternativ tė islamit – atė tė sufizmit, nė krye me tarikatin e bektashinjve, njėkohėsisht u brumosėn edhe me idenė e mėvetėsisė sė administrimit politik etj. Ajo qė e bėri kėtė rrymė mė tėrheqėse pėr shqiptarėt nė shekullin XVIII, shprehet mė tej Kristo Frashėri, ishte pikėrisht “vlerėsimi i identitetit shqiptar nė lėvizjen kulturore dhe parimi i autonomisė vendore nė fushėn e administrimit shtetėror”.

Nė mesin e tarikateve, bektashinjtė dhe sadedinjtė e gėzonin njė popullaritet mė tė ndjeshėm, qė u pasqyrua me ngritjen e shumė teqeve, tė parėt nė Jug tė vendit (Elbasan, Krujė etj.), ndėrkaq tė dytėt nė Verilindje (Shkup, Leskoc, Vrajė, Gjilan, Gjakovė, Prizren…), duke i shndėrruar mė pas ato, nė Epokėn e Rilindjes, nė ēerdhe tė patriotizmit shqiptar. Ndėrkaq fuqizimi i sufive dhe veēmas i bektashizmit nė Shqipėri “duket se ka pėrfituar nė mėnyrė tė veēantė nga mbrojtja politike e Ali Pashė Tepelenės, qeverisėsit tė plotfuqishėm dhe pothuaj tė pavarur tė Janinės nga viti 1788 deri nė vitin 1822, i cili kishte hyrė nė konflikt me autoritetin qendror osman, me qėllim qė tė siguronte njohjen e njė njėsie administrative autonome.”

Kjo erdhi pikėrisht nė kohėn kur Sulltan Selimi III, i cili hipi nė fron mė 1879, me reformėn ushtarake qė ndėrmori (Nizam I Xhedid), i zėvendėsoi bektashinjtė nė funksionin e tyre si edukatorė tė jeniēerėve, me sektin islamik tė mevledinjve, pėrkrahės tė pushtetit centralist perandorak. Bektashinjtė e Stambollit, tė pakėnaqur me kėtė vendim tė sulltanit, reaguan. Si pėrgjigje, filloi persekutimi i tyre, i cili e arriti kulmin gjatė sundimit tė pasardhėsit tė Selimit III, Sulltan Mahmudi II, me mbylljen e teqeve bektashiane nė Stamboll. Si rrjedhim, persekutimi sulltanor i dha bektashizmit nė Shqipėri njė notė tė theksuar politike antiturke dhe antisunite. Lindi kėshtu bektashizmi shqiptar. Si e tillė, kjo rrymė e islamit u shndėrrua nė pararojė tė ndėrgjegjėsimit kombėtar shqiptar nė mesin e popullsisė shqiptare tė konvertuar nė islam, e qė nė kėtė epokė e pėrbėnte shumicėn.
Ndėrkaq marrėdhėniet gjithnjė tė vėshtira tė bektashinjve me
autoritetet fetare dhe politike osmane kanė ndikuar pa dyshim nė zgjedhjen nga ana e tyre tė njė qėndrimi antiturk dhe nacionalist, por kjo ka ardhur njėkohėsisht me rifuqizimin e vijės sė tyre fetare jozyrtare dhe ēlirimtare, e cila ishte tipike pėr sistemin e tyre tė bindjeve dhe riteve.
Ndėrkaq, prijėsit shpirtėrorė tė kėtij rendi (ndėr mė tė njohurit ai i sadedinjėve – Sylejman Bushati qė do tė shėrbejnė si frymėzues i ekumenizmit bashkues pėr brezin pasues qė do tė marrė pjesė aktivisht nė veprimtarinė e Lidhjes.
(Sylejman Bushati i quajtur Axhiza Baba (1636 – 1747, ka lindur dhe ėshtė mėkuar nė familjen e njohur tė bushatlinjve tė Shkodrės. U diplomua pėr teologji nė Stamboll. Nė gojėdhėnat qė ruhen edhe sot nė qarqet e sufive Saadi nė Kosovė, ai konsiderohet si njėri prej frymėzuesve kryesorė tė ekumenizmit bashkues, qė do ta karakterizojė Lidhjen e Prizrenit. Ai qe poet dhe la nė dorėshkrim dy libra, tė shkruara nė tri gjuhė orientale).
Shih pėr kėtė konstatimi i studiuesit Albert Doja, se protagonistėt e bektashizmit shqiptar nga bota akademike e perėndimit janė trajtuar jo pa arsye reale si “nismėtarė tė kombit e mė pas si pėrkrahės tė shekullaritetit ose prijės tė demokracisė” na vije disi i natyrshėm. Por pėr dallim nga bota akademike perendimore, rrėnjėt e kėtij mobilizimi shoqėror e kombėtar tek bektashinjtė shqiptar duhet studiuar nė pėrputhje dhe tė ndėrlidhura me ēastin historik qė po kalonte Perandoria Osmane dhe brenda saj shqiptarėt dhe lėvizja e tyre pėr mvetėsi politike. Nė kėtė rrafsh sufizmin shqiptarė nė tėrėsi duhet parė “si njė kredo tė veēantė brenda fesė islame, si njė lloj teologjie ēlirimtare, si njė lėvizje dhe partner gjysmėpolitik nė harmoni me lėvizjet kombėtare, si dhe si njė bazė tė fuqishme ideologjike pėr pėrforcimin e autoritetit politik.”

Dishepujt e kėsaj rryme, qė nė zanafillė tė Rilindjes sonė Kombėtare, bashkė me prijėsit e teqesė sė Tetovės dhe ata tė Frashėrit, gjatė epokės sė Lidhjes, siē dihet tashmė, u shndėrruan nė njė masė tė ndjeshme nė eminencė gri tė Lidhjes sė Prizrenit.

Ky fakt ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me pėrpjekjet e Naim Frashėrit, poeti dhe veprimtari i mirėnjohur shqiptar i lėvizjes kombėtare tė shek.XIX, njėri nga mendimtarėt dhe figurat paraprijėse mė tė ndritura tė bektashizmit shqiptar, romantizmit shqiptar dhe lėvizjes kombėtare shqiptare, i cili u pėrpoq tė krijonte njė gjuhė tė shkruar shqipe tė njėsuar dhe tė himnizonte nė veprat e tij historinė e Shqipėrisė, gjithashtu tė ketė shpalosur dhe nė njė farė mase tė ketė themeluar, nė veprėn e tij “Fletore tė bektashinjet” (1896), parimet e reja teologjike e praktike tė bektashizmit dhe normat organizative qė rregullonin funksionimin e tij. Kjo ēėshtje paraqet njė interes tė veēantė pėr hir tė zhveshjes sė saj tė plotė nga ēdo fanatizėm, dogmatizėm dhe mistifikim, dhe ngulmimit tek morali. Nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė pikėpamjeve intelektuale tė Naim Frashėrit, zhvillimi i bektashizmit nė Shqipėri tregoi, shumė mė tepėr se ēdo sekt tjetėr sufi apo degėzim bektashi tjetėrkund, qė dija e fshehtė fetare nuk ishte njė privilegj i veēantė pėr njė degėzim tė caktuar gjenealogjik, por mund tė arrihej nėpėrmjet ngritjes shpirtėrore falė njė hiri hyjnor tė fituar lirisht e nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, nė lidhje tė ngushtė me shprehjen e ndjenjave kombėtare shqiptare dhe ngulitjen e atdhetarisė si virtyti mė i lartė.

Krenaria e tė qenit shqiptar, pavarėsisht pėrkatėsisė fetare, po shėnjonte rritje nė kėtė epokė. Nga vetė natyra, qytetari shqiptar nuk denjoi kurrė ta pranonte pozicionin e qytetarit tė rendit tė dytė dhe pėruljen, qoftė edhe kundruall titullarit fetar. Duke gjykuar se statusi i qytetarit tė pėrkatėsisė islame nė Perandorinė Osmane do t’u krijonte lehtėsira pėr ruajtjen e dinjitetit, njė pjesė e madhe, nė shekujt XVI dhe XVII, e pranoi konvertimin, duke i ikur kėshtu poshtėrimit tė mundshėm. Nė kėtė sferė tė egos sė shqiptarit tė zakonshėm, krahas pozicionit gjeografik, sidomos tė krahinave verilindore (Kosovė dhe Pollog – si rrafshnalta mė lehtė tė pushtueshme, krahasuar me krahinat mė tė thella shqiptare), ndoshta duhet kėrkuar edhe njėrėn prej arsyeve shtesė pse njė pjesė e shqiptarėve kaluan relativisht shpejt nė islam.

Nė studimin e tij voluminoz, “Kryengritja e Dervish Carės” historini dhe akademiku Aleksandėr Matkovski, pavarėsisht konvertimit tė theksuar tė shqiptarėve nė fenė islame, thekson qartė se “Shqiptarėt i kanė konsideruar turqit si tė huaj dhe pushtues, tė cilėt nuk e njihnin gjuhėn e tyre dhe nuk ua respektoin traditat.”.Ky studius, kėtė studim e kishte pėrfunduar qė nė vitet e 70-ta, kur ishte profesor shumė i ēmuar nė Universitetin e Shkupit dhe anėtar i Akademisė Makedone tė Shkencave. Nė kėtė studim tė mbėshtetur kryesisht nė raportet e titullarėve tė konsullatave angleze, franceze, ruse, austrohungareze e serbe, ai informon nė detaje pėr kėtė kryengritje, e cila shpėrthen nė Gostivar (Makedoni) nė nėntor tė vitit 1839 dhe shtrihet nė mes tė Dibrės, Ohėrit, Velesit, Qustendilit, Vranjės, Ulqinit, Shkodrės, Durrėsit dhe Matit. Tashmė ėshtė fakt i ditur historik se fillesat e kryengritjes ndodhen pėr shkak tė “reformave” centralizuese, por kėrkesa kryesore e kryengritjes ishte autonomia pėr popullin shqiptar, ngjashėm me autonominė qė Sulltani i kishte njuhur Pashallėkut tė Beogradit (1815).

Kėtė Kryengritje e udhėhoqi Dervish Cara (Tetovė), njėri nga sufistėt mė tė shquar shqiptar. Nė kryengritje, megjithatė u inkuadruan edhe shqiptarėt ortodoks dhe ata katolik. Fatkeqėsisht, Fuqitė e Mėdha tė kohės nuk e pėrkrahen kryengritjen dhe nė gusht tė vitit 1840 ajo u shtyp nga forca tė mėdha tė Perandorisė Osmane.

Sidoqoftė kėrkesat e karakterit politik pėr autonomi i japin kėsaj kryengritje karakter tė theksuar ēlirimtar dhe emancipues edhe nė rrafshin e vetėdijes kombėtare. Kjo Kryengritje, ngjashėm si tė tjerat qė ndodhėn mė herėt ose mė vonė, i kontribuoi formėsimit tė ndėrgjegjes kombėtare shqiptare. Kryengritjet e paraqesin vazhdimin e luftės shekullore tė shqiptarėve pėr ēlirim nga pushtuesit e huaj. Pas Kryengritjes sė Dervish Carės, Shqipėria u ballafaqua me ekspansionin e nacionalizmave tė shteteve ballkanike, si: Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Por, edhe pėrkundur tė gjithave ,levizja clirimtare e popullit shqiptar u mbyll me pavaresine e Shqiperise se vitit 1912 ...
Drilon Ramabaja
Semiku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-03-2015, 15:11   #2
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Posts: 3,047
Thanks: 4
Thanked 53 Times in 39 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 64
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sufizmi shqiptar

Une mendoj se nese ka ndonje grupim fetar i cili ka vertet argumenta per te pretenduar se perfaqesojne ne teresi botekuptimin fetar te shqiptareve, menyren dhe sasine dhe rolin qe ka feja ne jeten e cdo njeriu si private ashtu edhe ne ndikimet e saj te ndersjella individ-shoqeri-individ, ky grupim fetar eshte grupimi bektashian dhe ideologjia sufiste qe ka ne thelb.
__________________
"I refuse to prove that I exist," says God, "for proof denies faith, and without faith I am nothing". "But," says man, "the Babel Fish is a dead giveaway, isn't it? It proves you exist and so therefore you don't. QED." "Oh dear," says God, "I hadn't thought of that," and promptly vanishes in a puff of logic. "Oh, that was easy," says man, and for an encore goes on to prove that black is white, and gets killed on the next zebra crossing.
gurax nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-04-2015, 18:01   #3
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,491
Thanks: 15,980
Thanked 9,467 Times in 6,392 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 404
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Sufizmi shqiptar

Sufizmin Shqiptar nuk e njofin ....goret!
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-06-2015, 03:07   #4
TerraN
incognito
 
Avatari i TerraN
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Vendndodhja: ANTAHKARANA
Posts: 1,891
Thanks: 769
Thanked 474 Times in 284 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 66
TerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėmTerraN i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sufizmi shqiptar

*

I paska perzier kabllot ky fare palo-autori i ketij shkrimi. Ne cdo kryerresht shkruan ne ate menyre qe e demanton kryerreshtin tjeter.

Dervish/bektashi nuk eshte doemos sufi. Sufi, ne kuptimin e mirefillte te fjales eshte misticizem, edhe ate misticizem mbrenda suazave islame, por jo vetem.

Perderisa bektashi eshte tarikat ose, me sakte, sekt Islam, nuk qendron e njejta dhe me Sufistin.

Jo cdo gje qe (vete)quhet sufi eshte dhe sufi. Kjo vlene per te gjitha drejtimet e tjera si p.sh. je vetequhesh Demokrat nuk te ben dot (automatikisht) Demokrat. Te vetequhesh njeri i mire ... gjithashtu...

Keta gjera nuk jane gjera te thjeshta te cilat mund te shpjegohen nga ana e jashtme, sepse dalin jashtezakonisht te ceketa, tejet siperfaqesore (sic eshte p.sh. ky shkrim). Kjo duhet te jetohet nga mbrenda. Per ta jetuar ate lypset kohe, durim, vullnet... gjera keto te cilat nuk i ka gjithesejcili.

Si na ishte ajo thenia: "Per ta njohur shokun e mire duhet t'a kesh ngrene nje thes kripe". Tek pastaj mund te thuash dicka rreth tij (shokut.... e qe vlene dhe per njohjen e sufistit/sufizmit).


*
__________________
Be what you are. Do not follow one another. If you practice honesty of mind, sincerity of spirit and detachment, you will know your Self, ... Me, ... Lord.
TerraN nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur