Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Letėrsia Botėrore

Letėrsia Botėrore Diskutime rreth letėrsisė Botėrore .

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-04-2018, 09:09   #1
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 7,085
Thanks: 8,057
Thanked 3,685 Times in 1,956 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 159
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Ana e errėt e Jack London



London do tė habitej po tė zbulonte se sot kujtohet, pothuajse vetėm, pėr “Kushtrimin e tė parėve” (1903), njė roman qė flet pėr njė qen objekt kujdesi i tė gjithė shtėpisė qė rrėmbehet dhe detyrohet tė shėrbejė si qen slite nė Alaskė dhe qė nė fund arratiset dhe shkon tė jetojė me ujqėrit
Shtetet e Bashkuara kanė aftėsinė e pabesueshme qė t’i marrin elementėt e tyre mė radikalė e mė tė patrajtueshėm dhe t’i transformojnė nė eunukė tė butė. Procesi nis menjėherė pas vdekjes sė tij. Mark Twain kujtohet gjithmonė si njė tip me batutėn e mprehtė nė udhėtim tė pėrjetshėm nė perėndim nė lumin Mississippi, ndėrsa askush nuk lexon dhe kujton polemikat e tij tė shkruara lidhur me natyrėn e dhunshme tė perandorisė amerikane. Martin Luther King kujtohet pėr vizionin e tij poetik tė fėmijėve qė qėndrojnė dorė pėr dore nė njė kodrinė tė Alabama, por pak kujtojnė se tha edhe se qeveria amerikane ishte “furnizuesi mė i madh i dhunės nė botėn e sotme”.
Por mė e madhja e tredhjeve historike pėrfaqėsohet ndoshta nga Jack London. London ėshtė socialisti revolucionar mė i lexuar nė tė gjithė historinė e Amerikės, propagandonte pėrmbysjen e dhunshme tė shtetit dhe vrasjen e liderėve politikė. Dhe sot kujtohet pse ka shkruar njė histori tė bukur pėr njė qen. Ėshtė njėlloj sikur Panterat e Zeza tė kujtoheshin pas njė shekulli pse ka arritur njė tis rozė bishtalecave tė tyre.
Nėse qeni i shpikur prej tij e shkelmon pėrjetėsisht nė pafundėsi Jack London nga kujtesa jonė historike, ajo qė humbasim ėshtė njė prej figurave mė intriguese dhe mė tė ēuditshme tė historisė amerikane, njė figurė njėherazi eksituese dhe pėrēmuese. Gjatė 40 viteve tė jetės sė tij qė djali “bastard” i njė spiritualisti me tendenca vetėvrasėse qė jetonte nė njė bidonvil, njė fėmijė punėtor, njė pirat, njė lypės, njė socialist revolucionar, njė racist qė pėlqente genocidin, njė kėrkues ari, njė korrespondent lufte, njė milioner, njė i depresuar me mani vetėvrasėse dhe, pėr disa kohė, shkrimtari mė popullor i Amerikės. Tek “Wolf: The Lives of Jack London”, biografi i fundit i tij, James L. Haley, e quan London “figurėn mė tė pakuptuar tė kanunit letrar amerikan”, ndoshta sepse nė fund tė fundit ėshtė e pamundur ta kuptosh.
London pėr pak nuk vdiq i vetėvrarė mė parė akoma se tė lindte. E ėma e tij, Flora Chaney, ishte njė banale histerike e mbushur plot me urrejtje, qė kur zihej me dikė reagonte duke ulėritur sa qė dukej se do t’i binte ndonjė infarkt dhe mė pas plandosej pėrdhe. Ishte lindur dhe ishte rritu nė njė shtėpi tė madhe me 17 dhoma, por kur arriti nė adoleshencė u largua nga shtėpia dhe shkoi pėr t’ju bashkuar njė sekti fetar qė besonte se kishte aftėsinė pėr tė hyrė nė komunikim me tė vdekurit. Pati njė histori me liderin e sektit, William Henry Chaney, qė kur ajo mbeti shtatzėnė e rrahu dhe e urdhėroi qė tė abortonte. Ajo mori njė dozė tė madhe laudanumi dhe e qėlloi nė kokė me njė pistoletė, e cila – fatmirėsisht – ishte me defekt. Kur shtypi pėrhapi lajmin, njė turmė kėrcėnoi ta varte Chaney, ndėrsa ajo u zhduk pėrgjithmonė nga California.
Kur nė vitin 1876 lindi Jack nė njė bidonvil tė San Francisco, Flora e quajti “shenja ime e turpit” dhe nuk deshi tė bėnte aspak me tė. Ja dha njė dade (dhe skllave tė liruar) tė quajtur Virginia Prentiss. Virginia lejoi qė Jack London ta kalonte pjesėn mė tė madhe tė fėmijėrisė sė vet duke shkuar e duke ardhur nga shtėpia e saj. E quante “zezaku im i bardhė” dhe “bohēe pambuku”, kurse ai i thėrriste “mami”, edhe pse ajo i thoshte gjithmonė se pse nuk e donte.
“Isha poshtė nė bodrumet e shoqėrisė, poshtė nė thellėsitė nėntokėsore tė mjerimit, pėr tė cilin nuk ėshtė as e bukur, as e pėrshtatshme tė flasėsh”, shkroi ai vite mė pas. Menjėherė pas kreu shkollėn fillore u dėrgua tė punojė nė njė fabrikė konservash ushqimore, duke mbushur kavanoza me uthull nga mėngjesi nė mbrėmje, tė gjitha ditėt, pėr njė grusht qindarkash. E jetoi pjesėn tjetėr tė jetės sė tij me terrorin e njė bote krejtėsisht tė mekanizuar, nė tė cilėn qeniet njerėzore janė shėrbėtorė tė Makinės. Narrative e tij pėrshkohet nga uturima e makinės qė nxit qeniet njerėzore t’u shėrbejnė dėshirave tė saj.
Nuk e njohu furēėn e dhėmbėve deri nė 19 vjeē dhe nė kėtė pikė dhėmbėt tashmė i qenė prishur. London u rrit gjatė depresionit tė parė amerikan, duke kaluar nga njė punė e padurueshme tek tjetra. Punonte me lopatė nė qymyr derisa trupi nuk i paralizohej nga ngėrēet. Kėrkoi qė tė vritej njė herė tė parė me mbytje, por u shpėtua nga njė peshkatar. Nisi tė vėrejė legjionet e njerėzve pa dhėmbė e pa shtėpi qė sorollateshin nėpėr rrugė, tė copėtuar nga puna brutale dhe tė braktisur tek vdekja nė moshėn 40 apo 50 vjeēare. Fillimisht reagimi i tij qe njė individualizėm i ftohtė niēean: do ta gjente njė rrugėdalje, kėmbėngulte, me forcat dhe me kurajėn vetjake tė tij.
Por nė dėshpėrimin e Depresionit, nė Amerikė po shfaqeshin ide tė reja. London thoshte se kėto ide ju futėn nė kokė “me goditje” kundėr vullnetit tė tij: “Asnjė shpjegim i ndritshėm i logjikės dhe i pashmangshmėrisė sė socializmit nuk ka arritur tė mė influencojė nė mėnyrė kaq tė thellė e bindėse si ditėn qė kam parė pėr herė tė parė muret e Varrezės Sociale tė ngritur rreth meje, kur kam dėgjuar se po rrėshqisja poshtė e mė poshtė, deri nė shkatėrrimin qė qėndron nė fund”.
Kur nė vitin 1894 vagabondėt organizuan njė marshim nė tė gjithė Amerikėn pėr tė kėrkuar punė, London marshoi bashkė me ta dhe u arrestua nė Niagara Falls pėr “vagabondazh”. Kur kėrkoi avokat, policia i qeshi nė fytyrė. Kur kėrkoi tė shpallej i pafajshėm, gjykatėsi i tha qė “tė mbyllte gojėn”. U vu nė pranga dhe u burgos pėr 1 muaj. London e kishte ditur gjithmonė se sistemi ekonomik ishte i manipuluar kundėr tij, por tani e kuptoi se edhe ligji ishte manipuluar.
Kur nė 1894, nė moshėn 18 vjeēare, u lirua, nisi tė organizojė mitingje pasionante nėpėr cepat e rrugėve dhe shumė shpejt pėrfundoi nė faqet e para e gazetave tė San Franēiskos si i “riu socialist” qė nxiste punėtorėt tė rebeloheshin dhe ta hiqnin vendin nga duart e baronėve.
Dikush i ofroi mundėsinė qė tė frekuentonte njė shkollė private tė nivelit tė lartė dhe pėr njė ēast u duk e mundshme njė rrugėdalje. Por shpejt ju desh qė tė largohej, pas protestave tė prindėrve tė disa nxėnėsve, qė ankoheshin pėr influencėn dukshėm shkatėrruese qė kishte ndaj fėmijėve tė tyre. U regjistrua nė njė shkollė tjetėr, por u pėrjashtua pse kish kompletuar kurrikulumin prej 2 vitesh nė 4 muaj, duke lėnė prapa, nė mėnyrė flagrante, fėmijė tė tjerė tė bardhė. London ndjehej i poshtėruar dhe i zemėruar. Menjėherė mė pas u nis drejt Arktikut kanadez, nė tė cilin thuhej se kishte flori. Pa kėrkuesit e floririt tė grupit tė tij tė vdisnin nga mbytja, i ftohėti dhe skorbuti. Nė moshėn 22 vjeēare u betua se, po tė mbijetonte, do tė bėhej shkrimtar, me ēdo kusht.
Veprat e para tė tij – si “Ujku i detėrave” (1904), njė roman qė flet pėr njė tė mbijetuar tė shpėtuar nga kapiteni i njė anijeje, qė mė pas tė skllavėrohej dhe tė torturohej nė mėnyrė gjithnjė e mė maniakale dhe homoerotike prej tij – injektuan nė letėrsinė amerikanė njė stil zhargoni tė vrazhdė e tė ashpėr qė dukej se donte tė bėnte copa copa Edith Wharton e mė pas t’ua hidhte ujqėrve. Ishte njė stil joharmonik dhe brutal, si makinat me tė cilat London kishte pasur tė bėnte, i ashpėr si trojet e betejave tė tij. Lexuesit qenė befasuar nga mizoria, nga rreptėsia dhe nga energjia e ndodhur nė shkrimet e tij. I griste manierizmat dhe i zėvendėsonte me manitė e tij: personazhet e tij qenė tė dhunshėm, arrogantė dhe realė.
Duke lexuar sot veprat e tij shikohet sesi fara letrare e tij ėshtė pėrhapur nė tė gjithė shekullin amerikan, ėshtė e dukshme nė veprat e shkrimtarėve mė tė rėndėsishėm amerikane dhe tė vendeve tė tjera. Ernest Hemingway dhe John Steinbeck ju bashkangjitėn vrazhdėsisė sė tij, duke e imituar. Beat Generation e ndoqi nė rrugėn e njė stili xhazi dhe tė improvizuar. George Orwell e ndoqi midis vagabondėve dhe qe distopia londoniane “Thundra e hekur” qė ka frymėzuar “1984”. Tė gjithė, nga Upton Sinclair tek Philip Roth, theksojnė se janė influencuar prej tij. Por gjurmėt e London gjenden edhe tjetėrkund. Mjafton tė shikosh figurėn e tij joshėse dhe imponuese qė tė sheh, xhupin prej lėkure dhe sheh Marlon Brando dhe James Dean dekada pėrpara se tė vinte momenti i tyre.
Dora dorės qė London u bė mė i pasur, idetė e tij politike u bėnė mė radikale. Shpejt arriti qė tė apelojė vrasjen e liderėve politikė ruse dhe tė thotė se socializmi pashmangshmėrisht do tė zbarkonte nė Amerikė. Theksonte gjithmonė se ishte njė lloj Robin Hood, edhe pse nė shtėpi mbante njė batalion tė vogėl shėrbėtorėsh qė i vinte nė shėrbim tė vagabondėve dhe tė sindikalistėve mysafirė nė rezidencėn e tij.
Por ka njė plagė tė mahisur qė pėrshkon konceptimet e tij politike dhe qė ėshtė e vėshtirė tė injorohet. “Para sė gjithash, unė jam njė mashkull i bardhė dhe vetėm mė pas socialist”, thoshte plot bindje. Socializmi i tij ndiqte njė politikė aparteidi tė ngushtė: ishte i rezervuar ndaj grupit tė tij pigmentor. Tė gjithė grupet e tjera etnike, theksonte ai, do tė duhet tė nėnshtrohen… ose shfarosen. “Historia e qytetėrimit ėshtė historia e njė ecejakeje; e njė ecejakeje me shpatė nė dorė, gjeneratash tė forta, pėr tė “pastruar” rrugėn dhe krasitur tė dobėtit dhe mė pak tė papėrshtatshmit”. Kjo ishte njė e mirė, pasi “ata janė tė paaftė qė tė mbėshtesin pėrqėndrimin dhe pėrpjekjen e gjatė qė janė tipari karakteristik i racave tė pėrshtatura mė mirė qė tė jetojnė nė kėtė botė”.
Po ata qė “nuk janė mė mirė tė pėrshtatur pėr tė jetuar nė kėtė botė”? Nė tregimin e tij tė vitit 1910, tė titulluar “The Uparalleled Invasion”, Shtetet e Bashkuara – me miratimin e qartė tė autorit – shpėrthen njė luftė biologjike kundėr Kinės dhe shfaros popullsinė e saj. Pastaj e pushton dhe e vė nėn zotėrim. Ėshtė, thotė historia, “zgjidhja e vetme e mundshme e problemit kinez”. Haley, nė njė biografi qė pėr shumė aspekte ėshtė solide, ėshtė kompetente, ėshtė tmerrėsisht e matur kur flet pėr racizmin e London, pėr tė cilin, kėshtu thuhet, racat duhet tė mbaheshin tė ndara. Nuk ėshtė kėshtu. Mendimi i shpeshtė i tij ishte se tė bardhėt duhej t’i vrisnin tė gjithė tė tjerėt.
Si arriti tė katandisej nė kėtė pikė? Nėna e tij ishte njė raciste psikotike. E mbėrthyer nga paniku prej humbjes sė statusit tė saj, e gjente pėrjetėsisht poshtėruese tė jetuarin pėrkrah zezakėve. Edhe London duket se e ndjente impulsin e fortė e identifikimit me njerėzit e “ngecur nė abis”. Edhe ai e gjente poshtėruese dhe pėr kėtė kishte nevojė pėr njė klasė me Untermenschen (njerėz inferiorė, shėnimi im) akoma mė poshtė. Por nė origjinėn e tij ishte edhe Virginia Prentiss, qė praktikisht e rriti. Nuk mendonte pėr tė kur i krahasonte zezakėt me majmunėt? Nganjėherė, pėr njė ēast tė trazuar, njeriu qė arrin tė jetė kaq elokuent nė dhembshurinė e tij ndaj njė grupi viktimash tė pafajshme duket se kupton faktin se po thotė diēka tė poshtėr pėr tė tjerėt. Nė njė moment, London thotė se forca e socializmit ėshtė nė aftėsinė e tij pėr tė “shkuar pėrtej paragjykimeve raciale”; por pastaj kėto paragjykime kthehen, bile me tė njėjtėn mizori tė mėpasme. Gjatė vizitės nė Ishujt Havai shfaqet i preokupuar pėr kulturėn autoktone, por mė pas do qė Shtetet Bashkuara njėlloj t’i pushtojnė.
Dehjet thuajse konstante me uiski i bėjnė mendimet e tij akoma mė pak koherente dhe logjike. Ēdo ditė ishte sikur po kėrkonte tė pėrfundonte tentativėn e vrasjes tė sė ėmės. Shkroi: “Isha aq i obsesionuar nga dėshira pėr tė vdekur sa qė kisha frikė se mos e kryeja aktin gjatė gjumit dhe u detyrova qė t’ia dorėzoja revolen time dikujt tjetėr me detyrėn qė ta vinte nė njė vend ku dora e nėnvetėdijes time tė mos arrinte ta gjente”. Largonte depresioni e thellė e tė errėt tė tij me dehjen, punėn (shkruante 1000 fjalė nė ditė ēdo ditė) dhe socializmin. Kjo ishte kauza transhendentale e tij. Tregonte se shkonte nė takimet politike pre e dėshpėrimit, “pėr t’u kthyer mė pas nė shtėpi i rigjallėruar, i lumtur dhe i kėnaqur”.
Ishte i kėnaqur qė shkruante vepra relaksimi, por nuk i konsideronte objektivin drejtues tė tij. London do tė mrekullohej po tė zbulonte se sot kujtohet, pothuajse vetėm, pėr “Kushtrimin e tė parėve” (1903), njė roman qė flet pėr njė qen objekt kujdesi i tė gjithė shtėpisė qė rrėmbehet dhe detyrohet tė shėrbejė si qen slite nė Alaskė dhe qė nė fund arratiset dhe shkon tė jetojė me ujqėrit. Si pothuajse tė gjithė heronjtė e London, qeni ėshtė i shtrėnguar tė jetojė nė njė mjedis tė vėshtirė e tė urryer, i detyruar qė tė luftojė pėr tė mos ngordhur. Historia pėrmban njė mesazh proto – ambientalist: nuk mund t’i shpėtosh natyrės qė, pėr sa dukemi tė civilizuar, herėt a vonė do tė na thėrrasė tė gjithėve. Por e shkruara e tij, pas njė lulėzimi tė shpejtė fillestar tė pėrbėrė nga realizmi i ashpėr, erdhi duke u pėrkeqėsuar barabar me veshkat e tij. Sa mė shumė qėndronte larg nga realitet brutal, aq mė shumė stili i tij zbehej dhe bėhej njė stil manierist: pikėrisht atė stil qė ai do tė donte ta shpartallonte me grushte.
Pikėrish nė kohėn kur “Kushtrimi i tė parėve” po bėhej njė bestseller i letėrsisė amerikane, editorialistėt fillonin tė pyesnin nėse London ishte rrasur nė burg apo ishte syrgjynosur prej ideve tė tij socialiste. Nė moshėn 40 vjeēare kishte mbaruar. Merrte morfinė pėr tė qetėsuar dhimbjet e mėlēisė dhe veshkat qė i digjnin nga pija. Teksa vetėvritej mė uiski, rritej tek London zemėrata se Shtetet e Bashkuara nuk po bėheshin ajo republikė socialiste qė ai kishte profetizuar. “Nganjėherė arrij tė urrej masat, tė tallem me kėto ėndrra reforme”, i shkroi njė shoku. U dorėhoq nga Partia Socialiste duke thėnė se ishte tejet e moderuar e reformiste dhe se do tė duhej tė ndėrmerrte njė veprim tė drejtpėrdrejtė; por vetė ai nuk ndėrmori as edhe njė. I pėrzėnė nga kauza e tij e shpėtimit, vdiq njė vit mė vonė. Shėrbėtori e tij e gjeti duke dhėnė shpirt, pėrkrah tij njė copė letėr me llogaritjen e sasisė sė nevojshme tė morfinės pėr ta vrarė. Pas 40 vjetėsh, plumbi i Flora Chaney kishte qėlluar nė shenjė.
Tani, a nuk meriton kjo histori qė tė kujtohet, si diēka mė shumė se historia e njė qeni vetmitar?
(Johann Hari pėr Slate)
/ Bota.al
__________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/arte/an...ndonit-521936/
Fshatari ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur