Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve > Mitologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 13-11-2012, 17:09   #1
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Posts: 126
Thanks: 0
Thanked 5 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Perėnditė e kishin dėnuar Sizifin...!



Perėnditė e kishin dėnuar Sizifin tė ngjiste pa pushim njė shkėmb nė majė tė njė mali, nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me tė drejtė se nuk ka ndėshkim mė tė tmerrshėm se puna e padobishme dhe e pashpresė.
Po t'i besojmė Homerit, Sizifi ėshtė njeriu mė i ditur dhe mė i kujdesshmi midis tė vdekshmėve. Megjithatė, sipas njė tradite tjetėr, ai tėrhiqej nga zanati i cubit. Nuk mė duket se ka kontradiktė. Opinionet janė tė ndryshme pėr shkaqet pėrse u dėnua tė bėnte nė ferr punė tė padobishme. Para sė gjithash, e qortojnė pėr mendjelehtėsi nė sjelljet me perėnditė. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrėmbye nga Jupiteri.
I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, qė kishte dijeni pėr rrėmbimin, i premtoi Azopit t'i tregonte me kusht qė ky t'i jepte ujė kėshtjellės sė Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit tė ujit, ai zgjodhi tė dytin. Pėr dėnim u dėrgua nė ferr. Homeri na tregon gjithashtu se Sizifi kishte lidhur me zinxhirė Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kėtė pamje tė shkrete e tė heshtur tė mbretėrisė sė vet.
Ai dėrgoi perėndinė e luftės qė tė ēlironte vdekjen nga duart e ngadhėnjimtarit.
Tregojnė, gjithashtu, se Sizifit, nė prag tė vdekjes, i hipi nė kokė tė vinte nė provė dashurinė e gruas sė vet. E urdhėroi t'ia hidhte trupin e tij, tė lėnė pa varr, nė mes tė sheshit tė qytetit. Pėr kėtė e ēuan nė ferr. Dhe atje, i zemėruar nga bindja, aq e kundėrt me dashurinė njerėzore tė sė shoqes, i mori leje Plutonit tė kthehej nė tokė pėr tė ndėshkuar tė shoqen. Por kur erdhi pėrsėri mbi tokė, kur shijoi ujin e diellin, gurėt e nxehtė e detin, nuk deshi tė kthehej prapė nė errėsirėn e skėterrės. Thirrjet, zemėrimet e paralajmėrimet ranė nė vesh tė shurdhėr. Edhe pėr shumė vite, ai jetoi nė harkun e gjirit, pranė detit tė shkėlqyer dhe buzėqeshjeve tė tokės. U desh njė vendim i perėndive. Mėrkuri erdhi dhe e kapi pėr zverku tė pabindurin dhe duke e shkėputur nga gėzimet e tij, e ēoi me forcė nė ferr ku e priste shkėmbi i tij.
Kuptohet se Sizifi ėshtė heroi absurd. Ai ėshtė i tillė si pėr pasionet, ashtu dhe pėr vuajtjet e tij. Pėrēmimi pėr perėnditė, urrejtja e vdekjes dhe pasioni pėr jetėn bėnė qė tė vuajė njė dėnim tė paparė ku e gjithė qenia pėrpiqet tė mos pėrfundojė asgjė. Ky ėshtė ēmimi qė duhet paguar pėr pasionet e kėsaj bote. Asgjė nuk na thuhet pėr Sizifin nė ferr. Mitet janė bėrė pėr tė ndezur imagjinatėn. Nė mitin e sipėrpėrmendur shohim vetėm pėrpjekjet e trupit tė tendosur pėr tė ngritur njė gur tė madh, pėr ta rrokullisur dhe pėr t'ju ngjitur pambarim njė tė pėrpjete; dallojmė fytyrėn e ngėrdheshur, faqen e mbėshtetur te guri, njė shpatull nėn gurin me baltė rrėshqitėse, njė kėmbė qė e mban, dy duar qė e mbėrthejnė, sigurinė plotėsisht njerėzore tė dy duarve tė bėra plot baltė. Nė mbarim tė kėsaj pėrpjekjeje tė gjatė, tė kufizuar nga hapėsira pa qiell dhe koha pa thellėsi, qėllimi arrihet. Atėherė Sizifi shikon gurin qė nė pak sekonda rrokulliset drejt botės sė poshtme, nga ku duhet tė ngrihet pėrsėri pėr nė majė. Ai zbret nė fushė.
Pikėrisht gjatė kthimit, gjatė kėsaj pauze, Sizifi mė intereson. Njė fytyrė qė lodhet aq afėr gurėve ėshtė bėrė tashmė gur vetė! E shoh kėtė njeri duke zbritur me hap tė rėndė e tė njėjtė drejt vuajtjes pa fund. Kjo orė qė ėshtė si njė frymėmarrje dhe qė pėrsėritet po me aq siguri sa edhe fatkeqėsia e tij, ėshtė ora e ndėrgjegjes. Nė ēdonjėrin nga kėto ēaste, kur ai zbret nga maja dhe zhytet nė strofkat e perėndive, ai qėndron mbi fatin e vet. Ėshtė mė i fortė se shkėmbi i tij.
Nėse ky mit ėshtė tragjik, kjo ndodh ngaqė heroi i tij ėshtė i ndėrgjegjshėm. Nė tė vėrtetė, ēfarė vlere do tė kishte vuajtja e tij, nė qoftė se ēdo hap do tė ushqente shpresėn, pėr t'ia dalė mbanė? Punėtori i sotėm punon gjithė jetėn nė tė njėjtėn vend pune dhe fati i tij nuk ėshtė mė pak absurd. Por ai nuk ėshtė tragjik, pėrveē rasteve kur bėhet i ndėrgjegjshėm. Sizifi, proletari i perėndive, i pafuqishėm dhe i revoltuar, e njeh gjithė shtrirjen e gjendjes sė vet tė mjeruar: gjatė zbritjes ai mendon pėr tė. Qartėsia, e cila duhej t'i shkaktonte vuajtje, realizon, nė tė njėjtėn kohė, fitoren e tij. Nuk ka fat qė tė mos pėrballohet me anė tė pėrēmimit.
Kėshtu, nėse disa ditė zbritja bėhet me dhembje, ajo mund tė bėhet gjithashtu me gėzim. Kjo fjalė nuk ėshtė e tepėrt. E pėrfytyroj ende Sizifin duke u kthyer te shkėmbi dhe dhembja ėshtė nė fillim. Kur pamjet e tokės nguliten fort nė kujtesė, kur thirrja pėr lumturi bėhet shumė e rėndė, ndodh qė trishtimi shfaqet nė zemrėn e njeriut: ky ėshtė ngadhėnjimi i shkėmbit, ėshtė vetė shkėmbi. Kjo fatkeqėsi e pamasė ėshtė tepėr e rėndė pėr t'u pėrballuar. Kėto janė netėt tona tė Getsemanit. Por tė vėrtetat shtypėse asgjėsohen kur bėhen tė njohura. Kėshtu, Edipi i bindet nė fillim fatit pa e ditur. Nga ēasti kur mėson tė vėrtetėn, fillon tragjedia e tij. Por nė tė njėjtėn kohė, i verbėr dhe i dėshpėruar, ai zbulon se e vetmja lidhje e tij me botėn ėshtė dora e njomė e njė vajze tė re. Atėherė njė e folur e pamasė oshtin: “Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e mėdha, mosha ime e thyer dhe madhėshtia e shpirtit tim mė bėjnė tė mendoj se, gjithēka ėshtė mirė”. Edipi i Sofokliut, ashtu si Kirilovi i Dostojevskit, na japin formulėn e ngadhėnjimit absurd. Urtėsia e lashtė takohet me heroizmin modern.
Nuk e zbulon dot absurdin pa ngasjen pėr tė shkruar ndonjė doracak pėr lumturinė. “Ej! pse nė rrugė kaq tė ngushta...? Por ka vetėm njė botė. Lumturia dhe absurdi janė dy fėmijė tė sė njėjtės botė. Janė tė pandashėm. Do tė ishte gabim tė thoshe se lumturia lind detyrimisht nga zbulimi i absurdit. Mund tė ndodhė qė ndjenja e absurdit tė lindė nga lumturia. “Unė mendoj se gjithēka ėshtė mirė”, - thotė Edipi, dhe kjo fjalė ėshtė e shenjtė. Ajo oshtin nė gjithėsinė e egėrsuar e tė kufizuar tė njeriut. Ajo na mėson se jo gjithēka ėshtė shteruar. Ajo dėbon nga kjo botė njė perėndi qė kishte hyrė aty me pakėnaqėsinė dhe shijen e dhembjeve tė panevojshme. Ajo e shndėrron fatin nė ēėshtje njerėzore qė duhet tė rregullohet midis njerėzve.
Aty qėndron i gjithė gėzimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i pėrket atij. Shkėmbi ėshtė pronė e tij. Po ashtu, njeriu absurd kur kėqyr vuajtjen e vet, bėn tė heshtin tė gjithė idolėt. Nė gjithėsinė ku papritur ėshtė vendosur heshtja, dėgjohen mijėra zėra tė mrekulluar tė tokės, thirrjet e pavetėdijshme e sekrete, grishjet nga tė gjitha fytyrat janė faqja tjetėr dhe ēmimi i fitores. Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thotė “po”, dhe pėrpjekja e tij nuk rresht kurrė. Nė qoftė se ekziston njė fat vetjak, nuk mund tė ketė fat tė lartė ose, tė paktėn, ekziston vetėm njė fat, pėr tė cilin mendohet qė ėshtė fatal dhe i pėrēmuar. Pėr ēfarė mbetet, ai e di veten zot tė ditėve tė tija. Nė kėtė ēast tė vėshtirė kur njeriu kthen sytė nga jeta e vet, Sizifi duke shkuar drejt shkėmbit, sodit kėtė rrjedhė veprimesh pa lidhje qė bėhet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nėn vėshtrimin e kujtesės sė tij dhe sė shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Pėr rrjedhojė, i bindur pėr origjinėn krejtėsisht njerėzore tė gjithēkaje qė ėshtė njerėzore, i verbėr qė dėshiron tė shohė dhe qė e di se nata nuk ka fund, ai ėshtė gjithmonė nė udhė. Shkėmbi vazhdon te rrokulliset.
Po e lė Sizifin nė kėmbėt e malit! Gjithmonė takojmė barrėn e tij. Por Sizifi na kėshillon njė besnikėri tė lartė e cila mohon perėnditė dhe ngre shkėmbinjtė. Edhe ai mendon se gjithēka ėshtė mirė. Kjo gjithėsi, kėtej e tutje pa zotėri, nuk i duket as shterpė as boshe. Ēdo kokrrizė e kėtij guri, ēdo ndriēim mineral i kėtij mali tė zhytur nė terr formojnė nė vetvete njė botė. Vetė lufta drejt majave mjafton pėr tė mbushur zemrėn e njeriut. Duhet ta pėrfytyrojmė Sizifin tė lumtur.

Pėrktheu nga frėngjishtja: Petrit Sinani
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-06-2017, 02:33   #2
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,660
Thanks: 1,242
Thanked 775 Times in 484 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Perėnditė e kishin dėnuar Sizifin...!

C'do vendim qe marim ne jete ka nje cmim. Ky eshte morali. Sizifi jetoi jeten e vet dhe pagoi cmimin per menyren dhe vendimet ne jete. Sizif jemi te gjithe.
🖤 (1)
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur