Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Ekonomi & biznes

Ekonomi & biznes Kėtu do tė gjeni lajme, studime, statistika, trajnime, dhe informacion tė bollshem qė ka te bėjė me ekonominė shqiptare dhe atė botėrore, si dhe nė fushėn e biznesit nė pėrgjithėsi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 21-05-2018, 11:45   #1
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 5,043
Thanks: 415
Thanked 1,652 Times in 1,041 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 68
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
Bizneset “arratisen” jashtė

Bizneset “arratisen” jashtė, 1.2 miliardė euro investime pėrtej kufijve

Stoku i investimeve tė huaja shqiptare jashtė vendit arriti nė 1.2 miliardė euro nė fund tė vitit 2017, njė shumė kjo sa 10% e Prodhimit tė Brendshėm Bruto. Si po zgjerohen grupet e mėdha tė biznesit nė rajon nė sektorėt e tregtisė dhe real estate si dhe farmaceutikės. Tre fazat e Planit tė Pėrbashkėt Rajonal pėr Investimet. Si po krijohet One Shop Stop pėr investimet dhe si i pengojnė taksat e larta tė Shqipėrisė

Blerina Hoxha

Tregu i vogėl shqiptar, gjithnjė e mė shumė po rrudhet nė konsumatorė e fuqi blerėse, e pėr kėtė shkak po vjen si njė “kėmishė” e ngushtė pėr disa grupe tė mėdha biznesi, tė cilat sė fundmi po intensifikojnė planet pėr t’u zgjeruar nė rajon. Balfin Group, Agna Group, Kastrati Group, Hysenbelliu Group dhe kompania e farmaceutikės Fufarma kanė shprehur ambiciet pėr rajonin, teksa disa prej tyre i kanė vėnė piketat dhe tė tjera kanė qartėsuar idetė. Deri mė tani, Kosova ka qenė vendi mė i afėrt pėr bizneset shqiptare, por siē duket Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi po bėhen po aq atraktive. Vetėm Balfin Group njoftoi se do tė investojė 100 milionė euro kėtė vit nė njė projekt qė kushton gjithsej rreth 180 milionė euro, nė zhvillimin e njė zone shumėfunksionale nė periferi tė Shkupit nė Maqedoni.

Kėtė vit pritet tė ketė zgjerim nė tregtinė me pakicė nėpėrmjet rrjetit Jumbo nė Bosnjė, Malin e Zi tha pėrgjegjėsi pėr Komunikimin nė Balfin Group, Eris Kasmi.

Agna Group po zgjeron biznesin edhe nė disa vende tė rajonit tė Ballkanit, si nė Kosovė, Serbi dhe Maqedoni me tė njėjtin format biznesi si dhe nė Shqipėri, me synimin pėr tė distribuuar disa marka tė njohura europiane tė pijeve dhe ushqimeve. “Planet tona pėr zgjerim nė rajon erdhėn natyrshėm si pjesė e vizionit tė Agna Group pėr tė qenė njė ndėr kompanitė lider nė rajon”, tha Entela Bardho, koordinatore nė Agna Group pėr investimet jashtė Shqipėrisė.

Teksa Katrati Group ėshtė duke kristalizuar planet pėr investim nė Maqedoni, pas njė takimi qė presidenti Shefqet Kastrati pati me Kryeministrin Zoran Zaev, ku nė parim ranė dakord pėr tė investuar rreth 100 milionė euro. Burimet nga grupi pohuan se Kastrati po diversifikon aktivitetin brenda vendit dhe planet janė pėr t’u zgjeruar edhe nė rajon. Nė tratativa pėr zgjerim jashtė vendit ėshtė edhe Hysenbelliu Group. Presidenti Irfan Hysenbelliu, mė herėt muajin e kaluar takoi Kryeministrin e Maqedonisė dhe Kosovės nė tė njėjtėn ditė, ku nė fokus tė bisedimeve ishte hyrja nė tregjet e tyre. Ndėrkohė kompania shqiptare e farmaceutikės, Fufarma, ka nė plan tė zgjerohet me njė linjė prodhimi nė Maqedoni, njė investim rreth 20 milionė euro.

Banka e Shqipėrisė raportoi se stoku i investimeve shqiptare jashtė vendit nė fund tė 2017-s arriti nė 1.2 miliardė euro. Kjo shumė ėshtė e barabartė me 10% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto dhe ėshtė sa 19% e stokut tė Investimeve tė Huaja Direkte nė vendin tonė. Por ekspertėt e Bankės sė Shqipėrisė pohojnė se shuma prej 1.2 miliardė eurosh qė shqiptarėt kanė investuar jashtė pėrfshin brenda saj banesat e blera jashtė, tė cilat klasifikohen si njė formė investimi.

Tė dhėnat zyrtare pėr shtrirjen gjeografike tė investimeve shqiptare jashtė vendit mungojnė, por vetė bizneset pohojnė se Kosova, Maqedonia kanė qenė destinacionet kryesore tė kėtij fluksi. Banka Qendrore e Maqedonisė raportoi se stoku i investimeve direkte nga Shqipėria, nė fund tė vitit 2016, arriti nė 40 milionė euro.
Ndėrsa Banka Qendrore e Kosovės raporton se stoku i Investimeve tė Huaja Direkte nga Shqipėria, nė fund tė vitit 2017, arriti nė 130 milionė euro.

/MONITOR/
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-05-2018, 11:47   #2
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 5,043
Thanks: 415
Thanked 1,652 Times in 1,041 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 68
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Bizneset “arratisen” jashtė

Shpėrndarja dhe tregtia, zgjerim pėrtej kufijve

Agna, njė nga kompanitė mė tė mėdha nė vend nė sektorin e distribucionit, ėshtė pėrfshirė sė fundmi nė planet pėr zgjerim rajonal. Kompania ėshtė nė hapat e parė tė zgjerimit nė rajon, e pranishme nė Serbi, Kosovė, Maqedoni si shpėrndarės i tė njėjtave marka, si nė tregun shqiptar, me pije, ushqime dhe cigare.

“Ėshtė e vėrtetė qė Agna Group e ka zgjeruar biznesin edhe nė disa vende tė rajonit tė Ballkanit. Kjo erdhi natyrshėm si pjesė e vizionit tė Agna Group pėr tė qenė njė ndėr kompanitė lider nė kėtė rajon. Ndėrkohė qė Agna vazhdon nė mėnyrė tė pandėrprerė pėrpjekjet pėr tė rritur biznesin nė Shqipėri, si tregu kryesor, qė mbart edhe fokusin kryesor, Agna Group ėshtė e hapur pėr tė parė mundėsi tė mėtejshme nė rajonin e Ballkanit dhe mė gjerė”, tha koordinatorja e investimeve, Egla Bardho.

Dy kompanitė kryesore tė grupit, janė Agna sh.a. (shpėrndarės produktesh dhe investues), Alfa sh.a. (ambalazhues i Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; prodhues i Glina dhe Spring; shpėrndarės i Heineken, Amstel, Alfa Beer, Tsantali Wines dhe Shark Energy Drink). Kompania realizoi pėr vitin 2016 xhiro prej rreth 21.4 miliardė lekėsh, me rritje prej 7.3% nė raport me vitin e mėparshėm.

Ndėrsa InfoSoft Group ėshtė e pranishme mė herėt nė tregun e Maqedonisė dhe Kosovės me distribuim produktesh.

Sipas burimeve zyrtare nga kompania, InfoSoft Office Prishtina ėshtė themeluar nė vitin 2011 pėr tė ofruar shėrbimet tona nė tregun kosovar. Kompania ka punėsuar 15 punonjės tė kualifikuar, qė ofrojnė njė gamė produktesh dhe shėrbimesh tė ngjashme me InfoSoft Office Tirana. InfoSoft Prishtina zotėron njė pjesė tė konsiderueshme tė tregut kosovar. Ndėrsa nė Maqedoni, InfoSoft operon nėpėrmjet ITD Shpėrndarja. Kompania ėshtė shpėrndarės i autorizuar i DELL, IBM, HP, Lenovo, ADATA, Gygabyte, TP-link Genius, Winstar, Fujitsu, Spire, PowerTree, ION, UNI-1, Fabriano, MURATLI Karton, Lepenka dhe produkte tė tjera nga shumė kompani globale.

Teksa nė sektorin e shitjeve me pakicė (retail) grupi Balfin ėshtė duke u zgjeruar nė rajon nėpėrmjet rrjetit Jumbo. “Do tė vijojmė tė investojmė nė Bosnjė-Hercegovinė me Jumbo, me hapjen e planifikuar tė disa dyqaneve tė reja nė qytete tė tjera tė kėtij shteti, me zgjerimin e mėtejshėm nė Kosovė si dhe do tė futemi nė Mal tė Zi, me hapjen e dyqaneve Jumbo nė kėtė vend”, – njoftuan burimet zyrtare tė Balfin Group. Nė vitin 2017, Balfin Group, nėpėrmjet kompanisė Kidzone – partner zyrtar i Jumbo, u fut pėr herė tė parė nė tregun e Bosnjė-Hercegovinės me dy dyqane tė mėdha nė Sarajevė dhe Banja Luka, njė nga qendrat ekonomike mė tė zhvilluara nė kėtė shtet. Gjithashtu, rrjeti i dyqaneve Neptun do tė zgjerohet mė tej nė Maqedoni.

Balfin ēon modelin TEG nė Maqedoni

Njė nga grupet mė tė mėdha nė vendin tonė, Balfin Group, po zgjerohet me ritme mė tė shpejta nė rajon. Sipas burimeve zyrtare tė kompanisė, investimi mė i madh jashtė vendit pėrfshin ndėrtimin e njė kompleksi shumėfunksional nė Shkup tė Maqedonisė. Kompleksi ėshtė njė investim i ngjashėm si TEGU dhe kompleksi i banesave Rolling Hills kėtu nė Tiranė.

Pėr kėtė projekt, Grupi Balfin ka marrė nė pronėsi njė sipėrfaqe toke prej 155,000 m², rreth 1.5 kilometra larg qendrės sė Shkupit, duke synuar investimin nė projektin e parė tė zhvillimit tė pasurive tė patundshme, sipas njė koncepti shumėfunksional me mbi 250,000 m² sipėrfaqe ndėrtimi bruto. Drejtori i Komunikimit nė Balfin, Eris Kasmi, tha se ky do tė jetė investimi mė i madh privat i kėtij lloji nė Maqedoni, me njė vlerė tė llogaritur prej 180 milionė eurosh. Kėtė vit ėshtė planifikuar tė fillojė ndėrtimi i qendrės tregtare nė Maqedoni, investimi fillestar do tė jetė rreth 100 milionė euro dhe do tė krijojė mijėra vende pune nė qytetin e Shkupit. Tė njėjtat burime pohuan se punimet pėr qendrėn tregtare nė Shkup nisin gjatė kėtij muaji. Qendra do tė ndėrtohet nė 2 nivele, me rreth 2500 vende parkimi nėntokėsor. Vendndodhja dhe madhėsia e qendrės sė re paraqet baza solide, ku pėrveē markave ekzistuese nė treg do tė ketė edhe marka tė reja tė huaja.
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-05-2018, 11:48   #3
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 5,043
Thanks: 415
Thanked 1,652 Times in 1,041 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 68
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Bizneset “arratisen” jashtė

Fufarma, investime 20 mln euro nė Maqedoni

Aleksandar Mlladenovski, drejtori i Zonės Zhvillimore Teknologjike nė Maqedoni e prezantoi investimin e kompanisė shqiptare tė farmaceutikės Sagen, si njė nga investimet e huaja mė tė mėdha nė Maqedoni kėtė vit. Qeveria e Maqedonisė i ka vėnė nė dispozicion kompanisė shqiptare tokėn brenda zonės ekonomike, duke i mbuluar asaj edhe gjysmėn e vlerės sė investimit, kundrejt punėsimit tė 300 personave. Investimi i Sagen do tė ndahet nė tre faza, teksa ndėrtimi i fabrikės do tė nisė nė qershor tė kėtij viti.

Kastrati dhe Hysenbelliu, plane pėr rajonin

Kastrati Group ėshtė grupi mė i madh i biznesit nė vend me aktivitet nė tregtinė e naftės, nė sigurime. Sė fundmi, nė sektorin e ndėrtimit dhe tė hotelerisė, nėpėrmjet blerjes sė Hotelit Sheraton nė Shqipėri, ka plane nė tė ardhmen qė tė zgjerohet jashtė vendit. Burimet brenda grupit pohojnė se tashmė janė duke u studiuar tregjet dhe sektorėt ku do tė mund tė investohet. Kėtij qėllimi i ka shėrbyer edhe njė takim, qė Presidenti i Kastrati Group, Shefqet Kastrati ka bėrė kėtė vit me Kryeministrin e Maqedonisė, Zoran Zaev.

Kastrati ka rėnė dakord parimisht pėr tė investuar nė vendin fqinjė 100 milionė euro, por ky investime do tė pėrpilohet nėpėrmjet njė plani biznesi pėr sektorėt ku do tė shtrihet, bėjnė tė ditur burimet pranė Kastrati Group. Ambiciet pėr tė investuar jashtė vendit i ka bėrė tė qarta edhe Hysenbelliu Group, me aktivitet nė ndėrtim, turizėm dhe media. Irfan Hysenbelliu, presidenti i Grupit, takoi pak kohė mė parė Kryeministrat e Kosovės dhe Maqedonisė, Haradinaj dhe Zaev, ku kanė biseduar pėr ēėshtje tė investimesh. Burimet nga qeveria e Maqedonisė pohuan se Hysenbelliu ka nė plan tė investojė nė Maqedoni dhe ka nisur pėrpjekjet pėr tė pėrmbushur qėllimet e tij.

Shqipėria, jokonkurruese, nxit investimet jashtė

Nga njė matricė krahasuese e Kėshillit tė Investimeve pėr “Politikat incentivuese pėr Nxitjen e Investimeve: Shqipėria kundrejt Vendeve” shihet se Shqipėria ėshtė vendi qė ofron barrėn mė tė lartė fiskale pėr investitorėt dhe ka incentivat fiskale mė tė ulėta nė raport me Maqedoninė, Serbinė, Malin e Zi, Kosovėn dhe Bosnjėn.
Nga matrica rezulton se, nė renditjen rajonale Shqipėria ka barrėn mė tė lartė fiskale pėr tatimfitimin 15%, gati 50% mė tė lartė se norma rajonale pėr kėtė tatim qė nuk ėshtė mė shumė se 10%. Edhe Serbia e ka tatimfitimin 15%.

Me nivelin maksimal tė pėrshkallėzimit tė tatimit mbi pagėn prej 23%, Shqipėria e ka tatimin mbi tė ardhurat personale mė tė lartin nė rajon. Maqedonia e ka tatimin mbi tė ardhurat personale tė sheshtė 10%, nė Serbi varion nga 10 nė 20%, nė Mal tė Zi nga 9-11%. Nė Kosovė ėshtė progresive nga 0 nė 10% dhe nė Bosnjė, e sheshtė, 10%.

Gjithashtu Shqipėria bashkė me Serbinė shihet tė ketė nivelin e TVSH mė tė lartė nė rajon, nė nivelin e 20%, teksa vendet e tjera e kanė kėtė tatim nga 17-19%.

Shqipėria, sė bashku me Serbinė, renditen ndėr vendet qė kanė nivelin mė tė lartė tė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore tė paguara nga punėdhėnėsi nė 15% dhe 17.9% pėrkatėsisht. Megjithatė, Serbia po tregohet mė agresive se Shqipėria nė tėrheqjen e investimeve tė huaja, duke i “joshur” tė huajt me subvencione direkte pėr punonjėsit.

Maqedonia e ka tė gjithė barrėn tė transferuar te punėmarrėsi, nė nivelin e 27%. Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore qė Maqedonia rezulton me normėn mė tė ulėt tė taksės ndaj pėrqindjes sė fitimit tė bizneseve (12.9%). Edhe Mali i Zi ndjek tė njėjtėn logjikė, ku kontributet e paguara nga punėdhėnėsi janė vetėm 5% dhe ato tė punėmarrėsit 24%. Edhe nė Bosnjė, punėdhėnėsi paguan 10.5% dhe punėmarrėsi 31%. Nivelin mė tė ulėt tė kontributeve e ka Kosova, me 5% punėdhėnėsi dhe po aq punėmarrėsi.

Edhe pėr incentivat pėr investimet, Shqipėria ėshtė inferiore sidomos nė krahasim me Malin e Zi, Maqedoninė dhe Serbinė, por sė fundmi, qeveria ka incentivuar investimet nė hotelet e luksit, duke i pėrjashtuar nga TVSH-ja dhe taksat e tjera.
Ndryshe nga Shqipėria, vendet e rajonit pėrveē Kosovės i kanė funksionale zonat e lira ekonomike dhe me incentiva mjaft konkurruese.

Edhe pėr investimet nė fushėn e turizmit dhe bujqėsisė, vendet e rajonit si Serbia dhe Maqedonia konkurrojnė dukshėm me vendet e rajonit.

Serbia ofron pėrjashtim nga tatimfitimi dhe i pagės pėr 10 vjet nė zonat e lira, 0% TVSH pėr mallrat qė lėvizin brenda zonės sė lirė. Edhe TVSH pėr energjinė e gazin ėshtė zero. Vendi ka 14 zona tė miratuara dhe 12 zona operacionale. Maqedonia ka 3 zona tė lira tėrėsisht funksionale, ka pėrjashtim nga tatimfitimi dhe tė ardhurat deri nė 10 vjet, pėrjashtim nga TVSH tė mallrave qė lėvizin brenda zonės sė lirė.

Sa i pėrket Malit tė Zi, incentivat pėrfshijnė pėrjashtim nga taksat pėr 3 vitet e para, pėr kompanitė tė cilat janė tė angazhuara nė prodhimin nė zona tė pazhvilluara (por jo e aplikueshme nė agrikulturė, transport, ndėrtim anijesh dhe peshkim).

Ndėrsa nė fushėn e turizmit, nė Malin e Zi pėrjashtohen nga TVSH importi i tė mirave dhe shėrbimeve pėr ndėrtimin e hoteleve me 5 yje, reduktim tė taksės sė pronės me 30% pėr hotelet me 4 yje dhe 70% pėr ato me 5 yje.
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-10-2019, 18:34   #4
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 47,228
Thanks: 16,496
Thanked 9,751 Times in 6,597 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 417
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Question Re: Bizneset “arratisen” jashtė

Besser als sein Ruf: Weltbank veröffentlicht überraschende Studie zum Geschäftsklima in................... Russland.

Banka Botėrore lėshon njė raport vjetor vjetor qė krahason mjedisin e biznesit tė 190 vendeve nė dhjetė fusha, pėrfshirė lejet e ndėrtimit, qasjen nė energji elektrike dhe pagimin e taksave. Rezultati ėshtė befasues: Rusia ėshtė ngjitur nga vendi i 31 nė 28-tė kėtė vit. Pėr krahasim, Gjermania renditet e 22-ta, pak pėrpara Rusisė. Megjithatė, edhe mė befasuese ėshtė se Rusia ėshtė pėrpara vendeve si Japonia, Franca, Spanja, madje edhe Zvicra.

PS...ku jane shkinat edhe kojshiet tana.

17-Maqedonia e veriut.
44-Serbia
50-Mali i Zi
79-Greqia.

Ku qendrojme ne apo Dardania.

57-Kosova.
82-Shqiperia.

Burimi......https://openknowledge.worldbank.org/...=2&isAllowed=y
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur