Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 05-10-2019, 17:01   #1
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,277
Thanks: 353
Thanked 637 Times in 464 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Si Shpetuan Xhelatet Komuniste te Diktatures

Si Shpetuan Xhelatet Komuniste te Diktatures
Nga Enver Robelli

Ballafaqimi me tė kaluarėn komuniste nė Shqipėri sapo ka filluar, por shumica e fajtorėve pėr krimet e mėdha mbi popullin shqiptar tashmė kanė vdekur, tė tjerėt shijojnė pleqėrinė ose presin tė dalin nė pension.

Ballafaqimi i pamėshirshėm me tė kaluarėn duket kėshtu. Sė fundi gazetari gjerman, Niklas Frank, botoi njė tekst nė «Der Spiegel» me titullin: «Mirė qė e dėnuan babanė tim me vdekje». Niklas Frank ėshtė i biri i Hans Frankut, i cili ka qenė guvernator i pėrgjithshėm i Adolf Hitlerit nė Poloni. Nė tekstin e tij, Niklas Frank merret me babanė e tij, me krimet naziste dhe me nacionalistėt e sotėm agresivė nė Gjermani.

Frank shkruan: «Ndonėse jam kundėr dėnimit me vdekje, kur bėhet fjalė pėr babanė tim pėrherė kam thėnė: mirė ia kanė bėrė. Ėshtė mirė qė ai ka qenė i detyruar qė pėr disa sekonda tė ndiejė atė frikėn e vdekjes, tė cilėn ai vetė ua ka futur miliona njerėzve tė pafajshėm. Ai quhej Hans Frank, ishte guvernator i pėrgjithshėm i Hitlerit nė Poloninė e pushtuar. Aleatėt pastaj e kanė ekzekutuar nė Nürnberg».

Nėse zbresim pak mė poshtė nė hartėn e Evropės dhe ndalemi te brigjet e Adriatikut dhe Detit Jon, atėherė shohim njė vend, Shqipėrinė, ku ballafaqimi me tė kaluarėn veēse ka filluar – me njė ēerekshekull vonesė. Shumica e fajtorėve pėr krimet e mėdha mbi popullin shqiptar tashmė kanė vdekur, tė tjerėt shijojnė pleqėrinė ose presin tė dalin nė pension si puna e kryetarit tė Parlamentit, i fundit ministėr i Brendshėm i regjimit komunist.

Nė Shqipėri tepėr gjatė ka mbretėruar njė heshtje e mpirė dhe njė mungesė gatishmėrie pėr t’i pranuar krimet. Pėr tė kaluarėn flasin ose politikanė qė duan ta (keq)pėrdorin atė pėr interesat e politikės ditore ose njė grusht gazetarėsh e intelektualėsh tė pėrkushtuar dhe tė pakorruptuar, por puna e tė cilėve, fatkeqėsisht, nuk ka shumė jehonė nė opinion pėr shkak tė indiferencės sė shoqėrisė shqiptare.

Ballafaqimi shkencor me tė kaluarėn, po ashtu, ėshtė nė fillim. Tek mė 2016 ka nisur punėn Autoriteti pėr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit tė Shtetit. U deshėn 20 vjet derisa u siguruan dosjet e shėrbimit famėkeq sekret Sigurimi.

Njė delegacion i historianėve gjermanė, i cili ka qėndruar sivjet nė Shqipėri, fitoi pėrshtypjen se politikanėt nė Tiranė mė shumė presin kėshilla nga jashtė se si ta trajtojnė tė kaluarėn. Ndėrsa diktatori Enver Hoxha kujtohet me nostalgji jo vetėm nga simpatizantėt e tij senilė, njė i burgosur me emrin Simon Mirakaj pėr 44 vjet tė kaluar nė burgje e kampe dėmshpėrblehet me vetėm 17 mijė euro.

Madje ky mund tė konsiderohet njeri me fat, sepse tė tjerėt nuk janė dėmshpėrblyer fare. Procedurat pėr dėmshpėrblim janė tė ndėrlikuara dhe viktimat e diktaturės nuk kanė lobi tė fuqishėm. E shkuar, e harruar, kjo duket tė jetė deviza e sotme nė Shqipėri pėr ferrin komunist.

Askush nga pjesėtarėt e elitės komuniste nuk ka kėrkuar falje pėr krimet e kryera. E veja e diktatorit Enver Hoxha vazhdon tė jetojė e qetė nė njė shtėpi nė Tiranė dhe herė pas here tė presė nė audiencė gazetarėt dhe faqe botės tė mbrojė krimet komuniste.

Pas rėnies sė komunizmit elita e vjetėr u pozicionua sėrish nė institucionet e shtetit – nė politikė, nė drejtėsi, nė polici, nė shėrbimin sekret. Fajtorėt nuk u ndoqėn penalisht. Pothuaj askush nuk u dėnua. Viktimat nuk u rehabilituan.

Pas bisedave nė Shqipėri, historianėt gjermanė arritėn nė pėrfundimin se sa i pėrket tė kaluarės komuniste nuk ka drejtėsi. Kėshtu shkruan nė njė raport tė detajuar prej 31 faqesh historiania Anke Geier. Edhe 30 vjet pas rėnies sė regjimit komunist, viktimat e pėrndjekjes politike besojnė se vetėm institucionet ndėrkombėtare janė ato qė e pėrkrahin ballafaqimin me tė kaluarėn. «Trajtimi i sė kaluarės nė Shqipėri do tė dėshtonte po tė mos ishte ndihma ndėrkombėtare», shkruan Geier.

Qė nga rėnia e komunizmit vetėm njė i pėrndjekur ka ushtruar njė funksion tė lartė shtetėror: Pjetėr Arbnori si kryetar i Parlamentit tė Shqipėrisė. Shumica e presidentėve tė Shqipėrisė qė nga viti 1990 kanė funksionarė, anėtarė, tė afėrt apo tė privilegjuar tė Partisė sė Punės. Pak a shumė njėjtė qėndron puna edhe me kryeministrat.

Nė prill tė vitit 1990, pak muaj pasi Ēekosllovakia e atėhershme ishte ēliruar nga zgjedha sovjetike, shkrimtari Vįclav Havel, i sapo zgjedhur president, tha nė njė intervistė nė radio: «Ka ardhur koha kur ne duhet tė bėjmė diēka me lirinė. Por befas po shihet se sa pak mund tė bėjmė dhe sa tė hutuar jemi».

Ēfarė vlente pėr Ēekosllovakinė nė fillim tė viteve ‘90, pėr Shqipėrinė vlen dhe mė shumė – madje edhe nė vitin 2019: Ēfarė tė bėhet me lirinė? Pikėsėpari tė fillohet tė pėrdoret ajo pėr tė hequr barrėn e sė kaluarės, duke i trajtuar me dinjitet viktimat dhe duke i ndėshkuar dorasit.

KOMENTE

Ish Studente e Greves se Urise 1990
Njeriu me i ZI i historise se Shqiperise, por me ndikim edhe ne Kosove (me shume), Maqedoni dhe Mal te Zi, qe nga 1990 e ne ditet e sotme eshte; Sali Berisha dhe paralel me te eshte Ilir Meta, e disi me pak Fatos Nano. Te tre keta kane qe ne Dhjetor 1990 (Saliu e Fatosi edhe vite me pare) ne sherbim te UDB Jugosllave (Serbise me sakte) dhe Asfalise Greke, por Berisha dhe Meta kane linje te forte lidhjeje edhe me Rusine, sidomos keto 10 vitet e fundit, prandaj po rezistojne akoma, edhe pse fundin e tyre dhe jo pak bashkepunetoreve te tyre, e kane per pak muaj shume te ZI.

Skrapari
Nuk na meson dot asnje gazetar,politikan nga jashte.Kur mbaroi lufta e dyte boterore u zhvillua gjyqi i Nurembergut.Me akuzues ventet fitimtare B.S ,Amerika,Franca dhe gjermanet si humbes.Pak veta u denuan me vdekje per krime lufte,te tjeret ose ishin arratisur ose ishin vrare ose kishin vrare veten.Shumica u mbrojten duke thene “ne zbatuam urdherat nga eproret tane”.Dhe ne Shqiperi ish-funksionaret e atij rregjimi mbrohen duke thene zbatuam ligjet

FLUTURA
Viktimat jane akoma viktima madje qenie te stigmatizuara e te marxhinalizuara…shoqeria jone ka kohe qe eshte shthurur. Popullsi fshatare qe jetojne vetem per interesa materjale dhe nuk kane skrupuj moral. Duhen qindra vjet

Sebast
edhe Mero Baze shpetoi pa i hyr gjemb ne kembe, ishte edhe me i dashuri ne familjen e komunistit Berisha

Ivani i Madh
O idiot po kush Kocibelli dhe ketij gezetarit gjerman qė te i referohesh mireni per me historite e vjetera dhe haroni ato qė jane te fresketa e reale te pare nga qytetaret shqipetare, Europa dhe bota. Ku asnje nga keta fuksionare qeveritare e politikane nuk ėshtė denuar e burgosur per krimet, korupsionin dhe tradhetite qė kane bere. Ju na tregoni endra ne dielle. Me sa duket duke bere tymnaje me te djeshmen doni te mbuloni te sot duke na bere nje ritushim te drejtueseve te sotem. Gjermani denon krimet e te atit po krimet e bashkepuntoreve te nazi fashizmit kush po i denon ndonje nga pjellat e tyre po bejne te pa mundur ti reabilitojne e te na i servirin si patriote te ndimuar nga neoballisti i pa fytyre Edi Mit'that Rama.

shqiptar me tru nė kokė e kėmbė nė tokė
Zoti (to)Robelli, mė mirė u thuaj atyre gjermanėve (qė u lėpihesh kaq shumė), tė merren me historinė e tyre, (dhe ta lėnė rehat Shqipėrinė, bashkė me ty) tė merren me kombin Gjerman qė polli njė bishė (Hitlerin) dhe njė ushtri milionėshe tė ēmėndur naziste, qė vrau e shkatėrroi tėrė Evropėn dhe u dėnuan vetėm disa krerė nazistė, sa pėr sy e faqe, ndėrsa shteti gjerman, jo vetėm qė nuk pagoi dėmshpėrblimet e luftės dhe nuk u dėnua pėr krimet monstruoze, por ju falėn dhe borxhet e jashtme … (???!!!) Kėshtu qė tani gjermanėt, u tundin gishtin popujve tė Evropės, sepse janė pėrsėri kaluar, serpse kėshtu e deshi POLITIKA BOTĖRORE (qė rriti dhe ushqeu dhe Bishėn naziste)… !!! Kėshtu i dashur (to)Robell, ėshtė HISTORIA E VĖRTETĖ dhe jo ajo qė tė pėlqen ty, e lakejve tė tjerė si ty

faikonica
Hallall milet jemi.Hoxha,Alija,Berisha,Meta etj nje gjell qensh jane!!!Anadoll synet aksham

Flutura
Me kete antishqiptarizem qe keni ju, me krimet cnjerzore, me paramilitaret tuaj si gjate luftes edhe sot ne kohet moderne, Enver Hoxha; me aq sa u ka bere, duket sikur iu ka perkedhelur shume ju o reace e felliqur, pjesa me ordinere e popullit te ndershem e patriot kosovar. Por edhe kete sjellje te sotme e beni per te ngjallur urrejtje te popullit ndaj kosovareve; por nuk do t'ia arrini o sherbetore te percarjes e urrejtjes kombetare.o rrace e felliqur antishqiptare, ketej e andej kufirit

Referendum per arrestimin e koleres sali
Nuk u denua asnje se te gjithe u moren ne mbrojte nga pd dhe komunisti sali berisha. Nje pjese u bene antar te pd,dhe pjesa tjeter, u dha udhezimi nga ramizi per vazhdimesin e ppsh ne fuqi,dhe te gjithe ishet te ngelen ish dhe te gjithe komunistet te behen pronar dhe milioner. Dhe keta ja kthyen reston familjes berisha e shpellar duke i mbrojtur per zullumet qe kane ber ne keto 30 vjet.
Me mbro qe te mbroj. Pse tall bythen saliu me kete popull?

USA
Ky gazetari eshte serb i saliut qe eshte blokqeni o veroooo.

Spartakos Thrakiotis
Nga kush prisni qė ti dėnojė vampirėt e sė kaluarės? Nga fėmijėt e tyre ata qė u rriten me tė njėjta ide dhe mendime me prindėrit e tyre, dhe duket shumė qartė se si e paragjykojnė tjetrin. Ata vazhdojnė akoma mė moton "Kush ka mendim tė kundėrt me ne ėshtė armiku jonė". Kėto ndodhin vetėm nė Shqipėri dhe nė asnjė vend tjetėr. Ballista kishte edhe nė Greqi, tė ashtuquajturit Gjermanocoladhes, por nuk u kanė bere buste dhe pėrkujtimore bile ėshtė ofendim i madh ti thuash tjetrit gjermanocolas. Diktatura 7 vjeēare e kolonelve tė zinj tė cilėt morren pushtetin me forcė ushtarake dhe burgosen kundėrshtarėt e tyre politike dhe jo popullin e thjeshte qe mund te ish i pakėnaqur me veprėn e tyre. Drejtėsia greke i dėnoi me burgim tė pėrjetshėm dhe shumica e tyre vdiqėn nė burg se nuk deklaronin tė penduar. Ja pra ku ėshtė ndryshimi i shteteve dhe popujve, bėni krahsimin vetė. Prandaj bota ecėn pėrpara se zbaton ligjet dhe nuk i shkon ndėrmend kujt qė tė shkelė ligjin se e di cfar e pret.

Cipini
Po vete te perndjekurit cfare bejne? .sic bashkepunuan me sigurimin, bashkepunuan edhe me komunistin fanatik(UDB) Berisha. Nuk ishin te zote baballaret e tyre te frenonin komunizmin ne kohen e tyre, po keshtu bijte e tyre qe i shperfytyroj Enveri me shoke, nuk ishin ne gjendje te merrnin pozicionin qe ju takonte ne “demokraci”. Pra nuk ja ka fajin njeri. E vetmja gje qe mund ti kenaq eshte “Certifikata e te perndjekurit” si letrat e dikurshme te lavderimit.

Sali Gerdeci
Cipini ,shume i sakte komenti yt

luani
Ish komunistat me te degjeneruar e antikombetare qe kan penetru ne kohe te Enverit me poshtersina , perseri kan zene vendet kryesore dhe kyēe qe i bene gjemben popullit atehere dhe tash 30 vjete ku po ja pine gjakun . Do jap vetem nje shembull, kemi Sali Berishen ku me metoda nga me te poshtrat ju afrua familjes Hoxha duke jua futur sa krahu kujdo we mund ti dilte para . Eshte Dali Berisha qe kur propozohej per ndonje kuader ti jepej ndonje mase e lehte ky ishte ai qe vendoste per masa shume te renda per ata qe benin gabime fare te vogla , ndersa ky si sekretar organizate i P.P.SH. qe ka qene, propozonte per denim dhe internim. Ja ky edhe sot ne te ashtuquajtur demokraci e vodhi kete popull , e dogji kete vend dhe beri edhe krime kunder njerezimit shiti gjithe pasurine kombetare te vendit dhe nuk denohet se nuk te le Amerika e Rajerson kriminelit ku te dy jane emru nga Beogradi .

Pokeristi
Shume sakte z.Robelli! Dua te te kujtoj nje varg te perpunuar nga nje kenge qe i kendohej atij vagabondit te Gjitrokastres.
NE ME DhEMBE E HAME BARUTIN
TE GjIThE TE HAME MUTIN
S’ke cpret nga komunistet antikomuniste. Po e Havel.

rexha 10
PO PSE NUKE NA FLISNI PER FAMILJEN E XHELIL GJONIT .KU ESHTE SOTE I BIRI I TIJE GJIN GJONI ?????? AI ESHTE KRAHE PER KRAHE ME SALIUN, ILIRIN ,DHE PO VAZHDONE PRAPE ATE RRUGE QE NDOGJI I ATI PORE ME NJE NDRYSHIM .I ATI VRISTE NJERZE TE PAFAJSHEM ,NDERSA I BIRI PO VJEDHE NJERZIT E PAFAJSHEM .DHE POPULLI PRETE QE TE DENOHEN . E KANE KTHYER SHQIPRINE NE PRONEN E TYRE .SI PRONA E SURRELIT ,GJIRIT TE LALZIT,DHE AJO E KOKDHIMES QE I BIRI BERI SKANDALIN E MADHE ME MILIARDERIN SPANJOLLE SE IKU PA PAGUAR.
DO TE VIJE DITA QE DO KERKONI GARANCI ,SICE PO E KERKON FLORIRI,PORE DO JETE TEPER VONE. SI KETA ZOTRINJE KA SHUME NE PERIUDHEN E TRANZICIONIT. E KEQJA ME E MADHE E SHQIPTAREVE KA ARDHUR NGA VETE SHQIPTARET ME NJERI _TJETRIN. PERCA E SUNDO ISHTE TEORIA EDHE E SALI BERISHES,KESHTU PO VAZHDON EDHE EDI. KY NDRYSHE FLETE E NDRYSHE VEPRON.

Pokeristi
Z.Robelli! Dikur 45vjet me pare Spartak Ngjela pasi kish degjuar mendime e iluzione nga djali ikryeministrit te atehershem (nje djale pozitiv),i thote me plot gojen: Ndigjo Ladi!Po s’mohove te t’ate,asnje hap s’ke per te bere perpara.

(TemA Online)
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-10-2019, 18:36   #2
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,495
Thanks: 1,706
Thanked 2,294 Times in 1,203 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 160
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Re: Si Shpetuan Xhelatet Komuniste te Diktatures

Krime ne kohen e komunizmit?

Nuk ka patur krime ne kohen e komunizmit por ndeshkime te ashpra dhe te merituara kunder armiqve te popullit, te cilet jan Kapur me presh ne dore nga popullit vigjilent. Cdo gjykim dhe ndeshkim ka deshmiraret dhe ne disa raste armiqte e akuzuar e kan pranuar vet veprimtarin e tyre anti-shqiptare she anti popullore.

Keshtu qe nuk ka krime e as kriminel per t'u ndeshkuar!
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur