Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 19-09-2012, 14:43   #1
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Ne kete teme do postohen te gjithe intelektualet te cilet per bindjet e tyre u bene viktima te dhunes komuniste me privim lirie e deri ne privim te jetes se tyre .
Ne periudhen komuniste shume intelektuale ,madje majat e intelektualeve ,u shpallen disidente dhe njerez te rrezikshem dhe pengese per mireqenien e popullit dhe si te tille damkoseshin si armiq te popullit .
Shume prej tyre u nxorren ne gjyqe publike pa te drejte mbrojtjeje,u ekzekutuan dhe pjesa me e madhe u derguan ne kampet e punes se detyruar.Personat e njohur per pikepamjet e tyre te kunderta politike ,qe predikonin debatin dhe shtypin e lire ,qe guxonin te lexonin botime te ndaluara apo te ndiqnin programe te huaja televizive,konsideroheshin si subversive dhe "armiq te popullit"
Pronaret e tokave ,tregtaret ,prijesit e dikurshem,udhehqesit politike jokomuniste ,mesuesit,kleri dhe intelektualet ,qe te gjithe cilesoheshin nje rrezik i mundshem per vijen marksiste te partise.
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 14:47   #2
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Lef Nosi




Dokumentin e Pavarėsisė, pavarėsisht mungesės sė origjinalit, e kemi dhuratė nga Lef Nosi, studiuesi, intelektuali, politikani dhe atdhetari i shquar, qė diktatura e vrau barbarisht fill pas mbarimit tė luftės. Teksa kujton kėtė konsideratė tė studiuesit tė njohur nga Kosova, Skėnder Kosturi, njėri nga nipėrit e Lef Nosit, zbardh historinė e panjohur pėr mėnyrėn si ėshtė ruajtur kopja e dokumentit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. “Ka qenė 25-vjetori i Pavarėsisė, kur dajė Lefi, pėr tė bėrė tė pamundur falsifikimin dhe manipulimin e dokumentit, e fotografoi dhe e shtypi nė qindra kopje, duke ua dhuruar sė pari familjarėve tė nėnshkrueseve.
Falė kėtij kontributi, jo vetėm u bė e mundur ruajtja e tij, i vetmi qė kemi nga akti i Pavarėsisė, por u shmangėn e dėshtuan pėrpjekjet e sundimtarėve tė ndryshėm pėr tė shtuar si nėnshkrues tė afėrm tė tyre”. Nė dorėshkrimet e nipit tjetėr, tė ndjerit dhe tė mirėnjohurit Stiliano Nosi, zbulohet se kur Lef Nosi ishte nė Tiranė si regjent, i ka kėrkuar t’i ēojė me shoqėruesin e tij dokumentin e Pavarėsisė qė e ruante nė shtėpinė e tij nė Elbasan. Sakaq, sipas kujtimeve tė mbesės, Adelinės (e cila ka ndėrruar jetė) dhe nipit, Vasilit, Lef Nosi gjėrat mė tė vyera i depozitoi nė Bankėn e Shqipėrisė dhe ēelėsin ia besoi mikut tė ngushtė, Aleksandėr Xhuvanit. Familjarėt e tė afėrmit e Lef Nosit, duke pėrkujtuar faktin qė ai ka qenė ministri i parė i Postė-Telegrafėve nė qeverinė e Ismail Qemalit, saktėsojnė rolin e tij si themeluesi i Filetelisė sė shtetit shqiptar. Sipas tyre, nė drejtimin e Nosit, qeveria e Vlorės nxori gjashtė emisione pullash, ku mė interesanti ishte ai i pullave tė vulosura me shqiponjėn dykrenore dhe shkrimin “Shqipėnia”. (Pulla me vlerė 50 piastėr, nga e cila janė emetuar vetėm 16 copė, ėshtė shitur nė ankandin Chrystone tė pullave tė rralla 26 000 euro nė vitin 2008.) Nga kujtimet e tė afėrmve dhe miqve mėsohet se Lef Nosi i ka dhuruar British Muzeumit 65 ekzemplarė tė kėtyre pullave, me qėllim pėr ta ruajtur si etalon nė kėtė institucion prestigjioz dhe pėr tė shmangur falsifikimin e tyre. Po kėshtu, pulla dhe reperte arkeologjike shqiptare Lef Nosi i ka dhuruar nėpėrmjet mikes sė tij, Margaret Hazllėk, universitetit tė Aberdinit nė Skoci pėr t’i ekspozuar nė muzeun e tij prestigjioz.
Pak radhė pėr jetėshkrimin
Kontributet e para tė Lef Nosit nė veprimtarinė atdhetare, politike dhe shoqėrore datojnė nė fundin e shekullit tė XIX. Nė vitin 1909 ai themeloi shoqėrinė “Afėrdita”. Nė 1910 botoi tė parėn gazetė tė qytetit tė Elbasanit, “Tomorri “. Kontribuoi energjikisht pėr mbarėvajtjen e Kongresit tė Elbasanit dhe hapjen e Shkollės Normale. Pikėrisht nė kėtė kohė u bė i njohur pėr shkrimet e spikatura dhe artikujt e pėrkthyer nga shtypi europian, ku fokusoheshin ēėshtjet e aktualitetit dhe interesat kombėtare shqiptare. Dy artikuj tė pėrkthyer nga shtypi europian bėhen shkak qė turqit e rinj

Skėnder Kosturi dhe Marko Vashem nė Izrael
ta arrestonin dhe t’i jepnin dėnimin kapital. Ndėrhyrjet e patriotėve dhe opinionit ndėrkombėtar bėnė qė dėnimi tė kthehej me internim nė Bursė tė Turqisė. Mė 28 nėntor 1912, firmos Aktin e Pavarėsisė dhe emėrohet ministėr i Postė-Telegrafave. Bėn pjesė nė delegacionet e qeverisė sė Vlorės nė Konferencėn e Paqes pėr kufijtė e Shqipėrisė, si dhe nė delegacionet e pritjes sė Princ Vidit. Mė 1919 merr pjesė nė Kongresin e Durrėsit. I ndodhur jashtė vendit pėrshėndet me telegram Kongresin e Lushnjės. Si mik i Fan Nolit tėrhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet studimeve gjuhėsore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave tė filatelisė, numizmatikės e mbledhjes sė shprehjeve e fjalėve tė urta, dokumenteve e librave tė rrallė me vlerė pėr historinė e popullit tonė.
Vitet e luftės
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nosi ishte kryetar i lėvizjes anti-komuniste Balli Kombėtar. Nė vitin 1943 u bė kryetar i Kuvendit shqiptar dhe anėtar i Kėshillit tė Shtetit gjatė pushtimit nazist. Nga bashkėkohėsit thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekėn e dytė tė Shqipėrisė, pas bibliotekės sė Mid’hat bej Frashėrit (1880-1949), njė figure tjetėr e qėndresės anti-komuniste. Me pushtimin fashist, Nosi u internua nė Itali, ku nuk e ndėrpreu aktivitetin e tij nė dobi tė vendit. Mė 14 shtator 1943 mori pjesė nė Asamblenė Kushtetuese qė e shkėputi Shqipėrinė nga Italia dhe e shpalli shtet tė pavarur. Aty u zgjodh Anėtar i Regjencės. Nė ditėt e para tė ēlirimit, regjimi komunist kėrkoi ta vėrė nė pranga. Nė pėrpjekje pėr t’i shpėtuar goditjes barbare kaloi nė jetė ilegale nė Veri tė vendit, e mė vonė nė Elbasan e Tiranė. Mė 8 gusht 1945 u arrestua dhe u dėnua me vdekje nė gjyqin e zhvilluar nė shkurt 1946. U pushkatua mė 20 shkurt 1946 sė bashku me Patėr Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. “Tė afėrm dhe miq, thotė Skėnderi, kanė pyetur veten se ēfarė e shtyu Lef Nosin te rimerrej me politikė nė moshėn 70-vjeēare, dhe aq mė tepėr kur fati i Luftės sė Dytė Botėrore ishte vendosur. Pėrgjigjen e jep biseda qė kishte bėrė me Lefin miku i tij, Afėz Musa Basha. Lefi i kishte dhėnė kėtė pėrgjigje: “Ēunat janė tė rinj, serbi jua ka me hile…”. Siē duket, njė nga arsyet mė madhore ėshtė fati i Kosovės.
Letėrkėmbimi me Qemal Stafėn
Familjarėt e tė njohurit e Lef Nosit kujtojnė njė fakt tė panjohur: Letėrkėmbimin e tij me Qemal Stafėn. Nga ky letėrkėmbim ata ruajnė vetėm njė letėr qė Qemal Stafa, student nė Firence, i drejton Lef Nosit nė kohėn kur ky i fundit ishte i internuar nė Itali. Letra, e cila ruhet nga Skėnderi, datohet mė 15 mars 1941. Letra fillon: “I nderuari Lef Nosi. Sė pari dėshiroj t’ju tregoj gėzimin shpirtnuer qė mė ka shkaktuem njoftja e juej, gėzim qi jam i sigurtė nuk do ta konsideroni si shfaqjen e njė konvenience tė zakones, por si njė realitet… Letra pėrfundon: “Pėherė nė dispozicion tė juej pėrsa tė ju nevojitet. Ju lutem tė pranoni shprehjen e nderimit mė tė thellė. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai.
Arkitekti i bibliotekės “Qemal Baholli”
Bėrthama e fondit tė albanologjisė dhe ballkanologjisė nė bibliotekėn publike “Qemal Baholli” nė Elbasan mban vulėn personale tė Lef Nosit. Myrvet Dhono, specialiste e fushės sė albanologjisė, thotė se: “Lef Nosi ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh nė bibliotekėn “Qemal Baholli” tė qytetit, qė nė themelimin e saj, duke qenė edhe nė kėshillin shkencor

Margaret Hasluck, mikja e Lef Nosit
tė bibliotekės sė asaj kohe. Si njohės mjaft i mirė i disa gjuhėve tė huaja dhe studiues i vlerave dhe historisė sė Shqipėrisė, ai blinte rregullisht libra tė shkruara pėr vendin tonė dhe ia dhuronte bibliotekės. Njė ndėr to ėshtė libri nė gjuhėn frėnge me titull “Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė vjetėr tė veriut, gegėrisė”. Sipas Dhonos, “ky libėr i dhuruar nga Lef Nosi ka pėr autor Hyacinthe Hecquard, asokohe konsull nė Shkodėr, kavalier i legjionit tė nderi, etj. Nė tė ka 516 faqe tė shoqėruara me hartė, ku ekzistojnė katėr vilajete. Kryesisht bėhet pėrshkrimi i vilajetit tė Shkodrės e Tivarit. Nė kėtė libėr flitet gjatė edhe pėr Elbasanin. Pasionin e Nosit pėr librat e pėrshkruan me hollėsi Dora D’Istria nė librin “Gli Albanesi in Rumenia”. Nė fondin e Nosit nė bibliotekėn “Qemal Baholli” gjendet edhe libri me titull “Banka Kombėtare e Shqipnis”, ēfarė dėshmon faktin qė Lef Nosi ishte njė studiues i mjaft fushave”. Nė morinė e librave me vulėn e tij mund tė pėrmenden veprat me tituj, “Albania the master Key to the Near East”, shkruar nga Christo A. Dako, president dhe drejtues i Partisė Nacionale Shqiptare, me vit botimi 1919, libri “The Balkan Peninsula”, me autor Frank Fox, botuar nė vitin 1915, e shumė tė tjerė. Sipas studiueses Dhono, njė vlerė tė madhe tė kėtij personaliteti paraqet sistemi i dokumenteve historike pėrmbledhur nė njė vėllim tė madh, ku trajtohen probleme tė historisė sonė kombėtare, botim i vitit 1924. Nė tė ka dokumente qė i pėrkasin harkut kohor 1912- 1918, si telegrame, letėrkėmbime, fonograme, shkresa, kujtime etj. Aty pasqyrohen shpallja e pavarėsisė kombėtare, krijimi i qeverisė sė Ismail Qemalit, luftėrat ballkanike, periudha e Princ Vidit etj.
I kryqėzuar nga tri regjime
Kėshtu ka ndodhur me tė. Fillimisht ėshtė arrestuar nga turqit, ėshtė internuar nga italianėt dhe mė nė fund ėshtė pushkatuar nga komunistėt. Shkak i prangosjes nga osmanėt, sipas familjarėve dhe tė afėrmve, ka qenė pėrkthimi i dy artikujve nga shtypi i Parisit. Ndėrhyrjet e patriotėve bėnė tė mundur qė dėnimi kapital I “turqve tė rinj” tė kthehej nė internim nė Brusė tė Turqisė. Falė ndėrhyrjeve tė miqve do shpėtonte edhe nga dėnimi i italianėve qė e degdisėn nė kampet e internimit. Po nuk do tė ndodhte kėshtu me regjimin e Tiranės, sė instaluar menjėherė pas Luftės. Duke iu kthyer kėsaj tė fundit, i nipi, Skėnderi, rrėfen: “Lefi kur kėrkohej nga komunistėt, u arratis, ndėrkohė shtėpinė ia sekuestruan. Veē shumė dokumenteve, i rrėmbyen edhe veshje popullore, monedha tė ndryshme, pulla, libra shumė tė vyer, si dhe revista tė ndryshme”. Nė dorėshkrimet e saj, e mbesa, Adelina, pohonte se Lefi po pėrpiqej tė vėrtetonte se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Tė gjitha kėto burime sipas saj, i kishte nga zona e Shpatit, e luftonte pėr kėtė punė”. Sakaq, Adelina kujtonte se nė biografinė e Lef Nosit nuk ėshtė pėrmendur fakti qė ka qenė pjesėmarrės nė Kongresin e Manastirit, kur nė fakt ai ka qenė i pranishėm si delegat pa tė drejtė vote. Duke pohuar kėtė fakt, historiani Kujtim Bevapi shton se Lefi ka qenė partizan i Mjedės, At Gjergj Fishtės, nė variantin shkodran tė hartimit tė alfabetit gjuhės shqipe. Si kryetar i shoqėrisė “Afėrdita” nė Elbasan, Lef Nosi kėrkoi qė Kongresi i Manastirit tė bėhej nė Elbasan, por delegatėt nuk pranuan dhe ai shkoi nė kongres, por pa tė drejtė vote. Nosi u pushkatua te “Kodra e Priftit” nė Tiranė. Jo rastėsisht plumbat e asaj dite i morėn jetėn njė katoliku, njė ortodoksi dhe njė myslimani. Ende sot nuk dihet vendvarrimi i tyre…
Letra pėr Enverin: Shpėtoni Nosin
Nga tė rrallėt bashkėkohės qė ka kontribuar sadopak pėr t’i shpėtuar jetėn Lef Nosit, kujtojnė tė afėrmit, ka qenė njė e huaj: Margaret Hasluck, etnografia dhe sociologia skoceze qė qėndroi njė kohė tė gjatė nė Elbasan dhe njihej si mikja e tij. E ardhur nė vitin 1923 nė Elbasan, ku bleu tokė e ndėrtoi njė shtėpi, Margaret Hasluck qėndroi aty deri mė 1939. Gjatė kėsaj periudhe eksploroi tė gjitha viset shqiptare, veēanėrisht zonat malore tė Veriut. Pėr 13 vjet rendi nėpėr zonat e skajshme tė vendit e pasionuar pas folklorit dhe traditave tė veēanta. Personalitetet e kohės, sikundėr dhe miku i saj mė i afėrt, Lef Nosi, e kanė cilėsuar si gjeografe, gjuhėtare, epigrafe, arkeologe, dijetare, etnologe e kulturės shqiptare. Margaret Hasluck nė vitin 1932 botoi librin “Albanian – English Reader”. Nė tė pėrmblidheshin 16 histori folklori tė pėrkthyera me dy gramatika dhe fjalorė. Nė kujtimet e Margaret nėnvizohet se “pa pėrkrahjen e Lef Nosit nuk do tė mund tė kishte nxjerrė nė dritė shkrimet e saj”. Miqėsia e tyre mbeti deri nė fund e sinqertė dhe fisnike. Nė vitin 1946, kur Nosi ishte nė burg, i kryqėzuar si “Kolaboracionist”, skocezja Margaret Hasluck mori guximin dhe e i shkroi njė letėr gjeneral kolonel Enver Hoxhės pėr t’i falur jetėn Lef Nosit. Nė tė, ndėr tė tjera, nė letėr thuhet: “Jam gati me u-prezantue si dishmitare pėrpara ēdo gjyqi shqiptar pėr me i kallzue punėt e tij, vetėm se edhe nuk u-shėrova prej nji sėmundjeje fort tė keqe qi mė ka ra vjet nė Cairo, e doktori nuk mė ep leje qi t’udhėtoj…. Guxoj me ju shkrue ashtu, shkėlqesi, si mikesha e Shqipnisė qi jam dėftye gjithmonė, kur tė vij nė Shqipni, po tė mė epni leje, do tė ju dėftej ca letra prej Shqiptarėve qė thojnė se unė jau mora sigurimin zyrtar e indipendencės sė Shqipnisė nė shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotėsoj mirė librat qė jam tue shkrue pėrmbi Shqipninė…. Ashtu ju shkruaj kėt letėr si private. Nė qoftė se do tė keni mirėsinė me pranue kėt lutje, do tė jau di pėr nder gjithmonė. Me nderime tė nalta, shkėlqes Margaret Hasluck d.v
Miku nga Izraeli
Familja Nosi ende ruan emėr tė nderuar nė Elbasan, madje edhe mė gjerė. Shėrbimet qė Lef Nosi i ka bėrė kombit janė tė gdhendura nė kujtesėn historike dhe atė njerėzore. Nipi i Nosit, Stilianua, njė tjetėr pinjoll i kėsaj familjeje, ėshtė i njohur si mjek i talentuar me karakter tė spikatur human. Gjatė Luftės II Botėrore familja e Nosėve strehoi shumė hebrenj nga terrori nazist. Mbas viteve ’90, ato u larguan drejt Izraelit, por njėri ndėr ta nuk i shkėputi kurrė lidhjet me tė. Hebreu Marko Menahemi, nė vitet e komunizmit u dėnua me katėr vite burg, pasi ndihmoi familjen Nosi. Mbesa e Lef Nosit, Adelina Kosturi e djali i saj, Skėnderi, mes shėnimeve dhe librave tė Lef dhe Stiliano Nosit ruajnė edhe disa nga letėrkėmbimet mes izraelitit dhe familjes sė tyre. Njėra ndėr to i drejtohet fėmijėve tė doktor Nosit dhe motrės sė tij, Adelinės, duke rrėfyer historinė si e arrestuan pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė familjes Nosi gjatė regjimit komunist. Ja ēfarė shkruhet nė tė: “Ishte muaji i nxehtė i qershorit tė vitit 1944, kur ushtria gjermane mė ndiqnte pasi kishte marrė informacione tė sakta se unė isha izraelit. Mes shumė rekomandimesh tė marra u drejtova nė familjen Nosi nė lagje “Kala”, ku jetonte dr. Stiliano Nosi bashkė me gruan e tij, Eleonora dhe djalin Vasil me nusen. Nė kėtė shtėpi u njoha edhe me motrėn e doktorit, Adelinėn, e cila ishte e martuar nė Tiranė. Nė tė njėjtin oborr banonte edhe Lef Nosi, njė nga tre regjentėt e Shqipėrisė nė ato vite. Kur nisėn kontrollet e gjermanėve nė banesat e lagjes “Kala”, me ndihmėn e doktor Nosit unė u dėrgova nė njė dhomė nė fabrikėn e alkoolit tė familjes Nosi, e cila ndodhej nė periferi tė qytetit. Ēdo ditė fėmijėt e doktorit mė sillnin ushqime. “Qėndrimi im, vijon Marko Menahemi, nė kėtė dhomė nuk do tė ishte i gjatė, pasi u zbulova nga Gestapo dhe u arrestova. Familja Nosi bėri ē’ishte e mundur qė unė tė lirohesha nga qelitė e burgut. Mes shumė telasheve unė u lirova. Ato mė strehuan nė spitalin e tyre nė Llixha tė Elbasanit. Pas ardhjes sė komunizmit, familja Nosi mė kėrkoi qė tė qėndroja nė Shqipėri dhe tė punoj nė fabrikėn e tyre, duke ditur se unė isha inxhinier e specialist nė disa fusha. Vendosa tė qėndroj me ta… Duke rikujtuar momentet e arrestimit tė Lef Nosit, miku nga Izraeli, shkruan nė letėr: “Mbaj mend se njė ditė (pas Luftės) mė vjen Vasili, djali i Stilianos ( doktor), dhe mė kėrkon ndihmė qė tė fshihnim xhaxhain e tij, Lef Nosin, pasi e kėrkonin komunistėt. Unė, Vasili dhe babai i tij Stiliano shkuam nė Tiranė te njė mėsuese, emri i sė cilės ishte Fahrie Averiqi, nė Rrugėn e Kavajės. Qėllimi ishte qė tė ndėrmjetėsonim te Nako Spiro, (sekretar organizativ i Rinisė Komuniste pas vrasjes sė Qemal Stafės) qė Lef Nosi tė dorėzohej vullnetarisht, sepse, duke u dorėzuar vullnetarisht, nuk do ta dėnonin me vdekje. Edhe pse nuk isha dakord, kėrkuam Nako Spiron por ai nuk ishte, kishte shkuar me shėrbim nė Moskė. Nė kėtė situatė, Lef Nosi kėrkoi tė dorėzohej nėpėrmjet nipit tė njė mikut tė tij, figurė e shquar e historisė sonė kombėtare. I thashė Vasilit se nuk e besoja kėtė njeri, por panarėsisht, rreth mbrėmjes e ēuam Lefin tek ky njeri. Vasili shkoi dhe kontaktoi personin nė fjalė, i cili i qetėsoi dhe i tha t’ia sillte Lefin nė shtėpi. E pėrcolla unė Marko Menahemi. Personi nė fjalė, duke kujtuar qė unė mund tė isha Vasili, mė tha “mos u bėj merak tani Vasil”. “Po atė natė Lef Nosin e arrestuan, dhe siē na tregon vetė nė burg ku shkuam dhe e vizituam, vetėm pak minuta pasi e kishte futur nė shtėpi, ky person i kish thėnė “Lefi, tė kėrkojnė te porta”, ai sa hapi portėn, e arrestuan”. Po atė natė do tė arrestohesha edhe unė, bashkė me Vasilin dhe Stilianon, tė cilėt do tė mė pėrcillnin pėr nė vapor, pėr tė shkuar nė Izrael”, vijon letrėn Marko. Marko Menahemi u dėnua me 4 vjet burg, vetėm pse ndihmoi familjen Nosi, dhe mundi tė bėjė vetėm njė vit e gjysėm. Ai qėndroi mė pas nė Elbasan, duke punuar nė profesionin e tij si inxhinier, deri nė vitin 1990. Sapo erdhi demokracia, ai u nis drejt Izraelit.
MIRANDA SADIKU
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 14:58   #3
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Todi Lubonja




Todi Lubonja lindi nė 13 shkurt tė vitit 1923 dhe vdiq mė 19 nėntor tė vitit 2005, ishte njė nga intelektualėt opozitarė tė diktaturės komuniste.
Biografi

Todi Lubonja si i ri mori pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Lubonja u bė njė emėr i njohur si drejtor i pėrgjithshėm i Radio Televizionit Shqiptar dhe nė kėtė post ai do tė mbahet mend, si njeriu qė solli njė frymė liberale dhe profesionale edhe pse ishte anėtar i Komitetit Qendror. Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTSH, ishte njė rast pėr tė vėnė nė shėnjestėr, njė grup intelektualėsh, ku padyshim ndėr mė kryesorėt ishin Todi Lubonja e Fadil Paērami. Lubonja shkarkohet. Por dėnimi i tij dhe i Paēramit pėr veprimtari armiqėsore si pjesėtarė tė tė ashtuquajturit “grup liberal”, ndodhi nė 1974, pas Plenium IV. Familja e Lubonjave internohet, ndėrsa i biri i tij Fatos Lubonja bėn gjithashtu burg politik si i ati. Lubonja doli prej andej vetėm me erėn e ndryshimeve demokratike nė Shqipėri.

Veprat

Nė kėto 15 vjet Todi Lubonja ka lėnė dėshminė e tij tė sinqertė nė disa libra qė do tė ndihmojė nė njė tė ardhme pėr ta parė historinė me sytė e dėshmitarėve. Janė librat autobiografikė “Nėn peshėn e dhunės”,"Ankthi pa fund i lirisė" dhe “Pse hesht shtėpia e muzikės”.
Todi Lubonja vdiq nė moshėn 82-vjeēare nė Tiranė.
http://www.google.com/url?sa=t&rct=j...37Q5Vupru5_srA
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 17:10   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Viktimat e diktatures komuniste - "Armiqte e popullit"

Kristo Kirka


Kristo Kirka, rilindasi i fundit shqiptar, vdiq ne burgun frontoje te Burrelit me 28 prill te vitit 1955. Po kush ishte Kristo Kirka, qe diktatura komuniste u hakmorr aq mizorisht ndaj tij ?
Kishte lindur ne Korēe ne vitin 1883, ne nje familje tregetare te ndershme, e mbrujtur me ndjenjen e shqiptarizmit. U edukua me dashurine per kombin shqiptar nga babai i tij, Dhimiter Kirka dhe dajua, Ciko Alla, nje nga 9 arhondet, qe qeverisen Korēen ne fillim te shekulli XIX. Mbaroi gjimnazin grek, por mbeti kundershtar i papajtuar me ‘megalomanine” dhe “panhelenizmin”. Per hakmarrje, u padit te autoritetet turke, si veprimtar i devotshem i ēeshtjes shqiptare. Per t’i shpetuar burgut dhe internimit, ne vitin 1905, ne moshen 22 vjeēare merr rruget e mergimit dhe vendoset ne SHBA. Behet nje nga veprimtaret me te spikatur ne kolonite shqiptare te Amerikes dhe vihet ne krye te levizjes, per krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne vitin 1908, se bashku me patriotet Sotir Peci, Vangjo Mileri, Spiridon Huani dhe Gaqo Dushi shkon ne New York, per te deshmuar dorezimin prift te Fan Nolit. Mbas kesaj fitoreje te shkelqyer te besimit ortodoks, qe behet pararendes perpavaresine e Shqiperise, Kristo Kirka, zgjidhet kryetar i shoqerise shqiptare “Besa – Bese” dhe zhvilloi aktivitet te etshem politik. Me 1913, Federata pan shqiptare “Vatra” e nis Kristo Kirken me mision, per t’u takuar me udheheqesit e shoqerive shqiptare ne Ballkan. Nga Rumania, kthehet ne atdhe dhe ne krye te nje delegacioni, shkon ne Durres, per t’i uruar mireseardhjen princ Vidit, Mbretit te Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1914, rrok pushken dhe vihet ne balle te luftetareve te Themistokli Germenjit, per te mbrojtur Shqiperine juglindore nga andartet greke. Luftetaret e lirise, sado trima qe ishin, u detyruan te terhiqen para ushtrise se rregullt greke. Kristo Kirka, diten e zeze kur greket pushtuan Korēen, e pershkruan ne kete menyre:
“Ishte mbremje. Pasi kisha bere nje cope rruge, u ndala dhe mbajta frymen. Po lija pas qytetin tim, qe e desha aq shume. Qyteti m’u duk i pergjumur, me hijen e vdekjes, si jorgan hedhur mbi vehte. Zemra me dridhej nga hidherimi. Te nesermen ne mengjes pashe, qe ushtria greke po zbriste nga mali i Moraves dhe hynte ne Korēe. Dheu m’u rrotullua, shikimi m’u err, gjunjet m’u prene, nuk me mbajten me kembet. Me rrodhen lote te nxehte faqeve. Nuk i fshiva, i lashe te rridhnin, qe te lehtesoja shpirtin. Me dhimbje ne zemer, mora rrugen e ikjes ne drejtim te Vlores. Tek ecja pa folur, ndjeja nje lemsh te helmet qe me zinte fytin. Me digjej gjoksi nga zjarrmia...”
Kthehet perseri ne Amerike. Se bashku me Nolin dhe Konicen, mbron me zjarr ēeshtjen shqiptare, me pende dhe me goje. Perleshet me grushta ne mes te New York-ut me demagoget shoviniste greke, qe predikonin, se gjithe ortodoksest e Shqiperise jane greke.
Ne vitin 1921, se bashku me Nolin, dergohet ne Shqiperi si perfaqesues i shqiptareve te Amerikes. Po ate vit zgjidhet deputet i Korēes se bashku me Nolin ne Parlamentin e pare shqiptar, ku mbron te drejten dhe te verteten. Bashkepunon ngushte me Nolin, Mehmet Konicen, Mit’hat Frasherin, Faik Konicen, Ahmet Zogun, Peshkop Kolecin, Sotir Pecin, dr.Turtullin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashen, Qazim Kokoshin, Dhimiter Kicimbran, Hysni Currin, e te tjere atdhetare te shquar te asaj kohe, per krijimin e nje partie Kombetare Popullore, programin e se ciles e harton vete Kristo Kirka, me ide kombetare dhe nga me perparimtaret e kohes.
Kristo Kirka, ishte nje nga iniciatoret per thirrjen e Kongresit te Beratit, ne shtator te vitit 1922, ku u shpall Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare. Merr rrugen per Stamboll, ne krye te nje komisioni, per t’i kerkuar patrikut njohjen e Kishes Autoqefale Shqiptare nga Patrikana e Stambollit. Per te gjitha keto veprimtari, nderohet nga Kisha Shqiptare me dekoraten “Per kujtim dhe honor te veprimtarise ne dobi te Kishes Autoqefale Shqiptare”
Ne vitin 1924, Kristo Kirka emerohet konsull i Shqiperise ne Boston dhe me vone ne New York. Nga viti 1925 – 1929, Kristo Kirka, ka pasur detyren e kryetarit dhe nenkryetarit te Federates pan shqiptare “Vatra”. Ne vitin 1933 kthehet familjarisht ne atdhe dhe ne vitin 1935 emerohet nenprefektne Himare. Krahina e Himares ishte bere problematike per shtetin shqiptar, mbasi nje grusht njerezish qe e hiqnin vehten mė greke se greket, kerkonin hapjen e shkollave greke dhe privilegje te veēanta ne krahinen e Himares. Kristo Kirka, me zgjuarsine dhe vendosmerine qe e karakterizonte, ua dogji ne duar planet djallezore agjenteve te panhelenizmit. Ne vitin 1937 transferohet nenprefekt ne Bilisht, ku fiton respektin dhe dashurine e popullit te Devollit.
Gjate luftes italo – greke, kur ushtria greke hyri ne qytetin e Korēes, ne dhjetor te 1940, Kristo Kirka arrestohet nga autoritetet pushtuese dhe internohet ne kampin e Kosinjes, afer Athines.
Gjate viteve 1942 – 1944, Kristo Kirka emerohet kryetar i Bashkise se Korēes, detyre qe e kryen me pergjegjesi te larte qytetare. Aderon ne Ballin Kombetar dhe zgjidhet anetar i Komitetit Qarkor te Korēes. Komunistet duke njohur simpatine qe Kristo Kirka gezonte ne popull, u munduan ta terheqin ne te ashtequajturen Levizje Nacionalēlirimtare, qe nuk ishte gje tjeter, veēse nje gracke dhe mashtrim per vendosjen e diktatures sllavo – komuniste ne Shqiperi. Ftesen qe i derguan per te marre pjese ne Kongresin e Permetit e hodhi poshte me perbuzje. Miklimet djallezore te komunisteve, nuk e tunduan patriotin e sprovuar, Kristo Kirka. Kur repartet komuniste hyne ne Korēe, ne tetor te vitit 1944, i pari qe u prangos ishte Kristo Kirka, ai Kristo, qe shkriu gjithe jeten per Shqiperine e qe u quajt tradhetar e armik i popullit. Komandanti i garnizonit te qytetit, Beqir Balluku, shkon ne burg, per te takuar Kristo Kirken dhe per ta njohur ate burre, fama e te cilit, qe kthyer ne legjende. Me krenarine e fituesit Beqir Balluku i drejtohet me keto fjale Kirkes: “Gjithe jeten dhe pasurine e shkrive per Shqiperine, por fati te denoi, se nuk erdhe me komunistet”. Dhe Kristo Kirka, kryelarte, i pergjigjet, “Detyren ndaj atdheut e kam kryer me nder e me zemer. Nuk jam aspak i penduar”. Per hir te se vertetes duhet thene, se Beqir Balluku, urdheroi lirimin e Kristo Kirkes nga burgu, mbas 12 ditesh arresti. Ai kthehetne shtepi dhe veteburgoset, duke ndjere rrezikun qe i qendron mbi koke, si shpata e Demokleut.
Ne qershor te vitit 1946 arrestohet per te dyten here, por kesaj radhe, ai s’do te kthehet kurre me ne Korēen e tij te dashur, as gjalle dhe as i vdekur. Ata, qe s’kishin as fe dhe as atdhe e denuan me 20 vjet burgim “ne emer te popullit” si armik i popullit. Vendimin e denimit te padrejte, te dhene nga varrmihesit e kombit, ai e priti pa iu dridhur qerpiku, duke sjelle nder mend fjalet e rilindasit te madh, Sami Frasheri, se “Kur lartesohen kriminelet, njerezit e ndershem kalben ne burgje”. Lajmi i denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit, qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant ne gjimnazin e Korēes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”. E dergojne ne kampin shfaroses te Vloēishtit, per te punuar si skllav ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe.
Persekutimi komunist ndaj familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete. Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne ēastet e fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur, qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te se ciles po i paraqesim me poshte:

Vdiq flamurtari i moēem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoēem
E pa u perkule njehere

Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!... Per atdhe!”


Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere. Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i diktatorit Ēaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset ne New York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen e ēeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij, emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e martireve te kombit.

* marre nga libri “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Mustes.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 17:16   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Re: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Njė libėr pėr njė martir, Kristo Kirka




Nga Reshat Kripa


Nė galerinė e madhe tė martirėve qė ka nxjerrė ky komb dhe tė pasqyruara nė letėrsinė e re shqipe, njė vend nderi zė edhe libri i ri i Uran Butkės “Kristo Kirka” qė sot ne po e promovojmė. Karshi kollosėve tė tjerė tė nacionalizmit shqiptar, duke filluar nga apostulli i shqiptarizmės, Mit’hat Frashėri, Safet Butka e tė tjerė martirė, sot kemi ndėr duar njė libėr pėr njė dishepull tjetėr tė nacionalizmit, pėr njė nga burrat e rrallė qė zor se mund t’i gjesh nė ditėt e sotme. Nė libėr, krahas aktivitetit tė kėtij martiri nga dita e lindjes deri sa mbylli sytė nė qelitė e burgut tė Burrelit, do tė gjesh edhe mendimet e miqve tė tij pėr tė, apo kujtimet e djalit, Nikos dhe vajzave, Merit dhe Ritės.Tė gjitha kėto tė japin pėrshtypjen se ke tė bėsh me njė njeri tė jashtėzakonshėm, njė individ qė, pėr tėrė jetėn, nuk rreshti sė punuari pėr atdheun dhe lirinė e tij.
Ėshtė bėrė zakon qė letėrsinė e kėsaj natyre, mbi ngjarje historike tė shtrembėruara nga propaganda komuniste, apo heronj qė i vunė gjoksin luftės pėr ēlirim kombėtar, ta quajnė “Letėrsi e burgut”. Personalisht nuk jam dakord me njė emėrtim tė tillė. Kėto vepra nuk janė njė pėrshkrim i thjeshtė i ngjarjeve qė ndodhnin brenda mureve tė burgjeve, sado tė dhimbshme qofshin ato. Ato janė letėrsia e vėrtetė shqiptare qė duhet tė lulėzojė nė vend si kundėrvėnie e veprave falso tė sė kaluarės qė nė mė tė shumtėn e rasteve nuk kishin asnjė vlerė, pėrveē asaj qė i shėrbyen regjimit pėr qėndrimin e tij nė kėmbė. Kryevepėr ėshtė ajo qė i reziston kohės.
Njė vepėr e tillė ėshtė edhe libri i fundit i Uran Butkės , pėr tė cilin po flasim sot. 28 prill 1955. Nė burgun e Burrelit mbyll sytė, nė moshėn 72 vjeēare, Kristo Kirka. Disa muaj mė vonė, kur i mbėrriti lajmi i kobshėm, luftėtari nacionalist dhe intelektuali mėrgimtar, Qazim Prodani do tė shkruante nė gazetėn “Besa”:
Biri i Korēės, djepi i shqiptarizmit, Kristo Kirka, burrė e shqiptar i madh, me virtyte morali e patriotizmi tė lartė, mbylli sytė nėn thonjtė e armiqve tė kombit nė burgun e Burrelit. Burrat e destinuar pėr histori, qė shpirtėzojnė legjendėn e krenarisė sė njė kombi, qė “thyhen por nuk pėrkulen”, rrojnė dhe vdesin tė mėdhenj.
Njė nga kėta ishte dhe Kristo Kirka. U shua nė qelitė e burgut mė tė tmerrshėm tė vendit, por mbeti njė vigan i kėtij kombi. Trashėgimtar i cilėsive mė tė larta tė shqiptarit ai, me veprat e tij, lartėsoi nė mbarė botėn emrin e kombit shqiptar. Ai shquhej pėr nder trimėri, qėndrueshmėri dhe shpirtmadhėsi. Dhe ja se si miku i tij i burgut, Arshi Pipa, i thurri vargjet e mėposhtme:

Vdiq flamurtari i moēėm!
Si rrojti, vdiq me nder,
I pastėr, i devotshėm,
Pa u pėrkulė njė herė.

——————————

Nuk fali, nuk mallkoi,
Po kur fjala iu pre,
Ndigjuem qysh ankoi:
“Pėr flamur!…Pėr Atdhe!”


Lexoj kėto vargje nė librin e Uran Butkės dhe nė sytė e mi mė shfaqet figura e kėtij kollosi tė shqiptarizmės. Nuk do tė flas pėr aktivitetin e tij patriotik tė zhvilluan nė SHBA dhe nė Shqipėri gjatė viteve 1904-1944. Nė kėtė kumtesė, do tė flas pėr periudhėn e trazuar tė fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe tė restaurimit tė pushtetit diktatorial tė komunistėve.
U kthye nė Shqipėri nė fillim tė vitit 1938. Ishte njė figurė mjaft e njohur dhe e respektuar. Nė atė kohė nė qytet qarkullonin idetė qė i pėrhapnin disa elementė komunistė qė kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik apo tė tjerė tė frymėzuar prej tyre. Kristua, qė kur ishte nė SHBA kishte lexuar shumė libra ku pėrshkruhej karakteri terrorist i sistemit komunist dhe pėrshkruheshin tmerret qė ushtronte shteti socialist mbi popullsinė ruse. Kėshtu qė e kishte formuar opinionin e tij lidhur me kėtė sistem diktatorial Ndaj i kėshillonte miqtė qė tė mos binin viktimė e propagandės sė tyre, duke i paralajmėruar pėr rrezikun qė paraqiste njė sistem i tillė.
Ky ishte Kristo Kirka i atyre viteve tė turbullta, njeriu i ndershėm dhe patriot, i pėrshkruar nga Uran Butka me tė gjitha ngjyrat e gjalla tė penės sė tij prej historiani. A mund tė quhet tradhtar njė person i tillė? Veis Pipa shkruante:

Ndėr qela tė Burrelit u sos,
Me dhunėn e tradhtarit,
Me njollėn e kriminelit,
Mbi ballin e atdhetarit.


Pa parfunduar ende lufta, familja Kirka u bė protagoniste e dhunės sė ushtruar mbi tė. Qysh mė 25 tetor 1944, ditėn kur falangat terroriste komuniste hyjnė nė Korēė arrestojnė Kriston e mirė, simbolin e urtesisė dhe drejtesisė njerėzore dhe mbi tė fillon tė ushtrohet dhuna mė e egėr. Meqėnėse nuk mundėn tė siguronin “prova”, pas 18 ditėsh u detyruan ta lirojnė.
Vitet 1945-1948 ishin vitet e gjyqeve tė famshme kundėr “armiqve tė popullit”. Grupe tė mėdha “kriminelėsh lufte” nxirreshin para bankės sė tė akuazuarve. Kryetarė, prokurorė dhe gjyqtarė tė kėtyre gjyqeve ishin komunistėt mė agresivė si Koēi Xoxe, Nevzat Haznedari, Aranit Ēela, Shuaip Panariti, Irakli Bozo, Koēo Prifti, Sotir Qirjaqi, Niko Ceta e tė tjerė.
Gjyqet ndiqnin njėri-tjetrin. Pėr ēdo gjyq mbi dhjetė tė dėnuar me vdekje. Kėshtu u pushkatuan profesor Faredin Angoni nga Gjirokastra, nacionalisti Myrteza Zleusha, Juristi Mehmet Babani, oficeri i ushtrisė kombėtare Nazif Babani, juristi Qazim Frashėri, tregtari Fadil Garo, Faslli Frashėri, Petraq Katro dhe plot tė tjerė. Dhjetra tė tjerė me dėnime tė rėnda. Nga ky revansh e pėsuan juristi Xhevdek Kapshtica, agronomi Sami Bitincka, nacionalisti Sami Koprencka, ballisti Demirshah Stopani, 17 vjeēari Avni Xhomaqi nga Bejkova i cili akuzohej se paskėsh thėnė nė njė mbledhje tė popullit ku komunistėt kėrkonin tė mbėshtetej Titua nė kėrkesėn pėr Triesten:
– Ē’na duhet Triestja, neve na duhet Kosova!
Terrori filloi edhe mbi familjen Kirka. Mė 17 prill 1946 pėrjashtohet nga shkolla Nikua sė bashku me dy shokė tė tij. Nė njoftimin e pėrgatitur me kėtė rast shkruhet:
Bėhet e njohur se, sipas shkresės me nr. 284/II, datė 17.04.1946 tė Ministrisė sė Arsimit, Nxėnėsit Niko Kirka, Petro Zisi dhe Albert Kaēiroti, tė klasės sė VI-tė klasike tė kėtij liceu pėrjashtohen pėrgjithmonė nga tė gjitha shkollat e mesme tė Shqipėrisė.
Nuk vonoi shumė dhe mė 12.05.1946 me urdhėr-arrestin e prokurorit ushtarak Petrit Hakani arrestohet dhe Kristo Kirka me akuzėn “ armik i popullit dhe sabotator i i pushtetit popullor. Shtatė muaj hetuesi. Shtatė muaj tortura tė tmerrshme. Njė qėndrim dinjitoz i njė personaliteti tė shquar. Pas hetuesisė gjyqi. Prokuror Petrit Hakani. Kryetar gjyqi Gjon Banushi.. Kristua dėnohet me 20 vjet burg. Nė atė kohė ishte nė moshėn 63 vjeēare. Pas dėnimit vazhdoi pėrndjekja barbare nė burgjet e Korēės, Tiranės dhe pėr tė pėrfunduar nė atė tė Burrelit.
Por pėrndjekja vazhdoi mbi tė gjithė familjen e Kristos. Mė 29 qershor 1946 arrestohet Nikua dhe pas njė qėndrimi stoik nė birucat e Sigurimit tė shtetit dėnohet me tetė vjet. Prokurori Ushtarak Misto Bllaci nė pretencėn e tij deklaron:
Kanė bėrė mbledhje tė ndryshme ilegale kundra pushtetit, me qėllim terrori, duke shtuar vijėn e tyre nė masat e gjėra. Kanė tentuar tė organizojnė grupe terroriste nė radhėt e ushtrisė kombėtare, me qėllim qė tė rrėzojnė pushtetin me violencė dhe tė kryejnė atentate kundėr udhėheqėsave. Kanė sabotuar punėt vullnetare dhe tė rindėrtimit, si dhe zgjedhjet e ndryshme tė Frontit. Me njė fjalė, kanė qenė armiq tė betuar tė qeverisė demokratike.
Ndėrsa i lexohet njė pjesė e ditarit tė tij, Nikua deklaron me njė kurajė tė padėgjuar:
Jam kundėr pushtetit. Nuk jetohet me kėta qelbėsira. Kam shpresė nė ndėrrimin e regjimit. Kėtė ndėrrim e kam pritur nga politika e jashtme.
Kėtė kėmbėngulje nė parimet e tij, Nikua e pagoi me tortura tė tmerrshme si qėndrimi nė ujė pėr ditė tė tėra apo lidhja nė atė qė quhej “Shtylla e turpit”.
Pas dėnimit tė Nikos rrufeja qėllon edhe Androniqin, gruan e Kristos. Nėn akuzėn e mospagimit tė njė tatimi mbi tė ardhurat prej 36.920 lekėsh, arrestohet edhe ajo dhe mbahet pėr njė kohė tė gjatė pa u zhvilluar asnjė gjyq. Nuk kishte shumė kohė qė u kishin konfiskuar pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė luajtėshme tė familjes. Nė shtėpi mbetėn vetėm dy vajzat e reja.
Dėgjoni tani kujtimet e disa prej bashkėvuajtėsve tė Kristos qė venė ne pah karakterin e lartė tė figurės sė tij.

Tomor Aliko:
Ja, tani e kisha pėrpara Kriston, por ama nė birucėn e errėt tė burgut. U ula pranė tij dhe i mora dorėn. Desha t’ia puthja, por ai nuk mė la. – Bir i babait, – mė tha – ti je i ri, do tė jetosh dhe do tė shohėsh shumė ndryshime, se bota nuk do tė qėndrojė kėshtu. Vetėm urtėsia mund tė tė ndihmojė qė tė shpėtosh nė kėtė kohė. Mė more vesh, or bir?

Ceno Caushaj
Tjetėr ndjesi mė jepnin takimet dhe bisedat me tė burgosurin e moshuar tė burgut, Kristo Kirkėn. Atė e konsideronim babanė e burgut, jo vetėm pėr flokėt e thinjura, por edhe pėr qetėsinė, mendimet e urta dhe atdhetare. Ēdo bisedė ai e lidhte me Shqipėrinė dhe kombin dhe ēdo vlerėsim tė personave apo ngjarjeve, e bėnte mbi kėtė bazė, sa dhe si i kanė shėrbyer vendit dhe kombit.

Fatbardh Kupi
Kisha shumė respekt pėr patriotėt qė nuk i ishin nėnshtruar regjimit tė Enver Hoxhės dhe njoha shumė karaktere tė fortė dhe tė papėrkulur. Njė ndėr ata burra ishte edhe Kristo Kirka. Ishte burrė pa fjalė dhe tė impononte respek me sjelljen e tij.Kisha dėgjuar pėr aktivitetin e tij atdhetar dhe respekti qė ndjeja pėr tė ishte i veēantė.

Abdurrahman Kreshpa
Pėr Kristo Kirkėn kisha formuar pėrfytyrimin e luftėtarit energjik dhe tė politikanit fjalėzjarrtė. Por, kur e njoiha nė burgun e Burrelit, mė la tjetėr pėrshtypje. Fliste ngadalė por ēdo fjalė i zinte vend. Fliste vetėm pėr tė shkuarėn pėr tema historike. U shmangej bisedave aktuale. Shoqėrohej me pak njerėz, por ama tė gjithė e respektonin.

Leka Dosti
Tomorin dhe mua na transferuan nga burgu i Tiranės nė atė tė Burrelit. Atje morėm vesh nga tė burgosurit e tjerė se kishte pak muaj qė kishte mbyllur sytė Kristo Kirka. Nė atė burg-ferr, vdekjet nga torturat, sėmundjet dhe mungesat e ushqimit ishin tė zakonshme.

Arshi Pipa
I arrestuem pėr tė vetmin faj se nuk kishte qenė i gatshėm me brohoritė regjimin komunist, ai u dėnue tė mos delte i gjallė nga burgu.
Dhe elegjia e tij vazhdon tė buēasė nė veshėt e mi:

A u pezmatue, a u lodh?
Se ashtu u shpėrbly i pafati,
Se fėmija pranė s’iu ndodh,
Se vorr, as vorr nuk pati!


Poeti nuk mund ta dinte se pikėrisht njė ditė mė parė vdekjes sė tij e bija, Kristina, e kishte pėrjetuar vdekjen e tė atit. Ajo ndodhej nė Burrel ku kishte vajtur pėr ta takuar, por e kishte gjetur pa ndjenja. Mundi ta shihte nė sajė tė njė momenti, tė jashtėzakonshėm pėr atė periudhė, kur komandanti i burgut, Xhipe Mersini, e kishte lejuar pėr takim. Ja si shkruan ajo pėr kėtė ēast:
Babanė e kishin shtrirė nė njė krevat druri nė infermieri. I kishte rėnė njė nur i bukur.Dukej sikur mė priste
- Baba, jam Rina! – i thashė me njė zė tė dridhur, por ai nuk u pėrgjigj.
– Baba, baba! pėrsėrita edhe njėherė duke e shkundur, por ai nuk reagoi. Iu hodha pėrsipėr, e putha, e lava me lotė. Ai ishte gjallė, ndoshta mė dėgjonte, ndoshta kėrkonte ndihmė.Unė e shkreta nuk i jepja dot asgjė.
Atė natė qėndroi nė Burrel duke u pėrpjekur nė qytet pėr ndonjė doktor dhe ilaēe. Natėn nuk mbylli sytė pėr asnjė ēast. I kishte humbur shpresat. Tė nesėrmen kur shkoi pėr ta takuar nė burg, roja i dha lajmin e tmerrshėm se ai kishte vdekur. Kėrkoi tė merrte kufomėn e tij, por roja i tha se atė mund ta merrte vetėm pasi tė mbaronte dėnimi. Pas 40 ditėsh erdhėn familjarisht pėr tė parė varrin e tij. Kėrkuan tek qershiza e famshme por nuk e gjetėn. Ata edhe sot nuk e dinė se ku ndodhen eshtrat e tij.
Ditėt e fundit mė ra nė dorė njė poezi e njė poeti anonim. Nė njerėn nga strofat e saj shkruhet:

Por kėrkoj,
Kėrkoj mė kot,
tė gjej vendin
ku ka rarė,
nuk e di
a ka nė botė
njė tė vdekur
pa njė varr?


Ky vend, pėr fat tė keq ėshtė Shqipėria e jonė. Janė rreth 4500 martirė qė kėrkojnė njė varr ku tė afėrmit e tyre tė vendosin njė tufė me lule, apo tė derdhin dy pika lotė. Shteti komunist i mblodhi tė rėnėt e tij dhe u dha njė varr ashtu siē u takonte. Po shteti demokratik a do tė kujtohet pėr tė rėnėt qė dhanė jetėn pėr ditėt qė ne gėzojmė sot. Mendojmė se ėshtė detyra e kėtij shteti t’u jap atyre njė varr dinjitoz, nė njė varrezė dinjitoze, ku tė mos kenė mbi krye yllin e urryer tė komunizmit, pasi ėshtė pikėrisht ai yll qė i vrau.
Dihet prej tė gjithėve se njė fenomen i tillė ndodh edhe nė Kosovė me tė zhdukurit gjatė luftės pėr liri. Por qeveria Kosovare vazhdon me ngulm kėrkesėn pėr gjetjen dhe rivarrosjen e tyre. Nė fund tė fundit ata u vranė nga pushtuesi sėrb. Po pėr tanėt qė u vranė nga vetė shqiptarėt kur do tė kujtohet shteti ynė? Ne jemi nė pritje.
Duke pėrfunduar kėtė kumtesė, mė lejoni tė citoj njė frazė tė shprehur nga editori i gazetės “Dielli” nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, zoti Dalip Greca: Martirin, qė kishte tentuar tė bėhej engjėlli mbrojtės i atdheut, e kryqėzuan komunistėt, duke e lėnė edhe pa varr. Po shpirti? Doemos nė qiell!

Ju faleminderit!

Kumtesė mbajtur nė promovimin e librit tė zotit Uran Butka “Kristo Kirka” mė datėn 9 korrik 2012, nė sallėn e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 17:22   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Re: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Kristo Kirka, konsulli i Nju Jorkut qė vdiq nė Burrel
Kulture e Martė, Korrik 10th, 2012




Historiani Uran Butka, njė monografi pėr atdhetarin.U dėnua me 20 vjet burgim si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit” nė 1946.

Ndėrhyrja e Fan Nolit pėr lirimin e Kirkės.

Njė tjetėr figurė me pėrmasa kombėtare nxirret nga humbellat e historisė sė deformuar shqiptare. Bėhet fjalė pėr Kristo Kirkėn (1883-1955), patriotin shqiptar, njė nga themeluesit e shoqėrisė “Vatra” nė SHBA, bashkėpunėtor i Nolit e Konicės, deputet i Parlamentit shqiptar (1921-1924), konsull nė Nju Jork, zv.prefekt i Bilishtit, kryetar i Bashkisė sė Korēės, mė pas nėnprefekt i Korēės, gjatė pushtimit fashist e nazist, nacionalist, i cili nuk pranoi tė bashkėpunonte me komunistėt dhe tė vihej nė krye tė Frontit Demokratik. Kjo ishte arsyeja pse nė vitin 1946 u arrestua dhe u dėnua me 20 vjet burgim. Vdiq pasi kishte kryer 10 syresh nė Burgun e Burrelit nė moshėn 72-vjeēare. Nuk dihet se ku i prehen eshtrat. Ndėrkaq, i biri 19-vjeēar u dėnua me 8 vjet burg, ndėrsa gruaja e vajzat u persekutuan. Pėr t’i kthyer njė “borxh” qė historia shqiptare i ka Kristo Kirkės e gjithė familjes Kirka, historiani Uran Butka shkroi njė monografi, tė cilėn e quan thjesht “Kristo Kirka”, e ku pėrmes njė dokumentacioni tė pasur e kujtime familjarėsh tregon jetėn e atdhetarit. Kjo monografi u promovua dje nė ambientet e Akademisė sė Shkencave, nė njė ceremoni organizuar nga Instituti i Studimeve tė Krimeve tė Komunizmit dhe Shoqata e tė Persekutuarve Politikė. Nė njė fjalė pėrshėndetėse, drejtuesi i Institutit tė Studimeve tė Krimeve tė Komunizmit, Agron Tufa, u shpreh se pėrmes kėtij libri autori ngre para lexuesit disa pikėpyetje si: Kur do tė mund tė njihen ata qė bėnė historinė dhe qė u martirizuan pėr atdheun, deri kur do tė vazhdojė mashtresa mbi tė vėrtetat historike…? Sipas Tufės, jo vetėm brezat e mėparshėm, por edhe ata mė tė rinj po mėsohen me njė “realitet tė trafikuar historik”, qė nuk ka lidhje me tė vėrtetat historike. Pėr historianin Uran Butka, Kristo Kirka ėshtė “njė figurė me pėrmasa kombėtare, por fatkeqėsisht e harruar, e lėnė mėnjanė. Me rastin e 100-vjetorit tė pavarėsisė, pas njė pune tė gjatė nė arkivat e Shqipėrisė, tė SHBA-sė dhe sidomos tė ‘Vatrės’, kam bėrė pėrpjekje qė tė nxjerrė nė dritė kėtė figurė madhore tė kombit tonė”. Sipas Butkės, si rasti i Kristo Kirkės, ka edhe shumė figura tė tjera, qė duhen ridimensionuar dhe ėshtė detyrė e historianėve, studiuesve, po edhe mediave qė kėto figura t’ia bėjnė tė njohura publikut. “Sepse Shqipėria ka nevojė pėr figura tė tilla, qė e pėrfaqėsojnė denjėsisht atė. Pėrmes Kristo Kirkės nuk jepet vetėm veprimtaria e tij, por edhe e “Vatrės”, veprimtaria e Parlamentit tė parė shqiptar, ku ai ishte deputet nė 1921-1924, i delegacioneve shqiptare qė shkuan nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku ai ishte i pranishėm dhe sigurisht pėrpjekjet pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut”, thotė Butka. Mė tej kemi pėrzgjedhur disa pasazhe nga monografia “Kristo Kirka”, ku tregohet fundi tronditės i njė patrioti.

Nga libri


Gjyqi
Kristo Kirkėn e gjykoi dhe e dėnoi Gjykata Ushtarake e Tiranės, mė 17.12.1946, me trup gjykues kryetar Gjon Banushi, major, ish-partizan dhe prokuror ushtarak, kapiten Petrit Hakani, i njohur pėr egėrsinė dhe dėnimet ekstreme politike tė qytetarėve nė tė gjithė Shqipėrinė.
Kristo Kirka u pėrfshi nė njė gjyq politik bashkė me tė pandehur qė s’i kishte parė e njohur kurrė: Fatbardh Kupin, i biri i Abaz Kupit, Dule Kuke, bujk, Nuredin Koxhej, bujk, Ded Gjon Marku, i biri i Gjon Markagjonit, Skėnder Dine, i biri i Fiqri Dines, Nikolla Mole, komisioner, Loro Kubini, ish-oficer, nako Labi, tregar, teki Mezini, ish-partizan, Abdulla Ceka, Bujk, Rexhep Ceka, Bujk.
Organi i akuzės kishte hartuar njė akuzė nė terma tė pėrgjithshme pėr 12 tė pandehurit, tė cilėt nuk i lidhte asnjė veprimtari apo kontakt me njėri-tjetrin. Ndėrsa akuza e veēantė pėr Kristo Kirkėn, si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit”, pėrpiluar nga prokurori ushtarak Petrit Hakani, ngrihej mbi tri “faje tė rėnda” tė Kristo Kirkės, qė Gjykata i mori si tė mirėqena: “I pandehuri Kristaq Kirka, gjatė kohės sė okupacionit fashist ka qenė si nėnprefekt nė Bilisht dhe ka raportuar nėpunėsa me rastin e largimit tė tyre nga okupacioni fashist, ka shtypur popullin tue e akuzue pėrpara autoriteteve fashiste, me rastin e luftės italo-greke.
Me qenė se i pandehuri mė vonė ėshtė emėruar kryetar i Bashkisė Korēė, tue mbajtė nji qėndrim antipopullor dhe antikombėtar dhe nė interes tė fashizmit, veprimtaria e tė cilit provohet me nji varg shkresash qė ndodhen nė dosjen e tij pėrkatėse…
Mbas kapitullimit tė Italisė dhe me okupimin e Shqipėrisė prej nazizmit, i pandehuri merr pjesė nė organizatėn tradhtare tė Ballit Kombėtar, duke u bėrė anėtar i Komitetit qarkor dhe mė vonė emėrohet zv.prefekt i Korēės. I pandehuri, me anė demagogjie, ka gabuar njerėz duke i futur nė radhėt e kėsaj organizate… Mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, me rastin e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945, i pandehuri, duke qenė nė lidhje me Kol Rodhet etj. Dhe tė gjithė sė bashku nė lidhje me reaksionin e jashtėm janė munduar pėr tė sabotuar zgjedhjet pėr tė pėrmbysur pushtetin popullore me ndėrhyrjen e jashtme”.


Niko Kirka, i biri i Kristo Kirkės


Gjykata Ushtarake e dėnoi Kristo Kirkėn, mė 17.12.1946, me 20 vjet burgimi. Nuk kishte rėndėsi pėr Gjykatėn nėse ishin apo jo tė vėrteta akuzat, nėse pranoheshin apo jo nga tė pandehurit. Rėndėsi kishte qė ata tė dėnoheshin si armiq dhe, nė emėr tė popullit, tė mbushnin burgjet e kampet e pėrqendrimit tė punės sė pranguar si dhe t’u sekuestroheshin pasuritė. Natyrisht Kristo Kirka i kundėrshtoi dhe i rrėzoi akuzat e pathemelta nė ngarkim tė tij dhe pranoi me sinqeritetin qė e karakterizonte, veprime apo lidhje shoqėrore reale, edhe pse mund ta dėmtonin. Nė gjyqin e inskenuar dhe tė zhvilluar vetėm nė njė seancė tė shkurtėr formale, Kristo Kirka mbajti qėndrim dinjitoz. Nė fjalėn e fundit, sinqerisht, sepse thoshte tė vėrtetėn, por edhe njerėzisht, sepse i dhimbsej jeta tha: “Nė jetėn time nuk kam bėrė ndonjė send pėr kundra popullit. Kėrkoj nga trupi gjykues mėshirė dhe tė vendosė me njė ndėrgjegje tė pastėr”.
Familja Kirka dhe Harizi ishin tė shqetėsuara pėr fatin e Kristos. Por, edhe miqtė dhe bashkėluftėtarėt e tij, brenda e jashtė Shqipėrisė. Djali i Petro Harizit, Dhimitri, emigrant nė SHBA, i shkroi Fan S. Nolit nga Worcester-i pėr tė ndėrmjetėsuar pranė qeverisė shqiptare qė ta shpėtonte mikun e tij tė ngushtė. Natyrisht, nuk mund t’i shkruanin pjesėtarėt e familjes Kirka nga Shqipėria, sepse letrat e tyre censuroheshin nga regjimi dhe nuk shkonin nė destinacion.
Fan S. Noli u interesua menjėherė pranė qeverisė shqiptare dhe i ktheu kėtė pėrgjigje me telegram Dh. Harizit:

I dashur Tako:
Sipas letrės suaj, shkrova menjėherė atje ku duhet pėr ēėshtjen e Zotit Kirka. Kam shpresė qė lutja ime t’i hynjė nė punė dhe t’ia lehtėsonjė gjendjen.
Me bekimin prej zemre, mbetem
Uronjėsi juaj me Krishtin
Pshkop F.S. Noli

Tė bėn pėrshtypje pėrdorimi nga Noli i emrit tė shkurtuar Tako, siē i thėrrisnin Dhimitrit nė familje, gjė qė tregon pėr marrėdhėniet intime tė tij me familjet Kirka dhe Harizi. Por, as letra e Nolit nuk ndryshoi gjė nė atė sistem tė paarsyeshėm e tė pandjeshėm. Kristoja u kthye nga njė njeri, nė njė numėr nė Burgun e Tiranės, mandej nė atė tė Burrelit. Njė muaj pas arrestimit tė tij, i vunė hekurat tė birit.

Vdekja e Kristo Kirkės

Katerina, vajza e dytė e Kristos, e pėrjetoi e para vdekjen e babait.
“Ishte fundi i muajit prill 1955. Babai kishte tashmė 10 vjet nė burg. Mamaja kishte disa javė qė na thoshte se qeveria do tė bėnte me siguri njė falje tė pėrgjithshme dhe ta lironin babanė. Bile, e kishte parė edhe nė ėndėrr dhe i ishte mbushur mendja se lirimi i babait ishte punė ditėsh. Nė mėngjesin e 27 prillit, u ngrita herėt, sepse e kisha unė radhėn pėr tė shkuar nė Burrel. “Ushqimet mos i merr prapa, me qenė se ai do tė lirohet, por jepja tė burgosurve tė tjerė”, mė porositi nėna. U nisa bashkė me nėnėn e Gjergj Kokoshit. Arritėm me shumė peripeci e mundime nė Burrel, por ishim mėsuar. E kush i tregon ato! Menjėherė shkuam te burgu. Te porta e hekurt takuam zonjėn Ikbale Prodani dhe zotin Xhelal Koprencka, qė kishin ardhur tė takonin Sami Koprenckėn, mikun e babait. Samiu vuante nė burg, ndėrkohė qė edhe tė birin, Xhelalin, mė vonė e burgosėn dhe pasi e ridėnuan pesė herė, e pushkatuan. Donin t’i zhduknin gjithė brezat e nacionalistėve, siē ndodhi edhe me familjen tonė… U futėm tek oborri i jashtėm. Tek njė vendroje, vizitorėt thoshin emrin e tė burgosurit dhe dorėzonin ushqimet. Kur erdhi radha ime, gardiani mė tha se nuk mund t’i mbante ushqimet, sepse im atė ishte shumė i sėmurė dhe ushqimet nuk i bėnin fajde. Unė kėmbėngula qė t’i pranonte ushqimet se babai do tė bėhej mirė, por gardiani nuk ma zgjati. Iu luta qė tė mė linte ta takoja, por ai nuk mė dėgjonte mė dhe merrej me tė tjerėt. I lashė ushqimet atje dhe u ktheva e dėshpėruar sa mė s’ka. Rastėsisht pashė drejtorin e burgut, i veshur ushtarak dhe me ēizme tė gjata tė lustruara. U binte ēizmeve me njė kamxhik tė zi dhe bėnte shėtitje nėpėr oborr. Emri nuk mė kujtohet, por sjellja e tij dhe torturat ēnjerėzore kundrejt tė burgosurve e kishin bėrė tė famshėm. Megjithatė, mora guximin dhe iu afrova. “Shoku drejtor, jam e bija e Kristo Kirkės, i thashė. Gardiani mė thotė se ėshtė i sėmurė dhe nuk mund ta takoj. Tė lutem, mė lejo ta shoh e t’i them dy fjalė tė fundit, se ndoshta nuk e shoh mė!”. Ai ngriti kokėn dhe kėqyri me njė vėshtrim tė padeshifrueshėm, qė edhe sot e kam tė ngulitur nė tru. Mė pėrshkoi njė drithėrimė e akullt. Nuk do tė mė lejojė, mendova hidhur. Ai u kthye nga rojet dhe tha: “Lėreni!” Desha ta falėnderoja, po s’kisha pikė fuqie, mė ishte tharė goja dhe mė ishte mpirė mendja. Vetėm eca e pėrhumbur pas rojeve. U hap njė derė dhe hyra nė oborrin e dytė. U ēel dhe dera tjetėr, nėpėrmjet sė cilės hyhej brenda nė burg. Atje pashė Nesti Orolloganė, kushėririn e mamasė dhe Andon Frashėrin, mikun e babait, qė bėnė tė mė afroheshin pėr tė mė thėnė diēka, por rojet i shtynė tutje. Babanė e kishin shtrirė nė njė krevat druri nė infermieri. I kishte rėnė njė nur i bukur. Dukej sikur mė priste. Baba, jam Rina, i thashė me zė tė dridhur, po ai nuk m’u pėrgjigj. Baba, baba, e shkunda, po ai nuk reagoi. Iu hodha pėrsipėr, e putha, e lava me lot. Ai ishte gjallė, ndoshta mė dėgjonte, ndoshta kėrkonte ndihmė. Dhe unė e shkreta s’i jepja dot asgjė! Nė infermieri nuk kishte asnjė njeri, veē rojės qė heshtte. Dola te dera, pas sė cilės ishin mbledhur disa tė burgosur. Dallova Mihal Zallarin. Ku ėshtė doktori?, pyeta. A ka doktor kėtu? Ai uli kokėn dhe nuk m’u pėrgjigj. Atėherė dola nga burgu, me mendimin qė tė gjeja ndonjė mjek nė qytet. Nė ambulancėn e qytetit gjeta doktor Bakallin. E pyeta se ē’kishte babai dhe ē’ilaēe duheshin. Ėshtė nė gjendje kome, mė tha dhe u mundua tė mė mbushte mendjen se do ta kapėrcente edhe kėtė herė. Vrapova pėr tek axhensia e kamionėve dhe atje gjeta nėnėn e Gjergj Kokoshit, qė po kthehej pėr nė Tiranė, edhe ajo tejet e mėrzitur, se Gjergji ishte tuberkuloz nė gradė tė fundit, megjithatė e mbanin nė njė birucė tė mbushur me ujė. I dhashė njė letėr pėr Nikon, ku i shkruaja “Babai ėshtė shumė sėmurė. Tė niset mamaja me ilaēet”. Atė natė nuk vura gjumė nė sy. I kisha humbur shpresat. Mendimi se nė Burgun e Burrelit i futin njerėzit pėr t’i vdekur, nuk mė hiqej nga koka. Tė nesėrmen, mė 28 prill, pa gdhirė ende, shkova tek burgu pėr tė pyetur, po s’ma hapi njeri derėn. Kur erdhi ora e takimit, roja mė dha lajmin e kobshėm se babi kishte ndėrruar jetė. E mblodha veten dhe kėrkova tė mė dorėzohej trupi. Njė oficer mė tha se trupi mund tė merrej kur tė mbushej afati i dėnimit, domethėnė pas 11 vjetėsh tė tjerė! I ktheva shpinėn dhe ika nga sytė kėmbėt. Me zonjėn Prodani dhe Xhelal Koprenckėn, hipėm mbi njė kamion pėr t’u kthyer. Rrugės, afėr Milotit, ku kishim ndaluar, pashė nėnėn mbi njė kamion tjetėr, qė shkonte pėr nė Burrel. I thirra me sa fuqi qė kisha dhe kamioni u ndal. Shkova pėr atje pėrhumbshėm. Ajo e kuptoi menjėherė se ē’kishte ndodhur. U zumė nė grykė me njėra-tjetrėn dhe u shkrimė nė vaj. “Nuk i gėzove fėmijėt”, i thoshte ajo pėrmes ngashėrimės. Pas 40 ditėsh u kthyem sėrish nė Burrel, pėr tė parė vendin ku e kishin varrosur dhe pėr t’i vėnė njė tufė me lule. Por rojet na sorollatėn dhe mė nė fund na treguan njė vend me shkurre tek Qershiza, ku kishte vetėm kocka… Edhe sot nuk e dimė se ku i ka eshtrat…

Burgimi i Nikos

Nikon e arrestuan bashkė me Nikollė Dakajn, Trajan Xhekėn, peti Zisin dhe Pjetėr Cekėn, mė 29, 06.1946. Sipas prokurorit ushtarak, Misto Bllaci, ata akuzoheshin:
“Kanė bėrė mbledhje tė ndryshme ilegale kondra pushtetit, me qėllim terrori, duke shtuar vijėn e tyre nė masa tė gjera. Kanė tentuar t’organizojnė grupe terroriste nė radhėt e Ushtrisė kombėtare, me qėllim qė tė rrėzojnė pushtetin me violencė dhe tė kryejnė atentate kondra udhėheqėsave. Kanė sabotuar punėt vullnetare e tė rindėrtimit, si dhe zgjedhjet e ndryshme tė Frontit, me njė fjalė, kanė qenė armiq tė betuar tė qeverisė demokratike….”
Pas Hetuesisė, tė pandehurin 19-vjeēar, Niko Kirka, e nxorėn pėrpara gjyqit ushtarak pėr “faje tė rėnda” kundėr shtetit, nė datėn 28.09.1946. Kryetar i gjyqit ushtarak, Llazi Polena, prokuror Misto Bllaci…
Iu kėndua njė pjesė e ditarit dhe ai tha: “Jam kundėr pushtetit, nuk rrohet me kėta qelbėsira, kam shpresė nė ndėrrimin e regjimit, tė cilėn e kam pritur nga politika e jashtme”.
Njė nga akuzat nė hetuesi dhe nė gjyq pėr Niko Kirkėn ishte se rridhte nga njė familje reaksionare dhe se ecte nė gjurmėt e tė atit, Kristo Kirkės, i dėnuar me burg si armik i popullit. Nė pėrgjigjet e Nikos, ndonėse mund t’i shtohej dėnimi, ai shpreh respekt pėr babanė dhe dėshirėn qė tė kthehej sėrish koha e tij. Gjykata, nga ana e saj, shtoi dhe akuza tė tjera, duke e quajtur Nikon pjesė tė njė organizate qė pėrpiqej tė propagandonte kundėr pushtetit popullor, pėr ta rrėzuar atė: “Niko Kirka, me qėllim qė tė shtonte radhėt e organizatės, nė ēdo rast pėrhapte parulla kundėr pushtetit popullor, aq sa njė ditė, nė bahēen e Themistokliut kishin hapur me shokėt bisedėn pėr shtetėzimet, i pandehuri Niko Kirka nuk ka munguar tė kritikojė reformat e pushtetit, porse nga ana tjetėr, me qėllim poshtėrimi, ka folur midis turmės sė studentėve: “Tani nuk mbeti tjetėr veēse tė shtetėzojmė dhe gratė!” (Arkivi i Ministrisė sė Brendshme, pjesė nga gjykimi i N. Kirkės, 28.09.1946). Gjykata Ushtarake e dėnoi Niko Kirkėn me 8 vjet burg dhe humbjen e sė drejtės elektorale. Nikoja vetėrrėfehet: “Ishte dita e tretė qė mė kishin arrestuar. Mė kishin futur nė njė nga birucat qė kishin ndėrtuar nė bodrumet e godinės, dikur Konsullatė e Italisė nė Korēė. Isha i ri, gati 19-vjeēar, i fortė fizikisht, kėshtu qė e pėrballoja atė gjendje dhe nuk mė ligėshtonte qėndrimi nė atė kuvli nė errėsirė tė plotė. Por mė mundonte mendimi se sa e vėshtirė duhet tė ishte pėr babanė, nė moshė tė thyer e nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, atje nė birucat e Tiranės. Duke bluar kėto mendime, dėgjova tė hapej dera e bodrumit dhe njė ushtar mė tha tė shkoja mbas tij. U ngjitėm lart. Nė njė dhomė si zyrė, me nė krye njė tavolinė, ishin rreshtuar disa nga kaporionėt e Seksionit tė Divizionit tė Mbrojtjes qė mė vonė u quajt Sigurimi i Shtetit. Ishin Naum Bezhani, Petro Pobicka qė mė vonė mori emrin Petro Dode, Vaskė Nasto, Peēo Nedelli e Enriko Bimbli, tė cilėt kishin arrestuar mė parė babanė. Mė thanė tė ulesha nė njė karrige pėrballė tyre dhe filluan tė mė pėrmendnin disa fraza nga ditari im, qė e kish sekuestruar Enriko Bimbli, kur erdhi pas mesnate pėr tė arrestuar babanė. Gjatė atyre pyetje-pėrgjigjeve, Petro Pobicka, befas u ngrit, m’u afrua dhe mė dha njė goditje nė fytyrė me shpinėn e dorės. Ishte njė goditje nga ato qė quhen “me dorė tė thatė” dhe unaza qė kishte nė gisht, mė ēau buzėn nė anėn e majtė. Gjaku filloi tė rridhte. Sa mė dogji, sa mė dhembi ajo dackė! Mė vonė, gjatė burgimit mė kanė rrahur sa janė lodhur, mė kanė shembur nė hu, por djegien e asaj dacke e ndjej edhe sot! Ishte hera e parė qė mė qėllonin. Por e mbajta veten, babai mė kish mėsuar qė nė ēdo rrethanė tė qėndroja. “Kur tė ndodhesh nė zor, shtrėngo dhėmbėt dhe gjej shtegun pėr tė dalė”.

ALMA MILE
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 17:24   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Re: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Niko Kirka, “Pėr Mėmėdhenė”


Kumtesė e shkruar nga Mėrgim Korēa me rastin e promovimit tė librit nė New York.



Shum’i dashur Niko si edhe pjesėtarėt e familjes tėnde tė nderuar.
Tė dashur miq tė Nikos, pjesėmarrės,
Tė nderuar bashkatdhetarė, zonja e zotėrinj,

Nuk kam se si ta shpreh ndryshe, veēse plotėsim i vullnesės sė Zotit tė plotfuqishėm, qė sot po u drejtohem juve, pjesėmarrėsve tė kėtij tubimi, me rastin e paraqitjes vėllimit me shkrime, analiza si edhe krijime letrare tė mikut tė dashur Nikos. E fillova kėsisoji se vetėm Zoti ėsht’Ai qė parabolėn e jetės Nikos, qė 20 vjeēar tė torturuar pėr vdekje, jo vetėm nuk e kėputi qė nė atė rinķ tė herėshme sikundėr shumė tė tjerėve, por edhe mundėsoi ardhjen e ditės sė sotme ku Nikua po gėzon nderimin pėr vėllimin me shkrime dhe analiza tė tijat. E doemos pėrgjatė kėsaj hullķje nuk kam se si tė mos ndjehem edhe unė tejet i gėzuar pėr kėtė ditė tė shėnuar pėr Nikon por, nga ana tjetėr, edhe skajshmėrisht i mbushur me emocione qė mė jepet rasti ndonėse larg fizikisht, tė ndjehem nė mesin tuaj tek lexohen kėto radhė tė mija.
Librin e Nikos, si tė tjerėt miq tė afėrt tė tij, nuk diskutohet qė e kam lexuar e doemos edhe shijuar. Mirėpo tė veēantat e shkrimeve tė pėrmbledhur nė tė, pėrcaktuan edhe nevojėn pėr t’a rilexuar duke bėrė edhe shėnime nėpėr tė, aq sa rrjeshtat e ngjyrosur me tė kuqe, tė gjelbėr, tė kaltėr si edhe tė verdhė, mbase janė mė tė shumtė se radhėt e pangjyrosura ! Miqtė e Nikos qė e kanė lexuar vėllimin, e kuptojnė mirėfilli shtysėn e njė veprimi tė tillė nga ana e ime. Lidhur me lexuesit e ardhshėm potencialė, varet nga pikėpamjet e tyre se si do t’a presin materialin. Pėr njė gjė jam i sigurtė : edhe tė indoktrinuarit e pandreqshėm, sė pakut thellė nė ndėrgjegjet e tyre, (edhe nė mos e pranofshin publikisht), nuk kanė se si tė mos e kundrojnė me respekt si materialin e paraqitur e gjithashtu edhe personalitetin me vlera tė padiskutueshme tė autorit tė atyre analizave si edhe pėrfundimeve.
Tė gjitha shkrimet dhe analizat e Niko Kirkės pėrshkohen nga pozicionimi skajshmėrisht atdhetar dhe moralist i autorit. Domosdo lind pyetja aspak retorike : cila shtysa qė e ka bėrė Nikon tė pozicionohet kėsisoji ? Pėrgjigja shum’e natyrėshme tė ēon tek rrėnjėt e tija familjare ku atdhetįri i njohur dhe tejet i nderuar Kristo Kirka ka qenė babai i Nikos. Si rrjedhojė Nikua, qė me gjiun e nėnės, u mėkua me normat e pastra tė moralit shoqėror, me atdhedashurķnė e pakompromis si edhe me besimin nė Zotin. Mbi kta tre themele u rrit dhe u zhvillua Niko Kirka qė sot na paraqitet me kėtė vėllim tejet dinjitoz ku vetė titulli ia paraqit lexuesit kredon e autorit: Pėr Mėmėdhénė !
Lexuesi qė nė faqen e parė tė tregimit tė parė, ballafaqohet me njė relitet sa tė trishtė e po aq edhe mėsimdhėnės : nga njera anė prangosja e Kristo Kirkės duke e trajtuar me brutalitetin sikur tė ishte njė kriminel ordiner para syve tė tė birit 19 vjeēar, i cili e njihte t’Anė si bashkėluftėtar tė Themistokliut nė pėrpjekjet kundra andartėve si dhe osmanėve pushtues, e njihte si bashkėthemelues me Imzot Nolin tė “Vatrės” edhe e njihte si bashkėthemelues edhe tė Kishės Autoqefale Shqiptare. Kjo njera anė, shėmbulli patriotik qė i jepte i Ati. Por nga ana tjetėr Nikua nuk ia harron t’et edhe kėshillat qė i jepte ku ndershmėrķa, dashuria si edhe sakrifica ndaj Atdheut e gjithashtu mbrojtja e personalitetit tė tij tė ishin parėsore. E pėr kėtė tė fundit i kish thėn’edhe pėrsėritur “… bir, sa herė tė ndodhesh keq, shtrėngo dhėmbėt !” E pėrgjatė viteve tė pafunda tė diktaturės sė kuqe, tė pafunda herė u detyrua Nikua t’i shtėrngonte dhėmbėt qė t’i qėndronte besnik mėsimit tė t’Et pėr t’a ruajtur personalitetin e tij tė pa nėpėrkėmbur ! Kėtė gjė e dijnė si miqtė e Nikos por e rėndėsishme ėshtė se e dijnė edhe armiqt’e tij. Tė pakarakterėt ai i cilėson me emra e mbiemra si spiunėr qė nga bankat e shkollės e pastaj dora-dorės, kur vjen rasti, ai i denoncon si edhe hetuesit e torturuesit e pashpirt. E shtati i Nikos 20 vjeēar rritet e bėhet gjigant tek mėson lexuesi se si ia ka pėrplasur nė fytyrė edhe Aranit Ēelės kur i prangosur i pėrgjigjet prokurorit qė pohonte se nuk kishte frikė nga tė mbyllurit nė kafaz e Nikua i thotė : “… mbaje mėnd zoti prokuror, njė ditė ne do t’i marrim armėt e kėmbė tė gjallė nuk do tė lemė nga ju …!” E doemos kėrshėrķ ėshtė pėr ata qė nuk e dijnė, se ē’masė urdhėroi prokurori : tri dit’e tri net pa ushqim, pa ujė pėr tė pirė, i prangosur nė qelķn’e mbushur me ujė e pėr mė tepėr duke e torturuar pesė sadistė derisa lodheshin e kėputeshin ata, e nuk thyhej Nikua! Se ku e gjenin ata kriminelė urrejtjen pėr t’a torturuar Nikon, e dijnė ata edhe Aranit Ēela. Kurse Nikua e di mirė se ku e gjente ai forcėn t’u qėndronte atyre bishave. E gjente ai forcėn tek shtrėngimi i dhėmbėve! Nuk ia dha Nikua kėnaqėsķnė prokurorit me fytyrėn qė ia kish dhėnė tė pėrēudnuar Perėndia, qė tė mburrej e tė thosh se e kishte thyer Niko Kirkėn! Kurse sot, mbas 60 vitesh, tek e intervistojnė Aranit bishėn dhe e pyesin a e vret sadopak ndėrgjegja pėr ē’ka bėrė, ajo krijesė e pėshtirė pėrgjigjet pa as mė tė voglin ngurrim se vetėm kishte zbatuar ligjet e asaj kohe e prandaj edhe askush nuk e ve pėrpara pėrgjegjėsķė! Ē’fatkeqėsķ e skajėshme pėr vėndin tonė e ēfarė zhgėnjimi pėr Nikon tonė.
E kėsisoji dora-dorės, duke i kaluar nėpėr duar faqet e shkruara me njė vėrtetėsķ tekstesh historike tė mirėfilltė por tė ndershėm, logjikė rigoroze pėr t’u lakmuar, me njė drejtpeshim tė rrallė si edhe me njė zemėrgjerėsķ tė pashoqe prej njeriu qė godet por di edhe tė falė, autori gėrsheton me njė thurje vėrtet mjeshtėrore rrjedhėn e ngjarjeve tė 14 viteve duke filluar qė nga viti tashmė i largėt 1991. Mirėpo ai nuk ėshtė se bėn kronologjķ tė mirėfilltė. Niko Kirka kap probleme, simbas rrethanave tė caktuara. I trajton ato duke goditur ashpėr dukurķ tė gabuara. Dhe ē’ėsht’edhe mė e rėndėsishmja, ai merr pėrsipėr edhe shtjellon objektiva pėr t’u arritur! Me pak fjalė shkrimet e Nikos konstatojnė, godasin por japin edhe direktiva konkrete. Pikėrisht kėtu qėndron edhe e veēanta e shkrimeve tė tija. Ai nė Shtator 1991 ngre zėrin e thėrret: Atdheu nė rrezik. Tė shpėtojmė Shqipėrinė. Kėtij konstatimi i jep kokė duke propozuar tė formohet lidhja Bashkimi i Shqiptarėve, e cila t’u shmanget ideologjive, kredove dhe pikėpamjeve politike e t’a largojė nga pushteti Ramiz Alinė me klikėn e tij gjakatare. Problem tejet serioz qė shtronte asokohe Nikua ishte orientimi pėr veprim Tė dėnohet krimi por edhe kriminelėt! Nė vazhdim trajtohet problemi se si duhen ndihmuar vėllezėrit kosovarė. Pa lėnė tė kalojė koha, qė nė Korrik tė 1992-it, Nikua ngre problemin Ne dhe shovinizmi grek. Me atė rast e godet rėndė Ramiz Alinė qė e lejoi krijimin e shoqatės Omonia. Po atje nuk pajtohet me emėrimin e Eksarkut grek peshkop tė Tiranės dhe i drejtohet atij, sipas mėsimeve qė veē patrioti Kristo Kirka mund t’i jepte, me fjalėt: O do tė jetė Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, shtyllė e Shqiptarizmės, o kurrė mos pastė kishė, vegėl tė tė huajve! Shqipėria nuk ėshtė Trojė! E kėsaj teme, pėrgjatė librit, autori i kthehet dhe i rikthehet 13 herė! E analizuar mė thellė kjo dukurķ qė e ka shqetėsuar autorin, ndėr tė gjitha temat e trajtuara, kjo temė zė 20 % tė titujve!
Nga analizat mė tė goditura tė Nikos ėsht’edhe ajo me titull Ērrėnjosja e komunizmit, domosdoshmėrķ historike, botuar nė Janarin e vitit 1993. Un’e pėrcaktoj atė analizė tė pėrkryer sa i takon drejtpeshimit tė pohimeve. Tė pashoqe lidhur me shqyrtimin analitik tė rrugės sė ndjekur nga P.D.-ja me gabimet e saj. Mbėshtetur nė logjikė tejet rigoroze sa u takon masave pėr t’u marrė. Dhe sė fundi e quaj njė dokument historik tė pazėvėndėsueshėm lidhur me vlerat e pohimeve tė cilat do tė mbeten dokument historik se si duhej qeverisur, si nuk u qeveris si edhe cilat janė e do tė vazhdojnė tė jenė pasojat nė planin kombėtar!
Duke bėrė njė sintezė tė analizave tė vėllimit ku trajtohet problemi i njohjes sė historisė tonė kombėtare, pohimi i dhimbshėm i autorit ėshtė se Njeriu i ri socialist, me pamoralitetin e tij, i shėmbi bustet e diktatorit por e mori sė rishmi pushtetin!
Jam i detyruar tė pohoj pa as mė tė voglėn mėdyshje se, tek lexon tė gėrshetuara problemet e sistemit tė tregut tė lirė tė ndėrthurura me atė tė pronave, parashikimet e autorit janė skajshmėrisht largpamėse e kur tė lexohen kėto mbas dhjetra viteve do tė quhen tė dhimbėshme … por gjeniale!
Duke e ndjekur veprėn e Niko Kirkės pėrgjatė shtjellimeve tė saja, nuk kam se si tė mos pėrzgjedh si pikė referimi pohimin themelor tė Emanuel Kantit, qė tashmė ka fituar autoritet tė padiskutueshėm nė arenėn politike si edhe filozofike, e doemos tė bėj edhe pėrqasjet e duhura. Kanti duke ballafaquar politikanin moralist nga njera anė, pėrballė moralistit politik, thotė se nė qoftė se i pari nėnėshtron njohurķtė ndaj ecjes pėrpara gjithė kujdes, d.m.th. politikėn ia nėnshtron moralit, i dyti nuk e respekton moralin si doktrinė teorike tė sė drejtės. Ky i fundit praktikisht sillet nė mėnyrė tė pamoralėshme si edhe pėrdor mjete imorale pėr tė realizuar qėllime politike. Shikuar nga ky kėndvėshtrim, vėllimi i shkruar nga Niko Kirka na e nxjerr nė pah autorin si personifikimin e politikanit moralist. Pėrgjatė shkrimeve tė tija, Nikua ka si yll polar orientimi mėsimet e Atit tė tij tė nderuar, i cili e rriti tė birin duke i mėkuar njė moral tė shėndoshė, atdhedashurķ tė skajėshme si edhe bindje fetare. Para atdhedashurķsė Nikua i sakrifikon bindjet fetare. Por ama edhe atdhedashurķnė e tij, jo idilķke por nė praktikė, gjithmonė e gjejmė brėnda caqeve rigorozė tė moralit shoqėror! Shikuar nga ky kėndvėshtrim tejet i shtrirė, tė gjitha pozicionimet e Niko Kirkės sjellin njė risķ e cila duhet marrė si shėmbull nga brezat e ardhshėm tė studjuesve. Nikua, pinjoll i edukatės etiko-morale tė brezit tė Rilindasve, i detyruar dhunshėm tė heshtė pėrgjatė gjysėm shekulli, mbas shkėrmoqjes sė diktaturės mundohet t’a rikthejė analizėn e ngjarjeve kombėtare mbi binarė etiko-moralė. Mėnyra se si Nikua i shtron, i analizon e sė fundi jep edhe objektiva pėr t’u arritur, tė sjellin ndėrmėnd gjithė vargun e teoricienėve tė arėsyes sė shtetit qė nga Machiavelli edhe Luteri e deri tek varianti mė i pėrpunuar dhėnė nga Max Weberi. Ky shquan dhe pėrcakton dy etika : atė tė bindjeve, ose tė brėndėshme, siē e quan ai, nga njera anė, si edhe atė tė pėrgjegjėsķsė, nga ana tjetėr. Etika e bindjeve, (qė janė edhe mėsimet e tė gjitha besimeve fetare), ėsht’ajo e cila mėson tė mos vrasim, tė mos mashtrojmė, tė mos gėnjejmė, tė mbajmė fjalėn e dhėnė, tė ndihmojmė nevojtarėt, etj. e lidhur kjo edhe me tė gjitha pasojat qė mund tė ketė njė respektim i kėtyre normave, (mjafton tė kujtojmė kėtu qėndrimin e Niko Kirkės ndaj xhelatit Aranit Ēela). Kurse etika e pėrgjegjėsķsė ėsht’ajo simbas sė cilės veprimet politike duhet tė llogariten lidhur me gjykimin e pasojave, nga njė qėndrim i dhėnė, nė interes tė kombit, popullit si edhe shtetit ! Shikuar nga ky kėndvėshtrim, shkrimet e vėllimit tė Niko Kirkės janė njė gėrshetim ku pozicionimet e tija shkrijnė nė njė harmonķ tejet tė lakmueshme etikėn e bindjeve tė mbrendėshme me etikėn e pėrgjegjėsķsė !
Mendoj t’a mbyll kėtė paraqitje timen tė veprimtarisė publicistike tė Niko Kirkės duke u drejtuar njė thirrje politikanėve si edhe studjuesve tė rinj tė sotėm si edhe atyre tė ardhshėm :
Ju lutem lexojeni kėtė vėllim. Ata prej jush tė cilėt do t’a ndjejnė nevojėn t’a rilexojnė, nuk ka dyshim se gjatė veprimtarķsė tyre tė ardhėshme do t’a ruajnė e t’a pėrdorin si manual referimi sa herė t’u paraqitet nevoja !
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 17:27   #8
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Re: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

“KRISTO KIRKA” PROMOVOHET NE KORCE


Nė hapjen e promovimit nė emėr tė Bashkisė Korēė, pėrshėndeti zonja Vilma Petro qė e konsideroi Kirkėn si njė figurė tė shqiptarizmės dhe librin si njė kontribut tė vyer nė 100 vjetorin e Pavarėsisė sonė kombėtare…

Nga Arjan Th. Kallēo
qershor, 2012



Euxhenio Montale


Historia


Historia nuk zgjidhet/

Si njė zinxhir/

I pandėrprerė unazash./

Sidoqoftė/

Shumė unaza nuk mbajnė./

Historia nuk e pėrmban/

Tė shkuarėn dhe tė ardhmen/

Asgjė nė nė tė gurgullon/

Me zjarr tė ngadaltė./

Historia nuk ėshtė produkt/

I atij qė e mendon dhe as/

E atij qė e injoron…/

Historia nuk justifikon/

As nuk vajton,/

Historia nuk ėshtė e brendshme/

Sepse ėshtė jashtė./

Historia nuk shpėrndan/

Pėrkdhelje dhe goditje me kamxhik…/

Historia pastaj nuk ėshtė/

Ruspa shkatėrruese qė thonė./

Lė nėnkalime, kripta, vrima/

Dhe skuta. Ndonjė mbijeton…./


Kjo ėshtė poezia e njėrit prej nobelistėve mė tė mėdhenj italianė qė ia kadedikuar historisė. Natyrisht kjo ėshtė njė pjesė e shkėputur e saj, por qė pėrmban nė vetvete mesazhe tė mėdha dhe tė qarta pėr tė gjithė pasardhėsit. Duke e lexuar atė disa ditė mė parė, kur mė ftuan pėr tė marrė pjesė nė promovimin e njė libri, monografi me karakter historik, mendova se ėshtė kuptimplote tė lexohen tė gjitha mendimet e vyera qė bota na ka lėnė trashėgim dhe duke e pėrkthyer nė shqip ta sillja njė prej tyre pikėrisht nė kėtė ditė promovimi. Pėr shumė arsye qė gjithėkush mund t’i kuptojė, nuk e mora fjalėn nė kėtė takim, jo sepse nuk kisha ēfarė tė thosha, por i bindur se nuk do tė gjeja tolerancėn e duhur tek mendimet e mia. Tė flasėsh pėr historinė ėshtė diēka tjetėr nga hulumtimet dhe studimet qė lidhen pėr tė. Njė historian tek shkruan njė monografi, apo tek pėrpiqet tė hedhė dritė nė ngjarjet historike tė njė vendi, duhet tė ruajė paanėsinė e tij deri nė fund. Ky ėshtė qėndrimi mė i drejtė, pasi qėndrimet e tjera e shmangin vėmendjen nga vėrtetėsia dhe bie pre’ e gjykimeve tė njėanshme dhe tepėr tė rrezikshme pėr njė qėndrim tė drejtė ndaj historisė. Por ka edhe njė moment tjetėr, tepėr i rėndėsishė, ai i tė shprehurit pa ekuivoke dhe pa frikė tė mendimeve qoftė edhe kritike nė lidhje me ngjarje dhe figura, sidomos kur ke pėrballė fakte tė dokumentuara qė flasin qartė pėr to. Po i kthehem promovimit tė librit Kristo Kirka, tė zotit Uran Butka.
Nė hapjen e promovimit nė emėr tė Bashkisė Korēė, pėrshėndeti zonja Vilma Petro qė e konsideroi Kirkėn si njė figurė tė shqiptarizmės dhe librin si njė kontribut tė vyer nė 100 vjetorin e Pavarėsisė sonė kombėtare. Lufta dhe pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė e meritojnė njė vėmendje tė tillė pikėrisht nė kėtė pėrvjetor.
Mė pas zonja Klara Mitrushi theksoi se ėshtė e magjepsur nga analizat e autorit pėr patriotin Kirka qė pėrshkruhet nga filli i atdhedashurisė, njė atdhetar idealist qė ngriti njė monument tė gjallė nė zemrat tona. U ndal mė pas nė disa momente tė jetės sė tij qė nga lindja dhe tek roli I nėnės sė vet nė edukimin e tij pėr tė qėnė krenar dhe atdhetar i devotshėm pėr atdheun. Tek ai shohim nacionalistin e betuar. Libri ėshtė modeli analitik sesi duhet shkruar historia dhe njė libėr monument pėr tė qė nuk kurseu as jetėn pėr ėndrrėn pėr pavarėsi.
Zonja Shpresa Merdani nė fjalėn e vet theksoi se tek veprat e Butkės krijohet njė mjedis patriotic. Ėshtė njė monografi pėr patriotic Kirka duke u bazuar nė fakte historike dhe e meriton altarin e atdheut me veprimtarinė e shumėanshme nė dobi tė Shqipėrisė. Mė pas foli pėr jetėn e tij nė burg pas vitit 1944.
Zoti Agron Tufa foli pėr periudhėn e komunizmit ku njeriu ndryshoi karakterin, humbi identitetin dhe rrezikuam lidhjet me atdheun. Dėshmi pėr kėtė janė shkrimet e shkrimtarėve dhe intelektualėve qė vuajtėn nė kampet e diktaturės. Ai theksoi se ndihet keq qė shumė gjera nuk I njihte dhe I mėsoi pėrmes kėsaj monografie. Atydheu ėshtė bindje dhe kirka ėshtė ikona e atdhedashurisė. Duhen pranuar ata qė e bėnė Shqipėrinė dhe qė u martirizuan pėr atdheun. Tė vėrtetat historike nuk duhen manipuluar. Mė tej u ndal tek figura e tij si njė figurė edhe familjare dhe tek roli I tij sip rind pėr edukimin e fėmijėve tė vet. Faqet tronditėse tė librit flasin pėr realitetet tronditėse-theksoi zoti Tufa.
Autori i librit zoti Uran Butka tha se ėshtė krenar midis motrave dhe vėllezėrve korēarė dhe se Kirka ėshtė njė pėrfaqėsues i denjė dhe i shquar i Korēės pėr kohėn kur ai jetoi. Kristoja mori pjesė nė lėvizjen kombėtare nė Shqipėri dhe mė pas nė Amerikė. Bashkė me Nolin themeloi kishėn autoqefale, drejtoi shoqatėn Besa Besės dhe nismėtar i gazetės mė tė shquar tė kombit, Diellit. Pėr ta realizuar librin autori shfletoi Arkivin e Shtetit, tė ushtrisė, tė Vatrės, tė Familjes si dhe falenderoi pėr kontributin e shumė bashkėkohėsve tė Kirkės, midis tė cilėve edhe Skėnder Stefanllari.
I biri i Kristo Kirkės, Nikoja, nuk foli pėr librin, pasi ėshtė vepėr qė flet pėr babain e vet, por falenderoi pjesėmarrėsit qė me kėtė promovim nderojnė nacionalizmin shqiptar. Mė pas u ndal tek episodi i pushtimit tė Shqipėrisė nga nazistėn dhe rolin e tė atit dhe tė njė komisioni pėrfaqėsues nė bisedime me gjermanėt qė tė mos dėmtohej qyteti dhe popullsia e Korēės.
Nė njė artikull tė dytė do tė shpeh disa mendime pėr librin dhe shpresoj qė libri tė lexohet dhe secili tė njohė veprimtarinė e Kristo Kirkės dhe tė shumė shqiptarėve tė tjerė qė ishin bashkėkohėsit e tij nė Shqipėri dhe Amerikė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-09-2012, 17:46   #9
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Beqir Balluku




Ka qene Minister i Mbrojtjes me graden gjeneral .Ka qene figure e rendesishme e ushtrise,besnik i partise dhe i “panjollosur” politikisht deri me 1974 ,vit ne te cilin se bashku me disa ushtarak te tjere te larte u denuan dhe u ekzekutuan si “armiq te popullit”.
Cili qe shkaku qe coi ne kete vendim ekstrem, ndaj nje njeriu qe i kish sherbyer Hoxhes dhe partise, per gati 20 vjet me devotshmeri dhe besnikeri?

Ne vitet 1967-’68,kinezet bene disa ndryshime ne drejtimin e ushtrise ,ku midis tyre permendim dhe masat per heqjen e gradave ushtarake..Heqja e gradave solli probleme ne disipilinen e ushatrakeve,pasi duke qene se ushtaraket nuk dalloheshin me nga gradet ,kishte mosbindje ndaj oficereve dhe shkelje te rregullores.

Balluku me ndihmesit e tij ,e kuptuan kotesine e ketyre masave ,kotesine e mbrojtjes kombetare me stervitjen ushtarake te pergjithshme te masave,te cilet te pajisur me arme te lehta do te siguronin mbrojtjen e dhjetera mijera bunkereve te shperndara anekend vendit..Keshtu qe ,ata u munduan te bindnin Hoxhen e M.Shehun qe ishte e domosdoshme krijimi i nje ushtrie profesionale,te pajisura me taktika e mjete ushtarake moderne dhe te hiqesh dore nga ushtria e mases ,si ushtri joprofesioniste.Por,kerkesa e Ballukut per krijimin e nje ushtrie elite,jashte kontrollit te Partise,shkaktoi frike Hoxha e Shehu ,te cilat e konsideruan si menyre taktike per te rrezuar pushtetine tyre me forcen e ushtrise.,pra te organizimit ndaj tyre te nje grushti ushtarak.

Kaq u desh qe Balluku me mbeshtetesit e tij ne kete nisme ,te damkoseshin si “armiq te popullit” dhe te ekzektohen ,pavaresisht biografise se mire te tij 20-vjecare.

Menjehere pas kesaj ,udheheqja e trembur ,caktoi Shehun si Minister te Mbrojtjes dhe me kushtetute u vendos qe forcat e armatosura te vendoseshin nen udheheqjen e Partise dhe te Sekretarit te Pare(Hoxha) te saj si Komandant i Pergjithshme .Ne kete menyre, forcat ushtarake u vendosen nen kontrollin e rrepte te dy udheheqesve,Hoxhes dhe Shehut.

Teme Sejko




Ish komandanti i LANC-it ,Komandat i Pergjithshem i Flotes me graden admiral.

Pas ngjarjes ne bazen e nendeteseve ne ishullin strategjik te Sazanit,Vlore me 1961 dhe prishjes me ruset ,Hoxha filloi te “gjurrmoje” njerez te cilet sipas tij i kishin sherbyer ruseve tradhetisht per te permbysur dyumviratin Hoxha -Shehu. dhe per ta zevendesuar ate me nje udheheqje me miqesore ndaj Moskes.Taktike e njohur kjo e Hoxhes,qe pas prishjes me nje shtet ,do cilesonte si fajtore per kete bashkepunim njerezit qe ishin me te devotshem gjate asaj periudhe ,duke i cilesuar “bashkepunetore” te tyre ,te cilet kishin punuar mbrapa kurrizit me qellime djallezore per te permbysur udheheqjen.

Hoxha e akuzoi Hrushovin se kish rekrutuar admiralin Sejko,i cili kish studiuar ne BRSS,e te tjere pikerisht per kete qellim.Sejko e shume kolege te tij u arrestuan ,u gjykuan dhe tre prej tyre ,nder te cilet dhe vete Sejko ,u ekzekutuan ne maj 1961.
http://myourhistory.wordpress.com/20...te-e-popullit/
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-10-2013, 23:37   #10
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,633
Thanks: 1,830
Thanked 2,459 Times in 1,271 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 170
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Elena...pershendetje

Te pergezoj per hapjen e kesaj teme nuk e kisha par me par. Me fal por Todi Lubonja dhe Beqir bolluku ndonese u sakrifikuan nga diktatura per te mbjellur terror ne ambjentin e ngusht te tyre nuk ishin kundershtar te sistemit.
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2017, 12:59   #11
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,633
Thanks: 1,830
Thanked 2,459 Times in 1,271 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 170
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Qe tani e tutje kjo teme do te 'pasurohet' me viktimat e verteta te diktatures hoxhiane jo ata qe i sherbyen sistemit deri diten qe u ben kurban nga enveri per ti ber terror jo vetem popullit por edhe ata qe i kishte me pran.

Nje nga viktimat e para te diktatures vrastare Hoxhiane ishte nje nga mendjet me te ndritura te kohes, nje intelektuale e vertete qe u masakrua tmerresisht nga sadisti enver hoxha.




Mysine Kokalari

Musine Kokalari lindi me 10 shkurt te vitit 1917, ne Adale, te Turqise. Ne vitin 1921, familja e saj kthehet ne Shqiperi dhe vendoset ne Gjirokaster, ku Musineja kreu shkollen fillore. Nente vjet me vone, familja Kokalari vendoset ne Tirane. Ne vitin 1937, Musineja mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe” dhe me pas shkoi per studime ne Universitetin e Romes, ne Itali, te cilin e mbaroi shkelqyeshem ne vitin 1941. Ajo botoi librin e saj te pare “Sec me thote nena plake” ne vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari se bashku dhe me disa shoke te tjere formuan Partine Socialdemokrate. Nje vit me vone, me perpjekjen e saj, doli numri i pare i gazetes “Zeri i Lirise”. Ne vitin 1944, botoi librin e saj te dyte “Rreth vatres”, ndersa me 12 nentor te po ketij viti u pushkatuan vellezerit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Kater dite me vone e arrestuan dhe Musinene, te cilen e mbajten 17 dite ne burg. Ne janar te vitit 1945, u botua libri i trete i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Me 23 janar te vitit 1946, ajo u arrestua per se dyti nga forcat e Mbrojtjes se Popullit e gjyqi e denoi me 20 vjet heqje lirie. Ne vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan ne Rreshen, ku dhe doli ne pension me gjysme page. Ne vitin 1981, semuret nga semundja e kancerit, qe dy vjet me pas do ta largonte pergjithmone nga jeta. Dhjete vjet me vone, pra ne vitin 1993, Presidenti i Republikes i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracise”.


Burimi: Shqiperia.com
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg Musine kokalari sheradin berisha 1983.jpg (20.2 KiloByte, 68 shikimet)
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2017, 13:07   #12
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,633
Thanks: 1,830
Thanked 2,459 Times in 1,271 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 170
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"



1961/Musine Kokalari u internua dy muaj para se tė lirohej nga burgu
Bashkėlidhur dy dokumente qė tregojnė lirimin nga burgu tė Musine Kokalarit dhe vendimin e internimit nga komisioni pėrkatės. Musineja u lirua nga burgu mė 8.10.1961. Nuk jetoi asnjė sekondė nė Tiranė pasi Komisioni i Internim Dėbimeve pranė Kėshillit tė Ministrave me vendimin nr.53, datė 30.8.1961, e kishte internuar nė Rrėshen.
Nė fletėn e lirimit ka disa pasaktėsi rreth akuzave, ndėrsa nė fletėn e internimit ka njė parashikim tė gabuar pėr lirimin, pasi ajo doli nga burgu njė muaj mė vonė. Nė fletėn e lirimin, Musineja cilėsohet rrobaqepėse, profesioni qė ajo pati ushtruar nė Punėtorinė Qendrore tė Artizanatit. Regjimi i kriminelėve dhe injorantėve nuk e duronte dot kėtė intelektuale. Inferioriteti i bėnte edhe mė kriminelė persekutorėt e Musinesė.


Burimi: Kastriot Dervishi (historian dhe ish-drejtor i arkivit ne Ministrine e Brendshme)
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 16712047_1223591864355313_7893310568121032314_n.jpg (21.9 KiloByte, 66 shikimet)
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2017, 13:11   #13
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,633
Thanks: 1,830
Thanked 2,459 Times in 1,271 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 170
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"



1946/Dėnimi i Bashkimit Demokratik
Kjo ėshtė fotoja mė kryesore e pėrgjithshme e procesit gjyqėsor kundėr grupit Bashkimi Demokratik qė pėrbėnte opozitėn shqiptare tė vitit 1945, e pėrbėrė kjo nga monarkistėt e Qenan Dibrės, socialdemokratėt e Musine Kokalarit dhe qėndrestarėt e Sami Qeribashit. Nė atė kohė u gjykuan 37 persona, 4 prej tė cilėve ishin bashkėpunėtorė tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit (pararendėsja, pasi Sigurimi nuk ishte krijuar ende). Pra nė mesin e 37 tė dėnuarve gjenden edhe "Aleksi", "Dara", etj.
Zbulimi i grupit Bashkimi Demokrat nuk ka praktikė tė veēantė arkivore, por dokumente tė shpėrndara nė dosje tė tjera me ose pa lidhje midis tyre. E vėrteta e zbulimit tė kėtij grupi, pėrveē "Darės" dhe "Aleksit" ka "kontributin" edhe tė "Drinit", "Pranvdės", "Shkrimtares", etj. Sigurisht kėto tė dhėna nuk ndodhen nė dosjen formulare nr.2912 nė ngarkim tė Musine Kokalarit.
Procesi gjyqėsor ndaj grupit nė fjalė u zhvillua nė Tiranė mė 17-30 qershor dhe mė 2 korrik 1946. Pėrfundoi me 9 persona tė pushkatuar (mė shumė pėr ta do shkruaj nė postime tė tjera) dhe shumė tė dėnuar.
Kjo foto postohet nė kujtim tė 100 vjetorit tė lindjes sė Musine Kokalarit, e cila shihet djathtas. Pavarėsisht se fotografimi nuk ėshtė shumė cilėsor nė raport tė gjetjes sė planit tė shikimit, ka prodhuar tė vetmen foto qė tregon tė gjithė tė pandehurit sėbashku. Edhe pamja e ushtarėve qė shoqėrojnė tė pandehurit flet shumė.


Burimi: Kastriot Dervishi


P.s Po bie komentin e nje mikut tim, po e le anonim sepse e di qe do ta sulmojne dhe ai nuk eshte ketu per ta mbrojtur veten. Mendova se ishte nje gjykim shume i drejt dhe paraqitur shkurt dhe bukur.

"Mysine Kokalari. Bashkthemeluesja e partis socialdemokrate shqiptare e denuar me 20 vjet burg e vdekur ne harres ne interrnim.. Sot, kryetar te partis sociademokrate kemi dy shok: pseudo historianin e regjimit komunist, Paskal Milo e ish ministrin e diktatures , Skender Gjinushi. Gjithshka eshte permbys ne memedhe.. Nuk kam degjuar nje gazetar e dikush tjeter ti pyes keta zotri, c'kan te perbashket me kete zonje te madhe shqiptare!?"
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 16649248_1222778064436693_578241531741949534_n.jpg (23.0 KiloByte, 65 shikimet)
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2017, 17:56   #14
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,633
Thanks: 1,830
Thanked 2,459 Times in 1,271 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 170
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"


Me posht eshte dokumenti qe ambasada shqiptare i ka derguar asaj amerikane. Per me shume clikoni ketu: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=231249

Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 272401.jpg (22.1 KiloByte, 61 shikimet)
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2017, 19:52   #15
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,633
Thanks: 1,830
Thanked 2,459 Times in 1,271 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 170
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Shikoni ēfar niveli arsimor miserable kan patur organet shtetėrore tė kohės. Njė anglishte kaq e dobėt sa nuk ka ku tė shkojė. Sidomos nė kėtė nivel korespondence midis ambasadash nėse nė atė kohė Shqipėria ka patur ambasade. Ju qė dini anglisht lexoni shkresėn nė anglisht nė dokumentin me lart.
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-02-2017, 10:30   #16
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 47,205
Thanks: 16,485
Thanked 9,747 Times in 6,593 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 417
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Qe sot e tutje tek kjo TEMA do shkruhet ne Shqip.

Musine Kokalari Leterkembimi me Enverin.

Ne nje ceremoni te thjeshte ne mjediset e Ministrise se Kultures, kjo medalje iu dorezua mbeses se Musinese, Karolina Alimit. Gjithcka ne emer te kthimit te borxhit te madh qe ky vend i ka Musine Kokalarit. Ndaj edhe ministri Ylli Pango u shpreh se, “shpejt mendojme qe vepra e saj te botohet, pasi ajo eshte nje personalitet qe e nderon kombin tone”. Kontribut te madh vleresohet nga studiuesit se i ka dhene jo vetem politikes shqiptare, me themelimin e Partise Socialdemokrate ne vitin 1943, por sidomos per kulturen shqiptare, duke qene nje femer shkrimtare shqiptare ne nje kohe teper te trazuar. Mund fare mire te cilesohet edhe si e para shkrimtare shqiptare, pasi Elena Gjika, qe njihet si e tille ka shkruar ne Rumani, pra pertej kufijve te Shqiperise, ndersa Musine Kokalari, pasi kreu studimet, iu dha Shqiperise me gjithe forcat e saj. Duke deshmuar ne cdo hap anti-komunizmin e saj!

E megjithese ishte nje nder femrat intelektuale te rralla ne Shqiperi, fati i saj qe i mjere! Sa ne qelite e burgjeve shqiptare ne persekutim! Rresheni qe stacioni i saj i gjate e i fundit, ne te cilin qendroi gjate. Atje mundi te lere shume gjurme, pas ajo kishte rrugen e saj, ate rruge qe banoret e qytetit e pagezuan me emrin “Rruga ku shkon ajo...”.

“Ishte nje ze ne shkretetire Musineja, keshtu e cileson Agim Musta, nje prej njerezve qe pati nismen e madhe, e se bashku me nje grup intelektualesh ju drejtuan Presidentit per ta pagezuar ate “Nderi i kombit”. Mund fare mire te cilesohet edhe si rast unik per perndjekjen e saj ne te gjithe hapesiren e Evropes Lindore. Por ajo ishte e tille deri ne fund, me bindje te patundura antikomuniste. Ajo qe nje disidente deri ne frymen e saj te fundit.

Korrespondenca me Enver Hoxhen

Korrespodenca qe ka pasur me Enver Hoxhen, pohohet nga ish-drejtori i Arkivit te Shtetit, studiuesi Shaban Sinani. Por ajo cka thuhet eshte nje tjeter fakt, ai i nje propozimi te mundshem nga Enver Hoxha. Theksohet se, Musineja dhe Enveri kane qene kusherinj fare te afert, te dyte! Nenat e tyre ishin kusherira te para, vajza tezesh, ndersa ishin edhe kusherinj te katert nga babai. Studiuesi Shehu shkruan: “Ne vitin 1940-1941, nena e Enverit, i propozon nenes se Musinese per ta marre per nuse Musinene per Enverin. Enver Hoxha ishte ne dijeni per kete. Ai ka pasur korrespodence me Musinene per vite te tera, e kjo shoqeri ka pasur ne baze afrine gjinore qe kane pasur dy te rinjte, dhe letrat thuhet se jane me permbajtje te ngrohte fisnore”, shkruan Shehu. Cdo gje e cdo situate mund te lexohet ndryshe nga kushdo. Per te vijuar deri ne fund idene e tij, Shehu shkruan nder radhe, ne pak fjale eshte se Musineja e ka refuzuar Enver Hoxhen, per shkak te lidhjeve gjakesore, dhe kete Enveri nuk ja harroi kurre! Por ka gjase te mos kete qene pikerisht ky fakt qe coi ne nderprerjen e korrespodences se tyre. Pasi Enveri dhe Musineja kishin nje motiv me te madh per te mos kembyer me mendime mes tyre, ate te bindjeve. Musineja deri ne frymen e fundit qe antikomuniste, me gjithe vuajtjet qe i solli, ndersa do te qe e teper te komentoheshin bindjet e Enver Hoxhes.

Propozim edhe nga Mithat Frasheri

Vajze e hijshme qe lakmohej jo pak prej intelektualeve te kohes. Nje nder ta ishte edhe Mithat Frasheri. Sic shkruan studiuesi Novruz Shehu ne librin e tij, “Vajza uragan”, kushtuar figures se saj: “Ne vitin 1943, asaj i propozoi edhe Mithat bej Frasheri. Ata kishin korrespodence, kur ajo ishte me studime ne Itali. Ai e ndihmoi edhe per mbrojtjen e diplomes. Ajo e nderonte, por nuk e dashuronte. Musineja shihte tek ai gjakun e Rilindjes dhe ndricimin e saj ne gjithe fuqine e shekullit. Mithati i propozoi, por ajo nuk u fye, por nuk e pranoi, pasi dashuronte dike tjeter”. Gjithcka i perngjan dashurise se Getes, i cili kur rroku te 70-at, u marros pas nje vajze fare te re, vetem 17-vjecare. Edhe Mithati, ndonese ne moshe, nuk u mendua gjate ta propozoje, e me gjithe faktin qe kjo dashuri e tij nuk pati kurrfare perfundimi pozitiv, ai thuhet se e deshi deri ne fund te jetes se tij.

Doreshkrimi “Mbi jeten time”

Ka lene ne doreshkrim shumecka! Ne disa faqe pagezuar “Mbi jeten time” shkruan: “Komunistet me varrosen per se gjalli, se nuk iu kerkova falje ne gjyq per aktivitetin tim. Dhe pse do te kerkoja falje?…. Une s“jam fajtore…”. Ne nje seance gjyqi, ndersa dikush thirri se ajo duhet te denohej me vdekje ne litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e degjonte ate qe kerkonte populli, Musineja me qetesi iu pergjigj: “Neser kete do te thone edhe per ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo beri nje apologji te shkelqyer qe jep qarte edhe ne qendrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konsekuente dhe e paperlyer. Gjyqi komunist e denoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e te gjitha te drejtave civile dhe konfiskim te pasurise”. E dermuar nga vuajtjet dhe e rraskapitur nga punet e renda, Musineja u semur nga kanceri. “C’fat tragjik, shkruan ajo. Me doli edhe semundja kunder. Te pakten te kisha pak qetesi ne vitet e fundit te jetes sime”. E shtruar ne spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Ketu kuptova nje gje. Per mua jo vetem qe nuk interesohen, por kane qejf te me zvarritin. Dhe vete kontrollet e ketyre muajve s’kane gje tjeter vecse fjale te kota. Sipas rregullave, une duhet te isha operuar ketu e gjashte muaj me pare. C“do te ngjase?”. Duke iu referuar epilogut, dicka nga pervoja e saj: “Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbysjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk e di c’domethene familje”.

PS: lexim te mbare.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-02-2017, 11:24   #17
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,762
Thanks: 7,068
Thanked 8,317 Times in 5,333 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 396
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Ditari i Ndojit, si u bė gjenocid nė Mirditė pėr vrasjen e Bardhok Bibės

Konsiderohet si “Mandela i Mirditės” pėr rezistencėn nė burgjet komuniste, por me fat se si arriti t’i shpėtonte listės sė ekzekutimit masiv tė Mehmet Shehut si hakmarrje pėr vrasjen e mikut tė tij, deputetit Bardhok Biba. Quhej Gjon Mark Ndoj dhe dy dekada i kaloi nė qelitė e diktaturės, pėr shkak tė inskenimit tė prokurorėve dhe hetuesve, tė cilėt “e vunė” atė nė vendngjarje si vrasės. Themi “e vunė”, sepse Ndoj ishte arrestuar mė 27 prill qershor 1949, katėr muaj para ekzekutimit tė Bibės, 17 gusht 1949. Nė kohėn kur ndodhi ngjarja, Ndoji, mėsues me profesion, qėndronte i prangosur prej 4 muajsh nė hetuesi, pasi gjatė kohės kur ndiqte Liceun Franēeskan tė Shkodrės, sė bashku me disa shokė tė tjerė, krijoi organizatėn antikomuniste “Pėrpjekja Shqiptare”. Pas dy ditėsh intensive me seanca pyetjesh dhe dhune fizike ekstreme, mė nė fund hetuesit binden qė ai nuk kishte aspak lidhje me vrasjen e Bibės, por sėrish e dėnuan si “dorac” i eliminimit tė deputetit, duke e plasur nė burg nė moshėn 21-vjeēare. Ai u dėnua me njėzet vjet, dhjetė prej tė cilave i kaloi nė burgun e Burrelit.

Sigurisht, Ndoji nuk ishte viktima e vetme e pafajshme e asaj hakmarrjeje masive komuniste mbi mirditorėt. Pėr vrasjen e Bardhok Bibės u arrestuan mė shume se 500 burra, u internuan gra e fėmijė nėpėr kampet e pėrqendrimit nė Tepelenė e Lushnjė, mė tepėr se 300 familje. Katėrqind burra i nisėn pėr nė burgjet e Shkodrės. Njėqind tė tjerė u dėnuan me burgime tė gjata. Dhe mė tragjikja e tragjikes: Veē 24 orė pas vrasjes, mė 18 gusht 1949, janė ekzekutuar pa gjyq 14 persona, fiks nė vendin ku u vra Bardhok Biba: Llesh Mėlyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keq Beleshi, Dod Marka Biba nga Kthella. Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaēi, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka dhe Zef Vila. Prej kėtyre 4 janė varur nė konop dhe 10 tė tjerėt kanė qenė lidhur me kėtė material kur janė pushkatuar. Si u “sharruan” nė plumba, me urdhėr tė Mehmet Shehut u hodhėn tė gjithė nė njė gropė, ndėrsa ende nuk u kish dalė shpirti dhe pėrpėliteshin pėr ndihmė. Masakrimi u ndoq drejtpėrdrejt si njė “shfaqje artistike” nga rreth 2000 persona nga zonat e Mirditės e Shkodrės, tė cilėt ishin thėrritur me pahir nga Mehmet Shehu, i cili me rastin e gjenocidit, siē do ta quante Ndoji, kishte pėrgatitur njė fjalim, ku ndėr tė tjera theksonte: Jam betuar mbi varrin e Bardhok Bibės, se pa i mbushur 101 tė pushkatuar pėr hakmarrje, nuk do ta lėshoj Mirditėn dhe Kthellėn!. Nė kėtė shifėr tė vdekjes sė paralajmėruar ishte edhe emri i Mark Gjon Ndojit, por katastrofa e Shehut ngeli nė mes. Urgjenca e thėrriste nė Jug tė Shqipėrisė nė krye tė Divizionit tė Parė, ku sapo kishin nisur provokacionet greke. Ngjarjet e asaj kohe Ndoji i hodhi nė njė ditar qė mbajti nė burg, ashtu si edhe pjesėn e jetės sė tij “pa qiell”. Shkrimi vjen me germa nė miniaturė, shpesh me kode dhe i padeshifrueshėm. Njė pjesė e shkurtėr e kėtij ditari tė “Mandelės sė Mirditės” qė nuk jeton mė, vjen sot nė gazetėn “Panorama”, qė ka tė bėjė me situatėn nė burgje pas vrasjes sė deputetit Bardhok Biba…
***
Pa mėdyshje, veprimet e dhunshme qė kryen komunistėt nė Mirditė nuk ishin si u tha, hakmarrje pėr vrasjen e Bardhok Bibės, por ky qe shkaku qė dojshin me justifikue veprimin. Kėto masa ndėshkuese qenė tė parametrave tė nji gjenocidi tė plotė. Pra ishte nji armiqėsi e urrejtje e mahershme. Askurrė dhe asnjiherė nuk u zbut kjo sjellje. Edhe kur urrejtja u ba latent, inati ishte i dukshėm. Qenė ngjarjet nė kufinin greko-shqiptar qė reduktuan numrin e viktimave nga 101 qė kishte planifikue Mehmet Shehu nė 14 burra qė u ekzekutuen nė Valmer. Kishin marrė shumicėn e tė burgosunve qė ishte vendos pėr t’u gjykue publikisht, kur vetė kryetari i Degės, Abedin Tajari, erdhi e mė mori e urdhnoi nji civil qė tė daktilografojė. Pyetje afėr ngjasimit qė kėrkohej. Letra u ba nji kopje (procesverbal) e me tė nė dorė mė mori me vehte tue pyet pėr Ēarēanin. Si duket qėllimi i tij ishte me mė shmang prej gjyqit. Vija nė pėrfundim tė arsyetimit se isha i burgosun rreth dy muej para. Duket se nuk u muer parasysh spjegimi i kryetarit, se, pak kohė mrapa, mbasi mė pyeti me u sigurue pėr emnin, mė mori nji kapter e mė nxori nė korridor e me ēiftoi me Mark Tucin, e mandej na ēuen te shkolla ku u ba gjyqi. Shokėt tanė i kishin ulun nė disa stola tė gjatė. I njeha, ishin 24 e ne tė dy baheshim 26. Jashtė kishte mjaft njerėz e shumė ushtarė. Nė xhade ishin do makina tė ngarkueme me gra, fėmijė e pleq. Tashti e ma parė ndonji vaji fėmije, urdhna, kėrcėnime… nė ballė kardhi nesh ishte tavolina e mbulueme me flamurin kombėtar. Ishte klasa ku kisha dhanė mėsim dy klasave tė mia. Aty ku kisha dhanė mėsim unė, paraardhėsit e paraardhėsve tė mij, do tė rrinte trupi gjykues. Procedura qe e shpejtė. Seanca e parė, marrja nė pyetje pėr gjeneralitetet, dėshmitarėt, pretencė, vendimi i gjyqit nė katėr seanca pėr dy ditė me radhė. Kolegji i gjykatės sė naltė ushtarake ishte i pėrbamė nga kryetari i saj Bilbil Klosi me dy kapitena anėtarė dhe prokurori, zv.prokurori i pėrgjithshėm ushtarak, major Misto Bllaca. Meqenėse u mungoshin kryekėput provat sadopak fajėsuese, pėr tė pėrligjė vendimin e tyne, u duhej qė nė sy tė popullit tė shpikshin faje, por prej popullit nuk pranuen me dalė dėshmitarė tė rremė. Kėtė e banė nėpunės e kuadro tė rrethit. Dėshmitarė tė tillė kanė qenė: M.D. kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Rrethit, P.N.P. shef seksioni, L.T. kapter Sigurimi etj. Tue fillue prej arrestimit, ruejtjes, hetimit e mbikqyrjes, u ba vetėm prej M.P. tue lanė nė anė policinė. Brigada e M.P. e stacionueme nė Qaf-Shtamė, nėn komandėn e kolonel Zija Kambos, mbasi i hoqi prej radhėve tė saj tė gjithė ata mirditas tė paktė qė ishin tė inkuadruem nė kėtė brigadė, hynė natėn dhe u shpėrndanė nė tė gjithė rrethin administrativ tė Mirditės. Ata kryen rreth 500 arrestime, grumbulluen me forcė 300 familje nė pika tė ndryshme pėr t’i internue nė Tepelenė. U ekzekutuen 14 burra, 4 me varje dhe 10 me pushkatim nė sy tė popullit. Ndonji ra i gjallė nė gropėn e vorrit. Mandej, mitrolozėt grinė e coptuen kufomat tue terrorzue tė madh e tė vogėl qė ishin sjellė aty me detyrim pėr tė pa kėtė kasaphanė komuniste. Ndodhi konflikti kufitar me grekėt, se nuk dihet si do tė ndaleshin vrasjet…
***
Unė pata tre dėshmitarė. M.D. tha se unė kam pasė bisedė shoqnore me kriminelin Mhill Kol Gjatėn (qė u vra nė mal). Kam dhanė llogari nė gjyq mapara dhe jam dėnu me dy vjet burg. L.T. tha se e kam pa nė Shkodėr tu shėtit me vllanė e kriminelit… Ditėn e dytė pasdite, prokurori mbajti pretencė. Pėr 20 vetė kėrkoi dėnimin me pushkatim nė tė njėjtin vend (nė Valmer, aty ku u vra Bardhok Biba). Nji ndėr kėto tė 20 qė u dėnuen me vdekje e pushkatim qe edhe emri em. M’u duk se mbrenda meje diēka u kėput, kryet mė bahej se pa da rreh, si vaje grashė, tingllimi kombonė-kishe qė rrahin nė nji anė pėr tė dekun, nana e robtė. Nji ftohtėsi e akullt si rrymė pėrshkoi jo vetėm mue. Por nė ftyra zbe, asesi nga kobi i vdekjes, por nji zemrim qė shkakton ēudia pėr nji gja tė ēmueshme qė na bjen nga duert e thehet e bahet copa-copa. Ishim njizet vetė me nji fat tė pėrbashkėt, shokė e miq dashamirės dhe mbi tė gjitha na kėrkohej prova burrnore e qėndresės pėr tė qenė tė dejė ashtu sin a cilėsoi kundėrshtari – armik jo me faj, por nė pėrmbajtje. Ky pėrshkrim vlen pak pėr mue e tė tjerėt qė na u kthye dėnimi nė burg. Por u pėrket atynė burrave qė as u topitėn, as u dobsuen derisa dhanė frymėn e fundit nė nji vdekje makabre. Thamė tė vėrtetėn ne qė pshtuem prej vdekjes, na u duk jo e hijshme ta pranojshim me u nda prej shokve. Ata gjetėn forcėn tu na urue ne qė po pshtuem. Ndėr ata qė pshtuen qenė: Ndue Gjon Fusha, djalė i ri qė u dėnue me burgim tė pėrjetshėm, Mark Kola me 20 vjet e Kol Ndue Gjoni me 10 vjet, por qė tė dy vdiqėn nė burg pas 2-3 vjetėsh nga mungesa e ushqimit. Nė burgje, kampe pune dhe internim vdiqėn dhe tė burgosunit e tjerė, pasi tė dėnu pėr atė rast ishin edhe fėmijė, pleq e gra…
***
Tek gjykatėsit u vu re nji irritim kur Mrika, e shoqja e Bardhok Bibės, tregoi nji paknaqsi pėr 14 kaptina. Ajo u shpreh se pėr Bardhok Bibėn duhen vra 100. E kemi marrė dhe mendimin tuej, tha nėn za kryetari i trupit gjykues, por u ngjue. Ndėrsa tė afėrmit e tjerė tė Bardhok Bibės u munduen me pshtue njerėz. E motra e Bardhokut, nji grue e re dhe e hijshme kishte kėrkue pėr tre me emėn si nė moshė tė re qė t’i falte gjykata. Prokurori ndėr 20 vetė qė kishte kėrkue dėnimin me vdekje e pushkatim isha unė, Ndue Fusha e Mark Tuci. Ma vonė do tė merrshin vesht se kishte qenė Preg Kol Marku, kushrini i saj dhe B. dashamirės i yni qė e kishte nxitė dhe msue.
Nė fjalėn e mbrame, mbas pretencės sė prokurorit, unė thashė: Jam tash e tre muej e gjysėm i burgosun dhe organet e sigurimit kanė ba hetimet e veta. E deri mė sot nuk ka asnji fakt as me qenė nė bankėn e akuzės e jo ma kėrkesėn e prokurorit pėr dėnim kapital. Prandaj nuk kėrkoj mshirė, veē drejtsi nėse ka. Kur u ula, njė anėtar, kapiten i parė qė nuk ia mbaj mend emrin, mė pyeti: Kur je arrestue ti? Mė 27 prill, iu pėrgjigja. Ai e shėnoi. Ka gjasė se pat ndryshim nė synimet e para nė numrin qė duhej tė ekzekutoheshin si hakmarrje. Ngjarjet nė kufinin greko-shqiptar pėr disa ditė qė zgjatėn qenė alarmuese pėr Tiranėn. Kėshtu u detyruen me e mbyll problemin e Mirditės…
Mbas vendimit tė gjykatės, gjatė natės dhe tė nesėrmen, thrritėn shumė tė dėnuem me vdekje. Nėse ata do tė flitshin e do tė kallxojshin punėn armiqsore tė tyne e tė shokve, do t’u falej jeta. Nji tallje kanibaleske… Ti the nė gjyq se je i pafajshėm. Ashtu asht, u gjegja. Mė afroi nji letėr tė bardhė e penėn, deklaro kėtu se je i pafajshėm e tė pėrsėrisim gjyqin. Donte i keqi me mbajtė ende aty nėn hetim, e me mė akuzue si donte e si dinte ai. E kuptova djallėzinė e tij. Vendimi i gjykatės asht i formės sė prerė, u gjegja unė. Nuk e kisha kryer fjalėn kur nji grusht i fortė mė goditi nė tamth. Ma hiq sysh, i tha rojes. Sjella ushtarake e rojeve ishte shtazarake kur i muerėn tė dėnuemit. Duart ua shtrėnguen me pinc deri nė kocka. Jua kthyen prapė e i lidhėn dy e nga dy cup mė cup. Megjithėse ata kundėrshtuen e nguelluen me hec ma tepėr, i tėrhoqėn rrshqanė, motorrėt e makinave zhurmoshin jashtė, kėrcėnime, urdhna, shamje. Ndigjuem qė kishin fol ndėr veti. Kishin dekėn ata burra, por mundimi e rrahjet ishin ma tepėr. Atė ditė qė mbetėm gjallė, ishim vetėm kufoma tė gjalla…

Biba, deputet prej miqėsisė me Shehun
Bardhok Biba nė moshėn 28-vjeēare u lidh me komunistėt e Tiranės. Gjatė pushtimit fashist ai propagandonte doktrinėn komuniste. Kur Mehmet Shehu hyri nė Mirditė me partizanėt e tij, Biba u paraqit si njeriu mė i madh i asaj krahine. Bardhoku kryesoi mė pas nėnprefekturėn e Shėn Palit tė Mirditės dhe pati fuqi ushtarake tė shumta nė dispozicion, tė cilat ia dha Mehmet Shehu. Ai u bė deputet i Kuvendit Popullor dhe anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė. Bardhok Biba u vra rreth orės 14:00 tė datės 17 gusht 1949, nė pėrroin e Valmerit. Ekzekutimi i tij u organizua nga 53 persona, anėtarė tė “Komitetit tė Maleve”, qė ishin kundėr komunizmit. Pas aksionit, tė gjithė kėta u arratisėn nė Jugosllavi, ndėrsa nė Mirditė nisi reprezalja. Qeveria komuniste e Tiranės dėrgoi reparte ushtarake, ku nė operacion mori pjesė Divizioni i Parė qė ishte nė qendėr (fushim) nė Qafė Shtamė dhe qė komandohej nga kolonel Rido Cako nga Korēa, si dhe Brigada Speciale qė ishte vendosur nė Mirditė, e cila komandohej nga majori L. Bolena. Nė krye tė operacioni ishte vetė Mehmet Shehu bashkė me ministrin e Brendshėm Kadri Hazbiu. Nė operacion kanė marrė pjesė gjithashtu edhe dy kolonelė sovjetikė: Sakolovaski dhe Faloskini.

Kush ishte Gjon Mark Ndoji
Lindi nė vitin 1928, nė Orosh tė Mirditės. Pėrfundoi liceun “Iliricum” Franēeskan nė Shkodėr dhe nisi punė si mėsues. Pėr shkak tė veprimtarive antikomuniste, ai u arrestua nė vitin 1946 dhe u burgos pėr dy vite. Pasi u lirua nė vitin 1948, ai u riarrestua nė prill tė vitit 1949 pėr “miqėsi me kriminelė” e dogma tė tjera komuniste. Teksa 21-vjeēari qėndronte nė hetuesi, ai lirohet nga akuzat e para dhe akuzohet direkt pėr vrasjen e deputetit Bardhok Biba, ngjarje qė ndodhi mė 17 gusht 1949. Pavarėsisht paradoksit kohor, Ndoj u dėnua me dy dekada burg, ndėrkohė qė i shpėtoi vdekje-pushkatimit. I shleu tė gjitha vitet e burgut, periudhė gjatė sė cilės u mor me letėrsi e pėrkthime. Shkroi novela e tregime, si dhe tre drama dyaktėshe: Mujo Ulqinaku, Hasan Riza Pasha dhe Kordiani. Ka pėrkthyer nga frėngjishtja Historinė e Diplomacisė dhe Histori e Europės Moderne. Ėshtė bashkautor nė librin “Mirdita” (1997) dhe Kontakt Poetik (1998). Ndėrsa ėshtė autor i veprave: “Kardinal Ahuni”, “Ndėshkimi i pafajėsisė”, “Davida e Kulakut”, “Luftėtarėt e Mirditės”. Ndoji ka qenė kryetari mė jetėgjatė i shoqatės tė tė persekutuarve politikė ndėr rrethe, ku nė Mirditė e drejtoi nga themelimi nė vitin 1991 e deri nė vitin 2002, kur dha dorėheqje pėr shkak tė shėndetit tė dobėt. Ai ishte nė prag tė botimit tė ditarit dhe tė sistemimit tė njė dorėshkrimi pėr Kosovėn, kur ndėrroi jetė nė vitin 2006. Ndoj la pas bashkėshorten Vitore dhe katėr fėmijė: Tre djemtė Valentini, Alberti, Leonardi dhe vajzėn e vetme, Vera.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-02-2017, 12:00   #18
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 47,205
Thanks: 16,485
Thanked 9,747 Times in 6,593 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 417
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Talking Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

E cpo kellcet pushka m`kshill....
http://www.dailymotion.com/video/x334an0
A ka burra kjo kulle bre????
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-02-2017, 12:30   #19
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 47,205
Thanks: 16,485
Thanked 9,747 Times in 6,593 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 417
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Bardhok Biba u vra rreth orės 14:00 tė datės 17 gusht 1949, nė pėrroin e Valmerit. Ekzekutimi i tij u organizua nga 53 persona, anėtarė tė “Komitetit tė Maleve”, qė ishin kundėr komunizmit. Pas aksionit, tė gjithė kėta u arratisėn nė Jugosllavi, ndėrsa nė Mirditė nisi reprezalja.

Shenimi im: 53 cuba me ni bib a?????
Paskan shkue ne Jugosllavie a????
Si paska kthyer UDB-ja tek dulla a????
Mos i nxirrni shkja cubat ahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa......Ham!!!
Tung tash se jam per me punue.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-02-2017, 16:16   #20
par
V.I.P
 
Avatari i par
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Vendndodhja: Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak dinjitet vardiset anes.
Posts: 5,057
Thanks: 2,035
Thanked 2,951 Times in 1,645 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 107
par ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Viktimat e diktatures komuniste-"Armiqte e popullit"

Njė prej hetuesve tė qytetit tė Rrėshenit kishte thirrur nė zyrėn e tij njė burrė, familje e prekur nga regjimi komunist, i cili kish guxuar tė lajmėronte 5 – 6 vetė nė qytet, pėr vdekjen e njė pastrueseje tė vetmuar, e internuar. Sipas njė kodi tė lashtė sa jeta, ai i kishte ftuar ata pak “miq” ta shoqėronin bashkė pėr nė banesėn e fundit. Njė traditė e vjetėr nė Shqipėri, qė s’ėshtė tjetėrsuar kurrė, nga asnjė regjim apo tiran. Ishte gusht i vitit 1983. Hetuesi kėrciti dhėmbėt, e etiketoi armik dhe i deklaroi se nėse do tė merrte pjesė nė varrim, do ta arrestonte qė atė ditė.
– Nė burg do tė pėrfundosh qen, i kishte thirrur, duke e shtyrė jashtė pas paralajmėrimit kėrcėnues.
Gruaja 66-vjeēare qe dėrguar nė varreza e vetme, me karrocėn e komunales, shoqėruar nga varrmihėsit, asnjė prej tė cilėve s’e kishte dėgjuar emrin e saj. Quhej Musine Kokalari, e diplomuar nė Romė, njė prej emblemave tė femrės intelektuale dhe tė emancipuar shqiptare tė viteve ’40 – tė. Antikomuniste e vendosur, ajo kishte humbur dy vėllezėrit e pushkatuar nga regjimi komunist dhe gjithė jetėn, pas vitit 1945, e kishte kaluar nė burg dhe internim. Kortezhi i vetmuar, ose mė mirė i munguar, ishte ēnderimi i fundit qė regjimi komunist i bėnte asaj edhe nė rrugėn pėr nė varr.
Rreth 15 vjet mė vonė, i njėjti person qė kishte tentuar tė mblidhte pak njerėz pėr varrimin e Musinesė, trokiti nė derėn e Gjykatės sė Apelit pėr tė ndjekur njė problem prone, si shumė shqiptarė kėto vite. Gjykimin e ēėshtjes e kishte i njėjti hetues qė e kishte kėrcėnuar atėherė, i konvertuar tashmė nė gjykatės dhe me njė karrierė pėr t’u pasur zili, nė majat e drejtėsisė sė re shqiptare.
M’u kujtua dje ky detaj, qė e kam lexuar nė njė prej gazetave kryesore diku nė vitin 2003, me rastin e 20-vjetorit tė vdekjes sė Musine Kokalarit. M’u kujtua qė e kam pėrmendur historinė nė njė shkrim pėr ambasadorin Uithers nė vitin 2008 kur bėhej fjalė pėr ligjin e lustracionit dhe daljen jashte drejtėsisė tė atyre qe kishin pėrgjegjėsi pėr te shkuarėn komuniste. Atyre gjykatėsve dhe prokurorėve qė kishin qenė pjesė e sigurimit tė shtetit apo hetuesisė nė vitet e diktaturės. Njė ligj qė s’u zbarua kurrė dhe ju lejoi me qetėsi pėrgjegjėsve direkt tė atij sistemi, tė ishin edhe arbitra te sistemit tė ri. M’u kujtua sėrish sot, ndėrsa dėgjoj zhurmėn qė bėhet rreth Musine Kokalarit me rastin e 100 vjetorit te lindjes se saj.
Nė vitin 2008 nuk i kisha ndeshur ende arkivat personale tė Hoxhės, nė njė dokument tė tė cilave, kur e venė nė dijeni se Pen Club International kishte kėrkuar lirimin e Musine Kokalarit si njė shkrimtare e burgosur pėr bindjet e saj, diktatori pėrgjigjet: ende gjallė rruspia?!
Nuk i kam dhėnė dot kurrė pėrgjigje urrejtjes sė Hoxhės dhe drejtuesve komunistė pėr Musine Kokalarin. Njė urrejtje qė nuk u shua as nė ditėt kur ajo nuk pėrbėnte mė asnjė rrezik, nuk kishte asnjė zė publik, ndėrsa komunistėt ishin nė kulmin e pushtetit tė tyre. As nė kohėn qė u diagnostikua me kancer dhe kishte fare pak ditė jetė, por edhe atėherė ja ndaluan mjekimin nė Tiranė. Nė ditėt e fundit para vdekjes ajo shkruajti kėto fjalė tė trishta, qė ngjajnė edhe si testamenti i saj:
“Njoha kulturėn demokratike, njoha tragjedinė e pėrmbysjeve tė mėdha revolucionare. Njoha njė gjyq special. Njoha 18 vjet burg dhe 22 vjet internim me pėrplasje andej-kėndej. Njoha punėn e punėtorit me normė individe, njoha punėn e krahut me normė kolektive nė bujqėsi e ndėrtim. Njoha vetminė e vetėkėrkuar, shoqėrinė e rastit nė burg dhe gjithė ndryshimet qė pasojnė nga ky tėrmet i pandėrprerė pėr tė konsoliduar diktaturėn e proletariatit. Nganjėherė them me vete se nuk fitova gjė qė mbeta gjallė. Kam 38 vjet qė nuk e di ē“domethėnė familje. Ndoshta do tė ishte mirė tė kisha mbyllur sytė njėherė e pėrgjithmonė. Kėshtu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithė gjendjen tragjike…”.
Kokalari ndėrroi jetė duke lėnė fjalė qė ato pak gjėra personale qė mund tė vlenin t’i jepeshin muzeut tė Gjirokastrės. Ashtu siē kishte lėnė testament Mithat Frashėri qė gjithė pasuria e tij tė kalonte pėr Institutin e Albanologjisė kur tė ngrihej.
Sot 100 vjet nga vdekja e saj, nderimi ndaj Musine Kokalarit ėshtė nderim ndaj gjithė atyre qė e deshėn kėtė vend. Qė e deshėn me gjithė shpirt dhe e deshėn tė lirė. Por nderimi i Kokalarit apo kujdo tjetėr, ėshtė i paplotė, kur shumė nga masakruesit e saj nuk janė ndėshkuar kurrė. Si nė rastin qė rrėfeva nė fillim tė shkrimit ata mund tė jenė ende nė sistemin e drejtėsisė, mund tė kenė qenė nė parlament e mbase edhe nė qeveri. Pra kanė qenė persona tė nderuar. Njė vend nuk mund t’i nderojė tė dyja palėt njėsoj. Edhe tė persekutuarit edhe persekutorėt. Njė vend dhe njė shoqėri e tillė ėshtė thjeshtė njė shoqėri hipokrite. Njė shoqėri qė s’do mėsojė kurrė nga e shkuara e saj dhe as nga momentet e errėta qė e kanė shoqėruar.
Nėse nuk keni kurajo ta bėni kėtė; nėse nuk e kuptoni qė pėrgjegjėsit apo ndihmėsit e njė sistemi kriminal janė ende mes nesh dhe qėndrojnė gjithė aty, me po atė respekt, atėherė mos e shqetėsoni mė Musinenė. Lėreni tė prehet e qetė. Kur nuk ditėm ta respektonim nė gjallje, mos e vdisni pėr sė dyti, duke vėnė tė flasin pėr tė e ta kujtojnė ata qė e vranė dikur…
Blendi Fevziu
par nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur