Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Trojet shqiptare

Trojet shqiptare Ēdo gjė mbi trojet shqiptare: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Ēamėria. Ēfarė i bėn trojet nga vini ju mė tė veēanta?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 25-04-2019, 06:41   #21
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,438
Thanks: 15,900
Thanked 9,421 Times in 6,364 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Zgjedhjet presidenciale ne Maqedonine veriore!

Me turbofolk-patriotizėm nė qorrsokak.

Nė njė moment tejet delikat gjeopolitik, shumė shqiptarė dhe partitė politike opozitare shqiptare mes Kumanovės e Ohrit merren me dokrra patriotike ose s’interesohen fare pėr procesin demokratik. Kjo papjekuri mund tė ketė njė ēmim fatal.Kohėve tė fundit ka qenė pothuaj e padurueshme tė dėgjosh, lexosh e shohėsh jo pak shqiptarė nė Maqedoni, kryesisht militantė tė partive politike opozitare, duke u pėrpjekur tė njollosin ēdokėnd qė «nuk voton shqip». Tė «votosh shqip» domethėnė tė votosh kandidatin shqiptar. Kush nuk do tė bėnte kėtė – ose u quajt tradhtar ose shėrbėtor tradhtarėsh. Krejt kjo fushatė mori flakė e zjarr edhe nė mesin e brigadave tė mediave sociale, qė duke mos e kuptuar momentin tejet delikat historik e gjeopolitik nė tė cilin ndodhet Maqedonia e Veriut, kultivuan njė turbofolk-patriotizėm qė rrezikon ta fusė vendin sėrishmi nė qorrsokak.

Nė shėnjestėr u vu kandidati i Partisė Socialdemokrate tė Maqedonisė dhe i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Stevo Pendarovski. Mesazhi i turbofolk-patriotėve shqiptarė ishte ky: mos votoni «pėr shkaun», «mos votoni pėr sllavin», «mos votoni pėr Pendarovskin, sepse ai ka qenė zyrtar nė Ministrinė e Brendshme gjatė luftės nė Maqedoni». Kjo gjuhė e ndyrė shoqėrohej edhe me njė batare mbi «Ali Ahmetin tradhtar». Lehtėsia me tė cilėn nė ambientin politik shqiptar ngjiten etiketa tradhtie ėshtė e neveritshme. BDI – si ēdo parti e tranzicionit politik nė Ballkan – ka tė metat e veta dhe pėr kėtė duhet tė kritikohet, por gjuha e kafehaneve qė pėrdoret nga disa parti opozitare shqiptare nė Maqedoni nuk shpie nė asnjė cak tė duhur.

Nėse pėr shqiptarėt Stevo Pendarovski nuk qenka i denjė pėr t’u votuar, sepse para dy dekadave paska ushtruar njė funksion nė Ministrinė e Brendshme, atėherė jo vetėm nacionalistėt maqedonas mund tė pyesin: e pėrse tė lejojmė tė merret me politikė njė «terrorist» si Ali Ahmeti, i cili nga «mali u fut nė parlament e qeveri»? Si mund tė kultivohet kjo mendėsi edhe gati 20 vjet pas luftės?

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev prej se ka ardhur nė pushtet ka punuar shumė dhe nė fund e ka zgjidhur njė problem qė e ka mbajtur Maqedoninė (tashmė tė Veriut) peng tė politikave nacionaliste dhe mesjetare tė ndjekura nga Athina e Shkupi. Kjo politikė e papėrgjegjshme e absurde lidhur me ēėshtjen e emrit ka zgjatur 25 vjet. Greqia bllokoi hyrjen nė NATO dhe fillimin e negociatave pėr nė BE. Me zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit Maqedonia kreu formalitetet pėr t’u anėtarėsuar nė NATO. Se ēfarė do tė bėhet me negociatat pėr anėtarėsim nė BE, ėshtė ende e paqartė. Dhe paqartėsia mund tė rritet nėse nė Maqedoninė e Veriut dėshtojnė zgjedhjet presidenciale ose nėse fiton kandidatja e VMRO-sė, njė partie qė dėshiron tė prapėsojė tė gjitha tė arriturat e qeverisė aktuale tė qendrės sė majtė.

E dėmshme dhe, pėr fat tė keq, aspak befasuese ishte qė nė fushatėn pėr zgjedhjet presidenciale nė Maqedoninė e Veriut u kyēėn edhe politikanė nga Kosova si Albin Kurti, i cili e ka njė talent tė rrezikshėm qė t’i bashkohet ēdo kori partizan qė kėndon, mendon, brohorit, kėrcen e piskat «shqip» – me rėndėsi tė jetė kundėr «establishmentit». Po a nuk ishte kreu i Vetėvendosjes ai qė mė sė shumti e ka pėrkrahur Zoran Zaevin? A nuk i lavdėronte ai aq shumė politikat e reja progresive socialdemokrate nė Shkup? Tė shkuara, tė harruara. Sipas nevojės Kurti paradite ėshtė socialdemokrat, pasdite borizan nga Kalaja e Tetovės me tone tė ējerra patriotike.

A ishte ēasti i duhur pėr njė kandidat shqiptar pėr president tė Maqedonisė? Ashiqare jo, sepse shumica sllave ėshtė aq e pėrēarė nė dy kampe dhe duhet pak kohė derisa tė tejkalohet trauma e ndryshimit tė emrit – njė traumė fiktive, por edhe si e tillė nuk mund tė injorohet. Pa marrė parasysh cilėsitė e kandidatit shqiptar, kalkulimi ishte i gabueshėm: reduktimi i tij (sidomos nga Kurti dhe patriotėt e Facebookut) nė «kandidat shqiptar» doli tė jetė kontraproduktiv. Retorika e kandidatit shqiptar skiconte njė Maqedoni tė «bashkėjetesės etnike», por nė horizont pėrkrahėsit e tij e projektonin njė Maqedoni qė ėshtė vetėm diēka e pėrkohshme nė rrugėn drejt «bashkimit kombėtar». Pėr t’i hedhur pak vegetė kėsaj gjelle madje e kishin angazhuar edhe Shkurte Fejzėn – me gjasė Albin Kurti nuk mjaftonte.

Shumica sllave e maqedonasve mbetet e pėrēarė dhe e polarizuar. Regjimi i Nikolla Gruevskit me vite tė tėra ka arritur tė krijojė njė bazė tė gjerė – me para nga buxheti, me ushqim tė njė nacionalizmi tė helmėt, me urrejtje ndėretnike, me fjalor antiperėndimor, me lartėsim tė pansllavizmit. Pala shqiptare do tė duhej tė bashkohej dhe duke pėrkrahur njė opsion qytetar tė zgjedhė njė president qė garanton vazhdimin e rrugės proeuropiane tė Maqedonisė sė Veriut. Nė vend tė kėsaj partitė opozitare shqiptare (Besa qė dyshohet tė jetė degė e partisė sė padishahut turk nė Maqedoni dhe grupi politiko-popullist i Zijadin Selės) vendosėn qė betejėn e tyre legjitime kundėr BDI-sė ta zhvillojnė edhe pėrmes garės presidenciale. Njė gabim i radhės.

Konkurrenca politike ėshtė kudo e shėndetshme pėr demokracinė, por kjo duhet tė zhvillohet nė terren tė pėrshtatshėm dhe jo kudo ku jepet rasti. Ėshtė krejtėsisht legjitime tė luftohet BDI, por jo duke i mbyllur sytė para rrethanave gjeopolitike nė tė cilat ndodhet rajoni. Ka disa akterė qė gėzohen nėse dėshton qeveria e Zoran Zaevit – janė Rusia e Vladimir Putinit, Serbia e Aleksandėr Vuēiqit (e cila ka dėrguar spiunė e «gazetarė» pėr tė penguar ndryshimet demokratike nė Shkup) dhe mbi tė gjithė janė reaksionarėt maqedonas. Tė gjithė kėta nė masė tė ndryshme po luftojnė pėr tė varrosur pajtimin me Greqinė lidhur me ēėshtjen e emrit. Pėrballė kėtij mobilizimi pėr shqiptarėt nuk do tė duhej tė kishte fare dilemė se nė cilėn anė tė frontit duhet tė jenė.

A duhet tė ketė Maqedonia njė kryetar shqiptar? Pse jo. Por ai moment vjen kur tėrė Maqedonia tė funksionojė siē funksionon nganjėherė televizioni dygjuhėsor Alsat: kur, pėr shembull, moderatorja elokuente Zejxhane Osmani me lehtėsi driblon nga shqipja nė maqedonisht dhe anasjelltas, kur korrespondenti nga Ohri flet maqedonisht, e ai nga Tetova shqip. Nė kėso ēastesh Maqedonia ka njė sharm zviceran, por ende vetėm nė njė studio televizive. Njė kandidat shqiptar fiton atėherė kur atij ia falin besimin edhe maqedonasit nė Gjevgjeli. Ky kandidat nuk fiton me tubime tė izoluara nė Tetovė, ku brohoritet mbi lidhjet historike mes kėtij qyteti dhe Prizrenit. Kėtė lidhje sot askush nuk e pengon – pėrveē mungesa e strategjisė zhvillimore nė tė dy anėt e kufirit. Kjo lidhje do tė bėhet mė e fortė nėse Maqedonia pėrparon nė rrugėn drejt BE-sė dhe kufijtė me Kosovėn bėhet tė parėndėsishėm dhe shihen si shans.

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung», e cila ka merita historike pėr raportim korrekt dhe me njė simpati bazike pėr kėrkesat e shqiptarėve pėr barazi politike, ekonomike e sociale, dje nė njė shkrim analitik shkroi se Stevo Pendarovski do tė ishte garant i vazhdimit tė integrimit tė Maqedonisė sė Veriut nė strukturat euroatlantike. Fakti se socialdemokratėt e Zoran Zaevit dhe partia e liderit tė shqiptarėve tė Maqedonisė, Ali Ahmeti, kanė arritur qė njėzet vjet pas pėrfundimit tė luftės pothuaj civile mes maqedonasve dhe shqiptarėve tė kapėrcejnė hendekun etnik dhe tė fusin nė garė njė kandidat tė pėrbashkėt «ėshtė njė shenjė inkurajuese pėr Maqedoninė e Veriut. Sepse pėr shkak tė pėrbėrjes sė popullsisė ky shtet i Ballkanit ose ka njė tė ardhme multietnike, ose do tė shpėrbėhet».

Shtetet e vogla nuk gėzojnė shpesh shanse historike. Pėr tė pėrkrahur qeverinė dhe Maqedoninė nė pėrgjithėsi pėr tė zgjidhur ēėshtjen e emrit, vitin qė shkoi nė Shkup erdhėn kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i atėhershėm i Mbrojtjes i SHBA-sė, James Mattis, erdhėn zyrtarė tė BE-sė, ministra tė Jashtėm, rol pozitiv luajti edhe Edi Rama dhe ministri i atėhershėm i Punėve tė Jashtme, Ditmir Bushati. Rrethanat ndėrkombėtare po ndryshojnė shpejt dhe zor se Washingtoni, Berlini e qendra tė tjera me ndikim kanė kohė tė merren pėrsėri me njė ngatėrresė primitive ballkanike po qe se mendjemadhėsia e maqedonasve dhe mendjelehtėsia e shqiptarėve bėhen bashkė dhe nė postin e presidentes e sjellin njė populliste si Gordana Siljanovska qė synon rikthejė atė Maqedoninė pseudoantike dhe tė korruptuar tė Nikolla Gruevskit. Nė fushatėn elektorale Siljanovska nė mėnyrė konsekuente ka folur pėr Maqedoninė dhe jo Maqedoninė e Veriut. E paqartė ėshtė nėse ajo do tė betohej nė Kushtetutėn e Maqedonisė sė Veriut.

Krahas pėrēarjeve mes partive shqiptare zgjedhjet e sė dielės nė Maqedoninė e Veriut shpalosėn njė problem me tė cilin gati askush nuk po merret seriozisht: ikjen masive tė popullsisė shqiptare. Edhe pėr kėtė shkak pjesėmarrja e shqiptarėve ishte aq e vogėl, nė disa komuna rreth 17 pėr qind. Njė shifėr tmerrėsisht e ulėt. Patriotėt e Facebookut kanė qejf tė thonė se 50 pėr qind e gati dy milionė banorėve tė Maqedonisė janė shqiptarė. Nė mediat ndėrkombėtare ekziston njė pajtueshmėri e heshtur se shqiptarėt pėrbėjnė rreth njė tė katėrtėn e popullsisė sė Maqedonisė sė Veriut. Por sa shqiptarė banojnė me tė vėrtetė nė Maqedoni?

Evidente ėshtė se qytetarėt shqiptarė po protestojnė me kėmbė – duke ikur nga vatrat e tyre. Ky problem nuk do tė zgjidhet duke kėnduar kėngė me ēifteli pėr «heronjtė e Kumanovės», shumica prej tyre kriminelė tė regjur qė kanė bėrė hata kudo nė Kosovė. Nė raundin e dytė shqiptarėt kanė nė duar shansin pėr tė pėrkrahur kursin properėndimor qė ka filluar me qeverinė e Zoran Zaevit. Por gjasat po duken tė vogla pėrballė apatisė shoqėrore dhe indiferencės ndaj proceseve politike. Atėherė kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, do tė jetė edhe ushtrues detyre i kryetarit tė shtetit – dhe ky do tė jetė njė rast qė edhe patriotėt e turbofolkut shqiptar t’ia ndiejnė lezetin politikės sė papėrgjegjshme dhe shkurtpamėse. Por ky lezet nuk do tė zgjasė mė shumė se pesė minuta. Sepse kriza politike do tė thellohet dhe azilanti i dėnuar Nikolla Gruevski mund tė ketė sėrish shpresė pėr tė hipur mbi Kalin e Aleksandrit tė Madh nė Shkup.

April 22, 2019.

Shenimi IM....ky qe e ka shkruajtur apo ka bere analizen,e kam lexuar ne menyre sporadike ose rastesisht.TASH e TUTJE do ta kem ne qender te VEMENDJES.Ndoshta nuk perputhem me shkrimin ne do pika,por per ata ne kumanovo jam 999% PRO.APROVOJ ose DAKORD=MBESHTETJE.

N.q-se edhe ky na kenka agjent rus ose shkine, drejtojuni atij(sepse disa e dine ketu ne forum).

Dite te mbare per sot.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2019, 03:01   #22
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,438
Thanks: 15,900
Thanked 9,421 Times in 6,364 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Re: Zgjedhjet presidenciale ne Maqedonine veriore!

Gjykata e Apelit merr vendim ndaj grupit tė Kumanovės.

Gjykata e Apelit nė Maqedoninė e Veriut e ka lėnė nė fuqi vendimin e shkallės sė parė pėr grupin e Kumanovės.

Asnjė nga ankesat e palės mbrojtėse nuk ėshtė pranuar duke lėnė nė fuqi kėshtu vendimet e Gjykatės Themelore Shkupi 1 tė datės 2 nėntor 2017.

Shtatė nga anėtarėt e grupit tė armatosur janė dėnuar mė burg tė pėrjetshėm, 13 me nga 40 vjet, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burg, 2 me nga 13 vjet burg, ndėrsa 4 prej tyre pėr shkak tė mungesės sė dėshmive ishin liruar nga akuza.

Shumica e dėnuarave janė shtetas tė Kosovės tė pėrfshirė nė ngjarjet 9 dhe 10 majit 2015 nė lagjen e Trimave nė Kumanovė, ku ishin vrarė 8 pjesėtarė tė forcave policore dhe 10 pjesėtarė tė grupit tė armatosur.

20:50 17 Shtator, 2019. Tetova danas.

PS....Gruevski ka ikur,dhe kta LOPET APET.....
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg grupikumanoves.jpg (20.9 KiloByte, 18 shikimet)
border=
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-10-2019, 22:52   #23
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 7,113
Thanks: 147
Thanked 935 Times in 540 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 121
ZET ka mbyllur reputacionin
Re: Zgjedhjet presidenciale ne Maqedonine veriore!

Ju trimat e Maqedonise, nxirrini more nga burgu keta bij nenash. I cuat si qeni ne vreshte dhe i late te kalben ne burgjet e bullgarit.
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur