Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-09-2012, 14:59   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gabriel Garcia Marquez

GABRIEL GARCIA MARQUEZ
(NOBEL, 1982)


Romancier dhe tregimtar kolumbian, nobelist, i njohur pėr realizmin dhe fantazinė nė veprat e tij. Gabriel Marquez lindi mė 1928, nė Arakataka. Studimet i ndoqi nė Universitetin Kombėtar tė Kolumbisė, tė cilat nuk i pėrfundoi. Nė fillim ai e nisi punėn si gazetar, sė pari nė Kartagjenė mė 1946, nė Barrankuila nga viti 1948 deri 1952, dhe nė Bogota
Nga viti 1959 deri mė 1962 ai punoi pėr agjencinė kubaneze tė lajmeve nė Kolumbi, nė Kubė dhe nė qytetin e New Yorkut. Mendimet e tij liberale dhe tė majta nuk shiheshin me sy tė mirė nga qeveritė konservatore kolumbiane dhe, pėr t'i shpėtuar persekutimit, Markezi i kaloi vitet 60-tė e 70-tė nė mėrgim, nė Spanjė.
Ai u nderua me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė nė vitin 1982 dhe u vlerėsua si njė nga mjeshtrat e teknikave tė realizmit magjik. Nė fillim tė viteve 80-tė, ftohet zyrtarisht tė kthehet nė Kolumbi, ku ndėrmjetėsoi bisedimet mes qeverisė dhe rebelėve majtistė.
Midis romaneve mė tė njohur tė Markezit pėrmenden:
“Kolonelit nuk ka kush i shkruan” (1958), “Njė qind vjet vetmi” (1967), “Vjeshta e Patriarkut” (1975), “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar” (1981), “Dashuri nė kohėrat e kolerės” (1985), “Gjenerali nė labirinthin e tij” (1989), “Pėr dashurinė dhe demonė tė tjerė” (1994).
Tregimet e botuara nė kėtė vėllimin, tė shkruara nė vitin 1962, dėshmojnė qartė se notat kritike dhe tiparet e realizmit magjik, janė tė pranishme qė nė etapėn e parė tė krijimtarisė sė Markezit.



Pėrktheu Ivzi Koēi




TRĖNDAFILĖ ARTIFICIALĖ





Duke ecur si e verbėr nėpėr mugėtirėn e mėngjesit, Mina veshi fustanin pa mėngė qė e kish varur nė mbrėmje pranė krevatit dhe ktheu pėrmbys gjithė plaēkat nė baule pėr tė gjetur mėngėt fallco. Pastaj i kėrkoi nėpėr gozhdėt nė mure dhe prapa dyerve, duke bėrė kujdes qė tė mos e zgjonte gjyshen e verbėr qė flinte nė dhomėn e saj. Por kur sytė iu mėsuan me errėsirėn, vuri re se gjyshja ishte ngritur dhe vajti te ajo nė kuzhinė pėr ta pyetur pėr mėngėt.
- Janė nė banjo, - tha e verbra. - i lava dje pasdite.
Ishin aty, varur nė njė tel dhe mbėrthyer me dy kapse druri. Ishin akoma qull. Mina u kthye nė kuzhinė dhe i vuri mėngėt mbi plloēat e vatrės. Pėrballė saj, e verbra po trazonte kafenė, me bebėzat pa jetė tė syve tė fiksuara nė bordurat me tulla tė korridorit, ku ishin vendosur njė radhė vazosh me bimė mjeksore.
- Mos i prek gjėrat e mia, - iu drejtua Mina. - Kėto ditė as qė mund tė tė shkojė nėpėrmend se do tė kemi diell.
E verbra ktheu kryet andej nga i erdhi zėri.
- Mė doli fare nga mendja se sot ėshtė e premtja e parė, - tha.
Pasi u bind, duke nuhatur thellė, se kafeja ishte bėrė tamam, e hoqi kusinė nga zjarri.
- Vėr njė letėr poshtė, se gurėt janė pis, - i foli.
Mina kaloi gishtin tregues sipėr plloēave tė vatrės. Ishin vėrtet pis, por sidoqoftė ishte njė shtresė bloze e ngjitur si me mastiē, qė nuk i ndohte mėngėt nėse nuk fėrkoheshin pas tyre.
- Po qe se bėhen pis, - i tha, - ti e ke fajin.
E verbra kishte mbushur filxhanin e kafesė.
- Tė kanė hypur xhindet, - ia ktheu, - duke tėrhequr njė stol drejt korridorit. - Ėshtė mėkat tė shkosh nė meshė kur je me xhinde.
U ul pėr tė pirė kafenė pėrballė trėndafilave nė oborr. Kur ra pėr sė treti kėmbana pėr meshė, Mina mori mėngėt nga vatra, par ato ishin akoma tė njoma. Megjithatė i veshi. Ati Anhel nuk do t'i jepte meshėn e shenjtė po tė shkonte e veshur me fustan me llėrėt zbuluar. Fytyrėn nuk e lau. Me njė peshqir fshiu mbeturinat e tonit tė kuq, mori nė dhomė librin e lutjeve dhe mantelin, dhe doli nė rrugė. Nuk kish kaluar as ēerek ore kur u kthye prapė.
- Kur tė shkosh do tė jetė lexuar ungjilli, - tha e verbra, ulur pėrballė trėndafilave nė oborr.
Mina shkoi drejt e nė banjo.
- Nuk mund tė shkoj nė meshė, - tha. - Mėngėt janė tė njoma dhe rrobat i kam tė pahekurosura.
Ndjeu se njė vėshtrim kuptimplotė po e ndiqte nga pas.
- Ėshtė e premtja e parė dhe ti nuk shkon nė meshė, - i foli e verbra.
Duke u kthyer nga banja, Mina hodhi njė filxhan me kafe dhe u mbėshtet pas murit me gėlqere tek qoshja e derės, pranė tė verbrės. Por kafeja nuk i shkonte poshtė.
- Ti e ke fajin - mėrmėriti me njė inat tė shurdhėr, duke e ndjerė se po e mbyste ngashėrimi.
- Ti po qan, - tha e verbra me zė tė shqetėsuar.
Vuri vaditėsen pranė vazove me rigon dhe doli nė oborr, duke pėrsėritur:
- Ti po qan.
Mina vuri filxhanin pėrdhe dhe u ngrit.
- Qaj nga inati, - i tha. Dhe tek kalonte pranė gjyshes, shtoi: duhet qė tė rrėfehesh, sepse pėr fajin tėnd humba meshėn e tė premtes sė parė.
E verbra qėndroi pa lėvizur duke pritur qė Mina tė mbyllte derėn e dhomės. Pastaj u ēapit drejt fundit tė korridorit. U pėrkul, duke prekur gjėrat me duar deri sa gjeti pėrdhe filxhanin e paprekur. Teksa derdhte pėrsėri filxhanin nė kusi, vazhdoi tė fliste:
- Kam Zotin si dėshmitar qė jam e pastėr nė ndėrgjegje.
E ėma e Minės doli nga dhoma.
- Me kė po flet? - pyeti.
- Me askėnd - tha e verbra. - Tė kam thėnė se po rrjedh nga trutė.
Mbyllur nė dhomėn e vet, Mina zbėrtheu kopsat e korsesė dhe nxorri tre ēelsa tė veckėl qė i kish kapur me njė paramane. Me njėrin prej tyre hapi sirtarin e fundit tė dollapit, nga i cili nxorri njė baule druri nė miniaturė. Brenda kishte njė pako me letra tė shkruara me kartė me ngjyra, tė kapura me llastik. I vuri nė korse, pastaj mori baulen e vockėl dhe e vuri nė vendin e vet dhe nė fund mbylli pėrsėri me ēelės sirtarin. Pastaj shkoi nė banjė dhe i hodhi letrat nė gjiriz.
- Kujtova se do tė ishe nė meshė - tha e ėma.
- Nuk mundi tė shkojė, - ndėrhyri e verbra. - Mė doli nga mendja se ishte e premtja e parė dhe lava mėngėt dje pasdite. - Janė akoma qull - mėrmėrit Mina.
- Kėto ditė ka qėnė shumė e zėnė me punė - tha e verbra.
- Pėr Pashkė mė duhet tė dorėzoj njėqind e pesėdhjetė duzina me trėndafila - tha Mina.
Dielli nisi tė ngrohė shpejt. Para orės shtatė Mina vendosi nė dhomė gjithshka duhej pėr tė bėrė trėndafila artificialė: njė kanistėr plot me petale dhe tela, njė kuti me fletė celofani, dy palė gėrshėrė, njė makara me pč dhe njė shishe me zamkė.
Pak ēaste mė vonė erdhi Trinidadi, me njė kuti kartoni nėn sqetull, pėr ta pyetur pse nuk kishte vajtur nė meshė.
- Nuk kisha mėngė - tha Mina.
- Tė gjithė do tė tė kishin huajtur njė palė, - ia ktheu Trinidadi.
Tėrhoqi njė karrike dhe u ul pranė kanistrės me petale.
- U bėra vonė - foli Mina pėrsėri.
Mbaroi njė trėndafil. Pastaj afroi kanistrėn dhe nisi tė presė petale me gėrshėrė. Trinidadi vuri kutinė e kartonit pėrdhe dhe nisi edhe ajo ta ndihmojė. Mina vėshtroi kutinė.
- Bleve kėpucė? - pyeti.
- Jo, janė minj tė ngordhur, - tha Trinidadi.
Meqėnėse Trinidadi ishte eksperte pėr tė bėrė petale, Mina u mor me kėrcunjtė prej teli tė veshur me letėr jeshile. Punuan nė heshtje pa e vėnė re se rrezet e diellit po pėrparonin nėpėr dhomėn e zbukuruar me panorama dhe fotografi tė njerėzve tė familjes.
Kur mbaroi me kėrcunjtė, Mina ktheu drejt Trinidadit fytyrėn qė tashmė dukej sikur ishte bėrė me njė lėndė jomateriale. Trinidadi i bėnte petalet me njė kujdes dhe shkathtėsi tė admirueshme, duke lėvizur paksa majat e gishtėrinjve, me kėmbėt ngjitur fort njėra pas tjetrės. Mina vėshtroi kėpucėn e saj si kėpucė burrash. Trinidadi i bėri bisht shikimit, pa e ngritur kokėn, tėrhoqi ngadalė kėmbėt drejt vetes dhe e ndėrpreu punėn.
- Ēfarė ndodhi? - pyeti. Mina u pėrkul drejt saj. - Iku - tha.
Trinidadi lėshoi gėrshėrėt nė pėqi. - Jo.
- Iku - pėrsėriti Mina.
Trinidadi e vėshtronte pa lėvizur qerpikėt. Njė rrudhė vertikale ndante vetullat e saj gati tė bashkuara.
- Po tani - pyeti.
Mina u pėrgjigj pa iu dridhur zėri. - Tani, asgjė.
Trinidad iku para orės dhjetė.
E ēliruar nga pesha e intimitetit, Mina e mbajti pėr njė ēast, sa pėr tė hedhur minjtė e ngordhur nė gjiriz.
E verbra po krasiste trėndafilat.
- A e di se ēfarė kam nė kėtė kuti? - pyeti Mina duke kaluar pranė saj, duke tundur minjtė e ngordhur nė kuti.
E verbra vuri veshin me kujdes. - Tunde prapė, - i tha.
Mina pėrsėriti lėvizjen, por e verbra nuk arriti tė njohė se ēfarė kish nė kuti, edhe pse dėgjoi pėr tė tretėn herė me gishtin tregues pas llapės sė veshit.
- Janė minjtė qė ranė mbrėmė nė grackat e kishės, - tha Mina.
Nė kthim, kaloi pėrbri tė verbrės pa folur. Por e verbra e ndoqi. Kur arriti nė dhomė, e gjeti Minėn tek qėndronte vetėm pranė dritares sė mbyllur, duke mbaruar trėndafilat artificialė.
- Mina - i foli ajo. - Nė se do qė tė jesh e lumtur, mos u rrėfe tek tė tjerėt.
Mina e vėshtroi pa folur. E verbra u ul nė karriken pėrballė saj dhe u pėrpoq qė ta ndihmonte nė punėn qė po bėnte. Por Mina nuk e la.
- Je e mėrzitur, - i tha e verbra.
- Pėr fajin tėnd - iu pėrgjigj Mina.
- Pse nuk vajte nė meshė? - pyeti e verbra.
- Ti e di fort mirė pse.
- Po tė kish qenė pėr mėngėt, nuk do tė kishe dalė fare nga shtėpia, - vazhdoi e verbra. - Nė rrugė tė priste dikush, qė tė bėri tė hidhėroheshe.
Mina kaloi duart pėrpara syve tė gjyshes, sikur tė fshinte njė xham tė padukshėm.
- Je njė fallxhore e vėrtetė, - i tha.
- Ke shkuar nė banjo dy herė kėtė mėngjes - tha e verbra. - Kurrė nuk shkon mė tepėr se njė herė.
Mina vazhdoi tė bėnte trėndafila.
- A ke kurajo tė mė tregosh se ēfarė mban nė sirtarin e dollapit? - pyeti e verbra.
Pa u ngutur, Mina nguli trėndafilin nė parvazin e dritares, nxorri tre ēelėsat e veckėl nga korseja dhe ia vuri tė verbrės nė dorė., duke i mbyllur gishtat.
- Shko e shihe vetė me sytė e tu - i tha. E verbra i kontrolloi ēelėsat njė e nga njė me majat e gishtave.
- Sytė e mi nuk mund tė shohin nė gjirizin e banjos.
Mina ngriti kokėn dhe nė atė ēast pati njė ndjesi krejt tjetėr: e ndjeu se e verbra e dinte qė ajo po e vėshtronte.
- Futu po deshe nė gjiriz , nė se tė interesokan gjėrat e mia - i tha.
E verbra e ndėrpreu.
- Ti shkruan vazhdimisht deri nė agim, - vazhdoi.
- Ndėrsa ti vete e fik dritėn - tha Mina.
- Dhe ti menjėherė ndez elektrikun e dorės, - ngulmoi e verbra. – Nga frymėmarrja jote mund tė tė thoja nė ēast se ēfarė po shkruaje.
Mina bėri njė pėrpjekje pėr tė mos u acaruar.
- Mirė, - tha pa e ngritur kokėn. - Le ta zėmė se ėshtė kėshtu. E ēfarė tė keqe ka nė kėtė mes?
- Asgjė - iu pėrgjigj e verbra. - Vetėm se humbe meshėn e tė premtes sė parė.
Mina mori me tė dy duart makaranė me pč, gėrshėrėt, dhe njė grusht me copa letre e petale tė papėrfunduara. I futi tė gjitha nė kanistėr dhe qėndroi mu pėrpara fytyrės sė tė verbrės.
- A do, atėhere, qė tė tė them se pėrse vajta nė banjo? - pyeti. Tė dyja qėndruan pa folur deri sa Mina iu pėrgjigj vetė pyetjes sė saj: - Vajta pėr tė dhjerė.
E verbra hodhi nė kanistėr tė tre ēe1sat e veckėl.
- Justifikim i bukur - mėrmėriti duke u drejtuar pėr nga kuzhina.- Do tė tė kisha besuar po tė mos ishte hera e parė qė tė dėgjoj tė nxjerrėsh nga goja fjalė vulgare.
E ėma e Minės po vinte nga ana tjetėr e korridorit, me njė krah me degė trėndafilash plot gjemba.
- Ēfarė ka ndodhur - pyeti ajo.
Jam e rrjedhur nga trutė – tha e verbra. – Por me sa duket askush nuk ka ndėrmend qė tė mė ēojė nė ēmendinė, derisa tė nis e tė marr njerėzit me gurė.


Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, dhjetor 2009)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 15:01   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gabriel Garcia Marquez - tregim

Pėrktheu Ivzi Koēi




E VEJA E MONTIELIT




Kur vdiq Hoze Montieli, tė gjithė provuan njė ndjenjė lehtėsimi sikur tė kishin marrė hak, pėrveē tė vesė sė tij; por u deshėn disa orė qė tė gjithė tė bindeshin se ai kish vdekur me tė vėrtetė.
Shumė njerėz akoma nuk e besonin edhe pasi kishin parė kufomėn mes jastėqeve e ēarēafėve prej liri, futur nė njė arkivol tė verdhė dhe tė fryrė si pjepėr. Ishte i rruar taze, veshur me tė bardha dhe me ēizme lėkure tė llustrosura dhe nė fytyrė i kishte rėnė njė hije e ti1lė, saqė kurrė mė parė nuk ish dukur mė i gjallė se tani. Ishte po ai Don Ēepe Montieli i tė dielave, duke dėgjuar meshėn e orės tetė. Vetėm se nė vend tė kamzhikut, tani nė duar kishte njė kryq.
U desh qė tė mbyllnin me vida kapakun e arkivolit dhe ta fusnin nė murin e mauzoleut tė madh tė familjes, qė i gjithė fshati ta besonte dhe tė bindej mė nė fund se ai nuk po shtirej si i vdekur.
Pas varrimit, e vetmja gjė qė tė gjithėve u dukej e pabesueshme, por jo tė vesė sė tij, ishte se Hoze Montieli kish vdekur nga shkaqe natyrore.
Ndėrsa tė gjithė prisnin qė dikush ta bėnte shoshė me thika prapa kurrizit nė ndonjė pritė, e veja e tij ishte e sigurtė se do ta shikonte duke vdekur nga pleqėria nė shtratin e tij, tė rrėfyer te prifti dhe pa vuajtur shumė nė agoni, tamam si njė shenjtor modern. Gaboi vetėm nė disa hollėsi.
Hoze Montieli vdiq nė shtratin e tij, njė tė mėrkurė nė orėn dy pasdite, si pasojė e zemėrimit megjithėse mjeku ia kish ndaluar. Por e shoqja priste gjithashtu qė i gjithė fshati tė merrte pjesė nė varrim dhe shtėpia tė mbushej plot e pėrplot me kurora lulesh sa tė mos nxinte mė. E megjithatė, nė varrim morėn pjesė vetėm bashkėpunėtorėt e tij, komunitetet fetare dhe nuk pati kurora pėrveē asaj tė administratės bashkiake.
I biri, qė nga konsullata nė Gjermani, si dhe dy tė bijat, qė nga Parisi, dėrguan telegrame prej tri faqesh. Dukej ashiqare se ishin shkruar ashtu nė kėmbė, me penėn qė pėrdorin tė gjithė nė zyrėn e postės, dhe se kishin grisur shumė formularė deri sa kishin gjetur ndonja 20 dollarė fjalė. Asnjeri nuk premtonte se do tė vinte. Atė natė, nė moshėn 62 vjeē, teksa po qante me fytyrėn ngjeshur pas jastėkut ku kish vėnė kokėn burri qė e kish bėrė tė lumtur, e veja e Montielit, ndjeu pėr herė tė parė shijen e hidhėrimit. “Do tė mbyllem pėrgjithmonė brenda katėr mureve”, mendonte. “Pėr mua ėshtė njėsoj sikur tė mė kishin futur nė arkivol sė bashku me Hoze Montielin. Nuk dua t'ia di fare mė pėr kėtė botė". Ishte e sinqertė.
Ajo grua e brishtė, e sfilitur nga bestytnitė, e martuar qė 20 vjeē sipas vullnetit tė prindėrve me pretendentin e vetėm qė e lejuan ta shikonte nga mė afėr se 10 metra distancė, kurrė nuk kish qenė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me realitetin. Tri ditė pasi nxorėn nga shtėpia kufomėn e tė shoqit, e kuptoi, mes lotėve, se duhej tė bėnte diēka, por nuk mundi tė pėrcaktojė drejtimin e jetės sė saj tė re.
Duhej nisur nga e para.
Ndėr sekretet e panumėrta qė Hoze Montieli mori me vete nė varr, ishte dhe kombinacioni i ndėrlikuar i derės sė kasafortės. Me zgjidhjen e kėtij problemi u mor kryeplaku. Ai urdhėroi qė kasafortėn ta nxirrnin nė oborr, mbėshtetur pas murit dhe, dy policė, nisėn tė shtien mbi bravėn. Gjatė gjithė paradites e veja dėgjonte qė nga dhoma e saj e gjumit, bataretė e mbytura qė zbrazeshin herė pas here sapo kryeplaku jepte urdhėr pėr zjarr me zė tė lartė. “Edhe kėtė e kishim mangut”, mendoi. “Pesė vjet duke iu lutur Zotit qė tė pushojnė tė shtėnat, ndėrsa tani mė duhet qė tė falenderoj ata qė zbrazin pushkė brenda nė shtėpinė time”. Atė ditė u lut me gjithė shpirt qė tė vinte vdekja e ta merrte, por ajo nuk erdhi. Kish nisur tė kotej, kur njė gjėmim i tmerrshėm tundi shtėpinė qė nga themelet. U ish dashur qė ta shpėrthenin kasafortėn me dinamit.
E veja e Montielit lėshoi njė ofshamė.
Tetori i dukej pambarim me shiun qė binte si litar dhe ajo e ndjente veten krejt tė humbur, duke vozitur pa e ditur as vetė se ku nėpėr ēifligun e paanė por krejt tė ēorganizuar tė Hoze Montielit.
Zoti Karmishael, shėrbėtor i vjetėr dhe i bindur i familjes, kish marrė pėrsipėr qė ta administronte.
Kur mė sė fundi iu ēelėn sytė dhe u pėrball me realitetin e vdekjes sė tė shoqit, e veja e Montielit doli nga dhoma e gjumit pėr t'u marrė me shtėpinė. E zhveshi nga ēdo zbukurim, urdhėroi qė mobiljeve t'u vihej njė mbulesė e errėt dhe vuri shiritė tė zinj nė portretet e tė shoqit qė vareshin nėpėr mure. Gjatė dy muajve qė kish qėndruar e mbyllur i ishte bėrė zakon qė tė hante thonjtė me dhėmbė. Njė ditė, me sytė e skuqur dhe tė buhavitur nga tė qarėt, vuri re se zoti Karmishael hynte nė shtėpi me ēadrėn hapur.
- Mbylleni atė ēadėr, zoti Karmishael, - i tha. - Pas gjithė kėtyre fatkeqėsive qė na kanė rėnė mbi krye, edhe kėtė kishim mangėt, qė tė hyni nė shtėpi me ēadrėn hapur.
Zoti Karmishael vuri ēadrėn nė njė qoshe. Ishte njė zezak plak, me lėkurė si tė llustrosur, veshur me tė bardha dhe me disa tė ēara me thikė qė u kish bėrė kėpucėve, qė tė mos ia lėndonin kallot e kėmbėve.
- E mbaj hapur qė tė thahet.
Pėr herė tė parė qė nga vdekja e tė shoqit, e veja hapi dritaren.
- Pas gjithė kėtyre fatkeqėsive edhe ky dimėr na duhej, - mėrmėriti duke ngrėnė me dhėmbė thonjtė e gishtave. - Duket sikur ky shi nuk do tė pushojė kurrė.
- Nuk do tė pushojė as sot dhe as nesėr, - tha administratori. - Mbrėmė gjithė natėn
nuk kam fjetur nga kallot.
Ajo kish besim tek parashikimi i motit nga ana e kallove tė zotit Karmishael. Vėshtroi sheshin e shkretė, shtėpitė e heshtura, dyert e tė cilave nuk u hapėn pėr tė parė varrimin e Hoze Montielit, dhe nė atė ēast e ndjeu veten krejt tė pashpresė me thonjtė, me tokat pa kufi dhe me angazhimet e pafund qė i la pas i shoqi dhe qė ajo nuk do t'i kuptonte dot kurrė.
- Bota ėshtė ujdisur keq, - tha dhe nisi tė qajė.
Ata qė i erdhėn pėr vizitė ato ditė, jo pa shkak mendonin se kish luajtur nga mendtė. Por ajo kurrė mė parė nuk kish qenė mė e kthjellėt nga mendja sa tani. Qė para se tė niste kasaphana politike, ajo i kalonte paraditet e zymta tė tetorit pranė dritares sė dhomės sė vet, duke ndjerė mėshirė pėr tė vrarėt dhe duke menduar se nėse Zoti nuk do ta kishte bėrė pushim tė dielėn, do tė kish patur kohė boll pėr tė mos lėnė kėmbė njeriu tė gjallė mbi dhč.
- Do ta ketė shfrytėzuar kėtė ditė qė tė rregullojė punėt e bėra keq, - thoshte. - Nė fund tė fundit, do tė kishte kohė pėr tė pushuar mė vonė pėrjetėsisht.
Ndryshimi i vetėm, pas vdekjes sė tė shoqit, ishte se nė ato kohra ajo kishte arsye konkrete qė nė kokė t'i mblidheshin mendime tė zymta.
Kėshtu, ndėrsa e veja e Montielit tretej nė dėshpėrim, zoti Karmishael pėrpiqej tė shpėtonte ekonominė e shtėpisė nga rrėnimi. Punėt nuk ecnin mirė. Tashmė, i lirė nga kėrcėnimet e Hoze Montielit, i cili me dhunė e terror monopolizonte gjithė tregtinė e atyre anėve, fshati po merrte hak. Nė pritje tė blerėsve qė nuk erdhėn, qumėshti u pre nė bidonat e vendosur kapicė nė oborr, mjalti u thartua nėpėr calikė, ndėrsa djathi zuri krimba nė raftet e errėta tė depos. Nė mauzoleun e familjes, tė zbukuruar me llampa elektrike dhe buste engjėjsh tė bėrė me material qė dukej si mermer, Hoze Montieli paguante nė varr pėr ato gjashtė vjet vrasjesh dhe tmerresh qė kishte bėrė. Askush nė historinė e vendit nuk ish pasuruar aq shumė dhe nė aq pak kohė. Kur nė fshat erdhi kryeplaku i parė i diktaturės, Hoze Montieli ishte njė idhtar i heshtur i tė gjithė regjimeve, qė e kishte kaluar gjysmėn e jetės nė brekė, i ulur tek dera e kasolles sė tij. Gjatė njė kohe i doli nami si njeri me fat dhe besimtar i devotshėm, sepse premtoi me zė tė lartė se do t'i dhuronte tempullit njė statujė tė Shėn Hozesė sa njė bojė njeriu po qe se do tė fitonte llotarinė dhe, dy javė mė vonė fitoi gjashtė tė dhjetat dhe e mbajti premtimin. Hera e parė qė e panė tė vishte kėpucė ishte kur erdhi kryeplaku i ri, njė kapter policie, mėngjarash dhe i pagdhendur, tė cilit i kishin dhėnė urdhėr shprehimisht qė tė zhdukte opozitėn. Hoze Montieli u bė informator i besuar i tij. Ky tregtar i vogėl, me humor tė qetė prej njeriu babaxhan, qė nuk linte vend pėr as mė tė voglėn hije dyshimi, i ndau kundėrshtarėt e vet politikė nė tė pasur e nė tė varfėr. Tė varfėrit policia i bėri shoshė me plumba nė shesh. Tė pasurve u dhanė 24 orė kohė pėr t'u larguar nga fshati. Duke planifikuar masakrėn, Hoze Montieli mbyllej pėr ditė tė tėra sė bashku me kryeplakun nė zyrėn e tij ku tė merrej fryma, ndėrsa e shoqja ndjente mėshirė pėr tė vrarėt. Kur kryeplaku dilte nga zyra, ajo i priste rrugėn tė shoqit.
- Ky ėshtė njė kriminel, - thoshte. - Pėrfiton nga influenca jote nė qeveri qė ta ngrenė nė post kėtė kafshė, qė nuk po le tė gjallė njeri nė fshat.
Dhe Hoze Montieli, aq shumė i zėnė me punė ato ditė, e largonte mėnjanė pa e vėshtruar nė sy, duke i thėnė: "Mos u bėj budallaqe". Nė fakt qėllimi i tij nuk ishte tė vriteshin tė varfėrit, por tė syrgjynoseshin tė pasurit. Pasi kryeplaku ua bėnte dyert vrima vrima me plumba dhe u linte afat pėr t'u larguar nga fshati, Hoze Montieli ua blinte tokat dhe bagėtitė me njė ēmim, tė cilin ai e vinte vetė.
- Mos u bėj budalla, - thoshte e shoqja. - Do tė rrėnohesh duke i ndihmuar qė tė mos vdesin nga uria andej nga shkojnė. Kurrė nuk do tė ta dinė as pėr nder.
Dhe Hoze Montieli qė nuk i dilte koha as pėr tė buzėqeshur, e largonte mėnjanė duke thėnė:
- Shko nė kuzhinė dhe mos mė ēaj kokėn shumė!
Me kėtė ritėm, nė mė pak se njė vit, opozita ishte zhdukur plotėsisht dhe Hoze Montieli u bė njeriu mė i pasur dhe mė i fuqishėm nė fshat. Vajzat i dėrgoi nė Paris, tė birit i siguroi njė vend nė konsullatė nė Gjermani, ndėrsa vetė iu kushtua forcimit tė perandorisė sė tij. Por nuk arriti ta gėzojė as pėr gjashtė vjet tėrė kėtė pasuri tė pamatė.
Pasi u mbush viti i parė nga vdekja e tė shoqit, e veja nuk dėgjoi mė tė kėrcisnin shkallėt, pėrveē atyre rasteve kur kėrcisnin nga pesha e ndonjė lajmi tė keq, kur vinte dikush, gjithnjė aty nga pasdrekja dhe i thoshte : "Pėrsėri hajdutėt. Dje rrėmbyen 50 viēa". Pa lėvizur nė karrike, e veja e Montielit mbante shpirtin gjallė duke e ushqyer vetėm me vrer.
- Tė thoshja, Hoze Montiel, - fliste me vete. - Ky ėshtė njė fshat me njerėz mosmirėnjohės. Akoma je i ngrohtė nė varr dhe tė gjithė ta kthyen kurrizin.
Askush nuk i vinte mė nė shtėpi, i vetmi njeri i gjallė qė ajo pa gjatė gjithė atyre muajve tė gjatė pambarim kur shiu binte me gjyma pa pushuar as edhe njė minutė, ishte zoti Karmishael, qė vinte rregullisht dhe qė asnjėherė nuk hyri nė shtėpi me ēadrėn mbyllur. Punėt asnjėherė nuk morėn pėr mbarė. Zoti Karmishael i kish shkruar disa letra tė birit tė Hoze Montielit. I kėrkonte qė tė gjente mundėsinė e tė kthehej pėr t'u vėnė nė krye tė punėve, madje i lejoi vetes qė tė shkruante disa mendime personale pėr shėndetin e sė vesė. Gjithmonė i vinin pėrgjigje as mish as peshk.
Mė nė fund, i biri i Hoze Montielit iu pėrgjigj duke i shkruar se sinqerisht nuk guxonte tė vinte, nga frika se mos ia kėpusnin ndonjė plumb ballit. Atėhere zoti Karmishael u ngjit nė dhomėn e sė vesė dhe u detyrua qė t'i rrėfejė drejt se ajo po zhytej nė rrėnim.
- Aq mė mirė, - tha ajo. - Mė kanė ardhur nė majė tė hundės djathrat dhe mizat. Po tė doni, mund tė merrni ēfarė ju nevojitet dhe mė lini tė vdes e qetė.
I vetmi kontakt me botėn qysh atėhere ishin letrat qė u shkruante tė bijave nė fund tė ēdo muaji. “Ky ėshtė fshat i mallkuar”, u thoshte. “Rrini andej pėrgjithmonė dhe mos u bėni merak pėr mua. Jam e lumtur kur mendoj se ju jeni tė lumtura”.
Vajzat i shkruanin me radhė, herė njėra e herė tjetra. Letrat e tyre ishin gjithmonė tė gėzuara dhe ndihej se ishin shkruar nė qoshe tė ngrohta dhe tė ndriēuara mirė dhe se vajzat e shihnin veten nė gjithfarė pasqyrash rreth e rrotull kur ndalonin sė shkruari pėr t'u menduar. Edhe ato nuk kishin dėshirė qė tė ktheheshin. “Ky ėshtė qytetėrim”, thoshin. “Atje, pėrkundrazi, nuk ėshtė ambient i pėrshtatshėm pėr ne. Ėshtė e pamundur qė tė jetohet nė njė vend kaq tė egėr ku vriten njerėz pėr arsye politike”. Duke lexuar letrat, e veja e Montielit e ndjente veten mė mirė dhe ēdo fjali e miratonte duke tundur kokėn.
Nė njė letėr vajzat i shkruanin pėr tregun e mishit nė Paris. I shkruanin se aty vrisnin derrkucė me mish ngjyrė trėndafili dhe i varnin ashtu tė tėrė tė zbukuruar me vargje dhe kurora me lule. Nė fund tė letrės, me njė shkrim krejt tjetėr, ishte shtuar: “Imagjinoni, karafilin mė tė madh e mė tė bukur ia vėnė derrkucit te bytha”. Duke lexuar atė fjali , pėr herė tė parė pas dy vjetėsh, e veja e Montielit buzėqeshi.
U ngjit nė dhomėn e saj pa fikur dritat e shtėpisė dhe, para se tė shtrihej e ktheu ventilatorin nga muri. Pastaj, nga sirtari i komodinės tek koka e krevatit, nxorri njė palė gėrshėrė dhe njė rrotė me leukoplast si dhe librin e lutjeve, dhe pastaj fashoi thoin e gishtit tė madh tė dorės sė djathtė, qė i ish infektuar nga tė ngrėnėt me dhėmbė. Pastaj nisi tė lexonte lutjet, por qė nė lutjen e dytė e kaloi librin nė dorėn e majtė, sepse nuk i ndiqte dot rreshtat ngaqė e pengonte fashoja. .
Pastaj e zuri gjumi me kokėn tė lėshuar mbi gjoks. Dora me librin e lutjeve iu var anash dhe atėhere pa Nėnėmadhen nė oborr, me njė ēarēaf tė bardhė dhe me njė krehėr nė pėqi, duke shtypur morra me thonjtė e gishtave tė mėdhenj tė dorės. E pyeti:
- Kur do tė vdes? Nėnėmadhja ngriti kokėn.
- Kur tė tė varet dora.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 15:02   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

Pėrktheu Ben Meēe




NJЁ DITЁ E ZAKONSHME




Dita e hėnė gdhiu e nxehtė dhe pa shi. Don Aurelio Eskobar, dentist pa diplomė, i mėsuar tė fillonte punė herėt, e hapi studion nė orėn gjashtė. Nxori nga sirtari i vitrinės njė protezė dhėmbėsh, tė pa shkėputur akoma nga stampa prej allēie, dhe vendosi mbi tavolinė njė sėrė veglash, nė radhė nga mė e vogla tek mė e madhja, si do t’i kishte vendosur njė shitės nė dyqan. Kishte veshur njė kėmishė me viza, pa jakė, tė mbėrthyer me njė komēė ngjyrė floriri poshtė gushės, dhe njė palė pantallona tė mbajtura me bretele elastike. Ishte njė burrė i thatė, me trup tė tendosur dhe me shikim qė rrallė herė pasqyronte situatėn, si shikimi i njė shurdhi.
Pasi sistemoi veglat, tėrhoqi trapanon drejt poltronės dhe u ul pėr tė lustruar protezėn. Nuk dukej i pėrqendruar nė atė qė bėnte, por punonte me ngulm, duke pedaluar me trapano edhe kur nuk nevojitej.
Pas orės tetė bėri njė pushim. Nga dritarja vėshtroi qiellin, dhe pastaj dy laraska qė ngroheshin mbi ēatinė e shtėpisė pėrballė. Iu kthye pėrsėri punės, i sigurt se para dreke do tė fillonte prapė shiu. Zėri kumbues i djalit njėmbėdhjetėvjeēar, e nxori nga mendimet.
«Baba.»
«Hė.»
«Ka ardhur kryetari. Do qė ti heqėsh njė dhemb.»
«I thuaj qė nuk jam.»
Po lustronte njė dhemb floriri. E largoi nga vetja nė largėsinė e krahut dhe po e vėzhgonte me sytė gjysmė tė mbyllur. I biri u kthye duke bėrtitur nga salla e pritjes.
«Thotė qė je aty se tė ka dėgjuar.»
Dentisti vazhdoi tė vėshtronte dhėmbin. Kur iu duk i pėrfunduar e vendosi mbi tavolinė dhe i foli tė birit:
«Mė mirė akoma qė mė ka dėgjuar.»
Shkeli pėrsėri pedalin e trapanos. Pastaj nxori njė ēark nga njė kuti kartoni dhe filloi tė lustronte pjesėn e florinjtė.
«Baba.»
«Hė.»
Nuk e ndryshoi aspak shprehinė e fytyrės
«Thotė se po nuk i hoqe dhėmbin do tė tė qėllojė me pushkė.»
Pa u ngutur, me njė lėvizje tepėr tė ngadaltė, fiku trapanon dhe e largoi nga poltrona. Pastaj hapi sirtarin e vogėl nėn tavolinė. Aty mbante tė fshehur pistoletėn.
«Mirė,» tha. «I thuaj tė vijė e tė mė qėllojė.»
Rrotulloi poltronėn nga dera dhe mbėshteti dorėn mbi sirtarin e hapur. Kryetari u shfaq te pragu i derės. Kishte rruar faqen e majtė, ndėrsa te tjetra, e fryrė nga dhimbja, kishte akoma qime pesėditore. Dentisti dalloi nė shikimin e tij tė fikur vuajtjet e disa netėve pa gjumė. Mbylli sirtarin me majėn e gishtave dhe i tha me qetėsi:
«Uluni.»
«Mirdita.» tha kryetari.
«’dita.» tha dentisti.
Ndėrsa veglat zienin akoma, kryetari mbėshteti kokėn te mbėshtetėsja e poltronės dhe ndjeu ta lėshonte pak dhimbja. Ajri qė po thithte iu duk i akullt. Ishte njė studio e varfėr: tavolina e vjetėr prej druri, trapanoja me pedale, njė dollap me kanata qelqi me raftet plot me poēe qeramike. Pėrballė poltronės njė dritare e mbrojtur nga njė pritėse ere prej stofe deri nė lartėsi njeriu. Kur ndjeu se dentisti po i afrohej kryetari shtrėngoi thembrat nė dysheme dhe hapi gojėn. Don Aurelio Eskobar ia ktheu fytyrėn nga drita. Pasi pa dhėmbin e sėmurė shtypi disa herė me kujdes pjesėn e ėnjtur tė faqes, me dy gishtat e dorės.
«Do e heqim pa anestezi.» i tha
«Pse?»
«Sepse ke njė akēes.»
Kryetari e fiksoi nė sy.
«Nė rregull,» i tha dhe u mundua t’i buzėqeshte. Dentisti nuk ia ktheu buzėqeshjen. Solli mbi tavolinė tenxheren me veglat e sterilizuara dhe i hoqi nga uji me njė pincė tė ftohtė, gjithnjė me veprime tė ngadalta dhe pa u ngutur. Pastaj afroi me majėn e kėpucės pėshtyrėsen dhe shkoi te lavamani pėr tė larė duart. Ē’do veprim e bėri pa parė kryetarin, ndėrsa kryetari nuk ia hoqi sytė asnjė ēast. Ishte njėri nga dhėmbėt e pjekurisė sė nofullės sė poshtme. Dentisti hapi pak kėmbėt dhe shtrėngoi dhembin me darėn e nxehtė. Kryetari mbėrtheu duart mbi mbėshtetėset e poltronės, shkarkoi gjithė forcėn tek kėmbėt duke ndjerė njė boshllėk tė ftohtė nė veshka, por arriti tė mbajė frymėn. Dentisti bėri njė rrotullim tė vogėl tė pulsit dhe me njė keqardhje pak tė hidhur i tha:
«Ky vlen sa njėzet tė vdekur, kolonel.»
Kryetari ndjeu zhurmėn e kockės nė nofull dhe sytė iu mbushėn me lot. Nuk lėshoi asnjė tingull deri sa pa dhembin tė dilte. E pa tė turbullt mbrapa vellos sė lotit. Dhimbja iu bė aq e huaj, sa nuk arriti tė kuptonte torturėn e pesė netėve tė kaluara.
U pėrkul mbi pėshtyrėsen. Ujė nė djersė mezi po mbushej me frymė. Zbėrtheu komēėn e kėmishės dhe kėrkoi me gishta shaminė nė xhepat e pantallonave. Dentisti i zgjati njė garzė tė pastėr.
«Fshi lotėt,» i tha.
Kryetari i fshiu. Po dridhej i tėri. Ndėrsa dentisti lante duart nė lavaman, vuri re nė tavanin e plasaritur njė rrjetė merimange me insekte tė ngordhur tė ngecur nė tė. Dentisti u kthye duke fshirė duart.
«Ik shtrihu tani,» i tha, «dhe bėj gargarė me ujė me kripė.»
Kryetari u ngrit nė kėmbė, kėrkoi leje dhe me njė pėrshėndetje indiferente prej ushtaraku u drejtua nga dera duke shtriqur kėmbėt e mpira dhe pa e mbėrthyer komēėn e jakės sė kėmishės.
«Dėrgomė llogarinė,» tha
«Ty, apo Bashkisė?»
Kryetari nuk e ktheu kokėn. Duke mbyllur derėn iu pėrgjigj:
«Ku tė duash. Njė mut ėshtė».
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 15:04   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gabriel Garcia Marquez - tregime

Pėrktheu nga origjinali:
VALBONA SELMANI





VDEKJE E PASHMANGSHME
PĖRTEJ DASHURISĖ




Senatorit Onesimo Sanēes i kishin mbetur edhe gjashtė muaj e njėmbėdhjetė ditė jetė, kur takoi gruan e jetės. E njohu nė Trėndafilin e Virrejit, njė fshat i rėndomtė, i cili, natėn ishte njė skelė me goxha leverdi pėr anijet e mėdha tė kontrabandistėve, kurse nė dritėn e diellit, - qoshja mė e humbur e shkretėtirės, pėrballė njė deti tė shkretuar e pa pikė lezeti; dhe kaq i veēuar nga gjithēka, saqė askush nuk do tė kishte menduar, se atje jetonte dikush, i aftė pėr t’i ndryshuar fatin dikujt. Madje, edhe emri i tij dukej qesharak, sepse tė vetmin trėndafil qė kishin parė nė atė fshat, e solli vetė senatori Onesimo Sanēes, po nė tė njėjtėn mbrėmje qė njohu Laura Farinėn.
Trėndafili i Virrejit ishte njė stacion dhe njė ndalesė e pashmangshme pėr fushatėn elektorale qė zhvillohej ēdo katėr vjet.
Furgonat e trupės sė artistėve endacakė kishin mbėrritur qysh herėt nė mėngjes. Mė pas, erdhėn kamionėt me hamenjtė indianė, qė i sollėn nė fshat pėr tė kryer punėt e rėndomta. Disa minuta para orės njėmbėdhjetė, dha ballė makina ngjyrė lėngu luleshtrydheje e ministrisė, qė shoqėrohej nga fshatarėt tė cilėt u binin veglave muzikore dhe hidhnin fishekzjarre.
Senatori Onesimo Sanēes ishte i qetė; nuk qendroi gjatė nė makinėn e tij tė freskėt, dhe sapo hapi derėn dhe bėri tė dalė, i erdhi njė afsh aq i nxehtė, saqė kėmisha e tij prej mėndafshi natyral, u bė ujė nga djersėt, dhe ai u ndje shumė mė i vjetėr dhe mė i vetmuar se kurrė.
Zoti Onesimo, sapo kishte mbushur dyzet e dy vjeē; titullin e nderit, inxhinier metalurg e kishte marrė nė Gotinga dhe ishte lexues i pėrkushtuar, sidoqė nuk kishte patur fat me klasikėt latinė tė cilėt ishin pėrkthyer keq. Ishte i martuar me njė gjermane rezatuese, me tė cilėn kishte pesė fėmijė; dhe tė gjithė ishin tė lumtur nė shtėpinė e tyre, dhe ai, - mė i lumturi nga tė gjithė, - derisa njė ditė, mjekėt i dhanė lajmin fatal, se nė Krishlindjet e ardhshme, ai do tė vdiste, pa asnjė dyshim.
Pėrgatitjet pėr manifestimin publik po mbaronin, dhe senatori arriti tė pushonte vetėm njė orė nė shtėpinė e rezervuar posaēėrisht pėr tė. Para se tė shtrihej, vuri nė njė enė me ujė tė pijshėm, njė trėndafil natyral qė e kishte ruajtur tė pavyshkur gjatė shkretėtirės, hėngri ushqimin dietik qė kishte marrė me vete, pėr tė shmangur yndyrnat qė e prisnin nė tavolinat e bollshme tė ditės, dhe mori ilaēe tė ndryshėm analgjetikė, qetėsues tė mirė, sigurisht, para orės sė parashikuar, nė mėnyrė qė lehtėsimi t’i fillonte pėrpara se ta zinin dhimbjet. Pastaj, vuri ventilatorin elektrik shumė afėr hamakės, njė lloj shtrati i veēantė i varur nė litarė, u shtri lakuriq pėr rreth pesė minuta nė gjysmėhijen e trėndafilit, dhe gjatė kohės qė dremiste, u pėrpoq shumė tė shpėrqendrohej e tė mos mendonte pėr vdekjen. Pėrveē mjekėve, askush nuk e dinte se ai ishte dėnuar me njė fund tė paracaktuar, sepse kishte vendosur ta vuante i vetėm sekretin e tij, pa asnjė ndryshim nė jetė; dhe kjo, jo thjesht, pėr modesti.
Ndiente, se e kishte veten plotėsisht nėn kontroll, kur, nė orėn tre, doli sėrisht nė publik, i shlodhur, i pastėr, me pantallona linoje tė rėndė e kėmishė me lule tė pikturuara, dhe me shpirtin qė e mbante me ilaēet qetėsuese. Megjithatė, gėrryerja e vdekjes ishte shumė mė e pabesė nga ē’e kishte imagjinuar ai. Prandaj, me tė hipur nė tribunė ndjeu njė pėrbuzje e neveri tė ēuditshme pėr ata qė iu shmangėn rastit pėr t’i dhėnė dorėn, dhe nuk iu dhimbs, si herėt e tjera, as vargu i indianėve tė zbathur, qė mezi e duronin rėrėn pėrvėluese nė sheshin e hapur.
Senatori i qetėsoi duartrokitjet e turmės me njė lėvizje dore nervoze e gati me inat, dhe, ashtu, me trup tė ngrirė nė tribunė, zuri tė fliste, duke i mbajtur sytė tė fiksuar diku mbi sipėrfaqen e detit qė, edhe ai, dukej sikur shfrynte dhe dihaste nga vapa. Zėri i tij, i shtruar dhe i plotė, i ngjante ujrave tė thella e tė qeta, por fjalimi optimist, i parapėrgatur dhe i mėsuar pėrmendėsh, siē e kėrkonte skenari e spektakli, shumė optimist, deri pėr tė kundėshtuar njė sentencė fataliste tė librit tė katėrt tė kujtimeve tė Mark Aurelit, u ndėrpre e u copėtua disa herė, sepse nė skenar nuk ishte shkruar edhe e vėrteta e gjendjes shpirtėrore dhe fizike tė tij.
-Jemi kėtu pėr tė mundur natyrėn! –nisi ai, duke u ngritur mbi vetveten. –Tani, nuk do tė jemi mė fėmijėt e braktisur tė atdheut, jetimėt e Zotit, nė mbretėrinė e etjes dhe tė stuhisė, tė dėbuarit nė vetė vendin tonė. Do tė jemi tė tjerė, zonja dhe zotėrinj! Do tė jemi tė mėdhenj dhe tė lumtur!
Ishin sloganet e skenarit tė parapėrgatitur pėr mitingun. Dhe, ndėrsa zoti Onesimo fliste, njerėzit e stafit tė tij hidhnin nė ajėr grushta me zogj prej letre, kafshėt e rreme rrotulloheshin mbi tribunė; mė pas, sikur gjallonin e, bashkė me zogjtė e tjerė, iknin drejt detit. Ndėrkaq, tė tjerė ndihmės, nxirrnin nga furgonat disa pemė artificiale tė bėra me njė lloj stofi tė trashė si shajaku, dhe i vendosnin prapa turmės nė tokėn me salnitėr1. Nė fund, ngritėn njė fasadė prej kartoni me shtėpi tė pikturuara me tulla tė kuqe e dritare xhami, dhe mbuluan me to baraket e rrėnuara aty rrotull.
Senatori e zgjati fjalimin me dy citime nė latinisht, dhe vazhdoi tė qendrojė nė rol. Premtoi makineri pėr shiun, rezervuar tė lėvizshėm pėr peshqit dhe shpendėt, vajėra e kimikate tė ndryshme qė do tė bėnin tė mundur rritjen nė salnitėr tė perimeve dhe lulevjollcave. Kur u kujtua, se spektaklit i erdhi fundi, senatori bėri njė shenjė me gisht.
-Kėshtu do tė jemi, zonja dhe zotėrinj! –thirri ai. -Shikoni! Kėshtu do tė jemi!
Publiku lėvizi dhe ktheu kryet. Njė transatlantik prej letre i pikturuar, u shfaq tek kalonte prapa shtėpive, dhe ishte mė i lartė se shtėpitė, mė i lartė se qyteti artificial. Vetėm senatori vuri re, se duke e ngritur e ulur herė pas here, duke e lėvizur e zhvendosur, nga njė vend nė tjetrin, dhe nga moti i keq, qyteza prej kartoni ishte prishur, dhe dukej kaq e varfėr, e pluhurosur dhe e trishtuar, sa edhe vetė Trėndafili i Virrejit.
Pėr herė tė parė pas dymbėdhjetė vjetėsh, Nelson Farina nuk shkoi ta pėrshėndeste senatorin. Fjalimin e tij e dėgjoj nga shtrati i vet, nė mes tė copėzave tė gjumit tė drekės, nėn tendėn e freskėt tė njė shtėpie me dėrrasa tė pazdrukthėtuara, tė ndėrtuar me duar e tij, me ato duar, me tė cilat, me saktėsinė e farmacistit bėri copa-copa gruan e tij tė parė. Ishte arratisur nga burgu i Kajenės2 dhe erdhi nė Trėndafilin e Virrejit me njė anije tė ngarkuar me papagaj tė pafajshėm, me njė zezake tė bukur dhe blasfemuese, tė cilėn e takoi nė Paramaribo, dhe me tė cilėn pati njė fėmi. Zezakja vdiq pak kohė mė pas, nga njė vdekje natyrale, dhe nuk pati fatin e keq tė sė parės, copat e sė cilės ushqyen kopshtin e vet me lulelakra, por atė e varrosėn tė plotė, dhe me emrin e saj hollandez nė varrezat e zonės. Vajza e Nelsonit kishte trashėguar ngjyrėn dhe pėrmasat e sė ėmės, dhe sytė ngjyrė jeshile tė hapur nė tė verdhė e tė ēuditur tė tė atit, dhe ky kishte arsye tė mendonte se po rriste femrėn mė tė bukur tė botės.
Qė kur e njohu senatorin Onesimo Sanēes nė fushatėn e parė elektorale, Nelson Farina i kishte kėrkuar ndihmė pėr tė marrė njė dokument identifikimi, sigurisht, tė fallcifikuar, qė tė shpėtonte nga drejtėsia. Zoti Onesimo, i sjellshėm, por i prerė, ia kishte mohuar. Pėr vite me radhė, Nelson Farina nuk u dorėzua, dhe sa herė qė iu dha rasti, ia ribėri kėrkesėn, me justifikime nga mė tė ēuditshmet. Por, gjithmonė mori tė njėjtėn pėrgjigje. Kjo qe dhe arsyeja, qė kėtė herė, kur senatori fliste nga tribuna, ai qendronte nė shtratin e tij, i dėnuar tė kalbej i gjallė nė atė strofkė pėrvėluese piratėsh. Kur dėgjoi duartrokitjet e fundit, zgjati kokėn dhe i hodhi sytė pėrtej hunjve tė gardhit, pas fasadės, atje ku ishte rekuizita: trarėt qė mbanin ndėrtesat artificiale, skeletet e pemėve, iluzionistėt e stafit tė cilėt tė fshehur shtynin transatlantikun.
Kėtu, shpėrtheu zemėrimi i tij.
-Merde –tha –c’est le Blacaman de la politique!3
Pas fjalimit, si zakonisht, senatori bėri njė shėtitje nėpėr rrugėt e fshatit, mes muzikės dhe fishekzjarreve, i rrethuar nga njerėzit e fshatit qė i qanin hallet e tyre. Senatori i dėgjonte me dėshirė, dhe gjithmonė gjente mėnyrėn pėr t’ia bėrė qejfin, secilit nga pak. Njė grua, e hipur nė ēatinė e njė shtėpie, midis gjashtė fėmijėve tė saj tė mitur, arriti tė tėrhiqte vėmendjen e tė gjithėve nė mes tė asaj zhurme tė madhe dhe shtėllungave tė pluhurit.
-Senator, unė nuk kėrkoj ndonjė gjė tė madhe! –thirri ajo. -Unė dua vetėm njė gomar pėr tė sjellė ujė nga Pusi i Ahorkados.
Senatori i mbėrtheu sytė tek gjashtė fėmijėt, njėri mė i dobėt se tjetri.
-Ku e ke tėt shoq? –e pyeti.
-Iku tė kėrkojė fatin nė ishullin e Arubės! –ia ktheu gruaja me njė nėnqeshje. – Iku, dhe ajo qė gjeti, ėshtė njė e huaj, nga ato qė vėnė diamante nė dhėmbė...
Pėrgjigjja provokoi njė shpėrthim tė qeshurash.
-Punė e mbaruar! –tha senatori. –Ti do ta kesh qė sot gomarin tėnd.
Pak mė vonė, njė nga pjesėtarėt e stafit tė Onesimos, ēoi nė shtėpinė e gruas njė gomar, nė kurrizin e tė cilit kishin shkruar, me bojė tė fortė me efekt tė pėrjetshėm, njė slogan elektoral, qė t’i kujtonte cilitdo, se ishte dhuratė nga senatori.
Nė atė copė tė vogėl rruge, zoti Onesimo bėri edhe gjeste tė tjera humanizmi: pėrshėmbull, njė tė sėmuri qė kishte nxjerrė krevatin tek dera e shtėpisė pėr ta parė, kur tė kalonte, senatori i dhuroi njė lugė. Nė kthesėn e fundit, pėrmes gardhit tė oborrit, pa Nelson Farinėn nė shtratin e vet dhe iu duk i mėnjanuar dhe i trishtuar, por e pėrshėndeti, sidoqė, pa ndonjė entuziazėm tė veēantė.
-Si je?
Nelson Farina u rrotullua nė shtratin e vet dhe e la senatorin me trishtimin nė sy.
-Moi, vous savez!...4
Sapo dėgjoi pėrshėndetjen, vajza e Nelsonit doli nė oborr. Kishte veshur njė kėmishė guahiriane5 tė zakonshme, tė vjetruar, flokėt i kishte tė zbukuruara me kapse ngjyra-ngjyra, dhe fytyrėn tė lyer, qė tė mos e digjte dielli. Por, edhe nė atė shkujdesje, mund ta merrje me mend, qė nuk kishte femėr mė tė bukur se ajo nė botė.
Senatori mbeti pa frymė.
-E marrtė djalli! –psherėtiu i habitur dhe i befasuar. –Shiko, ē’i ka shkuar nė mend Zotit!...
Nė mbrėmje, Nelson Farina e veshi vajzėn e vet me rrobat mė tė bukura, dhe ia dėrgoi senatorit. Dy roja tė armatosura me pushkė, qendronin tek porta e shtėpisė sė marrė pėrkohėsisht me qera. Rojat qė tundnin qafat pėr shkak tė vapės,e urdhėruan vajzėn tė priste nė karrigen e vetme tė hollit.
Senatori qendronte nė dhomėn ngjitur aty afėr, nė mbledhje me njerėzit mė tė njohur e mė me influencė tė Trėndafilit tė Virrejit, tė cilėt i kishte ftuar pėr t’i njohur me detajet dhe tė fshehtat e fjalimit qė kishte mbajtur. Ishin po ato fytyra, po ata njerėz qė merrnin pjesė nė tė gjitha fushatat e shkretėtirės, dhe senatorit i kishte ardhur nė majė tė hundės me tė njėjtin kėshill dhe tė njėjtėt njerėz pėrnatė. Kėmisha i ishte bėrė qull nga djersėt dhe mundohej ta thante nė trup me flladin e ngrohtė tė ventilatorit elektrik i cili, zhurmonte si mizė helmuese, nė qetėsinė e dhomės.
-Ne, zotėrinj, sigurisht, qė nuk hamė zogj letre! –tha senatori. –Edhe juve, edhe unė, e dimė shumė mirė, se, ditėn kur nė kėtė stallė lopėsh do tė ketė pemė, lule, gjithēka;se ditėn kur nė puse do tė ketė peshq dekorativ dhe jo krimba; nė kėtė ditė pra, as juve, as unė, nuk do tė kemi ē’tė bėjmė mė kėtu. Apo, nuk ėshtė kėshtu?
Askush nuk u pėrgjigj. Ndėrsa fliste, senatori shkėputi nga kalendari njė fletė tė stampuar dhe me tė sajoi me dorė njė flutur letre. E vuri nė rrymėn e ventilatorit, gati pa vėmendje e pa asnjė qėllim, dhe flutura, pasi u rrotullua disa herė brenda dhomės, doli pėrmes portės gjysmė tė hapur. Senatori vazhdoi tė fliste me vendosmėri, duke u pėrpjekur tė merret vesh me vdekjen; tė durojė dhimbjet cfilitėse dhe tė harrojė fatalitetin e pashmangshėm.
Atėherė, – tha – nuk kam pse t’u pėrsėris atė qė tashmė e keni tė qartė: rizgjedhja ime ėshtė marrėveshje mė e mirė pėr ju, sesa pėr mua. Sepse unė, deri kėtu shkoj, tek uji i ndotur dhe djersa e indianėve. Ndėrsa ju jetoni nė kėtė vend, dhe duhet ta bėni tė tillė, qė tė jetohet dhe tė jetoni sa mė mirė.
Laura Farina po ndiqte me sy fluturėn prej letre qė doli nga dera. Vetėm ajo e pa, sepse rojen e hollit e kishte zėnė gjumi ulur tek stoli, me pushkė tė pėrqafuar. Pas disa rrotullimeve, flutura gjigande prej letre litografike, u shpėrbė plotėsisht, u pėrplas nė mur dhe mbeti e ngjitur atje. Laura Farina u mundua ta shqiste me thonj. Njėri nga rojet, i cili u zgjua nga duartrokitjet qė vinin nga dhoma ngjitur, vuri re pėrpjekjen e kotė tė vajzės.
- Nuk mund tė shqitet. – tha pėrgjumėsh. -Ėshtė pikturuar nė mur tani ...
Laura Farina u ul sėrish, ndėrkaq, burrat zunė tė dalin nga mbledhja. Senatori mbeti tek dera e dhomės, me dorėn tek doreza, kur pa vajzėn, tek qendronte e vetme nė hollin bosh.
- Ēfarė bėn kėtu?
- Mė ka dėrguar babai... – tha vajza.
Senatori e kuptoi. I hodhi njė shikim hetues rojes se pėrgjumur dhe, mė pas, Laura Farinės, bukuria pėrrallore e sė cilės ishte superiore ndaj dhimbjeve tė tij; dhe atėherė, ai vendosi qė tė ishte vdekja ajo qė do tė zgjidhte pėr tė.
- Hyrė! – i tha.
Laura Farina mbeti e ngrirė dhe e mrekulluar tek dera e dhomės: mijėra kartėmonedha, tė lėna diku aty, me ē’dukej pėr harxhime elektorale, fluturuan nė ajėr, duke fėrgėlluar si flutura. Senatori nxitoi tė fikte ventilatorin, dhe kartėmonedhat, tanimė tė mbetura pa presionin e ajrit tė pak ēasteve mė parė, ranė e u shpėrndanė nėpėr dhomė.
- Ja, e sheh? – tha senatori duke buzėqeshur. - Edhe muti fluturon...
Laura Farina u ul si nė njė stol shkolle. E kishte lėkurėn tė lėmuar e tė tendosur, dhe me ngjyrėn e shkėlqimit diellor tė naftės sė papėrpunuar; flokėt, i kishte si jelet e njė mėzi; dhe tek sytė e saj tė mėdhenj pasqyrohej i gjithė ndriēimi i botės.
Senatori ndoqi shikimin e vajzės i cili qendroi tek trėndafili i mbushur me pluhur salnitre.
-Ėshtė trėndafil, - tha ai.
-Po, tha ajo, - disi konfuze dhe e pavendosur –E njoha sepse i kam parė nė Rlohaēa.
Senatori u ul nė njė shtrat tė vogėl, si shtrat fshati, duke folur pėr trėndafilat; ndėrkohė, zuri tė zbėrthente kėmishėn. Nė anėn e majtė tė gjoksit tė tij, atje ku ėshtė zemra, u shfaq tatuazhi pirat i njė zemre me shigjetė nė mes. Pastaj, ai hodhi nė tokė kėmishėn e bėrė ujė nga djersa, dhe i kėrkoi Laura Farinės, qė ta ndihmonte tė hiqte ēizmet.
Vajza u ul nė gjunjė pėrballė shtratit. Senatori e ndoqi i menduar, dhe, ndėrkohė qė ajo zuri tė zgjidhte lidhėset e ēizmeve, ai po pyeste veten, se cili prej tė dyve, do tė kishte fatin e keq tė ishte viktima nė atė takim.
-Ti je foshnjė! – tha ai.
-As mos e mendo kėtė. – tha ajo. – Nė prill mbush nėntėmbėdhjetė vjeē...
-Ashtu?! – Zėri i senatorit ishte i tillė, qė kėrkonte tė dinte diēka mė tepėr. – Ēfarė dite?
-Mė njėmbėdhjetė. – tha ajo.
Senatori u ndje mė mirė.
-Jemi “dashi”, -tha, dhe, duke qeshur, shtoi: -Ėshtė shenja e vetmisė.
Laura Farina nuk i kushtoi vėmendje kėsaj tė fundit, sepse nuk dinte ē’tė bėnte me ēizmet. Edhe senatori, nga ana e vet, nuk dinte ē’tė bėnte me Laura Farinėn, sepse ai nuk ishte mėsuar me dashuritė e papritura, dhe, pėr mė tepėr, ishte i ndėrgjegjshėm, se kjo dashuri, nuk ishte aspak e denjė pėr karakterin e tij.
Vetėm e thjeshtė pėr tė fituar kohė qė tė mendohej, e shtrėngoi Laurėn fortė me gjunjė, e pėrqafoi, dhe u shtri me shpatulla nė shtrat. Atėherė, ai kuptoi, se ajo ishte krejt lakuriq, poshtė fustanit: trupi i lėshonte njė aromė, gati tė papėrcaktueshme kafshe mali, zemra e trembur i rrihte shpejt, dhe nga emocioni e sikleti, lėkura iu mbush me djersė tė ftohta.
-Pse Zoti u tregua kaq i padrejtė me ne?! Askush nuk na do! – psherėtiu Onesimo.
Laura Farina deshi tė thoshte diēka, por mezi mbushej me frymė. Ai e shtriu nga ana e vet pėr ta qetėsuar, fiku dritėn, dhe dhoma mbeti nė gjysmėhijen e trėndafilit. Vajza e lėshoi veten. Senatori e pėrkėdheli mengadalė, dhe, pothuajse pa e prekur, kėrkoi me dorė, por, aty ku shpresonte ta gjente, hasi nė njė pengesė hekuri.
-Ēfarė ke aty?!
-Njė dry... – tha ajo.
-Ēfarė marrėzie! – gati thirri i tėrbuar senatori, dhe pyeti pėr diēka qė e dinte fare mirė: - Ku ėshtė ēelėsi?
Laura Farina mori frymė e ēliruar.
-E ka babai im. Mė porositi qė tė tė thosha, se ka ēuar njė njeri tė vetin, qė tė tė kėrkojė dhe t’i dėrgosh me tė, njė marrėveshje tė shkruar e tė firmosur, pėr t’ia rregulluar atė punėn...
Senatori u tėrbua nga nervozizmi. “Qen francez!” – murmuriti i indinjuar. Pak mė pas, mbylli sytė pėr tė harruar e pėr t’u qetėsuar disi, dhe u takua me vetveten e me vdekjen nė errėsirė: “Kujto dhe mos harro o njeri, qė kushdo qofsh ti, herėt a vonė, do tė vdesėsh, dhe nuk do tė tė mbetet as nami, as nishani”.
Priti sa t’i kalonin ethet e tė dridhurat.
-Mė thuaj diēka. Ēfarė ke dėgjuar tė thonė pėr mua? – e pyeti vajzėn.
Vajzės i erdhi e papritur kjo pyetje.
-Tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn?
-Tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn.
-Mirė – mori guximin Laura Farina. –Thonė, se ju jeni mė i keq se tė tjerėt, sepse ju jeni ndryshe.
Senatori nuk u zemėrua. Bėri njė pauz tė gjatė me sy tė mbyllur, dhe, kur i hapi sėrisht, u duk sikur u kthye nė instiktet e tij mė tė fshehura.
-Dreq! – vendosi. –Thuaji atij idiotit, qė ke pėr baba, se do t’ia zgjidh atė ēėshtjen…
-Nė qoftė se do, shkoj vetė ta marr ēelėsin... –tha Laura Farina.
Senatori e ndaloi.
-Harroje ēelėsin -i tha – dhe fli pėr njė ēast me mua. Ėshtė mirė tė rrish me dikė, kur je vetėm.
Atėherė, ajo e mbėshteti nė supin e vet, me sy tė fiksuar tek trėndafili. Senatori e rroku pėr beli vajzėn dhe fshehu fytyrėn nė sqetullėn e saj prej kafshe mali; dhe pikėrisht nė kėtė ēast e kapi paniku dhe u ndje i terrorizuar.
Gjashtė muaj e njėmbėdhjetė ditė mė vonė, ai do tė vdiste i braktisur dhe me damkėn e tė turpėruarit pėr shkak tė skandalit publik me Laura Farinėn, duke qarė me lot tė hidhur qė pikėrisht tani qė e gjeti, do tė mbetej pa tė.

---------------------------------------------------
Shėnime tė pėrkthyeses:
1. Salnitėr - Substancė e shkrifėt nė formė rėre qė pėrmban nitrat natriumi,psh: salnitra e Kilit.
2. Kajena – Kryeqyteti i Guajanės, ish koloni franceze.
3. “Merde, c’est le Blacaman de la politique” (Fr.) - “Mut, ky ėshtė Blacamani i politikės”. Blacamani - personazhi i njė tregimi tė njohur tė Markezit (“Blacaman el buen vendedor de milagros”), qė simbolizon mashtruesin dhe jo shitėsin e mirė tė mrekullive, siē thotė titulli i tregimit.
4. “Moi, vous savez”(Fr.) – Unė, ju e dini.
5. Guahiriane – Tipike e Guahirės, zonė nė veri tė Kolumbisė.






Pėrktheu nga origjinali:
VALBONA SELMAN






GRUAJA QĖ VINTE NĖ ORĖN GJASHTĖ




Dera lėvizėse u hap. Nė kėtė orė, nė restorantin e Hozesė, nuk gjeje kėmbė njeriu.
Ora sapo kishte shkuar gjashtė, dhe burri e dinte, qė vetėm rreth orės gjashtė e gjysmė do tė fillonin tė vinin klientėt e pėrditshėm.
Kaq e rregullt dhe e pėrpiktė ishte klientela e tij, saqė kur akrepi i orės po i afrohej gjashtės, hyri njė grua, e cila vinte si ēdo ditė nė po tė njėjtėn orė. Pa folur asnjė fjalė,ajo u ul nė karrigen rrotulluese. Midis buzėve shtrėngonte njė cigare tė pandezur.
- Pėrshėndetje, mbretėreshė! - tha Hozeja, kur e pa tė ulej. Mė pas, ai shkoi deri nė anėn tjetėr tė banakut, duke pastruar sipėrfaqen e xhamit me njė leckė tė thatė.
Gjithmonė, kur dikush hynte nė restorantin e tij, Hozeja sillej po njėlloj. Madje, edhe me gruan me tė cilėn kishte arritur tė fitonte njė lloj konfidence, hanxhiut bullafiq dhe faqekuq i pėlqente tė tregohej i zellshėm dhe i kujdesshėm. Foli qė nga ana tjetėr e banakut:
- Ēfarė dėshiron sot?
- Nė rradhė tė parė, dua tė tė mėsoj tė sillesh si kavalier. - tha gruaja.
Ajo ishte ulur nė fund tė rreshtit tė karrigeve rrotulluese, me bėrryla nė banak dhe cigaren e fikur midis buzėve. Kur foli, shtrėngoi buzėt qė Hozeja tė vėrente cigaren e pa ndezur.
- Nuk e vura re. - tha Hozeja.
- Ende nuk ke vėnė re gjė. - tha gruaja.
Burri e la leckėn nė banak, eci drejt dollapėve qė vinin erė katran e tallash, dhe mė pas u kthye me shkrepėsen nė dorė. Gruaja u pėrkul tė arrinte flakėn qė digjej midis duarve leshatake e prej fshatari tė burrit. Hozeja vėshtroi flokėt e dendura tė gruas, tė ngjyera me vazelinė tė trashė dhe tė lirė. Pa supin e saj tė zhveshur, mbi bustin1 me lule. Pa se si u ngrit gjoksi i varur, kur ajo ēoi kokėn, tashmė, me cigaren e ndezur nė buzė.
- Je bėrė shumė e bukur sot, mbretėreshė! - tha Hozeja.
- Lėri kėto budadallėqe! - tha gruaja. - Mos mendo se me kėto, do tė mė bėsh qė tė tė paguaj.
- Nuk e kisha fjalėn kėtu, mbretėreshė, - tha Hozeja. - Mė duket se sot tė paska bėrė dėm dreka.
Gruaja thithi fort tymin e dendur tė duhanit, kryqėzoi duart, bėrrylat vazhdonte t'i mbante mbi banak, dhe shikimi i humbi tek rruga, qė dukej pėrmes xhamit tė restorantit. Kishte njė pamje melankolike. Njė melankoli e lodhur dhe vulgare.
- Do tė tė pėrgatis njė biftek tė mirė. - tha Hozeja.
- As sot s'kam parį.
- U bėnė tre muaj qė nuk ke parį, po unė gjithnjė tė pėrgatis diēka tė mirė - tha Hozeja.
- Sot ėshtė ndryshe - tha gruaja shkoqur dhe vazhdoi tė shihte nga rruga.
- Tė gjitha ditėt njėlloj janė. - tha Hozeja. - Ēdo ditė, sapo ora shėnon gjashtė, ti hyn, thua se ke njė uri tė tmerrshme, dhe atėherė unė tė pėrgatis diēka tė mirė pėr tė ngrėnė. I vetmi ndryshim ėshtė, qė sot nuk po thua se ke njė uri tė tmerrshme, por se kjo ditė ėshtė ndryshe.
- Ėshtė e vėrtetė. - tha gruaja. U kthye tė shohė mė mirė Hozenė, qė ndodhej nė anėn tjetėr tė banakut, duke kontrolluar frigoriferin. U ndal dhe e vėzhgoi rreth dy-tre sekonda.
Mė pas, pa orėn mbi dollap. Ishte gjashtė e tre minuta. "Ėshtė e vėrtetė Hoze, sot ėshtė ndryshe", tha. Lėshoi tymin dhe vazhdoi tė fliste me fjalė tė shkurta, plot pasión: "Sot nuk erdha nė gjashtė, prandaj ėshtė ndryshe, Hoze".
Burri pa orėn.
- Pres kokėn, nėse kjo orė ngec, qoftė edhe njė minutė. - i tha.
- Nuk ėshtė kėtu ēėshtja, Hoze. Por, sot unė nuk erdha nė orėn gjashtė. Erdha njė ēerek ore mė pėrpara.
- Sapo kishte shkuar gjashtė, mbretėreshė. - tha Hozeja. - Kur ti hyre, ora sapo kishte shkuar gjashtė.
- U bė njė ēerek ore qė po rri kėtu. - tha gruaja.
Hozeja iu drejtua vendit ku rrinte ajo.
I afroi gruas fytyrėn e vet tė stėrmadhe, tė kuqe, ndėrkohė qė me gishtin tregues tėrhoqi njė nga qepallat e tij.
-Mė fryj pak kėtu. - i tha.
Gruaja e ēoi kokėn pas. Ishte serioze, e bezdisur, e ėmbėl, ndėrkaq, njė hije trishtimi dhe lodhjeje, vetėm sa ia zbukuronte fytyrėn.
- Mos fol marrėzira, Hoze! Ti e di se u bėnė gjashtė muaj qė nuk vė pije nė gojė.
- Kėtė thuaja dikujt tjetėr , jo mua. Vė bast qė keni marrė, tė paktėn, njė litėr tė dy bashkė.
- Piva vetėm dy gllėnjka me njė shok. - tha gruaja.
- Ah, tani e kuptova - tha Hoze.
- S'ka asgjė pėr tė kuptuar - tha gruaja. - Kam njė ēerek ore qė rri kėtu.
Burri mblodhi supet.
- Mirė, nė qoftė se ėshtė kjo ajo qė do ti, edhe unė po tė them se ke njė ēerek ore qė rri kėtu. Nė fund tė fundit, askujt nuk i interesojnė dhjetė minuta mė shumė, dhjetė minuta mė pak.
- Ka edhe qė iu interesojnė, Hoze … - tha gruaja, dhe shtriu krahėt mbi banak, mbi sipėrfaqen e xhamtė, me njė fytyrė ku dukej fare qartė shpėrfillja dhe indiferenca.
- Hoze, - tha pastaj, - ēėshtja nuk ėshtė se kėshtu dua unė, po u bė vėrtetė ēerek ore qė jam kėtu". Pa edhe njė herė nga ora dhe e verifikoi: "Ēfarė po diskutojmė ne, tashmė u bėnė njėzetė minuta".
- Nė rregull, mbretėreshė. - tha burri. - Njė ditė tė tėrė do tė tė falja unė pėr tė tė parė tė lumtur.
Gjatė gjithė kėsaj kohe, Hozeja vazhdonte tė lėvizte pas banakut, duke zhvendosur gjėra, duke hequr diēka nga njėri vend pėr ta vendosur nė tjetrin. Ishte brenda karakterit tė tij.
- Dua tė tė shoh tė lumtur. - pėrsėriti ai. Pastaj, papritur, ndaloi, dhe u kthye andej nga ishte gruaja dhe tha:
- A e di qė tė dua shumė?
Gruaja e pa ftohtė.
- Me tė vėrtetė?! Ēfarė zbulimi, Hoze! Mendon se do tė flija me ty pėr njė milion peso?
- Nuk doja tė thoja kėtė, mbretėreshė - tha Hozeja. - Vė dy herė bast qė dreka tė ka bėrė dėm.
- Nuk po ta them pėr kėtė, - i tha gruaja, dhe zėri i saj u bė pak mė i vrazhdė. - Por, asnjė grua nuk do tė mund tė duronte njė peshė si tėnden, as pėr njė milion peso.
Hozeja u skuq. U kthye me kurriz nga gruaja dhe vazhdoi t'ua hiqte pluhurin shisheve tė dollapit. Foli pa kthyer kokėn:
- Je shumė nervoze sot, mbretėreshė! Them, se do tė ishte mė mirė tė haje biftekun dhe tė shkoje tė flije.
- Nuk kam uri. - tha gruaja. Dhe i mbėrtheu sytė sėrish tek rruga, duke parė kalimtarėt e turbullt tė qytetit nė muzg. Pėr njė ēast, restoranti mbeti nė heshtje, nė mjegull. Njė gjendje e amullt qė u ndėrpre nga zhurma qė shkaktoi Hozeja nė dollap. Papritur, gruaja e hoqi shikimin nga rruga dhe foli me zė tė mekur, tė butė, tė ndryshėm:
- Ėshtė e vėrtetė qė mė do, Pepijo?
- E vėrtetė ėshtė. - tha Hozeja, thatė, pa e parė nė sy.
- Pavarėsisht nga ajo qė tė thashė? - pyeti gruaja.
- Ēfarė mė the? - tha Hozeja, ende pa e parė nė sy dhe ende pa marrė emocionin qė bartnin ato fjalė.
- Atė muhabetin e njė milion pėsove, - tha gruaja.
- Unė atė e harrova fare. - tha Hozeja.
- Atėherė, mė do? - tha gruaja.
- Po, - tha Hozeja.
Pati njė pauzė. Hozeja vazhdoi tė lėvizte, po me fytyrė tė kthyer drejt dollapėve, dhe pėrsėri pa e parė nė sy. Ajo lėshoi njė tjetėr shtėllungė tymi, mbėshteti bustin tek banaku dhe mė pas, me kujdes, dinakėri e duke kafshuar gjuhėn pėrpara se tė fliste, sikur tė ishte nė majė tė gishtave, pyeti:
- Edhe po tė mos flija me ty?...
Vetėm atėherė Hozeja u kthye ta shihte sėrish:
- Tė dua aq shumė, sa edhe po tė mos flija me ty, prapė do tė doja. - tha ai.
Pastaj Hozeja eci drejt saj. U ndal ta shihte pėrballė. Krahėt e fuqishėm i mbėshteti nė banak, pėrpara saj dhe duke e vėshtruar nė sy i tha:
- Tė dua aq shumė, sa ēdo pasdite do ta vrisja atė burrė qė shkon me ty…
Nė ēastin e parė, gruaja u duk dyshuese. Mė pas, e pa burrin me vėmendje dhe me njė shprehje tė lėkundur keqardhjeje dhe talljeje. Nė vazhdim bėri njė pauzė tė vogėl, e shpėrqendruar. Dhe, mė pas, qeshi me sa fuqi kishte.
- Je xheloz, Hoze! Fantastike! Je xheloz!
Hozeja u skuq pėrsėri, dhe nė fytyrė iu vizatua njė turp i pafajshėm, si i njė fėmije, tė cilit, papritur, i kanė zbuluar tė gjitha sekretet.
- Kėtė pasdite nuk kupton asgjė, mbretėreshė! - tha - dhe fshiu djersėt me leckė. Mė pas, vazhdoi:
- Jeta e keqe, po tė shėmton, mė duket …
Por gruaja kishte ndryshuar shprehje. "Mirė, Hoze, nuk je xheloz." - tha. Dhe vazhdoi ta shihte, por tani nė sytė e saj kishte njė shikim tė ēuditshėm, sfidues dhe njėkohėsisht tė trishtuar.
- Mirė, Hoze, atėherė nuk je xheloz. - pėrsėriti ajo.
- Nė njė farė mėnyre, po, - tha Hozeja. - Por, jo ashtu siē mendon ti. - Liroi qafėn dhe vazhdoi ta pastronte, duke e tharė me leckė.
- Atėherė? - pyeti gruaja.
- Ēėshtja ėshtė se unė tė dua aq shumė, sa nuk mė pėlqen qė ti tė bėsh kėtė gjė.
- Ēfarė? - tha gruaja.
- Kėtė … Qė shkon me burra tė ndryshėm ēdo ditė. - tha Hozeja.
- Ėshtė e vėrtetė qė do ta vrisje njė burrė vetėm qė tė mos shkonte me mua? - tha gruaja.
- Qė tė mos shkonte, jo. - tha Hozeja. - Do ta vrisja, po tė shkonte me ty.
- Ėshtė e njėjta gjė - tha gruaja. - Bashkėbisedimi kishte arritur nė njė pikė tepėr ngacmuese. Gruaja fliste me zė tė ulėt, tė ėmbėl dhe si e magjepsur. E kishte fytyrėn pothuajse ngjitur me faqen e shėndetshme dhe paqėsore tė burrit, i cili qėndronte i palėvizshėm, si i mahnitur nga avulli i fjalėve.
- Tė gjitha kėto janė tė vėrteta. - tha Hozeja. - Atėherė… - tha gruaja, dhe zgjati dorėn pėr tė pėrkėdhelur krahun e ashpėr tė burrit. Me dorėn tjetėr hodhi bishtin e cigares.
- Atėherė, ti vėrtetė do tė mund tė vrisje njė njeri?
- Pėr atė qė tė thashė, po. - tha Hozeja. Zėri i tij mori njė nuancė gati dramatike.
Gruaja shpėrtheu sėrish nė gaz, dhe u duk haptazi qė po tallej me tė.
- Ēfarė tmerri, Hoze! Ēfarė tmerri! - tha duke u shkrirė sė qeshuri. - Hozeja duke vrarė njė burrė! Kujt do t'i shkonte ndėrmend qė pas njė burri kaq babaxhan dhe tė ndershėm, qė asnjėherė nuk mė merr parį, qė ēdo ditė mė pėrgatit njė biftek dhe hutohet duke biseduar me mua, deri sa gjej njė klient, fshihet njė vrasės. Ēfarė tmerri, Hoze! Po mė fut frikėn!
Hozeja u ēorodit. Ndoshta u ndie pak i fyer. Ndoshta, kur gruaja nisi tė qeshte, u ndie dhe pak i zhgėnjyer.
- Ti je e dehur, budallaqe! - tha ai. - Shko tė flesh. As mos tė tė shkoj nė mendje qė ka pėr tė tė ardhur oreksi e tė mund tė hash diēka. - Por tani, gruaja, me bėrryla tė mbėrthyer nė banak, kishte pushuar sė qeshuri dhe ishte bėrė pėrsėri serioze, e menduar.
E pa burrin tek largohej. E pa tek hapte frigoriferin dhe tek e mbyllte sėrish, pa nxjerrė asgjė qė andej. Mė pas, e pa tek shkonte deri nė anėn tjetėr tė banakut. E pa tek fėrkonte xhamin e shndritshėm, si nė fillim. Atėherė, gruaja foli sėrish, por tani me njė ton prekės dhe tė butė : Ėshtė e vėrtetė qė mė do, Pepijo? Hoze - e thėrriti. Burri nuk e vėshtroi.
- Hoze!
- Shko tė flesh! - tha Hozeja. - Dhe bėj njė dush pėrpara se tė shtrihesh, qė tė tė dalė pija.
- E kam seriozisht, Hoze. - tha gruaja. - Nuk jam e dehur.
- Atėherė je bėrė e keqe - tha Hozeja.
- Hajde kėtu, dua tė flas me ty. - tha gruaja.
Burri u afrua me mėdyshje mes kėnaqėsisė dhe mosbesimit.
- Afrohu!
Burri u ndal sėrish pėrpara gruas. Ajo u pėrkul pėrpara, e kapi prej flokėsh, me rrėmbim, por me njė gjest tė qartė dashurie.
- Ma pėrsėrit edhe njė here, atė qė mė the nė fillim!
- Ēfarė? -pyeti Hozeja. Mundohej ta shihte me kokėn e pėrkulur nga kapja e flokėve.
- Qė do ta vrisje atė burrė qė shkon me mua.
- Do ta vrisja atė burrė qė do tė shkonte me ty, mbretėreshė. Ėshtė e vėrtetė - tha Hozeja.
Gruaja e lėshoi.
- Po nė qoftė se, do tė isha unė ajo qė do ta vriste, a do tė mė mbroje? - Ajo i tha me vendosmėri e seriozitet kėto fjalė, dhe, me njė lėvizje tė fortė e tunduese, e shtyu tutje kokėn, si tė derrit, tė Hozesė.
Burri nuk iu pėrgjigj fare; buzėqeshi.
- Mu pėrgjigj, Hoze! - tha gruaja. - Do tė mė mbroje, nė qoftė se unė do ta vrisja?
- Kjo varet - tha Hozeja. - Ti e di qė kjo nuk ėshtė aq e lehtė sa duket…
- Askuj, mė shumė se ty, nuk i beson policia. - tha gruaja.
Hozeja buzėqeshi, krenar dhe i kėnaqur. Gruaja u pėrkul sėrish drejt tij, nga maja e banakut.
- Ėshtė e vėrtetė, Hoze. Jam gati tė vė dorėn nė zjarr qė ti nuk ke thėnė kurrė, qoftė edhe njė gėnjeshtėr.
- E kush ia ka parė hajrin kėsaj gjėje… - tha Hozeja.
- Pikėrisht - tha gruaja. - Policia e di dhe tė beson ēdo gjė, pa tė tė pyetur dy herė.
Hozeja filloi t'i binte lehtė banakut, pėrpara saj, pa ditur ē'tė thotė. Gruaja pa sėrish drejt rrugės. Mė pas, pa orėn dhe modifikoi tonin e zėrit tė saj, sikur tė donte ta mbyllte dialogun pėrpara se tė vinin klientėt e parė.
- Po pėr mua, a do tė thoje njė gėnjeshtėr, Hoze? - i tha. E kishte seriozisht.
Hozeja u kthye ta shihte, dhe e pa, por ashpėr, me dyshim, sikur t'i kishte mbirė njė ide e tmerrshme nė kokė. Njė ide qė hyri nga njėri vesh, u rrotullua pėr njė moment, e zymtė, konfuze dhe mė pas doli nga tjetri, duke lėnė njė gjurmė tė lehtė ankthi.
- Nė ēfarė telashi ke hyrė, mbretėreshė?
Ai u pėrkul pėrpara, dhe i kryqėzoi sėrish duart mbi banak. Gruaja ndjeu avullin e fortė dhe pak tė amonjaktė tė frymėmarrjes sė tij, qė bėhej e vėshtirė nga presioni qė ushtronte banaku mbi stomakun e burrit.
- E kam seriozisht, mbretėreshė! Nė ēfarė telashi ke hyrė?
Gruaja ktheu kokėn nga ana tjetėr.
- Nė asnjė - tha. - Thjesht, po flisja pėr tė kaluar kohėn.
Mė pas, filloi ta shihte sėrish.
- Thashė se mos ke ndėrmend tė vrasėsh ndonjė njeri?!... - tha gruaja.
- Asnjėherė nuk kam menduar tė vras dikė. - tha Hozeja i shpėrqendruar.
- Jo, o njeri! - tha gruaja. - E kam fjalėn pėr dikė qė fle me mua.
- Ah! - tha Hozeja. - Tani po, qė po flet qartė. Gjithnjė kam menduar, se nuk ke nevojė tė bėsh kėtė jetė. Tė betohem se nė qoftė se e le kėtė gjė, do tė tė jap biftekun mė tė madh ēdo ditė, pa tė marrė asnjė qindarkė.
- Faleminderit, Hoze! - tha gruaja. - Por ēėshtja, nuk ėshtė kėtu. Tashmė, nuk do tė mund tė shkoj mė, me askėnd.
- Prapė po i bėn lėmsh gjėrat. - tha Hozeja.
Gruaja po fillonte tė dukej e paduruar.
- Nuk po bėj lėmsh asgjė. - tha ajo. - Pastaj u mbėshtet nė karrige dhe Hozeja pa gjoksin e saj tė varur dhe tė trishtuar nėn bust.
- Nesėr do tė iki, dhe tė premtoj se nuk do tė tė bezdis mė kurrė. Tė premtoj se nuk do tė shtrihem mė me askėnd.
- Nga tė hipi kjo temperaturė? - tha Hozeja.
- E vendosa para njė ēasti. - tha gruaja. - Vetėm para njė ēasti e mblodha mendjen pėrfundimisht se kjo ėshtė njė gjė e pistė.
Hozeja e mori pėrsėri leckėn dhe nisi tė fėrkonte xhamin, pranė saj.
- Prandaj e bėn ti kėtė gjė, se ėshtė gjė e pistė. - tha ai, pa e parė nė sy. - Duhet ta kishe menduar prej kohėsh.
- Prej kohėsh e kam menduar - tha gruaja. - Por, vetėm pėrpara njė ēasti u binda plotėsisht qė kam neveri nga burrat.
Hozeja buzėqeshi. Ngriti kokėn pėr ta parė, ende duke buzėqeshur, por e pa si tė ngrirė, konfuze, duke folur dhe me shpatulla tė ngritura; duke u lėkundur nė karrigen rrotulluese, me njė shprehje tė pikėlluar nė fytyrėn e argjendtė, nė tė cilėn kishte rėnė njė pluhur i parakohshėm vjeshte.
- Nuk mendon se duhet lėnė e qetė njė grua qė vret njė burrė, sepse, pasi ka shkuar me tė, ndjen neveri nga ai dhe nga tė gjithė burrat qė kanė shkuar me tė?
- Nuk ke pse tė shkosh aq larg. - tha Hozeja, i prekur dhe me njė nuancė keqardhjeje nė zė.
- Edhe nėse gruaja i thotė burrit se ka neveri nga ai kur e sheh duke u veshur, ngaqė kujtohet se ka qenė duke u zhgėrryer me tė gjatė gjithė mbasdites dhe atė ēast ndjen se, as sapuni dhe as shtupa nuk do tė mund t'ia heqin erėn e tij?
- Kjo gjė ndodh, mbretėreshė - tha Hozeja, tani akoma mė i pėrqendruar, duke pastruar banakun. - Nuk ke pse ta vrasėsh. Thjesht, lėre tė ikė.
Por gruaja vazhdonte tė fliste dhe zėri i saj ishte njė rrymė uniforme, e lėshuar, pasionante.
- Edhe kur, megjithėse gruaja i thotė pėrsėri se ka neveri nga ai, burri, sikur tė mos ketė dėgjuar asgjė, zhvishet pėrsėri e vrapon drejt saj ta puthė edhe njė herė, ta...?
- Kėtė gjė nuk e bėn asnjė burrė i denjė - tha Hozeja.
- Por, nėse e bėn? - tha gruaja, me njė ankth tė padurueshėm. - Po nėse burri nuk ėshtė i denjė dhe e bėn, dhe atėherė gruaja ndjen se mund tė vdesė nga neveria pėr tė, dhe e di qė e vetmja mėnyrė pėr t'i dhėnė fund tė gjithė kėsaj historie ėshtė t'i fus njė thikė nga poshtė?
- Ky ėshtė kanibalizėm! - tha Hozeja. - Pėr fat tė mirė, asnjė burrė nuk e bėn atė qė thua ti.
- Epo, mirė, - tha gruaja, tani akoma dhe mė e paduruar. - Po nėse e bėn? Le tė supozojmė, se e bėn.
- Po mund ta durosh, se nuk zgjat shumė. - tha Hozeja dhe vazhdoi tė pastronte banakun, pa lėvizur nga vendi, por tani pak mė i shpėrqendruar dhe jo aq i vėmendshėm ndaj bisedės.
- Gruaja goditi xhamin me grusht, e vendosur dhe e irrituar.
- Ti je kafshė, Hoze! - tha. - Nuk kupton asgjė.
Pastaj, e kapi me forcė nga mėnga:
- Hajde, thuaj qė gruaja duhet ta vriste.
- Dakord - tha Hozeja, me njė kthesė pajtuese. - Ti ke tė drejtė nė tė gjitha ato qė thua.
- Ti, Hoze, mendon se kjo ėshtė mbrojtje personale?!... - tha gruaja duke e shkundur nga mėnga.
Hozeja, atėherė, i hodhi njė shikim tė vakėt dhe miratues pėr t'ia bėrė qejfin. "Gati,gati", tha. Dhe i shkeli syrin, me njė gjest qė ishte njėkohėsisht njė mirėkuptim i pėrzemėrt dhe njė marrėveshje e frikshme bashkėpunimi. Gruaja e lėshoi dhe vazhdoi serioze.
- A do tė thoshe njė gėnjeshtėr pėr tė mbrojtur njė grua qė e ka bėrė kėtė gjė?
- Varet - tha Hozeja.
- Nga se varet? - tha gruaja.
- Varet nga gruaja. - tha Hozeja.


- Le tė supozojmė se ėshtė njė grua tė cilėn e do shumė. - tha ajo. - Jo pėr tė fjetur me tė, a mė kupton? Por, siē thua ti, qė e do shumė.
- Mirė, si tė thuash ti, mbretėreshė! - tha Hozeja, dhe shfryu i bezdisur.
U largua pėrsėri. Pa orėn. Pa qė ora po shkonte gjashtė e gjysmė. Mendoi, se brenda disa minutave restoranti do tė mbushej me njerėz dhe ndoshta, pėr kėtė arsye nisi tė fėrkonte xhamin mė me shumė forcė, duke parė drejt rrugės pėrmes kristalit tė dritares. Gruaja qėndronte nė karrige e heshtur, e pėrqendruar dhe duke parė me njė hije trishtimi lėvizjet e burrit. Duke parė, sesi mund tė shohė njė burrė, njė llambė qė ka nisur tė shuhet. Papritur, foli sėrish, me njė zė tepėr tė butė.
- Hoze!
Burri e vėshtroi me njė ėmbėlsi tė thellė dhe paksa i trishtuar, si njė viē i vogėl, qumėshtor. Nuk e vėshtroi pėr ta dėgjuar, ndoshta vetėm pėr ta parė, pėr tė ditur qė ishte aty, duke pritur njė shikim qė nuk kishte pse tė ishte mbrojtėse apo solidariteti. Ndoshta thjesht njė shikim.
- Tė thashė se nesėr do tė iki, dhe nuk mė the asgjė - tha gruaja.
- Po. - tha Hozeja. - Por nuk mė the se ku.
- Atje, - tha gruaja. - Ku tė mos tė ketė burra qė duan tė flenė me njė femėr.
Hozeja nisi tė buzėqeshė pėrsėri.
- Seriozisht do tė ikėsh? - e pyeti, duke e ndryshuar papritur shprehjen e fytyrės, nė njė mėnyrė tė tillė, sikur po meditonte mbi jetėn.
- Kjo varet nga ti. - tha gruaja. Nė qoftė se do tė dish tė thuash, se nė ēfarė ore erdha, nesėr do tė iki dhe nuk do tė pėrzihem mė me kėto gjėra. A tė pėlqen kjo gjė?
Hozeja, i buzėqeshur, bėri me kokė njė gjest pohues dhe tė qartė. Gruaja u pėrkul andej nga ishte ai.
- Nėse njė ditė do tė kthehem kėtej, do tė bėhem xheloze po tė gjej njė grua tjetėr duke folur me ty, nė kėtė orė dhe pikėrisht nė kėtė karrige.
- Nėse kthehesh kėtej, duhet tė mė sjellėsh diēka - tha Hozeja.
- Tė premtoj se do ta kėrkoj gjithandej arushin e lėkurės, qė tė ta sjell, - i tha gruaja.
Hozeja buzėqeshi dhe e kaloi leckėn nė hapėsirėn qė ndodhej midis tij dhe gruas, sikur tė ishte duke pastruar njė kristal tė padukshėm. Edhe gruaja buzėqeshi; tani, me njė gjest tė pėrzemėrt dhe joshės. Pastaj burri u largua duke pastruar xhamin nga cepi tjetėr i banakut.
- Ēfarė? - tha Hozeja, pa e parė nė sy.
- A do t'i thuash kujtdo qė tė tė pyesė, se nė ēfarė ore erdha; se erdha nė gjashtė pa njė ēerek? - e pyeti gruaja.
- Pėrse? - tha Hozeja, ende pa e parė dhe tani nė njė mėnyrė tė tillė, sikur sapo e kishte dėgjuar.
- Kjo s'ka rėndėsi - tha gruaja. - Ēėshtja ėshtė qė ta bėsh.
Atė ēast, Hozeja vuri re klientin e parė qė hyri nga dera lėvizėse dhe eci drejt njė tavoline nė cep. Pa orėn. Kishte shkuar fiks gjashtė e gjysmė.
- Dakort, mbretėreshė! - tha i shpėrqendruar. - Si tė duash ti. Gjithmonė, unė bėj atė qė do ti.
- Mirė. - tha gruaja. - Atėherė mė pėrgatit njė biftek.
Burri iu drejtua frigoriferit, nxori njė pjatė me mish dhe e la nė tavolinė. Mė pas ndezi sobėn.
- Do tė tė pėrgatis njė biftek tė mirė lamtumire, mbretėreshė.
- Faleminderit, Pepijo! - tha gruaja.
Ajo qėndroi e menduar, sikur papritur, tė ishte zhytur nė njė botė tė ēuditshme, e banuar nga forma tė turbullta, tė panjohura. Nga ana tjetėr e banakut, nuk u dėgjua zhurma qė bėri mishi i freskėt kur ra nė yndyrėn e pėrvėluar. Nuk dėgjoi mė pas, kėrcitjen e thatė dhe shushuritėse, kur Hoze ktheu biftekun nė tenxhere dhe era e kėndshme e mishit tė skuqur filloi tė mbushte, ngadalė, ajrin e restorantit. Mbeti kėshtu, e pėrqendruar, e ripėrqendruar, derisa ngriti pėrsėri kokėn, duke pulitur sytė, sikur vdiq dhe u ngjall sėrish. Atėherė pa burrin qė qėndronte pranė sobės, i ndriēuar nga zjarri i flaktė dhe bubulak.
- Pepijo! Ah! Pėr ēfarė po mendon?
- Po mendoja, a do tė mund ta gjesh me ndonjė vend arushin prej lėkure - tha Hozeja.
- Sigurish qė po - tha gruaja. - Por, ajo qė dua tė mė thuash ėshtė, nėse do tė mė jepje pėr lamtumirė ēdo gjė qė do tė tė kėrkoja?
Hozeja e pa qė matanė sobės.
- Sa herė do, qė tė ta pėrsėris? A do ndonjė gjė mė shumė se biftekun mė tė mirė?
- Po - tha gruaja.
- Ēfarė? - tha Hozeja.
- Dua njė ēerek ore mė tepėr.
Hozeja ēoi trupin mbrapa, pėr tė parė orėn. Pastaj pa klientin qė vazhdonte tė qėndronte nė heshtje, duke pritur nė cep, dhe nė fund pa mishin, e skuqur nė tenxhere. Vetėm atėherė foli:
- Seriozisht nuk po kuptoj gjė, mbretėreshė.
- Mos u bėj budalla, Hoze. - tha gruaja. - Kujtohu qė jam kėtu qė nga ora pesė e gjysmė...
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-09-2012, 11:51   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gabriel Garcia Marquez - Fragment romani

Njėqind vjet vetmi
(fragment)






Shqipėroi: Robert Zhvarc



------------------------
Vetėvrasja e Pjetro Krespit


Amaranda dhe Pjetro Krespi e kishin trashur nderkohe miqesine e tyre, dhe kjo kishte ndodhur nen mburojen e mirbesimit te Ursules qe nuk i kishte pare te nevojshme t'i mbikqyrte vizitat e Krespit. Ishte nje periudhe fejese disi e muget, sepse italiane vinte gjithmone kur binte mugetira dhe gjithmone kishte nje gardenie ne thilene te xhaketes. Ne veranden e tejngopur me arome manxurane dhe trendafilash, ai i perkthente sonetet e Petrarkes, teksa ajo thurte dantella, derisa mushkonjat i detyronin te kerkonin strehim ne dhomen e ndenjies.
Ndjeshmeria e Amarantes, sharmi i saj i permbajtur e megjithate, magjepses kishin endur perreth te fejuarve nje si pelhure te padukshme merimange, te cilen ai me shume mundim detyrohej ta haperdante, ndaj dhe nuk dilte dot nga shtepia e saj me pare se ora tete e mbremjes. Me kartolinat qe i vinin Pietro Krespit nga Italia, ata bene nje Album shume te bukur, ishin pamje ciftesh te dashuruar nder parqe te vetmuar, te stolisura me vizatime zemrash te shpuara me shigjete e me fjonko te te arta qe i mbanin pellumbat ne sqep.
Pasi kishte kaluar nje oqean te tere, pasi e kishte ngaterruar ate me perqafimet epshore te Rebekes, me se fundi Pietro Krespit iu dhurua dashuria e vertete. Lumturia e vertete i solli me vete dhe mireqenien. dyqani i tij u zgjerua mjaft, tani ai zinte katet perdhese te disa shtepive, ngjante me nje lugine te virgjer bjeshke, e zbukuruar me sende nga me fantastiket... Fale vellezerve Krespi.
"Ruga e turqve" erdh e u shnderrua ne nje qoshk ku ekspozoheshin plot e plot cikerrima farfuritese dhe ku njerezit mund te harronin dhunen e ushtuar nga Arkadioja dhe ankthin qe u krijonte jehona e asaj lufte te larget te ndezur...
Askush nuk kishte as piken e dyshimit qe Amaranta do te behej nje bashkeshorte e lumtur. Pa ua leshuar fort frerin ndjenjave, por duke iu dorezuar krejtesisht rrjedhes se natyrshme te asaj qe ua donte zemra , qe te dy mberriten ne ate pike, ku u mbetej vetem te caktonin diten e marteses..Nuk kishin pse tu trembeshin me pengesave. Ursula, qe ne thellesine e shpirtit e fajesonte veten qe ia pat ndryshuar fatin Rebekes duke ia shtyre vazhdimisht martesen., nuk po donte me t'ia shtonte vetes brejtjen e ndergjegjes. Te gjitha shenjat po tregonin qe Amaranda po ecte drejt nje lumturie pa shqetesime e tallaze. Vetem se ajo, krej ndryshe nga Rebeka, nuk po rrefente kurrfare padurimi. Po me ate durim, me te cilin i qendiste me njyra te larmishme sofrabezet, i punonte me grep dantellet dhe sajonte nje punim kryq pallonj e lloj lloj shpendesh, priste dhe castin kur Pietro Krespi te mos mendte me ta perballonte dufin e zemres. Dhe ky cat erdhe se bashku me shirat e tetorit. Pietro Krespi ia hoqi gjergjefin nga preheri dhe ia morin doren mes duarve te tij.
- Tani nuk po me pritet dot me! - tha - Muajin tjeter do martohemi.
Amaranta nuk eshte se u drodh nga prekja e duarve te tij te ftohta, E terhoqe doren nga te tijat si ndonje kafsheze qe merr arratine dhe iu kthye serishme punedores.
- Leri marrezite, Krespi. - i tha dhe buza iu shnerrua nga nje buzagaz i kithet.
- Une as e vdekur nuk do te martohesha me ty.
Pietro Krespi e humbi turuan. Nisi te qante me ngasherim dhe sa s'i theu gishterinjte e dores nga deshperimi.
- Mos e humb kot kohen. Ne qoftese vertet me do, ben mire te mos shkelesh me ne kete shtepi.
Kjo ishte gjithcka cfare tha Amanta per te mos iu kthyer me ketij muhabeti.
Ursules iu duk sikur do cmendej nga turpi. Pietro Krespi i perdori te gjitha lutjet e pergjerimet. Dhe e poshteroi veten aq, sa me keq nuk kishte ku te vinte. Derdhi lot te nxehte ne preherin e Ursules nje mbasdite, qe s'po dinte si ta ngushellonte.
Ne netet me shi njerezia e shihte Krespin me nje cader ne dore, qe i binte verdalle shtepise se Buendiave, shonte me shpresen se mos pikaste ndonje rreze drite ne dhomen e gjumit te Amarantes. Kurre me pare nuk ishte veshur me aq sqipe gjate atyre koheve te fundit. pamja e njerut fisnik, por teje te brengosur si e ndonje perandori, u hijeshua dhe me nga deliri i madheshtise.
Me lutjet e veta po i bezdiste dhe shoqet e Amarantes qe mblidheshin te qendisnin ne veranden e saj, u pergjerohej qe t'ua nderronin mendjen. E la pas dores punen, e ngryste diten ne zyren e vogel, ne anan e pasme te dyqanit, duke shkruar letra dashurie qe ia dergonte Amarantes, duke i futur ne zarfa e petla lulesh, a flutura te thara, por ajo ia kthente ato letra pa i hapur fare. Me pas ai mbyllej me ore te tera dhe i binte kitares. Nje nate prej netesh ia mori dhe kenges. E gjithe Makondoja u zgjua si e magjepsur, a thua te ndodhej ne qiellin e shtate; degjonin te deshperuar tingujt e kitares, qe nuk dukeshin te ishin te kesaj bote, degjonin zerin e prushte te nje mashkulli, qe kurre ndonjehere s'e kishin ndigjuar me pare. Ne te gjitha shtepite e fshatit, Pjetro Kraspi pa drita te ndezura, por nuk pa te ndizej ndonje drite ne dritaren e Amarantes.
Me dy nentar, te Dielen e te Vdekurve, vellai i tij hapi dyqanin dhe i gjeti te gjithe shandanet te ndezur, te gjitha kutite muzikore te kurdisura, te gjithe oret te ndaluara ne nje pasmesnate dhe ne mes te atij ndricimi e kumbimi tingujsh te ngaterruar. e pa Pietro Krespin mbi tryezen e punes me damare te prere dhe me te dyja dyert te kredhura ne nje legen te mbushur me alkol.
Ursula urdheroi ti behej pershpiritja ne shtepine e saj Pater Nikamori kundershtoi te mbante nje meshe nje kishe dhe ta varroste ne vend te shenjteruar. Ursula i tregoi dhembet:
- Ne menyren e vet, qe nuk mund ta kuptojme as une e as ti, ai njeri ka qene nje shenjtor, - i shfreu ajo. - Do ta varros dhe kunder vullnetit tuaj, dhe do ta varros prane varrit te Melhiadesit!
Dhe ashtu beri, pati perkrahjen e te gjithe fshatit. Varrimi qe madheshtor.
Amarana nuk doli nga dhoma e gjumit. Ne shtrat ashtu sic ishte, e degjoi vajin e Ursules, hapat dhe pershperimen e njerezve qe e vershuan shtepine, degjai dhe vajin e vajtojcave. Pastaj nuk degjoi me asgje, ngaqe pllakosi nje heshtje e thelle dhe u ndie kundermimi e luleve te shkelura. Edhe per mjaft kohe sa binte mugetira, Amantes i behej sikur e niente akoma livandon e Pietro Krespit, por gjente ne vete force sa te mos perhumbej ne ate kujtim te menxyrshem
Ursula asaj i hoqi vize. Ajo as qe i ngriti syte dhe nuk shprehu kurrfare keqardhje ate dite, kur Amaranta hyri ne Kuzhine dhe vuri doren ne prushin e vatres dhe e mbajti sa i dhembi aq fort, saqe nuk ndjeu me kurrfare dhimbje, por vetem eren e mishit te saj te perzhitur. Ishte nje kure e tmerrshme per t'u sheruar nga brejtjet e padurueshme te ndergjegjes. Disa dite e pane te endej neper shtepi me doren te futur ne nje ene me te bardhe veze dhe, me fund kur iu sheruan plaget e diegjes iu duk sikur e bardha e vezes ia kishte mbyllur dhe cibanet e zemres. E vetmja gjurme e jashtme, qe i kishte lene pas tragjedia, ishte fasha prej garze te zeze, me te cilen e pat mbeshtjelle doren e djegur dhe qe do ta mbante deri ne vdekje.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-09-2012, 12:00   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gabriel Garcia Marquez - Fragmente romani

Dashuria nė kohėrat e kolerės
(fragment)





Shqipėroi: Mira Meksi



----------------
Vezullimi i qytetit ishte zhdukur tej ne horizont. Qe nga tarraca e erret ata pane se si lumi i heshtur dhe i lemuar dhe luadhet e te dy brigjeve te tij u transformuan nen driten e henes ne nje fushe fosforeshente. Hera-heres shiheshin kasolle kashte prane zjarresh te medha, qe tregonin se aty shitej dru per kaldajet e anijeve.
Florentino Arisa ruante kujtime te mjegulluara nga udhetimi i tij i rinise dhe pamja e lumit ia ringjalli ato me shakullima te perflakura, sikur gjithcka kishte ndodhur qe ta shkunte, por ajo tymoste ne nje bote tjeter. Florentino Arisa hoqi dore nga kujtimet dhe e la veten ne mendimet e saj; nderkaq i drithte cigare dhe ia jepte te ndezura, derisa u zbraz e tere kutia.
Pas mezit te nates muzika pushoi, rremuja e pasagjereve u davarit dhe u shperbe ne pershperima te pergjumura, ndersa te dy zemrat mbeten vetem ne tarracan e muget, duke jetuar ne ritmin e gulcimeve te anijes.
Pas nje cope here te gjate, ai e veshtroi Fermina Dasen, ne vezullim e lumit iu duk si fantazme, me nje profil statuje qe embelsohej nga nje shkelqim i vaket kalterosh, dhe zbuloi se ajo po qante ne heshtje... Por ne vend qe ta ngushellonte ose te priste qe t'i shteronin lotet, sic donte ajo, e pushtoi frika.
- Mos do te rrish vetem? - e pyeti.
- Po te qe ashtu, s'do te te kisha thene te vuje brenda, - i tha ajo.
Atehere ai zgjati gishtrinjte e kalkanosur ne erresire, kerkoi verbtazi doren e saj dhe e gjeti qe po e priste. Te dy qene aq mendjekthjellet, sa t'ia pohonin vetes ne nje cast - vetetime, se asnjera nga ato duar eshtake te plakura, nuk ishte ajo dore qe e paten perfytyruar perpara se ta preknin. Por, nje castme vone ato duar u bene vertete ashtu sic i paten perfytyruar. Dhe kur ajo zuri ti fliste per te shoqin e vdekur, ne kohen e tashme, sikur te qe gjalle, Florentino Arisa e kuptoi se edhe per Ferminen kish ardhur ora qe ta pyeste me dinjitet, me madheshti e me nje deshire te pamposhtur jete, se c'do te bente me ate dashuri qe i kish mbetur pa zot.
Fermina nuk reshti se tymosuri qe te mos leshonte doren qe mbante te sajen. E kishte pushtuar tej e tej vetem nje deshire: te kuptonte! Nuk mund te paraperfytyronte burre me te mire se ai qe kishte pasur, e megjithate kur rikujtonte jeten e saj, gjente me teper gjera te bezdishme sesa te kendshme: shume shpesh kishte munguar mirekuptimi reciprok, kish pasur zenka te kota dhe merira qe mezi fashiteshin. Befas ajo psheretiu:
- Mezi te besohet, ta marre djalli, ta marre, kur e mendon se si mund te jesh aq e lumtur per vite me radhe, mes aq shume budalliqesh e grindjesh. pa mar dot vesh me saktesi ne ishte apo s'ishte dashuri ajo!
Pasi e zbrazi kesisoj, zemren, dikush kish fikur henen. Anija ecte avash, duke hedhur njeren kembe perpara tjetres, me kujdes, si nje bishe e stermadhene pergjim. Fermina Dasa kishte shpetuar nga ankthi.
- Shko tani. - tha.
Florentino Arisa i shtrengoi doren dhe u perkul qe ta puthte ne faqe. Por ajo e zhmangu me zerin e saj te ngjirur e te embel.
- Jo, - i tha, - mbaj era plake.
E degjoi te dilte ne erresire, degjoi hapat e tij neper shkallle. e degjoi te pushonte se qeni deri ne te nesermen. Fermina ndesi nje cigare tjeter, dhe ndersa tymoste iu kujtua doktor Hovenial Urbinoja me kujtimert e tij te perkryer prej lini, me seriozitetin e tij profesional, me simpatina e tij marramendese dhe me dashurine e tij zyrtare. Ai ndodhej ne nje anije tjeter te se kaluares, dhe pershendeste me kapelen e tij te bardhe.
"Ne burrat jemi ca skllever te mjere te paragjykimeve, - i pati thene ai dikur ,, Ndersa kur nje gruaje i hipen ne koke te shkoje me nje burre, s'ka pengese qe se kapercen, s'ka kala qe se shemb, s'ka norme morali qe se shkel me dy kembe, s'ka zot qe i del perpara""
Fermina vazhdoi te rrinte pa levizur deri ne agim, duke menduar per Florentino Arisen, jo si per ate rojen e trishte te te parkut te vogel te Los Evanheliosit, kujtimi i te cilit nuk i zgjonte asnje driteze te vetme nostalgjie, por ashtu sic ishte tani, i rrezuar nga mosha dhe i cal, por real: burri qe kishte qene perhere prane saj, por qe ajo s'pati sy ta shihte. Dhe, ndersa anija e terhiqte me gulshet e saj te fuqishme drejt shkelqimit te trendafilave te pare, ajo i lutej zotit vetem per nje gje: qe Fiorentina Arisa te dinte nga t'ia niste te nesermen.
Dhe ai diti nga t'ia niste. Fermina e kish urdheruar kamarierin qe ta linte te flinte derisa te zgjohej vete, dhe kur e zgjua, gjeti mbi komodine nje vazo me nje trendafil te bardhe, te fresket e akoma me vese, si dhe nje leter te Fiorentino Arises me aq shume faqe, sa kish mundur te shkruante ai qe kur u nda me te.
Ishte nje leter e qete qe kishte per qellim te pershkruante vetem gjendjen e tij shpirterore qe nga nata e kaluar, ishte po aq lirike dhe retorike sa te tjerat, por tejpershkruar nga e verteta. Fermina Dasa e lexoi pak e turperuar nga vetja, sepse zemra i rrinte cipeplasur. Letra mbyllej duke i kerkuar qe ajo te njoftonte kamarierin kur te behej gati, sepse kapiteni e priste ne postin e komandantit qe t'i tregonte se si funksiononte anija
Ajo ishte gati ne oren njembedhjete. Kishte bere banje me sapune eremire, kishte veshur nje kostum te thjeshte vejushe prej etamine gri dhe e ndiente veten krejtesisht te clodhur nga fortuna e nates.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-10-2012, 12:59   #7
Robbery
V.I.P
 
Avatari i Robbery
 
Data e antarėsimit: Dec 2010
Posts: 5,854
Thanks: 365
Thanked 1,153 Times in 312 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
Robbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

100 vjet vetmi kam lexuar une .. i bukur.
Robbery nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2013, 14:27   #8
Iness
Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
 
Avatari i Iness
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Posts: 4,620
Thanks: 9
Thanked 326 Times in 163 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 66
Iness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

"Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta..."
Iness nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2013, 14:30   #9
tété
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Do te me besh gje vizite?
Posts: 1,729
Thanks: 0
Thanked 12 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
tété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėmtété i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Iness Shiko postimin
"Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta..."
Kaq e vertete..
tété nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:13   #10
Jetmira
Jetmira
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,586
Thanks: 1,337
Thanked 1,114 Times in 452 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

LETER NGA GABRIEL GARSIA MARKES
E shkruar ne ditet e fundit te jetes.

“Miqte e mi lamtumire!Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:14   #11
Jetmira
Jetmira
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,586
Thanks: 1,337
Thanked 1,114 Times in 452 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

Gabriel Garcia Marquez: Shkruhet pėr t’u bėrė i pėrjetshėm

Koncepti i magjisė, koncepti i fantastikes dhe e mrekullishmes, nė njė kontest latino amerikan sigurisht qė ėshtė i ndryshėm nga konteksti europian. Ėshtė folur gjithnjė pėr realizmin magjik, njė formulė qė mė duket e urryer, qė nė vetvete do qė ta mbyllė gjithė letėrsinė latino-amerikane. A ėshtė e vėrtetė qė magjia ėshtė diēka mė ireale nė Amerikėn Latine se sa tek ne nė Europė?
Mendoj se ėshtė njė problem vėmendjeje: njerėzit nuk i kushtojnė shumė rėndėsi jetės pėr kuptuar pėr sasinė e magjisė qė gjendet tek jeta e pėrditshme. Besoj se kjo varet edhe nga racionalizmi, nga kartesianizmi. Shumė vetė qėndrojė pėrballo magjisė por nuk e shikojnė, sepse nuk e besojnė. Nė Amerikėn Latina (nė veēanti nė Karaibe) besojmė se gjithēka ėshtė e mundur, edhe nėse ndodhin gjėra qė gjithėsesi, duhet t’i pranojmė, janė tė jashtėzakonshme.
Do tė tregoj njė histori, qė ndoshta do tė jetė pak e gjatė, por qė mund tė jetė njė mbyllje e mirė pėr kėtė intervistė: njė ditė, ndėrsa isha nė Meksikė pėr tė punuar nė njė laborator me njė grup studentėsh tė skenografisė kinematografike, sollėn biskota. Po haja njėrėn kur mė ra nė tokė, e atėherė kujtova nėnėn qė mė thoshte: “kur tė bie ushqimi nga goja kujtoju qė nėna jote ka uri”.
Kjo mė bėri shumė pėrshtypje dhe qesha, meqenėse nėna ime ishte nė Kolumbi, Kartagjenė. Nuk kujtoja se ēfarė dite ishte, kapa telefonin dhe e mora nėnėn. M’u pėrgjigj vėllai: “jo nuk ėshtė kėtu sepse sot ėshtė ditėlindja e saj, erdhėn tė gjithė vėllezėrit pėr tė festuar e duke qenė se darka nuk ishte gati e ajo kishte uri, e ēuan tė hante nė restorant”.
U ktheva tek studentėt e u thashė: “Do t’ju tregoj njė histori: ju nuk do ta besoni, do tė mendoni se e shpika”.
Besoj se ajo qė ndodh ėshtė se kėto gjėra u ndodhin tė gjithėve, por mė sė shumti nuk i vėnė re vlerėn e magjisė qė ėshtė tek ngjarjet. Aftėsia pėr t’i njohur ėshtė njė gjė qė nė Karaibe ėshtė shumė mė e theksuar, ėshtė zakoni qė ta shohin kėtė aspekt tjetėr tė realitetit dhe unė pėrfitova.

Kjo ėshtė e lidhur edhe me idenė e vdekjes qė ėshtė nė librat tuaj. Ka shumė tė vdekur: por janė tė vdekur qė kthehen, nuk kanė vdekur krejtėsisht. Rrjedh edhe nga kjo?
Kjo ėshtė shumė tipike nė Karaibe, nė Siēili, nė Andaluzi. Besoj se ėshtė njė mėnyrė pėr tė mos vdekur, qė njerėzit e dashur tė tu tė mos vdesin. Pėr kėtė arsye shihen tek kthehen, mendohet gjithnjė pėr tė vdekurit sikur vazhdojnė tė jenė gjallė, ruhen objektet nė vendet nė tė cilėt i mbanin pėr tė krijuar pėrshtypjen qė nuk kanė vdekur. nė rastin tim, nė librat e mi, mund tė jetė mbi sė gjithash paraqitje e atij realiteti, por mund tė jetė dėshirė pėr tė mos vdekur, dėshirė pėr tė qenė i pėrjetshėm, si nė njė farė kuptimi tė shkruarit. Pėrpjekja pėr tė shkruar gjithnjė mirė ėshtė njė mėnyrė pėr tė krijuar mosvdekjen.

Ēfarė pėrshtypje ju bėn siguria se nuk do tė vdisni kurrė si shkrimtar? Pse kjo ėshtė njė siguri dhe jo shpresė?
Kjo siguri nuk ėshtė kurrė. Ka shkrimtarė tė mėdhenj qė nuk u njohėn nė kohėn e vet. Kafka, mendoj, nuk pati veēse njė lexues, Max Brod, mikun e tij, qė ishte edhe ekzekutuesi i testametit tė Kafkės. Megjithatė, jo vetėm sot ėshtė konsideruar njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė botės, por ėshtė i vetmi shkrimtar i padiskutueshėm gjatė kėtij shekulli. Besoj se autori me njė prestigj mė tė madh ishte Proust, por i vetmi dhe vėrtetė i padiskutueshėm ėshtė Kafka.
Ka raste tė tjera, pėr shembull ai i shkrimtarit spanjoll Blasco Ibanez. Nuk ishte askush i famshėm si ai nė kohėn e vet: kur mbėrriti nė New York e pritėn si hero e sot askush nuk e kujton mė. Shkruhet nė pėrpjekje pėr t’u bėrė tė pėrjetshėm, por kurrė nuk do ta dimė se kush ia arriti kėtij qėllimi: njė i panjohur apo njė shkrimtar tashmė i famshėm.

Romanet tuaja janė plot personazhe e histori me njė bollėk akumulues qė nuk ėshtė e lehtė t’i dallosh nė autorėt e tjerė dhe nė tradita tė tjera letrare. Nga rrjedh kjo?
Nuk e di: lodhem shumė tek shkruaj histori tė vetvetes, do tė thotė histori qė vijnė nga vetėdija apo nga pavetėdija, nė mendjen e personazheve. Mua mė interesojnė shumė gjėrat qė bėjnė, qė u ndodhin. Kur shkruaj, kam frikėn qė lexuesi mėrzitet; pėr kėtė kam nevojė qė tė vijnė shumė gjėra dhe sapo mendoj se lexuesi po lodhet kėrkoj diēka tjetėr. Tė tjera histori. Madje kam njė metodė: kur shkruaj e kur filloj tė mėrzitem, mendoj se edhe lexuesi do tė mėrzitet tek lexon. Atėherė gjej njė tjetėr gjė dhe kjo mė detyron tė grumbulloj atė sasi personazhesh, faktesh, ngjarjes, nga ajo qė marr me mend, pak lexues mėrziten me tė vėrtetė me librat e mi. Kjo varet nga karakteri im si lexues. Mua nuk mė intereson i kujt ėshtė njė libėr, e rėndėsishme ėshtė qė tė mos mė mėrzisė. Blej dhe mė dhurojnė shumė libra. I vendos gjithnjė pranė shtratit e lexoj deri aty ky libri mbrohet vetė. Kur libri nuk mbrohet mė, kur libri mė lodh, e vė mėnjanė.
Kur shkruaj, mė kujtohet kjo e them me vete: “kėtu ata do ta mbyllin librin”. Atėherė kėrkoj diēka tjetėr. Besoj se kjo ėshtė shpjegimi se pse janė shumė gjėra, ndodhin shumė ngjarje dhe ka aq shumė personazhe nė librat e mi.

Personazhet tuaj flasin pak, dialogojnė pak: pse? Fjalėt shėrbejnė mė pak se gjėrat? Gjėrat janė tė thėna tashmė nė realitet? Nuk beson shumė nė mundėsinė e komunikimit pėrmes dialogut?
Keni mentalitet prej kritiku, sepse nė realitet ajo qė ndodh nuk varet nga gjėra shumė tė vėshtira dhe tė rėndėsishme siē thoni. Fakti ėshtė se dialogjet mė dalin shumė keq. Kur shkruaj dialogje, nuk mė duken tė besueshėm e kėshtu ndodh, imagjinoni, pėr diėka qė ndodh nė gjuhėn spanjolle.
Ėshtė njė gjė tė cilėn e kam diskutuar me shumė shkrimtarė, filologė dhe gramaticienė, sepse nė gjuhėn spanjolle ėshtė njė largėsi tė madhe mes dialogut tė folur dhe atij tė shkruar. Nėse unė e shkruaj njė dialog tė folur nė spanjisht ėshtė i gjatė, i mėrzitshėm, pak shprehės. Atėherė, sepse ka intensitetin dhe efektin qė ka nė roman, ai bėhet njė dialog aritificial nė krahasim me dialogun real.
Ndėrsa, ajo qė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen time ėshtė se, mbi tė gjitha nė kinemanė italiane, njerėzit flasin si nė jetėn e pėrditshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe nė librat italianė kuptohet qė dialogu ėshtė i njėjtė me atė qė dėgjohet nė rrugė. Nė spanjisht kjo nuk ėshtė.
Nuk e di nėse ky ėshtė justifikim qė kam gjetur pėr tė shpjeguar arsyen se pse kam pak dialogje: por e vėrteta ėshtė se nuk mė dalin dot.

Pėr shumė vite keni qenė gazetar. Ky profesion ka kontribut nė tė qenit tuaj shkrimtar apo ishte njė aktivitet gjithnjė paralel, qė nuk pasuroi ndopak njė botė fantastike tė pranishėm nė vendet e situatat fėminore?
Bėhet fjalė vetėm pėr njė aktivitet. Besoj se gazetaria ėshtė njė rrymė letrare. Fakti ėshtė se ka rregullat e veta tė veēanta, ashtu siē i ka romani: pra, kur shkruaj njė roman, kur shkruaj njė artikull, burimi i informacionit ėshtė gjithnjė i njėjti: realiteti. Edhe mėnyra e organizimit tė materialit ėshtė e njėtjė, ndjek tė njėjtin mekanizėm.
Ajo qė ėshtė e ndryshme ėshtė se nė roman lejohet ta tejkalosh realitetin, tė kėmbesh pozicionet: ndėrsa nė gazetari nuk ėshtė e mundur, sepse lexuesit e gazetės janė njerėz tejet seriozė dhe nuk i jepen imagjinatės.

Kur flitet shumė herė pėr librat tuaj, flitet pėr pėrdorimin e kohės: koha rrethore e “Njė qind vjet vetmi”, ajo e pėrshpejtuar e “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar”, ajo nė njė farė mėnyre lineare, me njė fillim e njė fund e “Dashuri nė kohėrat e kolerės”. Ēfarė ėshtė pėr ju koha, si mund t’ia lejoni vetes kėtė liri? Koha pėr tė gjithė njerėzit ėshtė njė dėnim: ju duket se rastėsisht hyni e dilni nga koha.
Duhet tė jetė pėr shkak se kam frikė nga koha. Kur kritikėt mė flasin pėr pėrdorimin e kohės rrethore dhe pėr kohėn lineare, unė kėnaqem shumė, sepse ėshtė sikur tė lexosh njė roman tjetėr.
Kritikėt kanė njė imagjinatė tė madhe krijuese, pėr fat: kėshtu, i pari qė mbetet i habitur se ka krijuar njė kohė rrethore dhe njė kohė lineare, jam unė. Mė thjeshtė, gjėja e parė qė mė vjen ndėr mend ėshtė tema, dhe tema pėrcakton metodėn.
Pėrdor njė metodė qė mė duket mė e pėrshtatshme qė historia tė jetė e vėrtetė, se besoj qė problemi mė i madh i njė romancieri ėshtė besueshmėria. Kam thėnė se njė shkrimtar mund t’i lejohet gjithēka, gjithnjė nėse ėshtė i aftė ta bėjė qė ta besojnė.
Kėshtu kur shkrojta “Njė qind vjet vetmi” historia ishte mjaft e gjatė. Zgjodha njė qind vjet pothuajse pėr rehati, sepse mendoj se janė mė tepėr. Bėra kujdes qė tė mos i vendos data, nė mėnyrė qė tė ishte e pamundur njė pėrcaktim kohor. Mosha e personazheve asnjėherė nuk ėshtė e pėrcaktuar, sepse ēdo njeri mund tė imagjinojė moshėn qė preferon.
Mendoj se i gjithė kjo punė pėr ta bėrė tė besueshme historinė, ka pėrfunduar duke mė detyruar tė pėrpunoj kohėn qė nuk ishte e vendosur, qė nuk ishte paracaktuar: qė nuk ėshtė, tė themi, intelektuale, qė ėshtė krejtėsisht sentimentale.
Shembulli i “Dashurisė nė kohrat e kolerės” ėshtė i mirė sepse, nė atė rast, nuk ishte e nevojshme koha, por koha ishte njė personazh, ishte shumė e rėndėsishme qė koha e cila kalon pėr kėto personazhe qė po plakeshin pak nga pak.
Ndoshta tek kjo qėndron ndryshimi.
Ėshtė edhe njė shembull i dytė qė besoj se ia vlen ta citoj: “Kronikė e njė vdekje tė paralajmėruar” nė tė cilėn, nė hapėsirė e njė ore mė sė shumti, tregohet pothuajse gjithēka, mėparshmėria e historisė dhe e kaluara e vendit. Nė atė rast, pėrdorimi i kohės ėshtė mjaft rigoroz, sepse bėhet fjalė pėr njė reportazh. Dhe kėtu i kthemi diskutimit pėr gazetarinė dhe letėrsisė.

Cila ishte pėrshtypja juaj e menjėhershme kur e keni takuar pėr herė tė parė Europėn?
Isha nė Romė mė 1955 si i dėrguar, sepse Papa, qė atėherė ishte Piu XII, kishte njė krizė lemze. Kisha lexuar njė tregim tė Somerset Maugham pėr njė njeri qė vdes nga lemza nė mes tė detit, gjatė udhėtimit tė tij mes Lindjes dhe Anglisė. Atėherė mendova se edhe Papa duhet tė kishte vdekur nga e njėjta lemzė. Mbėrrita nė Itali dhe Papa nuk vdiq; madje, i kaloi edhe lemza. Duke qenė aty, u shkrova nė Qendrėn Eksperimentale tė Kinematografisė, qė mė interesonte mjaft. Por pyetja ishte se cili ishte pėrshtypja e parė imja. Jam njeri me fat, rastėsisht erdha nė Romė nė verė dhe nxehtėsia, karakteri i njerėzve, mėnyra e tė jetuar ishte kaq i ngjashėm me timen (atė tė Karaibeve, jo tė pjesės tjetėr tė Amerikės Latine) saqė u ndjeva nė Romė si nė shtėpinė time. Dy nga tregimet e mi janė vendosur nė Romėn e atyre viteve dhe mė habit se si zgjidhjet dhe metoda qė m’u desh tė adoptoja pėr ta bėrė tė besueshėm janė saktėsisht tė njėjtė me ato qė do tė ndiqja nėse do t’i kisha vendosur nė vendin tim.
Angazhimi juaj politik ėshtė i njohur nga tė gjithė (nga disa i kritikuar), pse ėshtė i pashndėrrueshėm, apo mė sė pakti ka qenė. Por nė librat e tu nuk ėshtė deklaruar ky angazhim. Pse? Librat tuaj janė njė tjetėr gjė, apo tė qėnit shkrimtar, dhe shkrimtar bindės, pėr ju ėshtė njė mėnyrė e mjaftueshme pėr tė reaguar ndaj realitetit social e politik tė kėsaj kohe?
Ka dy mėnyra pėr tė bėrė politikė. Mendoj qė romanet e mi janė tepėr tė politizuar, nė kuptimin se kėrkoj tė bėj tė njohur dhe ta zbuloj nė thellėsi realitetin kulturor nė tė cilin jetojmė. E kėrkoj jo vetėm ta deklaroj, por nė njė farė mėnyre ta imponoj. Kjo ėshtė njė punė politike.
Fakti ėshtė se unė besoj qė ēdo punė politike ka mjetin e vet. Romani nuk besoj se ėshtė mjet pėr tė bėrė, sa pėr tė thėnė, militantizėm politik, por pėr tė bėrė politikė: njė politikė mjaft serioze dhe me njė mprehtėsi tė madhe.
Nėse unė do tė isha thjesht njė politikan, nė kėtė moment ndoshta do tė zija njė vend politik mjaft tė rėndėsishėm nė vendin tim, por ti nuk do tė ishe duke mė bėrė intervistė.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:15   #12
Jetmira
Jetmira
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,586
Thanks: 1,337
Thanked 1,114 Times in 452 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gabriel Garcia Marquez

"Kujtime kurvash te trishta" eshte libri i pare pas 10 vitesh i gjigandit kolumbian te letersise, Garcia Marquez.

Ky liber ka ne qender nje gazetar 90 vjecar, i pamartuar dhe i padashuruar ne jeten e tij te gjate. Cdo here epshet e tij seksuale i ka shfryre ne prostituta dhe kurva rrugesh, cdohere me para.
Ai vendos qe ne ditelindjen e tij te 90, naten ta kalonte me nje adoloshente 14 vjecare te virgjere. Pronarja e bordellos, ku ai shkon vazhdimisht, arrin t'ia gjeje nje vajze te tille. Naten e ditelindjes, shkon ne dhomen e caktuar per te ne bordello, futet brenda, dhe sheh vajzen lakuriq ne gjume. Afrohet, e prek, nuk i ben gje. Ai fillon te kujtoje jeten e tij boshe, pyet veten se pse nuk ka rene kurre ne dashuri, kujton kurvat e tij (mban nje ditar me emrat e tyre). Ate nate ai vetem sa e vezhgon vajzen, nuk i ben gje. Me pas ai cakton edhe here te tjera, takim seksual me vajzen (me ane te pronares), por cdohere ndodh e njejta gje, nuk eshte i afte te bej gje. Kupton se per here te pare ne jeten e tij, ai ra ne dashuri me kete vajze, me te cilen nuk kishte folur asnjehere, e cila nuk e kishte pare asnjeher ne fytyre, e cila gjithmone ishte ne gjume...
Morali:
-Dashuria nuk njeh moshe.
-Jeta eshte e ndare ne faze dhe cdo faze ka kenaqesine dhe detyrat e veta.
-Diferenca ne moshe ne dashuri eshte nje problem, qe cdokush duhet ta shmang.
-Jetoje jeten, ajo nuk vjen per se dyti.




***
Titulli i origjinalit:
"La memoria de mis putas tristes"
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur