Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ungjillor

Ungjillor Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, Kėtu mblidhemi tė gjithė besimtarėt ungjillor tė tė gjitha bashkesive tė ndryshme pėr tė bekuar njėri-tjetrin me fjalėn e Zotit tonė Jezus Krisht dhe deshmitė tona personale.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-03-2014, 22:04   #1
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Nga jeta e nje Myslimani.

Une u rrita si nje mysliman i devotshem. Kur isha i ri, babai me shtynte me zor qe te shkoja ne xhami dhe te zbatoja te gjitha ritet e zakonet. Por mua s’me pelqente te lutesha me te shtyre! Shpesh i thirrja Zotit me lot ne sy: “Zot, dua te te njoh. Me fol!”
Njehere, isha ulur ne tren afer nje te huaji te quajtur Bill. Biseduam dhe filluam te njiheshim me njeri-tjetrin. E takova ate perseri pas ca kohesh. U habita kur degjova se ai ishte kristian. Me tregoi nje Kuran.
Me pyeti: “Une jam kristian dhe kam nje Kuran. Ti je mysliman - a ke nje Dhiate te Re?”
“Jo, perse duhet ta kem? Eshte e ndaluar”- iu pergjigja.
“A mund ta ma tregosh vargun ne Kuran, qe e ndalon kete?”, me pyeti ai. Une s’mundja. E kisha degjuar nga Imami qe ishte e ndaluar.
Billi me tregoi vargun ne Kuran qe thote se ne duhet te lexojme edhe librat e hershem, jo vetem Dhiaten e Re (Ungjillin), por gjithashtu edhe Moisiun dhe Profetet.
Njehere tjeter, i bera pyetjen Billit: “E si mund te kete bir Perendia? Do te digjesh pergjithmone ne ferr po e besove kete. Lerme te te shpetoj nga ky besim i rreme”.
Ai m’u pergjigj: “Ji i sinqerte dhe mos e refuzo te verteten. Perendia te krijoi dhe Ai eshte ne gjendje te te jape pergjigje. Pyete Ate!” Keto fjale sikur nisen nje stuhi ne zemren time! Deri ne ate kohe, une isha i ambientuar me zakonet islamike.
Billi me tha: “Ulu ne gjunje ne dhomen tende dhe pyete Perendine ne emrin e Budes, te zotit te hinduve, ne emrin e Muhamedit dhe ne emrin e Jezusit. Shih se kujt emri do i pergjigjet Ai.”
Lava fytyren, mbylla deren e dhomes sime, mbylla dritaren, dhe u gjunjezova para Perendise dhe i thashe: “Zot, une te jam lutur Ty gjate gjithe ketyre viteve. Ti e di zemren time. Une dua te te njoh Ty. Fol me mua. Ti je Perendia qe me krijoi. Eja tek une ne emrin e Budes.”
Prita. Asnje pergjigje.
“Eja tek une ne emrin e perendive Hindu. Nese deshiron, une do t’i adhuroj te gjitha keto perendi.”
Asgje nuk ndodhi per 10 minuta. Pastaj u luta ne emrin e Muhamedit me nje zemer te renduar. Gjate gjithe ketyre viteve, i isha lutur Allahut. Me lot ne sy, prita per 10, 20, 30 minuta. Asnje pergjigje.
Pastaj, pa deshire, thashe: “Nese do qe une te lutem ne emrin e Jezusit, atehere te lutem eja dhe fol me mua.” Nuk m’u desh te prisja 30 minuta: ne ate moment, m’u be sikur dikush hyri ne dhome. M’u ngriten qimet e kokes perpjete! Ndjeva sikur dikush po me prekte qe nga koka deri tek kembet.
Degjova nje ze qe me tha: “Omar, Une jam Jezusi, Zoti yt. Une te dua. A deshiron te dish me shume?”
Une therrita: “Jo, Zoti im. Une te besoj Ty. Qe tani e tutje, Ti je Zoti im. Sot, Ti me je pergjigjur”.
Nuk kisha gjume ate nate. U pagezova shume shpejt pas kesaj ngjarjeje, dhe sot i sherbej Jezusit.
http://www.lwbc.co.uk/Albanian/deshmia_e_nje_ish.htm
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-03-2014, 13:44   #2
qipii92
Falenderimi takon Allahut
 
Avatari i qipii92
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 509
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 7
qipii92 ka njė atmosferė spektakolareqipii92 ka njė atmosferė spektakolare
Pėrgjigje e: Nga jeta e nje Myslimani.

HHAHAHAHA Kam deshir te dija je skuqur kur ke postuar kete apo jo.
Ose ndoshta nuk skuqesh kur genjen apo poston genjeshta. (Pa ironi)
Pika e par e kti teksti as nuk ka deshmi as emra as edhe nje gje perveq nje trillim pa argumente.
Citim:
Une u rrita si nje mysliman i devotshem. Kur isha i ri, babai me shtynte me zor qe te shkoja ne xhami
Te duket diqka e kundert ketu apo te pershtatet ty.
Citim:
“Jo, perse duhet ta kem? Eshte e ndaluar”- iu pergjigja.
Ne islam nuk eshte e ndaluar te lexosh libra por e kunderta e ket nuk e thot as edhe nje musliman aq me pak imam e dijetar.
Citim:
M’u ngriten qimet e kokes perpjete! Ndjeva sikur dikush po me prekte qe nga koka deri tek kembet.
Degjova nje ze qe me tha: “Omar, Une jam Jezusi, Zoti yt. Une te dua. A deshiron te dish me shume?”
Une therrita: “Jo, Zoti im. Une te besoj Ty. Qe tani e tutje, Ti je Zoti im. Sot, Ti me je pergjigjur”.
Nuk qenka letrat autori pak emocine paska pershkruar.
Mu ngriten floket perpjet, trupi me dridhej ndjeja dashuri te madhe ndaj birit te zotit sepse erdhi te me tako. Ishte mpresjonante e pa imagjinueshme , i vetmi njeri qe e kam ber ket. Nuk e ka per kete askush me par un jam njeshi shiko trupin tim si po fluturon nga gezimi . Nukk me ka mbetur pik gjaku ne trup nga emocionet .
Duhej shkruajtur ca ksi gjera po edhe ilustrimin e dobet e paska ber
PAQE
__________________
"Esh'hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu - Besoj dhe deklaroj se ekziston vetėm njė Zot - All-llahu dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij ".
qipii92 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 20:54   #3
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nga jeta e nje Myslimani.

Jeta e Aliut

Unė jam lindur nė Kurdistanin lindor (Iran). Prindėrit e mi ishin myslimanė nominal dhe nė tė vėrtetė asnjėherė nuk mendoja shumė pėr religjionin. Nė njė moshė shumė tė re, u dėrgova nė njė shkollė islamike pėr tė mėsuar Kuranin por pas disa muajsh braktisa shkollėn dhe asnjėherė mė nuk u ktheva prapa. Tė gjitha larjet dhe kohėt dhe ndryshme tė lutjes nuk kishin shumė kuptim pėr mua. Sa herė qė kishte diskutime rreth religjionit, unė thjesht do tė sėmuresha nga stomaku. E urreja religjionin. Ēdo herė mendoja qė ishte diēka qė i skllavėronte njerėzit dhe qė njerėzit religjioz ishin budallenj.

Pėr shkak tė aktiviteteve politike tė babait tim dhe vėshtirėsive tė tij me policinė e Iranit, ne duhej ta linim atdheun tonė. Pas disa vitesh ne u vendosėm nė perėndim. Jeta u bė ferr. Diskriminimi ishte kudo. Duke mos ditur ēfarė tė bėj, unė fillova tė kaloja kohėn me njerėz tė gabuar. Pa menduar dy herė, fillova tė eksperimentoja me droga ndonėse ishte vėshtirė pėr mua t’i vendosja duart nė to. Miqtė e mi dhe unė do tė pinim mbrėmjeve ēdo tė shtune dhe do tė shikonim filma pornografikė.

Nė njė moment, unė u ndjeva i sėmurė nga kjo lloj jete. Po kėrkoja pėr njė jetė mė tumirė, pėr njė mėnyrė qė t’u ikja tė gjitha kėtyre problemeve. Meqenėse problemet po ngriheshin dita ditės, fillova tė mendoja edhe pėr vetėvrasje, por nuk kisha guxim tė bėja njė gjė tė tillė. Kur i tregova njė mikut tim mysliman tė gjitha kėto probleme, ai sugjeroi qė tė shkoja me tė nė xhami, dhe kėshtu bėra.

Atė natė, kur e lėshova xhaminė, e solla njė kopje tė Kuranit me vete. Duke lexuar ndjehesha i dėshpėruar dhe nuk mund tė kuptoja asgjė nga ky libėr. Kur ia tregova kėtė gjė mikut tim, ai mė tha qė duhej ta lexoja nė arabisht. Por arabishtja nuk ishte gjuha ime amtare dhe unė nuk e flisja. Fillova tė merrja kurse tė gjuhės arabe, por ishte shumė vėshtirė dhe ndjehesha sikur kjo po e rriste problemin edhe mė tej.

Rastėsisht gjeta Kuranin nė gjuhėn kurde, tė pėrkthyer nga njė poet i famshėm kurd, Haxhari. Ishte aq e zbraztė dhe e vdekur dhe e mėrzitshme (me respekt) si versioni nė anglisht. Pėrfundimisht mora vendimin qė nuk do ta lexoja sėrish sepse nuk kishte asnjė gjė qė mund tė fitoja. Nuk mund t’i zgjidhja problemet e mia.

Njė ditė, isha me tė dashurėn time nė njė librari. E bleva njė libėr qė mė bėri mjaft kureshtar. Quhej Sidarta nga njė autor gjerman, Herman Hesse. Pasi e lexova librin, fillova tė mendoja rreth budizmit meqė libri bazohej nė jetėn e Budės. Por edhe mė tej ndjeja qė pėrgjigjet nuk ishin aty dhe qė diēka mungonte.

Njė ditė, takova disa njerėz qė mė folėn pėr dashurinė e Perėndisė dhe mėshirėn e tij. Kjo ēoi nė njė diskutim tė gjatė. Kur po bėhesha gati tė largohesha, e mora njė Bibėl dhe njė fletushkė. Kur arrita nė shtėpi, e hapa dhe e mbylla, e pastaj e lash anash. Kur u zgjova, ishte 4:30 e mėngjesit. Sa herė qė zgjohem aq herėt, fitoj dhembje koke dhe marramendje; por kėtė herė ndjehesha qė kisha qenė i zgjuar tėrė natėn dhe nuk ndjehesha i sėmurė fare.

Pėr habinė dhe tronditjen time, fletushkė qė mė ishte dhėnė njė ditė mė parė ishte nė gjoksin tim. Me kokėfortėsi edhe mė tej, po i thoja vetės qė gjatė tėrė kėsaj kohe kam qenė duke ikur nga Perėndia. Do tė provoj tė lexoj Biblėn kėtė herė pėr tė parė se ēfarė kishte pėr tė thėnė. Ndėrkohė qė po e hapja atė, e pashė njė varg ku thuhej, “Prandaj, nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja.” (2 Korintasve 5:17). Po mendoja nė veten time qė gjatė tėrė kėsaj kohe kam qenė duke kėrkuar njė jetė tė re dhe ja kėtu po ofrohet. E vendosa Biblėn time poshtė dhe u nisa pėr nė banjė. E lava fytyrėn. U shikova nė pasqyre dhe e tėrė jeta ime e neveritshme dukej si njė “gjė e vjetėr”. Mund ta ndjeja Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė. Kur u ktheva nė dhomėn e fjetjes, Fryma e Shenjtė thjeshtė mė pėrkuli nė gjunjė dhe nė atė mėngjes pėrreth orės 6, pranova Krishtin si Shpėtimtarin tim.

Pasi shkova nė shkolla atė mėngjes, ndjeja sikurse kishe raketa nė kėpucėt e mia. Ecja pėrreth dhe nuk mund t’i ndjeja kėmbėt e mia. Nuk mund tė mos buzėqeshja. Prania e Perėndisė ishte kudo. Pėr disa nga varėsitė e mia, kėrkova ndihmė. Notat e mia u pėrmirėsua shumė herė. Marrėdhėnia me prindėrit e mi dhe familjen time po ashtu u pėrmirėsua. I jam borxh pėr tė gjitha kėto Jezus Krishtit qė manifestoi dashurinė e tij duke vdekur nė kryq qė unė tė mos paguaja pasojat pėr mėkatin tim.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 21:09   #4
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nga jeta e nje Myslimani.

Endrra e Ibrahimit.

Ėndrrat e mia mbinatyrore filluan sė pari gjatė shkollės fillore. Kisha zakon tė lutesha ēdo natė para se tė flija - duke lavdėruar Allahun, falėnderuar dhe duke kėrkuar vazhdimisht udhėheqje prej tij. Ishte viti 1987, pas ca kohe meditimesh dhe lutjesh, qė Allahu mė foli nė njė ėndėrr.

Nuk dija asgjė rreth pėrmbajtjes sė Biblės, por ajo qė pashė ishte shumė e ngjashme me atė qė ėshtė e pėrshkruar nė librin e Veprave nė Inxhill: “Dhe, si ata po i mbanin sytė e ngulitur nė qiell, ndėrsa ai po largohej, ja dy burra nė rroba tė bardha iu paraqitėn atyre, dhe thanė: ``Burra Galileas, pse qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell``. (Veprat 1:10-11).

Nė kėtė ėndrrėn e parė isha i habitur tė shihja retė tė mblidheshin nė maje tė njė mali. Pasi u mblodhėn retė, dy engjėj tė veshur nė lėbardhė qėndronin nė maje tė malit. Jezusi po qėndronte nė mes tė engjėjve. Ai i la engjėjt dhe erdhi tek vendi ku unė po qėndroja duke shikuar. Pėrderisa po mė afrohej, unė u pėrkula dhe ai i vendosi duart e tij nė kokė time. Me dashuri tė thellė qė ndjeja nga ai, unė fillova tė pendohesha. Ėndrra ishte aq e fuqishme pėr mua, por nė mėngjes nuk i tregova askujt nga frika se ēfarė mund tė mė bėnte familja ime. Qėndrova i heshtur pėr atė vit, duke mos i treguar askujt ēfarė kisha pėrjetuar.

Njė vit mė vonė nė 1988 unė pashė edhe njė ėndėrr tjetėr. Sėrish Jezusi po qėndronte nė mes dy engjėjve nė mal, por kėtė herė pėrderisa po vinte nė drejtimin tim ai po pėrpiqej tė mė kalonte. Iu luta tė mos mė kalonte, dhe sėrish u gjunjėzova dhe u pendova. Ai nuk i vendosi duart e tij mbi mua, dhe pasi u zgjova sėrish ngela i heshtur pėr shkak tė frikės sime.

Herėn e tretė mė erdhi ėndrra njė vit pas tė dytit (nė 1989). Ndėrkohė qė po shikoja nė fytyrėn e Jezusit nė maje tė malit, ai ishte plot me dhembshuri dhe po mė buzėqeshte. Dy engjėjt mungonin kėtė herė, por nė vend tė tyre ishte njė grup i madh njerėzish. Ne po shkonim drejt Jezusit, qė ishte plot me paqe dhe gėzim. Mėngjesin tjetėr u ndala pėr tė medituar mbi ėndrrėn mė tė fundit. Pas tre vitesh, pėrfundimisht mora njė vendim tė rėndėsishėm pėr tė ndjekur Jezusin i cili m’u paraqit kėto tri herė me dashuri tė jashtėzakonshme.

Sėrish vendosa tė isha i heshtur rreth kėtyre ngjarjeve, por qė kisha filluar tė shihja pėr mundėsi qė do tė mund tė njihja kėtė Krisht mė mirė. Ironike mjaft, Gideonėt po shpėrndanin Bibla falas nė shkollėn time ndaj ēdo nxėnėsi tė interesuar. Mora Biblėn, tė parė qė kisha mbajtur ndonjėherė nė dorė. Ēdonjėri nxėnės ishte i inkurajuar ta lexonte ēdo ditė. Zoti mė foli gjatė asaj kohe pėrderisa po lexoja nga ungjilli i Gjonit: Jezusi i tha: “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje.” (Gjoni 14:6)

Ky varg siguroi njė urė nė mes meje dhe Jezusit dhe unė e vendosa besimin tim tė plotė nė tė.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 21:23   #5
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nga jeta e nje Myslimani.

Rruga drejte Damaskut.

Ziadi ishte lindur dhe rritur nė Damask, duke mbaruar shkollėn e tij nė kryeqytetin historik tė Sirisė. Pothuajse tėrė jetėn e tij, Ziadi ka qenė njė myslimanė praktikues si ēdonjėri tjetėr nė familjen e tij tė devotshme. Ai do tė shoqėronte shpesh tė atin e tij, tre vėllezėrit e tij, dhe disa fqinj nė xhami gjatė lutjeve tė sė premtes nė drekė dhe shpesh pėr lutje gjatė ditėve tė tjera. Pjesėn tjetėr tė kohėve tė pėrditshme tė lutjes do t’i mbante nė shtėpi apo nė punė. As edhe njė herė nuk kishte dėshtuar pėr tė mbajtur muajin e agjėrimit qė nga fėmijėria e tij.

Pas diplomimit nga universiteti shtetėror, Zaidi u shpėrngul nė Riad, nė Arabinė Saudite, ku dhe punoi pėr disa vite si inxhinier. Ndėrsa ishte nė Arabinė Saudite, ai vazhdoi tė merrte pjesė nė tė gjitha detyrat religjioze myslimane, sikurse edhe bėri pelegrinazhin nė Mekė. Nganjėherė mendonte pėr Inxhillin dhe Tevratin por do t’i largonte kėto mendime anash sepse besonte qė nėpėrmjet trajnimeve tė tija religjioze, ai i dinte tė gjitha qė kishte nevojė tė dinte pėr Biblėn e Shenjtė dhe Jezus Krishtin. Ndonėse, sipas dėshmisė sė tij, “ajo qė kisha dėgjuar nga miqtė e mi tė krishterė nė Damask dhe qė kisha parė nė jetėt e tyre, mbeta me shumė pyetje tė pa pėrgjigjura pėr shumė vite.”

Nė vitin 1979, sė bashku me gruan e tij dhe vajzėn e tij tė vogėl, Gada, u nis pėr nė Gjermani pėr njė vit pėr shkak tė njė trajnimi specializues tė siguruar nga punėdhėnėsi i tij. Gjatė qėndrimit tė tyre familjar nė Gjermani, Gada u sėmurė shumė dhe qe pranuar nė spital. Pas pranimit tė kujdesit mjekėsor pėr katėr ditė pa asnjė pėrmirėsim, doktorėt dukeshin tė bindur pėr vdekjen e saj tė shpejtė.

I tronditur nga skena e fytyrėn e zbehtė tė vajzės sė tij, Ziadi e la dhomėn e saj me zemėr shumė tė rėnduar pėr t’u kthyer nė dhomėn e pritjes. Atje ai ngeli i palėvizshėm, nė vuajtje pėr ca momente, pėrderisa nuk vuri re njė tavolinė nė mes tė dhomės qė mbante libra dhe revista. Ai pa dy libra tė njohur – versionin nė anglisht tė Biblėn sė Shenjtė dhe versionin gjerman tė saj. Ai u ēua dhe eci deri tek tavolina pėr tė marrė njėrėn.

Ndėrkohė qė u kthye nė karrigen e tij, ai e mbajti librin tė mbyllur duke kujtuar disa thėnie tė Jezus Krishtit tė cilat i kishte dėgjuar nga miqtė e tij tė mėparshėm tė krishterė nė Damask. Duke mbajtur mend njėrėn thėnie, ai me padurim e hapi Librin qė ishte nė dorėn e tij dhe i drejtuar nga Fryma e Shenjtė, filloi tė kėrkonte pasazhin. Kur e gjeti, filloi ta lexonte nė heshtje:

“Dhe ēfarėdo tė kėrkoni nė emrin tim, do ta bėj, qė Ati tė pėrlėvdohet nė Birin. Nė qoftė se do tė kėrkoni diēka nė emrin tim, unė do ta bėj.” (Gjoni 14:13-14).

Duke parė gatishmėrinė e Birit tė pėrshkruar nė kėto vargje, Ziadi u mbush me njė shpresė tė bollshme. Ai bėri njė lutje tė ngrohtė Perėndisė sė Gjithėfuqishėm nė emėr tė Jezus Krishtit. Kėrkesa e tij e vetme ishte: qė vajza e tij qė po vdiste tashmė tė shėrohej.

“Menjėherė gjeta njė qetėsi tė thellė dhe siguri,” tha Ziadi. “E lashė dhomėn e pritjes i mbushur me gėzim tė paparė, duke e parė dritėn qė mė rrethonte. Sapo arrita tek dhoma e Gadas, vrapova tek shtrati i saj dhe e pėrqafova butėsisht, duke i thėnė, ‘Gada, e dashura ime, Perėndia do tė tė shėrojė.’”

Siguria me tė cilėn Ziadi e bėri kėtė deklaratė e habiti madje edhe atė, por ai e dinte thellė nė zemrėn e tij se Perėndia i ėshtė pėrgjigjur lutjes sė tij.

Lotėt qė kishin rėnė nga sytė e tij nė faqet e Gadas pėrderisa e pėrqafonte atė, Ziadi i pastronte. Me lotė gėzimi edhe mė tej nė sytė e tij, ai iu kthye gruas sė tij duke i thėnė: “I kam kėrkuar Perėndisė nė emėr tė Jezusit ta shėrojė Gadanė. Asnjėherė mė parė nuk jam lutur mė me zjarr, as edhe kaq thjeshtė nė njė mėnyrė shumė tė veēantė. Disi jam i sigurt qė Perėndia i ėshtė pėrgjigjur kėsaj lutjeje.”

Nė tė vėrtetė, Gada ishte shėruar. Dy ditė mė vonė, doktorėt e lėshuan nga spitali. Nuk mund tė gjenin arsye pėr ta mbajtur mė.

Qė nga kjo pėrgjigje e mahnitshme ndaj lutjes sė Ziadit, bashkė Ziadi dhe gruaja e tij kanė pėrjetuar veprėn transformuese tė Perėndisė nė jetėt e tyre. Ata e dinė tė vėrtetėn rreth Jezus Krishtit dhe e shpallin besimin e tyre nė tė. Mė vonė, Gada i ndoqi ata nė kėtė shteg; ajo po ashtu, tani beson qė Jezusi ėshtė rruga, e vėrteta dhe jeta.

Leje e sjellshme ėshtė dhėnė pėr ta ndarė kėtė dėshmi nga Arabic Bible Outreach Ministry (www.arabicbible.com)
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 21:30   #6
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nga jeta e nje Myslimani.

Njė mysliman nga Pakistani takohet ballė pėr ballė me Jezus Krishtin

Unė jam azali dhe vij nga Republika Islamike e Pakistanit. Unė isha njė ndjekės i zjarrtė i Muhamedit deri tek rezultatet e njė sfide qė kisha shtruar para ca studentėve tė krishterė. “Pastaj u tha atyre: “Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin ēdo krijese.” (Marku 16:15).

Unė i takoj njė familje myslimane dhe prindėrit e mi mė detyruan tė mėsoja Kuranin pėrmendėsh kur isha shtatė vjeē, dhe kėshtu bėra. Kur u bėra 14 vjeē po studioja nė njė shkollė krishtere nė Sadar Karachi. Kisha shumė shokė tė krishterė (apo tė njohur) nė shkollė. Befasohesha t’i shihja ata duke studiuar, sepse ēdo herė i gjeja tė krishterėt nė profile tė ulėta nė shoqėri. Unė diskutoja dhe argumentoja shumė herė me ta lidhur me saktėsinė e Kuranit dhe mohimin e Biblės nga Allahu nė Kuranin e Shenjtė. Unė ēdo herė i detyroja ata tė pranonin Islamin. Shpesh mėsuesi im i krishterė mė thoshte tė mos veproja ashtu. Ai thoshte, “Perėndia mund tė tė zgjedhė ty ashtu siē e kishte zgjedhur apostullin Pal.” Unė i pyesja ata kush ėshtė Pali; unė e njoh vetėm Muhamedin.

Njė ditė gjatė diskutimeve tona unė i sfidova ata t’i digjnim Librat e Shenjtė tė njėri tjetrit. Ata do tė digjnin Kuranin dhe unė do tė veproja njėjtė me Biblėn. Ne u pajtuam: Libri i tė cilit do tė digjej do tė ishte falsė. Libri qė nuk do tė digjej ka tė vėrtetėn nė tė. Vetė Perėndia do tė ruante fjalėn e tij. Pėr fat tė keq ata nuk ishin nė gjendje ta bėnin kėtė sepse kishin frikė. Ata jetonin nė njė vend islamik dhe tė bėnin njė gjė tė tillė mund t’i ēonte nė pėrballje me ligjin dhe me pasojat e saj. U thashė atyre qė do ta bėja vetė kė gjė.

Sė pari, i vura flakėn Kuranit dhe u dogj para syve tė mi. Pastaj, u pėrpoqa tė bėja tė njėjtėn me Biblėn. Sapo fillova, Bibla mė goditi nė gjoks dhe unė u rrėzova pėr toke. I tėrė trupi im ishte nė njė tym. Unė po digjesha, por nga njė zjarr shpirtėror.

Befas pashė njė njeri me flokė tė arta, i mbuluar me dritė qė reflektonte nga ana ime. Ai vendosi duart e tij nė kokėn time dhe mė tha “Ti je biri im dhe qė tani e tutje do tė predikosh ungjillin tek kombi yt. Shko! Zoti yt ėshtė me ty.”

Mė pas pashė gurin nga varri i cili u hoq. Maria Magdalena po i fliste atij pėr tė cilin ajo mendoi se ishte rojtari qė ta merrte trupin e Zotit tė saj. Rojtari ishte pikėrisht vetė Jezusi. Ai e puthi dorėn e Marisė dhe mė pas erdha unė. U ndjeva shumė i fuqishėm, sikur dikush tė mė godiste, nuk do tė lėndohesha.

U ktheva nė shtėpi dhe u tregova prindėrve rreth ēdo gjėje qė kishte ndodhur, por ata nuk besuan ngjarjen. Ata menduan qė tė krishterėt mė kishin bėrė magji; por unė u thashė atyre qė e tėrė kjo kishte ndodhur para syve tė mi dhe shumė njerėz po mė vėshtronin. Ata edhe mė tutje nuk e besuan dhe mė pėrzunė nga shtėpia, dhe madje refuzuan tė mė pranonin si anėtarė i familjes.

Unė shkova nė njė kishė afėr shtėpisė sime; i tregova Atit atje rreth gjithēkaje qė kishte ndodhur. I kėrkova atij tė ma tregonte Biblėn. Ai mė dha njė dhe unė e lexova ngjarjen e Mari Magdalenės, e pranova Jezus Krishtin si Shpėtimtarin tim me 17 shkurt, 1985.

Familja ime refuzoi tė mė pranonte. Unė shkoja nė disa kishte dhe fitoja mė shumė njohuri rreth Fjalės sė Perėndisė. Unė po ashtu ndoqa shumė kurse biblike dhe mė pas fillova nė shėrbesė. Tani pas 20 vjetėsh, kam parė shumė njerėz tė vijnė tek Zoti dhe tė pranojnė Jezus Krishtin si Shpėtimtarin e tyre.

Duke e falėnderuar Perėndinė, unė tani jam i martuar dhe kam njė familje tė krishterė. Ne jemi tė dy tė pėrfshirė nė punėn e Zotit dhe jemi nė mundėsi t’i ndajmė mrekullitė qė Perėndia ka qenė duke i bėrė nė jetėt tona. Edhe pse nuk ėshtė lehtė dhe ne pėrjetojmė shumė vėshtirėsi, ne ndjehemi si Pali qė kalonte nėpėr vėshtirėsi dhe vuajtje pėr lavdinė e Shpėtimtarit tė tij, i cili vetė kishte kaluar nėpėr vuajtje gjatė ecjen sė tij nė tokė dhe nė kryq.

Ne e falėnderojmė Perėndinė Atė pėr dėrgimin e Birit tė tij nė kėtė tokė pėr tė na ofruar ne jetėn nėpėrmjet tij. Ne e falėnderojmė Perėndinė pėr Frymėn e tij qė na inkurajon ditė pėr ditė tė jetojmė pėr tė.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 22:31   #7
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nga jeta e nje Myslimani.

Dėshmia e Leas

Unė u bėra e krishterė me 21 korrik, 1996. Mė lejoni t’ju tregoj si ndodhi kjo gjė.

Unė isha njė myslimane shumė e devotshme por fillova tė ndjehesha sikur kishte diēka mungonte nė besimin tim si myslimane. Fillova t’i lutesha Perėndisė tė mė dėshmonte nėse besimi mysliman ishte e vėrteta, dhe shpejt pas kėsaj fillova tė kisha ėndrra tė ēuditshme. Nė njėrėn prej kėtyre ėndrrave i pashė disa tė krishterė qė qėndronin nė rresht pėr t’u futur nė parajsė. U pėrpoqa tė futesha edhe unė kėtė rresht, por njė qenie shumė e gjatė mė bllokoi rrugėn dhe unė fillova tė qaja. Ana nė tė cilėn gjendesha unė ishte e tmerrshme, ndėrkohė qė ana nė tė cilin gjendeshin ata ishte njė vend i bukur – aq e bukur, aq e kaltėr.

Nuk mund ta nxirrja kėtė ėndėrr jashtė nga mendja. Me tė vėrtetė mė pushtoi. Ua tregova ėndrrėn miqve tė mi mysliman, pėrveē faktit qė ishin tė krishterėt nė rresht nė ėndrrėn tim sepse isha i frikėsuar se ēfarė mund tė mendonin.

Kėshtu, ata vetėm thanė qė Perėndia po mė thoshte tė lutem mė shumė dhe kėshtu bėra. Por gjithnjė e mė shumė njė zbrazėti e madhe dhe njė depresion mė kaploi – zbrazėti qė nuk e kisha pėrjetuar asnjėherė mė parė. Nuk mund tė flija dhe nė fakt fillova tė merrja Ryhiphenol (qetėsues) qė tė largohesha nga kjo ndjenjė. U bėra njė person plotėsisht tjetėr, i tėrhequr dhe fillova tė kėrkoja psikiatėr, por kjo vetėm sa e keqėsoi situatėn. Unė madje desha tė vetėvritesha. As nuk i frikėsohesha vdekjes mė.

Pastaj, ditėn qė i tregut mikes sime mė tė mirė (e cila ishte agnostike) qė do tė merrja jetėn time, ajo tha qė i kujtoheshin disa gra tė krishtera qė i kishte takuar disa herė, dhe mendoi qė mund tė ishin nė gjendje pėr tė mė ndihmuar. Po atė ditė, u takova me ato dhe ato e ndanė ungjillin me mua; ato u lutėn pėr mua dhe ajo zbrazėti e tmerrshme filloi tė hiqej dhe kjo barrė e madhe ishte larguar nga unė. Fillova tė shkoja nė kishė me to dhe herėn e dytė qė shkova pastori bėri njė ftesė pėr tė pranuar Jezus Krishtin. Isha aq e shkėputur nga brenda. E luftova Frymėn e Shenjtė dhe po dridhesha, nuk e pranova ftesėn e tij, por ndėrsa po dilja jashtė nga shėrbesa, Zoti mė foli: “Ёshtė tani apo kurrė.”

Rashė sė qari nė trotuar dhe i thashė vetes sime, mė duhet tė shkoj nė dhomėn e lutjes ku njerėzit po luteshin pėr ta pranuar Zotin, dhe kėshtu bėra. Perėndia e largoi barrėn time dhe fillova tė shihja ēdo gjė nėn njė dritė tjetėr.

Shpejt fillova ti humbisja miqtė dhe tė gjitha qė i doja dhe njihja. Megjithatė, Perėndia mė do dhe dha Birin e tij pėr mua, qė tė mos humbisja. Rastėsisht, mikja mė e mirė u shpėtua tė njėjtėn ditė nė njė kishė tjetėr. Zoti mė tregoi qė isha me tė vėrtetė nė rrugė tė drejtė.

Unė kurrė s’jam penduar qė u bėra e krishterė. Nė momente tė caktuara ishte vėshtirė sepse isha persekutuar tejet shumė, por qė jam bėrė edhe mė e fortė nė besim pėr shkak tė kėsaj. Nė kėtė moment kam njė fėmijė qė po rritet si mysliman. Babai i tij m’i ka mohuar tė drejtat pėr tė komunikuar me tė. Ia kam nėnshtruar birin tim Perėndisė sepse kam kaluar netė pa gjumė duke menduar pėr birin qė ėshtė me mijėra milja larg meje dhe unė nuk kam nė kontroll se ēfarė po ndodh tani, por Perėndia ėshtė nė kontroll. Ju lutem qė tė luteni pėr mua dhe pėr njė mrekulli nga Perėndia qė unė do tė jem njė ditė nė gjendje ta shoh birin sėrish meqė tani jemi duke jetuar madje edhe nė kontinente tė ndryshme. Lutem qė kjo dėshmi e imja e shkurtėr do t’i prek ata qė e lexojnė. Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 22:37   #8
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Rrugetimi nje Myslimani

Rrugėtimi i Tahirit

Unė quhem Tahir dhe ky ėshtė rrugėtimi im nga islami nė krishterim.
Shpejt pas arritjes nė Shtetet e Bashkuara nga Palestina 14 vjet mė parė, unė u martova me njė vajzė tė kėndshme tė krishterė. Ajo u pėrpoq tė bėhej myslimane pėr tė mė kėnaqur mua, por sa mė shumė qė pėrpiqej, mė tepėr largohesha prej saj. Ne patėm njė fėmijė sė bashku, por ajo martesė nuk zgjati shumė sepse ėshtė vėshtirė tė duash kur zemra jote ėshtė e mbushur me urrejtje. Urrejtja ishte ajo qė unė isha mėsuar teksa po rritesha nė Palestinė; urrejtja pėr hebrenjtė, tė krishterėt dhe urrejtja ndaj botės. Si njė palestinez, ti mėsohesh qė nga dita e parė se e tėrė bota ėshtė pėrgjegjėse pėr fatkeqėsinė tonė, sidomos hebrenjtė dhe tė krishterėt.

Pasi u ndamė, ish-gruaja ime mė tregoi qė e kishte pagėzuar vajzėn time. Isha aq i inatosur sa ia mėsyva kishės, mallkova priftin qė kishte kryer pagėzimin dhe i thashė atij qė do tė shkonte nė ferr pėr shkak tė kėsaj. Nuk doja qė fėmija im tė rritej si i krishterė. Tė drejtat e mia jo mbikėqyrėse pėr ta vizituar vajzėn m’u hoqėn pėr shkak se ish-gruaja ime frikėsohej nė mos e kidnapoja vajzėn pėr ta ēuar atė nė Palestinė. Gjykata e miratoi kėtė gjė dhe unė mė shumė rrallė arrijė ta shoh vajzėn time.

Pėrvoja ime e ardhme me kishėn ishte nė universitet kur e dashura ime myslimane arabe dhe unė luanim me idenė e tė konvertuarit nė krishterim vetėm pėr shkak se ishte religjion mė i butė. E dinim qė ajo qė po bėnim ishte e gabuar dhe dėnimi qė pasonte pėr apostazi nė Islam ėshtė gurėzimi, por neve na duhej njė ideologji qė do ta arsyetonte jetėn tonė mėkatare. Pėr hir tė ftesės sė njė vajzė arabe tė krishterė nga universiteti qė ta vizitonim kishėn nė atė kohė, ne vizituam kishėn e saj njė tė diele. Shėrbesa kishtare ishte plot me gėzim, diēka qė nuk kisha parė kurrė nė Islam. Pas shėrbese, na e dhanė nga njė Bibėl dhe njė libėr tjetėr rreth hyjnisė sė Krishtit. Disa muaj mė pas, dhe pastaj sėrish nė natėn e krishtlindjes, ne e kėrkuam njė kishė qė disa miq tanė arabė tė krishterė nga universiteti na e kishin treguar, por pėr habinė tonė kisha ishte e mbyllur.

Miku im Khalili dhe unė takoheshim sė bashku dhe ne do tė diskutonim rreth jetės dhe gjendjes sė botės. Nganjėherė nė mendonim pėr islamin dhe pėrse gjėrat ishin kaq tė rrėmujshme nė vendet myslimane. Ne dyshonim nėse ky religjion qė ne mezi e ndiqnim me anė tradite ishte i vėrtetė. Por dyshimi ynė nuk ēoi nė njė veprim tė menjėhershėm.

Unė u martova sėrish. Kėtė herė ishte njė martesa e rregulluar me njė vajzė nga Palestina. Kjo u realizua pasi familja ime mė pengoi qė tė martohesha me tė dashurėn time nga universiteti pėr shkak se ajo nuk ishte mjaftueshėm e pastėr pėr ta. Unė e solla gruan time tė re nė Shtetet e Bashkuara por e gjeja tė vėshtirė ta doja pėr faktin se mezi e njihja atė. Kėshtu, gėzohesha qė puna ime mė ēonte nga qyteti nė qytet. Nė kėtė mėnyrė do tė pėrfshihesha nė gjėra qė nuk mund tė pėrmenden (pėrfshirė tė pasurit tė dashura nė ēdo qytet) dhe nuk kisha nevojė tė mendoja pėr situatėn time.

Mė pas ndodhi 11 shtatori, 2001. Teksa rrėzoheshin kullat, edhe copėza e fundit e respektit qė kisha pėr Islamin u shemb po ashtu. Kjo mė katapultoi nė njė kėrkim tė thellė pėr tė Vėrtetėn.

Si rezultat i rėnies ekonomike pėr shkak tė 11 shtatorit, unė u pezullova nga njė punė shumė e mirė. Ndėrsa isha nė linjė interneti ēdo ditė duke kėrkuar punė, “pėr njė arsye” shumė shpesh e gjeja veten nė forumet krishtere. Njė ditė nė internet madje e gjeta edhe Biblėn nė arabisht.

Kėshtu njė natė dimri e gjeta veten duke lexuar nga ungjilli i Gjonit. Unė kurrė nuk e kisha besuar Biblėn dhe isha mėsuar gjatė tėrė jetės sime qė Bibla ėshtė e korruptuar dhe e ndryshuar. Sapo fillova tė lexoja, ngela i mahnitur. Nuk mund tė ndalesha teksa po lexoja pėr Jezusin dhe jetėn e tij tė bukur, tė pastėr, tė pamėkatė, tė shenjtė, tė mahnitshme dhe tė mrekullueshme. Mbaj mend qė kisha lexuar tė tėrė ungjillin nga fillimi deri nė fund. Qe herėt nė mėngjes kur mbarova sė lexuari. Po qaja aq shumė sa shqetėsohesha se mos e ēoja gruan time nga gjumi sepse nuk doja tė mė shihte duke qarė qė tė mos mė pyeste pėrse.

Disa mė vonė, u futa nė kompjuterin tim dhe “pėr njė arsye” kėrkova pėr ca kisha arabe nė rajon. Pastaj e thirra njė dhe zėri nė telefon mė tregoi qė babai i tij kishte qenė pastor por qė kishte vdekur. Ai mė dha njė numėr tjetėr qė tė thėrrisja njė njeri qė quhej Faruk. Ky person ėshtė pastori im tani dhe personi qė Zoti e kishte zgjedhur pėr tė mė ēuar tek vetja e tij. Ne diskutuam gjėra tė thella si personaliteti i Muhamedit, jetesa e tij, martesat e tij tė shumta dhe luftėrat e tij tė shumta. Faruki mė dha njė libėr qė kishte shkruar qė krahasonte islamin me krishterimin, e mbushur me referenca nga Kurani dhe Bibla.

Ndėrkohė qė po lexoja librin e Farukut, nė njė tė njėjtėn kohė isha i shokuar dhe i fascinuar. I shikova referenca nga Bibla dhe Kurani, dhe qė tė gjitha ishin po thuajse aty dhe unė nuk mund t’i besoja syve tė mi! Kuptova qė kisha qenė i mashtruar tėrė jetėn time! Gjėja kryesore qė kishte kapluar vėmendjen time ishte mėnyra krejtėsisht e ndryshme e trajtimit tė grave tek tė dy religjionet.

Nuk mund tė theksoj ditėn e saktė nė tė cilėn Faruku mė udhėhoqi nė lutje duke pranuar Zotin nė jetėn time si Zoti dhe Shpėtimtar, por ishte diku herėt nė vitin 2002. Megjithatė e mbaj mend ditėn e saktė tė pagėzimit. Ishte dita mė e mrekullueshme dhe e frikshme nė jetėn time! Dhe kam ndryshuar aq shumė qė nga momenti qė kam pranuar Krishtin.

Unė jam i lirė! Tani kam kuptuar qė nuk mund tė krahasohet krishterimi me islamin. Aty ku mė parė kisha shumė rregulla pėr tė ndjekur nga Kurani dhe detyrimi, unė tani kam njė marrėdhėnie me Perėndinė. Ėshtė aq ndryshe. Islami ėshtė bazuar nė imponim por krishterimi sjell aq shumė paqe dhe dashuri. Unė tani jem njė njeri krejt tjetėr. I jam pėrkushtuar gruas sime dhe po mėsoj qė ta dua atė. Tani, nė vend qė tė marrė pjesė nė klube, lexoj Biblėn. Shkoj nė kishė dhe studime Bibla kur mundem. Dhe nuk i urrej hebrenjtė mė.

Kam qenė duke e ndarė dėshminė dhe besimin tim me shumė njerėz, po thuajse me tė gjithė qė i kam afėr. E kam ndarė me familjen time, bashkėpunėtorė dhe madje me njerėz nė rrugė. Nuk shkoi dhe aq mirė me familjen time, veēanėrisht me gruan time e cila edhe mė tutje refuzon ta pranojė faktin qė unė jam konvertuar. Ajo mendon qė unė po luaj me kėtė gjė dhe shumė shpejt do tė vij nė vete. Nė anėn tjetėr, familja ime provoi tė mė bindte nėpėrmjet debateve rreth krishterimit dhe islamit, mė pas edhe nė nėpėrmjet braktisjes dhe injorimit. Por pėrfundimit, kanė arritur tė mė pranojmė pėr atė qė jam bėrė, pėr shkak tė njė marrėdhėnie tė mirė dhe tė dashur qė kemi. Sikur tė jetonim edhe mė tej nė Palesitnė, jam i sigurt qė gjėrat do tė ishin ndryshe dhe ata do tė mė mohonin dhe apo madje edhe tė mė kėrcėnonin.

Meqė ra fjala, miku im Khalili e ka refuzuar po ashtu islamin plotėsisht dhe refuzon t’u bindet rregullave dhe urdhėresave tė islamit. Ai po jeton jetėn e tij si njė person sekular larg nga religjioni tėrėsisht. unė jam nė lutje tė vazhdueshme pėr tė qė tė vijė tek Zoti dhe tė ēlirohet nga i ligu.

Ia kam dhėnė gruas sime njė kopje tė librit tė Farukut, por ajo u ofendua pasi e lexoi. Ju lutem lutuni pėr tė ta njohė tė Vėrtetėn. Unė dua tė shkoj nė kishė si familje, por kjo ėshtė vetėm njė ėndėrr pėrderisa ajo nuk e pranon Jezus Krishtin. Pėr momentin, unė shkoj nė kishė tė dielėn nė mėngjes kur kushtet mė lejojnė. Gruaja ime duke e ditur ku po shkoj, vazhdimit bėnė plane tė momentit tė fundit qė tė mė parandalojė sė shkuari. Unė e marrė shumicėn e “ushqimit shpirtėror” nėpėrmjet leximit tė Biblės dhe duke i dėgjuar pastorėt nė radio ndėrsa jam nė makinė apo nė internet.

Unė doja qė ju tė dini atė qė Zoti ka bėrė nė jetėn time. Nėse keni qenė nė Amerikė pėr ēfarėdo kohe, ju e kuptoni tashmė qė tė krishterėt nuk janė Satani i madh, sikurse jeni mėsuar. Unė jam dėshmi qė njė jetė mund tė ndryshojė kur Krishti lėshon dritė nė errėsirė. Shpresoj qė do tė jini tė sfiduar tė shihni dhe tė mėsoni mė tepėr rreth sė vėrtetės, kudo qė gjendet ajo: radio, televizion, libra apo nė internet. Ju drejtoftė Jezusi nė kėrkimin tuaj.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 22:47   #9
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Deshmia e nje Myslimani qe u be Agnostik dhe ne Fund Pranoi Jezus Krishtin.

Dėshmia e Faruk Ibrahimit

Unė jam rritur nė njė familje tipike myslimane, ku do tė shkonim nė xhami tė premteve dhe nė raste tė veēanta; do tė agjėronim gjatė muajit tė ramazanit; dhe do t’i festonim festat tipike tė Islamit. Kur isha adoleshent, unė e mbarova recitimin e Kuranit; nė fakt kjo nė thelb ishte njė konfirmim i detyrės sė njė tė riu mysliman. Mė vonė, nė vitet e mia tė rinisė, unė nuk kėnaqesha vetėm me recitimin e Kuranit nė arabisht – njė gjuhė qė mundja vetėm ta lexoja por jo edhe ta kuptoja. Prandaj, babai im mė gjeti njė Kuran Studimi nga Abdullah Jusuf Ali dhe po ashtu njė kopje tė pėrmbledhjes sė hadithit nga Sahih Buhairu. I studiova ato pėr njė kohė gjatė viteve tė vonshme tė rinisė sime.

Pasi mbarova vitin e dymbėdhjetė tė shkollės, fillova tė studioja inxhinierinė nė Universitetin Inxhinierik nė Karaēi, por dėshiroja tė studioja nė Shtetet e Bashkuara. Dėshira ime ishte tė shkoja nė njėrėn nga universitetet mė tė mira inxhinierike nė Shtetet e Bashkuara. Kisha aspirata pėr tė bėrė gjėra tė mrekullueshme pėr popullin dhe vendim tim. Fatkeqėsisht, unė nuk u pranova nė zgjedhjen time tė parė nė universitetin inxhinierik. Pastaj nė vitin 1973 erdha nė SH.B.A dhe fillova nė njė universitet publik. Jetoja njė jetė tipike nė Shtetet e Bashkuara, duke kaluar kohė duke mbaruar shkollimin dhe duke mbajtur ndonjė punė me kohė jo tė plotė apo tė plotė nė mėnyrė qė tė isha nė gjendje tė mbaroja universitetin. Prindėrit e mi qė ishin edhe mė tutje nė Pakistan mė ndihmonin, por nuk kishte para tė mjaftueshme pėr tė pėrkrahur familjen dhe shkollimin tim kėtu. Pas njė kohe tė shkurtėr, u ktheva sėrish nė komunitetin lokal islamik ku pėrfshihesha me myslimanė tė tjerė nė studimin e Kuranit dhe Hadithit dhe zbatimin e tyre nė kulturėn lokale.

Pas mbarimit tė vitit tė dytė tė shkollimit nga universiteti publik, Perėndia nė mėshirėn dhe hirin e tij mė mundėsoi tė futem nė alternativėn time tė universitetit inxhinierik si student transferues me njė bursė akademike. Nė kohėn kur mbarova sė diplomuari nė degėn shkencore, unė isha larguar nga tė praktikuarit e pėrditshėm tė besimit tim dhe kisha pėrqendruar interesat e jetės sime nė gjėrat akademike dhe sekulare nė jetė. Pasi punova pėr njė kohė tė shkurtėr pėr tė fituar pėrvojė dhe pėr tė vendosur se ēfarė do bėja me studimet e mėtejshme, unė zgjodha tė merrja nivelin master tė kėsaj dege shkencore.

Nė kohėn kur isha nė vendin e punės, fillova tė bėja atė qė shumica tipike e njerėzve e bėjnė nė kulturėn e SH.B – planifikimin dhe pėrpjekjen time pėr tė arritur nė maje tė kompanisė dhe nivelit financiar. U martova me njė grua qė ishte e rritur nė Shtetet e Bashkuara, pata fėmijė dhe jeta ishte tipike dhe me stres. Sytė e mi ishin tė pėrqendruar tek arritja e famės dhe tė nxjerrja aq sa mundja nga jeta. Aspiratat e mėhershme pėr njerėzit e mi dhe vendin u zhdukėn.

Pastaj nė mars tė vitit 1987, isha nė njė aksident tė rėndė dhe u dogja shumė keq, ndėrkohė ca tė tjerė u mbytėn. Duhesha tė merrja pushim nga puna qė tė shėrohesha. Gjatė kėsaj kohe, duhesha tė merresha me vdekshmėrinė time dhe me ambiciet e mia tė verbra. Fillova tė konsideroja ēfarė trashėgimie do tė lija prapa dhe ku do tė shkoja pasi tė vdisja. Mendoja nėse isha kursyer nga vdekja pėr ndonjė qėllim. Duke qenė mysliman besoja se do tė shkoja nė qiell – por duke mos i bėrė aktivisht detyrat e njė myslimani – frikėsohesha se mos do tė dėnohesha nė ferr pėr njė kohė. Fillova pastaj sėrish tė hetoja Kuranin dhe Hadithin dhe Islamin pėr tė gjetur pėrgjigje. Kėtė herė zelli im pėr tė njohur tė vėrtetėn qe mbushur me njohurinė qė duhej tė ekzistonte njė qėllim pėr jetėn; unė isha kursyer dhe ja tani mė ishte dhėnė njė shans. Unė doja tė dija kėtė Kuran – pėr tė cilin besoja tė ishte fjala e Perėndisė pėr tė tėrė pėrjetėsinė – dhe profetin e islamit sikurse, jetėn dhe mėsimet e tij. Gjatė kėsaj kohė unė u ngrita nė kėmbė, fillova tė shkoja nėpunės; porse tani vendosa tė merrja njė punė nė firmėn time qė kėrkonte udhėtim minimal, nė mėnyrė qė tė kaloja shumė mė tepėr kohė pranė shtėpisė dhe familjes sime. Unė i rregullova prioritetet e mia dhe fillova tė ecja anash nė linjėn e ngadalshme, larg nga linja e shpejtė e botės sė biznesit.

Mė vonė gjatė kėsaj kohe, u sfidova nga disa miq tė mi tė krishterė qė Jezusi ishte rruga e vetme pėr nė qiell dhe qė Bibla ėshtė fjala e zbuluar dhe e pandryshuar e Perėndisė. Kjo sfidė ndezi madje njė zell mė tė madh pėr tė studiuar Kuranin, Hadithin dhe jetėn e Muhamedit nė mėnyrė qė ta dėshmoja islamin si rrugėn e vėrtetė dhe krishterimin tė ishte njė shpresė e rremė me Jezusin duke qenė thjeshtė njė njeri dhe jo Perėndi. Dėshira ime ishte po ashtu t’i mėsoja fėmijėt e mi rreth islamit dhe t’i rrisja si mysliman. Kalova disa muaj tė ardhshėm duke e studiuar Kuranin dhe duke e krahasuar me Biblėn. I krahasoja jetėt e Jezusit si nė Kuran ashtu edhe nė Bibėl. Unė po ashtu krahasoja jetėn dhe mėsimet e Muhamedit me ato tė Jezusit. Shqyrtova nė historinė e hershme tė islamit dhe krishterimit dhe mizoritė e trishtueshme dhe famėkeqe tė kryera nga tė dy religjionet, si dhe arsyet pėrse. Unė po ashtu lexoja artikuj nga tė tjerė qė mohonin ekzistencėn e Perėndisė.

Arrita nė njė moment ku nuk isha mė i sigurt si tė merresha me disa nga vėshtirėsitė nė Bibėl qė dukeshin mjaft tė paqarta si:

· Pėrse janė katėr libra qė prezantojnė “ungjillin” dhe jo njė, sikurse Kurani mėson rreth njė ungjilli?

· Ēfarė ishte kjo ēėshtje e mėkatit dhe nevoja pėr derdhjen e gjakut dhe nevoja pėr njė Shpėtimtar?

· Si mundet Jezusi tė ishte Perėndi dhe Njeri dhe ēfarė ishte ky koncept i Trinitetit?

· A ka vdekur JEzusi me tė vėrtetė nė kryq dhe ishte ringjallur ai apo jo?

· Si kishin mundur ndjekėsit e Jezusit tė kryenin mizori tė tilla qė kishin ngjarė gjatė kryqėzatave?

Por po ashtu nė kėrkimet e mia pėr tė pėrdorur Kuranin si standardin tim dhe mėsimet dhe jetėn e Muhamedit si model pėr jetėn, unė kisha disa vėshtirėsi shumė tė rėndėsishme, pėr shembull:

· Duhesha tė ballafaqohesha me konceptin e “abrogimit”. Pėrse do tė zbulonte Perėndia vargje tė mėvonshme nė Kuran qė do t’i zėvendėsonin vargjet e mėparshme? Kjo dukej nė kundėrshtim me natyrėn e Perėndisė.

· Kishte mospėrputhshmėri nė Kuran. Pėr shembull, njė njeri duhet tė pėrballet me mėkatin por nė anėn tjetėr seksi me shume shumė gra skllevėr, tė cilėt nuk kanė status tė njė martese legale, ėshtė i toleruar? Toleranca dhe paqja mėsohen nė zbulesėn e hershme, por urdhri pėr t’i luftuar gjithė jobesimtarėt urdhėrohet mė vonė.

· Kurani qe standardizuar, por pėrse u urdhėrua qė versionet e vjetra tė digjeshin? Pėrse nevoja tė largoheshin tė gjitha pa asnjė gjurmė tė ndonjė versioni tė edituar?

· Pėrse kishte statuse kaq tė pabarabarta nė mes meshkujve dhe grave nė fushė e martesės, ligjit, rregullave sociale, modestisė etj.?

· Pėrse ekzistonte trajtimi i ashpėr i jo-myslimanėve nė komunitet dhe urdhri pėr Xhihad?

Nė kėtė moment, arrita nė njė pikė tė studimeve tė mia qė nuk mund tė mbroja mė besimin islam sepse ishte qartė nė kundėrshti me ēėshtjen e tė vėrtetės dhe karakterit tė Perėndisė siē pėrshkruhet nė Kuran dhe nė Bibėl. Megjithatė, unė thjesht nuk isha gati tė largohesha nė islami. Krishterimi kishte njė sėrė ēėshtjesh, shumica prej tė cilave silleshin rreth personit tė Jezusit. Nė kėtė moment, kujtoja nga fėmijėria qė dija disa nga shtyllat e religjioneve indiane si tė hinduizmit, sikizmit dhe budizmit. Nė tė gjitha studimet e mia tė jetės dhe tė shkencave, ishte bėrė qartė pėr mua kishte njė krijues tė madh dhe dizajnues qė na kishte formuar neve dhe universin. Prandaj nuk kishte kuptim tė kthehesha nė filozofinė e religjioneve indiane. Kuptova qė ato nuk siguronin pėrgjigje qė ishin nė pėrputhje nga brenda me mėsimet e tyre dhe sė jashtmi nė pėrputhje me botėn pėrreth nesh.

Edhe pse kisha vėshtirė me Islamin, besoja qė ishte njė Perėndi Krijues qė unė mund dhe duhej t’i lutesha pėr pėrgjigje. Pėr mua ky ishte Perėndia i Abrahamit (Ibrahimit). U ndjeva “i sigurt” t’i lutesha Perėndisė sė Abrahamit meqė Abrahami vlerėsohet lartė si njė patriark i besimit mysliman, hebrenj dhe tė krishterė. Kėshtu qė provova, ashtu siē Perėndia ia kishte zbuluar tė vėrtetėn Abrahamit, qė t’i lutesha kėtij Perėndie pėr tė kuptuar cila ishte e vėrteta dhe tė mė drejtonte nė rrugėn e duhur. Ndėrkohė qė vazhdoja tė lutesha rregullisht dhe tė meditoja, i studiova pasazhet nė Kuran dhe Bibėl rreth Muhamedit dhe Jezusit dhe shqyrtova libra dhe artikuj nga apologjist myslimanė dhe tė krishterė.

Disa javė kaluan, pėrderisa lutesha dhe reflektoja rreth Muhamedit dhe Jezusit. Mė nė fund, nė mbrėmjen e sė premtės sė mirė tė vitit 1989, unė po vrapoja dhe reflektoja nė tė njėjtėn kohė rreth rėndėsisė sė kėsaj nate pėr tė krishterėt. A ishte kryqėzuar nė tė vėrtetė Jezusi siē mėsohet nga Bibla dhe disa historianė sekular, apo ishte njė ngatėrrim i madh siē deklarohet nga islami? Ēfarė ishte ky mėkat qė kėrkonte shpagimin me anė gjaku? Ndėrsa po lutesha, ndjeja njė barrė qė po largohej nga unė. Ngreha sytė lartė, sepse dukej qė njė peshė e madhe qe larguar. Pastaj shikova poshtė, pėr tė parė nėse ishte edhe mė tej nė tokė. Nuk kishte dėshmi tė jashtme, por nė frymėn time kishte njė kuptim tė qartė. Kjo frazė nė veēanti u gjallėrua nė mua dhe zotėroi tė gjitha mendimet e mia: “Jezusi ėshtė Zot”. U pėrgjigja nė mendjen time, por ēfarė me mėkatin dhe kryqin? A kishte vdekur Jezusi nė kryq? Pėrgjigja nė mendjen time erdhi mė qartė dhe mė me zė – “Jezusi ėshtė Zot.” Pyeta sėrish, por ēfarė me Trinitetin dhe kėtė koncept tė tre personave dhe njė Perėndi, dhe sėrish, pėrgjigja ishte “Jezusi ėshtė Zot.”

Shumė shpejt pas kėsaj kuptova ēfarė kishte ndodhur me mua. Jezusi flet rreth kėsaj teme nė lidhje me identitetin e tij tė vėrtetė dhe ēfarė njerėzit gabohen rreth tij nė ungjillin e Mateut 16:13-17: “Pastaj Jezusi, mbasi arriti nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonė njerėzit se jam unė, i Biri i njeriut?``. Dhe ata thanė: ``Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, tė tjerė Jeremia, ose njė nga profetėt``. Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unė?``. Dhe Simon Pjetri duke u pėrgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė``. Dhe Jezusi duke pėrgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse kėtė nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiej.”

Kjo ishte fillimi i rrugėtimit, i njohjes sė Zotit tim Jezus mė mirė, duke e pranuar atė si Shpėtimtarin tim dhe shpagimin e tij tė plotė pėr mėkatet e mia. Dėshira ime ka qenė pėr tė jetuar jetėn time denjėsisht pėr Zotin tim sepse ai mė fuqizon. Familja ime myslimane nuk mė pranoi mua fillimisht. Ata u pėrpoqėn tė mė bindin qė e kisha gabim, pėrderisa pėrpiqesha t’i sfidoja me tė vėrtetėn e mesazhit tė ungjillit. Kur ata e kuptuan qė isha i bindur rreth besimit nė Jezusin tė qenit Perėndi, unė u konsiderova si njė i dėbuar. Kaloi njė kohė pas sė cilės dėshira e mamit tim pėr tė sjellė familjen bashkė qe zgjidhur nga ata duke respektuar besimin tim. Pėrgjatė viteve, respekti reciprok rezultoi nė njė lidhje edhe mė tė afėrt nė mes nesh, dhe ata po ashtu kanė qenė tė kėndshėm, zemėrgjerė dhe pėrkrahės si familje. Gjatė kėtyre viteve po ashtu arrita disa miqėsi shumė tė afėrta me tė krishterė qė mė sfiduan, sikurse dhe qė takova tė tjerė nė momentin qė u pėrfshiva nė bashkėsi tė njė kishe lokale. Unė u mirėprita si njė vėlla. Po ashtu nė proces , karakteri im ka ndryshuar pėrgjatė viteve. Disa nga tiparet qė Ai i ekspozoi dhe qė mori masa nėnkuptojnė krenarinė, arrogancėn, zemėrimin, egoizmin dhe kontrollin nė mes tipareve tjera tė mėkatshme. Ai vazhdon tė mė ndryshojė nga brenda jashtė pėr tė qenė mė i dashur dhe i kėndshėm ndaj tė gjithėve.

Sot, pas 15 vjet mė vonė, pasi studiova mė tej Biblėn, Kuranin dhe libra tė ndryshėm dhe artikuj rreth apologjisė krishtere dhe myslimane, dhe pas diskutimit me shumė tė tillė myslimanė dhe tė krishterė, jam i sigurt nė besimin tim nė Zotin Jezus dhe vazhdoj ta ndjek atė, edhe mė tepėr nga ajo ditė kur ai zgjodhi ta zbuloj veten e tij ndaj meje dhe mė thirri pranė tij.

Kjo ėshtė dėshmia e shkruar e Faruk Ibrahimit dhe e drejta e kopjimit tė dėshmisė sė tij i takon atij.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 22:55   #10
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Deshmia e Gunxhoas, Ku do te shkoj pasi te vdes?

Tregimi i Gunxhoas
“Ku do tė shkoj pasi tė vdes”

MUNGESA E SIGURISЁ
Unė quhem Gunxhoa, jam afrikan, 43 vjeē, i martuar dhe baba i tre fėmijėve. Jetoj nė njė shtet ku mė tepėr se 90% e popullatės janė myslimanė. Islami ėshtė religjioni nė tė cilin jam lindur. Babai im ėshtė njė nxėnės i zellshėm i Kuranit, shumicėn e sė cilės e kishte mėsuar pėrmendėsh nė moshė tė re. Unė personalisht isha dėrguar nė njė shkollė kurani kur isha vetėm tre vjeē. Mė vonė i ndėrroja studimet nė mes tė shkollėn franceze nė njėrėn ane dhe shkollės kuranore nė tė njėjtėn kohė. Ditėt qė nuk shkoja nė shkollėn franceze, shkoja pėr tė studiuar Kuranin. Ndėrkohė qė po rritesha, shokėt e mi tė fėmijėrisė dhe unė bėnim shumė gjėra tė marra. Por kur arrita moshėn 19 apo 20 vjeēare, fillova t’i merrja ēėshtjet e religjionit mė seriozisht. Do tė kaloja shumė kohė pėr tė menduar rreth parajsės dhe ferrit sepse isha mėsuar nė moshė tė re qė kėto dy vende ekzistonin, dhe qė pas vdekjes, ēdo person do tė pėrfundonte nė njėrin prej kėtyre vendeve varėsisht nėse kishin bėrė tė mira apo tė kėqija gjatė ekzistencės sė tyre tokėsore. Kjo ėshtė ajo qė isha mėsuar.
Si rrjedhojė, do t’ia bėja vetes pyetjen: “Ku do tė shkoj pasi tė vdes?” Kjo pyetje mė ndiqte kudo qė shkoja. Mė tmerronte vazhdimisht. Si rezultat, u bėra mė besnik ndaj detyrimeve tė mia religjioze: lutesha pesė herė nė ditė, shkoja nė xhami tė premten, agjėroja gjatė ramazanit, jepja lėmoshė dhe tė tjera. Sa herė qė i mbaroja ritualet e lutjes, do t’i kėrkoja Perėndisė tė mė vendoste nė shtegun e duhur sepse vazhdoja tė isha i tmerruar nga mendimi i pėrballjes sė ferrit pas vdekjes. I pyesja njerėzit qė dinin islamin mė mirė se unė. Por asnjėherė nuk merrja njė pėrgjigje tė kėnaqshme. E tėra qė mė tregonin sa herė qė i pyesja ishte qė thjesht duhesha t’i pėrmbushja detyrat e mia religjioze, tė bėja mė shumė tė mira se tė kėqija dhe pastaj t’i lija tė tjerat nė dorė tė Perėndisė i cili pėrcaktonte fatin tim tė pėrjetshėm. Ata tė gjithė mė thoshin tė njėjtėn gjė: “Askush nuk mund tė dijė nė kėtė botė ku do tė shkojnė njerėzit pasi tė vdesin. Vetėm Perėndia e di!” Por njė pėrgjigje e tillė nė asnjė mėnyrė nuk e kėnaqte zemrėn time. Brenda meje nuk kishte asgjė tjetėr veē njė trazire. Nuk kisha paqe sepse e njėjta pyetje mė paraqitej vazhdimisht nė mendjen time: “Ku do tė shkoj pasi tė vdes?”
Pėr tre vite qė jetoja nė kryeqytet pėr tė vazhduar studimet e mėtejshme, unė jetoja nė mes tė njė sekti tė veēantė myslimanėsh qė besonin se udhėheqėsi i tyre religjioz ishte Isa (Jezusi), i cili do tė kthehej sėrish nė tokė nga fundi i botės. Ata i atribuonin udhėheqėsit tė tyre njė numėr tė caktuar tė mrekullive. Isha i impresionuar me tregimet e tyre dhe mendova pėr veten time: Nėse Jezusi i tyre ka mundur tė bėnte mrekulli tė tilla, Jezusi origjinal ėshtė dashur tė jetė me tė vėrtetė i mrekullueshėm! Me dėshpėrim doja tė dija ēfarė lloj mrekullish Jezusi i parė kishte bėrė. Mendoja, “Me siguri nuk mund tė ketė ndonjė dėm nga kjo!” Kjo ishte ajo qė mė motivoi tė mėsoja mė shumė rreth “Jezusit tė vėrtetė”. Duhet t’ ju tregoj qė deri nė kėtė moment tė jetės sime nuk kisha takuar asnjė dishepull tė vėrtetė tė Jezus Krishtit, e as qė kisha lexuar ndonjėherė librin e tyre, Biblėn.
Pasi mbarova me sukses studimet dhe mora diplomėn, u ktheva nė qytetin tim tė lindjes me njė objektive tė qartė: do tė bėja ca hulumtime serioze dhe do tė gjeja njė libėr qė pėrshkruan jetėn, fjalėt dhe veprat e Jezus Krishtit. Nė kėtė mėnyrė, njė mėngjes u ēova herėt dhe shkova pėr t’iu bėrė njė vizitė disa katolikėve. Nė vendin tim, nė atė kohė kur dikush fliste pėr Jezusin, Biblėn apo pėr tė krishterėt, ne automatikisht mendonim pėr “katolik”. (Sot kjo tendencė ėshtė duke ndryshuar). Ashtu qė siē po thosha, unė shkova pėr t’i vizituar, por nuk ishte aty qė gjeta atė qė po kėrkoja. Por ndėrsa po ecja prapa pėr nė shtėpi, Perėndia m’i hapi sytė pėr tė vėnė re njė librari tė vogėl ku isha i privilegjuar t’i takoja disa tė krishterė ungjillorė pėr tė parėn herė nė jetėn time. Isha 25 vjeē kur unė fillova t’i lexoja shkrimet e Biblės pėr vetėn time.
NGA PROFETЁT TEK JEZUSI
Tani kėrkimi im filloi tė merrte njė dimension krejtėsisht tjetėr. Si mysliman, unė vazhdoja t’i lutesha Perėndisė tė mė drejtonte nė shtegun e duhur. Kjo ndodhte pėr shkak se unė ende nuk e kisha zbuluar zgjidhjen ndaj dilemės qė nuk do ta linte mendjen time: “Ku do tė shkoj pasi tė vdes?” Nuk kisha gjetur ende njė pėrgjigje solide, tė kėnaqshme. Njerėzit pėrreth meje vazhdonin tė thoshin, “Vetėm Perėndia e di”. Askush nuk mund ta dijė fatin e vetė tė pėrjetshėm. Por unė doja tė dija nė kėtė jetė ku do tė shkoja pasi tė vdisja! Pas po pothuajse dy vjet kėrkimesh, tė studimeve tė Biblės, tė leximit tė dėshmive tė tė krishterėve qė kishin dalė nga Islami dhe nga diskutimi me tė krishterė, pėrgjigja e Perėndisė ndaj pyetjeve tė mia u qartėsua. Iu nėnshtrova fakteve. Po, kisha zbuluar ca gjėra tė mrekullueshme!
Sė pari, nė shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr nga Bibla, zbulova qė tė gjithė profetėt kishin shpallur ardhjen e Mesisė. Ata po pėrgatisnin njerėzimin pėr tė pranuar kėtė Shpėtimtar tė botės qė do tė vinte nė kohėn e caktuar nga Perėndia. Profetėt profetizuan rreth lindjes sė mrekullueshme tė Mesisė, vendit tė lindjes sė tij, rrethanat qė paraprinė dhe ndoqėn lindjen e tij. Ata po ashtu paralajmėruan si do tė keqtrajtohej nga udhėheqėsit religjioz tė kombit tė tij tė cilėt do ta keqkuptonin dhe urrenin atė. Profetėt po ashtu shpallėn vuajtjet e Mesisė dhe mėnyrėn si armiqtė e tij do tė thurnin komplote pėr ta ēuar nė vdekje. Ata madje pėrshkruan nė detaje mėnyrėn se si do tė vdiste. Mė sė rėndėsishmi, ata treguan pėrse Mesia do tė lejonte vetėn tė vritej, duke refuzuar tė shpėtonte veten edhe pse kishte fuqinė pėr ta bėrė kėtė. Profetė tė caktuar po ashtu shkruan rreth ringjalljes sė Mesisė qė do tė ndodhte tre ditė mė vonė.
Nė kėrkimin tim zbulova qė nga fillimi, ishte plani i Perėndisė qė Mesia do tė paguante dėnimin e mėkatit pėr mbarė botėn, nė mėnyrė qė tė gjithė ata qė besojnė nė tė mos paguanin dėnimin vetė. Mėsova qė dėnimi pėr mėkatin ėshtė vdekja dhe ndarja e pėrjetshme nga Krijuesi ynė i pėrsosur dhe i drejtė qė duhet tė ndėshkoj gjithė mėkatin. Por Lajmi i mirė ishte qė Mesia i pamėkatshėm do tė vinte pėr tė pėrmbushur kuptimin e simbolikave mijėvjeēare tė sakrificave shtazore. Profetė si Noeu, Abrahami, Moisiu, Davidi, Solomoni dhe Isaia qė tė gjithė i ofruan Perėndisė qengja dhe desh tė patėmetė si flijime gjaku pėr tė mbuluar mėkatet e tyre. Kjo ishte ide e Perėndisė. Ishte po ashtu ide e Perėndisė pėr tė dėrguar Mesinė qė do tė ofronte veten e tij si flijimin pėrfundimtar – “si njė qengj qė e ēojnė nė thertore.” (Isaia 53:7). Sidoqoftė, kishte njė dallim. Flijimi i Mesisė nuk do tė mbulonte vetėm mėkatin para Perėndisė por do tė mėnjanonte dėnimin nga mėkati pėr tė gjithė ata qė e besojnė Perėndinė dhe rrugėn e tij tė shpėtimit. Duke lexuar pėrshkrimin e Dhiatės sė Re (Inxhillit) rreth Jezusit nga Nazareti, zbulova qė Ai ėshtė personi qė pėrmbushi nė mėnyrė tė pėrsosur tė gjitha kėto profeci, dhe jo dikush tjetėr.
Tjetra nė kėrkimin tim zbulova nė Bibėl qė ky “Jezus origjinal”kishte siguruar njė pėrgjigje tė qartė dhe pa kompromis ndaj pyetjes sime: “Ku do tė shkoj pasi tė vdes?” Vdekja e Jezusit dhe ringjallja ishte pėrgjigje e Perėndisė ndaj pyetjes sime! Jezusi tha, “Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen pėr tek Ati pėrveē se nėpėrmjet meje. ... Sepse Biri i Njeriut erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte humbur. ...Unė jam bariu i mirė, bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet. ...Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga jeta nė vdekje.” (Gjoni 14:6, Lluka 19:10; Gjoni 10:11; Gjoni 5:24). Kėto fjalė dhe shumė tė tjera si kėto nė Bibėl janė deklarime qė asnjė person nuk ka guxuar ndonjėherė t’i bėjė. Kėto dhe vargje tė tjera nė Bibėl mė ndihmuan tė kuptoja dhe tė pranoja Jezusin pėr atė qė ėshtė: Shpėtimtar i vetėm i premtuar nga Perėndia, i cili vdiq dhe u ngrit sėrish pėr tė mundėsuar shpėtimin e pėrsosur pėr tė gjithė ata qė besojnė. Si rrjedhojė, unė vendosa besimin tim nė Zotin Jezus Krisht dhe nė faktin qė ai vdiq pėr mua, pėr mėkatet e mia, nė vendin tim.
NDRYSHIMET E BЁRA NGA KRISHTI
Interesant, pasi vendosa sigurinė time nė Zotin Jezus dhe nė atė qė ai bėri pėr mua nė kryq, ndjeva njė paqe qė asnjėherė mė parė nuk e kisha pėrjetuar. Ēfarė ndryshimi! Nuk kam mė fare shqetėsime rreth fatit tim tė pėrjetshėm, sepse e di qė Jezusi ka paguar dėnimin e plotė pėr tė gjitha mėkatet e mia qė mė gjykonin. Unė jam i shpėtuar! Unė jam tani tėrėsisht i sigurt rreth asaj se ku do tė shkoj pasi tė vdes. E di qė do tė shkoj nė qiell, jo sepse jam i mirė, por pėr shkak tė hirit tė Perėndisė, e cila u mundėsua pėrmes Jezus Krishtit. Besimi im nė Jezusin ka ndryshuar perspektivėn time rreth jetės. Tani unė pėrpiqem tė kėnaq Perėndinė nė tė gjitha gjėrat, jo sepse jam i detyruar, por sepse dua. Perėndia ka ndryshuar zemrėn time. Unė nuk kam frikė mė ndaj asnjė gjėje apo ndaj askujt. Natyrisht, jam i vetėdijshėm rreth fuqisė sė djallit dhe demonėve dhe kundėrshtimit nga njerėzit, por jam absolutisht i sigurt qė Zoti Jezus ėshtė mė i fuqishėm pafundėsisht. Ai e ka dėshmuar veten e tij ndaj meje shumė herė personalisht shumė herė. Ai ėshtė nė kontroll dhe kujdeset pėr mua, familjen time dhe ēdo aspekt tė jetės sime.
KUNDЁRSHTIMI
Menjėherė pasi besova mesazhin e Perėndisė, e tėra dukej aq e qartė dhe logjike sa nuk i prisja sprovat e mėdha dhe problemet qė mė prisnin pėr shkak tė besimit tim sapo tė gjetur. Por sė shpejti mėsova realitetin rreth asaj qė Jezusi u tha njerėzve tė Nazaretit (vendit nė tė cilin ai u rrit si fėmijė): “Asnjė profet nuk pėrēmohet, veēse nė vendlindjen e vet dhe nė shtėpinė e vet.” (Mateu 13:57). Jo vetėm qė babai im, xhaxhai, vėllezėrit dhe miqtė e mi bėnė mė tė mirėn pėr tė ndriēuar vdekjen e Jezusit nė kryq pėr mėkatet tona, por ata gjithashtu mė sulmuan nė shumė mėnyra, pėrfundimisht mė pėrjashtuan nga familja, duke mė nxjerrė jashtė shtėpisė. Ishte vėshtirė me dhimbje tė refuzohesha nė kėtė mėnyrė nga familja ime. Nuk ishte kjo ajo qė doja. Ata janė ata qė mė nxorėn jashtė, thjesht pėr shkak tė besimit tim nė Krishtin. Kur njerėzit flasin rreth islamit si njė religjion i sė vėrtetės, paqes dhe dashurisė, unė e pyes veten si mund tė mendohet njė gjė e tillė nėse ky religjion nuk mundet madje as tė tolerojė ata qė sinqerisht besojnė nė atė pėr tė cilin tė gjithė profetėt shkruan?
Me anė tė hirit tė Zotit tim, unė i kam tejkaluar tė gjitha armiqėsitė rreth sė cilės Jezusi na kishte paralajmėruar. Ai tha, “Dhe tė gjithė do t’ju urrejnė pėr shkak tė emrit tim. ... Nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn.” (Lluka 21:17; Gjoni 16:33). Nė tė gjitha kėto rrethana, Perėndia ėshtė kujdesur pėr mua dhe mė ka familjarizuar me shumė mėsime tė rėndėsishme qė kanė qenė pjesė e domosdoshme e rritjes sime shpirtėrore. Tashmė kam qenė duke ecur me Perėndinė pėr 17 vite. Ēfarė privilegji! Gjithashtu, Perėndia ka qenė me mirėsinė e tij duke mė pėrdorur siē dėshiron ai nė shėrbim tė tij dhe vetėm pėr lavdinė e tij.
SHЁRBЁTOR I KRISHTIT
Ishte nė vitin 1991, qė Perėndia pėr herė tė parė mė thirri t’i shėrbeja atij nė disa mėnyra tė reja, specifike. “Nė qoftė se largon paudhėsinė nga ēadrat e tua dhe u hedh arin nė pluhur dhe arin e Ofirit ndėr gurėt e pėrroit, atėherė i Plotfuqishmi do tė jetė ari yt, thesari yt prej argjendi. Sepse atėherė do tė gjesh kėnaqėsinė tėnde tek i Plotfuqishmi dhe do tė ngresh fytyrėn nė drejtim tė Perėndisė. Do t`i lutesh dhe ai do tė tė plotėsojė dėshirėn dhe ti do tė realizosh kushtet qė ke lidhur. Do tė vendosėsh njė gjė dhe ajo do tė dalė mbarė, dhe mbi udhėn tėnde do tė shkėlqejė drita. (Jobi 22:24-28). Unė e pranova thirrjen e tij dhe me anė tė hirit tė tij fillova tė marrė pjesė nė projekte tė ndryshme: pėrkthimin e literaturės ungjillore nė gjuhėt lokale; prodhimin dhe transmetimin e radio programeve dhe pėrfshirjen me misione tė veēanta me cak ndaj grupeve tė mėdha tė njerėzve.
Kohėt e fundit, Zoti ka zgjeruar drejtimin dhe vizionin tim. Gruaja ime dhe unė jemi tė bindur qė Zoti na ka bėrė thirrje pėr tė realizuar njė shėrbesė udhėtimi nė pjesė tė ndryshme tė vendim tim. Fryma e Perėndisė na drejton vazhdimisht nė kėtė mėnyrė. Vizioni ynė ėshtė tė ndjekim shembullin e Zotit tonė Jezus Krisht i cili “shkonte nėpėr qytet dhe nėpėr fshatra, duke predikuar lajmin e mirė tė mbretėrisė sė Perėndisė.” (Lluka 8:1).
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 23:01   #11
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 260 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Deshmia e Nur Aga Logari. E gjeta Perendine.

E gjeta Perėndinė…
Tregimi i Nur Aga Logarit

Unė quhem Nur Aga Logari. Kur isha rreth 10 apo 12 vjeē, unė kisha mjaft pyetje rreth Perėndisė. Jam rritur nė njė familje tė rreptė myslimane. Baba im i detyronte djemtė nė familje tė shkonin nė xhami qė t’i kryenin tė gjitha aktivitetet religjioze, meqė ai ishte ndihmės i afėrt i hoxhės. Ai kishte detyrėn e thirrjes sė njerėzve (Ezanin) pėr adhurim.

Unė isha i privilegjuar tė shkoja nė shkollė, e cila ishte e rrallė nė fshatin tonė. U bėra i suksesshėm nė studimet e mia religjioze, sepse unė mund tė lexoja dhe shkruaja. Nė moshėn 16 vjeēare, unė mund tė lexoja Kuranin mė shpejt sesa hoxha e bėnte. Sa herė qė kishte ndonjė ceremoni religjioze, unė do tė ftohesha tė lexoja Kuranin sepse isha i shpejtė dhe kisha njė zė tė bukur gjatė leximit. Pėr mė tepėr, mėsova pėrmendėsh shumė pasazhe nga Kurani, por nuk i dija kuptimet e atyre pasazheve sepse ato ishin nė arabisht. Hoxha i sqaronte disa prej sureve (vargjeve) por jo ēdo varg.

Njė sure qė mė preku ishte “Amentu Bilahi”, qė thotė, “ne besojmė nė Allahun dhe tek engjėjt e tij dhe nė librat e tij.” E pyeta hoxhėn dhe babanė tim ēfarė ishin kėta libra dhe ku ishin ata. Ata u pėrgjigjėn qė kėto janė katėr librat qė myslimanėt i besojnė, Tora (Pentateku), Zeburi (Psalmet), Inxhilli (Ungjijt) dhe Kurani. Ata mė thanė qė nuk kishim nevojė pėr tė tre librat e parė, sepse Kurani ėshtė libri mė i pėrsosur dhe i fundit. Kjo pėrgjigje nuk e kėnaqi shpirtin tim, dhe unė kisha dėshirė t’i shihja kėto libra dhe t’i lexoja ato nė mėnyrė qė besimi im nė Zoti tė pėrsosej.

Nė moshėn 27 vjeēe, gruaja ime dhe unė shkuam nė Indi si refugjatė. Unė kisha nevojė tė mėsoja anglishten. Atje takova Ēendi Vergeze, njė ish misionar indian qė kishte shėrbyer Zotin nė Afganistan dhe u kishte mėsuar anglishten njerėzve afgan. Unė shkoja nė ato klasė jo vetėm tė mėsoja anglishten, por po ashtu sepse nuk kisha asgjė ēfarė tė bėja nė shtėpi. Ai filloi tė mė mėsonte anglisht dhe filluam tė flasim rreth Jezusit.

Ēdo herė qė do shkoja tek ai, unė do tė ndaja barrėt e mia me tė. Ai do tė thoshte, “Zoti ėshtė i mirė”. Ai do tė kujdeset pėr ty. Ai e ka dėrguar Jezusin, Birin e tij pėr tė vdekur pėr ne nė kryq, qė t’i marri mėkatet dhe barrėt tona.” Thėnie tė tilla dukeshin tė marra pėr mua dhe unė mendoja qė ai duhet tė ishte budalla. Unė besoja nė Jezusin si profet. Si mundet Perėndia tė ketė bir? Si mundet qė Ai tė vdesė nė kryq? Nėse ai do tė ishte Biri i Perėndisė, pėrse nuk e kishte shpėtuar veten? Veē kėsaj, po mendoja pse ky njeri po fliste nė anglisht pėr Perėndinė? Unė kisha mėsuar qė pėr tė folur pėr Perėndinė ti duhet tė jesh sė pari mysliman dhe sė dyti ti duhet ta lexosh Kuranin nė arabisht. Mua mė kishin mėsuar qė nėse dikush pėrpiqet tė lexojė Kuranin nė ndonjė gjuhė tjetėr pos arabishtes, ėshtė blasfemi.

Ndonėse mendoja qė ai ishte budalla, unė vazhdoja tė shkoja tek ai sepse mė dukej njė person i butė dhe i dashur. Unė vura re njė paqe nė zemrėn e tij. Ai mė ftoi qė tė rrija pas orės sė anglishtes. Ishin disa tė krishterė qė do tė vinin pėr tė kėnduar kėngė lavdėrimi dhe pėr tė lexuar Biblėn sė bashku. Unė vetėm vėzhgoja, dy herė nė javė, pėr afro pesė apo gjashtė muaj. Pas njė kohe, kėto kėngė vazhdonin tė vinin nė mendjen time. Unė fillova t’i kėndoja ato nė zemrėn time, kėngė si, “Kjo ėshtė dita qė Zoti e krijoi”, tė cilėn e pėlqeja shumė. Ndėrkohė qė shkonte koha, unė isha mė aktiv duke marrė pjesėn kėto takime. Unė fillova tė lexoja Biblėn, tė kėndoja dhe tė lutesha.

Mė pėlqente t’i lutesha Perėndisė sepse mė ngushėllonte meqė isha pa shpresė, por atje mund t’i flisja drejtpėrdrejt Perėndisė. Isha refugjatė. Kisha humbur ēdo gjė – diturinė, pozitėn, familjen, vendin tim, ēdo gjė. Kėto lutje mė ndihmonin sė ngushėlluari.

Pas pesė apo gjashtė muajsh, mėsuesi im i anglishtes mė dha njė Bibėl nė gjuhėn time. Teksa e hapa Biblėn, i lexova disa nga vargjet e para nė fillim tė Zanafillės. E prekėn zemrėn time. Unė doja tė vazhdoja sė lexuari. E mora Biblėn nė shtėpi dhe vazhdova me leximin. disa nga vargjet e para reflektuan jetė time si njė njeri i krijuar nga Perėndia. Perėndia mė ka krijuar bukur, por diēka ka shkuar gabim nė jetėn time dhe unė isha nė errėsirė. Lexova qė Perėndia kishte krijuar dritėn dhe drita ishte pėr mua qė tė ecja nė tė. Nuk mund tė ndalesha duke lexuar. Kur arrita tek psalmet, ndjeva qė ato psalme lavdėrimi dhe ndėrmjetėsimi po i flisnin nevojės sė zemrės sime. Fillova tė lutesha njėjtė si ato psalme dhe fillova tė lutesha nė emrin e Jezusit. Kur arrita tek ungjijtė, kuptova qė Jezusi ishte i vetmi pa mėkat dhe ai dha jetėn e tij pėr mua. Nuk mund tė ndaloja sė qari nė kėrkim tė faljes nga Perėndia.

Ndėrkohė, fillova tė shkoja nė njė bashkėsi tjetėr tė pėrbėrė prej njerėzish nga bota persiane. Predikues ishte Ezekiel Joshua, njė pastor indiano-jugor i cili predikonte nė gjuhėn tonė Dari. Ai na e shfaqi filmin e Jezusit. Sa herė qė e dėgjoja atė, i fliste zemrės sime.

Njė vit mė vonė, unė u pagėzova. Ishte e vėshtirė pėr mua tė thosha nė gjuhė time qė Jezusi ėshtė Zot dhe Shpėtimtar.
Unė kisha njė bashkatdhetar besimtar Hysein Anderia qė mė ndihmoi tė kuptoja thellėsinė e Biblės. Ai mė inkurajoi shumė. Mund ta kuptoja atė shumė mirė, sepse ne vinim nga e njėjta prapavijė dhe flisnim tė njėjtėn gjuhė. Mė vonė, mora prej tij ca mėsime themelore nga Bibla.

Ndėrkohė, mora edhe ca kurse lidhur me Themelet e domosdoshme krishtere nė Nju Delhi. Besimi im rritej dhe unė fillova tė predikoja ungjillin nė radio nė gjuhėn time (Dari), sepse erdha nė pėrfundim qė njerėzit e mi – tė gjithė afganėt – kanė nevojė pėr Jezusin, tė vetmin qė mund t’u dhurojė atyre paqe. Fillova tė ndaja me tė afėrmit dhe me bashkatdhetarėt e mi qė ishin refugjatė me mua. Mė vonė, udhėhoqa nė bashkėsi njė grup tė njerėzve tė mi. Ishin rreth 30-35 besimtarė dhe jo-besimtarė, duke pėrfshirė edhe fėmijė.

Do tė kisha dėshirė qė ēdo afgan tė arrinte tė studionte Biblėn dhe tė ishte i hapur pėr Perėndinė. E vetmja e vėrtetė rreth Perėndisė ėshtė zbuluar nė Bibėl dhe nė Isa Mesinė, Jezus Krishtin, qė ėshtė e vetmja rrugė pėr nė qiell. Isai jo vetėm qė solli mesazhin e dashurisė dhe faljes, por ai vetė u bė flijimi i pėrsosur pėr faljen e tė gjitha mėkateve tona. “...sepse nuk ka dallim; sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė”. (Romakėve 3:22-23).

Lindja e Isait (Jezusit), jeta e tij e pamėkatė, vdekja e tij nė kryq dhe ringjallja e tij e bėri atė tė jetė i vetmi nė historinė e njeriut pėr t’u ndjekur. Ai tha, “Unė jam rruga e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje.” (Gjoni 14:6). Nė librin e Veprave 4:12, ėshtė shkruar, “Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nė qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi.”

Autorizimi pėr tė ndarė kėtė dėshmi ėshtė dhėnė nga Godsavedme
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-04-2014, 23:33   #12
zirconium
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Posts: 16,930
Thanks: 218
Thanked 1,634 Times in 1,042 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 114
zirconium ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Deshmia e Nur Aga Logari. E gjeta Perendine.

Kush do qe e ka shkruar duket qe "merrka vesh" nga Kurani.

Njė sure qė mė preku ishte “Amentu Bilahi”, qė thotė, “ne besojmė nė Allahun dhe tek engjėjt e tij dhe nė librat e tij.”

Kjo qenka lutje, sqenka as ne Kuran
zirconium nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur