Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Problematika Shqiptare

Problematika Shqiptare Nė kėtė forum vizitorėt tanė shprehin mendimin e tyre mbi problemet madhore qė shqetėsojnė gjithė shqiptarėt, dhe zgjidhjet e mundshme qė mund t'u jepen kėtyre problemeve.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 23-05-2019, 14:05   #1
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 23,289
Thanks: 9,811
Thanked 8,580 Times in 5,448 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 452
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Eurostat: Shqipėria me tkurrjen mė tė madhe tė popullsisė nga emigracioni nė rajon

Eurostat: Shqipėria me tkurrjen mė tė madhe tė popullsisė nga emigracioni nė rajon







Varfėria dhe mė pas liria pėr tė lėvizur e kanė nxitur njė pjesė tė popullsisė sė Ballkanit tė emigrojė, por nė Shqipėri kjo tendencė ėshtė shumė mė e lartė, pas viteve ’90, ndonėse vendi ynė nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa mė e madhe e shteteve fqinjė.

Pėr mė tepėr dėshira pėr tė ikur ėshtė ringjallur dukshėm vitet e fundit, siē tregojnė dhe kėrkesat e larta pėr azil, ku Shqipėria nė vitin 2018 ishte e para nė botė pėr numrin e popullsisė (6.6 aplikime pėr 1,000 banorė, dhe e dyta pas nesh ėshtė janė gjeorgjianėt, me 4.6 aplikime pėr 1000 banorė, tė ndjekur nga sirianėt, me 4.4 aplikime).

Nė total nga viti 2001, rreth 214 mijė persona kanė kėrkuar azil nė vendet e BE-sė, duke kulmuar nė 2015-n, me rreth 69 mijė persona, sipas tė dhėnave tė mėparshme tė Eurostat.

Kjo mani pėr tė ikur po reflektohet dhe nė shifrat e popullsisė.

Tė dhėnat e fundit tė Eurostat pėr vendet potenciale kandidate pėr nė Bashkimin Europian tregojnė se Shqipėria ka shėnuar tkurrjen mė tė madhe tė popullsisė nga migracioni neto nė krahasim me tė gjitha vendet e tjera tė Ballkanit, pėr tė dy vitet qė janė marrė referencė, si nė 2007 ashtu dhe nė 2017, teksa mė shumė persona ikin, sesa kthehen .

Shqipėria, sė bashku me Kosovėn dhe Malin e Zi ėshtė njė nga tre vendet qė raporton normė negative tė migracionit netor pėr vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencė ėshtė shumė mė e lartė nė Shqipėri, me njė migracion netor prej −5.2 pėr 1 000 banorė, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 pėr 1000 banorė dhe Mali i Zi me mė pak se -2 (shih grafikun).

Pėr Turqinė norma neto e migracionit ishte pozitive (1.6 pėr 1.000 banorė), ndėrsa pėr Maqedoninė, Bosnjėn dhe Serbinė, flukset migratore pothuajse nuk kanė ndryshuar.

Nė kahun tjetėr, Shqipėria vijon tė ketė njė shtesė natyrore pozitive, ndonėse minimale, me lindjetqė i kalojnė vdekjet dhe norma natyrore e ndryshimit tė popullsisė ishte rreth 3 pėr 1,000 banorė.

Shtesa natyrore e popullsisė ėshtė veēanėrisht e lartė nė Kosovė dhe Turqi, ku norma natyrore e ndryshimit tė popullsisė ishte 11.4 pėr 1 000 banorė nė Kosovė dhe 10.8 pėr 1 000 banorė nė Turqi. Nė kontrast, vdekjet nė Bosnjė e Hercegovinė dhe Serbi i kalojnė lindjet dhe si rrjedhojė shtesa natyrore e popullsisė ra me 2.0 pėr 1 000 banorė nė Bosnjė dhe Hercegovinė dhe me 5.5 pėr 1 000 banorė nė Serbi.

Tė dhėnat e Eurostat tregojnė se Shqipėria ka njė normė bruto tė lindjeve prej 10.7 pėr 1,000 banorė, duke u renditur e katėrta pas Kosovės (16.8), Turqisė (16.1), Malit tė Zi (11.9), ndėrsa nė fund renditet Bosnja (8.3).

Pėr vdekjet kryeson Serbia me 14.8 vjekje pėr 1,000 banorė, ndėrsa Shqipėria renditet e katėrta, pas Malit tė Zi (10.5), Bosnjės (10.4), Maqedonisė sė Veriut (9.8). Norma mė e ulėt e vdekjeve ėshtė nė Kosovė (5.4).

Serbia ka dhe popullsinė mė tė plakur, me 20% tė saj qė ėshtė mbi 65 vjeē, por ky tregues mbetet i lartė dhe pėr Shqipėrinė, Maqedoninė e Veriut dhe Malin e Zi me rreth 15.16%. Mė e ulėta, pesha e popullsisė mbi 65 vjeē ėshtė nė Kosovė dhe Turqi, me rreth 10%.

Turqia dhe Kosova kanė dhe popullsinė mė tė re, me 23-25% tė saj qė e zėnė tė rinjtė nėn 15 vjeē, ndėrsa nė Shqipėri, pesha e atyre qė janė nėn 15 vjeē ishte rreth 185 nė 2017-n.

Monitor
__________________
"Every heart sings a song, incomplete, until another heart whispers back. Those who wish to sing always find a song. At the touch of a lover, everyone becomes a poet." - Plato
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur