Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Problematika Shqiptare

Problematika Shqiptare Nė kėtė forum vizitorėt tanė shprehin mendimin e tyre mbi problemet madhore qė shqetėsojnė gjithė shqiptarėt, dhe zgjidhjet e mundshme qė mund t'u jepen kėtyre problemeve.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-05-2019, 19:00   #21
Zana
e....Thjeshte
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Posts: 20,593
Thanks: 4,315
Thanked 5,041 Times in 2,473 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 226
Zana ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: KE: "Shqiptarėt, mė tė pakėnaqurit dhe mė tė palumturit"

Ashtu sic I kane bllokuar ne te kater anet, kane te drejte ne nje fare forme... sepse akoma sot ju mohohen te drejtat e veprimtarise se lire. Dhe ky fakt e per k’te arsye , nuk I ben ato me te pakenaqurit... duke marre parasysh listen Dhe arsyet e vendeve te tjera .

Ne k’te rast ...thjeshte , Duhen pare gjerat me nje horizont pak me te hapur .
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Zana pėlqehet nga
i vjetėr 01-06-2019, 09:09   #22
SystemA
Askund
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 44,928
Thanks: 14,608
Thanked 8,667 Times in 5,810 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 361
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: KE: "Shqiptarėt, mė tė pakėnaqurit dhe mė tė palumturit"

Vetėvrasjet nė Shqipėri, tre herė mė tė larta se vrasjet.

Ēfarė kanė tė pėrbashkėt varfėria, depresioni, brengat e dashurisė dhe mungesa e zgjidhjes pėr njė situatė tė caktuar? Tė gjitha ēojnė nė sjellje vetėvrasėse. Dhe teksa ekspertėt e fushės psikologjike zbulojnė shkaqet qė lidhen me kėtė dukuri tė dhimbshme tė shoqėrisė, nuk mbetet jashtė vėmendjes edhe efekti ekonomik qė ka kjo sjellje…

>
Vetėvrasja ėshtė njė nga fenomenet mė tė dhimbshme tė shoqėrisė. Nė Shqipėri vijojmė tė flasim pėr shifra tė larta tė numrit tė tyre. Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan pėr revistėn “Monitor” se numri i vetėvrasjeve nė vitin 2018, nė total ka qenė 183, ndėrsa vrasjet 68. Ndonėse numri i vetėvrasjeve krahasuar me 2017 ka rėnė (-5.5%), shifrat flasin sėrish pėr njė numėr tė konsiderueshėm, si dhe njė raport 3-fish mė tė lartė se sa vrasjet nė Shqipėri.

Dhe ndonėse nė 2018 shifrat ishin mė tė ulėta se 2017, ekspertėt rikujtojnė edhe rastet kur ky fenomen ka mbetur nė tentativė. Sipas tyre, tentativat pėr marrjen e jetės kanė qenė tė shumta, por nuk janė raportuar dhe ndodhin kryesisht nė grupmoshėn e adoleshencės, rinisė sė hershme. Sipas ekspertes sė fushės psikologjike, prof. dr. Arjana Muēaj, tentativat nė Shqipėri vlerėsohet tė jenė dyfishi i vetėvrasjeve tė kryera.

Vetėvrasja ėshtė njė ēėshtje komplekse dhe, si e tillė, pėrpjekjet pėr parandalimin e saj kėrkojnė njė koordinim dhe bashkėpunim ndėrmjet shumė sektorėve tė shoqėrisė, pėrfshirė sistemin shėndetėsor, sistemin arsimor, tė punėsimit, bujqėsor, tė biznesit, tė drejtėsisė, tė ligjit, tė mbrojtjes, politik, mediat. etj. Kėto pėrpjekje duhet tė jenė tė qarta dhe tė integruara nė formė tė tillė qė tė jenė, mbi tė gjitha, qasjet e vetme dhe tė kenė impakt nė kėtė ēėshtje komplekse.

Ka njė lidhje mes sjelljes sė vetėvrasjeve dhe ekonomisė nė tėrėsi. Kjo lidhje ushqehet nga dy anė: ana ku aspekti ekonomik ėshtė shkak pėr vendimin dhe ana tjetėr, ku kostoja ekonomike pėrfshin familjen dhe mė gjerė, pas sjelljes vetėvrasėse. Nė tė dyja rastet, ka humbje. Pėrpjekjet pėr vetėvrasje dhe vetėvrasjet janė njė lėmsh emocional pėr familjet dhe miqtė e atyre qė kanė vdekur, si dhe pėr tė mbijetuarit pas tentativės. Por vetėvrasja gjithashtu ka kosto ekonomike pėr individėt, familjet, komunitetet dhe kombin nė tėrėsi. Kėto pėrfshijnė shpenzimet mjekėsore pėr individėt dhe familjet, tė ardhurat e humbura pėr familjet dhe produktiviteti i humbur pėr punėdhėnėsit.

Shpenzimet e sjelljeve vetėvrasėse – dhe ‘kursimet’ qė mund tė rezultojnė nga parandalimi i kėtyre sjelljeve – mund tė ndihmojnė nė bindjen e politikėbėrėsve dhe palėve tė tjera qė parandalimi i vetėvrasjes ėshtė njė investim qė do tė kursejė para, si dhe jetėn.
Prof. asoc. dr. Arjana Muēaj, pohon se depresioni ėshtė njė fenomen qė po kap njė numėr tė madh individėsh nė shoqėrinė shqiptare. N.q.s. rendisim arsyet sociale dhe ekonomike qė ia bashkėngjisim depresionin, atėherė bėhet fjalė pėr njė depresion madhor, qė rrit shanset pėr t’i ēuar drejt fenomenit tė vetėvrasjes.

Dr. Arjana Muēaj: Depresioni ėshtė njė fenomen qė po kap njė numėr tė madh individėsh nė shoqėrinė shqiptare. N.q.s. rendisim arsyet sociale dhe ekonomike qė ia bashkėngjisim depresionin, atėherė bėhet fjalė pėr njė depresion madhor, qė rrit shanset pėr t’i ēuar drejt fenomenit tė vetėvrasjes.

Duke qenė se jetojmė nė njė shoqėri globale, detyrimisht globalizimi ka sjellė tė mirat dhe tė kėqijat e veta, “Momentalisht po jetojnė individė qė shohin tė mirat e vetes dhe shumė pak tė kontribuojė pėr shoqėrinė, pėr rrethin e ngushtė etj. Ky individualizėm e ka shndėrruar individin tė vetėm, brenda grupit social nė tė cilin ai bėn pjesė.

Tė gjitha kėto ndikojnė nė lindjen e depresionit, pėrpos shkaqeve gjenetike. Ne jemi nė njė epokė tė jetės post-moderne dhe individualiste njėkohėsisht, qė ndėr vėshtirėsitė qė ka sjellė pėr individin janė arritja e qėllimeve si njė njeri i suksesshėm, tė arrish objektiva vazhdimisht, tė jesh konkurrues, tė pėrballosh sfida, tė pėrballosh varfėrinė etj.”- pohon ekspertja. Ndėrsa Ergys Mėrtiri, sociolog, pohon se shifrat janė vėrtet alarmante dhe tregojnė pėr njė krizė tė thellė tė shoqėrisė.

“Shoqėria shqiptare ka humbur drejtpeshimin, duke e lėnė individin nė mėshirėn e fatit. Natyrisht, vetėvrasjet vijnė kryesisht pėr shkak tė problemeve tė natyrės psikologjike dhe ėshtė depresioni ai qė sjell numrin mė tė madh tė tyre. Por vetė depresioni ėshtė produkt i njė shoqėrie qė nuk i zgjidh problemet dhe qė i vendos egėrsisht nėn presion individėt. Mund tė themi se shkaktarė tė kėsaj situate janė probleme tė natyrės ekonomike, sociale e psikologjike. Tė gjitha sė bashku bėjnė qė shumė njerėz tė shfaqin dobėsi, qė i bėjnė tė mos i pėrballojnė dot presionet e shumta” – pohon z. Mėrtiri.

Ergys Mėrtiri: Natyrisht, vetėvrasjet vijnė kryesisht pėr shkak tė problemeve tė natyrės psikologjike dhe ėshtė depresioni ai qė sjell numrin mė tė madh tė tyre. Por vetė depresioni ėshtė produkt i njė shoqėrie qė nuk i zgjidh problemet dhe qė i vendos egėrsisht nėn presion individėt.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) e vlerėson vetėvrasjen si njė prioritet tė shėndetit publik. Raporti i parė i OBSH-sė mbi vetėvrasjen “Parandalimi i vetėvrasjes: njė domosdoshmėri globale”, publikuar nė vitin 2014, ka si qėllim rritjen e ndėrgjegjėsimit pėr rėndėsinė e parandalimit tė vetėvrasjes nė shėndetin publik, si dhe pėr ta kthyer parandalimin e vetėvrasjes nė njė prioritet nė axhendėn globale tė shėndetit publik. Gjithashtu, ai synon tė inkurajojė dhe tė ofrojė mbėshtetje pėr vendet anėtare nė lidhje me zhvillimin dhe forcimin e strategjive kombėtare, si njė qasje multisektoriale. Nė Planin e Veprimit pėr Shėndetin Mendor 2013-2020 tė OBSH-sė, anėtarėt janė angazhuar tė punojnė drejt njė targeti global pėr reduktimin e shifrave tė vetėvrasjes me 10% deri nė vitin 2020.

Efektet nė ekonomi

Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH), sjellja vetėvrasėse ka ndikim dramatik nė vendin e punės nė terma njerėzorė dhe financiarė. Gjithashtu, njihet kostoja pėr ekonominė e gjerė. Kur njė person nė moshė pune tenton t’i japė fund jetės, ai individ menjėherė bėhet ekonomikisht joproduktiv; punėdhėnėsi i tij duhet tė gjejė dhe trajnojė njė zėvendėsues (ai do tė mungojė nė punė, nėse humb jetėn ose veprimi i tij mbetet nė tentativė).

Familja e tij do tė vuajė, sepse ai nuk mund tė kontribuojė mė nė shtėpi, sidomos n.q.s. ka qenė kryefamiljar. Nė fakt, familja e tij ėshtė e ngarkuar me shpenzime. Nėse personi vdes, familja duhet tė financojė shpenzimet e udhėtimit (n.q.s. ka qenė jashtė Shqipėrisė), tė varrimit dhe tė tjera). Edhe nėse ai ėshtė me fat dhe i mbijeton aktit tė vetėvrasjes, familja duhet tė paguajė faturat mjekėsore, si dhe shpeshherė edhe shtrimin e gjatė nė spital.

Pėr shqiptarėt, shumė prej tė cilėve jetojnė vetėm me pagat mujore, kėto kosto janė tė rėndėsishme. Nė ēdo rast, ka edhe kosto pėr taksapaguesit e gjerė: policia duhet tė pėrfshihet, punonjėsit socialė mund tė kenė nevojė tė ndėrhyjnė dhe sistemi i mbingarkuar i kujdesit shėndetėsor publik mund tė duhet tė akomodojė dhe trajtojė njė pacient tjetėr pėr ditė, javė ose mė gjatė.

Nėse personi ka fėmijė, perspektivat e tyre pėr njė arsim do tė preken. Nė fakt, pa njė prind, njė fėmijė mund tė bėhet jo rrallėherė “pre” e ndikimeve negative, qė shpesh ēojnė nė vepra penale, duke shtuar kėshtu barrė tė mėtejshme financiare pėr shoqėrinė pėr vitet qė do tė vijnė: burgjet. Kostoja e vetėvrasjes ndaj ekonomisė sė njė vendi ėshtė gjithmonė e madhe. Qendrat Amerikane pėr Kontrollin e Sėmundjeve vlerėsojnė se kostoja e vetėvrasjes sė njė mashkulli nė moshė mesatare pune, ėshtė 3,875 dollarė. Bazuar nė kėtė pėrllogaritje, mund tė pohojmė lehtėsisht se Shqipėria thjesht nuk mund ta pėrballojė shkallėn e lartė tė vetėvrasjes qė po pėrjeton aktualisht.

Kush ėshtė mė nė rrezik?

Ndėrsa lidhja ndėrmjet vetėvrasjes dhe problemeve tė shėndetit mendor (sidomos depresionit dhe ērregullimeve tė pėrdorimit tė alkoolit) ėshtė e njohur nė vendet me tė ardhura tė larta, shumė vetėvrasje ndodhin papritur, nė momente krize, kur individi ndien vėshtirėsi pėr t’u pėrballur me streset e jetės, si: problemet financiare, problemet nė marrėdhėniet sentimentale, sėmundje apo dhimbje kronike.

Po ashtu, pėrballja me konflikte, fatkeqėsi natyrore, dhunė, abuzim, humbje apo izolim ėshtė e lidhur ngushtė me sjelljen vetėvrasėse. Shifrat e vetėvrasjes janė tė larta te grupet qė pėrballen me diskriminim, si: refugjatėt, emigrantėt dhe migrantėt; popullatat indigjene, individėt gei, lezbike dhe transgjinorė dhe tė burgosurit. Gjithsesi, faktori mė i madh i rrezikut ngelet tentativa e mėparshme e vetėvrasjes. Ergys Mėrtiri thotė se vetėvrasjet janė njė fenomen i pėrhapur nė botėn moderne dhe pėrbėjnė njė problem kudo.

“Pėrgjithėsisht janė disa faktorė qė sociologėt i evidentojnė kudo e qė kanė tė bėjnė me rritjen e madhe tė depresionit dhe kryesisht problemeve psikologjike, tė cilat vijnė nga mėnyra e tė jetuarit. Studiues tė shumtė thonė se dy janė problemet e mėdha qė shkakton jeta moderne: Vetmia sociale dhe pasiguria. Kėtyre mund t’iu shtohen edhe njė sėrė problemesh, qė kanė tė bėjnė me mungesėn e motivimit, vanitetin, frenetizmin e pėrditshmėrisė, stresin nė punė etj.

Nė shoqėritė moderne, njerėzit po bėhen gjithnjė e mė tė huaj pėr njėri-tjetrin, lidhjet shoqėrore janė dobėsuar, tė afėrmit janė bėrė tė largėt dhe ne sot, nuk njohim shpesh as kushėrinjtė tanė dhe as fqinjėt mė tė afėrt. Njeriu jeton vetėm dhe nė kėto kushte nuk e pėrmbush dot qenien sociale, nevojėn e tij pėr komunitet. Kjo i bėn shumė njerėz tė ndihen bosh dhe tė mos i japin kuptim jetės sė tyre, – thekson z. Mėrtiri.

Kujdes media!

“Nė mes tė viteve 1984 dhe 1987, gazetarėt e Vjenės kanė mbuluar rastet e vdekjeve tė individėve qė u kanė dalė trenave pėrpara, nėpėr metro tė ndryshme. Raportimet ishin masive dhe dramatike. Nė vitin 1987, u organizua njė fushatė ku u jepej vėrejtje gazetarėve qė raportimet e tyre potencialisht mund tė kenė efekte negative dhe u propozua pėr forma alternative tė raportimit.

Nė gjashtėmujorin e parė, pas kėsaj fushate, vetėvrasjet nė metro ranė pėr 8%. Numri i pėrgjithshėm i vetėvrasjeve nė Vjenė zbriti gjithashtu”, thuhet nė njė raport pėr kėtė temė, tė shkruar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, nė bashkėpunim me dhjetėra institucione tė ndryshme.

Nė atė raport kėshillues pėr mediat, ėshtė raportuar se “vetėvrasja ėshtė sėmundje ngjitėse”. Sipas kėtij hulumtimi shkencor, ėshtė konstatuar se rritet numri i vetėvrasėsve nė mesin e lexuesve tė gazetave, ose shikuesve tė televizioneve, kur pėr vetėvrasjet raportohet nė mėnyrė specifike dhe nė vazhdimėsi. Raporti kėshillon qė rastet e vetėvrasjeve tė mos dalin nė ballina tė gazetave, ose nė fillim tė lajmeve, dhe qė tė mos jepen detaje tė shumta se ēka e shtyu dikė tė kryejė aktin.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė kėshillon qė mediat duhet t’i japin mė shumė hapėsirė shkallės sė numrit tė vetėvrasjeve; trajtimin e personave qė kanė provuar tė kryejnė kėtė akt dhe sa tė suksesshme kanė qenė ato; tė raportohet pėr mėnyrėn se si mund tė parandalohet njė vetėvrasje.
Njė ekip ndėrkombėtar studiuesish analizuan raportet e gazetave dhe informimin mbi vetėvrasjet gjatė njė periudhe katėrvjeēare.
“Ne nuk themi se raportimi i vetėvrasjes ėshtė i keq, ose se nuk duhet tė raportohet mbi vetėvrasjet”, tha bashkautori i studimit Ayal Schaffer, profesor nė Departamentin e Psikiatrisė nė Universitetin e Torontos.

“Megjithatė, ne e dimė se aspekte specifike tė raportimit mund tė kenė njė ndikim tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e vetėvrasjes”.
“Ėshtė e rėndėsishme pėr tė kuptuar se disa karakteristika nė historitė e raportuara mund tė zvogėlojė ose tė rrisin gjasat qė tė tjerėt do tė mendojnė mė pas pėr t’u vetėvrarė”, tha Schaffer. “Raportimi mediatik ndikon nė rritjen e shkallės sė vetėvrasjeve nga 1 deri 2%… Kur njerėzit e identifikojnė veten me “heroin” e raportuar, (tė vetėvrarin), ka tė ngjarė qė tjetri ta shohė porsi ai”, shtoi Schaffer.
“Ne shpresojmė qė raportimet mbi vetėvrasjet tė kenė njė tjetėr trend; ta tregojnė njė vdekje tė tillė si njė mundėsi e humbur dhe se njė person i tillė do tė kishte sukses, vetėm nėse do tė kishte jetuar”, theksoi studiuesi i Canadian Medical Association.

Monitor.al

PS: 1 qershori ėshtė Dita Ndėrkombtare e Fėmijėve. Nė Shqipėri, Kosovė dhe mbarė botėn, kjo ditė u kushtohet fėmijėve, me aktivitete tė larmishme.Nė vitin 1925 konsulli i pėrgjithshėm Kinez nė San Francisko mblodhi sė bashku njė numėr tė konsiderueshėm femijėsh jetim Kinezė tė celebronin nė festivalin e Anijes sė Dragoit .

Sipas wikipedia me.....flamur.

Diten e mire Motra dhe TYCA.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur