Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Problematika Shqiptare

Problematika Shqiptare Nė kėtė forum vizitorėt tanė shprehin mendimin e tyre mbi problemet madhore qė shqetėsojnė gjithė shqiptarėt, dhe zgjidhjet e mundshme qė mund t'u jepen kėtyre problemeve.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 18-05-2019, 09:10   #1
pirro
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Tirane
Posts: 55
Thanks: 0
Thanked 19 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 2
pirro ėshtė nė rrugė tė mbarė
Njė opsion tjetėr pėr Akademinė e Shkencave.

Postuar: 18/05/2019 - 07:38

Prof. Artan Fuga ka botuar njė shkrim pėr rrezikun qė i vjen Akademisė sė Shkencave nga drejtimi i saj nga politikanėt, dhe me tė drejtė. Sidoqoftė, problemi i Akademisė sė Shkencave ėshtė mė i thellė. Le ta shohim pak mė me hollėsi. Po tė vlerėsojmė se ē`thotė bota perėndimore pėr Akademitė e Shkencave mund tė shohim se ka disa veēori thelbėsore, tė cilat janė larg atyre qė pėrpiqen tė realizojnė sipas reminishencės tė kaluarės, tė dy korifejtė qė i ngjajnė lakuriqėve tė natės, tė ardhur qė nga koha e Partisė sė Punės: Prof. Artan Fuga nėpėrmjet njė platforme revolucionare marksiste leniniste, dhe tė projektit konservator tė Prof. Skėnder Gjinushi.

Sipas Wikipedia, Akademia e Shkencave ėshtė njė tip i njė shoqėrie apo Akademie (e cila pėrfaqėson njė institucion special shkencor) qė vazhdon tė studiojė shkencat, tė cilat mundet ose janė jo tė bazuara dhe tė varura nga shteti. Disa Akademi Shtetėrore janė formatuar brenda suazės Kombėtare apo /ose mbretėrore nė formė honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knoėledge`. Akademi tė tjera mund tė jenė tė tipit tė veēantė si Akademia e Arteve ose siē e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`. Tek vendet jo-anglisht folėse, brenda fushave akademike tė Akademisė Kombėtare tė Shkencave shpesh pėrfshihen disiplina shkollare tė cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencė` – tek vendet anglisht-folėse https://en.wikipedia.org/wiki/Academy_of_sciences.

Nė botė ka 111 Akademi tė Shkencave dhe kėto pėrfshijnė institute/akademi kombėtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale tė shkencėtarėve. Njė pjesė e tyre pėrfshihen nė IAP (Paneli Inter Akademik) dhe marrin pjesė nė aktivitete si observues. Akademitė e Shkencave luajnė rolin edhe tė tė ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencės`, term i cili ėshtė nė fakt si pėrdorim pėr bashkėpunimin shkencor midis kombeve pėr t’u adresuar dhe pėr tė ndėrtuar marrėveshje bashkėpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndėrkombėtar.

Megjithatė diplomacia e shkencės ėshtė bėrė si njė ēadėr pėr tė pėrshkruar njė numėr pėrpjekjesh dhe shkėmbimesh formale ose informale nė rang akademik, inxhinjerik, kėrkim shkencor,apo dhe teknik (http://www.interacademies.org/36173.aspx).

Ēfarė po ndodh nė Shqipėri? Shkurtimisht, Akademia e Shkencave nė Shqipėri ėshtė themeluar qė nė vitin 1972 nėpėrmjet pėrpjekjeve tė Profesor Aleks Budės, dhe ėshtė institucioni mė i rėndėsishėm shkencor nė Republikėn e Shqipėrisė. Ajo pėrfshin shkencėtarė nga mė tė shquarit, akademikė, tė cilėt zhvillojnė veprimtari shkencore nė institute dhe qendra kėrkimore, si dhe organizma tė tjerė shkencorė brenda dhe jashtė vendit. Akademia ka 24 anėtarė, akademikė; 10 anėtarė, akademikė tė asociuar, 26 anėtarė nderi dhe 1 anėtar nderi i ndarė nga jeta. Akademia deri tani ka patur dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqėrore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Nė strukturėn e saj pėrfshihen gjithashtu, Njėsia e Projekteve tė Kėrkim-Zhvillimit Teknologjik e inovacioneve, Dega e Marrėdhėnieve me Jashtė dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet (https://sq.wikipedia.org/wki/Akademi...e_e_Shqipėrisė).

Por Historia fillon edhe mė herėt. Mė 8 prill 1940, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave miratoi krijimin e fondacionit “Skeanderbeg” si dhe statutin e institutit tė Studimeve Shqiptare. Sipas kėtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte pėr qėllim t’i jepte hov e tė bashkėrendonte lėvizjen intelektuale shqiptare nė fushėn e shkencės, tė letrave e arteve. Tė pėrkujdesej pėr pasurimin e kulturės kombėtare, duke marrė si shembull kombet e pėrparuara tė Evropės, por duke ruajtur njėkohėsisht dhe karakterin kombėtar sipas mendėsive dhe traditave mė tė mira kombėtare.

Instituti ishte i organizuar nė katėr komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nėnkomisione sipas shkencave pėrkatėse: 1. Shkenca morale e historike; 2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore; 3. Gjuhė dhe letėrsi; 4. Arte. Instituti mbante nė gjirin e vet 48 anėtarė tė pėrjetshėm qė formonin edhe Kėshillin e Pėrgjithshėm me sekretar tė pėrgjithshėm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi. Pas viteve `90, Akademia ka qenė nė duar jo tė sakta dhe ėshtė politizuar me kėtė Akademi duke anėtarėsuar njerėz miq tė politikės ose Politikanė (dhe pa pėrmendur emra) duke degraduar Misionin e saj. Praktikisht Anėtarėt e Akademisė disa nga tė cilėt kanė vdekur deri tani, sipas vetė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė kanė qenė: Adnan Kastrati, mjek; Albert Doja, antropolog; Apollon Baēe, arkeolog; Arben Merkoēi, kimist; Artan Fuga, sociolog; Bahri Beci, gjuhėtar; Bashkim Resuli, mjek; Beqir Meta, historian; Besim Elezi, mjek; Dhimitėr Haxhimihali kimist; Eduard Sulstarova, gjeofizikan; Farudin Hoxha, inxhinjer hidroteknik; Fatos Kongoli, shkrimtar; Floran Vila, fizikan

Floresha Dado, letėrsi; Gudar Beqiraj, matematikan; Ismail Kadare, shkrimtar

Jani Thomai, gjuhėtar; Jani Vangjeli, biolog; Jorgaq Kaēani, inxhinjer mekanik; Jorgo Bulo, letėrsi; Kolec Topalli, gjuhėtar; Muzafer Korkuti, arkeolog; Neki Frashėri, matematikan; Salvator Bushati, gjeofizikan; Teki Biēoku, gjeofizikan; Xhevahir Spahiu, shkrimtar. Anėtarė tė huaj (tė jashtėm) janė: Alain Ducellier, Francė; Antonio La Pergola, -Itali; Dervish Rozhaja, – Kosovė; Eric Hamp, – SHBA; Idriz Ajeti, -Kosovė; Ferid Murati, – SHBA, Mark Krasniqi, – Kosovė; Rexhep Qosja, -Kosovė; Victor A. Friedman, SHBA; Titos Jochalas, Greqi (https://sq.wikipedia.org/wiki/Akadem...e_e_Shqipėrisė). Problemi qėndron se Akademia e Shkencave siē e thashė mė lart ka rėnė nė duar, tė cilat kėrkojnė tė personalizojnė dhe tė bėhen pronarė tė njė institucioni gjithė Kombėtar Publik, duke vendosur rregulla pėr tė tjerėt dhe duke hapur autostradėn pėr politikėn dhe miqtė e tyre.

Nė kėtė mėnyrė, Akademia e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė do t’i kthehet avazit tė vjetėr qė do tė pėrfundojė vetėm nė rrogat e pensionistėve dhe tė miqve tė pensionistėve me apo pa kontribut, duke lėnė pas dorė ushqyesin kryesor tė Akademisė: universitetet publike dhe privatė tė Shqipėrisė.

Qoftė platforma e Prof. Artan Fugės, qoftė platforma e Prof. Skėnder Gjinushit kanė disa boshllėqe qė mund tė jenė tė qėllimshme, ashtu siē ndodh rėndom kur bėhen projekte apo platforma. Po tė shohėsh dy nenet e Fugės, tė cilat pėr mendimin tim nuk janė aspak korrekte dhe kufizojnė e kondicionojnė ata qė do tė vijnė dhe ata qė janė si Neni 14: Zgjedhja e “Antarit tė Akademisė tė Shkencave dhe Novacionit Teknologjik” dhe Neni 15: Kriteret e pėrgjithshme tė kandidimit pėr “Antar i Akademisė tė Shkencave dhe Novacionit Teknologjik, tregon se ndoshta nė dukje shihen si dy platforma tė ndryshme me njėra tjetrėn nė fakt nė pėrmbajtje janė njėlloj. Tė dyja synojnė miqtė dhe jo shkencėn, tė dyja shikojnė rrogėn dhe jo kėrkimin, tė dyja kondicionojnė veprimtaritė.

Tė paktėn tė kishin marrė njė konsulencė nga e kaluara e vitit 1940, ashtu si e kishte formuluar Ernest Koliqi krijimin e Institutit.

Pavarėsisht se sugjerimet e mija janė krejtėsisht formale dhe nuk kane pėr t’u marrė parasysh siē ndodh rėndom, po paraqes disa probleme tė parregulluara siē e thashė dhe mė sipėr, si tek draft ligji i Gjinushit ashtu dhe tek platforma e Fugės:

1. Askush nuk mund tė jetė Anėtar i Akademisė sė Shkencave pa u bėrė njė seleksionim pėrfshi Prof. Gjinushin dhe Prof. Fugėn. Anėtaret e Akademisė sė Shkencave duhet tė seleksionohen dhe tė pėrzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit, pėrfshi dhe rekomanduesit, pra nėse e meritojnė tė rrinė.

2. Numri i Akademistėve duhet tė jetė nė proporcion me fushat qė do tė pėrfshijė studimi dhe Kėrkimi Shkencor dhe Akademik:

Historia – 10 Akademistė; Gjuha-Filologjia – 10 Akademistė; Shkencat Natyrore – 5 Akademistė; Shkencat Mjekėsore – 2 Akademistė; Shkencat inxhinjerike+ Fizika&Matematika – 5 Akademistė; Religjioni – 3 Akademistė.

– Rrogat duhet tė jenė nga universitetet pėrkatėse+ buxhet shteti.

3. Kriteret pėr t’u bėrė anėtar i Akademisė duhet tė jenė strikte dhe jo pėr tė zėnė vendet bosh. Kush i ka zėnė vendet plot? Pra Anėtarėt e Akademisė duhet tė pėrzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit. Kriteret mund tė jenė:

– Anėtar Akademie Nderi p.sh., mund tė jenė tė gjithė Rektorėt aktualė dhe ata qė kanė qenė.

– Anėtar Akademie mund tė bėhet ai Profesor qė ka kontribut nė fushėn e tij por edhe nė fusha tė tjera dhe qė ka bėrė tekste mėsimore, artikuj. Sasia dhe cilėsia mund tė pėrcaktohen.

-Nuk ka pėrse tė ketė Akademik tė Asociuar por mund tė ketė Bashkėpunėtorė tė Akademisė pėr fusha tė caktuara.

– Rendėsi ka nė pėrzgjedhje dhe Etika&Morali.

4. Nuk mund tė bėsh anėtarė tė Akademisė sė Shkencave Grupe Rinore, nė njė kohė qė profesionistėve u kėrkon titujt.

5. Modalitetet e tjera tė jenė honorifike dhe jo egzekutive.

6. Akademistėt tė konfirmohen nga Presidenti i Republikės.

7. Nuk duhet tė ketė neologjizma si `Akademik i Associuar` por bashkėpunėtorė kėrkimorė shkencorė.

8. Akademia e Shkencave duhet tė jetė ose vetėm nė njė fushė nė tė cilėn ka aktivitet shkencor ose nė disa fusha tė veēanta.

9. Akademia mund tė pėrfshijė dhe funksionin honorifik.

Shpresojmė qė kėto opsione tė merren parasysh.

Nga Pirro PRIFTI
pirro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-05-2019, 09:51   #2
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,554
Thanks: 6,927
Thanked 8,186 Times in 5,233 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 384
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Njė opsion tjetėr pėr Akademinė e Shkencave.

mbas 1990 politikanet emeruan nje birbilush drejtor te monumentit te kultures.

edhe ankohet Landi pastaj
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur