Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Mjedisi

Mjedisi Diskutime mbi Mjedisin.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 15-01-2019, 00:02   #61
Performer
Golden Light
 
Avatari i Performer
 
Data e antarėsimit: Nov 2016
Posts: 15,315
Thanks: 11,643
Thanked 7,142 Times in 4,159 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 217
Performer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Pyjet e harlisura qė shtrihen pėrtej Alpeve shqiptare janė mbretėria e shqiponjės mbretėreshė. Ashtu si njė rojtar, shqiponja patrullon qiejt e pastėr mbi dhe pėrtej majave shkėmbore; nga pikėpamja e privilegjuar e saj, panorama ėshtė edhe mė mbresėlėnėse.

Kėshtu nis reportazhi i “Rai 3” kushtuar Shqipėrisė, i realizuar nga gazetarja Corneila Volk, ku nė qendėr tė tij ėshtė habitati nė Shqipėri, pėrcjell ATSH.
Nė njė fole tė ngritur nė njė vend tė fshehur nė majė tė pemės diēka po lėviz. Pas 45 ditėsh tė ngrohjes, mė nė fund veza e parė fillon tė ēahet. Zogu do disa orė qė tė dalė nga veza. Zogu i vogėl ende nuk e dallon dot ambientin qė e rrethon, por shumė shpejt do tė mėsojė tė njohė gjithēka nga Shqipėria, vendi qė e ka zgjedhur si simbol kombėtar dhe qė nga banorėt e saj quhet Shqipėria vendi i shqiponjave.
Ndonjėherė pritja mund tė jetė e mėrzitshme dhe tė vėzhgosh fqinjėt mund tė jetė njė kėnaqėsi e devijuar.
Rrymat e qarta tė ujėrave tė Alpeve shqiptare janė edhe territori i preferuar pėr gjueti pėr zogjtė.
Ndonjėherė bollėku i peshqve afron nė ujėra edhe ariun e murrmė, sidomos pas dimrit tė gjatė letargjik ėshtė shumė i uritur. Edhe gjurmėt e mundshme tė njė shoqeje janė njė nxitje e shkėlqyer pėr tė dalė nga pylli.
Nė “Bjeshkėt e Namuna” – shqiponja mbretėreshė duhet tė intensifikojė prenė e gjuetisė. Tani zogu nuk ėshtė vetėm, pasi u ēa edhe veza e dytė. Kur prindėrit kthehen nė fole me ushqimin, zogu i parė afrohet i pari, prandaj i dyti rrezikon tė ketė uri. Jo vetėm, ėshtė aq i pambrojtur sa mund te mbetet viktimė e vėllait.
Zakonisht, tė rriturit preferojnė tė gjuajnė nė tokė tė hapur ku ėshtė mė e lehtė tė identifikohen pretė e tyre: nė sajė tė pamjes sė tyre tė frikshme, nė fakt, ata janė nė gjendje tė dallojnė njė mi 100 metra larg.
Duke shkuar mė nė jug, pranė burimit ‘Syri i Kaltėr’ ajri ėshtė i gjallė dhe natyra ėshtė jeshile e ndritshme. Lule tė ēdo lloji tėrheqin flotėn e fluturave tė rralla; nė Shqipėri ka njė shumėllojshmėri tė zonave klimatike dhe njė bollėk tė pabesueshėm uji, pėrqendrimi i tė gjithė kėtyre elementėve i jep jetė habitateve tė ndryshme, tė cilat lejojnė florėn dhe faunėn tė lulėzojnė. Jo ēuditėrisht, ky vend ka 15 parqe kombėtare, qė mbulojnė 7% tė sipėrfaqes totale.
Nė kufirin me Greqinė, bukuria solemne e perėndeshės sė Butrintit dominon njė peizazh unik. Kudo qė ka gjurmė tė historisė sė trazuar tė vendit: kėtu kanė mbretėruar grekėt, romakėt, bizantinėt, venedikasit dhe osmanėt. Natyra e sotme i ka ndarė veprat e braktisura nga njeriu. Gurėt e lashtė ofrojnė strehim pėr njė numėr tė madh tė krijesave tė vogla.
Nga njė gur del njė hardhucė e gjelbėr qė ka pikasur njė pre, e cila ėshtė njė merimangė e vogėl, ngjyra e tyre transparente e bėn tė padukshme, por kėtė herė prania e saj nuk i ka shpėtuar hardhucės.
Sot, nė Butrint, ku dikur muzikantėt e lashtė performonin, janė amfibėt qė mbajnė koncerte.
Rrėnojat e Butrintit janė shpallur Trashėgimi Botėrore e UNESCO-s. Me kalimin e kohės ato janė bėrė strehė pėr shumė specie tė rralla, nė vitin 2011 edhe siti arkeologjik ėshtė shpallur rezervė e mbrojtur natyrore.
Sot parku arkeologjik i Butrintit shtrihet deri nė bregdetin e Mesdheut.
Nė Parkun Kombėtar Hotovė-Dangelli nė Gjirokastėr kanė lindur kuaj tė shumtė; kjo zonė e mbrojtur pranė kufirit me Greqinė ėshtė plot me fusha dhe kullota, tė cilat ofrojnė shumė ushqim gjatė gjithė vitit. Kuajt i takojnė racės shqiptare dhe kanė origjinė arabe.
Nė Gjirokastėr kuajt pėrdoren ende pėr tė transportuar objekte tė rėnda. Nė fakt, midis zonave mė tė larta dhe mė tė ulėta tė qytetit, ka njė lartėsi prej 300 metrash. Nė vitin 2005, falė konglomeratit tė shtėpive masive tė shkėmbinjve, qendra historike u shpall pasuri e Trashėgimisė Botėrore./ATSH



http://www.informatat.com/ne-token-e...ren-shqiptare/
Performer nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Performer pėlqehet nga
i vjetėr 15-01-2019, 00:08   #62
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Performer Shiko postimin
Eshte kriminale kjo masaker ne te kater anet e Shqiperise,nga Munella ne Zagori. Zagoria eshte nje nder zonat e fundit te pastra natyrore dhe eshte vazhdimesi e krahines me te njejtin emer qe vazhdon pertej kufirit ne zonen e Janines ne Greqi.Nga ana greke eshte totalisht e mbrojtur dhe ka zhvillim te turizmit natyror 12 muajt e vitit.Perse te mos behet edhe kendej nga ana jone e njeta gje?Problemi eshte se keta qe jane ne pushtet duan te shesin gjithcka mundin perpara se pushtetin ta mari pala tjeter.Dhe te njejtin hall kane edhe ata ne opozite, te vijne sa me shpejt ne pushtet perpara se te shitet gjithcka. Brezat qe do vijne do na mallkojne e do tu vi turp per ate Shqiperi qe po u leme.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 15-01-2019, 04:03   #63
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Grigor Jorgo*

Ishte njė nga tė dielat e zakonshme, ajo e 16 korrikut tė 2017-ės, kur ne paraditeve dalim shėtitje familjarisht nė Parkun e Madh tė Liqenit tė Tiranės. Koha ishte me vranėsira, temperatura 32oC e pėrshtatshme pėr shėtitje nė natyrė. Unė si profesionist dhe i pasionuar nė fushėn e ornitologjisė marr pėrherė me vete dylbinė, pėr t’u treguar familjarėve tė mi, por edhe kalimtarėve kureshtarė qė afrohen, llojet e shpendėve qė hasim gjatė rrugės nė pemėt e parkut, ose llojet e shpendėve ujorė qė notojnė mbi sipėrfaqen e ujit tė liqenit. Vėzhgimi i shpendėve e bėn mė interesante shėtitjen dhe i jep mė shumė vlera kėtij habitati tė bukur natyror.

Pas pak filluan pikat e para tė shiut, qė mė pas u shoqėruan me njė shi tė imėt pėr disa minuta, por pėr habi asnjė nga tė pranishmit nuk u largua nga rrugėt e shėtitores, siē duket pas njė vere tė gjatė e tė sikletshme ne tė gjithė e pritėm me kėnaqėsi rėnien e shiut. Nė rrugėn mbi fushėn e tenisit po kalonin dy persona, nga pas i ndiqte njė zagar seter leshtor, i lagur dhe gjithė baltė. Qeni shkundej herė pas here pėr tė larguar nga trupi baltėn dhe ujin e tepėrt. Siē duket, tė dy shoqėruesit pa pikė pėrgjegjėsie e kishin futur zagarin nė tė gjitha zonat me shelgje dhe kallamishte, duke mos pasur parasysh se nė kėtė periudhė ėshtė faza kulminante e folenizimit tė shpendėve ujorė, banorė tė kėtij liqeni. Nuk mjaftoi me kaq, por ata e komanduan pėrsėri zagarin e tyre tė futej nė ujė nė gjirin pėrpara amfiteatrit, ku po notonin tė qeta njė pulė uji e rritur me katėr tė vegjlit e saj. Zagari duke notuar u afrua pranė tyre, nėna e shqetėsuar, pėr ta larguar nga tė vegjlit, filloi tė bėjė manovrime pėr t’i tėrhequr vėmendjen zagarit dhe ia arriti qėllimit, qeni e ndoqi nga pas duke iu afruar aq shumė sa ne kujtuam se i erdhi fundi, por ajo me njė manovrim tė shpejtė iu largua dhe u ngrit nė fluturim, e detyruar qė t’i linte vetėm zogjtė e saj tė vegjėl. Nėnu ul pak mė tej,dhe e shqetėsuar dha britmat e alarmit. Zogjtė, megjithėse fare tė vegjėl, e morėn sinjalin. Ata filluan tė zhyten nė ujė njėri pas tjetrit, por koha e qėndrimit nėn ujė ishte e shkurtėr, aq sa ua lejonte organizmi i tyre delikat. Zagari, qė tashmė ndodhej nė mes tyre, me lehtėsi zuri njėrin nga zogjtė dhe e futi tė tėrin nė gojė. Pas pak e nxori, zogu ishte akoma i gjallė dhe pėrpėlitej mbi ujė. Qeni e zuri pėrsėri, e futi nė gojė mes nofullave dhe e nxori prej andej tė ngordhur. Pėr zagarin ky zog qė rrinte i palėvizur nuk paraqiste mė interes, ai e la atė dhe u nis drejt zogjve tė tjerė. Ne tė alarmuar hodhėm njė copė plisi nė drejtim tė zagarit, jo me qėllim pėr ta dėmtuar, por pėr ta larguar nga vėndi ku po notonin tre zogjtė e vegjėl tė mbetur gjallė. Bėmė fjalė me ta, sepse zotėrinjve u erdhi keq qė ua trembėm qenin, nė vend qė tė preokupoheshin mė shumė pėr zogun e vogėl qė mbeti i ngordhur krahėhapur mbi sipėrfaqen e ujit. Pas largimit tė zagarit nėna u afrua duke notuar pėr te zogjtė e saj, ata i dolėn pėrpara me britma gėzimi, por ajo shkoi drejt zogut tė dėmtuar, e preku disa herė me sqep dhe kur u sigurua se gjithēka kishte marrė fund, u largua prej andej duke notuar para nesh me tre tė vegjlit qė e ndiqnin tė strukur pranė krahėve tė saj. Pamė njė skenė tronditėse qė u bė objekt bisede, tė pranishmit shprehėn indinjatėn e tyre mbi kėtė ndodhi tė bėrė padrejtėsisht dhe nė kundėrshtim me rregulloren e gjuetisė. Sporti i bukur i gjuetisė nė radhė tė parė kėrkon njerėz tė ndėrgjegjshėm, tė pasionuar pas natyrės dhe faunės, duke u bėrė ata mbrojtėsit kryesorė te botes se gjalle,llojeve te rrezikuara dhe shembull nė zbatimin e rregullores me rigorozitet, si nė ēdo disiplinė tjetėr sportive.

Zagari i llojit seter

Kėta lloj zagarėsh janė tė specializuar pėr gjahun e vogėl dhe pėrdoren pėr gjuetinė e shpendėve, ose zar puple siē quhet nga gjuetarėt. Ata e kontrollojnė terrenin me hap tė gjatė e tė shpejtė, tė aftė pėr tu futur nė mjedise tė vėshtira mes shkurreve e ferrave. Por kėnaqėsia mė e madhe pėr ta janė zonat ujore, brigjet e liqeneve, lumenjve, pellgjeve, kėnetave dhe gjatė kanaleve vaditėse mes tokave bujqėsore tė veshura me bimėsi, kryesisht me shelgje e kallamishte. Janė zagarė tė palodhur, notarė tė zotė dhe e kontrollojnė me imtėsi tė gjithė sipėrfaqen ujore ku janė futur. Lėshimi i zagarėve dhe futja e qenve endacakė nė kėto habitate pėrbėn problem shqetėsues jo vetėm pėr foletė, por edhe pėr vetė shpendėt e rritur. Shpendėt, nėn presionin e zagarėve ose qenve trupmėdhenj qė i ndjekin me tėrbim mes thirrjeve dhe fishkėllimave tė pronarėve tė tyre, s’dinė ku tė futen. Ato, tė tmerruara, duke mos pasur kohėn e duhur pėr t’u ngritur nė fluturim, mundohen tė fshihen pas bimėsisė por pėr njė kohė tė shkurtėr, ngaqė zagarėt kanė nuhatje dhe shikim tė mprehtė, pėr tu mbrojtur shpendėt detyrohen qė tė bėjnė zhytje tė herė pas hershme derisa tė largohen nga zona e rrezikut ose tė bien pre e kėtyre qenve. Viktima mė tė mėdha janė zogjtė e rinj tė rritur nė trup, por qė nuk e kanė arritur akoma fazėn e fluturimit. Ne kemi gjetur nė breg tė liqenit dhe i kemi fotografuar disa lloje shpendėsh tė masakruar nga qentė dhe pronarėt e tyre, si:

kredharakun e vogėl [Tachybaptus ruficollis], gakthin e vogėl [Ixobrychus minutus], gjelujėsin

[Rallus aquaticus], pulėn e ujit [Gallinula chloropus], bajzėn [Fulica atra] dhe disa fole tė dėmtuara tė shpendėve, deri te gjitarėt, si: kunadhja gushėbardhė [Martes foina], qelbėsi [Mustela putorius], lundėrza [Lutra lutra], ky lloj gjitari gjysėmujor ėshtė nė listėn e specieve tė rrezikuara dhe mbrohet me ligj.

Por, nga ana tjetėr, edhe zagarėve tė gjuetisė duhet qė t’u plotėsohen kushtet, sepse edhe ata e kanė tė nevojshme daljen nė natyrė, pėr tė ruajtur reflekset, elegancėn dhe formėn fizike. Ata nuk duhet tė lėshohen vend e pa vend, por nė njė zonė tė caktuar nga stafi drejtues i parkut. Besoj se ka ardhur koha qė t’i themi stop kėsaj gjendjeje, jo vetėm nė Parkun e Madh tė Liqenit tė Tiranės, por nė tė gjitha zonat e folenizimit, kudo qofshin ato.

Nė mbrojtje tė Florės dhe Faunės lind nevoja qė edhe nė kėtė park tė merren nėn kujdestari disa gjire tė vogla tė veshura me bimėsi ose xhepa tė gjelbėr ujorė, siē quhen nga specialistėt. Kėto vende tė qeta janė tė pėrqendruara kryesisht nė pjesėn lindore dhe juglindore tė liqenit dhe janė mė pak tė frekuentuara nga vizitorėt. Kėto zona tė marra nėn kujdestari, duhet qė tė pajisen me tabelat pėrkatėse, ku kalimtarėt tė kenė mundėsi tė marrin informacionin e duhur. Nė kėto habitate shpendėt do tė ndihen tė qetė e mė tė sigurt, kujdesi duhet tė jetė i vazhdueshėm, jo vetėm nė periudhėn e riprodhimit, por gjatė gjithė vitit.

Do u lutemi qytetarėve tė na mirėkuptojnė dhe tė mundohen qė ta shmangin kalimin nė kėto pika, por, edhe nėse do tė kalojnė nė to, tė tregohen sa mė tė kujdesshėm. Kėto vendstrehime janė shumė tė rėndėsishme dhe nuk do t’u shėrbejnė vetėm shpendėve, por tė gjitha llojeve tė gjallesave qė frekuentojnė kėto ambiente tė bukura natyrore. Ndėrgjegjėsimi dhe serioziteti ynė do tė ndikojnė nė rritjen e numrit tė individėve dhe do ta popullojnė liqenin dhe zonėn pyjore me lloje tė reja gjallesash, qė do tė rrisin edhe mė shumė interesimin e vizitorėve, duke e ngritur nė nivele sa mė tė larta cilėsinė e vetė parkut.

Lexova nė fletėpalosjen e datės 8.08.2017 se sė shpejti do tė fillojė puna pėr zbatimin dhe rigjallėrimin e Parkut tė Madh tė Liqenit dhe Kopshtit Zoologjik, pėr t’ua kthyer nė nivele bashkėkohore kėto hapėsira qytetarėve. Nė zbatim tė kėtij projekti do tė angazhoheshin edhe specialistėt gjermanė, ne jemi tė bindur, se me eksperiencėn e tyre do t’i ngrenė kėto institucione nė standarde tė larta europiane. Krahas tyre do tė marrin pjesė edhe specialistėt shqiptarė, por edhe njerėz tė pasionuar pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė mėnyrė vullnetare, nė administrimin dhe mirėmbajtjen e pėrditshme tė kėtyre mjediseve. Kjo metodė ėshtė e njohur nė tė gjithė botėn e qytetėruar, ku njerėzit bėjnė kėrkesė qė tė marrin pjesė dhe tė shėrbejnė vullnetarisht nė kėto institucione. Mendoj qė Parku i Madh i Liqenit, Kopshti Botanik sė bashku me Kopshtin Zoologjik duhet tė shfrytėzohen jo vetėm pėr vizita tė zakonshme, por tė bėhen qendra edukative ambientaliste pėr tė gjithė komunitetin, vendi ku nxėnėsit dhe studentėt tė prezantohen nga afėr me natyrėn dhe botėn e gjallė. Krahas vizitave nė Muzeun e Shkencave tė Natyrės, institucion ky shumė i rėndėsishėm me vlera mėsimore – shkencore, tė zhvillohen nga mėsuesit e biologjisė orė mėsimore nė terren rreth Florės dhe Faunės edhe nė kėto habitate me vlera tė pasura natyrore.

Ndėrthurja ndėrmjet kėtyre institucioneve dhe puna nė terren do tė ndikojė nė cilėsinė e mėsimdhėnies, formimit edukativ, pėrgatitjes fizike tė nxėnėsve dhe do t’i bėjė ata mė tė vetėdijshėm dhe mė tė ndėrgjegjshėm pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrės.

Kėtu mė poshtė po japim njė informacion tė hollėsishėm mbi biologjinė dhe ekologjinė e pulės sė ujit.

Latinisht – Gallinula chloropus

Anglisht – Moorhen

Shqip – Pula e ujit



Emrat lokalė:

Pulėza e ujit – Durrėsi, Kavaja, Lushnja

Pulė ujit – Shkodra, Lezha, Laēi

Pulēine – Korēa, Devolli, Pogradeci

Guruna – Fusha e Dropullit, Saranda, Vurgu e Vrina

Habitati

Jeton nė mjedise ujore, nė kėneta, liqene, nė brigjet e lumenjve tė veshura me kallamishte, shkurreta e shelgje, nė kanalet vaditėse me kultura bujqėsore dhe bimėsi tė dendur. Gjendet kryesisht nė zonat e ulėta dhe bregdetare, por gjendet edhe nė mjediset ujore brenda vendit, nė pellgje me bimėsi kėnetore.

Pėrhapja

Ka pėrhapje kozmopolite e gjendet pothuajse nė tė gjithė botėn dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Europės, ku ėshtė e pėrhershme, me pėrjashtim tė vendeve me dimėr tė ashpėr me dėborė dhe ngrica, qė e detyrojnė atė tė zbresė nė zonėn jugore tė Mesdheut dhe mė tej, deri nė Afrikė.

Nė territorin shqiptar ėshtė e pėrhershme dhe gjatė periudhės sė dimrit numri i tyre shtohet nga kontingjentet qė vijnė kėtu pėr tė dimėruar.

Pėrshkrimi

Te shpendėt e rritur tė kėtij lloji, puplimi ėshtė i errėt, kurrizi dhe krahėt ngjyrė kafe me nuancė jeshile. Maja e kokės, qafa dhe gjoksi me vijėzime tė errėta gri me refleks; ijet me vijėzime tė bardha, bishti i shkurtėr, qė e mban pėrherė tė ngritur lart, ku del nė pah njolla e bardhė e nėnbishtit. Koka nė krahasim me trupin ėshtė mė e vogėl, sytė tė kuq, pllaka ballore dhe sqepi me njė tė kuqe tė ndezur, qė mbaron me njė njollė tė verdhė nė majė. Kėmbėt tė fuqishme me gishtėrinj tė gjatė ngjyrė jeshile me nuanca tė verdha qė shoqėrohen me njė unazė tė kuqe rreth kėrcirit, nė pjesėn ku fillon puplimi i kofshės. Zogjtė e vegjėl tė porsaēelur nga veza janė tė mbėshtjellė me njė push tė zi nė formėn e pellushit, me sqepat delikatė nė ngjyrė vishnje. Ndėrsa zogjtė e rinj tė ēeljes sė parė, qė kanė arritur madhėsinė e tė rriturve, kanė ngjyra tė zbehta, tė paformuara, ku kombinohen jeshilja, kafeja dhe grija; e kuqja ballore tek individėt e rinj tė kėsaj moshe mungon. Ngjyrėn pėrfundimtare ata e marrin pas ndėrrimit tė pendėve.

Gjatėsia e trupit 30 – 35 cm.

Hapja maksimale e krahėve 50 – 55 cm.

Ushqimi

Ushqehet me fara bimore tė egra, filiza tė njomė e fruta, insekte dhe kafshė tė vogla ujore, kėrmij e peshq tė vegjėl.

Nė Parkun e Madh tė Liqenit nė Tiranė pulat e ujit hanė me kėnaqėsi copat e bukės qė ua hedhin vizitorėt, ndėrsa nė Kopshtin Zoologjik tė Tiranės, punonjėsit e lokalit “La Fontana” qė ndodhet fare pranė, ēojnė aty ēdo ditė mbeturinat ushqimore pėr tė ushqyer me to mjelmat, patat dhe rosat. Kėtė mundėsi e shfrytėzojnė edhe shpendėt e egėr ujorė, pulat e ujit [Gallinula chloropus] dhe kredharakėt e vegjėl [Tachybaptus ruficollis], tė cilėt dalin nga liqeni i vogėl i kopshtit dhe nėpėr kėmbėt e punonjėses mundohen tė kapin copat e bukės apo ushqimet e ndryshme, pa u shqetėsuar fare. Por shumė shpejt nga pemėt aty pranė dalin pėr tė marrė pjesė nė kėtė gosti edhe zogjtė e vegjėl harabelorė tė familjes Passeriformes, si: gushėkuqėt [Erithacus rubecula], harabelat [Passer domesticus], bilbilthat kokėzi [Sylvia atricapilla], kumritė [Streptopelia decaocto], laraskat bishtgjata [Pica pica] etj.

Mė bėri shumė pėrshtypje dhe u kėnaqa pa masė qė shikoja shpendėt e egėr qė kishin krijuar besim te njerėzit, te punonjėsja e shėrbimit dhe spektatorėt qė i shikonin nga veranda e lokalit.

Sa do tė dėshironim tė gjithė qė ky fenomen tė ndodhte kudo! Me kėtė rast, pėrshėndesim pronarin dhe tė gjithė personelin, pėr kėtė gjest fisnik, pėr pasionin pėr shpendėt dhe kujdesin qė tregojnė pėr ta.

Folenizimi

Zonat mė tė preferuara pėr ndėrtimin e folesė janė ujėrat e qeta dhe ato jo shumė tė rrjedhshme. Nė pėrgjithėsi, ky zog folenė e ndėrton nė shtretėrit lundrues, tė pėrbėrė nga kallamishtet dhe myshqet, ose tė fshehur nė bimėsinė e dendur pranė ujėrave dhe nė shelgjet pranė brigjeve tė lumenjve. Zakonisht njė ēift ndėrton disa fole, por pėrdor vetėm njėrėn prej tyre pėr tė rritur tė vegjlit. Si material pėr ndėrtimin e folesė pėrdor mjete rrethanore, kallamishte, gjethe dhe rrėnjė, nga brenda e vesh me myshk tė butė.

Dimensioni i folesė arrin nga 15 – 25cm, ndėrsa thellėsia nga 10 – 15cm, por gjatė inkubacionit tė dy prindėrit kujdesen edhe mė tej pėr pėrmirėsimin e konstruksionit tė folesė. Nė furrikun e saj femra depoziton 5 – 10 kokrra vezė me ngjyrė tė verdhė nė okėr, me pika tė mėdha kafe nė tė gjithė sipėrfaqen. Nė ngrohjen e vezėve marrin pjesė tė dy prindėrit, inkubacioni zgjat nga 20 deri nė 22 ditė. Zogjtė e vegjėl bėhen tė aftė pėr fluturim nė fund tė muajit tė dytė, pra pas 50 – 60 ditėsh.

Nė pėrgjithėsi janė shpend miqėsore me njėri-tjetrin, por edhe me llojet e tjera tė shpendėve qė jetojnė nė tė njėjtin habitat.

Zėnkat me mes tyre ndodhin nė periudhėn e folenizimit, kur ato pėrleshen me njėra-tjetren pėr tė mbrojtur territorin e folesė, apo pėr ta zgjeruar edhe mė shumė atė. Nė fillim rivalėt ndjekin njė strategji paqėsore, duke ekspozuar para njėri-tjetrit cilėsitė e tyre

estetike, madhėsinė trupore, ngjyrėn e pendėve, pjesėn e kuqe ballore, e cila duhet tė jetė mė e madhe dhe me ngjyrė mė tė ndezur se e kundėrshtarit. Pas kėsaj ato i kthejnė shpinėn njėra-tjetrės pėr tė krahasuar mes tyre madhėsinė qė zė pjesa e bardhė e nėnbishtit. Tė gjitha kėto cilėsi tregojnė rrangun qė individėt zėnė brenda llojit tė tyre. Nėse njėri prej tyre i ka kėto cilėsi mė tė theksuara, rivali tjetėr ėshtė i detyruar ta respektojė, duke u larguar nga ajo zonė, por nėse kėto cilėsi i kanė tė barabarta ndėrmjet tyre, zgjidhja e vetme mbetet dyluftimi. Gjatė pėrleshjes ato pėrdorin vetėm kėmbėt e tyre tė fuqishme, duke i gjuajtur njėra-tjetrės nė trup derisa njėra prej tyre tė largohet e mundur, ose tė lerė fushėn e betejės me plagė te shumta duke rrėshqitur me vėshtirėsi mbi sipėrfaqen e ujit, pas kėsaj, fitimtari bėn banjėn e triumfit.

Zėri

Ka disa variacione thirrjesh, qė i pėrdorin kryesisht netėve pranverore, por qė vazhdojnė edhe gjatė gjithė vitit. Me thirrjet kreck – kreck – kreck ato lajmėrojnė njėra-tjetrėn pėr vendndodhjen, ndėrsa britmat e alarmit i kanė mė kumbuese, kurruk – kurruk – kurruk, qė i shprehin edhe gjatė momentit tė ngritjes nga sipėrfaqja e ujit. Te zogjtė e vegjėl, qė ndjekin nga pas tė rriturit, zėri ndryshon, thirrjet e tyre janė mė tė lehta, kik – kik – kik – kik, tė vazhdueshme.

Fluturimi

Ngrihet nga uji me pak vėshtirėsi, duke bėrė hapa tė mėdhenj mbi sipėrfaqen dhe i shoqėron me lėvizje tė shpejta krahėsh. Kėmbėt i mban tė varura gjatė ngritjes nga uji, derisa tė marrė shpejtėsinė e fluturimit normal.



Kėrcėnimet

-Shqetėsimi gjatė sezonit tė folenizimit.

-Futja e zagarėve dhe qenve tė tjerė nė kėto habitate nga pronarėt e tyre.

-Sasia e pakėt e reshjeve gjatė periudhės sė verės, rėnia e sasisė sė ujit, dalja jashtė e kallamishteve dhe tharja plotėsisht e zonės ujėmbajtėse, mungesa e strehimit etj.

-Temperaturat e ulėta gjatė stinės sė dimrit, kur pellgjet dhe zonat pėrreth me ujė tė ėmbėl ngrijnė plotėsisht, pakėsimi i bazės ushqimore etj.

Gjuetia

Vlerat gastronomike tė mishit tė pulės sė ujit nuk janė tė cilėsisė sė lartė. Pėr tė larguar erėn e peshkut dhe tė bimėsisė kėnetore, mishi i saj duhet trajtuar dhe marinuar disa orė para gatimit. Pėr kėtė arsye ky lloj shpendi nuk ėshtė shumė i preferuar nga gjuetarėt, dhe prandaj gjuetia e saj nuk sjell ndonjė kėrcėnim tė madh nė uljen e numrit tė kėsaj specieje nė sezonin e dimrit. Por, duke pasur parasysh numrin e vogėl tė ēifteve folenizuese nė tė gjithė territorin e vendit tonė, qė varion nga 700 – 1000 ēifte, duhet qė gjuetarėt dhe njerėzit qė punojnė nė terren ta kenė nė konsideratė kėtė shpend tė bukur dhe elegant. Qė kėshtu, tė gjithė ne tė kemi mundėsi ta shohim mė shpesh nė parqet dhe zonat tona ujore.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-01-2019, 04:10   #64
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Keto pulat e ujit (jane disa lloje te ngjashme qe shkojne nga 200 deri ne 900 grame pak a shume) kane aftesi te pershtaten kudo ku ka nje fare sasie uji,keneta,pellgje,gjole,perrenj. Nuk eshte e pershtatshme per ushqim dhe dikur para viteve 1990 nuk e ngacmonte njeri. E ndeshje kudo dhe askush nuk i ngacmonte. Eshte shenje e mire qe po rikthehen ne disa zona ku ishte zhdukur fare,mirepo shqiptaret e kane shume te veshtire te respektojne natyren dhe gjallesat e tjera.Eshte mungese kulture dhe tradite kjo babezi per te qelluar e vrare gjithcka qe leviz ne uje toke apo ajer. Kultura ka rruge shume te gjate per te bere perpara se te arrije ne trojet shqiptare.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-01-2019, 04:25   #65
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne liqenin e parkut te Tiranes dikur kishte nje shumellojshmeri shpendesh ujore,si rosa,pula uji,shapka,martin peshkatare,pulebardha te ndryshme e shume shpend te tjere sezonal(mirgatore) dhe te perhershem.Nga fundi i viteve 70 dhe fillimi i viteve 80 ne liqen jetonte nje pelikan i vetmuar.Nuk e di se si kishte ardhur aty (ndoshta ka qene i semure ose plagosur dhe mbet aty pa mundur te shtegtoje) por per shume vite ishte shnderuar ne nje lloj simboli.Ishte shpendi me i madh ne ate liqen dhe shpesh e shihje nga ana jugore dhe juglindore e liqenit ku ishte me i qete e i pashqetesuar nga njerezit. Nje dite nuk u pa me.Ndoshta ngordhi,ndoshta gjeti forcen e duhur e iku shtegtoi.Me shume gjasa do te kete ngordhur pasi jetoi aty per shume vite.
Nje here me kujtohet qe nje grup jevgjish(sot quhen egjiptiane gabimisht sepse nuk kane lidhje me Egjiptin por jane indiane) kishin kapur nje pulebardhe te gjalle dhe e ekspozonin me krenari e harre rrugeve. Ne habiteshim sepse nuk i trazonte njeri shpendet peshkngrenes. Sot ne ja kemi kaluar jevgjve(nuk kam gje me jevgjit e kam si metafore) te gjithe planetit te mare sebashku.
Zhdukem simbolin tone shqiponjen. Kane mbetur vetem pak individe ne te gjithe Shqiperine.Dikur ne Dajt mjaftonte te shkoje per te pare jo nje,por disa lloje shqiponjash e skifteresh.Edhe breshkat po zhduken.Dikur ky reptil ishte gjallesa me e perhapur kudo ne Shqiperi. Duket gati gati pa shprese situata.Qellimi i shkrimeve te mia eshte qe te sensibilizohen njerezit per rendesine qe ka fauna dhe flora. Sikur nje njeri i vetem ta kete kuptuar mesazhin,ja vlen mundimi i shkrimeve.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga murik : 15-01-2019 nė 04:29
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-01-2019, 04:45   #66
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Lepuri i egėr, thėllėza dhe kaprolli drejt zhdukjes








E vetmja mbrojtje, krijimi i zonave tė mbrojtura


DEVOLL- Thėllėza e malit dhe ajo e fushės, lepuri i egėr dhe kaprolli, por edhe shpendė dhe kafshė tė tjera tė egra, dikur banorė tė pėrhershėm tė pyjeve tė Devollit, sot janė drejt zhdukjes sė plotė. Pyjet nuk kanė mė atė gjallėrinė e dikurshme, mungon bukuria e lėvizjes sė kafshėve, nuk ndjen mė fėrfėllimėn e fluturimit tė shpendėve, pylli tė jep pėrshtypjen e njė vendi tė braktisur, dhe mbi tė gjitha kjo pasuri e madhe kombėtare po shėnon fundin e vet. Gjuetia e paligjshme, nga vetė gjahtarėt e rrethit, pėr vite tė tėra me radhė u shndėrrua nė njė masakėr tė vėrtetė. Sikur tė mos mjaftonte e gjitha kjo, nė kėto zona nisėn tė vijnė gjuetarėt e rretheve tė tjera, madje nuk mbeten pas as turistėt dhe vizitorėt qė vinin nga shtetet fqinj, tė cilėt nuk kishin aspak pėr synim njohjen e trojeve tona, por gjuetinė e thėllėzės, tė lepurit tė egėr dhe tė kaprollit.


Gjueti pa kriter


Situata u rėndua edhe mė tej, nga rritja e ndjeshme e armėve tė gjahut. Sot vetėm nė rrethin e Devollit numėrohen rreth 1700 armė, gjė qė do tė thotė se njė armatė e madhe sulmon nė ēdo kohė edhe ata pak kafshė tė egra qė kanė mbetur (nėse kanė mbetur). E vetmja shpresė pėr mbrojtjen e banorėve tė pyllit, mbetet krijimi i zonave tė mbrojtura nė tė kundėrt, kėto lloj kafshėsh do tė kthehen nė njė nostalgji tė pėrhershme. Shqetėsimin nė fjalė e sjell pėr gazetėn “Metropol”, kryetari i Shoqatės sė Gjahtarėve tė rrethit Devoll, Albert Mazelliu. Sipas tij, kujdesi i gjahtarėve pėr tė respektuar tė gjitha rregullat dhe ligjet mbi gjuetinė vijoi sė paku deri nė vitin 2000, ndėrsa pas kėsaj periudhe gjithēka do tė kthehej nė njė kaos, ku askush nuk respektonte asgjė, madje as periudhėn kohore tė shumėzimit, kur gjuetia ishte e paligjshme. Nėse shoqata numėronte rreth 500 anėtarė, pas kėsaj do tė niste edhe shthurja e shoqatės. Shumė prej tyre dolėn nga shoqata pėr t’ju bashkuar pjesės tjetėr qė nuk respektonte as ligj dhe as rregull. Aktualisht numėrohen 1700 armė gjahu, ēka do tė thotė se numri i gjahtarėve ėshtė rritur ndjeshėm dhe gjenden jashtė kontrollit. Tashmė, jo si gjithnjė, shprehet Mazellu, gjuetia do tė vijonte edhe natėn me drita, duke e kthyer kėtė gjueti nė njė shfarosje tė pamėshirshme tė kafshėve dhe shpendėve. Pėr rrjedhojė, bashkėpunimi me Drejtorinė e Shėrbimit Pyjor dhe me strukturat e tjera pėrkatėse mbėrriti nė nivelet mė tė ulėta. Megjithatė, shton Mazelliu, sėrish shqetėsimi u ngrit nga vetė gjuetarėt qė vijojnė tė jenė pjesė e shoqatės, tė cilėt nuk mundeshin tė lejonin qė kjo masakėr tė zhdukte dhe thėllėzėn e fundit. Pėr kėtė arsye, u kėrkua ndihma e Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor, por edhe e strukturave tė policisė, me qėllim qė t’i jepej fund kėtij fenomeni barbar.


Tė mbrohemi...


Tė gjendur nė kėto kushte u kėrkua krijimi i zonave tė mbrojtura, pasi vetėm kėshtu mund tė vihet nėn mbrojtje ato zona ku mund tė mbarėshtohen shpendėt dhe kafshėt e egra tė pyllit. Aktualisht, sė bashku me institucionet e pėrmendura mė sipėr po krijohet njė zonė e mbrojtur: Kokogllavė – Korijet – Lapishtė – Stranė - rruga Vėrnik - Bilisht. Ėshtė njė sipėrfaqe prej 500 ha, ku mendohet tė mbarėshtohet lepuri i egėr, thėllėza malore dhe fushore dhe kaprolli. Mė pas pretendojmė tė rrisim gamėn e kafshėve tė egra. Gatishmėria e gjahtarėve tė organizuar nė shoqatė ėshtė e plotė. Me kėtė iniciativė i kemi shpallur “luftė” gjuetisė sė paligjshme, besojmė se me ndihmėn e strukturave pėrkatėse do t’ia dalim mbanė. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se ėshtė njė punė e lehtė, pasi tė ndalėsh amatorėt e gjuetisė qė pėrdorin ēdo mėnyrė dhe mjet”, pėrfundoi kryetari i Shoqatės sė Gjuetarėve tė rrethit Devoll, Albert Mazelliu

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga murik : 15-01-2019 nė 04:49
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 25-01-2019, 03:41   #67
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Kur te kthehen shpendet e kafshet,do kthehet edhe shpresa ne rripin tone te Gazes.


Dikur Shqipėria Ka Patur Katėr Lloje Shkabash; Shkabėn, Shkabėn E Zezė, Shkabėn Mjekroshe Dhe Kalin E Qyqes. Pėr Tre Prej Kėtyre Llojeve Mund Tė Themi Se Janė Zhdukur Thuajse Tėrėsisht. Ka Mbetur Vetėm Njė.

Shpesh nė Shqipėri shkabat ngatėrrohen me shqiponjat, por nė fakt kėto janė dy lloje tė ndryshme shpendėsh. Shqiponjat janė grabiqare, ndėrsa shkabat ushqehen vetėm me kėrma. Vetėm nė kushte ekstreme urie ato mund tė konsumojnė insekte, hardhuca apo breshka. Sado tė duket si diēka e frikshme, ne fakt shkencėrisht shkabat konsiderohen si sanitare tė mjedisit, pasi e pastrojnė atė nga mbetje tė tilla. Ėshtė e ēuditshme, por shkabat jo vetėm nuk sėmuren, por as nuk pėrēojnė sėmundje, sado konsumojnė kėrma tė ndryshme.

Ekspertėt theksojnė se nė vendet ku jetojnė shkabat, cilėsia e mjedisit nė tėrėsi ėshtė shumė e mirė, ndėrsa nė ato pjesė ku ėshtė zhdukur, do tė thotė se cilėsia e tij ėshtė pėrkeqėsuar.

Dikur nė qiejt shqiptarė ishte e zakonshme tė shikoje shkaba duke qenė se ato ishin tė pėrhapura nė tė gjithe territorin, ndryshe nga sot kur numri ka rėnė ndjeshėm, ose mė mirė kur tre specie nga ekspertėt konsiderohen tė humbura. I fundit i njėrit lloj tė shkabave ėshtė gjetur nė Veri tė vendit...i ngordhur.

Sot nga katėr specie ka mbetur vetėm Kali i Qyqes, edhe ai sipas shifrave tė monitorimeve mė tė fundit ka vetėm 6 ēifte. Kjo situatė alarmante lidhet pashmangshmėrisht edhe me pėrkeqėsimin e situatės mjedisore nė kėto 25 vite .

Pikėrisht se ėshtė njė specie nė rrezik, udhėtimin tonė nė kėrkim tė Kalit tė Qyqes, shkabės sė fundit nuk do ta pasqyrojmė me saktėsime gjeografike, si njė mėnyrė pėr t‘i ruajtur nga abuzuesit, qė edhe nė rastin e shpendėve tė tillė kanė qenė tė shumtė. Me ne do tė jetė Mirjani, njė ambientalist i ri qė prej vitesh merret me studimin e shkabave.

"Nė disa raste duhet tė shpenzojmė orė tė tėra qė tė mund ta shohim, nė disa raste, ne tė njėjtin territor sapo mbėrrijmė nė territor, 5 apo 10 minutat e para shfaqet“, thotė Mirjani.

Ndalesa e parė ėshtė nė njė zonė tė thellė qė prihet nga ujrat e njė lumi. Shkabat i parapėlqejnė zona tė tilla malore. Foletė i ngrenė nė zgavra tė mbrojtura mirė e nė lartėsi tė konsiderueshme. Na duhet tė kontrollojmė kudo, edhe pse gjithēka duket mė shume se e vėshtirė.

Pas disa orėsh nuk kemi mundur tė prekim asgjė konkrete. Jo shumė kohė mė parė nė kėtė vend jetonte, sipas monitorimeve njė ēift i Kalit tė Qyqes, por sot asnjė prej tyre nuk duket. Mos vallė edhe ata janė larguar, apo siē ndodh rėndom nė Shqipėri janė vrarė pavarėsisht moratoriumit nga gjuetarė abuzive? Deri tani asgjė, pėrveē disa llojeve tė tjera tė shpendėve jo aq tė rralla sa ai qė kėrkojmė.

"Deri tani kemi parė disa lloje tė tjerė shpendėsh tė cilėt janė po ashtu tė rrallė ndonėse jo aq tė rrallė sa Kali i Qyqes, i cili mbart statusin e llojit tė kėrcėnuar nė mėnyrė kritike pėr zhdukje. Deri tani kemi parė Shqiponjėn Gjarpėrngrėnėse, kemi parė Skifterin Kthetraverdhė, kemi parė disa ēifte hutash gjithashtu“, thotė Mirjan Topi.

Na duhet tė lėvizim sėrish, kjo pėr tė provuar fatin nė njė tjetėr zonė, sigurisht edhe ajo e thyer.

Nė kėtė tjetėr pikė, gjurmėt janė tė qarta. Tutje, pėr sė largėti ėshtė njė fole qė sigurisht mund tė dallohet vetėm nga ata qė janė marrė me kėtė shpend. Por veē saj, sėrish asgjė. Nė horizont njė grup hutash ikin e vijnė, por Kali i Qyqes s‘ėshtė askund.

Diēka mė sipėr njė Skifter Kthetrazi ushqehet majė njė peme. Nė fakt pėr skifterėt kjo ėshtė njė periudhė shtegtimi, e cila i bėn lehtėsisht tė dallueshėm edhe nė zonat urbane. Sėrish na duhet tė lėvizim. Pėr tė dytėn herė s‘kemi mundur tė gjejmė shpendin tonė.

"Kali i Qyqes ėshtė njė shpend shumė i zgjuar, nė shumicėn e rasteve e vėren praninė e njerėzve tė huaj qė nuk janė tė zakonshėm nė territor dhe e shmang praninė. Pra Kali i Qyqes mund tė na ketė parė dhe mund tė jetė larguar“, sqaron Mirjani.

Kėtė herė na duhet tė udhėtojmė nė kėmbė me shpresėn se do tė mund, mė nė fund, tė gjejmė atė qė kėrkojmė. Nė zona tė tilla tė thella banorėt e njohin Kalin e Qyqes, ndoshta sepse ai pėr ta ka njė simbol tė veēantė.

"S’diskutohet, Kalin e Qyqes ta thashe dhe mė parė qė e kemi patur kėshtu qė kur vjen pranvera , themi qė na kapi behari sa vijnė zogjtė e parė“, thotė njė banor i zonės.

Kėrkimet tona pėrkojnė me javėt e fundit tė qėndrimit tė Kalit tė Qyqes nė Shqipėri, ai me pas fluturon mijėra kilometra larg, nė zona mė tė ngrohta.

"Popullata e Kalit tė Qyqes nė Ballkan ėshtė vėrtetuar qė dimėron nė Ēad, Etiopi dhe Xhibuti“, thotė Mirjani.

A mundet qė tė gjitha udhėtimet tona tė mos tė na ofrojnė asgjė? Rreziku duket shumė i afėrt. Megjithatė, siē thotė edhe Mirjani, kemi edhe njė mundėsi tė fundit, nė njė tjetėr zonė.

„Sado lart, pėr shkak tė formės sė tij tė veēantė tė krahėve, krahė tė gjerė, bishti ėshtė i shkurtėr dhe nė formė pyke, por edhe diferencat me ngjyra mund tė dallohen pasi Kali i Qyqes nė fluturim duket njė shpend bardh e zi. Mund tė ngjasojė me lejlekun, lejlekun e bardhė, por lejleku ka tipare tė tjera si qafa e gjatė, kėmbėt e gjata tė cilat e bėjnė tė dallueshėm nga Kali i Qyqes. Pra, pėrgjithėsisht ėshtė i pangatėrrueshėm kur shikohet nė terren“, shpjegon Mirjani.

Kali i Qyqes llogaritet si njė ndėr shpendet mė tė mėdhenj nė Ballkan me njė gjatėsi nė hapje krahėsh qė shkon rreth 2 metra.

Mė nė fund pas disa orėsh pritje, tutje shumė larg nė horizont, dallohet Kali i Qyqes. Pėr kamerėn ėshtė shumė e vėshtirė tė tregojė apo tė sjellė nga afėr shpendin, megjithatė, pėrmes teleskopit ai ėshtė lehtėsisht i dallueshėm. E pak mė tej edhe foleja. Edhe aty duket njė zog. Kėtė herė kemi fat, edhe pse largėsia bėn tė sajėn.

“Ky ėshtė njė nga ato momentet e lumtura pėr mua, kur nė qiell shoh siluetėn e Kalit tė Qyqes, pasi sa herė vijmė nė terren pėr tė monitoruar territoret , kemi ankthin nėse Kali i Qyqes ėshtė kthyer kėtė vit apo territori ėshtė braktisur”, thotė i emocionuar Mirjani.

Pėr Ata Qė Nuk E Kuptojnė Ēfarė Do Tė Thotė Zhdukja E Shkabave, Mjafton Tė Rikujtosh Edhe Njėherė Se Ata Janė Pastruesit Apo Ruajtesit mė tė mirė tė cilėsisė sė mjedisit. Njė mjedis qė Shqipėria nė kėto 25 vite e ka kthyer nė njė tokė tė djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendėt qė konsumohen restoranteve nėpėr menu apo varur mureve, por edhe kėto specie tė tjera shumė tė rėndėsishme...fundja nė Shqipėri ka funksionuar gjithmonė njė teori e ēuditshme se gjithēka qė fluturon edhe hahet.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 15-02-2019, 06:28   #68
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga drague Shiko postimin
Usa investon miliarda per faunen dhe floren. shyqyr kemi lali erin qe mbjell peme per ēdo martese.nuk shkulet pema mbas divorcit
Para 150 vjetesh shume pyje origjinale ne Amerike u prene e u zhduken nga kompani private te cilat shfrytezonin lenden drusore dhe per kerkim mineralesh.Pasi i shfrytezuan ato pyje,tokat u degraduan dhe nuk vlenin me. Shteti amerikan i ribleu keto toka te degraduara nga privati dhe filloi nje program ripyllezimi masiv.Sot po ti shikosh ato pyje nuk te besohet se dikur aty nuk kishte asnje peme dhe toka ishte degraduar.Pyjet u rikrijuan duke mbjelle peme e duke mos i lejuar me keto pyje per shfrytezim komercial.Sigurisht qe aty ku restaurohet habitati,aty kthehen edhe krijesat gradualisht.Sot keto pyje jane plot me kafshe e shpende.Gjuetia eshte e rregulluar me ligje te rrepta.Gjuhet ne sezone te caktuara per kafshe e shpende te caktuar.Jo si tek ne qe dalin per gjah dhe vrasin ca ti dali perpara. Ketu ne Amerike jane shtuar shume dreret dhe ne disa zona njerezit ankohen per shkak se dreret shkaterrojne fushat me misra,me soja e kultura te tjera dhe gjithashtu jane burim aksidentesh.Dreret jane shtuar dhe kane arritur numrat qe kishin kur erdhen kolonizatoret ne fillim.Problemi eshte se nuk ka predator natyror si dikur,pasi ujku eshte zhdukur nga shume zona dhe poashtu puma.
Ne Shqiperi duhet te ndaloje prerja e pyjeve dhe ndalimi i gjuetise duhet te zgjatet edhe 10 vjet, qe ti lere kohe natyres te rikuperohet dhe krijesave te rikthehen.Eshte e pabesueshme qe shqiponja,shpendi yne kombetar eshte drejte zhdukjes. Nuk e kuptoj se si mundet nje njeri normal te vrase shqiponjat?Se ketu nuk eshte vetem ceshtje ligji e shteti,por edhe ceshtje formimi dhe emancipimi njerezor.Kur te kthehen kafshet e shpendet,atehere dhe njerezit nuk do largohen me nga Shqiperia.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 15-02-2019, 06:38   #69
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

“Shqiptarė, pastroni plazhet, sillni zogjtė dhe do tė zbuloni thesarin qė keni!”


May 7, 2017


















Shkrimtari i njohur amerikan, kandidat pėr Nobel dhe ambientalisti i njohur Jonathan Franzen, para disa kohėsh vizitoi Shqipėrinė nga ku u largua me shijen e hidhur tė masakrės sė shkaktuar nga gjuetia e paligjshme. Nė shkrimet dhe dokumentarėt e tij pėr National Geographic, ai vinte nė dukje rėndėsinė e vendit tonė si urė lidhėse e zogjve shtegtarė mes Afrikės dhe Evropės Kontinentale, ndaj lėshoi alarmin pėr ndalimin e gjuetisė.

Pak kohė mė pas, qeveria Rama vendosi moratorium pėr gjuetinė. Franzen dha njė intervistė pėr Rudina Xhungėn, ku vlerėsoi moratoriumin dhe numėroi tė mirat qė Shqipėria do tė pėrfitonte prej tij. Sipas tij, efektet do tė jenė tė menjėhershme.

Franzen beson se Shqipėria ka njė potencial magjik pėr turizmin. Dritare.net po e sjell tė plotė intervistėn me shkrimtarin qė u dashurua me Luginėn e Karavastasė. Tani qė po flitet pėr ndėrtimin e njė resorti nė Divjakė, sipas burimeve tė dritare.net, shkrimtari dhe ambientalisti i famshėm, po pėrpiqet tė bindė Kryeministrin Rama, tė mos e lejojė kėtė, qė sipas tij do t’i jepte fund, thesarit qė fsheh Shqipėria, zogjve./dritare.net

Nga Rudina Xhunga



Rudina Xhunga: Ėshtė njė lajm i mirė qė na e sjell kėtė intervistė tė dytė. Lajmi ėshtė pėr moratoriumin pėr gjuetinė ndaj kafshėve. Ju jeni pjesė e kėtij lajmi tė mirė, madje jeni frymėzimi, pėr qeverinė shqiptare. Mė duhet t’ju them faleminderit.

Jonathan Franzen: Faleminderit qė mė falėnderon. Besoj se shqiptarėt duhet tė ndjehen krenarė pėr kėtė qė kanė bėrė.

Rudina Xhunga: Ēfarė do tė sjellė moratoriumi, ndaj kafshėve, pėr tė ardhmen e shpendėve nė Shqipėri? Pėr njerėzit qė nuk kanė shumė lidhje me shpendėt, si mua t’jua shpjegoni kėtė?

Jonathan Franzen: Besoj se ajo qė do tė shohim shumė shpejt ėshtė kthimi i zogjve nė Shqipėri. Nėse ke shkuar nė Parkun e Karavastasė para njė viti, njė nga habitatet mė tė mira tė zogjve nė tė gjithė Mesdheun, do tė shihje qė nuk kishte fare zogj. Ka miliona zogj qė pėrpiqen tė futen nė kėtė zonė, tė vijnė e qėndrojnė aty, tė pushojnė qė tė vazhdojnė udhėtimin e tyre. Ata nuk kanė pasur mundėsi ta bėjnė kėtė gjė. Por besoj se pas njė viti po tė shkosh pėrsėri nė atė Park Kombėtar, do tė shohėsh dhjetėra mijėra zogj.



Rudina Xhunga: Ēfarė do tė sjellė kjo pėr njerėz tė pandjeshėm ndaj zogjve tė cilėt mendojnė qė kemi boll probleme, qė nuk kemi punė, qė nė Shqipėri ka probleme me korrupsionin, qė nė Shqipėri ka probleme me papunėsinė, qė nė Shqipėri ka qindra mijėra probleme tė tjera dhe nuk na shkon mendja fare te zogjtė.

Jonathan Franzen: Unė do tė thosha dy gjėra. E para, zogjtė nuk i pėrkasin asnjė vendi, zogjtė i pėrkasin tė gjithė botės dhe nė njė farė mėnyre ajo ēfarė duhet tė bėjė secili vend ėshtė qė tė marrė pėrgjegjėsi, sė bashku me vende tė tjera, pėr tė garantuar sigurinė e tyre. Sigurisht qė mund tė dalėsh me argumentin se shqiptarėt duan tė jenė qytetarė tė mirė tė Evropės, njerėzit duan tė integrohen plotėsisht nė Evropė, njerėz qė marrin pėrgjegjėsinė qė u takon pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Por do tė thosha edhe qė pėr shkak se zogjtė janė gjuajtur kaq shumė kėto vitet e fundit, njerėzit ndoshta kanė harruar sesa bukur ėshtė tė jesh nė njė vend me shumė zogj. Mendo, tė dalėsh pėr shembull nė park, tė shohėsh qiellin bosh dhe nuk tė duket si muaji mars. Por nėse zogjtė kthehen ndoshta edhe njerėzit do tė fillojnė ta kujtojnė se ēfarė do tė thotė ta kesh qiellin plot me zogj dhe ēfarė do tė thotė tė kesh njė mjedis tė shėndetshėm.



Rudina Xhunga: Nė fakt, si e shikoni ju pranverėn tjetėr nė Shqipėri? Ēfarė mund tė ndodhė pasi tė realizohet ky moratorium.

Jonathan Franzen: Mendoj se menjėherė, qysh nė muajin pasardhės, do tė shihni shumė mė tepėr rosa, pata, zogj tė tjerė shtegtarė kudo nė Shqipėri sepse pėr momentin kanė shumė frikė tė vijnė pėr sa kohė ishte gjithė ajo gjueti pa kriter. Disa zogj tė mrekullueshėm siē janė lejlekėt tė cilėt kanė mėsuar qė tė mos ndalojnė nė Shqipėri sepse ėshtė e rrezikshme, kėta do tė kthehen dhe nė fakt janė kafshė tė mrekullueshėm. Mendoj se ata e kanė pjesė tė qėndrimit nė Shqipėri por nė 10 vitet e fundit nuk panė pasur guxim tė ndalojnė. Besoj se edhe kur tė shkoni nė ndonjė kodėr ose mal afėr Tiranės , do tė shihni zogj tė cilėt nė fakt nuk duhej tė ishin objekt i gjuetisė pėr kaq shumė vite. Jam i bindur se ata do tė kthehen.





Rudina Xhunga: Pėrse Shqipėria ėshtė e rėndėsishme pėr zogjtė shtegtarė?

Jonathan Franzen: Shqipėria ka habitatin mė tė mirė pėr zogjtė nė tė gjithė Mesdheun lindor. Prandaj Shqipėria duhet tė jetė njė vend ku duhet tė ketė shumė zogj qė njerėzit t’i shijojnė duke i parė dhe nė fakt nė Shqipėri ka miliona e miliona zogj shtegtarė qė do tė ndalonin kėtu nė pranverė dhe nė vjeshtė. Ju e keni parasysh bregdetin e Adriatikut, ėshtė gjithė male dhe shkėmbor pėrveē faktit qė Shqipėria ka ligatinat. Pra, Shqipėria nė fakt ka njė thesar nė formėn e kėtyre lagunave bregdetare qė ėshtė thesari i gjithė Evropės. Moratoriumi i gjuetisė duket si njė hap pėrpara drejt pėrftimit jo vetėm tė kėnaqėsisė por edhe tė marrjes pėrsipėr tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė thesar qė ju keni.

Rudina Xhunga: Por do tė ketė njerėz qė do tė dėmtohen nga ky moratorium. Moratoriumet gjithmonė dėmtojnė njerėz.

Jonathan Franzen: Po, ėshtė e vėrtetė. Pėrshtypja ime kur isha nė Shqipėri para dy vjetėsh ishte qė nė Shqipėri ka shumė ushqim, jo vetėm qė ka shumė por ėshtė edhe i mirė. Ka pjesė tė botės ku njerėzit vrasin zogj nga halli sepse ndryshe vdesin urie por shqiptarėt nuk po vdesin urie. Dhe po, do tė thosha qė ka pasur njė mesa di shumė italianė dhe njerėz nga vende tė tjera qė kanė ardhur pėr tė gjuajtur nė mėnyrė ilegale. Ka pasur sigurisht edhe vendas qė kanė pėrfituar nga kėta gjuetarė tė huaj megjithatė ajo ēfarė kanė bėrė deri tani ka qenė e paligjshme.



Rudina Xhunga: Nė njė vend ku zogjtė do tė kthehen, si e shikoni turizmin, si e shikoni verėn, pranverėn, vjeshtėn turistike tė Shqipėrisė qė ju e njihni tashmė?

Jonathan Franzen: Mendoj se Shqipėria ka njė potencial tė jashtėzakonshėm pėr tė qenė njė nga destinacionet mė tė mira tė tė gjithė Evropės sepse ka plazhe tė pafundme tė bukura dhe sidomos pėr evropianėt lindorė, njė pjesė e pushimeve nuk ėshtė thjesht tė rrish shtrirė nė plazh por edhe tė pėrjetosh kulturėn e njė vendi, tė pėrjetosh kafshėt e egra tė njė vendi. Kėshtu qė nėse keni zhvillime tė tilla, pėr shembull nėpėr plazhe, dhe meqė keni kėto zona kaq tė bukura natyrore pas plazheve, mendoj se ky ka pėr tė qenė njė plus shumė i madh pėr shumė evropianė. Shumė evropianė do tė zgjedhin tė bėjnė pushimet nė Shqipėri pikėrisht pėr kėto arsye. Pra, jo vetėm pėr shkak tė plazheve por edhe tė destinacionit natyror. Kėshtu qė pastroni plazhet, sillni zogjtė dhe them se ekonomikisht ka pėr tė qenė njė thesar shumė i madh sesa po humbisni duke mos gjuajtur zogjtė.

Rudina Xhunga: Pastroni plazhet dhe sillni zogjtė. Kjo ėshtė kėshilla juaj pėr ne kėtu?

Jonathan Franzen: Po, kjo do tė ishte kėshilla ime. Unė e di, i njoh evropianėt si janė.



Rudina Xhunga: Si janė ata?

Jonathan Franzen: Epo, Evropianėt pėlqejnė plazhet e pastra dhe siē thashė, shumė prej tyre u pėlqen qė tė ecin me biēikletė, u pėlqen tė ngjiten nė natyrė nėpėr male, nėpėr kodra dhe nė fakt nuk ka shumė vende tė tilla me kaq shumė gjėra nė Evropė. Kėshtu qė atė ēfarė ata nuk do ta gjejnė dot nė shtėpinė e tyre do tė vijnė ta gjejnė kėtu nė Shqipėri qė ėshtė pra natyra, natyra siē ka qenė dikur, peizazhi siē ka qenė dikur.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-02-2019, 06:46   #70
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne gjithe Shqiperine sot nuk ka me shume se 4-5 cifte lejlekesh qe folezojne. Ne Spanje dikur lejleket u zhduken pothuaj plotesisht.Ishin vitet e veshtira te luftes civile 1936-1939,dhe njerezit te uritur vrisnin gjticka qe mund te hahej.
Ne dekadat ne vazhdim qeveria dhe organizata te ndryshme bene nje pune te madhe per te mundesuar rikthimin e lejlekeve.Ata ndertuan disa platforma te larta artificiale te cilat imitonin pemet e larta dhe mbi to u mundesonin lejlekeve te ndertonin folete. gradualisht lejleket u kthyen dhe sot Spanja eshte nje nder vendet me numrin me te madh te lejlekeve. Ata jane te dobishem per bujqesine sepse mbajne nen kontroll nje numer te madh speciesh me te cilat ata ushqehen. Ne fillim pati edhe programe informuese per te bindur bujqit per dobine e lejlekeve,sepse shume bujq te painformuar mendonin se lejleket do ti demtonin te mbjellat. Mbi nje katedrale ne Spanje jane rreth 96 fole lejlekesh.Mund te kerkoni video online dhe eshte shume gje e bukur per tu pare.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-02-2019, 06:52   #71
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Nje nder format me te reja te turizmit eshte vezhgimi i shpendeve ose bird watching sic i thone. Aktualisht jane rreth 5 milione turiste shpend-vezhgues te cilet shkojne ne vende te ndryshme per te pare zogjte.Eshte nje turizem ne rritje.Shqiperia do te ishte nje vend fantastik per kete kategori turistesh.Keta jane si te thuash edhe turistet me paqesore dhe miq te ambjentit.Shqiperise do ti vinin shume te ardhura nga ky turizem per vete faktin se Shqiperia eshte nje rruge kalimi per zogjte migratore.Nga kthimi i shpendeve vetem mire behet.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-02-2019, 06:56   #72
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne anen greke te liqenit te Prespes jetojne me mijra shpende te ndryshem e midis tyre edhe 1400 cifte pelikanesh dalmate. greqia ja ka pare hajrin turizmit ekologjik ne ate ane te Prespes. Poashtu edhe pjesa greke e Zagorise eshte zone e mbrojtur dhe shume e frekuentuar nga turistet ekologjike(shetitje,kalerim,veshgim shpendesh e kafsheh,speleologji,mledhje kepurdhash e bimesh medicinale etj.) Perse mos te beje e dhe Shqiperia te njejten gje ketej Prespes e ne Zagorine tone?
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur