Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 28-08-2019, 16:41   #1
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,220
Thanks: 344
Thanked 609 Times in 447 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Sami Repishti per Zgjidhjen e Krizes

Dalja nga ku Kapitull i Erret i Historis Shqiptare

Njiqind e gjashtė vjet ma parė, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgėnjyem thellė nga grindjet dhe mosmarrėveshjet nė mes shqiptarėve, theu betimin e marrun, e shkroi kėto rreshta: 1913 -”O Perėndi! A ndjeve?/ Trathėtarėt na lanė pa atdhe/E Ti gjuen me rrfe, lisat/ Nepėr male kot!” (Drama “Juda Makabe”, 1920) Nji blasfemi pėr fratin franēeskan: me qortue aktin hyjnor! Dėshprimi i thellė tė sjellė nė kėte formė zemrimi tė pakontrolluem.

Titulli i kėtij shkrimi mė erdhi nė mendje nga leximi i nji artikulli tė botuem nė gazetėn “Dielli”, organ i VATRES, mė 24 korrik 2019. Teksti i plotė ashtė:

1922 – “Dialog nė mes tė ‘dy ekselencave’, burra shteti:

-Kur tė prishim Shqipėrinė, ku do vemi?
-Do vemi atje ku kemi venė paratė nė bankė!
-Po pse tė mos hyjmė nė sherbim tė atyre qė u a shitėm Shqipėrinė?
-S’do na qasin!…..se trathėtarėt, as armiku nuk u zė besė…!”

– (Faik Konica. “Diell”i, 17 qershor 1922)

2019 - Nga Franca, nji intelektuale e mirėfilltė shkruen:

“ ….Urrejtjen ma mėsoi Edi Rama, ma mėsoi Erion Veliaj, ma mėsoi numri i deputetėve qė ndoqėn si bagėti pocaqitė e tyre. Kjo urrejtje e mbjellė ėshtė gjėja mė e pafalshme qė kanė arritur ata me taktikėn e ndyer tė pėrēarjes dhe tė sundimit….Nga disa rrethana, burime, njerėz dhe fakte, e dija prej shumė kohėsh rrezikun qė pėrfaqėsonte ai. Por, ai i kaloi tė gjitha limitet e zhgėnjimit…” (Cecilia Plasari. “Panorama”, 28.7.2019). Pėrēarje pėr sundim: smundja shekullore e shqiptarėve!

2019 gusht -”….Ashtu si e shoh unė luftėn nė Tiranė, ajo nuk ėshtė mes partive tė Oligarkisė, se ata mirren vesh e bėjnė rrotacion. Pavarėsisht se ēka u papagallojnė militantėve poshtė, ata kanė njė marrėveshje me njėri-tjetrin, por nuk ia kanė besėn tė huajve….. Me sa kam dėgjuar unė, Luli (Basha) bėhet kryministėr, e dikush i Edit (Ramės) zėvendėskryministėr, kurse Meta merr pjesėn e vet deri nė zgjedhjet e ardhme….Atyre tashmė nuk u hynė nė punė demokracia, por vetėm pėr retorikė. Thelbi ėshtė kontrolli i shtetit dhe atij tė ashtuquajturit ‘shtet’ qė kemi sot nė Tiranė. Sepse prej tij rrjedhin shumė gjėra..” (Letėr nga nji koleg universitar).

“A mund tė ketė skandal mė tė madh politik pėr njė vend se shantazhi nga Qeveria ndaj Presidentit tė vendit dhe kryetarit tė opozitės?”, pyeste nji analist. “Vetėm nė Shqipėri ngjasin tė tilla skandale, sepse, vazhdon ai: “…Shqipėria ka arritur ditėn kur mund tė prodhohen skandale, tė kryhen krime, tė zbulohen maskerada, tė ngrihen akuza apo tė bahen sulme aq tė mėdha, aq tė pamendueshme, dhe aq tė shumta…”. Flitet pėr mesazhin e KM Rama, dėrgue Presidentit Meta, me kėrcėnim tė largimit nga detyra, asgjėsimit tė LSI-sė dhe eliminimin politik tė krytarit tė opozitės, L. Basha. Nji pohim ma i fortė i pėrgatitjes pėr marrje tė pushtetit me dhunė, asht e vėshtirė tė gjindet!

Nė pėrgjigje tė thirrjeve tė hapuna socialiste me marrė me dhunė pushtetin vendor tė Bashkisė sė Shkodrės, deputeti i PDsė pėr qytetin, prof. Romeo Gurakuqi, tha: “(deklaroj)…para sė gjithash, nisur nga interesat themelore tė ruejtjes sė paqes sociale nė Shkodėr dhe nga nevoja imediate e shmangies se ēdo pėrplasje artificiale, qė mund tė provokojė ambicia politike, e paarsyeshme”. (Theksi i im. SR) Kjo sentencė magjistrale e nji mendje tė ndritun, kjo pjekuni politike shkodrane nga nji emėn qė frymėzon shpresė pėr tė ardhmen, i referohet nevojės pėr “…marrjen parasysh nė vlerėsimin e pozicionit karshi publikut dhe institucionit mė tė lartė tė qeverisjes krahinore, para ēdo deklarimi ose veprimi tė mėtejshėm politik”. (“Panorama”, 14.7.’19)

Demokracia nė Shqipėri asht nė krizė serioze! Shqipėria ka nevojė pėr gjak tė ri! Nji zhvillim i kėtill rrezikon kthimin nė autoritarizėm si hapi i parė dhe ngritjen nė piedestalin e diktaturės pa pengesė si objektiv kryesor. Hannah Arendt e pėrcakton kėte fazė: “Nėse ēdonjeni drejtues ju gėnjen rregullisht, rezultati i gėnjeshtrės nuk ashtė se ju besoni gėnjeshtrat, por ka mundėsi qė ēdonjeni tė mos besojė fare nė tė ardhmen…. Dhe nji popull qė nuk beson fare, nuk mund tė arrijė nė pėrfundime tė arsyeshme. Ata janė tė denuem me paaftėsinė pėr veprim, me paaftėsinė me mendue e gjykue. Dhe me nji popullsi tė kėtill, demagogėt kanė mundėsi me veprue simbas dėshirės sė tyne”. E ngjashme me Shqipėrinė nė vitin 2019, fatkeqėsisht!

Sot, nė Shqipėri, jemi dėshmitarė tė nji kapitulli shumė tė errėt tė historisė sonė kombėtare: ngjarje tė rrezikshme qė zhvillohen pa drejtim, pa kuptim, nė detin e gjanė tė marrėdhanjeve ndėrkombėtare. Sot, jemi dėshmitarė tė nji ekzekutivi qė dominon pa sensin e pėrgjegjėsisė politike e morale, pa frikėn e llogaridhanies, jetėn e nji vendi pa Parlament, pa Gjykatėn e Naltė dhe pa Kushtetuese. “Shtet” pa kurriz!

Sot jemi dėshmitarė tė nji skenari ku qytetarėt janė viktima tė pėrbuzjes dhe shfrytėzimit nga klasa neokomuniste qė synon marrjen absolute tė pushtetit dhe qė ka mundėsi tė fitojė nėse shumica dėrmuese qė nuk aprovon, ruen heshtjen. Po ndėrtohet nji shoqėni e nji shtet qė pėrjashton dėshmorėt dhe aktivistėt e lėvizjes demokratike dyzetepesėvjeēare antikomuniste….. Nji paradoks shqiptar! Kjo asht fatkeqsi e jona kombėtare! Mė kujtohet thanja e euro-deputetes austriake, Doris Pack: “Nuk ka gja qė vjen nga Shqipėria e qė mė ēudit!”

Me u ēuditė, jo! Me u tronditė, po! Shprehje amerikane, qė vlen sot pėr Shqipėrinė! Tronditemi kur lexohet nė shtypin e vendit tonė komenti “…mund tė thuhet se KM (Rama) qė e pikturoi Shqipėrinė njėpartiake, nuk ėshtė fajtori i vetėm, pse shteti zhbėhet, ‘Rilindja’ forcohet, por mėkatarė janė edhe ata qė kėte e dinin dhe kishin mundėsi ta thonin, por shkaku i interesit personal ata heshtėn, dhe popullit kurrė nuk i treguen se burrėshtetasit e tij hajdutė bėrtisnin: ‘kapeni hajdutin’, dhe se jeton nė njė shtet ku politikanėve kriminelė u falet krimi, e mėkatarėt hallexhinj e tė papushtetshėm mbushin burgjet”. Po ky shkrimtar na ka dhanė sentencėn klasike: ‘Nuk ndėrtohet Parrizi me muratorėt e Ferrit!’. (Kim Mehmeti) Nji koleg i tij gazetar shkruente: “Shqipėria ka sot nji ndėrgjegje tė deformuar, nga lufta e paskrupullt qė bėhet pėr para e pėr pushtet!”

Shqipėria ka nevojė pėr nji transfuzion gjaku tė ri!

Nė nji atmosferė politike tė ndershme dhe efektive njikohėsisht, duhen kritikue thanjet e veprat e nji “udhėheqsi” nė nji dialog tė hapėt dhe tė lirė. Ashtė pjesė e procesit demokratik. Por, nuk ashtė as e drejtė, as efektive, metoda qė synon poshtėnimin e “udhėheqjes” me akuza personale. Ky aspekt nuk ashtė detyra e atyne qė mbrojnė shtetin dhe zbatimin e ligjit, nuk ashtė prerogativė e kundėrshtarėve tė ndershėm, detyra e tė cilėve ashtė me zbulue, demaskue dhe gjykue gabimet e “udhėheqjes” politike.

Pėrndryshe, do tė pėrfundojmė nė nji situatė ku konflikti do tė bahet nga tė dy palėt anmiqsore tė njena-tjetrės mbi baza individuale dhe do tė anashkalohet thelbi i kritikės konstruktive kundėr nji situate tė padėshirueshme. Vėmendja e publikut do tė zhvendoset nga subjekti kryesor dhe rezultati do tė jetė nji pėrplasje e damshme, e rrezikshme e jo rezultate. Shkatėrrimi i “shtetit” nuk ashtė katastrofė partiake, por kombėtare, dhe duhet evitue me ēdo kusht! Ky ashtė rezultati i atmosferės helmuese tė diskursit politik sot nė vendin tonė: shamje, pėrsėri shamje me shprehjet ma vulgare pa u skuqė fare… e asgja tė re!

Rrezikojmė tė ballafaqohemi me nji shtet tė ri neokomunist, qė ashtu si i maparėshmi, si regjimet fashiste e naziste, qė do tė shkaktojė dame tė pariparueshme pėr tė drejtat e qytetarėve, me qė gjatė gjithė ekzistencės tij ky “shtet” do tė kishte kontrollin e plotė mbi shoqėninė shqiptare, me persekutime dhe represion tė motivueme politikisht, si dhe do tė shkelė detyrimet e marruna ndėrkombėtare. Ashtu si prindėt e tyne komunistė, sot mbasardhėsit neokomunistė kanė nji ngjashmėni tė pėrbashkėt nė nji pikė: kanė tiparin e pėrbashkėt nė qėndrimin e tyne, janė tė mbruem me frymėn e urrejtjes qė, si tharmi i bukės sė gatueme nė kuzhinėn komuniste, i jep shije gjithė aksionit, mendimit dhe fjalės sė tyne.

Gazeta liberale gjermane “Der Tagespiele”, e datės 20 korrik, shkruente: “se protestat e opozitės nė Shqipėri janė shprehja e reagimit popullor kundėr pushtetarėve abuzivė dhe tė korruptuem. Ajo apelon qė elitat nė Europėn Perėndimore tė kapėrcejnė padituninė e tyne arrogante dhe tė bashkohen me ata qė ngrihen kundėr abuzimit me pushtetin…” Ky abuzim u konfirmue edhe me deklaratėn e Z. Luigi Foreca, ambasador i Bashkimit Europian nė Shqipėri. Simbas “Euroneės”, shkruen gazeta “Illyria” e Neė Yorkut, me 22 korrik 2019, “… e tashmja ashtė e qartė se ne kemi ndjekė votimet pėr sė afėrmi; ajo qė na shqetėson ashtė fakti se elektoratit shqiptar i ashtė mohue e drejta e nji alternative tė randėsishme. Dhe kjo ashtė arsyeja qė reforma elektorale ashtė sot ma me randėsi se asnjiherė ma parė”. Flitet pėr mohimin e votimeve tė lira dhe tė ndershme pėr shumicėn e popullsisė!

Sot, dialogu politik i qytetnuem ashtė nxjerrė jashtė binarit dhe dyluftimi politik ashtė i ashpėr e pa doreza…, qė paralajmėron vetėm nji katastrofė politike nėse nji zgjidhje e arsyeshme pėr tė gjithė nuk gjindet “tashti dhe kėtu”. Deklarata e zyrtarit amerikan tė Departamentit tė Shtetit, smbasador Phillip Reeker, hap nji dritore nė kėtė drejtim: “… SHBA nuk do tė bahen arbitėr i politikave tė brendshme tė Shqipėrisė, por ne do tė vazhdojmė tė inkurajojmė tė gjitha palėt tė punojnė sė bashku me institucionet dhe tė bėjnė hapat e duhur qė tė ecin pėrpara. Dhe, nėse institucionet nuk bėjnė punėn e tyne, atėherė punoni qė tė ndryshoni ato, nėpėrmjet mjeteve kushtetuese qė keni”. (Theksi im. SR) Ky koment u ba nė forumin e organizuem nga Kėshili i Atlantikut, Uashington, D.C., mė 18 korrik 2019.

Mjetet kushtetuese nuk ekzistojnė! Kėshtu, “problemi” shqiptar komplikohet edhe ma shumė sepse, “…sot, tre vjet mbas miratimit tė Reformės pėr Drejtėsi (22.7.2016), Gjykata Kushtetuese ka vetėm nji anėtare, sė cilės i ka mbaruar mandati dhe Gjykata e Lartė nuk ka anėtarė tė mjaftueshėm pėr vendime. Vetting-u ka larguar mbi 60 gjyqtarė dhe prokurorė, ndėrsa 35 kanė dhėnė dorėheqje. Nė sistemin e drejtėsisė mungojnė 102 gjyqtarė e prokurorė, tej parashikimeve tė optimistėve tė kėsaj reforme” (“VoA”, 20.7.2019)

Fletorja prestigjioze “The Economist” e pėrcaktoi: “Shqipėria ashtė nė kaos!”. Mbetet shpresa se riformimi i Gjykatės Kushtetuese do tė vendosė mbi largimin e Partisė Demokrate nga Parlamenti, vendimin e Presidentit Meta mbi datėn e re tė votimeve, 13 tetor 2019, dhe elementė tė tjerė qė pėrbajnė krizėn e randė politike nė Shqipėri. Por kush siguron korrektesėn e nji veprimi tė kėtill me randėsi kapitale nė nji shtet sot njipartiak? Qeveria e “shtetit” njipartiak? Unė dyshoj!

* * *Para nji situate tė kėtill kaotike dhe nji dispozicioni mendor qė kėrkon sigurim, vendosa tė kėrkoj mendimin e ambasadorit tė ri tė SHBA-sė nė Shqipėri, The Honorable Yuri Kim, dhe tė shprehė shqetėsimet e mia si qytetar amerikan pėr vendlindjen time qė dua kaq shumė, Shqipėrinė. Ma poshtė janė pjesė tė letrės, datė 31 korrik 2019:

“The Honorable Ambasador Yuri Kim, pranė Departamentit tė Shtetit Uashington D.C. Shumė e nderuemja ambasador Kim:

……Situata e sotme nė Shqipėri tregon se nji veprimtari politike ‘normale’ nuk ashtė e mundun, pėr arsye tė nji mentaliteti komunist tė maskuem, dhe pėr arsye tė nji qėndrimi kambėngulės me marrė pushtetin absolut, mundėsisht tue ndertue nji sistem politik njipartiak. Nė qershorin e kaluem, nė nji intervistė me “Zėrin e Amerikės” quejta zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ‘artificiale’, sepse nė fakt nuk kishte nji problem tė randėsishėm me pengue ‘zgjedhje’ tė pėrgjithėshme, tė lira dhe tė ndershme…. Pėr mendimin tim, ajo ashtė rezultat i nji ballafaqimi ndėrpartiak tė vazhdueshėm nė luftė me fitue e me sundue. Simbas nji filozofie politike nė Shqipėri, ‘pushtet’ don tė thotė ‘pushtet absolut’, asgja ma pak…. Zgjedhjet u gjykuen ‘tė vjedhuna’. Vendi pėrfundoi me nji Parlament nė shėrbim tė Ekzekutivit, dhe tė nji sistemi gjyqėsor thellėsisht tė korruptuem…. Nji nga tė metat politike qė vėrejmė nė Shqipėri ashtė moskokėēarja pėr kėshillimet qė vijnė nga qeveri dhe miq tė jashtėm. Ashtė nji meturinė e propagandės sė kaluemes komuniste dhe ashtė e damshme…. Unė mendoj se sugjerimi i Departamentit tė Shtetit qė tė mbahen zgjedhjet, pavarėsisht nga manipulimet e ekzekutivit, nuk ka qenė ma i preferuemi dhe propozimi i Presidentit I. Meta me shtye zgjedhjet deri mė 13 tetor 2019 me qėllim qė tė shfrytėzohet kjo periudhė kohe pėr negociata nė nji atmosferė ma tė mirė, ka qenė logjik…

Gjykimi i ambasadores franceze, Mme Vasak “ …duhet ta dini se ky popull, qytetarėt e kėtij vendi, meritojnė nji zgjidhje tė arsyeshme” ashtė i mirėpritun. Pėrballė rrezikut tė nji sistemi njipartiak, Shqipėria ka nevojėn ekzistenciale me pasė nji parti politike tė dytė me qėllim tė pengojė vendosjen formale tė nji sistemi politik njipartiak…..

Me shumė randėsi ashtė humbja e shpresės nė popullsinė pėr nji tė ardhme ma tė mirė. Sot, jemi dėshmitarė tė nji kapitulli tė errėt nė historinė e vendit tonė, me eveniment tė rrezikshėm e tė pakontrollueshėm nė nji vend qė dominohet nga ekzekutivi, i cili nuk njeh as rregullat politike, as pėrgjegjėsinė morale. Sot jemi dėshmitarė tė dominimit tė vendit nga elementė neokomunistė qė luftojnė me mbajtė pushtetin absolut, ndėrsa shumica e madhe e popullsisė ka heshtė….!

……Ambasadori Phillip Reeker, nd/ Sekretari i Shtetit, deklaroi (nė Atlantic Council, Uashington, D.C.) se ’… Shtetet e Bashkueme do tė vazhdojnė me inkurajue tė gjitha palėt me bashkėpunue me institucionet shtetnore…. Nėse kėto institucione nuk kanė sukses nė funksionet e tyne, na rekomandojmė me ba pėrpjekje dhe me i ndryshue me mjetet konstitucionale qė Shqipėria ka…’. (Theksi im, SR.)

Ky ashtė nji sugjerim konkret dhe qėllimmirė, por ku janė kėto ‘institucione shtetnore’? Prandej, nevoja pėr ‘institucione tė besueshme shtetnore’ ashtė e nji randėsie primare. Mė lejoni tė paraqes sugjerimet qė vijojnė:

1) Formimi i nji qeverie tė pėrkohshme dhe teknike, me qellim:
2) Me pėrpunue nji reformė tė re elektorale, dhe votime tė pėrgjithshme, tė lira, tė ndershme brenda 6 muejsh;
3) Parlamenti i ri tė pėrmbajė tė gjithė spektrin politik tė vendit, si dhe tė formojė, nė mėnyrė tė preferueme, nji qeveri koalicioni pėr pėrgatitje tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.

Mbikėqyrja ndėrkombėtare ashtė e domosdoshme.


Ambasador Kim:

Kėto janė disa nga kėndvėshtrimet e mia pėr vendlindjen time, Shqipėrinė sot! Shqipėria ju pret mbas nji mungese tė gjatė ambasadoriale. Pa dyshim, ju do tė jeni e mirėpritun, e nderueme, e respektueme dhe e ndigjueme prej tyne. Shqipėria, pėr tė gjitha arsyet, ashtė sot vendi ma pro Amerikan nė Europė. Me kėte letėr, sot, unė dėshiroj me shprehė konfidencėn time tė plotė nė profesionalizmin tuej dhe nė eksperiencėn e gjatė diplomatike tuejėn. Kam ēdo arsye me besue se me pėrpjekjet e jueja do tė dilni me sukses nė gjetjen e nji zgjidhje tė arsyeshme pėr problemet e vetėkrijueme nė Shqipėri.

Miliona sy janė drejtue sot kah ju, nė kėtė moment qė filloni misionin tuej diplomatik nė Shqipėri. Na, tė gjithė, do tė lutemi pėr suksesin tuej.

Me nderime, Sami Repishti, Ph.D.
Ridgefield, CT. –

balkanweb.com
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur