Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Agnosticist & Ateist

Agnosticist & Ateist Nje zonė e dedikuar pėr ata qė nuk besojnė nė fuqitė e mbinatyrshme. Tė gjithė janė tė mirėpritur, pasi "Ne jemi tė tėrė ateistė pėr shumicėn e Perėndive qė shoqeritė e ndryshme kanė besuar gjatė historisė. Disa prej nesh kanė njė Perendi mė shumė nė atė listė." - Richard Dawkins

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 24-12-2012, 19:49   #1
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Shkodėr
Posts: 4,052
Thanks: 332
Thanked 340 Times in 240 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gėzuar Kėrshėndellat!

Gėzuar Kėrshėndellat, Kshnellat, Kėndellave, Kullanave, apo siē njihet ndryshe dhe Festa e Buzmit, festė pagane qė u vodh nga Kisha me qėllim zhdukjen e kėsaj feste.

MESDIMRI: Festė karakteristike popullore mbarėshqiptare e cila festohet nė muajin Dhjetor me kėngė, valle dhe rituale.
“Mjedisin e dimnit”, Mesdimrin, e gjejmė edhe me emrat “Natė kėndellja”, dhe “Natė Buzmi”. Buzmi ėshtė njė trung druri i madh i cili zgjidhet pėr t’u djegur “Natėn e Buzmit”.

Sipas Ēabej: buzmit i bėhen nderime tė posaēme. Referuar besimit popullor, buzmi shton gjėnė e gjallė dhe prodhimet bujqėsore. Sipas Haxhihasanit: gjuhtarėt tanė kanė shpjeguar se fjala buzėm ėshtė njė fjalė autoktone e shqipes, e trashėguar nga fondi i lashtė indoevropian.

Sipas Zojzit: traditėn e vjetėr tė kėsaj feste e gjejmė nė Shqipėrinė e Veriut dhe veēanėrisht nė Dukagjin, Mirditė e Lumė, por relikte tė riteve tė buzmit janė vėrejtur edhe nė Himarė, Gjirokastėr, Pėrmet, si dhe te arbėreshėt e Greqisė. Nė Shkodėr kremtohej edhe me emrin “Festa e Kullanave”. Kėngėt e kėnduara me kėtė rast ishin kėngė ku merrinin pjesė turma tė mėdha nė kor dhe njiheshin me emrin “kėnget e kullanave”. Ja si e gjejmė tė pasqyruar nė poezinė popullore:

Po vjen Buzmi bujar
me gjeth e me bar,
me edha,
me shtjerra,
mbas tyne vjen vera.

Nė natėn e buzmit kėndohej dhe kėrcehej nga tė gjithė.
Karakteristike ėshtė vajtja e festuesve pranė bagėtisė ku tė gjithė imitojnė zėrin e kafshės, kryesisht zėrin e dhive. Sipas mendimit tė studiuesve nė festimet e buzmit ka praktika rite qė tė ēojnė nė mėnyrė tė qartė nė trashėgimin kulturor ilir.

Vasil Tole
Edvin83 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 24-12-2012, 20:08   #2
Hello Kitty
❤☆҉‿★ Ŧђαήк „☺ů ★☆҉‿❤
 
Avatari i Hello Kitty
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 9,802
Thanks: 8,874
Thanked 2,788 Times in 1,423 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 193
Hello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Kėrshėndellat, Kshnellat, Kėndellave, Kullanave, apo siē njihet ndryshe dhe Festa e Buzmit = ?!?!?!?!

Perkthemi se asnje fjale nuk e njoh.
__________________
$ € $ ... ♥♫ - ♥♫
Hello Kitty nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 09:00   #3
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Shkodėr
Posts: 4,052
Thanks: 332
Thanked 340 Times in 240 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hello Kitty Shiko postimin
Kėrshėndellat, Kshnellat, Kėndellave, Kullanave, apo siē njihet ndryshe dhe Festa e Buzmit = ?!?!?!?!

Perkthemi se asnje fjale nuk e njoh.
Kėto fjalė i lexove nė shkrimin e mėsipėrm, shqip ėshtė pėrshkrimi dhe ėshtė i kuptueshėm.

Kėrshėndellat ėshtė festa qė festohet me 24-25 dhjetor, si rilindje e Diellit, zotit tė shumė popujve nė kėtė planet, dhe ėshtė festė pagane e pėrkushtuar begatisė e pjellorisė si fillim i ri.
Kisha nuk mund ta duronte kėtė festė pagane, prandaj e pėrvetėsoi nė shekullin e 4-t, duke i vėnė dhe emrin "Lindja e Krishtit".

Lexo kėtu: http://news.yahoo.com/pagan-roots-5-...145921591.html

Fjalėt e mėsipėrme si emra tė kėsaj feste, pėrdoren ende gjerėsisht nė veriun shqiptar (kupto dhe Kosovėn). Por media po bėn punėn e saj propagandistike me shpėrlarjen e trurit dhe me futjen e emrit komercialo-kishtar "Krishtlindje".
Pėr ne qė jemi shqiptarė dhe duam tė ruajmė traditat shqiptare, sot ėshtė festa e Kėrshendellave, festa e Buzmit, rilindjes sė Diellit, festa e begatisė, ashtu siē ėshtė dhe Shėn Gjergji, festė pagane por pėr ta pėrvetėsuar i vunė njė emėr kishtar.
Edvin83 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 09:01   #4
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Shkodėr
Posts: 4,052
Thanks: 332
Thanked 340 Times in 240 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Dielli pagan i tė parėve tanė !


Besimi tek e mbinatyrshmja ėshtė i vjetėr po aq sa njerėzit mbi tokė. Njerėzit duke mos ditur tė shpjegonin fenomenet natyrore, duke qenė inferior dhe te varur drejtėpėrdrejtė nga natyra, e ngritėn nė kult atė, duke i dhėnė atributin e shenjtė, e diēkaje tė pakuptueshme, tė paprekshme...

Jeta nė Tokė ėshtė provuar sot shkencėrisht qė ka lindur nė Afrikėn e sotme, pėr shkakun e thjeshtė sepse aty ishin kushtet e pėrshtatshme atmosferike pėr lindjen e saj. Ndėrkohė qė sot Afrikėn tė gjithė njėsojnė me shkretėtirėn, shumė kohė mė parė, kur Europa dhe gjithė kontinentet e tjerė ishin tė mbuluar nga akujt, vetėm nė Afrikė Dielli ishte bujar ndaj jetės. Besimi pagan, nė shumė zota, ka lindur nė Dodonė tė Janinės, apo nė Tomorr tė Beratit.
Dielli mori kėtė atribut absolut, pikėrisht sepse ishte ai qė mundėsonte jetėn, simbolizonte dritė, ditėn. E kundėrta e Diellit ishte errėsira, qė nėnkuptonte tė keqen, tė zezėn, tė ftohtin. Natėn njerėzit primitivė ishin shumė tė ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve tė kafshėve tė egra, tė ftohtit etj dhe ishin tė varur plotėsisht ndaj kushteve tė natyrės.
Pėr kėtė arsye "priftėrinjtė e parė" ndėrtuan njė shenjė kulti nė malin mė tė lartė, atje ku rrezet e diellit preknin mė parė dhe me anė tė daulleve, lajmėronin popullsinė pėr lindjen e diellit, qė presupozonte lindjen e jetės. Pikėrisht nga tingulli i daulleve, "dou-dou" merr edhe emrin Dodona pellazgjike. Kėtu e ka burimin edhe festa e verės qė ėshtė njė festė pagane, e ardhjes sė pranverės, qė festohej duke uruar tė kishte sa mė begati nė tokat ku rriteshin tė mirat materiale qė siguronin jetesėn.
Pra dielli ishte natyrshėm mė i adhuruari, pasi mundėsonte mbijetesėn nė periudhat akullnojore, qė disa herė kanė rrezikuar realisht zhdukjen e rracės humane nė Tokė.
Duke studiuar Diellin, si ylli mė i afėrt i planetit Tokė, lindi interesi ndaj astronomisė, yjėsitė dhe fenomenet e ndryshme astronomike. Vetė fjala hyjnore, nuk presupozon diēka tė shenjtė, mė shumė se diēka qė ka tė bėjė me yjet, hylli, illi, illyrian, hyjnor...
Ky diell gjendet i pikturuar nė shpella 10 mijė vjet mė parė, apo dhe 6 mijė vjet tek sumerėt (Tė shumtėt) mė parė gjejmė tė pikturuar diellin, nė mes tė sistemit tonė diellor, bashkė me tė gjitha planetet qė njohim sot. Tė gjitha dijet tona astronomike, e kanė zanafillėn pikėrisht nga kjo periudhė kohore e zhvillimit human.

Ky besim pagan dominoi, madje u pėrhap nė tė gjithė shoqėrinė njerėzore tė asaj periudhe.
Mė pas evoloi dhe u pėrshtat nė kėto kultura, derisa kėto dije astronomike u keqpėrdorėn qėllimisht apo jo, pėr tė arritur judaizmi qė nxorri besimin e parė monoteist, qė vinte nė qendėr vetėm njė Zot. E gjithė Dhiata e vjetėr apo e Re, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė dije astronomike, me nė qendėr Diellin. Mė pas kėtė histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe mė pas biblėn Kurani.

Horus, perėndi i Egjipitit tė lashtė, 3000-vjet para lindjes sė Krishtit, lindi nė 25 dhjetor, lindi nga njė virgjėreshė, lindi nė yllin e lindjes, i mbėshtetur nga 3 mbretėr/profetė, nė moshėn 12-vjeēare ishte njė mėsues dhe nė moshėn 30-vjeēare nis profetėsitė e tij, bėri mrekullira tė ndryshme, ngjallje tė vdekurish, kishte 12 shokė, ku njeri prej tyre e tradhėtoi. Horus kryqėzohet dhe vdes nė kryq, kur mbas 3 ditėsh ringjallet pėr tu kthyer nė parajsė…
-Atis, 1200 vjet para lindjes sė krishtit me tė njėjtėn histori identike.
-Krishina nė Ind,i 900 vjet para lindjes sė krishtit, me tė njėjtėn histori identike
-Dionisi nė Greqinė e lashtė, 200 vjet para lindjes se krishtit, me tė njėjtėn histori identike…
-Mitra nė Persi, 1200 vjet para lindjes sė krishtit, me tė njėjtėn histori identike…
Dhe e njėjta histori IDENTIKE vazhdon me :
-Krishna e Hindustanit

-Buda Sakia e Indisė

-Salivahana E Bermudes

-Zhule dhe Orisis i Egjipitit

-Odini i Skandinaveve

-Crite i Kaldeas

-Indra e Tibetit

-Bali i Afganistanit

-Jao i Nepalit…

e keshtu me rradhė edhe mbi 20 perėndi tė tjerė para Lindjes sė hipotekuar tė Krishtit.
Pėr asnjė nga profetėt e mėsipėrm, nuk ka qoftė edhe njė fakt historik qė dėshmon ekzistencėn e tyre.


Krishti triumfoi ndėr mitet e tjerė, pikėrisht prej Perandorit Kostandin, qė e bėri krishtėrimin fenė e Perandorisė Romake, pėr ta shfrytėzuar e pėrdorur pėr qėllimet e saj, nė pushtimin e botės.

Arsyet e 25 dhjetorit/lindja e diellit, lindjes prej virgjėreshės/era e virgjėreshės, 12 dishepujt/12 muajt, kryqėzimin apo kryqin dhe ringjalljen pas 3 ditėsh e shpjegon mė sė miri astronomia, sepse besimet fetare nuk jane gjė tjetėr veēse njė dije astronomike qė u kthye nė mėnyrė alegorike nė epos dhe u shfrytėzua pėr tė mbajtur njerėzit nėn tutelė dhe injorancė.

Mund tė ndihmonte ēdo skeptik njė dokumentar i ZEITGEST, qė tregon historinė mė tė bukur tė treguar deri mė sot; "HISTORINE E MITEVE" http://www.youtube.com/watch?v=SaD5A7frtgU

Kishtėrimi duke e patur shumė tė vėshtirė tė luftonte paganizmin e popullit, i vodhi atij tė gjitha ritet. Madje edhe mesha sot mbahet tė dielėn, qė jo mė kot nė shqip, anglisht dhe gjermanisht, nėnkupton ditėn e diellit.

Tė gjithė i njohim nga historia inkuizicionet, blasfemitė, shlyerjet e mėkateve me anė tė pagesave, kryqėzatat, njerėzit qė vriteshin pėrse kėmbėngulnin se toka rrotullohej, apo pse pretendonin qė nuk ishte e sheshtė, pėrhapjen e krishtėrimit dhe islamit (Islam = Isėn lam, Isa=Jezusi) me anėn e shpatės, faktin qė Muhamedi ka qėnė analfabet, madje ėshtė martuar me Aishen minorene pra politika dhe feja ka qėnė njė.
Periudha mė e errėt historike quhet periudha e mesjetės, ku feja kishte pushtet absolut mbi gjithēka, duke djegur e shkatėrruar kulturėn, artin, bibliotekat, dijetarėt etj etj.

Po sot koha ka ndryshuar pėrgjithėsisht. Nėse kėtė shkrim do ta shkruaja qoftė njė shekull mė parė, do tė digjesha, vritesha, do tė rrihesha me kamzhik nė publik, apo do tė gurorėzohesha, nga institucionet qė presupozohet tė sjellin paqen dhe harmoninė nė botė. (?) Edhe pse pėr hir tė sė vėrtetės, ka ende vende nė glob, ku feja dhe pushteti janė njė, pa shkuar mė larg sesa shtetet tona fqinje qė krijojnė etni jo nė bazė tė gjuhės apo identitetit, por nė bazė tė pėrkatėsisė fetare (ortodokse etj), pasi vetė kultura fetare e lufton identitetin etnik tė njė populli, duke imponuar traditat e saj, emrat, zakonet apo edhe gjuhėn.

Sot islami nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht i moderuar dhe kjo ėshtė meritė e shqiptarėve. Ndoshta nė kėtė rast, e gjithė bota muslimane duhet tė marr pėr shembull islamin nė Shqipėri. Sipas islamit tradicional, njė musliman mbi tė gjitha ėshtė musliman e pastaj shqiptar, arab etj etj. Sipas kėsaj logjike njė musliman nuk duhet tė festojė asnjė festė kombėtare, as ditė pavarėsie, madje as ditėlindjen e tij. Gjithashtu, gjuha e zotit quhet arabishtja, madje edhe Hoxha kėndon nė Shqipėri arabisht, kur askush nuk e kupton kėtė gjuhė dhe komunikimi ndėrmjet njeriut e Zotit supozohet tė jetė shpirtėror, pa hiearki fetare nė mes e institucione si dhe pa ndaluar asnjė gjė, sepse Zoti nėse ekziston, duhet patjetėr tė kuptojė ēdo gjuhė. Nė kėtė aspekt, katolizmi ėshtė moderuar mė shumė, madje Papa bėn lutje edhe nė shqip.
Gjithashtu, mosasimilimit tė popullsisė duhet t'ia dedikojmė konvertimit tė popullsisė nė fenė islame, pasi pjesa qė u konvertua mė lehtėsisht ishte pjesa katolike e shqiptarėve.

Shqiptarėt sot janė populli me tolerancėn fetare mė unike dhe idealė nė botė. Si shpjegohet kjo dukuri e shqiptarėve, qė pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė pranojmė, qė ballkanasit pėrgjithėsisht janė gjaknxehtė pėrsa i pėrket pronės sė tyre. Kjo shpjegohet me faktin qė shqiptarėt, trashėgimtarėt mė tė pastėr tė paganizmit, kurrė nuk u influencuan dhe poseduan totalisht nga monoteizmi dhe fenė e pėrdorėn si gunė, pėr tu mbrojtur nga pushtuesit e tyre, qė njėherė i pėrksinin njėrės fe dhe njėherė tjetrės. Ndoshta kjo ėshtė edhe njė arsye pėrse E. Hoxha, biri i njė hoxhe, arriti tė prezantojė nė botė shtetin e parė ateist. Diēka tė tillė nuk do guxonte as Rusia ta realizonte.

Qėllimi i vetėm i kėsaj teme nuk ėshtė lufta ndaj feve, cilado ato qofshin, por ėshtė njė thirrje pėr tolerancė, njė tolerancė qė fillimisht duhet tė burojė nga besimtarėt, qė mesa hasim ēdo ditė, ata janė mė lehtėsisht tė ofendueshėm, mė pak tolerantė ndaj mendimeve tė ndryshme, apo deri mė shumė ofendues. Lėrini njerėzit ti gjykojė Zoti juaj dhe ndiqni parimet e shenjta qė propogandoni.

Tė besosh nė Zot nuk dėmton askėnd dhe ėshtė tejet personale. Ka njerėz qė kanė nevojė pėr njė kult frike apo adhurimi, ka njerėz qė besimin nė zot e ndjejnė shpresė dhe forcė pėr tė pėrballuar dhe realizuar me qėllim jetėn.

Kam vetėm njė thirrje : E shenjtė ėshtė e drejta, e shenjtė ėshtė familja, e shenjtė ėshtė shoqėria njerėzore, i shenjtė ėshtė arsimi, por mbi tė gjitha, e shenjtė ėshtė e vėrteta !


Shkroi dhe pėrgatiti: Stop Injorancės
e premte, 13 nėntor 2009
Edvin83 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 09:02   #5
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Shkodėr
Posts: 4,052
Thanks: 332
Thanked 340 Times in 240 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

e enjte, 22 dhjetor 2011
Miti i Jezusit dhe shembja e Diellit Pagan

Thuhet se Krishti ka lindur nė 25 dhjetor...
Njė datė e shenjtė kjo qė nga besimet pagane tė zotit Diell. Thuhet edhe se ai ėshtė kryqėzuar pėr Pashkė! Ne simbolizmin astrologjik egjiptianet e paraqesnin Osiridin (gjithashtu nje tjeter zot diell i antikitetit) mbi nje kryq. Sipas njohurive pagane, diellit iu deshen tri dite per ta rimarre veten nga “vdekja”. E njejta kohe qe iu desh dhe Krishtit per t’u ringjallur, e njejta qe iu desh Tamuzit, bir i perendise babilonase per tu ringjallur. Ja se si e pershkruan Ungjilli i Lukes ate qe ndodhi kur Jezusi (Dielli) vdiq ne kryq:
“ishte afer mesdites, kur dielli u zu dhe u be erresire ne te gjithe token deri ne oren tre te pasdites…” Luka,23, 44-45.
Biri/Diell kishte vdekur dhe prandaj mbreteronte erresira. Dhe shikoni per sa zgjati e gjitha kjo: tri ore. Te njejten histori, sipas se ciles pas vdekjes pason erresira, induistet tregojne per Krishnen, budistet per Buden, greket per Herakliun…e keshtu me rradhe nje pafundesi “Zotash” te antikitetit me te njejten histori deri sa arrijme tek Jezusi.
Jezusi kryqezohet simbolikisht ne Pashke, pasi ne ate periudhe bie ekuinoksi i pranveres, kur Dielli (Jezusi) hyn ne shenjen astrologjike te dashit. Ndodh pikerisht ne kete periudhe (Pashke) ne perkim me ekuinoksin e pranveres qe Jezusi (Dielli) triumfon mbi erresiren, eshte pikerisht periudha e vitit kur dita merr me shume ore se nata. Bota shpetohet fale fuqise se Diellit qe rilind (duke fituar mbi erresiren). Mbreteresha Iside e lashtesise paraqitej shpesh me koken e dashit, per te simbolizuar pikerisht periudhen e shenjes zodiake te dashit, (Pranveren) e cila perkonte me periudhen e ringjalljes, riperteritjen e natyres. Kishat e krishtera orientohen mbi boshtin lindje-perendim me altarin kthyer nga lindja. Kjo do te thote qe grumbulli i besimtareve te veshtroje drejt lindjes - drejtimi i Diellit qe lind.
Ajo qe bie ne sy eshte se historia e Jezusit eshte e perseritur me dhjetra here shume shekuj p.e.s. Dita e tij e lindjes, kryqezimi, rilindja pas tre ditesh e shume histori te tjera lidhur me te i jane dedikuar shume perendive te tjera te antikitetit si:Krishna, Buda, Mitra…etj, te gjithe keto emra perendish me te njejten histori jane thjesht alegorizma te paster qe i referohen zotit pagan, Diellit.
Shpesh figura e Jezusit shoqerohet nga 2 peshq, kjo ka te beje me shenjen astrologjike te peshqeve, sepse periudha kur thuhet se lindi dhe jetoi Jezusi perkon pikerisht me kohen kur toka hyri ne eren (epoken) e peshqeve, e cila zgjat 2160 vjet. Edhe persianet te cilet i trasheguan besimet dhe dijet e tyre nga shumeret, egjiptianet dhe babilonasit kishin pagezimin, kreshmen, parajse-ferrin, engjejt e drites dhe ato te erresires dhe nje engjell te rene nga qielli. Kurora me gjemba ne koken e Jezusit eshte gjithastu nje simbol me i vjeter se vete kristianizmi, i cili simbolizon rrezet e Diellit. Shpesh figura e Jezusit shoqerohet me nje rreth mbi koke, eshte pikerisht mbivendosja e figures se trilluar te Jezusit mbi zotin Diell. 12 dishepujt nuk kane egzistuar si njerez, ato jane gjithashtu simbol i 12 shenjave zodiakale, te cilat i gjejme te pikturuara mijera vjet para kristianizmit ne Egjipt, Shumer-(Iraku dhe Irani sotem,etj). Gjithashtu ato (dishepujt) simbolizojne dhe muajt e vitit .Te gjitha keto elemente jene pervetesuar nga krishterimi i cili vazhdon ti mbroje si te vetet.
Nuk ka asnje prove te besueshme (pervec shkrimeve biblike) te ekzistences se Jezusit. Asnje prove arkeologjike, asgje te shkruar per te nga autore te lashtesise. E njeta gje vlen edhe per Solomonin, Moisiun, Davidin, Abrahamin, Sansonin dhe nje pafundesi “yjesh” te tjere biblike. Gjithcka e shkruar per keto figura jane tekstet e shkruara nga prifterinjte levite, te cilet u bazuan tek dijet antike mbi astrologjine dhe besimet antike (te cilat gjithashu ishin dije mbi astrologjine te koduara nen petkun e alegorive dhe metaforave).
Filoni eshte nje nga dhjetra shkrimtaret qe kane jetuar ne periudhen qe thuhet se jetoi Jezusi dhe ka shkruar nje histori te judejve, e cila mbulon te gjithe kete periudhe. Banonte madje edhe ne Jeruzalem ose ne rrethinat e tij, ne kohen kur thuhet se Jezusi ka bere hyrjen e tij ngadhenjyese ne Jeruzalem edhe kur eshte kryqezuar, ringjallur pas tre ditesh e te tjera histori qe lidhen me ate figure.

E dini cfare thote Filoni ne shkrimet e tij per keto ngjarje te jashtezakonshme?

Asgje prej gjeje, asnje fjale, asnje situate te ngjashme. Asnje nga keto histori apo figura nuk eshte dokumentuar ne ndonje dokument romak, apo ne raportet bashkekohese te autoreve “greke” e aleksandrine qe ishin ne dijeni te gjithckaje qe ndodhte ne ato rajone. Si kamundesi qe keto figura dhe ngjarje qe kisha na i paraqet kaq famoze ne kohen kur kan jetuar nuk permenden ne asnje autor te asaj periudhe pervec shkrimeve te dala nga institucioni kishe dhe shkrimetaret qe i sherbenin asaj?! Thjesht sepse keto ngjarje nuk kane ndodhur,kane qene histori simbolike te ndertuara mbi dijet antike, qe per fat te keq me shume se gjysma e banoreve te tokes i marin si te verteta ne kuptimin paresor te tyre duke ndertuar keshtu me apo pa vetedije nje besim-burg ne mendjet e tyre!
Ne shek e III-te, filozofi Celesi duke iu drejtuar krereve te kishes shkroi: “Ju tregoni perralla, pa zoteruar as edhe dhuntine per t’i bere te besueshme …
I keni ndryshuar disa here tekstet e ungjijve tuaj me qellim qe t’i mbyllni gojen cfaredolloj tipi dhe menyre kundershtimi qe mund te linde per to!”
Te gjitha besimet e sotme fetare si: islami, kristianizmi, induizmi, judaizmi etj, kane te njejtin burim zanafille, jane te gjitha kopje te besimeve antike babilonase, shumere, egjiptiane etj, per kete arsye keto besime dhe mitet e bazuara mbi perendine shpetimtar, si rrjedhoje gjate gjithe koherave paraqesin te njeten stradegji:
1- Ke lindur me mekatin original dhe per kete arsye qe diten qe lind nuk je gje tjeter vec nje i lig mekatar!
2- Mund te shpetosh vetem nese beson tek “shpetimtari” dhe kjo do te thote qe ti duhet te besh ate qe prifterinjte te thone te besh.
3- Nese nuk e ben, do te jesh i denuar pergjithmone ne rropullite e ferrit!

Kuptohet lehte qe keto lloj besimesh nuk jane ngritur mbi hyjnoren, por mbi trillime e mashtrime, te cilat nuk kane qellim tjeter vec manipulimit dhe nenshtrimit te masave. Kishes dhe krereve te saj iu deshen 3-4 shekuj gjenocid mbi njerezimin, i cili shkaktoi mbi 6-milion te vrare ne lloj lloj menyrash mizore ekzekutimi, per te perhapur kete besim bosh mbi “Hyjnoren” qe ne te vertete nuk ka asnje lidhje me Hyjnoren! Edhe sot e kesaj dite kisha perfshihet ne skandale te nje pas njeshme, korrupsioni, seksuale, pedofilie, vrasjesh, komplotesh etj.
Dhe kjo do te vazhdoje per sa kohe njerezit te do ti sherbejne dhe nenshtrohen ketij sistemi skallaverues, besimesh te kota fetare,te cilat nuk te cojne kurrkund pervec veteskllaverimit mendor dhe shpirtetror!

Shkroi: Velard Sejdini
Redaktoi: Stop Injorancės
Postuar nga DIELLI mė 12/22/2011 01:43:00 MD


Read more: http://stopinjorances.blogspot.com/2...#ixzz2G3ZVXie6
Edvin83 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 09:04   #6
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Shkodėr
Posts: 4,052
Thanks: 332
Thanked 340 Times in 240 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Ėshtė si puna e Babagjyshit tė Vitit tė Ri, qė kur je fėmijė, beson se ai vjen dhe le dhurata pėr ty. Kur rritesh e kupton qė ishte rrenė...e vėrteta dhemb dhe ėshtė e hidhur, por duhet thėnė...
Edvin83 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 11:30   #7
Hello Kitty
❤☆҉‿★ Ŧђαήк „☺ů ★☆҉‿❤
 
Avatari i Hello Kitty
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 9,802
Thanks: 8,874
Thanked 2,788 Times in 1,423 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 193
Hello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Edvin83 Shiko postimin
Kėto fjalė i lexove nė shkrimin e mėsipėrm, shqip ėshtė pėrshkrimi dhe ėshtė i kuptueshėm.

Kėrshėndellat ėshtė festa qė festohet me 24-25 dhjetor, si rilindje e Diellit, zotit tė shumė popujve nė kėtė planet, dhe ėshtė festė pagane e pėrkushtuar begatisė e pjellorisė si fillim i ri.
Kisha nuk mund ta duronte kėtė festė pagane, prandaj e pėrvetėsoi nė shekullin e 4-t, duke i vėnė dhe emrin "Lindja e Krishtit".

Lexo kėtu: http://news.yahoo.com/pagan-roots-5-...145921591.html

Fjalėt e mėsipėrme si emra tė kėsaj feste, pėrdoren ende gjerėsisht nė veriun shqiptar (kupto dhe Kosovėn). Por media po bėn punėn e saj propagandistike me shpėrlarjen e trurit dhe me futjen e emrit komercialo-kishtar "Krishtlindje".
Pėr ne qė jemi shqiptarė dhe duam tė ruajmė traditat shqiptare, sot ėshtė festa e Kėrshendellave, festa e Buzmit, rilindjes sė Diellit, festa e begatisė, ashtu siē ėshtė dhe Shėn Gjergji, festė pagane por pėr ta pėrvetėsuar i vunė njė emėr kishtar.
Thank you Edvin i 83-shit ( I assume qe je 29 vitra sot)!

Ja, nga keto tema te na hapesh ti, jo me nga to qe te hame barishte. I might give up all other flesh, except "mish qengji".

Good job and keep it up!
__________________
$ € $ ... ♥♫ - ♥♫
Hello Kitty nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 12:17   #8
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Shkodėr
Posts: 4,052
Thanks: 332
Thanked 340 Times in 240 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hello Kitty Shiko postimin
Thank you Edvin i 83-shit ( I assume qe je 29 vitra sot)!

Ja, nga keto tema te na hapesh ti, jo me nga to qe te hame barishte. I might give up all other flesh, except "mish qengji".

Good job and keep it up!
Edhe ato tema kanė lidhje me kėtė temė, pasi kurbanat, ngrėnia e mishit si e drejtė e detyrim i dhėnė nga "Zoti", janė tema qė lidhen me fenė dhe me shpėrlarjen e trurit. Zakonisht ata qė nuk mund ta pranojnė vegjetarianizmin janė fetarė, dhe zakonisht vegjetarianėt janė jofetarė.
Edvin83 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-12-2012, 12:29   #9
Rex
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 13,654
Thanks: 3,724
Thanked 4,295 Times in 2,411 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 438
Rex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėmRex i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gėzuar Kėrshėndellat!

Kėrshėndellat - festė e lindjes sė jetės sė re

Frrok Kristaj


Festimi i Krishtlindjes, mė 25 dhjetor, lidhet me veprimtarinė e perandorit romak me origjinė ilire, Kostandinit, i cili njihej si “inkarnimi” apo “trupėzimi” i Diellit, qė nė atė kohė adhurohej si perėndi. Ky perandor dardano-ilir, pasi e pranoi krishterimin, por edhe e legalizoi (i pari ne botė) me Ediktin e Milanos, nė vitin 313, e udhėhoqi edhe Konēilin e Niēeas (viti 325 pas Krishtit), nė tė cilin krishterimi njohu pėr herė tė parė nė mėnyrė zyrtare doktrinėn e “trinisė sė shenjtė”.

Kostandini e orientoi besimin e krishterė jo drejt njė ndarjeje tė ashpėr me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumė elemente ekzistuese nė besimet e mėparshme. Nė kėtė kuadėr, historiani Eduard Gibon sqaron se “tė krishterėt, tė cilėt nuk e dinin datėn e lindjes sė Krishtit, pėrcaktuan si festė solemne 25 dhjetorin, Brumalinė, apo solsticin e dimrit, tė cilin paganėt e festonin ēdo vit nė pėrkujtim tė lindjes sė Diellit”.

Tradita e krishterė e besimit tė lindjes sė Krishtit ka ndikuar edhe nė etimologjinė e fjalės shqipe “Krishtlindje”, tė italishtes “Natale” apo spanjishtes “Navidad”, ndėrsa anglishtja e sotme “Christmas” rrjedh nga anglishtja mesjetare “Christes Masse” (Mesha e Krishtit).

Nė fakt, te besimi i krishterė festa kryesore ėshtė Krishtlindja, qė nė Zym tė Hasit njihet si Kėrshėndella apo Kėshnella, festė qė, sipas kalendarit tė ri (julian), kremtohet mė 25 dhjetor si Dita e lindjes sė Jezu Krishtit. Kjo festė pėrcillet edhe me ceremoni pagane e magjike. Kjo ndodh sidomos nė vigjiljen e Kėrshėndellave, e njohur si Nata e Buzmit e qė njėherėsh pėrcillet edhe me ritet Buzmit Bujar dhe tė Kolendrave. Do theksuar se ritet e festės sė Kėrshėndellave te popujt e ndryshėm janė tė shumėllojshme, por kanė edhe elemente tė pėrbashkėta.

Tradita e festės sė Kėrshėndellave te shqiptarėt ėshtė mbajtur gjallė edhe me rite tė karakterit pagan e magjik, tė cilat nė kohėn moderne janė reduktuar mjaft, sidomos te pjesa e popullatės sė krishtere qė jeton nėpėr qytete.

Festat e ciklit dimėror, ku pėrfshihen Buzmi dhe Kolendrat, janė me prejardhje tė lashtė dhe lidhen sidomos me fuqinė e Diellit, pėrkatėsisht shėnojnė kthimin e motit mbarė, qė domethėnė mposhtet errėsira; fillon zgjatja e ditės, qė nėnkupton se ngadhėnjen drita. Tradita e “kthimit tė motit mbarė” shėnon kthimin kah stina e verės dhe e ringjalljes sė natyrės. Kjo ditė nė Mirditė njihet edhe si ditė kėndelljeje. Nė fakt, Dita e kolendrave, pėrkatėsisht Dita e Buzmit, qė kremtohet mė 24 dhjetor, pra nė prag tė lindjes sė Jezu Krishtit - Kėrshėndellave, kanė karakter agrar, dhe lidhen drejtpėrdrejt me kultin e diellit, pėrkatėsisht me ditėn e lindjes sė diellit tė pamposhtur, po edhe me elementin e parashikimit tė shtimit tė rendimenteve pėr vitin vijues.

Nė fakt, nata e Krishtlindjes nuk ėshtė vetėm simboli apo fitorja e jetės mbi vdekjen, por ėshtė edhe kujtimi qė “Zoti bėhet njeri, mishėrohet, qė edhe vetė njeriu tė hyjnizohet” (Shėn Augustini). Ai ishte njėri nga ne, por prapė u dallua, qė edhe ne tė dallojmė. Pėr kėtė arsye edhe ne lindim, sepse pa “Diell” jeta do tė ishte vetėm njė natė e pafund. Fundja, gjėrat mund t’i shohim ashtu siē i shohim vetėm me zemėr. Atė qė zemra e dėshiron ajo edhe e zgjedh, si idenė, politikėn, sistemin (tė cilin dėshirojmė ta aktualizojmė), shkollėn, lirinė etj. Zemra e ndriēon mendjen, kurse kriteri i zemrės ėshtė dashuria.

Krishtlindja, pėrkatėsisht lindja e re gjithmonė paraqet gėzim tė madh pėr njė shtėpi shqiptare dhe pėr mbarė farefisin, pėr ēka djepi gjithmonė ėshtė konsideruar njė urė nėpėr tė cilėn kalojnė brezat, qė nga familja e deri te jeta e pėrbashkėt - shoqėria. Prej djepit foshnja kalon nė prehrin e gjyshėrve, duke u lidhur kėshtu e kaluara me tė ardhshmen. Kėtu zbulohen edhe gjurmėt e identitetit tonė, i cili qenėsisht lidhet me jetėn e qė vijon pa ndėrprerė.

Gjurmėt mė tė shumta dhe mė origjinale tė Festės sė Buzmit gjenden te shqiptarėt katolikė, ndonėse dėshmi tė kėtij riti janė ruajtur edhe te shqiptarėt ortodoksė, tek arbėreshėt e Italisė, te arvanitasit e Greqisė, e nė formė tė reduktuar - tė mbetėzave - edhe te shqiptarėt e besimit islamė. Me ceremoni rituale mė 24 dhjetor, nė vigjilje tė Kėrshėndellave, nė mėngjes herėt, njėri nga meshkujt e shtėpisė shkon nė malin e vet dhe e pret buzmin.

Kėrcuri i buzmit duhet tė jetė dru qarri, e ka mjedise ku prehet bungu, arra, hardhia, gėshtenja, qershia etj. Nė tė shumtėn e herės prehet vetėm njė buzm, por ka raste ku prehen dy apo tre drunj pėr buzm.

Kur sillet nė oborr, buzmi mbėshtetet pėr shtėpi. Nė orėt e mbrėmjes i prehen degėt dhe copėtohet. Pastaj, tė gjithė anėtarėt e familjes, pėrveē tė zotit tė shtėpisė dhe shpneshės (shtėpiakes, baēicės, zojės sė shtėpisė), tė cilėt rrinė afėr vatrės, tė tjerėt dalin jashtė. Sipas moshės, nga mė i vjetri e deri te mė i riu, marrin njė copė tė buzmit dhe degė dhe fillojnė tė hyjnė brenda nė shtėpi. Kur janė gati pėr tė hyrė, ata thonė me zė: “Po vjen buzmi bujar/ me gjeth e me bar/ me edha, me shtjerra/ mbas tyne vjen vera”. Mė i vjetri hyn i pari duke thėnė: “Koftė mirė o i zoti shpisė!”, e ai i pėrgjigjet: “Mirė se vjen! Me ēka po vjen?” Ai i pėrgjigjet “Me sh’net e me bereqet e me tė gjitha tė mirat e Zotit” dhe i lėshon copat dhe pjesėn kryesore tė buzmit afėr vatrės. Pastaj hyn tjetri, i cili po ashtu i pėrsėrit fjalėt e tė parit, sikurse edhe i zoti i shtėpisė. Mirėpo, shton edhe: “Po vij me djem e vajza e me miq e dashamirė”, kurse tjetri pas tij vazhdon: ”Po vij me lopė e kije, me dhi e dhenė, me kalė e magar (e kėshtu pėrmend edhe shtazė tė tjera). Tjetri pas tij shton “Me grunė, me kallamoq, me pemė e kunguj...”, dhe kėshtu hyjnė tė gjithė duke thėnė nga diēka. Pastaj ulen rreth e rrotull vatrės. Aty i zoti i shtėpisė e vė pjesėn mė tė trashė tė buzmit nė zjarr e mbi tė edhe copat e tjera. Kryet e buzmit (pjesa e trashė) ėshtė i prerė pjerrtas, ku ėshtė i gdhendur kryqi.

Duhet pėrmendur se kur dikush nga meshkujt shkon nė mal pėr ta prerė buzmin, shpnesha qet grurė (me ndonjė kokėrr misri e fasule) pėr ta zierė, pastaj gatuan kulaēin e buzmit (mė i madh) dhe kulaēe tė tjera pėr pjesėtarėt e familjes dhe tė farefisit, pėr miq e pėr dashamirė; tėhollohen petė, thyhen arra dhe shtypen pėr tė bėrė pite dhe pėrgatiten edhe ushqime tė tjera.

Nė kryqin e buzmit i zoti i shtėpisė e ndez njė qiri (tė vogėl), e thyen kulaēin e buzmit dhe pak e qet nė buzm, qet edhe njė lugė grurė tė zierė, e bereqete tė tjera dhe i vė ose i derdh qė tė gjitha nė pjesėn ku ėshtė kryqi. Nė vazhdim i zoti i shtėpisė e thotė lutjen - uratėn e bereqeteve dhe tė lindjes sė Jezu Krishtit. Pastaj tė gjithė anėtarėt e familjes pinė nga pak verė, natyrisht duke e uruar festėn e Kėrshėndellave.

Nė vendin ku do tė shtrohet sofra, qitet pak kashtė me ndonjė fije tallė. Mbi to shtrohet sofra dhe nė sofėr qiten bereqetet, duke filluar nga kulaēi i buzmit, pitja me petė, gruri i zier, pemė e perime si dhe raki e verė. Darkojnė tė gjithė anėtarėt e familjes sė bashku dhe urojnė festėn e Kėrshėndellave. Sofra mbetet e shtruar tėrė natėn, e dritat nuk fiken fare dritat nė shtėpi as nė vendin ku gjendet sofra e shtruar.

Nė ditėn e Kėrshėndellave (mė 25 dhjetor) ndizet zjarri me gacat e buzmit. Kėshtu veprohet edhe ditėn e dytė dhe tė tretė (mė 26 e 27 dhjetor), kur buzmi qitet jashtė. Sė pari nė lėmė shpėrndahet kashtė dhe me njė trashėsi mė tė madhe tė kashtės bėhet njė kryq anembanė lėmit. Nga anėtarėt e familjes nėpėr lėmė shėtitet buzmi e pastaj merret njė sėpatė dhe shkohet te secila pemė. Buzmi duhet tė jetė i ndezur, tė ketė gacė dhe tė tymosė. Njėri nga anėtarėt e familjes, duhet tė jetė mashkull, duhet ta bartė buzmin, kurse njė tjetėr tė mbajė sėpatėn e pas tyre shkojnė fėmijėt. Personi qė e ka sėpatėn i matet pemės dhe e pyet: “A bėn, a tė preva”? Kurse, personi qė e bart buzmin pėrgjigjet: “Fale, fale se bėn, bėn!”. Shkohet te secila pemė. Te pema qė dėshirohet qė vitin tjetėr tė bėjė fruta, lihet buzmi nė degė dhe mė kėtė pėrfundon rituali i buzmit.

Dita kur pritet buzmi dhe sillet nė oborr, pėrkatėsisht kur gatuhen kulaēet, dalin kolendrat, nė Mirditė quhen kėndelljet, ndėrsa nė viset e Kosovės kullanėt, kurse nė Zym quhen edhe kllanėt. Festa e kolendrave ėshtė ritual, ku bashkohen tė rinjtė dhe shkojnė nėpėr shtėpi duke kėnduar e uruar pėr shtimin e familjeve, pėr shėndet tė mirė e pėr mbarėsi nė punė. Gjurmėt e kėsaj feste gjenden edhe te pjesėtarėt e besimit islam, ku festa e kolendrave kremtohet si festė e borės sė parė qė njihet si “Festė e kullonėve”, nė ē’mėnyrė shihet uniteti dhe lashtėsia e kėtyre festave. Duhet theksuar se gatuarja e kulaēeve njihet edhe si kuleētė e kullanėve, ose kuleētė quhen edhe kullanė.

Kullanėt vishen me rrobat mė tė mira dhe armatosen me armė. Shkojnė shtėpi me shtėpi duke kėnduar: “O kolendra, melendra/ mirėdita, moj kadėnė!/mirė sot, mirė mot/ ashtu dalē, pėr shumė mot/ dil kadėnės e shtėpisė/ hap derėn perėndisė/ nxirr kullakn’ e zotnisė/ dil, moj dalē e bardhė/ deri n’mot me nji djalė/ dil, moj dalē e kuqe/ deri n’mot me nji nuse”!

Kur shpnesha (shtėpiakja) vonohet apo nuk sjell gjė pėr dhurata, atėherė kolendrat thumbojnė:
“Njitu kenka ni pus me rika/ t’zojės shpisė i raft’pika/ njitu kenka ni pus me pula/ t’zojės shpisė i raft’gėrbula/ njitu kenka ni pus me pata/ t’zojės shpisė i raft’lėngata” (pėrkatėsisht: t’zojės shpisė iu preftė nafaka)”

Kėshtu kėndohet ditėn, ndėrkaq, pas darkės sė buzmit, pėrkatėsisht pas darkės e deri nė kohėn e meshės sė mesnatės, qė mbahet nėpėr tė gjitha kishat (katolike), ose pas meshės e deri nė mėngjes, kolendrat (gjatė natės secili prej tyre mban nga njė fener) kėndojnė: “Hej, mirė prama, Geg-e Tuna/ hej Geg-e Tuna strovenica/ hej strovenica, Mitrovica/ hej, ēov ti, trim, te Veco Zita/ hej, bukė e nerė a ke me dhanė/ hej, po na jemi do kullanė/ hej, po na jemi do pėrgjojsa/ hej, qi pėrgjojmė-o nė kėtė natė/ hej, nė kėtė natė e deri n’dritė/ hej, na ka le i bardhi (i lumi) Krisht/ hej, jepja Zot-o t’zotit t’shpisė/ hej, mush ibrikin e rakisė/ hej, del e shkepjau famullisė”.

Tė gjitha kėngėt e kėsaj feste janė tė lidhura kryesisht me kultin e hyjnive, veēmas me Jezu Krishtin, qė kanė pėr qėllim shtimin e familjes, tė mbarėn, plleshmėrinė dhe bereqetet.

Vet fakti se kolendrat mund tė jenė pa dallim moshe apo pasurie, ata vepronin nė bazė tė njė drejtėsie; zgjedhin prijėsin e tyre sipas moshės, pėrkatėsisht zgjedhin tė moshuarin mė tė menēur, e nuk zgjidhet personi sipas pasurisė apo sipas pozitės nė shoqėri. Kjo dėshmon se ata (kolendrat) janė autoritarė nė organizimin dhe veprimin e tyre.

Festat tona mė tė mėdha kanė sė paku njė lidhje tė tėrthortė mė festat e parakrishtera, tė cilat festoheshin pothuajse nė tė njėjtėn periudhė tė vitit. Pėrkatėsisht janė festa rreth tė korrave, rilindjes sė Diellit nė solsticin e dimrit (tani 21 dhjetor, pėrkatėsisht 25 dhjetor nė kalendarin e vjetėr Julian), rilindjes sė natyrės nė pranverė (Festa e Pashkėve, qė njihet edhe si Festė e Ringjalljes) e kėshtu me radhė.

Perandorit ilir Aureliani promovoi kultin e Diellit si njė element pėrbashkues. Nė vitin 274 Sol (Dielli) u shpall mbrojtėsi i vetėm zyrtar hyjnor i perandorisė dhe perandorit duke pėrfshirė atributet e tė gjithė perėndive tė tjera, pa i fshirė ato nga vetėdija publike, duke marrė statusin e njė perėndie shtetėrore nė njė tempull shtetėror. Aureliani e identifikoi veten si personifikim i Diellit, “Roi Soleil” (Mbreti Diell), dhe kėshtu u bė perandori i parė qė ishte deklaruar si perėndi, ndėrsa ishte ende gjallė. Ai ndėrtoi nė Agrippae Campus, pėr kėtė Sol Invictus (Diell tė Pamposhtur) kolektiv.
Mbishkrimi i vitit 275 p. e. s dėshmon pėrdorimin e kultit tė Dielli: Diellit tė Shenjtė tė Pamposhtur, pėr mirėqenien dhe sigurinė e tė pėrjetshmit Perandor Caesar Lucius Domitius Aurelian.

Burimi
Rex nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur