Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Agnosticist & Ateist

Agnosticist & Ateist Nje zonė e dedikuar pėr ata qė nuk besojnė nė fuqitė e mbinatyrshme. Tė gjithė janė tė mirėpritur, pasi "Ne jemi tė tėrė ateistė pėr shumicėn e Perėndive qė shoqeritė e ndryshme kanė besuar gjatė historisė. Disa prej nesh kanė njė Perendi mė shumė nė atė listė." - Richard Dawkins

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-09-2010, 18:19   #1
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Filozofėt ndaj fesė

"Pjesėtari i njė fisi nė Shqipėrinė e Veriut nė radhė tė parė ėshtė shqiptar. Ai kurrė s’i ka pėrvetėsuar mėsimet e kristianizmit, as ato tė islamizmit (flas vetėm pėr masat). Krishti dhe Muhamedi janė dy "gomerė magjikė" mbinjerėzorė, ēdonjėrin nga tė cilėt, po ta zbutėsh, mund tė bėjė ēudira."
— Edit Durham

"Mos u ēuditni me kundėrshtinė, pėrplasjet dhe urrejtjen midis kėtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundėrshtitė e tyre tė brendshme ideologjike janė shumė herė mė barbare se ēdo tjetėr. Tė gjithė rivendikojnė pėr veten e tyre dhuratėn e perėndisė, tė pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar tė tjerėt “dhen flijimi”, ndėrsa vetveten shpėtimtarė tė perėndisė. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprės qė pėlqehet nga zoti i secilit qė tė tė “shpėtojnė” me ēdo mėnyrė, qoftė dhe me prerje koke!"
— Aristidh Kola

"Edhe sikur tė kishte "zot", s'mendoj se do tė ishte aq i fiksuar sa tė fyhej nga ata qė i vėnė nė dyshim ekzistencėn."
— Bertrand Rasėll

"Fetė profetizojnė fundin e botės e mandej punojnė sė bashku ta bėjnė realitet."
— Pa emėr

"Njeriu gjithnjė kėrkon tė gjejė shpjegim pėr gjėrat qė s'kupton e kur ndodh qė s'gjen, e shpik."
— Pa emėr

"Hiqi kishės tė mrekullishmen, tė mbinatyrshem, tė pakuptimtėn, tė paarsyeshmen, tė pamundurėn, tė panjohurėn dhe absurden e s'mbetet gjė tjetėr."
— Robert Ingersoll

"Tre gjėra qė feja i bėn shumė mirė: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerėzit."
— Pa emėr

"Jam poliateist, ka shumė zota ku s'besoj."
— Den Fauts

"Ēka pohohet pa prova, mund tė rrėzohet pa prova."
— Kristofer Hiēens

"Besimi i verbėr ėshtė dhurata mė ironike qė do tė mund t'i bėhej "krijuesit" tė inteligjencės njerėzore."
— Pa emėr
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:20   #2
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Pėrderisa feja gabon nė atė se nga erdhėm, sa mund tė dijė se ku po shkojmė?"
— Pa emėr

"Pėr shqiptarin, liria ėshtė tejet e vyer. Krishterimi e zhvendos problemin e lirisė nė botė tė pėrtejme dhe tė pasigurta. Liri do tė thotė atje nėnshtrim ndaj zotit, siē na tregojnė fletushkat e krishtera. Shqiptarėt nuk e kuptojnė kėtė dhe mė kot do tė lodheni t'ua shpjegoni."
— Aristidh Kola

"Fetė orientale karakterizohen nga reja e madhe e zotave hakmarrės e tė tmerrshėm, prej tė cilėve njeriu ėshtė i varur nė pėrjetėsi. Njerėzit atje janė tė detyruar tė kėrkojnė mėshirėn e shpirtmadhėsisė sė zotit, nėn hijen e shpatės sė tij, sė cilės nuk i shpėton dot askush."
— Aristidh Kola

"Feja e krishterė, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen nė ideologjinė e mėshirės. Mendoj se mėshira ėshtė alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me pėrulėsi mėshirės sė "zotit", qė do tė thotė se i luten me pėrulėsi dhe mėshirės sė kundėrshtarit, tė fuqishmit, tė pushtuesit."
— Aristidh Kola

"Besimtarėt na thonė se ēdo gjė duhet tė ketė njė krijues, por harrojnė tė na thonė se si u krijua ky i fundit."
— Pa emėr

"Njerėzit rrallė (nė mos kurrė) ėndėrrojnė zota mė tė epėrm se ata vetė. Shumica e zotave kanė sjelljen dhe moralin njė fėmije tė llastuar."
— Robert Hajnlajn

"Ku ėshtė besimi im? Thellė-thellė... nuk ka tjetėr pos zbrazėti e errėsirė... Nėse ka zot - lutem tė mė falė. Kur pėrpiqem tė ngre mendimin tim drejt qiellit, ka njė zbrazėti aq dėnuese sa vetė kėto mendime mė kthehen si thika tė mprehta dhe mė lėndojnė vetė shpirtin... Sa e dhimbshme ėshtė kjo dhimbje e panjohur - nuk kam besim. Krupė, zbrazėti, pa besim, pa dashuri, pa vullnet... Pėr ēfarė punoj? Nėse nuk ka zot, nuk mund tė ketė as shpirt. Nėse nuk ka shpirt, atėherė Jezus as ti nuk je i vėrtetė."
— Nėnė Tereza

"Kur ėshtė njė, ai qė vuan nga iluzionet, quhet ēmendi. Kur janė shumė syresh quhet fe."
— Robert Pirsig

"Nuk kam frikė nga vdekja. Kam qenė i vdekur pėr miliarda e miliarda vite pėrpara se tė lindja dhe s'kam pasur as shqetėsimin mė tė vogėl."
— Mark Tuein

"Frymėzimi i Biblės varet nga injoranca e atij qė e lexon."
— Robert Ingersoll
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:20   #3
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Nė fe dhe nė politikė, besimet dhe bindjet e njerėzve janė thuajse gjithnjė tė dorės sė dytė dhe pranohen pa u hetuar fare."
— Mark Tuein

"Shteti nuk ka asnjė tė drejtė tė lejojė kėdo qė tė predikojė e t'i bashkohet ēfarėdo feje qė dėshiron."
— Papė Piu IX

"Dikur thuhej se tėrė bindjet fetare duhet tė ishin tė lira dhe tė adhuroheshin lirisht nė publik. Ne katolikėt e kemi hedhur poshtė kėtė ligj, sepse bie ndesh me kanonin katolik."
— Papė Piu VII

"Njerėzit nuk bėjnė kurrė aq keq aq gėzueshėm se sa kur e bėjnė prej bindjes fetare."
— Blez Paskal

""Zoti ėshtė po aq i vėrtetė sa dhe unė!", - kumboi zėri i tij dhe u qetėsova sepse s'kish arsye se pse Plaku i Vitit tė Ri tė mė gėnjente..."
— Pa emėr

"Njeriu i rėdomtė nuk di ē'tė bėjė me jetėn qė ka, pale do dhe njė tjetėr tė pėrjetshme."
— Anatol Frans

"Teologjia kristiane nuk i kundėrvihet thjesht frymės shkencore; I kundėrvihet ēdo lloj forme mendimi racional."
— Henri Menken

"Teologji quhet pėrpjekja pėr tė shpjeguar tė panjohurėn me anė tė ēka s'ia vlen tė njohėsh."
— Henri Menken

"Nuk iu besoj njerėzve qė dinė aq mirė ēka zoti don qė ata me bā, se e vrej se gjithmonė pėrshtatet me dėshirat e tyne!"
— Suzėn Enthėni

"N.q.s. "zoti" kėrkonte besim nga njeriu, atėherė pėr ēfarė e shpiku arsyen?"
— Pa emėr
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:21   #4
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Dallimi mes njė kulti dhe njė feje ėshtė nė sasinė e pronave."
— Pa emėr

"Nuk e kemi dėgjuar kurrė versionin e djallit, krejt librin e shkroi zoti."
— Anatol Frans

"Idiotėsia ėshtė shumė mė e rrezikshme se e keqja, pasi e keqja tė paktėn pushon herė pas here."
— Anatol Frans

"Gjithė fetė pjellin krim."
— Anatol Frans

"Po them vetėm se njė kishė me rrufepritės mbi ēati tregon mungesė tė madhe besimi."
— Dag Mak-Laud

"Dikur zotat ishin tė pavdekshėm."
— Pa emėr

"Sa herė qė fetarėt parashikojnė ditėn kur do tė vijė fundi i botės, "zoti" sikur e shtyn edhe ca... "
— Pa emėr

"Fetari i vogėl iu lut "zotit" pėr njė biēikletė, derisa e kuptoi se feja nuk funksionon nė atė mėnyrė, kėshtu qė vodhi njė biēikletė dhe i kėrkoi falje "zotit" pėr mėkatin..."
— Pa emėr

"N.q.s. do tė mund tė arsyetoje dot me fetarėt, s'do tė kishte mė fetarė..."
— Pa emėr

"Feja e sotme ėshtė mitologjia e nesėrme."
— Pa emėr
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:21   #5
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"S'kam nevojė pėr fe, kam ndėrgjegje."
— Pa emėr

"...Dhe pastaj njeriu krijoi zotin."
— Pa emėr

"Zoti ėshtė njė komik qė luan para njė publiku qė ka frikė tė qeshė."
— Volteri

"Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja njė fe, Dielli dhėnėsi i jetės do tė ishte zoti im."
— Napoleon Bonapart

"Mjeranėt e shkretė i kanė mbushur mendjen vetes se do tė jenė tė pavdekshėm dhe do tė rrojnė nė pėrjetėsi, nėse adhurojnė atė sofistin e kryqėzuar e nėse jetojnė sipas ligjeve tė tij... e i marrin kėto doktrina goja-gojės pa ndonjė provė tė qartė. Kėshtu kur mashtruesit e sharlatanėt hyjnė mes tyre, kaplojnė menjėherė pasuri tė mėdha duke sunduar mbi kėta leshko."
— Lukiani

"Kisha thotė se Toka ėshtė e rrafshėt, por unė e di qė ėshtė e rrumbullakėt, pasi kam parė hijen e saj mbi Hėnė e mė tepėr besim kam tek njė hije se sa tek kisha."
— Ferdinand Magelan
"Njė Galileo nė dymijė vjet mjafton."
— Papė Piu XII

"Po tė them se jemi tė dy ateistė. Unė thjesht besoj nė njė zot mė pak se ty. Kur tė kuptosh pse ti pėrjashton tėrė zotat e tjerė tė mundshėm, atėherė do tė kuptosh dhe pse unė pėrjashtoj tėndin."
— Stivėn Roberts

"Shumica e njerėzve parapėlqejnė mė mirė tė vdesin se sa tė mendojnė; e nė fakt ashtu dhe bėjnė."
— Bertrand Rasėll

"S'ka absurditet, sado i madh qoftė, qė tė mos t'i ngulitet njeriut fort nė kokė, nėse fillon t'ia imponosh atė para moshės 5-vjeēare, duke ia pėrsėritur vazhdimisht me ton tejet solemn."
— Artur Shopenauer
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:22   #6
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Shiko njėherė parashikimin e motit para se tė lutesh tė bjerė shi."
— Mark Tuein

"Njerėzit i krijojnė zotat sipas vetes, jo vetėm pėr nga pamja, por edhe pėr nga mėnyra e jetesės."
— Aristoteli

"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė."
— Pa emėr

"Njė njeri i thotė Gjithėsisė, "Ja, ekzistoj!" "Sidoqoftė", - pėrgjigjet Gjithėsia, - "kjo nuk ėshtė se mė ngjalli ndonjė ndjenjė detyrimi"."
— Stivėn Krejn

"Tė vėrtetosh "Ungjijtė" me provė mrekullinė, ėshtė si tė vėrtetosh njė absurditet me provė diēka qė ėshtė kundėr natyrės."
— Denis Didėro

"Kur shoh detarė, njerėz tė shkencave natyrore e mendimtarė, njeriu ėshtė mė i urti mes gjallesave. E kur shoh priftėrinj, profetė e shpjegues ėndrrash, asgjė s'mė vėshtirohet mė keq se njeriu."
— Diogjeni

""Katėr barnat" Nuk kemi ē'i frigohemi zotave. Nuk kemi ē'ndiejmė nė vdekje. E mira mund tė pėrftohet. E keqja mund tė durohet."
— Epikuri

"Pra, dhe mė e liga e tė ligave, vdekja vetė, s'ėshtė asgjė pėr ne, sepse kur ne jemi vdekja s'ėshtė dhe kur vdekja ėshtė ne s'jemi."
— Epikuri

"Tė thuash se "ligji i dytė i termodinamikės do tė thotė se evolucioni s'mund tė ndodhė", ėshtė si tė thuash se "ligji i rėndesės do tė thotė se zogjtė s'mund tė fluturojnė"."
— Pa emėr
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:25   #7
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Nėse 50 milionė njerėz besojnė njė absurditet, prapė absurditet mbetet."
— Anatol Frans

"Prifti ėshtė mishėrimi i rrenės."
— Xhuzepe Garibaldi

"Tė dashur miq, Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji pėrgjithmonė, Garibaldi."
— Xhuzepe Garibaldi

"Gjithėsia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenė, ėshtė e do tė jetė prore zjarr i pashuar."
— Herakliti

"Kristianėt ngjajnė me njė kėshill bretkosash nė kėnetė, a me njė sinod krimbash mbi njė kodėr bajgash tek kuakin e gėrvijnė: "Pėr ne u krijua kjo Tokė!""
— Juliani

"Nė fillesat e veta kristianizmi ish thjesht njė mishėrim i bolshevizmit."
— Adolf Hitler

"Mė ngjan se (pėr mirė a pėr keq) argumentet e drejtpėrdrejta kundėr kristianizmit dhe teizmit rrallė japin efekt nė popull; Liria e mendimit pėrparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorės me zhvillimin e shkencės."
— Ēarls Darvin

"Sa herė qė morali mbėshtetet mbi teologji, sa herė qė drejtėsia i mveshet autoritetit hyjnor, mund tė pėrligjen e tė kryhen gjėrat mė imorale, mė tė padrejta e mė famėkeqe."
— Ludvig Fojerbah

"Secili do tė sillet vetė si pagan, me tė tjerėt tė sillen si kristianė."
— Alber Kamy

"A mund tė jetė kush shenjtor nėse zoti nuk ekziston?"
— Alber Kamy

"Nėse Krishti vinte sot, njerėzia as nuk do ta kryqėzonin. Do ta ftonin pėr darkė, do tė dėgjonin ē'kish pėr tė thėnė e mandej do talleshin me to."
— Tomas Karlajl
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:25   #8
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Nė Bibėl nuk janė pjesėt qė nuk kuptoj qė mė shqetėsojnė, por ato qė kuptoj."
— Mark Tuein

"Nė gjeometri nuk ka sekte."
— Volteri

"Sa i pėrket fesė, tėrė njerėzit pranojnė pa pyetur besimin e tė jatit, sipas zakoni, tė paaftė pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga gėnjeshtra."
— Abdul al Maari

"Bota mban dy kategori njerėzish: njerėz inteligjentė pa fe dhe njerėz fetarė pa inteligjencė."
— Abdul al Maari

"Tėrė problemi me botėn ėshtė se idiotėt dhe fanatikėt janė aq tė sigurt ndaj vetes, ndėrsa tė menēurit plot me dyshime."
— Bertrand Rasėll

"Feja ėshtė kryevepra e artit tė stėrvitjes sė kafshėve, sepse stėrvit njeriun nė atė se ēfarė duhet tė mendojė."
— Artur Shopenauer

"Kristiani i mirė duhet tė ketė kujdes nga matematicienėt dhe tė gjithė ata qė thonė profeci tė rreme. Ka rrezik qė matematicienėt tė kenė bėrė marrėveshje me Dreqin pėr errėsimin e shpirtit dhe pėr burgosjen e njeriut nė vargonjtė e ferrit."
— Shėn Agustini

"Nuk ėshtė dashuria e tyre pėr njeriun, por pafuqia e dashurisė sė tyre qė i ndalon kristianėt e sotėm tė na ēojnė drejt e nė turrėn e druve."
— Fridrih Niēe

"Nuk ka aq dashuri e mirėsi nė botė sa tė na lejohet ta shpenzojmė drejt qenieve imagjinare."
— Fridrih Niēe

""Tė marrė dėnimin e merituar ai qė thotė blasfemi, qė dėmton rėndė moralin publik, ose qė shkakton a nxit urrejtje a pėrbuzje ndaj fesė ose Kishės". (Kanoni 1369)"
— Kisha
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:26   #9
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Shpjegimet misticiste konsiderohen si tė thella. E vėrteta ėshtė se nuk janė sė paku as sipėrfaqėsore."
— Fridrih Niēe

"Lutja e agnostikut: "O zot, nėse ka zot, shpėtoma shpirtin, nėse kam shpirt"."
— Ernest Renan

"Nė lidhje me zotat, nuk kam si ta di nėse ekzistojnė a jo e as se si janė."
— Protagora

"Shenjtorėt duhen konsideruar gjithnjė fajtorė derisa tė provohen tė pafajshėm."
— Xhorxh Orvell

"Arsyeja duhet shkatėrruar nė gjithė kristianėt."
— Martin Luter

"Mė tepėr mundėsi ka qė t'i mėsosh njė gomari tė lexojė, sesa tė verbosh arsyen dhe ta ēosh atė ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatėrruar. Besimi duhet ta shkelė nėn kėmbė krejt arsyen, logjikėn, kuptimin dhe ēdo gjė tjetėr qė shikon se duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk duhet tė dėshirojė asgjė tjetėr veē fjalės sė zotit."
— Martin Luter

"Kushdo qė dėshiron tė bėhet kristian duhet t'ia ējerrė sytė arsyes sė vet."
— Martin Luter

"Nėse qétė e kuajt do tė kishin duar tė vizatonin, qétė do tė vizatonin zota qė ngjajnė me qé dhe kuajt zota qė ngjajnė me kuaj."
— Ksenofani

"Ndonėse ndokush ėshtė krejt mosbesues ndaj ekzistencės sė zotave, nėse ka drejtėsi tė karakterit, ai e urren tė keqen tek njeriu. Ky zėt ndaj padrejtėsisė nuk e lė atė tė bėjė veprime tė padrejta, e kėshtu tek i shmanget sė padrejtės i bashkohet sė drejtės."
— Platoni

"Njė pjesė e njerėzimit nuk beson fare nė ekzistencėn e zotave."
— Platoni
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:26   #10
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Vėrtet e kam tė vėshtirė tė kuptoj se si do tė donte ndokush qė kristianizmi tė jetė i vėrtetė, pasi vetė gjuha e shkrimit thotė se njerėzit qė nuk besojnė, gjė qė pėrfshin babanė tim, vėllanė tim dhe pothuaj krejt miqtė e mi tė ngushtė, do tė dėnohen. Kjo ėshtė njė doktrinė e neveritshme."
— Ēarls Darvin

"Nuk besoj nė besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e ēfarėdo kishe tjetėr qė mund tė njoh. Mendja ime ėshtė kisha ime."
— Tomas Pejn
"Tė arsyetosh me dikė qė ka braktisur arsyen, ėshtė si t'i japėsh mjekim njė tė vdekuri."
— Tomas Pejn

"Nxehtė dhe ftohtė, janė opinione; atome dhe hapėsirė ėshtė realiteti."
— Demokriti

"Krejt ēka ekziston nė gjithėsi, ėshtė fryt i rastit dhe domosdoshmėrisė."
— Demokriti

"Gjithēka ka shpjegim natyror. Hėna nuk ėshtė perėndi, por shkėmb i madh; dhe dielli njė shkėmb i zjarrtė."
— Anaksagora

"Ka diēka tejet tė pashėndetshme nė kristianizėm."
— Adolf Hitler

"Kristianizmi i vėrtetė, ai i katakombeve, merret me kthimin e doktrinės kristiane nė realitet. Diē qė shpie fare thjesht drejt shkatėrrimit tė njerėzimit. Nuk ėshtė gjė tjetėr veēse bolshevizėm i pėrzemėrt, nėn njė lustėr metafizike."
— Adolf Hitler

"Fakti pse bota e lashtė ishte aq e dėlirė, e ēelėt dhe e paqtė ishte sepse nuk njihte asgjė mbi dy mynxyrat mė tė mėdha: sifilizin dhe kristianizmin."
— Adolf Hitler

"Goditja mė e rėndė qė ka pėsuar ndonjėherė njerėzimi ishte ardhja e kristianizmit. Dhe bolshevizmi ėshtė fėmija i tij bastard."
— Adolf Hitler
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:26   #11
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Kristianizmi ėshtė njė rebelim kundėr ligjeve tė natyrės, njė protestė kundėr natyrės. Nė zbėrthimin e vet mė tė skajshėm, kristianizėm do tė thotė kultivim sistematik i dėshtimit tė njeriut."
— Adolf Hitler

"Nuk flasim pėr besim nėse themi se dy dhe dy bėjnė katėr, as kur themi se toka ėshtė e rrumbullakėt. Flasim pėr besim vetėm atėherė kur duam tė zėvendėsojmė ndjenjat pėr fakte."
— Bertrand Rasėll

"Zoti i kristianėve mund tė ekzistojė, po njėsoj si dhe zotat e Olimpit, a tė Egjyptit, a tė Babilonisė. Por asnjė nga kėto hamendje nuk ėshtė mė e mundshme se tė tjerat, madje ndodhen jashtė zonės sė njohshmėrisė, e kėshtu s'ka asnjė arsye se pse duhet tė marrim ndonjėrėn prej tyre nė konsideratė."
— Bertrand Rasėll

"Nuk ėshtė si nė "Bibėl" se zoti e krijoi njeriun nė imazhin e vet. Pėrkundrazi, njeriu e krijoi zotin nė imazhin e vet."
— Ludvig Fojerbah

"Pastorėt thonė se na mėsojnė tė japim lėmoshė. Kjo ėshtė e natyrshme. Ata vetė jetojnė prej lėmoshėve. Tėrė lypėsit predikojnė se tė tjerėt duhet tė japin."
— Robert Ingersoll

"Kishat nuk kanė besim tek njėra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njėra-tjetrėn."
— Robert Ingersoll

"Kleriku i parė ishte mashtruesi i parė qė takoi idiotin e parė."
— Volteri

"Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne qė e vramė."
— Fridrih Niēe

"Etiopasit thonė se zotat e tyre janė hundėshtypur e tė zinj, trakasit i kanė tė vetėt sykaltėr e flokėkuq."
— Ksenofani

"Nė parajsė, gjithė njerėzit interesantė mungojnė."
— Fridrih Niēe
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:27   #12
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Njė shėtitje e rastit nė pavionin e tė ēmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjė."
— Fridrih Niēe

"I vetmi tempull qė ndriēon ėshtė ai nė flakė."
— Pa emėr

"Njė tekst fetar nuk duhet kurrė t'i kalojė tri faqet. Nėse i kalon atėherė fillon e kundėrthotė vetveten."
— Pa emėr

"Ekzistencializmi nuk ėshtė aq ateist sa tė konsumohet duke provuar se zoti nuk ekzsiton. Pėrkundrazi, pohon se edhe nėse zoti do tė ekzistonte, kjo s'do tė ndryshonte kurrfarė gjėje."
— Zhan-Pol Sartėr

"Feja ėshtė krijuar nga njeriu pėr tė kontrolluar individėt mendjedobėt, sepse nė kohė mizorish dhe dėshpėrimi kėta e marrin fuqinė nė numėr."
— Benito Musolini

"Me sapun pagėzimi ėshtė gjė e mirė."
— Robert Ingersoll

"Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu."
— Mark Tuein

"Nė kristianizėm as morali, as feja nuk bien nė kontakt me realitetin nė asnjė pikė."
— Fridrih Niēe

"Tėrė fetė janė themeluar mbi frikėn e tė shumtėve dhe zgjuarsinė e tė paktėve."
— Stendali

"Na ka shėrbyer mė sė miri, ky miti i Krishtit."
— Papė Leoni X
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:27   #13
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Besimi nuk tė jep pėrgjigje, thjesht tė ndalon tė bėsh pyetje."
— Frater Ravus

"Njeriu pa fe ėshtė si peshku pa biēikletė."
— Pa emėr

"Feja konsiderohet prej popullit tė rėndomtė si e vėrtetė, prej tė menēurve si e rremė dhe prej sunduesve si e dobishme."
— Seneka i Riu

"Pėr njerėzit qė nuk iu pėlqen t'iu pėrqeshen besimet, ndoshta ėshtė mė mirė tė mos mbajnė besime aq qesharake."
— Pa emėr

"Jepi njeriut njė peshk dhe do tė ushqehet pėr njė ditė. Mėsoje tė peshkojė dhe do tė ushqehet pėr tėrė jetėn. Jepi njė fe dhe do tė vdesė urie duke u lutur pėr njė peshk."
— Pa emėr

"Besimi kristian qė prej zanafille ėshtė flijim, flijim i krejt lirisė, krejt krenarisė, krejt vetėbesimit tė shpirtit; Ėshtė nė tė njėjtėn kohė pėrulje, njė vetėrrėnim dhe vetėgjymtim."
— Fridrih Niēe

"Pėr sa kohė qė prifti, ky mohues, shpifės dhe helmues profesionist i jetės, mbahet ende si njė lloj i epėrm qenieje njerėzore, atėherė nuk mund tė ketė pėrgjigje ndaj pyetjes: "Ē'ėshtė e vėrteta?""

— Fridrih Niēe
"Besim do tė thotė tė mos duash tė mėsosh ēka ėshtė e vėrtetė."
— Fridrih Niēe

"O njeri i patru, qė nuk bėn dot njė krimb e megjithatė rri e bėn zota me tepricė!"
— Mishel de Montein

"Feja ėshtė njė pasojė e frikės. Pėr njė pjesė tė mirė tė historisė njerėzore, ndoshta ka qenė njė e keqe e nevojshme, por pse vallė ka qenė mė tepėr e keqe se sa e nevojshme? A nuk ėshtė vrasja e njerėzve nė emėr tė zotit njė pėrkufizim tejet i qėlluar i ēmendurisė?"
— Arthėr Klark
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:27   #14
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Kristianizmi ėshtė feja mė qesharake, mė absurde dhe mė e pėrgjakshme qė ka infektuar ndonjėherė botėn."
— Volteri

"Tėrė fetė janė bėrė nga njerėzit."
— Napoleon Bonapart

"Feja ėshtė nga sendet mė tė mira pėr tė heshtur popullin e rėndomtė."
— Napoleon Bonapart

"Tėrė institucionet kombėtare kishtare, qofshin kėto hebraike, kristiane a myslimane, s'mė duken asgjė mė shumė se krijime njerėzore, tė ngritura pėr terrorizimin dhe skllavėrimin e njerėzimit, pėr monopolizimin e pushtetit dhe tė fitimit."
— Tomas Pejn

"N.q.s. zoti foli, pėrse bota nuk ėshtė bindur?"
— Pėrsi Sheli

"Mund tė bėj fare mirė pa zotin si nė jetėn time ashtu dhe nė pikturėn time, por ajo pa tė cilėn nuk mund tė bėj dot, kėshtu tek vuaj, ėshtė diēka mė e madhe se ē'jam dhe vetė, qė ėshtė jeta ime, fuqia pėr tė krijuar."
— Vinsent van Gog

"Frika i solli zotat nė botė."
— Petroni

"Fakti se njė besimtar ėshtė mė i lumtur se njė mendimtar, nuk do tė thotė asgjė mė shume se fakti qė njė i dehur ėshtė mė i lumtur se njė njeri i kthjellėt."
— Xhorxh Bernard Sho

"Kėndvėshtrimi im mbi fenė ėshtė si ai i Lukrecit. E konsideroj fenė si njė sėmundje tė lindur prej frike dhe si njė burim mjerimi tė parrėfyeshėm pėr njerėzimin."
— Bertrand Rasėll

"Mos u lut nė shkollėn time e as unė nuk do tė mendoj nė xhaminė tėnde."
— Pa emėr
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-09-2010, 18:28   #15
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

"Mos u lut nė shkollėn time e as unė nuk do tė mendoj nė kishėn tėnde."
— Pa emėr

"Klerikėt e dinė qė unė e di se ata e dinė se nuk dinė."
— Robert Ingersoll

"Njė njeri qė sot do tė ndiqte mėsimet e Dhiatės sė Vjetėr, do tė ishte kriminel. E nėse do tė ndiqte rigorozisht mėsimet e sė Resė, do tė ishte i ēmendur."
— Robert Ingersoll

"Duart qė ndihmojnė janė fort mė mirė se buzėt qė luten."
— Robert Ingersoll

"Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftėrinjtė me qėllim mbrojtjen e doktrinave qė nuk qėndrojnė dot vetė."
— Robert Ingersoll

"Me ē'mund tė kujtoj, nėpėr ungjij nuk ka njė fjalė tė vetme nė lavdėrim tė inteligjencės. "
— Bertrand Rasėll

"Ose zoti do ta ndalojė tė keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atėherė ėshtė i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atėherė ėshtė dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojė tė keqen, atėherė nga vjen e keqja nė kėtė botė?"
— Epikuri

"Kretin - m. sin. idiot, nga frėngjishtja "crétin", qė nė fillimet e saj do tė thoshte "kristian"."
— Pa emėr
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-09-2010, 01:25   #16
Apollyon
Super Anėtar
 
Avatari i Apollyon
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: periferi
Posts: 134
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Apollyon ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

Te gjitha theniet qendrojne. Shum te bukura gjithsesi.

Ama nje shprehje akoma me e bukur se kto esht :

"Ne Zot nuk besoj, ama friken ja kam"


Ne zot nuk e ke te detyruar te besosh, ama kur se ke pare, pse duhet ta mohosh egzistencen? Cudi me ateistet!!
__________________
Makarona me mish.
Apollyon nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-09-2010, 09:05   #17
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Apollyon Shiko postimin
Te gjitha theniet qendrojne. Shum te bukura gjithsesi.

Ama nje shprehje akoma me e bukur se kto esht :

"Ne Zot nuk besoj, ama friken ja kam"


Ne zot nuk e ke te detyruar te besosh, ama kur se ke pare, pse duhet ta mohosh egzistencen? Cudi me ateistet!!
Po ta kisha pare nuk e mohoja , por e pranoja. Me cudi me ty qe pa e pare Zoti-n , e pranon ekzistencen e tije .... Po fetaret e kan pare qe vrasin dhe presin ne emer te Zoti-t ?
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-02-2011, 16:53   #18
Dr.Qendro
Ateist
 
Avatari i Dr.Qendro
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 35
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Dr.Qendro ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

Citim:
"Bota mban dy kategori njerėzish: njerėz inteligjentė pa fe dhe njerėz fetarė pa inteligjencė."
— Abdul al Maari
Shume e bukur.

Kam edhe une nje, por nuk mbaj mend kush e ka thene:

"Nese jemi krijuar ne imazh te Zotit, atehere pse nuk jemi te padukshem?"
__________________
Ateist do tė thotė i pa fe!
Dr.Qendro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-02-2011, 17:15   #19
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

Zoti ka vdekur. e kemi vrare ne njerezit e gjalle, ne menyren me mizore te mundshme.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-02-2011, 21:56   #20
Dr.Qendro
Ateist
 
Avatari i Dr.Qendro
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 35
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Dr.Qendro ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Filozofet ndaj fese

E verteta kuptohet, nuk besohet! Nese do te verteten kupto, mos beso!

-Une.
__________________
Ateist do tė thotė i pa fe!
Dr.Qendro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur