Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Agnosticist & Ateist

Agnosticist & Ateist Nje zonė e dedikuar pėr ata qė nuk besojnė nė fuqitė e mbinatyrshme. Tė gjithė janė tė mirėpritur, pasi "Ne jemi tė tėrė ateistė pėr shumicėn e Perėndive qė shoqeritė e ndryshme kanė besuar gjatė historisė. Disa prej nesh kanė njė Perendi mė shumė nė atė listė." - Richard Dawkins

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 04-07-2012, 00:36   #1
shamantrix
Keshilltar i Imhotepit.
 
Avatari i shamantrix
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Posts: 77
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 10
shamantrix do tė bėhet i njohur mjaft shpejtshamantrix do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Religjioni si program mental

Kur nje tufe e bukur genjeshtra arrin qe ti shitet masave sistematikisht me mijera vite,atehere e verteta konsiderohet marrezi.Ndersa predikuesi i se vertetes - i marre ! J.Dresden.

Kur njeriu do te ishte ne gjendje te ngritet mbi identitetin fetar apo etnik,atehere do te shihej qe cdo njeri i kesaj bote eshte ne parim i njejte.Dallimi qendron vetem ne programet mentale (mendore).Keto dallime qe njerezit "i shohin" ne thelb jane artificiale dhe perceptimi i tyre eshte i manipuluar.Me shume eshte rezultat i elementeve te rrejshme te imponuara nga rrethi.Genjeshtra e pranuar si e vertet, e rregullon vetedijen dhe perceptimin e njeriut.Mekanizmi permes se ciles kjo ndodh (Pranimi i genjeshtres) munde ta paraqesim ne kete menyre:

*Ata te cilet mirren me shkencat e Hermeutikes shpesh perdorin nje simbol qe ata i thone "Druri i jetes".Ata qe e kane pare kete simbol e dine qe behet fjale per nje peme te rendomte,me trung ne toke dhe me sythe ne kuroren e pemes.
Motoja e vjeter hermeutike thote:"Si ne qiell,ashtu edhe ne toke".
Neqoftese "shkojme" poshte,ne nivel te qelizave qe paraqesin nje mikrokozmos per organizmin tone dhe neqoftese shikojme se si duket nje qelize nervore do te shohim qe ajo shume ngjan ne pemen.Ku dendritet paraqesin kuroren e pemes ndersa aksonet rrenjet e pemes.Duke shikuar tutje ,shohim qe ne kuroren jane nje numer i caktuar i receptoreve si sythet.Keto receptore,qe munde ti konsiderojme si "dry",sherbejne qe te pranojne "celesin" apo liganden ,i cili eshte sjellesi i informates.Kur informate te vie permes ligandes ne qelize ,atehere ajo aty aktivizon funkcione te caktuara qe rregullojne funkcionimin e asaj qelize dhe me kete te gjith organizmin tone.Don te thote qe liganda sjell ndryshim ne qelize duke sjellur informata te reja.Tani te marrim nje shembull:te themi qe E Verteta quhet Adenozin,ndersa Genjeshtra- Kofein.
Me aktivitetin ditor trupi i njeriut lodhet,dhe gjate procesit te metabolizmit lirohen molekula te Adenozinit.Keto molekula te Adenozinit si Ligande fillojne te ngjiten ne receptoret duke i sjelluar informacionin: "Koha eshte per te fjetur" .Sa me shume receptore te okupohen nga Adenozit ,gjithnje e me shume bie aktiviteti i qelizave dhe njeriu fillon te gogesije dhe ne fund i vie gjumi.Keshtu duke shfrytezuar informatat e verteta ai shkon ne gjum per te pushuar organizmin e tij.
Mirepo,cka ndodh neqoftese ky njeri ne shenjat e para te gjumit i pergjigjet me pirjen e kafese ? Molekulat e kafese qe i quajtem Genjeshter > keto kane konfigurimin e njejte sikur molekulat e Adenozinit dhe ngjiten ne ato receptore te qelizes qe jane te dedikuar per molekulat e Adenozinit( informata e vertet).Duke u ngjitur ne keto receptore ,ligandet e Kofeinit i okupojne - dhe receptoret nuk jane ne gjendje ta percjellin informaten e vertet.Qeliza fillon te sillet ndryshe nga se do sillej ne kushte normale.Tani Kofeina (Genjeshtra) fillon te rregulloj punen e qelizes!
Pra,tani kemi Genjeshtren e ngjitur ne vend te se Vertetes.
A eshte kjo e rastesishme:religjioni-Religare-Ligare-Ligand (ndoshta ketu kemi nje lidhje e vetedijes se dikujt ?!? )
Tani shkojme larte ne qiell (kurora e pemes):Mendjen tone mund ta konsiderojme sikurse nje "organ" me numer receptoresh te caktuar.Kur mendja jone pranon nje informate ajo e arkivon thelle ne vetedijen tone dhe munde ta ndryshoje vetedijen tone ne menyre dramatike.Ne fund ,munde te supozojme se cka ndodh ne mendjen tone neqoftese ajo ka pranuar info si Genjeshtra ne vend te se Vertetes,duke lene shume pak receptore per te verteten.Cfare manifestimi do te kishte per vetedijen tone.Natyrisht qe ne kete rast Genjeshtra do te udhehiqte perceptimin dhe vetedijen tone.

Religjionet e kane mu kete rol,mirepo,ajo eshte vetem nje program mental per te kontrolluar vetedijen e njeriut.Cdo idelogji munde te luaj rolin e ketij programi......

-Ne librin "Ana aktive e pafundesise",Don Huan parashtron Kastanedes pyetjen ne vijimi munde ta spjegojme mosperputhjen e intelektit te nje inxhinieri me budalliqet e sistemit te tij te besimit ?"
Per te arritur disi deri te pergjigja,te prezentojme keshtu:
1.
Shakaxhiu Jehovikus- "gjithcka sheh,gjithcka di dhe gjithcka ndegjon".Eshte shume i vjeter,por ende aktiv permes pasuesve te tij.Eshte i njohur me shifren JHVH,Para 3000 viteve ju paraqit Mojsiut ne malet e Sinajit,permes efekteve ndricuese,me flak dhe shume tym.Dhe me kete rast ja dorezoi ne menyre festive urrdherat se Cka ju lejohet dhe cka nuk Guxoni te beni !
Atje diku ka vitet 458 para eres sone. Levitet,prifterinjt e fisit Juda, ju kujtoua te shkruajne llibrin e Ligjeve ku ata spjeguan cka ka dashur te thote ky JHVH i padukshem,dhe ofruan "faktin' qe AI personalisht i ka zgjedhur ATA si te perkedheluar te vet dhe perfaqesues te tij ne kete Bote.Pra,ketu eshte shkruar vetem e verteta ,dhe asgje me pak se e verteta.dhe nuk harroi te thote qe ATA qe nuk e besojne do te kalojne neper ferr.JHVH ka shume pasues qe jane ndare ,dhe AI asesi nuk vie qe te qartesoj gjerat.
2.
Shakaxhiu Islamikus - "Gjithcka sheh,gjithcka di dhe gjithcka ndegjon".Eshte i njohur edhe shifren Xhele shan e hu.Eshte shume aktiv permes perfaqesuesve te vet dhe pasuesve.Permes mikut te tij Xhebrailit arriti te ve kontakt me Muhamedin ne vitin 612 te eres sone,kur ky kishte dalur pak ne shetitje dhe ne castin e intervenimit te Xhebrilit kishte rene pa vetedije.Ne kete gjendje te trullosjes se Muhamedit Xhebrili i kishte treguar dhe dhen informata te verteta,ku keto thenie te marra nga Muhamedi ishin vetem te Verteta dhe asgje me pak se e Vertata.Mirepo,per fat te mire Muha kur errdhi ne vehte ju kujtuan te gjitha keto te thena ,i vendosen ne leter dhe krijuan "librin e shenjte",qe edhe sot nuk guxon te vihet ne dyshim e verteta Muhamedane.Keshtu edhe i njohuri me shifren xhele shan e hu ka shume pasues qe ne nderkohe jane ndare ne shume grupe,dhe AI asesi te vie te qartesoj gjerat.
3.
Shakaxhiu Mormidinikus-"Gjithcka di,gjithcka shen dhe gjithcka ndegjon".E ka kontaktuar J.Smitin ne nje nate shtatori me 1823,permes emisarit te tij Moronijit.Ne kete takim Smitit te shqetesuar ja ka dorezuar Librin specijal ku eshte shkruar Vetem e Vertata dhe asgje me pak se e Vertata.
4.
Shakaxhiu Deshmitari-"Gjithcka di,gjithcka sheh dhe gjithcka ndegjon".Eshte i njohur edhe me nofken Turbo-shakaxhiu.Carli T.Rasel mbi deshmin e ketij shakaxhiu vet ka arritur qe permes te vertetes dhe asgje me pak se e verteta te bej per veti shume pasues.Keshtu edhe ky shakaxhi sot eshte shume aktiv permes pasuesve te vet.
5.
Shakaxhiu i kohes se re -"Gjithcka din,gjithcka sheh dhe gjithcka ndegjon".Ky eshte shakkaxhiu me i ri,i njohur edhe shakaxhiu i kohes se re,e disa i thone edhe "Shakaxhiu i rendit te ri boteror".Ai i urrdherron pasuesve te tij qe te mbajne syze me ngjyre roze dhe te kene kujdes ne gjithcka -pervec ne realitein objektiv.
Ky shakaxhi nuk perdor asnje prift,hoxhe ne marrdheniet e tij me publikun.Ky punon ne menyre te qete,permes guruve te tij te vecant.Gjoja ,kete shakaxhi duhet ta duam te gjith neqoftese duam te jetojme ne rendin e ri boteror.
Te gjithe shakaxhit (hokataret) ,e shohin boten me ngjyra te ndryshme si ne foto....
shamantrix nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-07-2012, 02:07   #2
shamantrix
Keshilltar i Imhotepit.
 
Avatari i shamantrix
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Posts: 77
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 10
shamantrix do tė bėhet i njohur mjaft shpejtshamantrix do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Religjioni si program mental

>>>
Pra,nga kjo mosperputhje e intelektit te nje inxhinieri me pranimin racional te varianteve me larte (paraqitur me ngjyra te ndryshme).?!

Religjioni si program "danlaudohet" ne nenvetedijen e njeriut (gati cdo here) qysh ne femijeri,gjate periudhes qe quhet "impresionet e para",ne forma te ritualeve te ndryshme.Me vone ky program vetem mbahet dhe mbindertohet,duke rregulluar vetedijen e njeriut dhe perceptimin e realitetit.Intelekti i tij me vone nuk e ve ne pikepyetje autoritetin e atij "qe gjithcka sheh,gjithcka di dhe gjithcka ndegjon",pjeserisht pershkak te nenvetedijes e me shume per shkak te Friges,cka ndikon si nje "firrewall" apo mbrojtje te "softverit mendor.Keshtu njeriu shpirterish kastrohet,ndersa njekohesish ka tendence qe shpirteroren ta quaj religjion,ndersa ky spirualitet nuk ka lidhja fare me religjionin.
Ky njeri ,natyrisht duke perdorur intelektin e vet munde te behet inxhinier apo dic tjeter ,por nga pikepamja ezoterike AI do te konsiderohet i Verber.
E marrim qe nje njeri religjioz eshte bere psikijater apo psikolog.Ai e DIN qe kjo JETE eshte e vetmja Jete qe kemi,dhe neqoftese jeton sipas urrdherave qe i ka caktuar Ai "Qe din gjithcka,sheh gjithcka dhe ndegjon gjithcka" do te shkoj ne parajse ,e neqoftese jo atehere shkon ne Ferr.Natyrisht kjo filozofi do te kete implikime jo vetem ne jeten e tij por edhe ne profesionin qe e ushtron.
Keshtu neqoftese ndonje pacient qe vuan nga ndonje Fobi ju drejtohet per ndihme,apo pacienti ankohet qe bie pa vetedije kur sheh gjakun e vet,mundesija qe keto lloj psikiater apo psikolog qe ti ndihmojne pacientit jane gati zero.Pse ? Sepse disa trauma te caktuara qe jane krijuar gjate jetes se kaluar "impresioneve te para",gjate periudhes kur ishte ne mitren e nenes apo gjate Jetave te meparshme lejne ne nenvetedijen e tij "rezidue" te caktuara qe ndikojne ne personalitein e tij te pergjithshem..."Jetave te meparshme",cfar jete te jetuar me pare - do te bertiste cdo psikijater/psikolog religjioz kur do te ndegjonte kete.AI e DIN qe kjo eshte e pamundur ,dhe nuk do te tentoj te hyjne ne kete zone.Mirepo,ne realitetin objektiv ka disa qe nuk mendojne keshtu ,dhe kane zhvilluar terapi regresive ku permes ketyre metodave i kthejne pacientet "mbrapa" gjer ne momentin kur pacienti ka perjetuar traumen qe eshte shkak i fobise.Kur njeriun permes terapis regresive e kthejne mbrapa dhe kur Ai nga pika e tanishme e vetedijes se "zgjuar" e sheh traumen e cila i ka ndodhur ne te kaluaren ,vie deri te ashtequajtura "zgjidhja e konfliktit",dhe cdo fobi e lidhur me kete pushon se manifestuari.
Mirepo praktika e kthimit regresiv ,"ne te kaluaren" te njerezve fobik duke perfshire edhe jetat e tyre te meparshme ka treguar qe asnje pacient nuk ka pare as jehoven,as allahun apo Perendi te tilla.
Ketu me kemi konflikt midis realitetit dhe programit mental te religjionit.
Cka munde te presim nga pasuesit e Shakaxhive ,kur shihet qe religjioni ndikon ne amzen mentale te njeriut e cila kufizon kapjen e plote te realitetit ?

Vetedija e njeriut ka tendence qe te interpretoj apo racionalizoj cdo ngjarje apo situate ,njejte sikur sjelljen e vet ne baze te elementeve te njohura.Ajo ne te njejten kohe nuk i lejon vetes mundesine qe ti pranoje qe - sjellja dhe mendimet jane rezultat i programimit.
Duke pare te gjith prapavijen psiko-patologjike te librave fetar Bibla,Kuran,Talmud etj. dhe propaganden mijeravjecare ka gjasa qe ti ikim programimit religjioz te te menduarit,apo kjo eshte fati i perjetshem i njerezimit.

Naten
shamantrix nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-07-2012, 09:27   #3
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Posts: 3,047
Thanks: 4
Thanked 53 Times in 39 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 64
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Religjioni si program mental

Eshte interesant edhe procesi se si 'programimi mendor' kalon nga faza ne faze, nga nje shkalle e caktuar ne nje tjeter me gjitheperfshirese dhe qe nuk le asgje pa pergjigje, ose "eshte adapt per te tera opsionet intelektuale". Eshte ajo cfare realizohet ne menyre konsistente nga feja e organizuar.

Feja, religjioni, eshte nje produkt puro njerezor. Eshte perdorur ne menyre efektive per te kontrolluar turmat dhe masat per qindra e qindra vjet. Njerezit vertet qe perfundojne te jene te programuar se cfare duhet te besojne, dhe kjo ne varesi te shoqerise ku kane lindur dhe fese dominante ne kete shoqeri. Qe ne lindje e pergjate tere femijenise dhe deri ne adoleshence injektohet bindje e padiskutuar jashte kornizes se dyshimit dhe analizes per doktrinen, ne shumicen derrmuese te rasteve te ndihmuara nga frika e nje kamzhiku, e nje ndershkimi te tmerrshem qe nuk do te mbaroje kurre. Eshte nje programim qe e shoqeron njeriun deri ne momentin kur mbaron adoleshenca, moment pas te cilit eshte pranuar se njeriu ka formuar berthamen e personalitetit, pritet qe te sillet si i rritur, te marre vendime te pjekura dhe te matura, si dhe sigurisht te moralshme.

"Po ashtu si stergjyshet, gjyshet, prinderit, tere shoqeria ku je rritur, edhe ti do te ndjekesh ate qe ne e dime se eshte e drejte dhe qe nuk mund te kundershtohet, do te praktikosh obedience te verber ndaj ketyre rregullave qe jane pertej kufijve te diskutimit". Ky eshte nje programim qe eshte shume efektiv ndaj turmave. Te tere ndihen udhetare te te njejtes varke, jane te trembur ne te njejten menyre nese diskutojne dhe vene ne dyshim besimin, kundershtimet nga pale te treta perballen me rezistence komunale dhe koherente. Logjicienet dhe sociologet e mendimit kritik e kane studiuar kete feomen pas dyersh te mbyllura dhe jane shprehur ne cdo here per efikasitetitin e tij urdherues. Ne nje menyre apo nje tjeter, ne mijera vjet, nga nje proces filtrimi dhe provash (evolucioni, ne fakt) eshte mberritur ne menyre te pavetedijshme ne perfundimin se metoda me efikase per kontroll eshte mendesia qe si bosht qendror ka fajin dhe vuajtjen e perjetshme.
__________________
"I refuse to prove that I exist," says God, "for proof denies faith, and without faith I am nothing". "But," says man, "the Babel Fish is a dead giveaway, isn't it? It proves you exist and so therefore you don't. QED." "Oh dear," says God, "I hadn't thought of that," and promptly vanishes in a puff of logic. "Oh, that was easy," says man, and for an encore goes on to prove that black is white, and gets killed on the next zebra crossing.
gurax nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur