Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-02-2010, 21:26   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,245
Thanks: 7,114
Thanked 3,305 Times in 1,343 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
William Shakespeare


William Shakespespear ėshtė dramaturgu me i njohur anglez dhe ėshtė bėrė i njohur me "Hamletin"
pastaj me veprėn e "Makbeth-it" etj. Uiliam Shekspir lindi nė Stratford mbi Avon mė 23 prill tė vitit 1564.
Interesante ėshtė fakti se 23 prilli pėrkujtohet njėkohėsisht edhe si dita e vdekjes sė tij, 23 prill 1616.

Uiliami ishte biri i tretė i John dhe Mary Shakespeare.
Nga tetė fėmijėt e tyre mbijetuan katėr, dy prej tė cilėve u bėnė aktorė:
Uiliami dhe vėllai i tij mė i vogėl Edmund, lindur mė 1580, i cili shkoi me tė nė Londėr.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari mė i shkėlqyer i gjuhės angleze dhe, nė mėnyrė absolute,
njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave.
Ai ka qenė komediograf, dramaturg, por edhe aktor.
Ai jo vetėm qė shkroi disa tragjedi tė jashtėzakonshme tė cilat hynė nė historinė e letėrsisė botėrore,
por edhe shumė komedi dėfryese qė nuk u shfaqen kurrė nėpėr skenat angleze.
Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatėve dhe i njė numrit tė madh tė poemave, disa prej tė cilave
janė konsideruar si shembuj mė tė shkėlqyer tė letėrsisė angleze qė ėshtė shkruar ndonjėhere.

Aftėsia e tij qėndronte nė tė hedhurit e rrėfimit-pėrtej, pėr tė pėrshkruar kėshtu pamjet e brendshme
dhe tė thella tė natyrės njerėzore. Mendohet se pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij t’i ketė shkruar
mes viteve 1585 - 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave qė i atribuohen atij nuk njihen
me saktėsi, duke shkaktuar kėshtu mangėsi nė lidhje me hartimin e njė biografie
tė thellė dhe tė plotė pėr kėtė figurė madhore tė letėrsisė.

Disa nga tragjeditė mė tė famshme tė Shekspirit janė:
Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth,
ndėrsa nga komeditė pėrmendim:
Shumė zhurmė pėr asgjė, Nata e dymbėdhjetė, etj.
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2010, 21:37   #2
SubZ
A Legend Never Dies
 
Avatari i SubZ
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Underground
Posts: 745
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
SubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentė
William Shakespeare ose Eduard De Ver!

EDUARD DE VER
I njohur me emrin
UILLIAM SHEKSPIR


Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do ti shohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.
Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramave jane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.
Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qe mund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta” (paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun e pare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon ne pikepamjet tona te pergjithshme politike.
Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona, te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje e dramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosura eshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dhe as i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode e shkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej 400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme se pullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht, Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij jane perkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnje e me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa me identiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime. Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur ne vitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kur vleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme ne perfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme i pranojme:
Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, te cilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me te shkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nuk ka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e pare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (po nuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn.
Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari, versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.
I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam u detyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku u njoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi me vajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhe pas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu, Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruan dhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i nje trupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper duke shkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi te shtrenjte ne Stratford. Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford, ndersa ai shkonte here pas here aty.
Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate, botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuan gjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe te ngaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.
Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dyti tek e shoqja, ne Stratford. Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur nje permendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ia linte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire ne Stratford, derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.
Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre nga biografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose te dhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka te dhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit te madh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Ne kundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me nje studim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.
Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemi informacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure te till te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote: “Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per te te kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneve qe disponojme nga koha e Shekspirit:
Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi ne Angline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe te lexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur miliona dokumente origjinale.
Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh te letrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentave flasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur, ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitej sadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.
Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, Ben Xhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dime me teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione te detajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit te dramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te, apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.
I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te kete qene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq i ngjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.
Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Ne qofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte e mundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet e dramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kush eshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime, pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentat gjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentave ekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabet ose analfabet i plote.
Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, ku ne menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nuk shenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit. Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i nje tregtari pa shkolle fare.
Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per te vertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshte pseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.
Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojne ngjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri te biografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sy pasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, te gjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, por eshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri i Carlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.
Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?
Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tek Eduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura, ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhe trashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri u stervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarake si dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende te tjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti ne universitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqerite kryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhe jetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestari UilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal te mbretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqit per vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri u vendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe me mbretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, por pse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhe i dashuri i saj.
Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u nda prej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun e Londres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, e qelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe u sheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dhe Zhuljeta”.
Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funt sterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.
De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shume shkrimtare.
Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per kete ekzistojne disa sqarime te mundshme:
1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose drama per teatrot komerciale.
2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, ne qofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do te identifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund te shkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor, ne mos ne duel.
3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje te dashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.

Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin e tij.
__________________
जीव हस अनुरज
Live Laugh Love
Jetė Qesh Dashuri
SubZ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2010, 21:41   #3
SubZ
A Legend Never Dies
 
Avatari i SubZ
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Underground
Posts: 745
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
SubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentė
Fan. S. Noli, analize Makbethi-t.

Imzot F.S.Noli e konsideron tragjedinė Makbeth si njė gjėmė tė madhe ,si tragjedinė mė tė tmeruar qė ka dalė nga pena e Shekspirit .

Gjithkush ėshtė intriguar nga fakti i ekzistencės sė te madhėrishmes nė kėtė kryevepėr tė letėrsisė botėrore ; i simpatisė qė tė pėrvjedhin ēifti Makbeth , qė e harxhojnė tėrė heroizmin e tyre sipas imzot Nolit , pėr tė shtypur tė tjerėt dhe pėr tė vrarė vetveten.

Duke respektuar gjithė ata qė u pėrpoqėn pėr tė zgjidhur kėto enigma letrare po i afrojmė lexuesit interpretimin tonė.

Nuk ėshtė e rastit qė Shekspiri parapėlqen kastėn e Glamsit pėr heronj tė tragjedisė sė tij , duke e konsideruar shtresėn e mesme tė shoqėrisė si inicuesen e vlerave re reja njerėzore .

Ishte fisnikėria e mesme aktive , qė kėrkoi e provoi tė udhėprinte nė epokėn e re .

Nė kėtė kuptim tragjedia Makbeth ėshtė historia e fisnikut anglez , qė tenton tė shpėrbėjė strukturėn e murosur shpirtėrore ,morale e jurudike tė kupolės mesjetare : apatike,parazitare , tė asaj hijene gjakpirėse , qė ndodhej nė udhėkryq .

Pėr ta shpėrbėrė atė kupolė , Shekspiri rikrijon mitin e dioskurėve Makbeth- Banko, binomin e sfidės sė kundėrshtarėve tė denjė Makbeth- Makdaf ,shfaq njė mendėsi te pazakontė tė ēifti Makbeth dhe risjell mitin e tri fatthėnave pellazge(sipas tė lashtėve jeta e njeriut ndjek rrjedhen e njė filli qė: fillimisht zgjatet , pastaj pėshtjellohet dhe dikur tė pritet , si ta parathonė tri mojrat (te mirat)ku : e para e tjerr fillin e jetės , e dyta e pėshtjellon dhe e treta e pret atė) Me kėto modele letrare parathuhet fundi i qerthullit mesjetar tė tradhėtive , helmimeve ,vajit nė vesh, kamės nė gjumė ,si dhe nxitet katarisi shpirtėror te sprektatori pėr tė pranuar e gjetur shembėlltyrat alternative humane ,qė na i propozon Shekspiri nė tėrėsinė e mozaikut tė personazheve tė tragjedisė.

Gjenia shekpirjane ka kuptuar se : epoka e re kėrkon individ aktiv ,tė lirė ,imponues e tė barabartė nė kontribut pa dallim gjinor dhe shoqėror.Dioskurėt Makbeth Banko, antipodėt Makbeth -Makdaf jane sfidues te mesjetės parazitare tė Dunkanit. Por sfida e epokės sė re kapitaliste padyshim ėshtė Ledi Makbeth , heroina e pare nė gjininė dramatike , figura e femrės potente, jetėsore, inspiruese e gjithpushtetshme e pavarur aktive ,e cila rezėllen afirmim ,barazi dhe pushtet sensual tek Makbethi, bashkėshorti dhe patriarku tipik, qė zė fill nė letėrsi me 28 shekullorin Uliks famėmadhin(1180 pere TROJA -1603 ere ).

Heronjtė e Shekspirit veprojnė nė situata apokaliptike, ku kurora verbon arėsyen,dhe si tė tillė, ata shėndrohen nė pishtarė tė ndezur me gjenialitet , pėr tė ndriēuar monopatet e ferrtė tė mesjetės tė mbytur nė qerthullin e gjaktė . Gjenialiteti shekspirjan ėshtė nė gjendje tė konturojė tė ardhmen edhe atje ku mund tė duket e pamundur .Pėr kėtė , ai sjell ,nė skenė, heronjė me individualitete tė spikatura dhe qė janė vetvetja e pa pėrsėritshme , qė pėrpiqen me ēdo kusht tė mbrijnė diku , por spektatori e sheh qorsokakun e heronjve dhe nuk ēuditet nga fundi i gremintė i tyre.

Njė spektator i vemendshėm sheh se, subkoshienca ėshtė e pėrbindshme , kur nuk ka ndrojtje tė shfaqet si virtyt te heronjtė e tragjedisė..

Makbethit ia tronditin natyrėn njerėzore mendimi i vrasjes . Nė fillim , mendimi i tij e kėrkon si fat kurrorėn, pa lėvizur fare. Mendimi pėr kurorėn nuk e le ore e ēast tė qetė. Tė qėnit princ i Kemberlendit ėshtė si njė gurė qė i zė udhėn , qė e pėrmbys , po se kaperceu.Lakmite e zeza e tė thella kėrkon t’i fsheh nga syri.Dora duhet tė mbarojė veprėn ,qė syri druhet ta shikojė.

Zonja Makbeth fillimisht prezantohet si njė zemer tepėrplotė me qumėshtin e zemėrbutėsisė njerėzore .Ambicja pėr tu bėrė mbretėreshė,pas profetėsisė sė fatthėnave , pėrcillet prej saj me ligėsi. Ledi Makbeth e pėrballon me kurajon e nje gruaje qėllimin pėr tė arritur qarkun e Artė duke pėrjashtuar me gjuhė tė ashpėr , ēdo gjė qė e ndalon.

Zemėrngurtėsuar,gjakmpiksur ndaj mėshirės e dhemsurisė njerėzore ,ajo kėrkon:

- Nga kraharori femėr –mermėni qumėshtin dhe nemni vrrerin ,nemni natėn e errėt tė veshur me tymin me tė dendur te skėterrės qė tė mos shoh thikėn qė plagėn shpon ,

-ajo kėshillon : Pėr tė gėnjyer kohėn ,duku sipas kohės ;nė sy nė dorė e nė gjuhė kij mikpritjen; duku si delja e pafajshme , por ji gjarpėr i fshehur nėn gur; fajėso tė tjerėt,bėrtit,ēirru dhe vajto pėr viktimat e krimit tėnd...

Ledi Makbeth , pėr mendimin tonė ,ėshtė heroina mė komplekse dhe njėherazi dhe brilanti mė rezėllues i universit shekspirjan.Thėniet e saj i kalojne kufijtė e sensuales ,brishtėsisė, pafajsisė,ėngjėllit tė dashurisė toksore , ripėrtėritėses sė jetės ,qė duhet ta karekterizojnė si femėr. Fillimisht e kujton se ėshtė njė fatthėnese e katėrt e tragjedisė dhe kur e nxit tė shoqin nė krim e kujton si njė shpirt tė sė keqes.Dhe pėr imazhin negativ qė tė krijon mendon, pėr njė ēast, se do tė dalė shumė shpejt nga skena . Por jo ,ėshtė e pamundur. Arėsyeja ? Nga akti nė akt kupton se ėshtė ajo ,qė i ve nė lėvizje subjektin e tragjedisė duke u pėrplotėsuar nė planin shoqėror.

Na bėn pėrshtypje fakti qė ka njė dashuri tė panjollė dhe tė pa tronditur ndaj tė shoqit.Endėrra e saj ishte kurora mbretėrore e jo brinjtė e turpit nė kokėn e te shoqit.Plotėria e planeve shoqėrore nė figurėn e ledit Makbeth pėrvijohen nė njė atmosferė kaosi ; ku pabesia ,dhuna e krimi ishin modeli jetėsor dhe ushqimi shpirtėror pėr kėdo brenda atij qerthulli.Pėr shkallėn e emancipimit dhe tė ndėrgjegjėsimit tė Ledit Makbeth , pėrgjegjėse ėshtė shoqėria e kohės sė saj.Figura e saj nuk idealizohet . Jo rastėsisht,asaj i mungon plani nėnės ,tė cilėn ja plotėson skematikisht ledi Makdaf . Si inspiruese e tė shoqit nė krim , ledit Makbeth , i mohohet tė riprodhojė jeten sepse kohės sė re nuk i lipsen trashigimtar pėbindėsha -njerivrasės.E zotėruar nga instikti, ajo ėshtė dėshmitare e vazhdueshme nė krimet e tė shoqit.Shekspiri na bind se asaj , hap pas hapi , i zgjohet ndėrgjegja ,por kjo nuk mjafton .Imazhet e krimit ja kanė helmuar shpirtin nė atė masė sa ,sėmuret nga samnabulismi dhe vdes ēdo natė nga pak e ēmendurisht.

Kur ambicja pėr pushtet tek Makbethėt i kalon kufijtė e ferrit me vepra tmeruese , atėhere vetedija e tyre kalon nė drejtėsi se paanshme :

- Na zgjat kupėn , tė pimė helmin ,qė pėrgatitėm vet ; tė vrasėsh gjumin e pafajshėm ,qė ripėrtėrinė jetėn e largon vdekjen ,si banjo pas lodhjes kapitese ,si balsam pėr shpirtin e plagosur,si gjellė e dytė qė ushqen dasmėn e jetės - ke tradhėtuar vetveten.Dorėn vrasėse nuk e lan dot uji i oqeanit ,ajo skuq e pėrgjak tė gjitha detet.

-Makdafi-Sketera ka bėre kryeveprėn ,vrasja sakrilegje hyri tinės nė tempullin e Zotit tė bekuar dhe vodhi jetėn nga altari.

-Makbethi – Vdiq nderi dhe fama ,vera e jetes rrodhi dhe mbeti vetem krund i fundėrisė.

Makbethi , pas kėsaj , shndėrrohet nė nje kriminel hakmarrės e pėr poshtėrimin qė i bėri jetės , ai zotėrohet nga ndjenja e tė lodhurve nga mjerimi dhe tė shtypurve nga fatėkeqėsitė.Pėr tė tradhetia ėshtė nje hije tmerruese . Pėr njė burrė ėshtė mė mirė te ndeshet me njė ari Rusie,rinoqeront a tigėr Hirkanije ,tė ndeshet me shpat nė mes te shkretirės, pa ju drithėruar shpirti si njė doē kurve.

Tragjedia shekspirjane nuk pėrfundon kėtu. Ajo pėrplotėsohet ne dialogun Malkolm –Makdaf.

Malkolmi—Jam shartuar me ēdo bėrthamė vesi e ligėsie ,qė kur tė lulėzojnė , do ju duket Makbethi i zi mė i bardhė se dėbora ,si shqerrė e ėmbėl pranė njė kuēedre .Vėrtetė Makbethi ėshtė gjakatar ,kurvar,avar,dinak e i pabesė ,gjakėnxehtė e zemėrligė i pėrmbytur nė mėkate e vese qė kanė njė emėr.Por pusin e asganllėkut tim tė pafund nuk e mbushin gratė dhe vajzat tuaja. Dėshira ime nuk njeh asnjė kufij.Mė mirė mbret Makbethin ,se sa nė fron njė njeri si unė .Avar i pangopur si unė , rrezikoni ēifligje e kėshtjella tė tė parėve ,xhevahire ,dhe shtėpi e nderin .Sa mė shumė vjedh aqa mė shumė mė rritet urija ,dita ditės.Kjo avaricje ėshtė vesi mė i egėr qė ka rrėnjė mė tė thella dhe mė tė rrezikshme se asganėria pranverore .Kjo ėshtė shpata qė u pret kokėn mbretėrve. S’kam asnjė hir qė i ka hije mbretit sirejtėsi,besnikėri e masė, qėndrim madhėshtor e mirėsi ,durim ,kurajo e zemėrmadhėsi. S’kam gjurmė prej kėtyre ,por jam plot me vese e krime lulėzuar ,qė u rritėn e stėrvitėn gjer nė kulm ,po dhe sikur te kem fuqi nė dorė hedh mjalten e pajtimit ne sketerrė dhe i ve pishtarin(flakėn) paqes sė pėrbotshme dhe ēdo bashkėri tė dheut e shkallmoj.

Plotėsohet nė kėtė dialog pak a shumė thelbi epokės mesjetare , qė domosdoshmėrisht duhej larguar. Shekspiri risjell nė skenė heronj tė tipit homerian si : Makbeth –Banko dhe e hap tragjedinė e tyre nė njė situate fantastike , kur ju parathuhet e ardhmja nga fathėneset.

Dihet tashme se Makbethi qe njė nga figurat reale tė historisė e sė Skocisė (1110) qė mbretėroi pėr 25 vjet , ndėrsa Banko ėshtė sozia e tij artistike .I pari na shfaqet si vezullim i fundit i mesjetes dhe i dyti na propozohet si model i mundshėm i i kohės sė re . Dallohen prej njėri tjetrit nga ajo ēka fati u rezervon kur u pritet filli i jetės. Mabethi pas medyshjes sė fillimit, priret nga egoja pėr kurordhe zgjedh rrugėn e krimeve , pas parathenies sė fatave dhe inspirimi qė i bėn Ledi Makbeth . A nuk ju kujton ēifti Makbeth bashkėshortėt ideal ,model pėr kėdo qė beson vėrtet tek besnikėra bashkėshortore.

Bankoja u bė viktima e parė se,qe dėshmitar nė parathėnien e Fatit tė Makbethit .

Sipari i vetasgjesimit brenda llojit ,fataliteti i zhdukjes se njeriut nga njeriu ,si kufiri i apokalipsit tė pritshėm , ishte hapur. Bankoja i nėnshtrohet fatit pėr hir tė tė bijėve, qė sipas tė thėnave , do tė ishin trashigimtar tė fronit mbretėror.

Makbethi pėr kurrorėn vret Dunkanin dhe njėherazi gjumin dhe qetėsinė e tij, vret mikun e tij Bankon dhe njėherazi vret sigurinė, vret Ledin Makdaf me fėmijet e saj ,pra pafajsinė dhe njėherazi vret dhe tė drejtėn pėr tė sjellė nė jetė trashigimtarin e tij. Egoizmi i vret atij lumturinė e nė kėtė kuptim , egoizmi ekstrem ėshtė vetasgjesues.

Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė, pse nė pėrfundim tė tragjedisė pushtohesh nga ndjenja e keqardhejes pėr ēiftin Makbeth? Shfaqja realist si i vlerave dhe i egoizmit ekstrem te heronjė e tragjedisė na bėn ne tė mos i shohim ata vetėm bardh e zi .Ashtu si nė jetė tė mirėn dhe tė keqen njė ēast i ndan. Mund tė kėrkosh modelin tėnd dhe do ta gjesh brenda kėtij mozaiku vlerash e instiktesh te tė gjithė heronjtė e tragjedisė dhe nuk mund tė pėrjashtosh qoftė edhe njerin prej tyre , nė se tė duhet tė strukturosh modelin human ,qė kėrkon tė ngjiz tek ty Shekspiri.

Individin aktiv do ta gjeni te Makbethi e Bankua ,hierarkun pompoz tek Dunkani,bashkėshortėsinė ideale te ēifti Makbeth,vendosmėrim shpaguese tek Makdafi ,pafajsinė te ledi Makdaf dhe te femijtė e saj,inspiruesen e pushtetshme tė pa epurėn tė vendosurėn per kurorėn e lavdinė te ledi Makbeth.

Ajo qė duhet tė pėrjashtosh e tė mos bėhesh pjesė,nė kėtė tragjedi , ėshtė; kaosi mesjetatar , ku pabesia, krimi e instikti i pėrvjedhin jetėn heronjve Kryefjala a tragjedisė ėshtė : Kush mbjell vdekjen , gjen prehje tek ajo.
__________________
जीव हस अनुरज
Live Laugh Love
Jetė Qesh Dashuri
SubZ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-04-2010, 22:06   #4
Meri
...
 
Data e antarėsimit: Sep 2009
Posts: 11,159
Thanks: 2,061
Thanked 2,321 Times in 1,533 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 353
Meri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėmMeri i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Historia perseritet, karakteret njerezore percillen neper shekuj....
Qellimi justifikon Mjetin - me menyra e mjete me te sofistikuara por ambicja, etja per pushtet, ligesia, egoizmi, po ato jane edhe sot.
__________________
M2.
Meri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 09:04   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

UILLIAM SHEKSPIR
(1564-1616)



Shqipėroi Fan Noli



HAMLETI
(fragmente)


THUAJ YJTĖ S’JANĖ ZJARR

Thuaj yjtė s’janė zjarr,
Thuaj dielli u shua,
Thuaj jeta ėshtė varr,
Po mos thuaj qė s’tė dua.

TĖ RROSH A TĖ MOS RROSH

Tė rrosh a tė mos rrosh - kjo ėshtė ēėshtja:
M’ e lartė ėshtė vallė tė durosh
Hobe*, shėgjeta fati tė tėrbuar
A tė pėrballsh njė det tė turbull helmesh.
Me arm’ e funt t’u japsh? Tė vdeē - tė flesh
Jo mė! - dhe me njė gjumė tė mbarosh
Ēdo zėmėr - dhėmbje, mijėra tronditje,
Qė trupi prej natyrės trashėgon,
Ja njė qėllim qė duhet dėshėruar
Me gjithė shpirt. Tė vdeē - tė flesh, tė flesh?
E nofta t’ėndėrrosh! Ah, kėtu ngec;
Se ē’ėndrra shohim n’atė gjumė vdekje,
Pasi na shkundet kjo pėshtjellj’ e mortme**,
Kjo frikė na qėndron; ja arėsyja
Qė aq e zgjat njė jetė me mjerime;
Se kush duron pėrbuzjen dhe kamēikn e botės,
Zullumn*** e shtypėsit, pėrdhunėn e krenarit,
Lėngimn’ e dashuris’ sė papėrfillur,
Vonimn’ e ligjės, gojė-ēthurrjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, qė ēdo vlerė zemėr-gjerė
Nga tė pavlershmit merr, kur munt t’a lanjė
Hesapin fare me njė copė thikė?
Kush vallė barra mban e kush dėrsin,
Rėnkon nėnė njė jetė tė mėrzitur,
Po vetėm tmerr’ i saj diē pas vdekjes
Vėndit tė pazbuluar nga s’na kthehet
Kurr’ udhėtari - na trullos vullnetin,
Dhe vuajmė tė ligat qė po kemi
Se sa tė hidhemi n’ato qė s’dimė.
Kėshtu na bėn ndėrgjegja gjith’ frikaēė;
Kėshtu me ngjyr’ e gjall’ e rezollutės****
Sėmuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
Dhe pllane tė mėdha e rėndėsore
Ndalen, pėrēajnė rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e vepėrimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Engjėll, nė lutjet
Mėkatet m’i kujto tė gjitha…

-------------------
*Hobe – vegėl me njė rryp lėkure a llastiku, pėr tė gjuejtė me gur.
**E mortme – vdekje, vdekėsore.
***Zullum – fj. arab., dėm, mizor, vandalizėm.
****Rezollutė – fj. neol., vendim.


SI T’ A NJOH TRIMIN QĖ MĖ DO VĖRTET


I

Si t’ a njoh trimin qė mė do vėrtet
Nga ndonjė tjatėr trim?
Nga syri dhe nga zėmra qė m’i flet?
Zemrės e syrit t’im.
Mė vdiq, o shoqe, dhe mė la,
M’a vunė nė qivur,
Mi varrin bar tani mė ka,
Mi kokėn ka njė gur.
Tė bardhė si dėbor’ e kish savanin*
Me lule tė stolisur,
I vogėl e i math me lot e qanin
Me zemėr tė zalisur.

----------------------
*Savan - qefin


II

Shėn Valentinin* nesėr po kremtoj
Dhe ngrihem nė mėngjes
Dhe, vajzės, nga dritarja po i shkonj,
Se nukė munt tė pres.
U-ngrit ay ahere dhe u-vesh
Dhe derėn po ia ēel.
Nė dhomėn brėnda vajza hyn e qesh,
Po vajzė jashtė s’del.

III

Pėr Zotin Krisht, pėr Zonjėn Shėn Mėri,
Ajme, sa turp, sa keq!
E bėn, kur e gjen rasjen djal’i ri,
Dhe vajza shkon nė dreq.
I thot ajo: “Mė bėre be, pa shtrirė,
Qė do t’mė merrnje grua!”
I thotė ay: “Vėrtet, po s’je e mirė,
Kur fle pėr turp me mua!”

KUR ISHA I RI, KISHA DASHURI

Kur isha i ri kisha dashuri,
ah dashuri,
E kisha zėmrėn plot me lumtėri,
Me nuse e me dasm’ e me kurorė,
Isha si dash me brir’ e me kėmborė,

Po e pabesa pleqėri mė theu,
ah mė theu,
Me panēėn e me thonjtė mė mbėrtheu,
Mė ēthuri, m’arratisi nė kurbete,
ah kurbete,
Nė male, nė shkėmbinj, nė pronj e dete.

Njė bel, njė bel, njė kaz’m e njė lopatė,
ah lopatė,
Dhe njė savan i gjėrė dhe i gjatė;
Njė grop’ e thellė dhe pėrsipėr baltė,
ah moj baltė,
Kėshtu e do kjo mysafir’ e naltė.

OTELLO
(fragment)

E VARFĖRA RRĖZĖ NJĖ MANI PO RRI

E varfėra rrėzė njė mani po rri,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Me kokėn mi gjunjė, me duar nė gji,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Dhe lumi buēizte me keng’ e me vaj,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Dhe shkrinin shkėmbinjtė nga lotėt e saj,
Qaj, shelk, o shelk i zi;

JUL CEZARI
(fragment)

O miq romanė, qytetarė, mė dėgjoni
Vij ta varros, jo ta lėvdoj Cezarin
E keqja qė ka bėrė ēdo njeri mbetet
E mira i mbulohet shpesh nė varr me kockat
Ashtu i qoftė edhe Cezarit.
Trimi Brut ju tha tani, Cezari qe ambicioz
Nė paska qenė ashtu, qe faj shumė i rėndė
Dhe rėndė shumė e pagoi Cezari
Kėtu, pas lejes, Brutit e tė tjerėve
Se Bruti ėshtė burr' i ndershėm
Tė ndershėm janė qė tė gjithė, ai dhe shokėt.
Vij qė tė flas nė funeralin e Cezarit
Ish miku im, mė qe i drejtė dhe i besės
Po Bruti thotė qe ambicioz
Dhe Bruti ėshtė burr' i ndershėm
Cezari i solli Romės shumė robėr lufte
Dhe arkat me shpėrblime ia ka mbushur
Kjo qe ambicia e Cezarit? Si ju duket?
Cezari qante kur thėrrisnin tė vobektit
Ambicia duhet t'ish me zemėr mė tė ashpėr
Po Bruti thotė qe ambicioz
Dhe Bruti ėshtė burr' i ndershėm
E patė qė tė gjithė se nė Luperkalet
Tri herė i dhashė njė kurorė mbretėrore
Edhe tri herė e hodhi; ambicie qe kjo?
Po Bruti prapė thotė qe ambicioz
Dhe Bruti ėshtė padyshim burr' i ndershėm
S'dua tė kundėrshtoj ato qė foli Bruti
Por s'mund t'ju flas veē pėr ato qė di
Njė herė e deshėt qė tė gjithė - jo pa shkak
Pėrse tani s'ju vjen asfare keq pėr tė?
Ndėr egėrsirat paske ikur, o gjykim
Dhe njerėzit e paskan humbur arsyen!
Duroni pak se e kam zemrėn te Cezari
Aty, dhe pres tė mė kthehet prapė.

ROMEO DHE ZHULIETA
(fragment)

Zhulieta

Mos do tė ikėsh? Ende s’ėshtė gdhirė,
Nuk ishte lauresha, por bilbili
Ai qė vrau veshin tėnd tė frikshėm.
Ai kėndon ēdo natė pėrmbi shegė,
Besomė, i dashur, ish vėrtet bilbili.

Romeo

Ish lauresha, kasneci i mėngjesit,
Nuk ish bilbili. Pa shiko, e dashur,
Rrezet nakare, si dantellė e hollė,
Qėndisin retė e zeza tė agimit.
Qirinjtė e natės, dalėngadalė po shuhen,
Dhe dita e qeshur, gati pėr t’u nisur,
Qėndron mbi mugėtirėn majė malesh.
Prandaj mė duhet tė iki e tė rroj
Ose tė rri kėtu e tė vdes.

Zhulieta


Ajo atje nuk ėshtė drita e ditės,
Por ėsht’ njė meteor qė e nxori dielli,
I cili do tė bėhet pishtarmbajtės
Tė tė ndriēojė rrugėn e Mantovės.
Prandaj qėndro, se s’ke nevojė tė ikėsh.

Romeo

Le tė mė kapin, pra, dhe tė mė vrasin.
I lumtur jam tė rri kur kėrkon ti.
Pra, eja, vdekje,
Edhe mir se tė vish, kur do Zhulieta!
Ē’thua, shpirt? Le tė flasim, s’ėshtė gdhirė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 09:06   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
William Shakespeare - vargje

UILLIAM SHEKSPIR
(1564-1616)



Shqipėroi: Skėnder Luarasi



Mbreti Lir
(fragment)

Liri: Jo, jo, jo jo! Tė vemi shpejt nė burg;
Atje tė dy ne vetėm do kėndojmė
Si zogjtė nė fole. Kur tė kėrkosh
Uratėn time, unė do tė bie
Mė gjunjė qė tė lyp prej teje ndjesė.
Kėshtu do rrojmė e do falemi.
Do tė kėndojmė kėngėn e tregojmė
Pėrralla njėri-tjetrit, nga tė moēmet,
Do t'admirojmė fluturat krahė-shpuara.
Atje do t'marrim vesh nga tė burgosur
Se ē'ngjasin nė pallat, do bisedojmė
Se kush fitone e kush humbet dhe kush
E ka fuqinė sot dhe kush e humbi.
Dhe tė kuptojmė shtytjet mė tė fshehta
Qė po sundojnė punėt njerėzore,
Se t'ishim ne pėrgjonjės tė dėrguar
Me porosi prej perėndisė vetė.
Nė burg do shohim se si vinė e zhduken
Tarafet e lavditė e tė mėdhenjėve,
Qė hipin e qė zbresin sipas hėnės.

Edmundi: Po, nxirrini.

Liri: Mbi theroritė e tilla, moj Kordelja,
Hyjnitė hedhin themjan. A tė kam Ty?
S'na ndajnė dot, veēse ndė marrēin urė
Prej qiellit, tė na tymosin burgun
Sikundėr nxjerrin dhelprat jashtė shtrofkės.
Mos qaj! Murtaja t'i pėrpinjė ata
Qė duan tė na bėjnė ne tė qajmė.
I pafshim duke ngordhur prej urisė.
Eja bijė! (Dalin Liri dhe Kordelja me rojėn).
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 09:07   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
William Shakespeare - vargje

UILLIAM SHEKSPIR
(1564-1616)




Shqipėroi: Vedat Kokona



Soneti XLVI

Sytė e mi dhe zemra janė nė luftė tė rreptė;
Se kush do ta fitojė nurin tėnd tė rrallė,
Sytė ia mohojnė zemrės kėtė tė drejtė,
As zemra syve kėtė thesar s’ua fal.
Zemra kėrkon tė tė ketė nė gji,
Kthinė ku s’depėrtojnė sytė e kulluar,
Por sytė nuk pranojnė kurrsesi
Qė t’u shpėtojė ky thesar i ēmuar.
Nė njė kuvend aherė na u mblodhėn
Mendimet kėtė punė pėr ta shoshitur,
Se ē’do t’u jepej palėve vendosėn,
Syve tė kulluar dhe zemrės sė zhuritur:
Syve t’u falin gjithė bukurinė,
Zemrės tė zemrės sate dashurinė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-09-2013, 14:41   #8
Iness
Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
 
Avatari i Iness
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Posts: 4,620
Thanks: 9
Thanked 329 Times in 165 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 66
Iness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Kam mėsuar qė tė rritesh nuk do tė thotė tė festosh pėrvjetoret.
Qė heshtja ėshtė pėrgjigja e duhur kur dėgjohet njė idiotėsi.
Qė tė punosh nuk do tė thotė vetėm tė fitosh para.
Qė miqtė fitohen duke treguar se cilėt jemi realisht.
Qė miqtė e vėrtetė qėndrojnė me ne deri nė fund.
Qė gjėrat e kėqia shpesh fshihen pas njė pamje tė parė tė mirė.
Qė natyra ėshė gjėja mė e bukur e kėsaj jete.
Qė kur mendoj se di gjithēka, ende nuk di asgjė.
Qė njė ditė e vetme mund tė jetė mė e rėndėsishme se shumė vite.
Qė mund tė bisedosh me yjet.
Qė mund t'i rrėfehesh hėnės.
Qė mund tė udhėtosh nė pafundėsi.
Qė ėshtė e shėndetshme tė dėgjosh fjalė tė mira.
Qė ėshtė e nevojshme tė ėndėrrosh.
Qė mund te jesh femijė gjatė gjithė jetės.
Qė qėnia jonė eshtė e lirė.
Qė Zoti nuk tė ndalon tė bėsh diēka nė emėr tė dashurisė.
Qė tė vetėgjykohemi nuk ėshtė dhe aq e rėndėsishme, kur nė tė vėrtet ajo qė ka rėndėsi ėshtė paqja shpirtėrore.
E mė nė fund kam kuptuar qė nuk mund tė vdesėsh pėr tė mėsuar tė jetosh...
Iness nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-04-2014, 17:31   #9
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Posts: 3,047
Thanks: 4
Thanked 53 Times in 39 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 64
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: William Shakespeare

(perkthyer nga une ne 2007)

Sonet 55
-----------
As mermeri, as monumentet me aq shije dekoruar
te princerve, sesa kjo poeme e fuqishme s'do jetojne me gjate;
Por ti edhe me teper do rrezellitesh ne 'kto vargje shkruar
sesa gur' i ashper, llangosur me kohen shkerdhate.
Kur luft' e cuar dem statujat t'i rrezoje,
dhe cmendia te shkule punen n'skulpture derdhur safi'
as e Marsit shpate apo flaka e luftes do shkrumboje
gjurmen plot jete te kujtimit qe je ti.
Kunder vdekjes dhe armiqve qe cdo gje shkaterrojne
Perpara do t'vazhdosh; admirimi yt prape do t'kete vend
edhe kur syte e atyre qe do t'pasojne
kur e lodhin kete bote drejt fundit qe merr cdosend.
Keshtu, deri kur dit' e gjykimit per ku je nisur, do te vi'
ti tek kjo jeton, dhe ne syte e atyre qe ndiejne dashuri.

- William Shakespeare -
__________________
"I refuse to prove that I exist," says God, "for proof denies faith, and without faith I am nothing". "But," says man, "the Babel Fish is a dead giveaway, isn't it? It proves you exist and so therefore you don't. QED." "Oh dear," says God, "I hadn't thought of that," and promptly vanishes in a puff of logic. "Oh, that was easy," says man, and for an encore goes on to prove that black is white, and gets killed on the next zebra crossing.
gurax nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-04-2014, 17:37   #10
Sopoti
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 11,967
Thanks: 5,178
Thanked 5,759 Times in 3,036 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 209
Sopoti ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Kam shfletuar sonetet e penes Shekspiriane,e secila ka boten e saj zhytese .
Adhuroj demostrimin e tij

Per te gjithe dhunen e ushtruar mbi te...
Per te gjitha fyerjet qe keni derdhur mbi te...
Per inteligjencen e saj te shkelur...
Per trupin e saj qe keni shfrytezuar...
Per lirine qe i keni mohuar...
Per gojen qe i keni mbyllur ...
Per injorancen me te cilen e braktiset...
Per krahet e saj te prere...
Per te gjitha keto: Ne kembe zoterinj, perpara nje GRUAJE!
|William Shakespeare|
Sopoti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:53   #11
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Uiliem Shekshpir Sonete

LXXV

Ti je ushqim pėr sytė e mi t'uritur,
Sikur pėr tokėn shiu qė bie pareshtur,
Pėr shkakun tėnd vec mbeta duk'u grindur,
Si njė koprrac pėr arin qė mban fshehur.

Tani krenar pėr arin qė zotron,
Pastaj pa gjumė nga frika se ia marrin,
Herė arin qė tė shohė ai shpreson,
Herė e tėrbon njė sy prej kureshtari.

Shpesh herė i etur pėr ndonje vėshtrim,
Mjaft rrallė i gėzuar qė tė kam parė,
Nuk kam dhe as qė pres ndonjė gėzim,
Pėrvec atij qė jep a vetė e marr.

Kėshtu gėzoj e vuaj ditė per ditė,
Kur jam i nginjur, etja mė sfilit.


Shqiperoi Cezar Kurti
"Flaka e vellazerimit" (Redaksia e botimeve)
Shkup, 1993

Perkthyesi Cezar Kurti, i cili jeton ne ShBA, deri tani ka perkthyer keto vepra: "Prometheu i lidhur (Eksil), "Toka e njerezve" (Fransua de Sent Ekzyperi), "Shpetimi i Forsajteve" (Gollsuorth).
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:53   #12
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

perkthyer nga C. Kurti

Shakespeare - Sonnet

LXXXVII

Pra, lamtumirė! Si tė rrish me mua
Kur vetė e di se vlen ti shumė mė tepėr!
Cdo gjė mes nesh e ke nė duart e tua -
Nė do tė rrish, a te ikėsh me njė tjetėr.

Tė mbaja dot po mos tė doje vetė?
E meritoj tė kem kaq pasuri?
Mėbėre njė dhuratė tė vėrtetė,
Dhe, ja, mė duhet tė ta kthej tani.

Ma dhe ti vetė, vlerėn pa ia ditur,
O me njė tjetėr mė ke ngatėrruar?
Tek ti po kthehet prapsh dhuratė e ndritur,
Gjykimit rishtmas duke iu nėnshtruar.

Me ty - m'u duk si nė ėndėrr vetja mbret,
Pa ty - u zgjova si njeri i shkretė!
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:54   #13
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Shakespeare

CXVII

Mė thuaj se kam qenė dorėshtrėnguar,
Tė mirat ty kur duhej t'i shpėrbleja,
Se zemėremblėn paskėrkam harruar,
Kur pranė times duhej ta mbėrtheja;

Se kohėn tėnde bukur shtrenjtė blerė
Me tė panjohur paskėrkam kaluar,
Se velat erėave u paskam nderė
Prej teje sa mė larg pėr tė lundruar.

M'i mblidh harbimet, trillat, cdo mynxyrė,
Qė tė provosh dyshimn' e grumbulluar,
Pėrplasmi ti, po deshe, nė fytyrė,
Por mos mė vrit me sytė e zemėruar.

Nuk desha tjetėr vetėm tė provoj
Nė dashuria jote do qėndrojė.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:54   #14
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

CXII

Me dashuri e fshive dhe mėshirė
Njė damkė shpifėsish nga balli im,
Mė kokėn s'caj nė flasin keq a mirė,
Kur ty tė kam dhe mbrojtje, dhe shpėtim.

E gjithė bota je pėr mua ti,
Dhe nė se jam i mire apo i keq,
Prej teje vetėm dua qė ta di,
Sa pėr tė tjerėt - vafshin mu nė dreq!

E flaka ndrojtjen tutje nė humnerė,
Mė s'pyes pėr nepėrkat gjuhėgjata,
Qė rrinė duke vjellė vetėm vrerė
Dhe shpirtin kanė mė tė zi se nata.

Ashtu sic mė pėlqen ti je trajtur,
Pa ty kjo botė duket e mbaruar.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:55   #15
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

CXXVIII

Sa herė ti, qė je muzika ime,
Me gishtat tu mbi drurin e bekuar
Muzikė luan dhe plot drithėrime
I shkrin aq ėmbėl tingujt e kulluar,

Ia kam zili kėrcimit tė cdo tasti,
Qė hidhet lart tė puthi dorėn pak,
Tė shkretat buzė, qė u ikėn rasti,
Nga trimėri' e tyre skuqen flakė.

Sa shumė tė preken buzėt dėshėrojnė,
Tė nd'rrojnė vend me tastet kėrcimtare,
Aq butė gishtat nėpėr to kalojnė,
Sa druri s'duket mė i vdekur fare.

Ti falua gishtat tasteve tė lumtur
Dhe mua buzėt falmi pėr t'i puthur.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:55   #16
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Soneti 27

I vrarė nga mundi, ngutem pėr nė shtrat,
Prehrin qė shplodh gjymtyrėt nga udhėtimi;
Po at’herė nė kokė nis njė shtegtim mė i gjatė -
Me ta lėnė punė trupi ia nis mendimi:
Se at’ kohė mendimet fort nga malli kapur
Tė gjith nė pelegrinazh drejt teje shkojnė
Dhe m’mbajnė qepallat e rėnduara hapur
Tė kqyr errėsirėn qė tė verbrit shohjnė:
Por shpirti im, me sytė e imagjinatės
Sjell hijen tėnde n’sytė e mi t’padritė
Qė si brilant i varur nė terr tė natės
Natėn e zezė e bėn tė ndrij si ditė
.....K’shtu, ditėn trupi, natėn, truri im
.....Pėr shkakun tėnd dhe timin s’gjejnė pushim

pėrktheu Napolon Tasi
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:56   #17
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: William Shakespeare

Soneti 24

Syri m’u be piktor dhe kopjoi
Formen e bukurise ne zemren time;
Trupi im iu be suaze dhe e rrethoi:
Doli nje kryeveper e rralle n’kundrime
Se me ane t’piktorit vepren duhet ta shohesh
Te gjesh portretin tend besnik, aty ku u vu:
N’dyqan te zemres varur m’rri prej kohesh
E ka per xham dritaresh syte e tu
Shih, pra, syte e sho-shojt ē’dobi na sjellin
Te mite te pikturuan, kurse te tute
M’u bene dritare n’gji dhe fusin diellin
Qe kenaqet kur te puth fytyren e bute
...Po prape syri eshte i mete n’ate qe shpreh:
...Kopjon ēfare sheh, por zemren nuk e njeh

perktheu Napolon Tasi
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur