Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Gjuha shqipe > Gramatika

Gramatika Gramatika e Gjuhes Shqipe

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-01-2011, 22:06   #1
PuffetiNa
MbetiTeThemiNaIshteNjeher
 
Avatari i PuffetiNa
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 9,788
Thanks: 0
Thanked 694 Times in 249 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 169
PuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėm
Folja

Folja ėshtė pjesė ligjėratės qė shėnon njė veprim apo gjendje.

Nė gjuhėn shqipe ajo ka kategori gramatikore tė mėnyrės, kohės, vetės, numrit dhe diatezės.

Folje quhen fjalėt qė tregojnė se subjekti vepron ose pėson diēka ose ndodhet nė njė gjendje tė caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmė se ėshtė fjala pėr njerėz, kafshė dhe sende, po nuk dimė se ēfarė bėjnė ose ēfarė ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollėt u poqėn, macja fle atėherė prej fjalės punon mėsojmė se motra po kryen njė veprim (punon), prej fjalės u poqėn mėsojmė se mollėt pėsuan diēka (u poqėn), prej fjalės fle mėsojmė se macja ndodhet nė njė gjendje tė caktuar (fle). Fjalėt punon, u poqėn, fle janė folje.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare Kalimtare quhen foljet veprimi i tė cilave i kalon njė personi ose sendi tjetėr, d.m.th. qė pranojnė njė kundrinor: Beni ēdo ditė lexon gazetėn. Foljet qė pranojnė njė kundrinor tė drejtė janė folje kalimtare tė drejta: Blerta ēdo ditė vadit lulet. Foljet qė mund tė marrin kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė janė kalimtare tė zhdrejta: Iliri i hipi kalit. Ndodh qė njė folje tė marrė njėkohėsisht njė kundrinor tė drejtė dhe njė kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė, pra tė jėtė njėkohėsisht folje kalimtare e drejtė dhe e zhdrejtė Ia dhashė librin Zanės. Ia afrova Zanės tufėn e luleve.

Folje jokalimtare janė ato qė nuk pranojnė kundrinor: fle, eci, rri, qėndroj, dal etj.: Agroni ecte i shqetėsuar. Dje fjeta gjithė ditėn.

Disa folje pėrdoren herė si kalimtare, herė si jokalimtare. pėr tė gjetur se cilit grup i pėrkasin duhet parė se nė ē’kuptim janė pėrdorur.


FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE Foljet kalimtare tė drejta kanė dy forma , formėn veprore dhe formėn joveprore :

Forma veprore: laj, fshij, thaj Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem

Veprore ( laj, fshij, thaj ) janė foljet qė tregojnė se subjekti vepron ( laj fytyrėn, fshij dhomėn, thaj rrobat ) kurse joveprore foljet qė tregojnė se subjekti pėson, d.m.th. i nėnshtrohet veprimit tė njė tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten).

Kohėt e Foljeve

Kohėt themelore tė foljes janė e tashmja, e shkuara, e ardhmja.

E tashmja tregon diēka qė bėhet tani. Fryn erė dhe bie shi.

E shkuara ka pesė nėndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtė dhe e kryera qė shprehin veprime tė kryera para ēastit kur flasim dhe mė se e kryera dhe e kryera e tejshkuar qė shprehin veprime para njė ēasti tė caktuar tė sė shkuarės: Frynte erė dhe binte shi. Kishte fryrė erė dhe kishte rėnė shi.

E ardhmja ka dy kohė tė ardhmen dhe tė ardhmen e pėrparme. E ardhmja shpreh njė veprim qė pritet tė kryhet pas ēastit kur flasim ose qė do tė kryhet nė tė ardhmen: Do tė bjerė shi. E ardhmja e pėrparme shpreh njė veprim qė pritet tė kryhet para njė veprimi tjetėr nė tė ardhmen: Kur do tė ktheheni ju, unė do t’i kem mbaruar detyrat.

Pėrveē pėrdorimeve themelore kohėt kanė edhe pėrdorime tė tjera mė tė veēanta.

Kohėt e foljeve janė: tė thjeshta dhe tė pėrbėra.

Tė thjeshta janė e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtė dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa qė i shtohen foljes: mėso-j, mėso-n, mėso-j-a, mėso-je, mėso-v-a, mėso-v-e

Kohėt e pėrbėra janė: e kryera ( kam mėsuar ), mė se e kryera ( kisha mėsuar ), e kryera e tejshkuar ( pata mėsuar ), e ardhmja e pėrparme ( do tė kem mėsuar ). Kėto formohen me ndihmėn e foljeve ndihmėse.

Mėnyrat e Foljeve

Kuptimi i asaj qė shprehet nga folja mund tė paraqitet prej folėsit nė mėnyra tė ndryshme:

- si diēka e realizuar : Ne punuam. – si diēka e dėshirueshme, e pritshme: Tė punojmė apo tė mos punojmė. – si urdhėr: Punoni! – si habi: Punuakan!

Trajtat e ndryshme qė merr folja pėr tė shprehur pikėrisht kėta kuptime quhen mėnyra. Nė gjuhėn shqipe folja ka gjashtė mėnyra: dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore.

Mėnyra dėftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diēka tė vėrtetė ose reale, qoftė ky pohim, mohim ose pyetje:

Iliri po mėson. Iliri nuk po mėson. A po mėson Iliri ? Mėnyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diēkaqė dėshirojmė ose presim tė ndodhė

Po tė punosh do tė fitosh. Mėnyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur tė foljes si diēka tė mundshme qė varet (kushtėzohet) nga njė veprim tjetėr:

Po tė punoje mė shumė, do ta mėsoje mė mirė kompjuterin. Mėnyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diēka tė papritur qė shkakton habi:

Sa qėnka rritur ! Ju mėsokeni shumė ! Mėnyra dėshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes nė formė urimi ose mallkimi:

Shkofsh e ardhsh shėndosh ! U bėfsh njėqind vjeē ! Tė raftė pika ! Mėnyra urdhėrore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes nė formė urdhėri, kėrkesė, kėshillė:

Punoni mė mirė. Mėsoni mė shumė. Dėftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dėshirorja dhe urdhėrorja kanė forma tė veēanta pėr kohė dhe pėr veta tė ndryshme tė ēdo numri.

Veē kėtyre mėnyrave ka edhe forma foljore tė pashtjelluara tė cilat nuk kanė as kohė as vetė as numėr.

Format e pashtjelluara tė foljeve janė: pjesorja, paskajorja, pėrcjellorja dhe mohorja: – pjesorja: punuar, mėsuar, blerė, gjetur, tharė etj.;

Foljet kanė edhe njė pjesore tė shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesėn -r, -rė, -ur, -ė,: punua(r) – punua, bler(ė)- ble(rė), gjet(ur) – gjet thėn(ė) – thėn.

- paskajorja: pėr tė punuar, pėr tė mėsuar, pėr tė marrė etj.; – pėrcjellorja: duke punuar, duke mėsuar, duke marrė etj.; – mohorja: pa punuar, pa mėsuar, pa mėsuar, pa marrė etj.;

Nė kėto trajta, ajo qė shprehet nga folja nuk mund tė paraqitet prej folėsit nė mėnyra tė ndryshme, prandaj ato nuk merren si mėnyra.

Vetat dhe Numrat e Foljeve

Vetė e foljes quhet forma foljore qė tregon se kush e kryen veprimin

(unė, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):

Veta I njėjės: unė punoj Veta II njėjės ti punon Veta III njėjės ai punon Veta I shumės: ne punojmė Veta II shumės: ju punoni Veta III shumės: ato punojnė

Numėr i foljes quhet forma foljore qė tregon se veprimi kryhet nga njė ose mė shumė qėnie apo sende. Folja ka dy numra, njėjėsin dhe shumėsin: Unė punoj (Veta I njėjės) Ne punojmė (Veta I shumės)
__________________
Ne nuk mund tė bėjmė Gjithēka...
Se gjithēka bėn vetėm ZOTI!
Por mund tė bėjmė diēka dhe vetėm me ndihmėn e ZOTIT!
PuffetiNa nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-08-2014, 01:51   #2
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,469
Thanks: 10,719
Thanked 5,801 Times in 2,758 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 186
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Folja

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga PuffetiNa Shiko postimin
Folja ėshtė pjesė ligjėratės qė shėnon njė veprim apo gjendje *.

(Veta I njėjės) Ne punojmė (Veta I shumės)
* ose edhe dukuri natyrore.
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-08-2014, 19:30   #3
_MALSORI_
V.I.P
 
Avatari i _MALSORI_
 
Data e antarėsimit: Apr 2011
Posts: 369
Thanks: 2
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
_MALSORI_ ėshtė njė gur i ēmuar_MALSORI_ ėshtė njė gur i ēmuar_MALSORI_ ėshtė njė gur i ēmuar
Pėrgjigje e: Folja

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga PuffetiNa Shiko postimin
Nė gjuhėn shqipe ajo ka kategori gramatikore tė mėnyrės, kohės, vetės, numrit dhe
Citim:
diatezės
.
cka eshte diateza..hera e pare qe e degjoj..
__________________
..a do male me debore , trima te forte dhe malsore , fort bujare dhe burrerore , shko ne kukes i ke me dore..fan noli
_MALSORI_ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur