Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare

Toleranca fetare Kėtu mund tė diskutojmė rreth kontributit qė duhet tė japin komunitetet fetare nė ushqimin e tolerancės fetare midis shqiptarėve si dhe pėr rolin e fesė nė ēėshtjen tonė kombėtare.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 03-10-2019, 17:28   #1
Tannhauser
Anėtar i ri
 
Avatari i Tannhauser
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Posts: 19
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Tannhauser ėshtė nė rrugė tė mbarė
Ne fillim ishte perkthimi (III)

Nuk kisha ndėrmend ta vazhdoja kėtė temė sepse mendoja se i kisha thėnė ato qė desha tė them, edhe pse nė formė pėrmbledhėse, por, njė koment nė lidhje me botimin e Dhjatės sė Vjetėr qė po i vjen lexuesit nė shqip pėr herė tė parė (vitin tjetėr) nė pėrkthim nga origjinali mė tėrhoqi vėmendjen. Nė dy shkrimet e mėparshme i lashė mėnjanė problemet qė lidhen me pėrkthimin e Dhjatės sė Vjetėr pėr dy arsye kryesore. Arsyeja e parė ėshtė se pėrkthimet nė shqip qė qarkullojnė deri tani janė bėrė nga gjuha angleze (pėr kėtė shkrim u bazova nė tekstin e bible.com/sq) , pra janė pėrkthim i njė pėrkthimi, dhe, arsyeja e dytė ėshtė se nė botėkuptimin e krishterė ana doktrinore e Dhjatės sė Vjetėr ėshtė tashmė e shfuqizuar. Kėshtu qė nuk ka tė njėjtėn rėndėsi njė gabim pėrkthimi pėr njė ligj qė nuk ėshtė nė fuqi me njė ligj qė ėshtė nė fuqi.

Shfuqizimi i Dhjatės sė Vjetėr, dhe lidhja e njė kontrate tė re me njeriun lejoi madje nga ana e Zotit qė tė humbasin jo thjesht vargje apo pjesė tė tekstit nga Dhjata e Vjetėr por mbase edhe libra tė tėrė. Kjo duket nė shkrimet e Etėrve tė Kishės, sidomos nė komentet e tyre pėr Ungjijtė por duket qartė edhe nė disa hendeqe historikė apo kuptimorė qė kanė disa nga librat e Dhjatės sė Vjetėr. Njė pasazh i tillė i famshėm qė tregon njė pjesė tė humbur ėshtė ai i Mateut 2,23 “dhe u vendos nė njė qytet tė quajtur Nazaret, qė tė pėrmbushej thėnia e profetėve: «Do tė quhet nazaretas»”. Mirėpo kjo thėnie e profetėve nuk gjendet nė asnjė libėr tė Dhjatės sė Vjetėr. Pėr mė tepėr mbi pasazhin, kėto libra dhe pėr arsyen e humbjes sė tyre shih veprat e Joan Gojartit, Homiliae in Matthaeum, 9,4 [= PG 57,180d -181a].

Meqė jemi tek ky pasazh i mėsipėrm, interesant ėshtė fakti se Hieronimi te vepra e vet De viris illustribus, pėr jetėn e Mateut si burim ka parasysh pėrveē Eusebit (nga i cili nė vepėr merr rreth 70% tė informacioneve) edhe njė ungjill apokrif qė qarkullonte nė hebraishte tė cilin ai vetė e konsideron si origjinalin, madje autograf tė Mateut. Qė ėshtė origjinali, sipas Hieronimit, kjo duket nga fakti se autori citon nga teksti hebraik dhe jo nga shtatėdhjetė pėrkthyesit, dhe ka edhe dy pasazhet (e humbura) “Do tė quhet nazaretas” dhe “Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim” (Hieron., De viris illustribus, 3). Dy lajthitje kėtu nga doktori i kishės; njė logjike dhe njė e faktologjike. Nėse teksti ishte nė hebraishte atėherė pse Mateu duhet tė citonte nga pėrkthimi grek i Septuagintės? Dhe pasazhi Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim (Mat, 2,15) nuk ka humbur, ai gjendet tek libri Osea 11,1 i Dhjatės sė Vjetėr. Kėto nuk janė veēse dėshira tė Hieronimit i cili nė tė gjithė veprėn e tij polemizon ashpėr me Septuagintėn natyrisht pėr tė ngritur pėrkthimin e vet, dhe me kėto mė lartė kėrkon tė thotė se pėrkthimi grek ishte i mangėt.

Kthehemi prapė tek pėrkthimi shqip i cili siē thuhet nga Shoqėria Biblike Ndėrkonfesionale e Shqipėrisė do jetė njė pėrkthim nga “origjinali” hebraisht [1]. Nuk ėshtė e vendit tė zgjatemi kėtu mbi traditėn e tekstit hebraik dhe ēfarė ndodhi me tė, apo sa i ndikuar ėshtė vetė teksti masoretik nga Septuaginta por shkurtimisht nuk ėshtė ndonjė hata e madhe, madje as pėr botėn protestante e cila nxjerr puērra bie fjala pėr tekstin e Septuagintės pse jo edhe tė Vulgatės, tė themi se mė afėr origjinalit tė Dhjatės sė Vjetėr ėshtė teksti grek dhe jo ai masoretik.

Septuaginta, jo thjesht u pėrpilua si pėrkthim nga filologėt mė tė mirė tė kohės sė vet, jo thjesht ėshtė teksti qė pėrdorte pėr njė kohė tė gjatė diaspora Izraelite, por si vepėr u konceptua dhe u ideua nga Dhimitri Falireu, njė nxėnės i Aristotelit dhe i Teofrastit, patroni i Bibliotekės sė Aleksandrisė, njė nga njerėzit mė tė shquar tė lashtėsisė (pėr jetėn e tij jep informacione Diogen Laerti, 5,81, kurse disa fragmente nga veprat e tij gjenden nė Fragmenta Historicorum Graecorum, 2,362-6). Natyrisht edhe teksti i Septuagintės pėsoi dėme tė mėdha, sidomos nga ndėrhyrjet e Origenit me hexapla-tė e tij, pėrpunimet e tij kritike tė cilat i ndėrmori aty rreth viteve 240 kur pa se teksti i Septuagintės dhe teksti hebraik i ditėve tė tij kishin diferenca shumė tė mėdha midis tyre. Nga krahasimi qė bėri midis dy teksteve nxori pėrfundimin se teksti hebraik ishte ai origjinal dhe kėshtu pėrshtati nė shumė pjesė Septuagintėn. Nė kėtė mėnyrė u kthye nė heretikun mė tė madh qė kaloi kurrė nga krishterimi, pasi nė kundėrshtim me heretikėt e tjerė qė vetėm gabuan nė interpretimin e tekstit, Origeni, ndėrhyri nė tekst, dhe nė kėtė mėnyrė asnjeri nė tė ardhmen nuk mund tė interpretojė drejt. Jo rastėsisht nga Koncili i V Ekumenik mban anatemėn e pėrhershme tė Kishės.

Brenda njė shekulli teksti heksaplik i Origenit zėvendėsoi tekstin fillestar tė Septuagintės i cili sot konsiderohet i humbur dhe mbijeton nė ndonjė citim nga Etėrit qė kanė shkruar para Origenit. Natyrisht nuk kanė tė gjitha librat tė njėjtėn nivel ndėrhyrjeje e redaktimi. Librat qė u prekėn mė shumė janė ato tė Numrave, Jobi, Kantiku i Kantikėve, etj. kurse mė pak ndėrhyrje kishte libri i Psalmeve tė cilin tė krishterėt e hershėm e recitonin pothuajse tė plotė pėrmendėsh.

Njė ndėrhyrje tė tillė tė Origenit do paraqes mė poshtė, e cila nuk ka kaq interes nga ana doktrinore, por ka nga ana historike e gjuhėsore. Tregon sidomos ndikimin qė ka patur Septuaginta tek teksti masoretik (ai qė hiqet si “origjinali” i sotėm) por edhe gafat e pėrkthyesve dhe tė interpretuesve. Nė njė mėnyrė ėshtė edhe njė sprovė pėr pėrkthimin e ri qė po pėrgatitet pėr Dhjatėn e Vjetėr. Shpresoj tė paktėn tė na lexojnė.

“Nė Samari ra njė zi e madhe; rrethimi i sirėve qe aq i fortė sa njė kokė gomari shitej tetėdhjetė sikla argjendi dhe njė ēerek kabi glasash pėllumbi pesė sikla argjendi” (2 Mbret, 6,25).

Glasa pėllumbi? Seriozisht? Kaq e madhe ishte zia pra sa njerėzit hanin glasa pėllumbash? Tė shikojmė pak ē ‘behet nė pėrkthimet e tjera, anglisht dove’s dung, gjermanisht, Handvoll Taubenmist, Vulgata (latinisht) stercoris columbarum, italisht sterco di colombi, Septuaginta (greqisht), κόπρου περιστερών (glasa pėllumbash), teksti masoretik, chri iunim (jashtėqitje pėllumbash). Pra, sipas kėtyre pėrkthimeve dhe “origjinalit” kishte rėnė kaq zi e madhe saqė njerėzit hanin jo thjesht glasa pėllumbash, por i blinin ato! Pas pėrkthyesve, teologė e interpretues tė Biblės, historianė etj. shpjegonin se po kėshtu ishte; njėri thoshte se ishte diēka e ėmbėl, tjetri thoshte se e pėrdornin si kripė, tė tjerė e lexonin si alegori, gjer sa erdhi njė botanist (Linnaeus) edhe tha se nuk ėshtė glasė pėllumbi, ėshtė bimė, ajo qė grekėt quanin ορνιθόγαλον.

Dhe nė fakt kėshtu ėshtė, kemi tė bėjmė me bimėn ornithogalum < gr. ορνιθόγαλον qė nė greqisht do tė thotė “qumėsht i shpendėve” // “glasa e shpendėve” se ashtu ngjan fara asaj bime. Me kėtė emėr pėrmendet p.sh. nga botanisti grek Dioskuridi (2,144), nga Plini (Historia Naturalis, 21,102) etj. Ky emėrtim duhet tė ishte nė tekstin fillestar tė Septuagintės. Duke mos ditur kėtė emėrtim tė bimės, rabini Akiva kur pėrgatiste tekstin masoretik, e pėrktheu fjalė pėr fjalė termin e greqishtes duke i ndryshuar krejt kuptimin. Kėto emėrtime popullore tė bimėve natyrisht nuk janė vetėm fenomene tė greqishtes. Ėshtė sikur tė lexojė dikush nė shqip luleshtrydhe dhe tė pėrkthej nė anglisht flower squeeze!

Pas glasave le tė shikojmė cili ėshtė babai i mushkės.

Nė tekstin grek tė Biblės pėrmenden kali, 148 herė nė Dhjatėn e Vjetėr dhe 17 nė Dhjatėn e Re, gomari, 113 herė nė Dhjatėn e Vjetėr dhe 7 herė nė Dhjatėn e Re dhe, gomari i egėr, 22 herė nga tė cilat 20 herė me emrin ημίονος (Equus hemionus hemippus) dhe 2 herė me emrin όναγρος (onagėr, Equus hemionus). Asnjėherė mushka. As nė Dhjatėn e Vjetėr as nė Dhjatėn e Re.

Kjo racė e gomarit tė egėr apo siē quhet ndryshe gomari sirian njihet nga grekėt me emrin ημίονος qė nga epoka e Homerit (Iliada, 2,852; 7,333), i cili mushkėn e quan ουρήας (Iliada 1,50; 24,702; 24,716 etj.). Po ashtu Aristoteli, quan gjithmonė gomarin sirian me emrin ημίονος, pėr tė cilin shkruan se jeton nė Siri dhe nė Fenikė edhe ėshtė kafshė qė pjell (Hist. Anim. 1,6; 7,24) dhe me emrin ορείς quan mushkat e lindura nga pela kurse me emrin γίννος quan mushkėn tė lindur nga gomarica (greqishtja e bėn kėtė dallim ashtu siē e bėn edhe latinishtja e cila ka emrat pėrkatėse mula dhe burdo).

Po teksti nė shqip?

“Plagė e ngjashme me tjetrėn do tė jetė plaga qė do tė godasė kuajt, mushkat, devetė, gomarėt dhe tė gjitha kafshėt qė do tė ndodhen nė ato fushime” (Zakaria, 14,15).

“dhe do t’i kthejnė tėrė vėllezėrit tuaj nga tė gjitha kombet si njė ofertė Zotit, mbi kuaj, mbi qerre, mbi bartina, mbi mushka dhe mbi gamile tė reja te mali im i shenjtė i Jeruzalemit”, thotė Zoti, “ashtu si bijtė e Izraelit ēojnė njė ofertė nė njė enė tė pastėr nė shtėpinė e Zotit. (Isaia, 66,20)” (Isaia, 66,20).

Nė pasazhet e mėsipėrme, ashtu si edhe nė vende tė tjera, atje qė greqishtja ka qartė e bukur ashtu siē duhet ta kishte edhe origjinali hebraik, fjalėn qė pėrshkruan gomarin e egėr apo gomarin sirian, shqipja, si edhe gjuhėt e tjera qė bazohen nė traditėn masoretike, gabon e pėrkthen mushkė. Le tė presim sa mushka do gjejė pėrkthimi i ri i Shoqėrisė Ndėrkonfesionale nė Bibėl!

“Dhe ai e trajtoi mirė Abramin pėr shkak tė saj. Kėshtu Abramit i dhanė dele, buaj, gomarė, shėrbyes, shėrbyese, gomarica dhe deve.” (Zanafilla, 12,16).

Edhe gomarė edhe gomarica nė tė njėjtėn fjali? Natyrisht jo. Sepse origjinali ka gomarin sirian e cila ėshtė njė specie krejt ndryshe nga gomari i thjeshtė.

“καὶ τῷ ῞Αβραμ εὖ ἐχρήσαντο δι᾿ αὐτήν, καὶ ἐγένοντο αὐτῷ πρόβατα καὶ μόσχοι καὶ ὄνοι καὶ παῖδες καὶ παιδίσκαι καὶ ἡμίονοι καὶ κάμηλοι.”

Ēfarė ndodhi kėtu? Nė dorėshkrimet e greqishtes, pėr arsye kursimi kohe, pėrdoren shumė shkurtime paleografike, sidomos pėr emrat e shenjta (nomina sacra), parafjalė, dhe pjesėza tė fjalėve apo fjalive qė pėrdoren shpesh. Njė shkurtim i tillė i pėrket edhe pjesės ημί– qė ka kuptim gjysmė-. Natyrisht teksti nė greqishten e Septuagintės nuk ka ndonjė paqartėsi. Problemi fillon me tekstin masoretik i cili ripėrkthen greqishten dhe duke mos dalluar se janė dy fjalė tė ndryshme, όνος dhe ημίονος, sepse fjala e dytė shkruhet e shkurtuar dhe pėrmban pjesėn όνος (pra do dukej si diēka e tillė ΟΝΟΣ dhe „ΟΝΟΣ) gjen nė tekst njė gomar edhe njė gomaricė! Ky gabim duket mė qartė tek pasazhi i 1 Samuelit 21,7 ku teksti grek ka ημιόνους kurse ai masoretik dhe derivatet e tij ka kryebari!

Dhashė mė sipėr dy shembuj, jo me karakter apo interes teologjik, por njė botanik dhe njė zoologjik pėr tė treguar sesi pėrkthimet e gabuara ndryshojnė kuptimin e tekstit por prodhojnė nonsense apo gjėra tė paqena.

Tani, u ngelet pėrkthyesve tė tregojnė seriozitetin e duhur dhe tė lenė jashtė tekstit glasa edhe mushka.

Bazuar ne http://www.respublica.al/2019/08/21/...nali-hebraisht
Tannhauser nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-10-2019, 23:22   #2
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 7,197
Thanks: 157
Thanked 983 Times in 570 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 121
ZET ka mbyllur reputacionin
Re: Ne fillim ishte perkthimi (III)

όναγρος ~ónagros, “wild ass” -ne 'Greqishten' e 'lashte'.
  • Eger
- ne Shqipen e Derivuar vetem 4 germa per te shprehur epitetin s ekemi te bejme me nje krijese te eger; dhe ajo mund te jete gomar, qen ose njeri. Po ja qe Greqishtja ja ngjit nje ONOS ne krye dhe i del gomar i eger. Ky Onosi.gr. fjale gereke, nuk jeton e pavarus, ja do shoqerohet me me 'eger' ja me 'gjysme" per te prodhuar produkte unike te gomarit. [shiko me poshte]

ημίονος - ημί- (imķ-, “half”) +‎ όνος (ónos, “donkey”)
  • Mini, Miu, Mic, Kicmic, Mince.fr, - te tera tregojne 'vogelsi' de minimus!

Por jo, Greqishtja origjinale e ka 'Gjysme'. edhe kjo nje fjale qe nuk ekziston kurrkund ne leksikun e greqishtes se sotme.
Qe te bie shkurt muhabetit te Muskas (mushkave~ Muzakes), gomereve dhe kuajve; deri ne kohen e Dionisit gomari perdorej per t'i hipur ne shpine. Me Apollon, kali behet kafshe luftarake dhe bartese.

Qumesht breshkash dhe zogjsh, tartabiqesh jane krijesat e Greqise fallso, pasi edhe ti ne ate pjese te vogel te jetes tende kur ke rene ne kontakt me shqipen, nuk mund te mos e kesh degjuar shprehjen se: "Po kerkon qumesht dallandyshesh". Tere librat biblike jane lexime te pasazheve te hershme; te cilat ne dac ne Izrael e ne dac ne Greqine mesjetare; idealizojne Apollon dhe nenen e tij si Jesus dhe Maria.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ZET : 10-10-2019 nė 23:29
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-10-2019, 02:56   #3
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Posts: 3,083
Thanks: 21
Thanked 67 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 102
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Re: Ne fillim ishte perkthimi (III)

"Ėshtė sikur tė lexojė dikush nė shqip luleshtrydhe dhe tė pėrkthej nė anglisht flower squeeze!"

Sa ironi e dhembshme dhe e hidhur kjo...

kur ne dijme fare mire qe "luleshtrydhe" nuk eshte ship fare, kjo shprehje krejtesisht e panjohur per shqiptaret etnik eshte nje gjoja-perkthim malokien i cobanit gjysemanalfabet i cili mori fjalen angleze "strawberry" te cilen e analizoi si [ straw+berry ] duke i mveshur fjales "berry" emrin e pershtatur "lule", ndersa pjeses 'straw' (ne stilin": fletfustani i zi, per "flesh for fantasy") me paftyresi zdrali i nguli fjalen "shtrydh".

Shqip ky emer eshte dredhez. Cabej e perafron si diferenciat i nocionit "dregez"; dregezat jane ato rreshket \ koret e lekures se gjakut te mpiksur qe mbrojne varren deri sa te sherohet plotesisht, pastaj shkeputen sikur dredheza e pjekur \ pikur vet.

Kesisoji It.: fragole si dhe Gr.: φράουλες i rrijne shume me afer Dredhezes shqipe se invencionit cobanesk luleshtrydhe. Sepse { Frag~ }, diverenciat [ Vrrag\ė,a ] < Vra ( lendim i nxire apo i mavijosur) si alternative e dregezes qe ka krijuar plaga e sheruar i takojne te njejtes familje kuptimore. D're prej te parregulltes ra; nenkupton gje qe bie vetvetiu ku [d] operacionale eshte dasė; semė me kuptim c'ngjites.

*********************

lol
/glossa pellumash/ e jo pulash cdo injorant duhet ta dije se behet fjale per:

LETRA KORRESPONDENCASH

GLOSA eshte emer i tejkaluar apo vjetersuar i shkronjave; atebote hieratike; dmth nje simbol fjale, nje kuptim i tere, nje logos, qe tashi biente ndesh me shkrimet fonetike qe me nuk behehsin ne rrasa guri me relief te ngritur (sepse dilte teper shtrenjte ) por gervishteshin shpejt e shpejte ne cfaredo siperfaqe, andaj germa, ndersa Glos, si fjale e si kuptim mbeti te shenjoj burimin e tyre - referencen e glosave nga te cilat eshte deshirfruar germariumi lecites.
Ndersa cdo qe qe lidhet me shkrimin eshte organikisht e lidhur me Zogjet, njuk ke si i fut peshkun ne kete gistrio. Bekim Bacaj© (1988 )

p.s.: ishe zgjatur me shkrimin kerkoj ndjese qe pertova ta lexoj te terin.
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2019, 12:39   #4
Mollos
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jun 2013
Posts: 80
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 36 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Mollos ėshtė njė i shkėlqyerMollos ėshtė njė i shkėlqyerMollos ėshtė njė i shkėlqyerMollos ėshtė njė i shkėlqyerMollos ėshtė njė i shkėlqyerMollos ėshtė njė i shkėlqyer
Re: Ne fillim ishte perkthimi (III)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ZET Shiko postimin

ημίονος - ημί- (imķ-, “half”) +‎ όνος (ónos, “donkey”)
  • Mini, Miu, Mic, Kicmic, Mince.fr, - te tera tregojne 'vogelsi' de minimus!
Nuk futet rrenja e shqipes mi- qe jep imte, mic,mit,mec,micerr etj. `i vogel`ketu.Shiko renditjen me poshte:

ἠμί
hemis
demis
semis
ximes shqip > gjymes,gjysme

sot te tere thone mes,mezzo etj.
Mollos nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-11-2019, 15:31   #5
Adea
V.I.P
 
Avatari i Adea
 
Data e antarėsimit: Dec 2016
Posts: 3,068
Thanks: 3,615
Thanked 703 Times in 555 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
Adea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėm
Re: Ne fillim ishte perkthimi (III)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mollos Shiko postimin
Nuk futet rrenja e shqipes mi- qe jep imte, mic,mit,mec,micerr etj. `i vogel`ketu.Shiko renditjen me poshte:

ἠμί
hemis
demis
semis
ximes shqip > gjymes,gjysme

sot te tere thone mes,mezzo etj.

Prej se ciles edhe fjala Mesia qe do te thote i derguari ose avatari i Zotit.

Per sa i perket temes, ne fillim nuk ishte perkthimi POR shkrimi.
Shkrimi paraprin fjalen e folur dhe me pas fjalen e shkruar.

Shkrimi i gjetur ne tableta te varrosura ishte baza e pare e fjales se folur.
Sipas teorise Bow-Wow , onomatopeia ose imitimi i zhurmave dhe tingujve te natyres dhe kafsheve ishin fjalet e para.

Tabletat e cvarrosura i perkasin nje tjeter kohe.

Perseritja e te njejtit hieroglif ne nje fjale te caktuar te tabletave u be baze e krijimit te nje sistemi te ri alfabetik te ndare ne zanore dhe bashketingellore.

Kjo kohe brenda KOHES reale te universit nder te tjera lindi gjuhet ekzistuese te botes.


PS. Ne qenit i kemi therritur UMA kur ishim te vegjel, sepse qeni ben hum-hum.


Adea
Adea nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur