Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Trojet shqiptare

Trojet shqiptare Ēdo gjė mbi trojet shqiptare: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Ēamėria. Ēfarė i bėn trojet nga vini ju mė tė veēanta?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 18-05-2019, 18:42   #1
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,189
Thanks: 339
Thanked 593 Times in 438 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Nevoja e "Dites se Kujteses" per Shqiptaret

Ja pse duhet tė ketė njė “Ditė Kujtese” pėr shqiptarėt
(Detaje tronditėse pėr krimet serbe mbi shqiptarėt 100 e ca vjet mė parė)

ILMI VELIU, drejtor i Muzeut Historik tė Kėrēovė

Filozofi amerikan me origjinė spanjolle, George Santayana, 1863-1952, tha: “Kush e harron tė kaluarėn ėshtė i dėnuar ta pėrsėrisė atė”.

Shqipėria, pas njė robėrie tė gjatė pesėshekullore, u shpall, mė 28 nėntor 1912, “e lirė dhe e mosvarme”, por shqiptarėt dhe trojet e tyre, me vendimin e padrejtė tė Fuqive tė Mėdha, u ndanė nė mėnyrėn mė tė vrazhdė tė mundshme, duke mbetur, mė tepėr se gjysma e tyre, nėn sundimin e Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi.

Kjo padrejtėsi e madhe historike: ndarja e njė kombi nė dysh, tresh, katėrsh qė ndodhi njėqind vjet mė parė, u shoqėrua me krime e masakra tė tmerrshme tė trupave serbo-malazeze e greko-bullgare mbi popullsinė shqiptare.

Ėshtė detyrė e shkencės sonė, e historisė dhe e historianėve tė mirėfilltė nė radhė tė parė, dhe jo halabakėve sharlatanė, qė t’i hulumtojnė dhe vejnė nė letėr kėto ngjarje, jo pėr tė ngjallur urrejtje mes popujve, por pėr tė njohur tė kaluarėn dhe pėr tė mos lejuar qė ajo tė pėrsėritet, ashtu siē u pėrsėrit nė Kosovė nė fund tė shekullit qė lamė pas, dhe nė Maqedoni nė fillim tė shekullit XXI.

Kur i lexojmė dhe rilexojmė dėshmitė e para njėqind vjetėve, shohim se ngjarjet e pėrgjakshme tė fundshekullit XX, ishin, nė masė tė madhe, reprizė e atyre tė fillimit tė shekullit sepse, si tė parat, ashtu edhe tė dytat, kishin frymėzime e synime politike: pushtime territoresh, gjenocid dhe spastrime etnike me shpėrnguljeve dhe vrasjeve masive.

Janė tė shumta dėshmitė e udhėtarėve, gazetarėve, publicistėve dhe diplomatėve tė huaj pėr krimet qė bėnė trupat serbe, malazeze, greke e bullgare gjatė Luftėrave Ballkanike nė viset shqiptare tė Kosovės, Preshevės, Ulqinit e tė Maqedonisė sė sotme.

Mikja e shqiptarėve, shtegtarja angleze Miss Edith Durham (1863-1944), e cila ka lėnė disa libra me shkrime pėr Ballkanin, tregon se gjatė tetorit tė vitit 1912, kur ndodhej nė Mal tė Zi dhe kur lufta nė Kosovė kishte pėrfunduar, kėrkoi qė tė vizitonte Prizrenin, por pushteti serb ia ndaloi udhėtimin.

“I pyeta malazeztė se pėrse nuk mė lejohej tė shkoja atje – dėshmon zonja Durham dhe vazhdon – ndėrsa ata qeshnin dhe mė thanė: Nuk kemi lėnė atje asnjė shqiptar me hundė tė paprerė!”.

Dhe, vėrtet, zonja Durham, gjatė udhėtimit tė saj nė viset veriore tė Shqipėrisė, pati rastin tė shihte njerėz “me hundė dhe buzė tė prera”, vepėr e pushtuesve qė mėtonin paturpėsisht se sillnin “civilizimin” nė ato vise shqiptare.

Historiani anglez Noel Malcolm, nė librin e tij “Kosova, njė histori e shkurtėr”, sjell dėshmi tė shumta pėr vrasjet masive tė shqiptarėve nė vitet 1912-1913, pėr djegien e fshatrave tė tyre dhe krimet e tjera tė bėra mbi ta. Edhe pse “shumicės sė gazetarėve tė huaj iu ndalua hyrja nė Kosovė”, thekson Malcolm, megjithatė, e vėrteta pėr njė pjesė tė mizorive tė kryera nė Kosovė arriti tė depėrtonte nė botė.

Njė gazetar danez raportonte nga Shkupi se nė Prishtinė ishin vrarė 5.000 shqiptarė pas pushtimit tė qytetit, pėr tė shtuar se “fushata serbe kishte marrė karakterin e njė masakre tė tmerrshme mbi popullatėn shqiptare”.

Disa tė dhėna depėrtuan nė Evropė nėpėrmjet Kishės Katolike. Kėshtu, njė prift vendės katolik, sipas gazetės “Daily Telegraph”, informonte pėr njė masakėr nė Ferizaj, ku komandanti serb u kishte bėrė thirrje shqiptarėve qė tė ktheheshin pa frikė nė shtėpitė e tyre dhe kur ata e kishin bėrė kėtė ishin pushkatuar qė tė gjithė (rreth 300-400 veta), aq sa nė kėtė qytet kishin mbetur gjallė vetėm tre shqiptarė myslimanė tė moshės 15-vjeēare.

Arqipeshkvi katolik i Shkupit, Lazėr Mjeda (i vėllai i poetit Ndre Mjeda), nė njė raport tė datės 24 janar 1913 dėrguar Vatikanit, shkruante se popullata shqiptare e Gjilanit ishte masakruar, “edhe pse qyteti ishte dorėzuar pa rezistencė”, kurse Gjakova ishte shkretuar krejtėsisht. Akoma mė keq kishte kaluar qyteti i Prizrenit, qė, sipas raportit, ishte shndėrruar nė njė “mbretėri tė vdekjes”. Ushtarėt serbė trokasin nė dyert e shqiptarėve, i marrin burrat dhe i pushkatojnė nė vend (numri i tė vrarėve arrin nė 400), kurse e tėrė kjo plojė shoqėrohej me grabitje, plaēkitje e dhunime, sepse urdhri ishte: kundėr shqiptarėve lejohet ēdo gjė, madje jo vetėm lejohet, por edhe kėrkohet dhe urdhėrohet.

Dhe kulmi i tė gjithave: komandanti ushtarak serb, Bozho Jankoviq, urdhėron parinė e qytetit me revole nė dorė qė t’i dėrgonte letėr falėnderimi kral Petrit pėr “lirinė” qė ua kishte sjellė!)

Afėrsisht nė tė njėjtėn kohė, njė diplomat i huaj, ambasador i njė shteti perėndimor, harton njė raport tė hollėsishėm pėr mizoritė e ushtrisė serbe nė Dibrėr, Strugė, Kėrēovė, gjatė operacionit pėr shtypjen e kryengritjes antiserbe tė vitit 1913, kur kryengritėsit shqiptarė tė Dibrės, Strugės, Ohrit, Kėrēovės, Gostivarit arritėn t’i dėbonin trupat serbe deri nė malet e Manastirit. Rrallė ndonjėherė mund tė gjendet njė material me tė dhėna aq tė sakta e tė hollėsishme jo vetėm pėr vrasjet dhe masakrimin e njerėzve, por edhe pėr grabitjen e pronės dhe tė pasurisė.

Nė raportin nė fjalė flitet me emra e shifra jo vetėm pėr qytetin e Dibrės,Strugės, Kėrēovės e Peshkopisė, por edhe pėr secilin fshat veē e veē (rreth 80 vendbanime gjithsej), aq sa mund tė thuhet lirisht se ai do tė mund tė shėrbente si model pėr raportet e ngjashme tė shoqatave qė merren me tė drejtat e njeriut pėrkitazi me krimet e bėra nė luftėrat e fundit nė ish-Jugosllavi, pėrfshirė edhe Kosovėn.

Njėsoj vepron autori i raportit nė fjalė edhe me shtatėdhjetė e sa vendbanime tė tjera dibrane, duke regjistruar me emėr e mbiemėr tė vrarėt dhe tė masakruarit, burra, gra e fėmijė; duke dhėnė numrin e saktė tė shtėpive tė djegura dhe tė bagėtive tė grabitura: kuaj, qe, lopė, dhen, sepse atėbotė nuk kishte vetura, kamionė, traktorė, televizorė, frigoriferė dhe mjete tė tjera teknike si ato qė u grabitėn nga policėt dhe paramilitarėt serbė nė ’99-n, pa harruar as paratė e gatshme, kryesisht marka gjermane, shuma e tė cilave, po qe se do tė bėhej njė llogari e pėrafėrt, do tė arrinte shifra marramendėse.

Ėshtė pėr tė ardhur keq, por ne nuk kemi as sot, njėzet vjet pas mbarimit tė luftės, njė evidencė kaq tė saktė, me shifra e fakte konkrete, pėr vrasjet dhe plaēkitjet qė u bėnė nė Kosovė, nė secilin cep tė saj, nė vitet 1998-1999 dhe veēanėrisht gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s (24 mars-12 qershor 1999) nga policia, ushtria dhe form. paraushtarake serbe.

Me tė drejtė flasim pėr gjenocid a tentim gjenocidi, por pa e kompletuar dosjen e krimit, kryesisht pėr shkak tė ngathtėsisė dhe indolencės sonė tė njohur. Madje edhe kur ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Jugosllave (Serbe), i dėnuar nga Gjykata e Hagės, pranon fajėsinė pėr krimet e bėra nė Kosovė: vrasjet masive, deportimin e popullatės, djegien e pronės, zyrtarėt tanė heshtin; thua se ngurrojnė ta shfrytėzojnė kėtė argument kaq tė rėndėsishėm nė bisedimet me palėn serbe, ta nxjerrin troē nė tavolinė, duke kėrkuar nga kreu shtetėror serb, presidenti dhe kryeministri aktual, qė tė ndjekin rrugėn e gjeneralit Ojdaniq,i cili, sikurse edhe ata vetė Nikoliq, Daēiq ishte nė shėrbim tė regjimit tė Millosheviēit.

Dėshmitė e Trockit, tė zonjės Durham dhe tė diplomatit Italian tė cituara mė lart, tė cilat nuk mund tė lexohen me gjakftohtėsi, paraqesin vetėm majėn e aisbergut tė mizorive serbe mbi popullatėn shqiptare nė vitet 1912-1913, dėbimi dhe shfarosja e sė cilės ishte program dhe strategji e tė gjitha regjimeve tė shtetit serb – nga Dushani, Karagjorgjeviqėt e Pashiqi e gjer tek Rankoviqi e Millosheviqi.

Nė Konferencėn e Londrės (1912/13), ku u caktuan kufijtė e shtetit shqiptar, qyteti i Dibrės dhe Gjakovės ishin koncesionet e fundit qė iu bėnė monarkive tė shteteve fqinje, qė kishin pushtuar me forcėn e armėve viset shqiptare gjatė Luftėrave Ballkanike.

Ja ē’thotė lidhur me kėtė ēėshtje – pėr marrjen e Dibrės dhe shuarjen me gjak tė kryengritjes sė ’13-s, socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq: “Kryengritja e shqiptarėve nė muajin shtator, pėr shkak tė sė cilės Serbia u detyrua tė mobilizonte afėr tre divizione, ėshtė njė shembull klasik qė tregon se si mund tė shkaktohen luftėrat koloniale. Nga lindja, okupimi i ushtrisė serbe shtrihej deri nė grykat e maleve… Ajo e ndau bujkun prej arės, bagėtinė prej kullotės, blerėsin dhe shitėsin nga tregu, rrethin prej qytetit dhe tėrė viset malore prej qendrės sė tyre ekonomike…”.

Ndarja e kombit shqiptar dhe e trojeve tė tij njėqind vjet mė parė u la nė gjak. Ky ėshtė njė fakt, qė s’mund e s’bėn tė heshtet, e aq mė pak tė mohohet. Historia ėshtė mėsuese e jetės. Kur i shėrben tė vėrtetės e jo koniunkturės!

Ja pėrse viti 2013 duhet tė jetė vit i ndriēimit tė sė vėrtetės historike tė para njė shekulli, por edhe mė parė e mė pas, nė funksion tė lirisė dhe paqes e jo tė urrejtjes dhe hakmarrjes. Le tė na lejohet, pra, tė propozojmė qė ky vit tė shpallet – nė nivel kombėtar si, “Viti i Kujtesės,,.

Dhe jo pėr tė nxitur ndjenjėn e revanshit ndaj fqinjėve tanė, tek tė cilėt, fatkeqėsisht, siē tregojnė edhe ngjarjet e vitit 2012-13, dmth pas 100 vjetėsh tė kaluara nga shpallja e pavarėsisė, (heqja e lapidarit nė Preshevė; intervista luftėnxitėse e kreut tė partisė naziste greke“Agimi i Artė”,deputet nė parlamentin grek; sulmet e pėrditė shme ndaj tė rinjve shqiptarė nė Shkup, fjalimi i Grueskit nė Kėrēovė, se Fatmir Dehari, kandidat pėr kryetar tė Kėrēovės, tė shkojė nė Shqipėri, etj.), se nuk ėshtė fashitur ende urrejtja dhe mosdurimi ndaj shqiptarėve si komb, por ėshtė shtuar dhe rritur dhe ne duhet tė nxjerrim mėsim nga kjo e kaluar e hidhur qė tė mos u pėrsėritet gjeneratave tona shqiptare nė tė ardhmen.

Leon Trocki pėr gjenocidin ndaj shqiptarėve nė Maqedoni

“Ika i lemerisur nga ai ferr qė mė panė sytė”

Revolucionari i njohur rus, Lav Davidoviē Bronshtajn, i mbiquajtur Trocki (1879-1940), i cili gjatė Luftėrave Ballkanike ishte korrespondent i gazetės “Kijevskaja Misl”, ka lėnė dėshmi tronditėse pėr krimet e ushtrisė dhe tė paramilitarėve serbė nė viset shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoni.

Nė raportin e datės 23 dhjetor1912, nėn titullin “Krimet e shovinizmit dhe tė demokracisė”, Trocki shkruan: “Tmerret filluan tė duken posa kaluam kufirin. Nė orėn pesė pas dite, kur iu afruam Kumanovės, dielli kishte filluar tė perėndonte dhe tė binte terri. Sa mė shumė qė ngrysej qielli, aq mė shumė shndrisnin flakėt e zjarrit, qė ngjiteshin lart nė qiell. Gjithēka rreth nesh digjej. Tė gjitha fshatrat shqiptare ishin nė flakė…”).

Mė tutje autori tregon se pamjet e kėtilla e kanė ndjekur gjatė gjithė udhėtimit tė tij nga Kumanova nė Shkup. Nė stacionin e trenit nė Shkupin e shkretuar, njė ushtar i dehur serb, ēetnik, me shishen e rakisė nė njėrėn dorė dhe me kamėn nė tjetrėn, luan me shqiptarėt e zėnė robėr si macja me miun, duke u bėrtitur: “Ngrihuni!”, “Uluni!” dhe duke i detyruar tė pinė raki.

Ndėrsa njė ushtar tjetėr, esull, i thotė udhėtarit pėr njerėzit me tė cilėt tallej shoku i tij: “Kėta janė arnautė. Tash do t’i therin e do t’i bėjnė copa-copa”.

Nė pamundėsi qė t’i shpėtojė ata, por edhe duke mos dashur tė shohė me sytė e tij skena tė tilla, Trocki vazhdon rrugėn, por kur arrin te Ura e Gurit, nė Shkup, i del para “njė grumbull kufomash me koka tė prera”. Qė tė gjithė shqiptarė, tė vrarė dhe tė masakruar nga ēetnikėt.

Trocki jep detaje tronditėse pėr krimet serbe mbi shqiptarėt, duke raportuar direkt nga vendi i ngjarjes.

”Treushtarė kaluan pranė meje. Dėgjova bisedėn e tyre. “As vetė s’e di sa shqiptarė kam vrarė, tha njėri nga ata. Por te asnjėri nuk gjeta asgjė tė vlefshme. Vetėm kur e thera njė grua, gjeta tek ajo dhjetė lira ari”.

“Njė natė nė kafene takova njė toger, njėsia e tė cilit ishte stacionuar nė Ferizaj. ‘E ēka bėni atje, nė mes tė shqiptarėve?’ – e pyeta. “Pjekim zogj dhe vrasim arnautė” – m’u pėrgjigj. “Por jemi lodhur edhe nga kjo”, shtoi duke hapur gojėn nga mėrzia“. “Po si mund tė silleni kaq brutalisht?” – e pyeta i shokuar nga fjalėt e tij. “Nuk e di as vetė. Mėsohesh. Nė luftė, siē e dini, komanda jep urdhra dhe ju duhet t’i zbatoni”. Kur i thashė se po silleshin si banditė, duke vrarė e plaēkitur njerėz tė pafajshėm, togeri u nxeh pak dhe filloi tė arsyetohej.“Jo, nuk ėshtė ashtu. Ne, ushtria e rregullt, u pėrmbahemi rregullave… nuk vrasim njerėz nėn 12 vjeē! Pėr paramilitarėt nuk mund tė garantoj asgjė; ata nuk njohin kufij. Tė rekrutuar nga djerraditės, tė papunė, keqbėrės dhe fundėrrina tė shoqėrisė – ata vrasjet, plaēkitjet dhe dhunėn i kanė shndėrruar nė argtim”.

Kėto pasazhe tė llahtarshme pėr krimet e para njėqind vjetėve, ngjajnė si veja me venė me krimet e viteve 1998-1999 nė Kosovė, veēanėrisht ato tė periudhės sė bombardimeve: mars-qershor ‘99. Nuk ka pothuajse kurrfarė dallimi mes tyre. Vetėm koha ndryshon:falė mundėsive pakrahasueshėm mė tė mėdha tė komunikimit bota merr vesh pėr atė qė ndodh nė Kosovė, kurse Aleanca Veriatlantike, nė krye me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nuk e sodit me indiferencė tragjedinė e njė populli tė tėrė, por ndėrmerr diēka pėr ta mbrojtur atė, qoftė edhe nga ajri, ndryshe nga ē’ndodhte nė kohėn e Trockit.

“Nuk isha nė gjendje ta duroja kėtė atmosferė; nuk e kam lukthin aq tė fortė. Interesi politik, entuziazmi dhe kėrshėria morale – tė gjitha u zhdukėn. Sėrish u gjenda nė tren, nė vagonin e bagėtisė… Tė iki nga ky vend, tė largohem sa mė parė dhe sa mė larg!” – shkruan Trocki nė “Kijevskaja Misl”, nė artikullin e datės 23 dhjetor 1912, i cili, tok me shkrimet e tjera tė tij nga gadishulli i quajtur ndryshe “fuēi baruti”, janė pėrfshirė nė vėllimin e gjashtė tė veprave tė tij tė zgjedhura.
🖤 (3)
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-05-2019, 18:59   #2
ana_gend
V.I.P
 
Avatari i ana_gend
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 3,815
Thanks: 684
Thanked 878 Times in 297 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 67
ana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėmana_gend i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nevoja e "Dites se Kujteses" per Shqiptaret

Njesoj mbeten dhe te njejtat masakra e tmerre mund ti bejne prape sapo tju jepet mundesia.
ana_gend nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-05-2019, 19:47   #3
AAO
Against All Odds
 
Avatari i AAO
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Tiron
Posts: 4,750
Thanks: 827
Thanked 1,560 Times in 901 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 158
AAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nevoja e "Dites se Kujteses" per Shqiptaret

Shume mire qe e hape kte teme sepse ne jemi popull qe harrojme shpejt.

(Shembull) Me 2-3 komente pozitive ne virtualitet nga serb mbi kenge te ndryshme shqiptare jemi gati te harrojme gjithcka dhe te krijojme miqesi farse virtuale me djallin. Pale bejme edhe ftesa te vizitojne Tiranen apo Prishtinen pfffff.

Te kisha mundesi do hapja nje televizion ku nga mjesi ne darke te transmetoheshin masakrat e serbve qe ky popull "budalla" mos votoje me dore ne allci, por te zgjedhė njerez qe te bejne shtet te fuqishem ku te bashkojne Shqiptaret , dhe jo t'na ndajne veri jug sic kane bere 100 vitet e fundit.

Neser nje falimentim i mundshem i shtetit Amerikan serbet jane gati te bejne serish ate qe kane bere 1000 vitet e fundit , prandaj duhet shtet dhe bashkim i shqiptarve , dhe jo llogje kavaje nga fb.
__________________
Always loud & always proud!

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga AAO : 18-05-2019 nė 19:52
AAO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-05-2019, 07:55   #4
SystemA
Shqiptar....mer
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 45,435
Thanks: 15,071
Thanked 8,899 Times in 6,002 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 388
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Nevoja e "Dites se Kujteses" per Shqiptaret

Fotografia e turpit.

Nuk mund tė ndėrtohet asgjė nė boshllėk dhe kaos. Kėtė gjė shoqėritė e pėrparuara e dinė qėmoti, por nga kjo shkollė empirike, ne nuk kemi mėsuar asgjė dhe kėshtu kemi dalė nė anėn negative tė historisė, duke mbetur nxėnės tė kėqij tė saj.

Sot dhe dje – duke parė ē’ndodhi me fotografinė e prezantuar nė Parlamentin e Kosovės- nė mendje mė erdhi njė vigan i kulturės shqiptare, Lazėr Shantoja, i cili, nė kohėn kur bėheshin pėrpėlitje tė forta pėr tė bėrė Shqipėrinė, shkruante: “Historija e Shqypnķs sё lirё āsht nji kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicjonesh, partinash kaq tё mёdhaja, tё shpeshta, tё ndyeta e tё damshme qi nuk e gjźnё askūnd shoqen nё botё”.

Pas gati njė shekull, politika shqiptare ėshtė po kjo qė e pėrshkruan Shantoja. Pėr fat tė keq, nė kohėn kur shqiptarėt janė tė lirė, kėto mosmarrėveshje dhe ngatėrresa, pėr tė cilat flisnin e flasin elitat mė pėrfaqėsuese shqiptare, qė kanė sfond politik, ideologjik dhe historik, kanė shkarravitur dhe zhubravitur si ėshtė mė sė keqi fotografinė e kombit shqiptar.

Me siguri, meritorė pėr kėtė janė udhėheqėsit demagogė (dhe jo vetėm ata), qė shtetin e konceptojnė si ēiflig, ndėrkaq veten e tyre si ēifligarė.

Kėto ngatėrresat dhe kacafytje, nuk bėhen pėr koncepte, parim, ide e vlera, por pėr interesa krejtėsisht egoiste, partiake e ideologjike dhe qė asnjėherė nuk lidhen me atė qė bota normale i njeh dhe e gjykon si Res Publica.

Prandaj, kjo ka bėrė qė nga mėngjesi deri nė darkė, nė vendet tona tė flitet dhe tė shkruhet me njė gjuhė tė ēoroditur dhe tė pėrēartė pėr goditje, krim dhe tema tė kėsaj natyre. Sepse, kėto dalin nga gjiri i kaosit politik, ku goditjet e njėrit udhėheqės ndaj tjetrit janė dukuria mė normale e ligjėrimit publik. Nė kėtė mėnyrė, kėta udhėheqės, pėrveē faktit se kanė varfėruar popullin shqiptar dhe e kanė zhubravitur fotografinė e tij, me turfullimet e artikuluara me njė gjuhė tė pėshtirė, e kanė shėmtuar edhe gjuhėn shqipe.

Dhe, arsyet pse perėndimi ende nuk na ka futur nė gjirin e vet, nuk lidhen me gojėkėqijtė e as dashakeqėsit, pėrkundrazi, perėndimi ka bėrė ēmos qė tė na pėrqafojė dhe tė na pėrfshijė nė vallen e qytetėrimit, por ne, tė zhytur nė kaosin politik dhe tė verbuar nga pushteti, nuk kemi mundur tė shohim asgjė matanė interesave tejet tė ngushta. Nė fund tė fundit, ėshtė njerėzore, kur ke kaq shumė ngatėrresa e kaos tė brendshėm, nuk mund tė shihesh pėrtej vetvetes, ashtu siē nuk kemi parė ne tash e sa vite asgjė pėrtej gardhit tonė primitiv ku jemi vėrtitė.

Nė Kosovė, po bėhen njė vit qė kur institucionet janė thelluar edhe mė tej nė njė kaos tė pashembullt ngatėrresash dhe nė tė cilat ėshtė pėrfshirė pėr tė keq edhe Shqipėria.

Nuk di tė ketė njė shoqėri tjetėr ku presidenti i shtetit pėrditė e “godet” kryeministrin e vet, kurse ky i fundit, po ashtu ia kthen pėrditė me “goditje” tė parit. Nė kėtė lojė goditjesh- ku vėrtet goditėn qytetarėt- jo rastėsisht ėshtė futur edhe kryeministri shtatgjatė por mendjengushtė i shtetit amė, me njė ligjėrimi shumė destruktiv.

Dhe sot, deshėm apo jo, na erdhi keq apo jo, fotografia reale e kombit shqiptar ėshtė kjo: njė popull ngatėrrestar, me mosmarrėveshje tė brendshme dhe qė s’di tė del prej kaosit politik.

Dhe, duke e parė nė ēfarė dergje janė shtet shqiptare, mė duket se romani i madh i Ismail Kadaresė, “Viti i mbrapshtė” ėshtė njė roman profetik qė flet pėr paaftėsitė tona pėr tė bėrė shtet.

“Fotografia nuk gėnjen, por nuk e tregon gjithashtu krejt historinė”- shkruan shkrimtari i njohur Paul Auster. Nė fakt, fotografia e publikuar dje nė Parlamentin e Kosovės tregon vėrtet me ē’politika improvizuese mbahet nė kėmbė shteti i Kosovės. Ajo e tregon fytyrėn reale tė shtetit tonė, qė ėshtė ngulfatur nga pesha e madhe e mediokritetit dhe “politikanėve” pehlivanė, forca politike e tė cilėve mund tė matet me muskuj, por jo me mendje.

Dje, kur e pashė fotografinė, si shumica e shqiptarėve mbeta i shtangur dhe nė imagjinatėn time lundruan viktima tė shumta tė terrorit serb nė Kosovė, nė tė cilin vend ka patur terror serb, krim tė menduar dhe tė organizuar dhe pėr kėtė askush nuk duhet tė guxojė tė ketė dilemė, por ne, meqė jemi marrė dhe vazhdojmė tė merremi me ngatėrresa tė brendshme e dokrra, nuk kemi ditur dhe dyshoj se do tė dimė tė tregojmė fytyrėn e vėrtetė tė barbarisė serbe.

Akti i djeshėm, qė u duk si shtizė e fortė drejtuar kah politika e egėr serbe, doli tė jetė njė mashtrim dhe kjo heshtė rrezikon tash tė kthehet kundėr Kosovės, veēmas kundėr viktimave tė terrorit serb. Dhe pėr kėtė, pėrgjegjėsia rėndon mbi ata qė e kanė kultivuar tash e dy dekada kėtė kaos politik.

…

Ne pėrditė kukurisim dhe kėrkojmė solidaritet e mirėkuptim nga Bashkimi Europian dhe Amerika pėr interesat tona, kurse vetė, nuk jemi solidarė dhe s’kemi mirėkuptim nė asnjė temė tė brendshme, pėrkundrazi, duam t’ia nxjerrim sytė njėri-tjetrit.

Ne kėrkojmė qė tjerėt tė na zgjidhin problemet tona esenciale, tė mėkėmbjes ekonomike, kurse vetė dalldisemi duke shkruar histori tė lavdishme politike dhe patriotike.

Dy dekada pas luftės, mijėra qytetarė pyesin: ē’ ėshtė ky mallkim, tė cilin s’po dimė ta tejkalojmė? Dhe kjo pyetje nuk ėshtė e pamotivueshme. Ajo ėshtė pasojė e mos zhvillimit te Kosovės dhe gjuhės sė pėshtirė dhe neveritėse qė promovohet pėrditė, e tė cilėn asnjė mendje normale nuk mund ta pėrligjė.

Dy dekada pas luftės, nė vendin tonė askush nuk flet pėr ide solidare, pėr respekt, njerėzi, pa tė cilat vlera asnjė komb a shtet nuk mund tė mbahet nė kėmbė.

Pra, vendi ynė ėshtė ngulfatur dhe demoralizuar. Dhe duket sikur kanė mbetė pak shpresa dhe tonelata dėshpėrim, prandaj, kjo ka ndikuar qė nga mėngjesi nė mbrėmje nuk dėgjon njeri tek thotė: lum unė pėr shtetin tim.

Kosova, nėse ėshtė nė rrezik, siē po thuhet, nuk ėshtė ēiflig qė ta mbrojė njė njeri, kushdo qoftė ai, kryeministėr, president, lider i opozitės, etj.

Udhėheqėsit tanė, kėtė ligjėrim po e pėrdorin pėr interesa politike dhe me kėtė po duan tė mbushin hambarin e tyre politik, pėr pushtet tė mėtutjeshėm.

Duke bėrė referenca politike pėr vetveten, ata duan tė mbushin hambarin e tyre politik, tė cilin e pėrdorin nesėr pėr qėllime elektorale.

Historia tregon se veprat e mėdha tė njerėzimi, janė vepra tė dashurisė dhe jo tė urrejtės, janė punė tė vėrteta dhe jo propagandė, kurse udhėheqėsit tanė, tash e sa vite, kane treguar sa shumė dinė tė urrejnė dhe sa pak dinė tė duan dhe po ashtu sa tė aftė janė tė bėjnė propagandė dhe sa pak punė tė vėrteta.

Shoqėria shqiptare nuk do tė shėrohet kurrė, pėr sa kohė udhėheqėsit shqiptarė nuk janė tė vėrtetė dhe tė njerėzishėm dhe pėr sa kohė ata nuk bėhen ndėrtues tė unitetit tė brendshėm. Derisa sot ata janė faktorė kryesorė tė ngatėrresave dhe tė kaosit tė brendshėm politik. Shqiptarėt nuk kanė armik mė tė madh se vetveten. Kjo thėnie e Konicės ėshtė provuar disa herė nė historinė tonė dhe tash ėshtė mė aktuale se kurrė. Ne tė gjithė e dimė se, edhe tė bashkuar, jemi tė pafuqishėm dhe shumė pak, kurse tė ndarė, jemi hiēgjė.

Nga.....NDUE UKAJ.

Shenimi im(prap me te vogel)....ANALIZE e GJALLE e societise se KALBUR ne troje.
SHKRIMI i VITIT ne vazhdim,si dhe PERGEZIME NDUE-s dhe perse!!!!

Ka SHKRUAJTUR=BASH ne SHQIP.

KLM.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-05-2019, 17:36   #5
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,189
Thanks: 339
Thanked 593 Times in 438 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Nevoja e "Dites se Kujteses" per Shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Fotografia e turpit.
...

Shenimi im(prap me te vogel)....ANALIZE e GJALLE e societise se KALBUR ne troje.
SHKRIMI i VITIT ne vazhdim,si dhe PERGEZIME NDUE-s dhe perse!!!!

Ka SHKRUAJTUR=BASH ne SHQIP.

KLM.
Ēfar lidhje ka shkrimi me temen, o derman? Gjej temen e duhur ose hap nji te re.

Apo vetem mbrapshllek kerkon te sjellesh dhe konfuzion te mbjellish??

Rri shtremet e shkruj drejt
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur