Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Politika Ndėrkombėtare > Problematika / Aktualitete Ndėrkombėtare

Problematika / Aktualitete Ndėrkombėtare Nė kėtė forum mund tė diskutoni mbi tė rejat mė tė fundit nga bota dhe vendet ku ju jetoni. Analizat, komentet dhe postimet e materiale nga shtypi botėror janė me interes.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 03-04-2019, 14:51   #1
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 4,862
Thanks: 406
Thanked 1,571 Times in 994 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 64
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
Ēfarė do tė thotė humbja e Stambollit dhe Ankarasė pėr Erdoganin

Nga “The Economist”

Nė vitet e shkuara, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e tij kanė marrė kontrollin e gjyqėsorit dhe kanė penguar shtypin, duke bėrė qė demokracia turke tė mbetet vetėm te kutia e votimit. Dhe kutia e votimit goditi nė zgjedhjet vendore tė 31 marsit. Edhe pse fitoi shumicėn nė shkallė kombi, partia e Erdoganit pėsoi humbje tė ndjeshme nė pesė nga gjashtė qytetet e mėdha, pėrfshirė Stambollin, motorin ekonomik, dhe kryeqytetin, Ankaranė.

Humbjen e Stambollit do ta ketė ndier mė shumė, pasi Erdogani e nisi aty karrierėn e tij politike, mė shumė se 20 vite mė parė. Kandidati i partisė sė tij pėr kryetar bashkie, njė ish kryeministėr dhe ish kryetar parlamenti, Binali Jildirim, pati mbėshtetjen e mediave mė tė fuqishme, qė janė pro-qeveritare; pati mbėshtetjen e pandalshme tė makinerisė zgjedhore tė partisė sė tij, si dhe mbėshtetjen e presidentit Erdogan, i cili e mbrojti me aq shumė forcė kandidatin e zgjedhur, sa dukej sikur po luante pėr karrierėn e vet. Kandidati i opozitės, Ekrem Imamoglu, pati mbėshtetjen e njė partie tė paqėndrueshme tė opozitės, vetėm pak nga burimet e kundėrshtarit pėr tė bėrė fushatė, dhe vetėm pak vite pėrvojė si kryetar bashkie. Por ky kandidat pothuajse i panjohur ka shkaktuar njė nga pėrmbysjet mė tė mėdha nė historinė zgjedhore tė Turqisė, dhe ka fituar me pak vota diferencė.

Rastet e dhunės dhe debatet kanė hedhur hije dyshimi mbi votėn. Menjėherė pasi u njoftua qė kandidati i opozitės ishte pėrpara me vota, agjencia shtetėrore e lajmeve ndaloi sė raportuari rezultatet e garės, duke i qėndruar besnike qeverisė. Mė pas, tė dy kandidatėt shpallėn fitore. Ditėn e nesėrme, kur rezultatet treguan se Imamoglu ishte rreth 30 mijė vota pėrpara dhe mbeteshin gati 10 kuti pa numėruar, nė disa qendra votimi pati pėrplasje fizike.

Ndėrsa nė zona tė tjera tė vendit, dhuna mori pėrmasa vdekjeprurėse. Dy veta u vranė nė Malatja, dy nė Gaziantep, nė jug tė vendit. Pjesėmarrja nė votime ishte 85%.

Erdogani arriti tė shpallė fitoren, meqenėse partia e tij, me ndihmėn e aleatėve nacionalistė, fitoi nė shumicėn e 81 provincave, duke mbledhur 52% tė votės popullore. Partia kryesore e opozitės, e drejtuar nga Partia Popullore Republikane, mori 38%. Erdogani deklaroi se partia e tij kishte dalė si forca e parė politike nė vend, por pranoi qė kishin pasur rėnie tė votuesve nė qytetet e mėdha. Ai premtoi tė marrė masa pėr tė ndrequr ekonominė, e cila ka nisur recesionin, dhe se do t’i bindet rregullave tė tregut tė lirė. Por tregjet e lira nuk fituan siguri nga kjo. Lira turke humbi 2% tė vlerės ndaj dollarit kėtė tė hėnė, duke shėnuar javėn mė tė keqe qė nga kriza e verės qė shkoi. Bizneseve nuk u ėshtė larguar ende frika se mund tė sakrifikohet rendi ekonomik pėr hir tė pėrfitimeve politike.

Por humbja e kėtyre zgjedhjeve nuk ėshtė aspak goditje e rėndė pėr Erdoganin dhe partinė e tij. Presidenti turk vazhdon tė ketė njė kushtetutė qė i jep fuqi tė mėdha. Partia e tij, Drejtėsi dhe Zhvillim, vazhdon tė ketė shumicėn nė parlament, me ndihmėn e nacionalistėve. Megjithatė, humbjet nė qytetet e mėdha e kanė lėnduar nga pikėpamja simbolike dhe ajo praktike. Bashkitė luajnė rol kyē nė rrjetet e klientelės. Po ashtu, kryebashkiakėt opozitarė mund tė zbulojnė skandale. Politikisht, rezultati e vendos Erdoganin nė pozitė tė vėshtirė, pasi do tė ndodhet midis votės sė kurdėve, tė cilėt votuan pėr opozitėn, dhe votės sė nacionalistėve. Ēdo pėrpjekje pėr tė ndėrmarrė bisedime paqeje me PKK-nė, (Partinė e Punėtorėve tė Kurdistanit, njė grup i armatosur separatist, i shpallur i paligjshėm), mund tė sjellė ndėrprerjen e aleancės me nacionalistėt. Njė akademik te Universiteti Bilgi, Emre Erdogan (nuk ka lidhje me presidentin, pavarėsisht mbiemrit), thotė qė partitė nacionaliste kanė fuqinė pėr tė shpėrbėrė parlamentin dhe ta ēojnė vendin drejt zgjedhjeve tė parakohshme, kurdo qė ta shohin tė arsyeshme. Kjo e bėn shumė tė vėshtirė bashkėpunimin me kurdėt.

Pėr sa i pėrket stabilitetit tė vendit, shqetėsimi mė i madh ėshtė nėse Erdogani do ta mbajė fjalėn e tė pėrzėrė disa nga kundėrshtarėt e tij, qė nga Mansur Javas, qė fitoi garėn nė Ankara, dhe kryetarėt e bashkive tė Partisė Popullore Demokratike, e cila fitoi mė shumė nė zonėn kurde, nė jug-lindje. Para zgjedhjeve, ministri i brendshėm i Erdoganit pati deklaruar se 231 kandidatė tė opozitės po hetoheshin pėr terrorizėm. Prokurorėt nisėn njė hetim ndaj Javasit, nė bazė tė deklaratave tė vjetra qė e lidhnin me njė ēek tė falsifikuar. Kėto kėrcėnime nuk merren lehtė nė Turqi, pasi nė zgjedhjet e mėparshme vendore, nė jug-lindje u votuan 102 kryebashkiakė nga Partia Popullore Demokratike. Por 94 prej tyre u shkarkuan dhe u arrestuan, me akuza bashkėpunimi me PKK, dhe u zėvendėsuan nga njerėz tė besuar tė qeverisė.
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-04-2019, 14:53   #2
Oqeani
V.I.P
 
Avatari i Oqeani
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Posts: 8,570
Thanks: 2,108
Thanked 1,174 Times in 797 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 68
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēfarė do tė thotė humbja e Stambollit dhe Ankarasė pėr Erdoganin

Azil politik ne Siri !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-04-2019, 21:03   #3
AAO
Against All Odds
 
Avatari i AAO
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Tiron
Posts: 4,751
Thanks: 828
Thanked 1,564 Times in 903 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 158
AAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēfarė do tė thotė humbja e Stambollit dhe Ankarasė pėr Erdoganin

Ka humb 2 qytetet ku Erdogani ka investuar me shume ,Stamboll dhe Ankara. Duket shume e habitcme.

Gjithsesi pa hyre fare ne detaje per rolin e tij autoritar , Erdogani ka bere shume per Turqine , ne ekonomi , infrastrukture , industri , shendetesi , arsim , ushtri ..etj.
__________________
Always loud & always proud!
AAO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-04-2019, 21:18   #4
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 9,301
Thanks: 3,984
Thanked 4,288 Times in 2,891 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 230
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēfarė do tė thotė humbja e Stambollit dhe Ankarasė pėr Erdoganin

kjo do thote, qe Kalifati i sudhtan pekmez hartukanit, po shembet nga mbrenda dhe jashte dhe mire eshte kjo qe ndodhe, sikur qe ka ndodhur dhe do ti ndodhe gjithmone pushteteve banana-patellxhan

Hamerikont i vune vitin e kaluar sanksione per farat e luledidhit, hyhyyyy ju rrokullis lira te fundi i pusit.
__________________
...Good sense of humor, dirty mind, and a beautiful heart = Deadly Combination!
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur