Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Problematika Shqiptare

Problematika Shqiptare Nė kėtė forum vizitorėt tanė shprehin mendimin e tyre mbi problemet madhore qė shqetėsojnė gjithė shqiptarėt, dhe zgjidhjet e mundshme qė mund t'u jepen kėtyre problemeve.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 03-08-2019, 10:03   #41
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 25,645
Thanks: 11,402
Thanked 9,405 Times in 6,018 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 486
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Re: Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

po po edhe me hydrogen besoj...

__________________
"Unė dėgjoj dhe harroj. Unė shoh dhe kujtoj. Unė bėj dhe kuptoj".
"Mos u bėj tė tjerėve, atė qė nuk do tė ta bėjnė ty"....
Confucius
🖤 (1)
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-08-2019, 08:57   #42
par
V.I.P
 
Avatari i par
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Vendndodhja: Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak dinjitet vardiset anes.
Posts: 4,917
Thanks: 1,982
Thanked 2,817 Times in 1,564 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 103
par ka mbyllur reputacionin
Re: Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

Publicisti dhe poeti kosovar, Shqiptar Oseku ka bėrė njė shkrim ku tregon realitetin e dhimbshėm me tė cilin pėrballet Kosova sot.
Ai rrėfen largimin e familjes sė tij nga Kosova drejt Suedisė nė vitin 1989, pėr shkak tė pushtimit serb.
Teksa bėn njė krahasim tė realitetit tė atėhershėm me ditėt e sotme, Oseku shkruan se asgjė nuk ka ndryshuar, dhe ky vend ka marrė fund, pasi ėshtė kapur nga ata qė nuk kapen kurrė.
Kjo situatė aspak e favorshme ka bėrė qė Kosova tė braktiset nga tė rinjtė, nėnvizon Oseku, pėr shkak se ky vend nuk mund tė bėhet, njėsoj si nė kohėn kur vendi ishte pushtuar nga Serbia.
E ndėrsa lexon kėtė pėrshkrim mjeshtėror tė shqiptarit nga Kosova, ky realitet ėshtė identik me realitetin me tė cilin pėrballet sot edhe Shqipėria.
Kujtojmė kėtu se Oseku u bė i njohur nė mediat botėrore nė vitin 2017, ku kreu njė akt heroik duke iu ardhur nė ndihmė qytetarėve suedez nė Stockholm gjatė njė sulmi tė kryer nga ekstremistėt islamistė, ku njė furgon u fut mes njė turme njerėzish.
Gjatė sulmit humbėn jetėn 5 persona dhe mbetėn tė lėnduar dhjetėra tė tjerė.
Shkrimi i plotė:
Paskemi ba fėmijė pėr botė, mor bir. Nuk bahet ky vend. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru, ka marre fund. Plaku qe me flet pi kafe dhe me shikon drejt ne sy. Ai e plaka rrojne ne njė nga shtepite perballe. Mua me kujtohen si cift i bukur ne mesomoshe, qe nisen themelet e shtepise perballe nesh me 1989. Ate vit familja jonė ikem ne Suedi; mbaj mend se si babai im i deprimuar, qe kish kuptuar qellimet e Serbise, perseriste netve: po bajme shpi per shki. Sot serbet kane ikur. Shtepia e komshive ka dy kat, me dy hyrje, per dy djemte. Por dy djemte jane sot ne Amerike. Ne rrugen ku jetojme ne Gjakove ka 22 shtepi. Te gjithe kane djem e vajza ne mergim. Kjo kuptese me godet kete nadje si plumb ne balle. Gjakovaret jane ndoshta te vetmit qe s’kane patur tradite mergimi. Ne kohen e Shqipnise se vjeter, kur qytetaret turqishtfoles gjetke humbnin ne Turqi, paria shqipfolese e qytetit kufitar iken ne Shqipni. Qytetet tjera u ripopulluan me banore rrethesh dhe u kthyen ne katunde te medha, por gjakovaret nuk shiten pronat. Djemte e tyre ktheheshin nga Shqipnia si nacionaliste te arsimuar. Me vone, ne vaktin e Titos, keta burra te arsimuar i sherbyen atij si administratorė, duke nxjerre favore, shkollim shqip, flamur shqiptar, nje zhvillim industrial. Te kuptohemi, Tito ishte diktator dhe Jugosllavia shtet njepartiak, familja ime eshte nje nga ato qe vuajten burgun e persekutimin. Por edhe ferri ka rrathe te ndryshme, thone. Kur Tito u kujtua te ulte papunesise me mergim te rregullt ne Zvicer e Gjermani gjakovaret nuk iken, pse kishin pune ne shtepi. Gurbeti ne diktature te proletariatit boshatisi me fort fshatrat. Por ai ishte i kontrolluar, diktatura nuk u jipte pasaporta te gjitheve. E kish matur me kandar sa fshatare duhen, per te funksionar bujqesia. Ky mergimi i pakontrolluar sot eshte tjeter bishe. Sot ka fshatra fantazme ne rrethin e Gjakoves. Shtepi te medha, rruge, kopshtie e ara. Te gjitha bosh, djerre, pa fryme njeriu. Te gjithe jane jashtė, kane marre dhe pleqte. Bagetine e kane therrur, puset mbyllur, dyert e ndryra me celes. Fshatrat tjera po shtirren rrembyeshem. Ne Rahovec kane gjetur nje menyre qe con gjithe rinine per Vlore e Itali. Nja dy ndertimtare kosovare ne Gjermani marrin atje gjithe rinine e fshatrave kufitare me Shqiperine. Ikin edhe qytetaret, per here te pare ne historine e qytetit — dhe ikin per te mos u kthyer me. Nuk bahet ky vend, me thonė te gjithe, njesoj si plaku i komshive. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru, ka marre fund. Pasojat jane mishngjethese, kjo bisha e re e mergimit eshe murtaje e bardhe. Fshataret e mbetur nuk gjejne krahe pune. Blegtoret marrin nga 40 cent per liter qumesht, me shume se ne Suedi, por duhet te ulin rendimentet se s’kane punetore. Therrin lopė qumshtore. Bujqit zvogelojne parcelat. Duhet te automatizojne punen, por ato lloj investimesh duan lekė qe s’i kanė. E puna manuale do punetore. Bisha e mergimit kafshon edhe qytetin. Per keto dite sa jam ketu kam fole me te gjitha shtresat e mundshme sociale. Nepunes, punonjes ne sektorin IT, ne polici, ne gjyqesor, VIP-a te estrades, doktore, doganiere, ndermarres te suksesshem. Te gjithe duan te ikin. Te shesin ndermarrjet, te heqin stetoskopet, te zhveshin uniformat, te dorezojne celesat e zyreve, te ikin, te ikin, te ikin. Kesaj radhe pa hajgare. Te ikin te mos u kthyer me kurre. Per dallim prej herave tjera, tashti me thonė qe duan te ikin edhe pasunaret. Cka me ndihmon parja nese semurem, kur nuk i besoj mjekut. Femijet na dalin te trashe nga shkolla, kemi mesues me diploma fallco. Nuk bahet ky vend, me thonė te gjithe. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru, ka marre fund. Spitali i Gjakoves, qe sherben per tere qarkun me pothuaj 100 mije banore, nuk ka me repart te infeksioni, pse mjeku i vjeter ka dale ne pension. Nuk ka me as repart te oftamologjise, per te njejten arsye. Te gjithe presin me tmerr pensionimin e gjinekologut. Doktoret gjakovare jane sot shefa repartesh ne Gjermani, Zvicer. Fola me nje kardiolog qe punon jashtė, pse ike mor burre kur je mire me lekė. Ku ta coj femijen ne shkolle mo vlla, me pergjigjet. Po kur te semurem une. Edhe doktori ka nevoje per doktor, e une nuk u ze dot bese kolegeve te mi. A e di sa jane kapur me skandale, me operime te panevojshme, me turpe. Gjobiten, vazhdojne, si hic asgje. Nuk rrnohet ne nje vend ku ka vdeke morali. Nuk bahet ky vend. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru ky vend. Ka marre fund. Mendoj krejt keto, tek pi kafe te komshite perballe. E shikoj plakun, te thinjur, me levizje te ngadalta. Plaka mezi leviz. Dikur ishin cift aq i bukur. Ajo qan sa here flet per djemte ne Amerike. E shikoj ate grua, e kujtohem si qante me denese parmbreme Niza, gruaja e ungjit tim, pse i iku vajza Rrezja per Amerike. Me iu dhimbe gurit e drunit. Me kujtohet si qante Rrezja, kur s’ish afer e ema. Si qante pastaj ne makine Orezana, vajza ime. Pse qan ti moj bije. Bab po ikin te gjithe, kur te vdesin pleqte nuk kemi me ku te kthehemi. Ne mbesim pa verat ne Gjakove. Ti mbetesh pa atdhe. Si mos me qa. Mendoj te gjitha keto dhe me vjen nje deshire e papritur me ndeze nje cigare, une qe ka 7 vjet pa tymose. Po nuk ndreqe gje cigarja, i them vetes. E per ta nderruar muhabetin, e pyes plakun perballe se a ka ndermend ta suvatojė shtepine. I ka mbetur me tulla te kuqe ndersa une e di se ka para, me dy djemte ne Amerike. Mendoj se ndoshta nuk po gjen mjeshtra te mire. Por jo. Ai ndreq syzet mbi sy dhe fshan, me nje ton qe me kujton plakun tim me 1989. —E pse me ba ate pune mor bir. Pse me ly nji shpi qe mshelet kur te vdesim na pleqte. Djemte nuk kthehen, se nuk bahet ky vend. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru. Ka marre fund.
__________________
KUR FUQIA E DASHURISE TE MPOSHT DASHURINE PER PUSHTET DO TE GJEJ PAQE NJEREZIMI
par nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-08-2019, 09:44   #43
shoku_tanku
patriot
 
Avatari i shoku_tanku
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: ne vithen e peles se hazdisur
Posts: 15,684
Thanks: 842
Thanked 1,413 Times in 1,051 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 123
shoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėm
Re: Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

Ne jemi ne ekspansion..kemi populluar cdo cep te botes.
shoku_tanku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2019, 07:33   #44
par
V.I.P
 
Avatari i par
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Vendndodhja: Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak dinjitet vardiset anes.
Posts: 4,917
Thanks: 1,982
Thanked 2,817 Times in 1,564 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 103
par ka mbyllur reputacionin
Re: Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

Po largohen mesatarisht 15 mijė tė mitur nė vit, Shqipėria po zbrazet dhe po plaket





Nė njė kohė qė popullsia e Shqipėrisė po shkon drejt plakjes dhe norma e fertilitetit po ulet vit pas viti, prej vitit 2010 mbi 137 mijė tė mitur (nėn 19 vjeē) janė larguar nga vendi nė njė nga shtetet e BE-sė. Prej 2010-s janė larguar mesatarisht nga vendi 15,000 tė mitur drejt Bashkimit Europian ēdo vit, sipas tė dhėnave tė Eurostat pėr lejet e qėndrimit pėr herė tė parė tė dhėna nga vendet e Bashkhkimit Europian, tė ndara sipas grupmoshės, tė pėrpunuara nga Monitor.


Emigracioni ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė plakjes sė popullsisė sė njė vendi dhe tė rėnies sė fertilitetit, duke qenė se mė tė rinjtė janė ata qė zgjedhin kryesisht tė shpėrngulen nė njė shtet tjetėr, ndėrsa kanė si motivacion njė jetė mė tė mirė pėr fėmijėt.

Viti 2018 shėnoi prap rritje nė numrin e tė miturve qė ishin pajisur me leje qėndrimi nė njė nga vendet e BE-sė. Gjatė viti qė lamė pas u pajisjen me leje qėndrimi pėr herė tė parė rreth 17,279 tė mitur nėn 19 vjeē, me njė rritje prej 6% nė krahasim me njė vit mė parė. Shifrat janė mė tė larta se kaq, duke marrė parasysh qė Eurostat nuk ka tė publikuara tė dhėnat pėr lejet e para tė qėndrimit tė lėshuara nga Gjermania. Vitet e fundit, Gjermania ka qenė destinacion kryesor i valės sė re tė emigracionit. Gjithashtu, nėse do tė pėrllogaritet edhe numri i tė miturve azilantė, numri i fėmijėve qė janė larguar nga Shqipėria do tė ishte sigurisht akoma edhe mė i lartė.

Gjatė periudhės 2010-2018, rekordi i lejeve tė lėshuara pėr tė miturit ėshtė arritur gjatė 2016-s me mbi 21 mijė leje tė dhėna. Ndėrsa mė i ulėti gjatė 2013-s me rreth 9500 leje tė dhėna. Pjesa dėrrmuese e kėtyre lejeve janė dhėnė nė vendet fqinje si Itali dhe Greqia, por ndėrkohė vitet e fundit vihet re qė ėshtė rritur edhe numri i lejeve tė dhėna nga vende si Belgjika apo Suedia.

Sigurisht arsyeja kryesore, pėr gati 80% tė lejeve tė dhėna pėr tė miturit gjatė 2018-s, ėshtė familjare, pra njė nga prindėrit qė jeton dhe punon nė njė nga vendet e BE-sė, merr edhe fėmijėt nėn moshėn 18 vjeē. Rreth 18% apo 3129 leje janė dhėnė pėr kategorinė arsye tė tjera.

Lejet e dhėna pėr arsye edukimi, pra tė mitur tė moshės nėn 18 vjeē qė kanė marrė leje pėr tė studiuar kanė njė peshė tė vogėl, mė pak se 2% ndaj totalit. Po ashtu edhe lejet e dhėna pėr arsye punėsimi, ku vetėm gjatė 2018-s u dhanė 200 tė tilla.

Fėmijėt emigrojnė, Shqipėria plaket

Plakja e popullsisė sė Shqipėrisė po ndodh me njė ritėm tė shpejtė. Projeksionet e OKB-sė, tė cilat marrin nė konsideratė tė gjitha ndryshimet demografike, parashikojnė qė deri nė 2100 nė Shqipėri tė jetojnė 1.7 milionė banorė dhe mosha mesatare tė jetė 53.2 vjeē, duke qenė kėshtu popullsia mė e plakur e rajonit.

Emigracioni i popullsisė nė moshė tė re ėshtė njė faktor qė po nxit mė tej plakjen e popullsisė.
monitor
__________________
KUR FUQIA E DASHURISE TE MPOSHT DASHURINE PER PUSHTET DO TE GJEJ PAQE NJEREZIMI
par nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur