Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Argėtim & zbavitje > Thashetheme > Zona Vip

Zona Vip Figura tė njohura tė artit, kinematografisė, muzikės, mediave.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 28-08-2015, 00:12   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,202
Thanks: 6,912
Thanked 3,209 Times in 1,315 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Si tė protestosh



Kėto ditė, kush ka pasur oreks, do tė ketė ndjekur sherret nė “Panorama” dhe gjetiu, qė nisėn kur njė kantautor, Gjergj Leka, dha njė intervistė me karakterizime tė diskutueshme pėr disa kolege tė tijat.

Sherri vazhdoi mė pas, duke infektuar edhe media tė tjera; njė argument sa i pahijshėm aq edhe banal, tė cilin as edhe tabloidi mė i vdekur urie nuk duhej ta kish vėnė nė faqe tė parė.

Nuk e njoh Gjergj Lekėn dhe muzikėn e tij, nuk e kam vrarė ndonjėherė mendjen pėr qėndrimin “moral” tė kėngėtarėve pop, tė cilėt zakonisht i vlerėsoj pėr zėrin e bukur, mjeshtėrinė skenike dhe shijen.

Nuk them dot asgjė pėr vėrtetėsinė e ēfarė ka thėnė ai zotėri nė intervistė, as mė intereson tė merrem me thashetheme.

Por mė vjen keq qė shtypi shqiptar ėshtė katandisur nė kėtė nivel dhe i flet publikut me gjuhėn e vulgut; teksa asnjė nga kolegėt dhe miqtė e mi nuk proteston.

Edhe ata qė ndėrhynė kėto ditė, mė tepėr e bėnė pėr tė vėnė nė vend “nderin” e kėngėtareve tė pėrgojuara nga Leka, dhe shumė mė pak pėr kontekstin ku i detyron tė bėjnė debat “Panorama.”

Mu ngjitur me muhabetet pėr kurvat dhe kurvllėqet e tridhjetė vjetėve tė shkuara, botonte sot kolegu im dhe albanologu i njohur Matteo Mandalą njė opinion pėr Nilo Catalano-n dhe Kishėn e Shėn Thanasit.

Dje dhe pardje, sėrish pėrbri lapėrdhive pėr kėngėtaret, kishin botuar opinione dhe artikuj Fatos Lubonja dhe Preē Zogaj dhe kushedi kush tjetėr.

“Panorama” ka arritur tė tėrheqė nė faqe protagonistė tė rėndėsishėm tė diskursit publik nė Shqipėri – tė cilėt, mes tė tjerash, kanė shprehur jo rrallė shqetėsimin e tyre pėr degradimin e mediave dhe, nė veēanti, tė shtypit tė shkruar.

Nuk besoj t’u duket normale, kėtyre kolegėve dhe miqve tė mi, qė fjala e tyre tė infektohet nga kontakti me sherrin rreth kurvave, nė vitrinėn e faqes sė gazetės “Panorama”.

Di qė ka nė Shqipėri edhe njė organ a kėshill qė mbikėqyr etikėn e mediave; por e kam dėgjuar tė ndėrhyjė vetėm pėr tė mbrojtur kėtė apo atė gazetar nga ndonjė sulm a akuzė; jo pėr tė mbrojtur publikun.

Sikurse di qė ka edhe institucione tė posaēme tė shoqėrisė civile, tė cilat duhej tė kujdeseshin pėr etikėn e mediave para se pėrdhosja e gjithkujt dhe gjithēkaje dhe shkelja e ēdo lloj kriteri tė privatėsisė dhe tė mbrojtjes sė individit nga pėrgojimi tė jenė normalizuar.

Mirėpo alibitė e kėtyre institucioneve dhe forumeve qė kanė dėshtuar nė misionin e tyre nuk duhet t’i bėjmė tonat; sepse kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė gjetur fajtorė dhe pėr t’i ndėshkuar, por pėr tė shpėtuar njė pasuri publike aq tė vyer, sa ē’ėshtė komunikimi nėpėrmjet mediave.

Shpresoj qė kolegėt e mi, qė botojnė rregullisht nė “Panorama”, t’i lexojnė kėto radhė dhe tė protestojnė ndaj faqes sė cilėn e nderojnė me shkrimet e tyre; madje edhe duke u tėrhequr pėrkohėsisht nga bashkėpunimi, derisa kjo gazetė tė ndryshojė politikėn e vet editoriale.

Shqetėsimi im nuk ka tė bėjė vetėm me “Panoramėn”, por edhe me media tė tjera, qė nuk mbeten mbrapa, kur ėshtė fjala pėr tė mbuluar me tė pėgėra njerėz qė nuk kanė mundėsi tė mbrohen; ose pėr t’u shkatėrruar reputacionin personave publikė, tė cilėt ai reputacion i mban gjallė.

Pak ditė mė parė, e njėjta gjuhė kutėrbuese u pėrdor edhe ndaj dy motrave tė pėrfshira nė njė ngjarje tė kronikės sė zezė.

Nuk kam mė shpresė se kjo kėllirė mund tė pastrohet me rrugė institucionale dhe autoritare; vetėm distancimi, protesta dhe bojkotimi nga tė gjithė ata autorė, qė i ushqejnė kėto faqe dhe lexuesit e tyre me shkrime, do tė mund tė ndryshojnė diēka.

Pėrballė situatės tė krijuar, ēdo kundėrargument qė citon “lirinė e tė shprehurit” do tė skualifikohej vetvetiu: nuk mund tė ketė liri tė tė shprehurit, pa siguruar njė mjedis ku subjektet e komunikimit tė ndihen tė lira dhe tė tuteluara nė dinjitetin e tyre.

/Peizazhe/
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-08-2015, 07:12   #2
AAO
Against All Odds
 
Avatari i AAO
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Tiron
Posts: 4,880
Thanks: 877
Thanked 1,655 Times in 965 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 166
AAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėmAAO i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Si tė protestosh

Kto kengtaret qe permend ky debili edhe mund t'kene qene kshu sic thote ky ,sidomos per Parashqevine flitej qe ne at kohe. Por kur flet nje person si Gjergj Leka qe eshte koke e kembe pervers kjo eshte me t'hap barkun. Pastaj eshte turp te merresh dhe pergojosh arstiste ne baze thashethemesh ,aq me teper ti cenosh integritetin me artikuj e m'the t'thashe. Shume turp per kte burre leshi.
__________________
Always loud & always proud!
AAO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-08-2015, 18:03   #3
SystemA
Shqiptar....mer
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,096
Thanks: 15,660
Thanked 9,273 Times in 6,273 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 397
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Si tė protestosh

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AAO Shiko postimin
Kto kengtaret qe permend ky debili edhe mund t'kene qene kshu sic thote ky ,sidomos per Parashqevine flitej qe ne at kohe. Por kur flet nje person si Gjergj Leka qe eshte koke e kembe pervers kjo eshte me t'hap barkun. Pastaj eshte turp te merresh dhe pergojosh arstiste ne baze thashethemesh ,aq me teper ti cenosh integritetin me artikuj e m'the t'thashe. Shume turp per kte burre leshi.
<figure> ky qe u puth....
Okay.
lf
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur