Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore

Arti dhe Kultura Botėrore Mendime rreth artit dhe kulturės botėrore. Vlerat e pashuara tė gjenive botėrorė qė dhe sot mbeten tė paarritshėm. Kultura dhe arti qė dallon shtetet duke mahnitur njerėzit.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 27-12-2018, 02:21   #1
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 6,976
Thanks: 7,836
Thanked 3,596 Times in 1,889 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 158
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Levy Strauss dhe mbrojtja e kulturave

Njeriu qė para disa vitesh festoi shekullin e vet, nuk ishte njė banor i zakonshėm, por ai me tė drejtė mund tė quhet mendimtari i shekullit jo thjesht pėr moshėn e tij, por pėr atė ēka ai solli nė shkencat humane dhe kulturėn botėrore.

Ky ėshtė akademiku francez Claude Levi-Strauss, i cili ėshtė nė muzgun e jetės sė vet, duke pritur natėn e pėrjetshme. Nė jetėn e vet, ky njeri ka parė shumėēka, por dhe shumė pak pėr njė njeri tė jetės tokėsore, ka parė njėkohėsisht shumė drita vezulluese tė arritjeve tė mėdha, por dhe prushe qytetėrimesh, zjarresh gjysmė tė fikur, qė ende s’janė shuar, varre qytetėrimesh qė nuk ekzistojnė mė apo tė fundmit njerėz qė ai ka takuar dhe qė u takojnė tribuve tė fundme tė njė bote tė shkuar.
Cili ėshtė ky njeri dhe pėrse antropologėt, etnologėt, shkencėtarėt e shkencave humane dhe filozofėt e botės e quajnė atė mendimtar i shekullit?
Mė 28 nėntor tė vitit 2008, etnologu, antropologu dhe sociologu Levi-Strauss mbushi 100 vjeē, dhe nė “Muzeun e Arteve tė Para” (“Arts Premiers”) nė Quai Branly, nė Paris, dy hapa larg kullės Eiffel, mund ta kuptoje plotėsisht se ē’rėndėsi dhe ē’pasuri ėshtė pėr njerėzimin dokumentimi dhe paraqitja e arteve tė njerėzve tė tribuve tė shkuara, e riteve dhe legjendave me besime tė shoqėrive primitive pėr kulturėn e botės.
Nė Quai Branly, duke parė ato mori objektesh, gdhendjesh, nė dru, maskash, statuetash, tamburesh e heshtash, tė bie nė sy koleksioni i vet Levi-Straussit, pasi ai ishte njė koleksionist i madh i krijimeve popullore dhe i dėshmive tė kulturave tė popujve tė hershėm: statuja androgine, koka tė zbukuruara me pendė, anije nė miniaturė tė gdhendur nė dru me njerėz e breshka, magjistarė, tempuj, simbole tė habitshme, dėshmi tė njė kulture qė nuk pėrjetohet mė. Por, akoma mė tė habitshme janė mijėra fotografitė qė ai realizoi midis tribuve “nambikuara”, shpikėsit e “hamakut” tė Amazonisė, fotot e valleve “mariddo” tė indianėve tė Bororos, takime tė rralla me “primitivėt” Bangladeshit, Polinezisė dhe ishujve tė tjerė tė Oqeanisė ku vlera dhe emocioni i krijimit ėshtė sa i thjeshtė aq dhe i jashtėzakonshėm.
Ne pamė nė Quai Branly edhe njė nga statujat e rralla qė ai kishte sjell nga indianėt e Kanadasė, statujėn e “Chaman”-it, i cili i zbukuruar me pendė dhe njė kurorė tė artė, njėrin gju e ka mbėshtetur nė tokė. Levi-Strauss e quante atė “Magjistari” dhe deri nė vitin 1951 e mbajti nė sallonin e shtėpisė sė tij, por mė pas e dėrgoi nė “Muzeun e Njeriut”.
“Shpesh, im atė”, kujton sot i biri i tij, “mė merrte dhe shkonim nė ‘Muzeun e Njeriut’ pėr tė parė Magjistarin e tij”.

Levi-Strauss ishte alzacian me origjinė dhe nipi i njė violinisti dhe shef orkestre i oborrit tė Napoleonit tė III-tė. Ai u rrit me muzikėn e Wagnerit. Qė 17 vjeē zbuloi Marksin dhe lexonte “Kapitalin” apo “18 Brymerin” e Bonapartit. Ishte Marksi qė e nxiti tė lexonte Hegelin e Kantin, duke u shndėrruar nė njė “marksist-kantian”.
Levi-Strauss ishte njė mėsues i thjeshtė kur njė mik i telefonoi dhe i propozoi tė shkonte nė Sao Paolo tė Brazilit. Ishte rastėsia qė do ta ēonte atė drejt njė aventure qė do tė hynte nė historinė e shkencave humane. Nė rininė e tij tė tjera gjėra kishte menduar tė bėnte: ndoshta mund tė ishte bėrė njė fotograf, siē e tregoi mė pas ai kėtė talent, duke fotografuar tributė nė indigjenėt e Amazonisė, apo tė tribuve tė tjera tė largėta; ndoshta piktor e dekorator, meqė nė rininė e tij ai kishte bėrė dekorin e njė pjese operistike tė njė shoku tė tij; ndoshta dramaturg, meqė ai kishte shkruar njė pjesė teatri, qė tashmė ekziston e humbur, apo mė sė fundi muzikant, meqė ishte njė njohės shumė i mirė i muzikės.
Sidoqoftė, edhe pse kishte bėrė studime pėr Drejtėsi dhe mė pas pėr Filozofi, rasti e solli qė ai tė udhėtonte drejt bregut tjetėr tė Atlantikut, e mė pas do tė vazhdonte nėpėr udhėt e botės me indigjenėt e Zelandės sė Re, aborigjenėt e Australisė, banorėt primitivė tė ishujve tė Oqeanisė, etj. Kėshtu, qė 28 vjeēar, ai shkoi tė shohė botė tė largėta, tė pėrjetojė xhunglėn dhe shoqėritė primitive, ku do tė hidhnin rrėnjė teoritė e tij tė mėpasme pėr strukturalizmin nė shoqėritė e ndryshme njerėzore.
Eksperiencėn nė pyjet e Amazonit dhe nė triubunė e Mato Grossos, ai do ta tregojė nė librin e tij “Tropikėt e trishtė”, ku pėrshkruan jetėn e tribuve tė vjetra dhe “mendimin nė fazėn e egėr”, shoqėri qė jetonin larg jetės dhe botės moderne. E megjithatė, ai zbuloi se logjika dhe funksionimi i mendimit kishte afėrsi me atė tė botės moderne, pavarėsisht nga shkalla e njohjes. “Isha nė njė gjendje eksitimi intelektual tė jashtėzakonshėm. Ndjeja sikur po jetoja aventurat e udhėtarėve tė parė tė shekullit XVI. Mė dukej sikur po zbuloja Botėn e Re. Gjithēka mė dukej pėrrallore: peizazhet, kafshėt, bimėt…”
Nė Nju Jork, ku njė miqėsi e madhe e lidhi me surrealistėt e nė veēanti me Andre Bretonin, i cili dhe ai kishte njė pasion tė jashtėzakonshėm pėr maskat dhe qytetėrimet e vjetra, bashkė me dy miqtė e tij, Henri Focillon dhe eseistin Jacques Maritain, ai krijoi “Shkollėn e Lirė tė Studimeve tė Larta” tė Nju Jorkut. Njė miqėsi e madhe e lidhi gjithashtu me linguistin e njohur Roman Jakobson, edhe ai hebre dhe i larguar nga persekutimet naziste.
Qė tė dy ishin tė interesuar pėr domethėnien e shenjave nė jetėn sociale, nisur nga teoria linguistike e tė famshmit Ferdinand de Saussure. Bėhej fjalė pėr njė semiologji qė do tė zbatonte metodat dhe konceptet e gjuhėsisė dhe nė poezi, letėrsi, nė art e pse jo, nė tė gjitha format individuale dhe kolektive tė mendimit. Nė kėtė atmosferė, Levi-Strauss dhe Jakobson morėn pjesė nė vitin 1952 nė takimin e Bloomingtonit, midis linguistėve dhe antropologėve. “Gjatė njė apo dy shekujsh”, deklaroi Levi-Strauss atje, “shkencat humane dhe sociale kanė pranuar tė vėzhgojnė universin e shkencave ekzakte e natyrore si njė parajsė ku pėr ato ishte e ndaluar tė hynin. Dhe ja ku midis dy botėve, linguistika ka arritur tė hapė njė portė tė vogėl”, duke nėnkuptuar kėshtu se gjuhėsia dhe antropologjia ndanin ndėrkohė njė interes tė pėrbashkėt mbi efektet e gjuhės mbi kulturėn dhe tė natyrės mbi kulturėn.
Pikėrisht duke u nisur nga gjuha, Levi-Strauss ndėrtoi teorinė e tij tė strukturalizmit, duke futur metodėn strukturale nė antropologji, fjalė kjo qė mė parė ishte e rezervuar vetėm pėr linguistėt. Ai shkroi veprėn e famshme Strukturat elementare tė gjinisė ku vinte nė dukje marrėdhėniet sociale e familjare, ligjet e krijimit artistik, tė miteve, etj.
“Levi-Strauss”, thotė antropologu Pierre Deleage, “arriti tė tregojė rėndėsinė pothuaj tė barabartė tė strukturave universale tė mendimit nė konstituimin e praktikave dhe dijeve”. Interesante ėshtė se kur ishte nė pyjet e Amazonisė, mes indigjenėve, njė ditė Levi-Strauss u kishte dhuruar atyre njė rulo me copė tė kuqe. Tė nesėrmen nė mėngjes ai u habit kur pa para tij gjithė tribunė tė veshur me copat e kuqe. Rruga e njohjes sė njeriut nė fillim ishte kureshtja, pasioni dhe pastaj studimi, pėrjetimi, refleksioni dhe zgjidhja e enigmave dhe e pikėpyetjeve tė mėdha.
Cilėt ishin ata njerėz qė ai piktakonte nė pyjet e Amazonės, apo te popujve tė tjerė tė Oqeanisė apo Kaleidonisė sė Re? Nga vinin ata? Ē’histori fshihej nė jetėn e tyre, nė ndėrgjegjen dhe inkoshiencėn e tyre, edhe pse nuk dinin tė shkruanin?
“Rruga e njohjes sė njeriut shkon nga studimi i pėrmbajtjeve tė ndėrgjegjshme tek format inkoshiente”, shkruante Levi-Strauss. Por, identifikimi i tyre nuk ishte i lehtė. “Vepra e Levi-Straussit”, shkruante antropologu Boris Wiserman, “mund tė lexohet si njė vazhdė tentativash pėr tė kapur inkoshiencėn dhe mėnyrat e funksionimit tė tij, tentativa qė dihej se do tė kishin veē njė sukses tė pjesshėm.”
“Inkoshienca, ky i ftuar me nesh, edhe pse askush nuk e ka ftuar”, thoshte Levi-Strauss. Duke punuar me mitet, ai sikur gjeti ēelėsin e deshifrimit tė inkoshiencės. Pėr tė shkuar drejt saj, ai duket se pėrdori dy rrugė: rruga antropologjike qė kalon pėrmes realitetit social dhe e dyta, rruga estetike, pėrmes fitimit tė njė ndėrgjegjeje. Njė nga librat e njohur tė tij krahas “Njeriu lakuriq”, “Vėshtrim i largėt”, “Mitologjia”, “Afėr dhe larg” apo “Raca dhe kultura”, ėshtė Mystčre de Lynx (Misteri i Linksit), qė merr zanafillėn nga pikėtakimet e tij me indianėt. Ėshtė historia e jetės sė paraardhėsve tė “hundėēpuarve”, kėtyre indigjenėve me njė pasuri tė jashtėzakonshme ritesh e mitesh. Ėshtė historia e njė gruaje qė lind nė tribunė e tyre njė fėmijė dhe ajo nuk e di se me kė e ka fėmijėn e saj. Fėmija qan dhe atėherė tribuja vendos qė njėri pas tjetrit, burrat tė kalojnė me radhė dhe tė marrin fėmijėn nė krahė. Lynx ėshtė me njė lėkurė gjithė vraga. Ai ėshtė i fundit dhe kur merr fėmijėn nė duar, fėmija pushon sė qari. Me sa duket fėmija e njohu tė atin e vet. Atėherė ai dhe fėmija u futėn nė ujin e ftohtė tė njė pėrroi dhe lėkura me vraga, atij iu zhduk. Legjenda e tyre thoshte se kjo lėkurė u shndėrrua nė njė formė mjegulle qė i pengonte indianėt tė gjuanin.
Atėherė ata pranuan qė ai tė bėhej kryetari i fisit dhe mjegulla u zhduk. Sigurisht, historitė e pėrshkruara tė Levi-Straussit gjatė gjithė jetės sė tij, dėshmojnė pėr atė kulturė tė vjetėr qė ky njeri shikonte me dėshpėrim se po zhdukej. Dhe, ai e kuptonte vlerėn e pazėvendėsueshme tė saj. Levi-Strauss ishte dhe njė lloj shkrimtari, siē e pikasim dukshėm nė “Tropikėt e trishtė”, pasi shkrimet e tij shkencore janė tė mbushura nga pėrshkrime ngjarjesh e mitesh tė ēuditshme, ku deshifrohet jo vetėm e kaluara, por gjithēka lidhet me tė sotmen.
Nė librin e tij “Lojė shoqėrore” ai tregon dhe pėr njė nga mitet e indianėve “Cree” tė livadheve tė Kanadasė, ku ata organizonin njė lojė tė ēuditshme. Njė tė huaji ata i propozonin qė nėse ngjitej deri nė majėn e njė trari tė lartė, ai kishte tė drejtė tė zgjidhte vajzėn mė tė bukur tė tribusė. Dhe, ai qė ngjitej, mė tė shumtėn e rasteve binte dhe kur rrėzohej, ata e hanin. Ishte njė lloj loje e kėsaj “shoqėrie”. “Mendimi i atyre qė ne quajmė primitivė”, shkruan Levi-Strauss, “na mėson se lojėrat tregojnė pėr njė tip shkaksor specifik qė ėshtė njėherėsh thelbėsor dhe i huaj pėr njeriun. E mira dhe e keqja, suksesi dhe dėshtimi, fitorja dhe humbja, lumturia dhe fatkeqėsia, janė vlera specifike njerėzore. E megjithatė, loja i realizon ato…Vetė shoqėria ėshtė njė lojė. Dhe mitologjia e indianėve ‘Cree’ pohon qė jeta sociale nuk mund t’i shpėtojė natyrės sė lojės dhe se ēdo progres nė zakonet dhe institucionet e reformon kėtė lojė pėr tė kaluar nga njė formulė nė tjetrėn…”
Levi-Strauss nė studimin e tij “Ne tė gjithė jemi kanibalė”, tregon dhe pėr eksperiencėn e tij nė vitin 1932 nė tributė e Guinesė ė Re, tė cilat ende nuk ishin zbuluar nga njeriu modern. Ata ishin kanibalė (siē ekzistojnė dhe sot nė disa zona tė Afrikės, veēanėrisht nė Kongo, nė Afrikėn Qėndrore etj.). Pėr tė treguar respekt dhe dashuri, ai shkruan se ata e hanin kufomėn e tė afėrmit tė familjes, duke e gatuar dhe bėrė njė lloj gjelle makabre. Tė njėjtin lloj kalibalizmi ai kishte vėnė re edhe nė pyjet e Brazilit, nė Venezuelė, apo nė tribunė Yanomani. Ky lloj kanibalizmi ishte i ndryshėm: herė ushqimor (kur hanin mishin e armiqve tė tyre), herė magjik (pėr tė marrė virtytet e tė ndjerit, herė ritual (sipas besimit, nė festėn e tė vdekurve etj.) apo ndonjėherė terapetik, siē shkruhet dhe nė shkrime tė Antikitetit..
Diversiteti i kulturave Kur flasim sot pėr diversitetin e kulturave nuk mund tė mos pėrmendim njė nga mbrojtėsit mė tė zjarrtė tė saj, Levi-Strauss, i cili mbrojtjen e trashėgimisė dhe tė kulturave tė vjetra, tė zakoneve, riteve dhe gjithēkaje qė ka pėrbėrė jetėn shpirtėrore tė tė parėve tanė, ai e vinte nė rend tė parė. Gjatė gjithė jetės ė tij, duke qėnė gjithnjė afėr kėtyre kulturave nė popujt e tė pesė kontinenteve, ai kuptoi se ky diversitet ishte pasuria mė e madhe qė i kishte mbetur njerėzimit qė nga mugėtira e kohrave.
Studiuesi i njohur Philip Descolo shkruan se “Levi-Strauss mė shumė se ēdo antropolog tjetėr, i kushton njė admirim tė madh kontributit tė Perėndimit, pėr ēka ai ka shkruar faqe tė mrekullueshme, por ai kėrkon gjithashtu qė tė gjitha kontributet apo pasurimet kulturore tė njerėzimit tė shihen nė tė njėjtėn shkallė vlere, sepse tė gjitha kontribuojnė tė dėshmojnė diversitetin krijues tė species sonė.”
Vėshtrimi i Levi-Strauss pėr shoqėrinė njerėzore dhe llojin njerėzor, nuk ėshtė njė vėshtrim i menjėhershėm, i nxehtė, i ēastit, por njė vėshtrim i ftohtė, duke e parė shoqėrinė njerėzore nė dimensionin evolutiv, nė atė tė shekujve dhe mijėvjeēarėve, nė kėtė trajektore qė ka pėrshkuar zhvillimi i shoqėrisė dhe i sistemeve njerėzore, me prurjet e tyre, arritjet, zhvillimet nė art dhe refleksin e tyre nė shkencė dhe nė mėnyrėn e jetesės.
Dan Serpber, duke gjykuar veprėn e Levi-Strauss, shkruan: “Ai pėrdor nė mėnyrė pothuaj sinonime shprehjet ‘natyrė njerėzore’ dhe ‘shpirt njerėzor’: kultura e gjuha pėr tė janė modalitete tė njė aktiviteti mė thelbėsor, aktiviteti i ‘shpirtit njerėzor’, pra ‘njė shkencė sa shumė e vjetėr aq dhe e re, njė antropologji e shtrirė me njė dimension tė gjerė, d.m.th. njė njohje e njeriut qė bashkėrendon metoda e disiplina tė ndryshme.’ Por ajo qė po e shqetėsonte Levi-Strauss ishte se shumė kultura larg metropoleve apo kultura lokale, po zhdukeshin, dhe se njė kulturė e pėrgjithshme dhe e njėjtė po shtrihej nė njė pjesė tė madhe tė shoqėrive tė globit.
“Njerėzimi po shkon drejt njė mono-kulture”, shkruante ai qė nė mesin e shekullit XX. “Ai po pėrgatitet pėr prodhimin e qytetėrimit tė masės, siē ėshtė dhe panxharsheqeri. Dhe duke qėnė e njėjtė, ajo do tė sjellė si rezultat vetėm kėtė lloj gjelle.”
Sigurisht, nė kohėn e globalizimit tė kulturave, kėto fjalė tė tij janė tė sakta dhe tė hidhura. Dhe gjatė njė gjysmė shekulli, diversiteti ėshtė cenuar jo pak. Nėse nuk mbrohen kulturat a mund tė ndodhė ajo qė thotė Levi-Strauss pėr “mono-kulturėn”? Sigurisht, dhe ky ėshtė rreziku mė i madh i globalizmit nė fushėn e kulturave. Pjesėn mė tė madhe tė jetės, Levi-Strauss studioi mitologjinė, duke treguar se kjo mėnyrė tė menduari mbetet legjitime. Dhe, jo vetėm kaq. “Duke shkruar librin ‘Tropikėt e trishtė’, 50 vjet mė parė”, shėnonte ai nė vitin 2001, “unė shprehja ankthin tim rreth rreziqeve qė kėrcėnojnė njerėzimin: harrimi i rrėnjėve tė tij.”
Jo shpesh, nė kohė dhunash dhe sistemesh totalitare, trashėgimia ka pėsuar shkatėrrime e rrėnime tė mėdha, madje tė pakthyeshme. Nė Afganistan gjithė bota pa tė filmuar nga talibanėt se si u hodhėn nė erė me dinamit statujat gjigande tė Budės tė gdhendura nė gur, mijėra vjet mė parė. Nė kohėn totalitare nė Shqipėri, bota e mitologjisė dukej njė disiplinė e huaj dhe e frikshme, pasi mitet ishin nė botėn e mistikes dhe mistika ishte e papranueshme pėr njė teori staliniste revolucionare dhe pseudo-materialiste. Mitologjia ishte e panevojshme pėr njė botė ku kishte mite moderne dhe heronj tė tjerė tė ēuditshėm, udhėheqės “legjendarė”, njerėz tė timonit dhe tė shpatės etj. Kėshtu, bota e miteve tė vjetra ishte braktisur dhe harruar. Njė valle tepėr e vjetėr plakash e zonės sė Librazhdit, qė tregonte pėr murimin dhe ngritjen e njė ure, tashmė ka humbur, pasi ajo nuk u transmetua nė brezat pasardhės, pasi njė valle murimi, dukej mė tepėr njė valle mistike, ndėrkohė qė kėrkoheshin valle tė gėzuara tė realitetit komunist. Dhe, si ajo kanė humbur njė seri ritesh e traditash qė nuk jetojnė mė dhe qė padyshim ishin pjesė pėrbėrėse tė kulturės sė kombit.
Mbrojtėsit e kulturės popullore, nga Shtjefėn Gjeēovi dhe Gjergj Fishta, kishin mbetur nė harresė. Me njė mund tė madh, Rrok Zojci, njė nga mbledhėsit dhe studiuesit e rrallė, endej maleve nė vlerėsimin e trashėgimisė qė ende mbijetonte. E pas tij, Mark Tirtja, ndėr tė vetmit, vazhdonte udhėtimin e tij tė heshtur nė deshifrimin e miteve dhe botėn e mitologjisė shqiptare e ballkanike. Hapja sė fundi e njė ekspozite pėr xhubletėn, regjistrimi i Polifonisė sė Jugut nė programin e “Kujtesės sė Botės” sė UNESCO-s etj., pėrbėjnė padyshim diēka shpresėdhėnėse nė rrugėn e vlerėsimit dhe mbrojtjen e kulturės sonė. Por, ky ėshtė veēse njė fillim, nė njė kohė kur globalizmi kėrcėnon gjithnjė e mė shumė uniformizimin e kulturave shpirtėrore e materiale nė standrate tė pėrcaktuara e qė po kapin hapėsira gjithnjė e mė tė mėdha.
Nė njėqindvjetorin e jetės sė Levi-Strauss, ne i uruam kėtij mendimtari tė shekullit njė paqe tė lumtur me shpirtin dhe botėn, edhe pse vėshtrimi i tij ėshtė i trishtė pėr tė ardhmen. Vallė kaq shumė ėshtė tronditur ai me prishjen e ekuilibrave ekologjikė? “Bota ka filluar pa njeriun dhe do tė mbarojė pa tė”, shkruante ai nė librin e tij “Tropikėt e trishtė”, nė njė kohė kur luftėrat e mėdha, shkatėrrimet, holokausti, bomba atomike dhe shkatėrrimet e mėdha natyrore e kanė tronditur ndėrgjegjen njerėzore. “Qėkur filloi njeriu filloi tė marrė frymė”, shkruante Levi-Strauss nė kėtė libėr, “e gjer nė krijimin e bombės atomike e termobėrthamore, duke kaluar nga zbulimi i zjarrit, ai s’ka bėrė gjė tjetėr veēse ka ndarė miliarda struktura pėr t’i kthyer nė njė gjendje ku ato nuk mund tė integrohen mė…”
Kur lindi ai, Levi-Straus thotė se bota kishte 1,5 miliard njerėz; nė vitet ’30 ishte dy miliard, sot gjashtė miliard dhe pėr disa dhjetėvjeēarė do arrijė nė nėntė miliardė. Kjo demografi, sipas tij, sjell shkatėrrime jo vetėm kulturore, por dhe biologjike, nė zhdukjen e specieve tek kafshėt dhe bimėt. Dhe, njė ditė, shkatėrrimet do tė kthehen drejt vetė njeriut…
Ky ėshtė trishtimi i Claude Levi-Straussit. Dhe, mesa duket, ai ka tė drejtė. Ja pse dhe nė radhėn e botimeve tė shumta nė Quai Branly, libri i tij i fundit “Nostalgji braziliane” ka nė vetvete nostalgjinė e kulturave dhe tė paqes sė dikurshme, duke na kujtuar njėkohėsisht dhe thėnien e njė indiani tė tribusė Yanomami tė Brazilit, i cili thoshte se “kur tė bardhėt vijnė me makinat e tyre tė mėdha nė pyjet tona, ata helmojnė ujėrat, dhe ju do tė vdisni si ne. Mos mendoni se do tė vdesin vetėm indianėt yanomami.”


Luan Rama
_________________________________________
https://telegrafi.com/levy-strauss-d...a-e-kulturave/
Fshatari ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-12-2018, 02:39   #2
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,660
Thanks: 1,242
Thanked 775 Times in 484 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Levy Strauss dhe mbrojtja e kulturave

Alzacian me origjine apo alzasian? Ne fakt ai ishte hebre francez i lindur ne Bruksel nga prinder franceze hebrenj dhe vdiq ne Paris.Nejse nuk i di detajet,ndoshta Luan Rama ka bere kerkime te thella e na e nxjerr alzacian
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur