Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Argėtim & zbavitje > Zona Humoristike > Letėrsi Humoristike

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-09-2012, 09:35   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
GAFUR SHAMETI - Skeēe

SKEĒE NGA GAFUR SHAMETI


U lind nė Kallarat tė Vlorės. Ėshtė diplomuar nė U.T. dega Gjeologji-Miniera. Ka qėnė deputet i kuvendit popullor pas viteve ’90. Ėshtė autor i njohur i humorit. Ka bashkėpunuar pothuaj me tė gjitha estradat profesioniste tė Shqipėrisė, kryesisht me atė tė Vlorės. Ėshtė autor i dhjetėra komedive dhe i shumė ēmimeve kombėtare. Pėr rreth dy vjet botoi dhe drejtoi tė parėn dhe tė vetmen gazetė letrare tė qytetit tė Vlorės “Drita e Vlorės”. Ėshtė drejtues i gazetės “Kallarati”. Aktualisht jeton nė qytetin e Vlorės. Ėshtė shpallur “Nderi i Labėrisė” dhe "Qytetar Nderi i Vlorės".



MARTESA RRUFE




Personazhet:


l - Mėnua - 35 vjeē
2 - Kalopi - 30 vjeēe
3 - Lefteri - Nėnpunėsi i gjendjes civile



(Ngjarja zhvillohet nė paraskenė. Njė tabelė “stacion urbani”. Hyn Kalopi me ēantė nė dorė dhe njė trėndafil. Qėndron te stacioni. Hyn Mėnua, shikon Kalopin, afrohet, e pėrshėndet dhe ajo ia kthen me buzėqeshje.)


Mėnua - Prisni urbanin?
Kalopi - (buzėqesh) Urbanin.
Mėnua - ....Kohė e bukur sot.
Kalopi - Shumė e bukur.
Mėnua - ....Na mbyti shiu.
Kalopi - Na mbyti.
Mėnua - Po prapė do dalė dielli.
Kalopi - Do dali.
Mėnua - Thonė se kur ka diell me shi, martohen breshkat.
Kalopi - Martohen edhe njerėzit.
Mėnua - (nxjerr njė kaush luledielli) Do fara?
Kalopi - Sapo e mbarova njė kaush.
Mėnua - (duke ngrėnė fara) Ku banoni?
Kalopi - Nė njė pallat tė ri qė ėshtė ndėrtuar tani, 10 katėsh, me ballkon nga deti.
Mėnua - (nga spektatorėt) E gjeta ku tė fus kokėn (Kalopit). Me kė jeton?
Kalopi - Me mamin.
Mėnua - E ke tė re mamin?
Kalopi - Si kukull, mė ka ngjarė mua... Po ju ku banoni?
Mėnua - Unė kam njė vilė personale trekatėshe... me kopsht mbushur me trėndafila, me karafila, me bilbila.
Kalopi - U mami! Unė ngordh pėr trėndafila.
Mėnua - Beqare?
Kalopi - Vajzė e vetme, kam pasur shumė pretendime, s'kam vendosur.
Mėnua - Meradiljoza.
Kalopi - U mami... ditkeni dhe italisht?
Mėnua - Jo di ēinkue gjuhė.
Kalopi - U mami.
Mėnua - Italjanēe, amerikanēe, greqishjanēe, ēobanēe dhe irakianēe.
Kalopi - Dhe irakianēe?
Mėnua - Kam qenė me forcat komando nė Irak.
Kalopi - U mami ēfarė trimi (rrotullon trėndafilin). Si i thonė Irakianėt trėndafilit?
Mėnua - Trėndafilit?.... "Mjauuuu"
Kalopi - U mami, mami, sa gjuhė e bukur? Po dy trėndafila?
Mėnua - Mjauuuu - mjauuuu.
Kalopi - U mami sa gjuhė e thjeshtė. Po 100 trėndafila?
Mėnua - I thonė kėththththth.
Kalopi – (I zgjat trėndafilin) Po tė dhuroj njė mjauuuu.
Mėnua - Faleminderit. Edhe unė nesėr do tė sjell njė tufė me kėththththth.
Kalopi - U mami! Sa do gėzohem.
Mėnua - Po sikur?...
Kalopi - Ēfarė?...
Mėnua - Unė beqar... Ti beqare... A martohemi pėr fare?
Kalopi - U mami mė ra si bombė... Tė lutem, tė mendohem njė minutė, se martesa njė herė bėhet nė jetė?
Mėnua - Mendohu... patjetėr mendohu (shikon orėn)
Kalopi - (vė gishtin nė tėmth) U mendova, hidhma dorėn (Mėnua i fut krahun). U mami sa e thjeshtė qenka martesa! (dalin, shkojnė nė gjendjen civile)
Mėnua - (Lefterit) Kemi ardhė tė celebrohemi.
Lefteri - Trashėgime (hap bllokun) Si quhet bashkėshortja?
Mėnua - (Kalopit) Si tė quajnė?
Kalopi - Kalopi.... shkurt mė flasin lopė. (Lefteri shkruan)
Mėnua - Ta gėzosh! Mua mė quajnė Mėno, shkurt mė thėrrasin Abdurrahman.
Kalopi - U mami... sa emėr i bukur...
Lefteri - (ngre syzet) Keni kohė qė njiheni?
Mėnua - Ohuhe... para njė ore.
Lefteri - O Zot i madh! A e pranoni pėr bashkėshorte lopėn?
Mėnua - Kė ore kė?
Lefteri - Lopėn (dhe tregon me dorė Kalopin)
Mėnua - Ėhė, ėhė, ēmendem pėr tė.
Lefteri - Zonjusha lopė... a e pranoni pėr bashkėshort zotin Mėno?
Kalopi - Do ta kem tė vetmin e derės.
Lefteri - Epo trashėgime e jetė tė lumtur.
Tė dy - Faleminderit (takohen, largohen, kalojnė nė paraskenė krahė pėr krahė, qėndrojnė).
Kalopi - I dashur! Ku do ta kalojmė muajin e mjaltit?
Mėnua - Nė kosheren e bletėve.
Kalopi - U mami ēfarė humori paske ti!
Mėnua - E di ē’ke ti? Eja tė shkojmė nė shtėpinė tėnde. Unė ngordh pėr tė hyrė gollovar! Apo s’e ke dhe nėnėn tė re! (Kalopi qesh ngadalė, pastaj me tė madhe) Ēfarė ke pse qesh?
Kalopi - I dashur... tė mė falėsh se tė kam gėnjyer pakėz (qesh), ku kam shtėpi unė, ne jemi vend edhe popuj, kemi tetė vjet qė jetojmė nė njė depo armatimi (Mėnua shqyen sytė, largohet pak. Kalopi i hedh dorėn) - Hajde i dashur shkojmė nė vilėn tėnde me trėndafila, karafila, bilbila...
Mėnua - Ēfarė bilbilash moj e mjerė, ne kemi pesė vjet qė jetojmė nė njė bunker.
Kalopi - Ua mami (qan), por kur s'ke shtėpi, pse e bėre celebrimin?
Mėnua – Pėr tė gjetur njė strehė, pėr tė futur kokėn moj fyryfyēkė. Pse? Mos e bėra pėr sytė e tu qė mi ke si prozhektor trageti, apo pėr gojėn tėnde qė ma ke si kuti votimi?
Kalopi – (e nervozuar) Mua mė merr tė keqen ti se unė jam mjauuu, mjauuu (largohet)
Mėnua – Ti je mjauuu-mjauuu, unė jam kėththththth (largohen nė drejtime tė kundėrta).
__________________
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 09:19   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
GAFUR SHAMETI - Skeēe

QYFYRE NGA NJĖ DASĖM


Isha nė njė dasėm, nė lagje. U martua vajza e Shemshedinit. Gjėmuan kėngėt dhe meloditė, por nuk munguan edhe qyfyret dhe komeditė. Sa erdhėn krushqit me dhėndrin, njė grup plakash ia morėn rrugės me romuze:

Nusja jonėė sa e mirė,
dhėndėri si kec i shtirė.
Nusja jonė yll e dritė,
Dhėndėrri si thes me kripė.


Krushqit u tulatėn, ndėrsa dhėndėri duke turfulluar e kėrcitur dhėmbėt shikonte andej-kėndej. Grupi i plakave vazhdonte kėngėn:

Nusja jonė lule filxhani
Dhėndėri si llullan kazani.
Nusja jonė lule behari,
dhėndėri si mullar bari.


Njė nga krushkat qė s'iu durua mė, shpėrtheu: I marshi tė keqen dhėndėrrit ju. Se e kemi mis qyteti. Ja, shikojeni, si Bin Ladeni i Amerikės ėshtė (desh tė thosh si Bill Klintoni). Plasėn tė qeshurat.
Vėllai i dhėndėrrit, njė mesoburrė, pėr tė qetėsuar situatėn, ia mori njė labēe:

Shokė do ia marr njėherė
Kapmani,
E kam brenda do ta nxjerr
Mbamani.
Do ta nxjerr si maliher
Mbamani.


Gratė, tė skuqura nė fytyrė, kapnin faqet me duar, ndėrsa nėnė Shanikua, me gojėn katua, iu drejtua orkestrės: “Ku ini ju tė odhkethtrėth, pthe u kemi paguadh, mbutheni, mbutheni dathmėn me adhegdhi”. Orkestrantėt, si specialistė tė kualifikuar tė dasmave, ia nisėn kėngės, Solist vetė fizarmonicisti,

Faqja jote Zana
E kuqe si gjaku,
pėr ta prerė me thikė moj Zana
si shalqi Shijaku.


Qafa jote Zana
Si bisht mandoline
Me rruazat nė gushė moj Zana,
Porsi fiq Kanine.


Njė plak, qė ishte bėrė tapė, u ngrit nė kėmbė, nxori shaminė e hundės dhe duke kėrcyer ia mori kėngės:

I ziu mė iku mosha - vu, vu Merxhane.
Nė kazan t'rakisė u pėrvėlofsha - vu, vu Merxhane.
Pse s'mė erdhe mbrėmė te kioska - vu,vu Merxhane.
Tė kisha sjellė bretkosa - vu, vu Merxhane.


Plaka pa dhėmbė, u ngrit e nervozuar dhe bėrtiti: "tha bėni kėthtu odhe, tha bėni?
Pthe vetėm ne do kėndojmė? Po kdhuthqit? Nuk do t'u lėmė dhadhė dhe atydhe?"
Tė gjithė duartrokitėn nė kor. Krushku i zėnė ngushtė, u ngrit menjėherė nė kėmbė. “Efkaristo poli” tha krushku qė kish 12 vjet kurbetlli nė Greqi. Dhe ia mori njė kėnge greke gjysėm shqip, gjysėm greqisht.

E tope-tope papagalle
Ella krushku tė heqim valle
E tope-tope papagalle
Ella tė shkrihemi fare.


“Eh!” tha njė plak andej nga fundi, “edhe ato tė dashit na duheshin tani - hajde kėngė, hajde”. Njė vajzė bionde, ia mori njė kėnge tė bukur dashurie tė muzikės sė lehtė.

E desha djalin, tė ish i bukur
Me sy tė zezė, djalin e doja.


Por biondja se vazhdoi dot mė tej, se nga njė grup pėrballė saj u mblodhėn kokė mė kokė, sikur tė bėnin kala dibranēe, ia morėn njė kėnge labēe.

Ė... ėh... Ė... ėh...
Rashė e theva kėmbėn
Ė... ėh... Ė... ėh...
M'u nė mes tė ditės
Ė... ėh... Ė... ėh...


Mirėpo asnjė s'e dinte mė tej tekstin e kėngės dhe vazhduan:

Ė... eh... Ė... eh...
Ė... eh... Ė... hėhė.
Ė... eh... Ė ... eh.
Ė... eh... Ė... hėhė.


“Ėngdha u hėngėdht” tha plaka pa dhėmbė, “Kudh the dini, pthe e mdhni kot, na tudhpėdhuat padha kdhuthqėve.” Dhe ia mori vetė njė kėnge:

o nuthe vetudh binjadhe
Pthe na dodhe gėnjthtadhe
Na the qė th'madhtodhem fadhe
Do t'i dhi babait manadhe.


Ja tė tilla kėngė u kėnduan nė dasmėn e Shemshedinit dhe do tė vazhdojė kėshtu pėr aq kohė sa kompozitorėt tanė tė kompozojnė edhe kėngė tė bukura pėr dasma.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-09-2012, 09:28   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
GAFUR SHAMETI - Skeēe

TENDERI
(skeē)




Personazhet:

1 - Skėnderi – Drejtues tenderi
2 - Qibini - Kėrkues pėr tender
3 - Gėzimi - Kėrkues pėr tender
4 - Keti -Kėrkuese pėr tender
5 - Vangjeli - Kontroll i shtetit


(Skena: Zyrė me njė tavolinė dhe njė karrike. Nė paraskenė hyn Qibini me njė zarf nė dorė, afrohet nė mes tė skenės, zgjatet tė shikoj mos ka njeri nė zyrė, shikon orėn.)

Qibini - S'paska ardhur akoma (hyn Gėzimi me njė zarf, edhe ai shikon nga zyra, pastaj kthehet nga Qibini)
Gėzimi - Ju pėrse po prisni?
Qibini - Hiē... po ju?
Gėzimi - (ngre supet) Edhe unė hiē (hyn Vangjeli me njė zarf tė madh nė dorė, shikon nga zyra pastaj i drejtohet Gėzimit)
Vangjeli - Ju ēfarė prisni?
Gėzimi - Hiē... po ju?
Vangjeli - Edhe unė hiē. (tė tre ulen tek podi i skenės, nxjerrin gazetat fillojnė tė lexojnė, fytyrėn ua ka mbuluar gazeta. Hyn Keti me minifund, me njė zarf nė dorė. Tė tre nxjerrin kokėn nga cepi i gazetės, shikojnė Ketin nga kėmbėt. Keti kthen kokėn dhe shikon, ata mbulohen me gazetė. Keti afrohet nė mes tė skenės, zgjatet tė shikoj nga zyra, ata ngrihen pėrgjysmė me gjithė gazetė, dhe nga poshtė gazetės shikojnė kėmbėt e Ketit. Keti kthen kokėn t’i shikojė ata ulen dhe rrėzohen, pastaj ngrihen dhe bėjnė sikur lexojnė. Keti bėn dy - tre xhiro para tyre, ata e shoqėrojnė me lėvizje koke, me fytyrė tė mbuluar nga gazeta.)
Keti - Mė falni ju ēfarė prisni?
Tė tre - (Ulin gazetėn) Hiē... Po ti?
Keti - (Ngre supet) Hiē. (Hyn Skėnderi me njė ēantė tė madhe, kalon para tyre. Tė katėr ngrihen nė kėmbė dhe e pėrshėndesin. Edhe Skėnderi ua kthen pėrshėndetjen.)
Skėnderi - Besoj se keni ardhur pėr tenderin?
Tė katėr - Si urdhėron.
Skėnderi - Ju lutem do tė hyni njė e nga njė, kėshtu e pėrmban rregullorja. (Largohet nė zyrė, ulet nė tavolinė. Tė katėr shtyhen me njėri tjetrin kush tė zėrė radhėn i pari. Hyn i pari Qibini me zarfin nė dorė. Skėnderi teshtin.)
Qibini - Shėndet (tund zarfin), qėnkeni ftohur zoti shef.
Skėnderi - Ē'tė mos ftohesh... punojmė si kuaj 16 orė nė ditė. Ē't’i bėsh na ra bara ne ta ndreqim Shqipėrinė, kombin, atdheun tonė tė shtrenjtė. Kemi thėnė qė do ta shpiem nė Evropė apo jo?
Qibini - Ashtu ėshtė (tund zarfin)
Skėnderi - Po atė zarf ēfarė e ke?
Qibini - (qesh) Do vemi nė Europė apo jo? (I zgjat zarfin)
Skėnderi - A tė lutem mos mė komprometo.
Qibini - Njė kafe ėshtė zoti shef.
Skėnderi - (Rrėmben zarfin) Jo po ta dini, ju po e prishni Shqipėrinė... Po sa ka brenda?
Qibini - Dhjetė pėrqindėshi. (tė tre shikojnė nga cepi i skenės veprimet brenda)
Keti - E moriiii.
Gėzimi - Na la me gisht nė gojė.
Skėnderi - (Qibinit) Prisni jashtė ju lutem sa tė takoj formalisht dhe ata tė tjerėt (Qibini del i gėzuar duke fėrshėllyer. Hyn Gėzimi.)
Gėzimi - (tund zarfin. Kėndon:
Do ja themi dhjetė
Na bėhen dymbėdhjetė
Dhjetė pėrqind tė dha Qibini
Dymbėdhjetė tė jep Gėzimi)
Skėnderi - Sa, sa ke brenda?
Gėzimi - Dymbėdhjetė pėrqind zoti shef.
Skėnderi - (rrėmben zarfin) Foli, foli atij qė doli.
Gėzimi - (del me nxitim, thėrret) Qibin! Qibin tė kėrkon shefi
Qibini - (Gėzimit) Hė ma fute? I dhe mė shumė (Hyn brenda)
Skėnderi - Ē’ėshtė ky zarf qė mė dhe more zotni? Unė kujtova se mos ishin dokumentet e tenderit? Kė do kompromentosh ti? Po e di ē’tė bėj unė, unė thėrras policinė nė moment.
Gėzimi - (Qibinit) Shumė keq zoti Qibin, shumė keq, tenderat fitohen me djersėn e ballit dhe jo me allishverish.
Skėnderi - (Qibinit) Mere zarfin dhe ta mbyllim me kaq. (Qibini merr zarfin, ikėn kokė ulur, ulet nė paraskenė i mėrzitur.) Zoti Gėzim tenderi pothuaj ėshtė i juaji. Prisni pėrjashta tė merrni pėrgjigjen zyrtare. Hyn Keti. Skėnderi e shikon nga kėmbėt. Keti ecėn ngadalė, rrotullohet rreth tij duke kėrcyer napolonin. Fillon tė kėrcej dhe shefi. Gėzimi dhe Vangjeli i shikojnė nga paraskena. Keti i vė zarfin nė ballė.
Gėzimi - Bo, bo, ma futi kjo mė duket. (Keti djeg shaminė duke kėrcyer. Skėnderi me zarfin nė dorė kėrcen edhe ai. Hyn Vangjeli)
Qibini - (Duke numėruar paratė, bėrtet) Ouuu (Vangjeli dhe Gėzimi kthejnė kokėn)
Vangjeli - Ē'pate?
Qibini - Mė ka mbajtur njė pako me dhjetėmijshe. (tenton tė hyj brenda, ata e shtyjnė)
Keti - (Skėnderit) Ke 15% brenda.
Skėnderi - 15%?
Keti - Aq nxinte zarfi.
Skėnderi – Foli, foli atij qė doli.
Keti - (Del me poza dhe flet) Ai qė doli tė hyj prapė.
Gėzimi – Eh, Eh ma fute moj minifunde. (hyn brenda) Mė kėrkuat zoti shef?
Skėnderi - Zoti Gėzim, e studiova me vėmendje zarfin tuaj. Mirė i kishe bėrė llogaritė. Po zonjusha i ka mė tė mira. Urdhėroni zarfin. (Gėzimi merr zarfin dhe largohet duke folur me vete) Zonjushė mė prisni sa tė mbaroj punė me atė tė fundit.
Keti - Si urdhėron zoti shef (del, hyn Vangjeli me njė zarf shumė tė madh)
Skėnderi - Bo, bo, ky qenka zarf ma bėri mendjen ēarēaf.
Vangjeli - Tungjatjeta zoti shef.
Skėnderi - Tungjatjeta dhe mirėserdhėt.
Vangjeli - Kam dėshirė tė flasim troē bashkė. Unė s'jam nga qyteti juaj, jam nga Tirana. Firmė e fuqishme ndėrtimi. Nėse mė jepni tenderin ju vė nė dispozicion njė hyrje pallati nė kryeqytet nė katin e tretė. Apo doni zarfin?
Skėnderi - (mendohet) Zarfin. (tė tre nė paraskenė pėrgjojnė)
Vangjeli - Ju vėmė nė dispozicion edhe njė magazinė poshtė pallatit (tund zarfin)
Skėnderi - Zarfin.
Vangjeli - Kini dhe njė autoveturė prodhim i fundit (bie gongu)
Skėnderi - Zarfin (Vangjeli i zgjat zarfin ai e merr dhe fillon ta hap)
Tė tre - E hapiiii.
Skėnderi - (Nxjerr nga zarfi njė fletė tė madhe ku shkruhet: Kontrolli i Shtetit. Vangjeli nxjerr njė dokument ja tregon)
Vangjeli - Kontrolli i shtetit.
Tė tre - E kapiii. (largohen me nxitim po ashtu edhe Vangjeli me Skėnderin).
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-04-2019, 23:25   #4
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,777
Thanks: 11,193
Thanked 6,090 Times in 2,874 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 189
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Re: GAFUR SHAMETI - Skeēe

po vazhdimi ......
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur