Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letėrsi pėr Fėmijė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-09-2012, 15:37   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gaqo Bushaka (Letėrsi pėr fėmijė)

Gaqo Bushaka


Gaqo Bushaka ėshtė njė nga autorėt pėr fėmijė mė tė suksesshėm nė Shqipėri. Ka lėvruar prozėn e gjatė, dhe sidomos romanin pėr fėmijė. Ka shkruar pėrmbledhjet me pėrralla: "Arushi qė kėrkonte babanė", "Nė ishullin e dallėndysheve", "Amaneti i dhelprės", "Pėrralla u la pėr nesėr".
Vepra qė e bėri tepėr tė njohur ishte triologjia: "Aventurat e Ēufos", pjesė pėrbėrėse e sė cilės janė pėrrallat: "Ēufoja dhe Bubi kaēurrel", "Pushimet e Ēufos", "Ēufoja nė shtėpinė e ēudirave".



"Pushimet e Ēufos"
(fragment)


Si u bė Ēufoja kujdestar!



- Mjaltė kullokan fiqtė o Tipi!
- Mjaltė vėllaēko, mjaltė, po..ohhh - rėnkoi ai me tė madhe dhe rrasi duart nė xhepin e majtė tė pantallonave tė shkurtra ngjyrė pjepri.
- Mbaje veten, je goxha djalė, fundja nuk janė liko, fiq janė. Por nuk ke faj more buēkan se ti e ke zemrėn mu nė mes tė stomakut dhe gjithė ditėn tė gudulis.
Papritur Tipi vėrejti i hutuar Ēufon. Iu bė vėrtet sikur zemra i kishte rrėshqitur nė stomak dhe po i tretej si kasatė. Tipi u gėlltit nė tė thatė dhe ndjehu gjuhėn t'i ngjitej pas qiellzės. Ēufoja nuk shqetėsohej fare pėr gjendjen e shokut.
Duke ecur anės kopshtit, Ēufoja ndaloi e kėputi njė trėndafil tė kuq e tėr kujdes futi noēkėn mes petaleve.
- Ka erė tė mirė? - e pyeti Tipi Ēufon.
- Ē'mė vė nė mundim, provoje vetė - ia priti Ēufoja.
- Kėputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke lėvizir duart nėpėr xhepa sikur tė kėrkonte dicka.
- Ndalohen vetėm pėr arinjtė qė nuk kanė hundė tė ndiejnė aromat. - foli Ēufoja.
Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Ēufoja bėri sikur nuk e pa dhe nisi tė kėndonte.
Seē ke dalė nė derė
mė qėron njė ftua
gjysmėn haje vetė
gjysmėn ma jep mua.

- Ejani t'ju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bėj vjeljen e parė e dua ta nis me ju!
- Nuk kemi kohė- tha Ēufoja.
- Epo udhė e mbarė - tha Zeboja.
Tipi kėputi njė trėndafil e qė tė mos fliste, mbushi gojėn me petale trėndafili.
Pak mė tutje iu hodh Ēufos.
- Ē'qe kjo gjėmė qė na bėre? Si mė le pa fiq?
- Ja qė e kam gojėn pa frena - tha Ēufoja.
Shokėt vazhduan rrugėn drejt shkollės Rrezet e Arta.
Mbledhja kishte filluar
- Futu Ēufo - tha Tipi.
- Ku?
- Nė kavanoz! Nė mbledhje o, ku?
- Nuk e sheh qė ka filluar, e pėr kėtė fajin e ke ti. - tha Ēufoja.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-09-2012, 16:05   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gaqo Bushaka (Letėrsi pėr fėmijė)

- Uff... plasa
- Plac!
- S'tė rrihet ėėė? Ēfarė ke qė shfryn ashtu?- tha Ēufoja.
- Mė vjen inat qė ti nuk dole gjė? - tha Tipi
- E pėrse nuk dola gjė?
- Po ja as kujdestar pėr shkumėsat nuk u bėre!
- Doemos - tha Ēufoja - Kur kam shokė si ty, tė pagdhendur, tė paedukuar e qė nė vend tė fletlavdėrimeve merr titullin "vjeshtuk". Ti ke fat se kot nuk thonė... nga lulja e bukur pi ujė dhe qypi.
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipin...
- Leri ato se nuk tė shkojnė tek unė; puna ėshtė se, po tė ishe ti nė mbledhje do tė dijė t'i mbrojė ngjyrat e mia, me...
- Petulla, - ia pat Ēufoja.
- Me gjak mor tuaf. Kėshtu dhe unė do t'i bėja gjysėm i gėzuar pushimet me ju. Nėna do tė qetėsohej. Ah, kjo aritmetika! Kush ta ketė shpikur vallė?
Me siguri ndonjė zevzek...
-E e ashtu thua ti por mėsuese Mjellma do bėjė si tė jetė mė mirė pėr ty.
Tipi i dha njė tė duartrokitur tė madhe, Ēufoja iu afrua qė tė ndalonte por se si u pengua e ra sipėr Tipit.
Nė kėtė gjendje i gjeti, Pulėdetja, pastruesja e shkollės, qė kishte veshur nė kokė njė shami me pika dhe ishte mbėshtetur pas fshesės.
- C'bėn ashtu more Ēufo?? - pyeti ajo e habitur.
-Po i mėsoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Ēufoja.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-09-2012, 16:15   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gaqo Bushaka (Letėrsi pėr fėmijė)

Pak minuta tek dentisti

Tak...tak...tak..
- Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, njė goxha ari pa fytyrėn e njė derrkuci.
- Jemi dy.
- Tė dy hyni!
Ēufos iu tha pėshtyma "Mos kujton ky qė unė kam dhėmballė pėr tė hequr!"
Derrkucit iu mbajt fryma nga frika.
Dera u hap mė shumė dhe brenda hynė Ēufoja bashkė me Tipin.
- Mirėdita - pėrshėndetėn shokėt.
- Mirė se erdhėt.
- Ulu! - i tha dendisti Ēufos duke i treguar poltronėn.
- Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qetė, sikur tė kishte ardhur pėr Ēufon e jo pėr veten, por shoku e mori veten.
- Doktor, Tipit i dhemb dhėmballa, ka gjithė natėn pa fjetur.
- Epo ulu ti Tipi atėherė.
- Mua nuk mė dhemb mė...
- Uluuuuuuuuuu... - i foli dentisti.
- Ha shumė ėmbėlsira ai - tha Ēufoja.
- Le tė hajė - tha doktori, - por pas tė ngrėnit duhet tė lani dhėmbėt, madje mirė ėshtė tė hani dhe njė kokėrr mollė.
- Pėr mollė, unė ha njė koshė - tha Tipi
- Njė kokėrr, tė thashė, e shumta dy - tha dentisti sėrish.
- Po ti i lan dhėmbėt? - e pyeti dentisti Ēufon.
- Tė dielave - foli Tipi.
- Tė lutem doktor, unė pėrgjigjem vetė. Sigurisht qė i laj...
- O doktor, fillove ti me mua... - u hodh Tipi.
- Mbarova - tha doktori.
- Sa lehtė, ēu djersita kot. Ēufo hiqe dhe njė ti qė ta kesh kujtim nga pushimet.
- Mė mirė e ndajmė pėrgjysmė kujtimin tėnd - tha Ēufoja.
Doktori qeshi dhe shokėt u larguan pa harruar tė pėrshėndeteshin me tė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-09-2012, 16:45   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gaqo Bushaka (Letėrsi pėr fėmijė)

Ardhja e Cirkut

Gėzimi i kampistėve tė vegjėl ishte i madh. Do tė vinin artistėt e cirkut e do luanin pėr ta... Nė rrobat e artistėve dukej sikur kishin ēelur lulet e mollėve, shegės, qershisė.
Mes tė lumturuarve ishin dhe dy shokėt tanė, Ēufoja dhe Tipi.
Cirku do tė fillonte sė shpejti. Ēufoja porositi Lepurushin qė t'i zinte dy vende nė radhėn e dytė... Pėr njė Lepur kjo s'ishte e lehtė, por ai i zuri vendet nė sajė tė autoritetit qė kishin vetė Ēufoja dhe Tipi mes kampistėve...
Rrugės Ēufoja me Tipin takuan kukuvajkėn Kuku, qė ishte me tė vėrtetė kuku.
Ajo fshiu me njė shami tė mėndafshė xhamat e syzave dhe mė pas u tha shokėve "pritni" me njė zė vajtues por aq tė lartė sikur po u fliste yjeve dhe jo njė derrkuci e njė ariu vjeshtak me pantallona tė shkurtra bluxhins.
- Cili ėshtė mė i butė se ju? - pyeti kukuvajka.
- Tė dy tė egėr jemi? - ia ktheu Ēufoja.
- Ti je ai zevzeku qė ke mbetur pėr vjeshtė - vazhdoi Kukuja.
- Unė qė mos qofsha, - tha Tipi.
- Ke mėsuar gjė? - vazhdoi kukuvajka.
- Shumė - ndėrhyri Ēufoja pėr tė ndihmuar Tipin.
- Nuk tė pyeta ty - foli Kukuja sėrish.
- Po ky kujdeset pėr mua, shoqja kukuvajkė. E ka caktuar mėsuesja, - foli si i qarė Tipi.
- Dėgjo, kė mėsuar?
- Shumė - ulėriti Tipi.
- Kush bėn pjesė nė familjen e kompozitorėve? - bėri pa tė keq pyetjen kukuvajka.
- Po tipi nuk ka mbetur nė muzikė. - shtoi Ēufoja.
- Fol Tipi fol... - u hodh Kukuja.
- E mo fol, Ē'mė rri ashtu, ti i ke mėsuar kėto qė kur tė kėndonte arushi baba.
- Eh, edhe atėherė kam pasur njė ngatėrresė - tha Tipi.
- Njė ditė babai i thoshte nėnės tė mė kėndonte njė nina nana qė tė pushja sė qari. Nėna ia kthente: "Tunde ca se jam e zėnė, fundja pėrgjysmė e kemi" Dhe babai i pėrgjigjej qė nga dera "Unė ika, gjysmėn time lėre tė qajė. Kėshtu qė ajo gjysma qė qante mė ngatėrron gjithmonė.
Ēufoja e pa nė fytyrė Tipin sikur kėrkonte t'i gjente gjysmėn qaramane, po vuri re qė e kishte gjithė fytyrėn njėlloj dhe tha me vete... prindėrit e paskan lėnė Tipin tė qajė komplet.
Kukuvajka u duk sikur vuri buzėn nė gaz, por u vrenjt menjėherė.
- Mos e zgjat se kam punė, pėrgjigju.
- Kjo nuk e ha fare shakanė, mendoi Ēufoja - Duhet tė jetė e rrezikshme.
Tipi ndėrkohė fshiu ballin nga ca bulėza djerse dhe ia nisi: - Nė familjen e kompozitorėve bėjnė pjesė gjyshi, gjyshja dhe sa fėmijė tė kenė sepse siē dihet pėrbėrja e fėmijėve ėshtė e ndryshme.
Kukuvajka shqeu sytė nga pergjigja e Tipit saqė Ēufoja nderi duart se mos i binin pėrtokė.
- S'marke vesh fare, - tha Kukuja, - Nė familjen e kompozitorėve bėjnė pjese luleshtrydhja, luledielli, kamomili etj.
- Pse dhe kėto dine t'i bien pjanos? - pyeti Tipi.
- Jo, legenit, - ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
dhe vazhdoj tė pyeste.
- Po krimbat nga e kanė prejardhjen?
- Nga plehu - iu pergjigj Tipi fėt e fėt.
- Ti qenke tap - shpėrtheu kukuvajka...
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur