Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Mjedisi

Mjedisi Diskutime mbi Mjedisin.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 07-08-2018, 00:22   #41
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Shqiperia ne kohen e komunizmit lende te pare per ngrohje kishte drute,dhe qymyrin. Megjithese priheshin pyjet per lende drusore,Shqiperia deri ne 1993 kishte 33% pyje ne territorin e saje. Ne kohene komunizmit mbilleshin rreth 2 milione fidane ne vit. Masakra e vertete filloi pas vitit 1993-1993 e vazhdon edhe sot. Krim me te madh territorit tone nuk i eshte bere kurre gjate historise. Shto tani edhe qindra hidrocentrale qe po ndertohen mbi c'do lume,prrua e rreke.Katastrofe apokaliptike. As pushtimet e huaja nuk e bene kete dem qe i beme ne vetes.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 11-12-2018, 07:58   #42
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Para disa ditesh eshte gjendur nje pelikan i vrare ne lagunen e Nartes. Pas nje fare suksesi ne riperteritjen e pelikanit kacurel ne lagunen e Karavastase,eshte vene re prania e pelikanit edhe ne lagunen e Nartes dhe ne Kune te Lezhes.Mirepo njerez te pandergjegjshem vazhdojne te qellojne mbi cdo gje te gjalle qe leviz ne toke uje e ajer.Eshte e pabesueshme kjo sjellje ndaj natyres ne kete vensin tone te perbashket. Kur te mesojme te respektojme natyren me gjithe gjallesat e ndryshme,atehere do te fillojme te respektojme edhe veten dhe atdheun.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-12-2018, 18:32   #43
SystemA
Askund
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 44,936
Thanks: 14,627
Thanked 8,669 Times in 5,812 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 361
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murik Shiko postimin
Shqiperia ne kohen e komunizmit lende te pare per ngrohje kishte drute,dhe qymyrin. Megjithese priheshin pyjet per lende drusore,Shqiperia deri ne 1993 kishte 33% pyje ne territorin e saje. Ne kohene komunizmit mbilleshin rreth 2 milione fidane ne vit. Masakra e vertete filloi pas vitit 1993-1993 e vazhdon edhe sot. Krim me te madh territorit tone nuk i eshte bere kurre gjate historise. Shto tani edhe qindra hidrocentrale qe po ndertohen mbi c'do lume,prrua e rreke.Katastrofe apokaliptike. As pushtimet e huaja nuk e bene kete dem qe i beme ne vetes.
OSHEE marrėveshje me USAID pėr rritjen e performancės.

Operatori i Shpėrndarjes sė Energjisė Elektrike (OSHEE) firmosi njė marrėveshje bashkėpunimi me USAID-in, pėr tė dhėnė asistence teknike pėr pėrmirėsimin e performancės dhe veprimtarisė sė OSHEE-sė.

Do tė jetė drejtoria rajonale Shkodėr, qė do tė pėrfitojė asistencė teknike pėr njė shtrirje kohore 1-vjeēare.

Gradualisht, me zhvillimin e projektit, nė bashkėpunim me kompaninė e njohur nė fushėn e konsulencės tė kontraktuar nga USAID-i, “Tetra TeCH”, asistenca do tė shtrihet edhe nė rajonet e tjera.

Administratori i OSHEE, Adrian Ēela tha se “marrėveshja me USAID nė thelb synon forcimin menaxherial dhe pėrmirėsimin e mėtejshėm tė treguesve pėr rajonin Shkodėr. Ne besojmė se ky bashkėpunim do tė jetė frytdhėnės, bazat e tė cilit, pas Shkodrės do tė shtrihet edhe nė rajonet e tjera”.

Nė kushtet kur, nė rang vendi humbjet janė nėn 24%, vlerėsojmė se me angazhimin e ri tė partnerėve nė Shkodėr, ky rajon do tė na pėrmirėsojė mė tej treguesit. Pėrfaqėsuesja e USAID pėr Shqipėrinė, Mikaela Meredith vlerėsoi reformat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare nė sektorin energjetik, “ku njė nga treguesit e rritjes sė performancės sė kompanisė OSHEE, ulja e humbjeve, ėshtė rezultat i kėtyre reformave, ēka e kanė bėrė sektorin shqiptar tė energjisė mė tė pėrshtatshėm me atė europian”.

“Pėr 12-15 muajt e ardhshėm, USAID do t’i japė asistencė teknike OSHEE nė fusha si: Leximi dhe faturimi, mbrojtjen dhe kontrollin e tė ardhurave, planifikim dhe operim, si edhe strukturat e pėrmirėsuara tė menaxhimit dhe proceseve”.

“Kėto janė benefite pėr qeverinė shqiptare qė do tė arrihen pėrmes nismave tė menaxhimit dhe do ta vendosė OSHEE nė rrugėn e saj pėr stabilitet tregtar afatgjatė”, shtoi mė tej Meredith.

“Kėto zhvillime e kanė pėrgatitur sektorin energjetik shqiptar pėr njė konkurrencė mė tė madhe nė tregjet rajonale si dhe pėr njė integrim qė do tė pėrmirėsojnė sigurinė e furnizimit me energji, e cila ėshtė thelbėsore pėr njė rritje ekonomike afatgjatė dhe stabilitet social”, u shpreh pėrfaqėsuesja e USAID.

12.12.2018 06:46 By Redaksia Lexo.al

PS:kqyrni mos ka,vreni ose hulumtoni.... noi agjent rus anej ka hidrocentralet

Naten e mire ju me flamur.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg MARREVESHJA-USAID-OSHEE-TTECH-696x407.jpg (21.6 KiloByte, 80 shikimet)
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-12-2018, 01:28   #44
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

DEDENIKA* Asnjė parti politike pėrgjatė kėtyre viteve, nė programet e tyre ekonomike, nuk harxhon asnjė rresht pėr mbrojtjen e pyjeve, faunės, kjo pasuri kombėtare, me vlera tė pallogaritshme! Nga njė vėshtrim i shpejtė mbi shkatėrrimin e pyjeve, kullotave, shpendėve dhe kafshėve tė egra pėrgjatė kėtyre viteve tė tranzicionit tė pafund nė Vlorė po dhe nė gjithė vendin na ēojnė nė disa pėrfundime dhe mendime mbi administrimin e pyjeve dhe kullotave si dhe disa pėrmirėsime qė duhet bėrė ligjit 7501 pėr tė zbutur sadopak hendekun e madh qė ka krijuar ndėrmjet pėrfituesve dhe pronarėve, etj.

Pyjet- Njė nga masakrat mė tė rėnda nė historinė e kėtij kombi nė kėto 20 e ca vjet tranzicion ėshtė edhe zhdukja e tyre me zjarr dhe prerje. Zjarret shfarosin ēdo gjė qė vėnė pėrpara dru, shkurre me vlerė industriale e medicinale si dhe faunėn e egėr duke e kthyer vendin nėn influencėn e erozionit, njė fenomen katastrofik, pėr vendin tonė. Prerjet pa kriter, me qėllim fitim-ēasti, duke prerė e zhdukur, nė halorė tėrė llojet e pishave dhe tė bredhave, qė para viteve ‘90 ishin njė burim i madh ekonomik, jo vetėm si prodhues, por edhe si panoramik, duke e hijeshuar vendin qė nga veriu nė jug. Sot shikon njė shpėrfytyrim total, qė ngarkon shumė mė pėrgjegjėsi klasėn politike shqiptare, kryesisht shtetin shqiptar. Nė pyjet fletorė janė drejt zhdukjes tėrė drurėt me vlerė si: lisi, ilqja, mbretja, prralli, valanidhi etj., duke i prerė e bėrė qymyr pėr eksport. U zhdukėn sipėrfaqe me drurin e arrės qė vlenin pėr prodhim dhe si dru shumė me vlerė pėr industrinė.

Drutė e zjarrit tė prodhuara nė Shqipėri, tregtohen kėto vite nė Itali dhe Greqi, kur dihet se Italia Veriore ka pyje 20 herė mė shumė se sa Shqipėria! Ky ėshtė paradoksi i rrallė dhe i radhės! Para vitit 1990 bilanci i nevojave pėr lėndė drusore me rritjen vjetore nė pyje ishte negativ, por prerjet bėheshin vetėm pėr nevoja tė brendshme dhe jo pėr eksport. Nė kujtesė mbetėn vetėm nė rrethin Vlorės ēdo vit mbilleshin 400 ha pyje, pėrmirėsoheshin 600 ha, si dhe ndėrtoheshin vepra arti pėr mbrojtjen e tokės nga erozioni 1500 m3. Gjithashtu, nė rrethin e Vlorės kishte 6 qendra sektorėsh me personel tė specializuar qė merreshin me kujdesimin e fondit pyjor e faunėn, kurse sot s’ka asnjė dhe pylltarėt u zėvendėsuan me militantė partie sa pėr tė marrė rrogėn. Nė kujtesė: Mė 11.12.1939 Franēesko Jakomini mėkėmbėsi i Viktor Emanuelit tė III-tė me funksion nė Shqipėri nxori dekretin me Nr.171 qė ndalonte prodhimin e druve tė zjarrit e tė qymyrit pėr eksport nė Itali. Shtojmė se atėherė Shqipėria kishte 47% tė sipėrfaqes me pyje e jo sot, qė vendet ku ka pasur pyje kanė mbetur, se pyje s'ka mė.

Kullotat - Sipėrfaqe tė tėra i janė nėnshtruar zjarrit, brenda kėtyre 22 vjetėve dhe 3-4 herė, duke e kthyer vendin nė gėlqere e zhdukur bimė e shkurre me vlerė industriale, medicinale e bimė mjaltėse si: llojet e dėllinjave, murrizi, xina, cėrmėdelli, gjineshtra, sherebeli, trumza. rigoni, ēaji etj. Ky veprim ėshtė i qėllimshėm dhe sabotues. Shteti sehirxhi, ose mohues i kėtij veprimi!

Fauna - Para ’90-ės e pasur me ēdolloj kafshe e shpendi tė egėr. Pothuajse shumė sipėrfaqe ishin tė virgjėra, tė mbushur me thėllėzėn e malit dhe tė fushės, fazanit, lepurit, kaprollit e derri tė egėr. Sot s'gjen dot as zhapinj e harabela e jo kafshė e shpend tė cituara mė sipėr, nga gjuetia e shfrenuar e pa kriter nga vendas e tė huaj. Me plotė gojėn mbi pyjet, kullotat e faunėn pėrgjatė viteve tė tranzicionit pa fund ėshtė ushtruar masakėr e pashembullt, e pandodhur kurrė as nė vend dhe e padėgjuar as nė botė, qoftė dhe nė shekuj shumė mė pėrpara...

Organizimi
- Tė mos nxitohemi nė drejtim tė privatizimit tė sektorit pyjor, mbasi dhe Franca qė ka krijuar administratėn e administrimit tė pyjeve qysh nga viti 1329, sot 40 % e pyjeve i ka shtetėror kurse 60 % janė pyje komunale e private.
- Tė krijohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve e Kullotave me tėrė sektorėt e saj, veēmas ose brenda Ministrisė sė Bujqėsisė ose Ambjentit me kompetenca tė plota teknike e ligjore.
- Nė Kryeministri tė ketė njė staf tė reduktuar pėr tė parė ecurinė e kėtij sektori nė kontrollin e ligjshmėrisė.
- Tė ngrihen nė ēdo rreth drejtoritė e shėrbimit pyjor me tėrė sektorėt pėrbėrės (mbrojtje, shfrytėzim, sistemim, pyllėzim, kullota, pėr prodhim, pėr eksport, si dhe sektori i gjuetisė dhe peshkimit tė ujėrave malor).
- Tė ndalohet shfrytėzimi nė mėnyrė kategorike pėr eksport.
- Pėr nevoja tė brendshme shfrytėzimi tė bėhet nė shkurre, kryesisht mare e lloje tė tjera me fuqi llastarizues. Tė ndalohet prodhimi i qymyrit pėr konsum tė brendshėm pėr njė periudhė 15-20 vjeēare.
- Tė krijohen sektorėt pyjor nė territorin e drejtorisė sipas kapaciteteve tė fondit pyjor qė ka nė administrim.
- Shteti tė mbajė nė administrim pyjet mbrojtės: tė brezit bregdetar, anės lumenjve, rrotull rezervuarėve vaditės, basenet ujėmbledhės tė hidrocentraleve si dhe drurėt me vlerė industriale e medicinale, si nė pyjet shtetėrore dhe nė ato komunale e private. - Parqet dhe rezervatet e gjuetisė si dhe pyjet mbrojtės me funksion higjieno-sanitar nė periferi tė qyteteve.
- Pyje komunalė e privatė tė jepen ato sipėrfaqe qė formojnė korie brenda lagjeve tė fshatit ose rreth tij.
- Tė kalojnė nė administrim komunal pyjet mbrojtės tė fshatrave qė komuniteti ėshtė i interesuar si p.sh, pėr Vlorėn: pyjet mbi fshatin Kuē, Kartha mbi Terbaē, Mjegulloshi nė Vuno etj.

-Pranė prefekturės dhe qarkut tė ketė specialistė pėr kontrollin e ligjshmėrisė.
- Ligjet tė jenė rigorozisht tė zbatueshėm jo vetėm nga organet e shėrbimit pyjor, por nga tėrė struktura e shtetit, qoftė dhe pėr njė gjethe peme e zog tė dėmtuar, tė ketė sanksione ekstreme si para shumė shekujve. (pėr gjendjen e krijuar kėto 22 vjet)
- Zjarrvėnėsit tė konsiderohen kriminelė dhe tė gjykohen si tė tillė. Tė quhen armiq tė kombit shqiptar.
- Sipėrfaqet e pėrshkuara nga zjarri tė vihen ndalim kullote pėr 5-10 vjet, pėr gjendjen ku ndodhet vendi.
- Shteti tė krijojė flotėn e shuarjes sė zjarreve, mundėsitė i ka po tė shikosh harxhimet qė bėn pėr reklamimin e ruajtjes sė karriges, mbasi ēdo shtet e mikroshtet qė mendon pėr ruajtjen e vendit ku ka lindur e ka njė organizėm tė tillė.
- Tė synohet qė mbas 5 vjetėsh pylltaria me komponentėt e saj tė jetė me vetėfinancim. Shteti tė marrė vetėm taksėn.
- Gjuetia tė ndalohet krejtėsisht pėr 3-5 vjet. Tė mos ketė mė gjueti turistike (e thėnė) mbasi realiteti ėshtė shfarosės e diskreditues.
- Tė kufizohen nė maksimum armėt e gjahut.
- Gjuetarė tė bėhen vetėm ata qė njohin biologjinė e kafshėve e tė shpendėve, qė njohin ligjet e i zbatojnė ato me rigorozitet e janė mbrojtės tė flaktė tė faunės e florės.
- Peshkimi i ujėrave malorė tė mbrohet jo me nxjerrje ligjesh, por me zbatim ligjesh, duke e ndaluar kėtė pėr 3-5 vjet.
- Kullotat: Si shtetėroret, privatet dhe komunarėt tė mbrohen nga zjarri, pasi nė kėtė periudhė tė stėrtranzicionit janė shkrumbuar disa here. Kėto sipėrfaqe tė vihen nė mbrojtje nga kullotat 3- 5 vjet. Ligji 7501- I dimė dėmet qė ka sjellė ky ligj ekonomisė shqiptare, por dhe administrimit tė tij.
- Dimė qė pjesa verilindore nuk e zbatoi, por vajti nė sinorėt e vjetėr. Bėri dhe lėvizje tė pa kontrolluara, duke zbritur nė ultėsirat e vendit dhe okupuan sipėrfaqe tė tėra, toka arė dhe i kthyen ato nė ndėrtime.
- Kėshtu si e ka katandisur vendin ky ligj e sidomos zbatimi i tij ėshtė shumė vėshtirė ta korrigjojė ēdo qeveri qė tė vijė pa konsensusin e tė tėra forcave politike, dhe tė gjithė shoqėrisė konsensus qė kurrė nuk mund tė arrihet, se ka qėllime sundimi!
-Por njė pėrmirėsim bėhet:
- Ēdo komunė, bashki e pushtet vendor tė kontrollojė formularėt e pėrfitimit tė tokės, se aty gjen familje tė regjistruara 2-3 herė dhe pėrfitimi i tokės i tillė ėshtė.
- Gjendja civile e vitit 1990, koeficienti i ndarjes tė jetė bazė pėr pėrfitimin e tokės. Pėrfitimet e tjera tė hiqen.
- Ka raste qė kanė marrė dhe sipėrfaqe qė s'janė tokė arė dhe ligji 7501 nuk vepron mbi atė.
- Ka familje qė kanė pėrfituar me ligjin 7501 dhe kanė marrė dhe pronat me hektarė, ku i ka zėnė plani rregullues i qytetit ose i komunės, p.sh. nė Orikum...
- Janė bėrė ligje sipas interesave tė parlamentarėve. Pėr shembull, ish kooperativat bujqėsore, fermė formuese pronarėt i marrin pronat kudo qė janė e kanė punuar, kurse tė tjerėt qė kanė pasur prona e mbi kėto ka funksionuar kooperativa nuk marrin si: kuadro gjeologji-miniera, pyje, hidrocentrale e ushtarak jo, sado qė kanė punuar nė sektor shumė tė vėshtirė.
- Klasa tė pasura kanė hipotekuar toka sipas dėshirės duke shfrytėzuar varfėrinė e injorancėn e popullatės. Kėtė e thonė dhe vet nė shkrimet e tyre, shih Eqerem Bej Vlorėn.
- Me hipotekat ėshtė spekuluar shumė nga shteti me fansat e tij. Te shikohet.
- Janė dhėnė 600 ha pyje tė brezit bregdetar nė Poro tė Vlorės trashėgimtarėve tė beut. Nė realitet dokumentat flasin ndryshe qė aty s'ka pasur pronar. Populli e njeh si pylli i Togut.
- Tė zbatohet ligji qė ka ekzistuar, qė kush nuk e punon tokėn qė ka pėrfituar nga ligji 7501 brenda 3 vjetėsh kjo sipėrfaqe ti kalojė pronarit.
- Verifikimi nxjerr shumė falsifikime, por vė nė vend dhe shumė padrejtė
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-12-2018, 10:52   #45
Prudence
V.I.P
 
Avatari i Prudence
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Posts: 5,597
Thanks: 3,634
Thanked 6,288 Times in 2,125 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Prudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ndizen si pushke e jevgut.
Prudence nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-12-2018, 10:56   #46
Prudence
V.I.P
 
Avatari i Prudence
 
Data e antarėsimit: Jul 2012
Posts: 5,597
Thanks: 3,634
Thanked 6,288 Times in 2,125 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
Prudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėmPrudence i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Mfalni mua, se isha pa mendje.
Prudence nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-12-2018, 01:01   #47
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne kohen e "pushtimit" fashist,Jakomoni ndaloi me ligj prerjen e pyejeve shqiptare per qellim tregetimi te tyre ne Itali.Dhe ne ate kohe siperfaqja e Shqiperise e mbuluar me pyje ishte 47%,pra gjysma e territorit.Sot kur siperfaqet e pyejeve jane zvogeluar ne nivele alarmante,vazhdon pa u shqetesuar trgetimi i drurit dhe qymyrit te drurit drejt Greqise dhe Italise. Sot nuk ka shifra zyrtare per pyjet e Shqiperise,por nuk ka nevoje per shifra kur mund te shohesh qarte se pemet sa vijne e zhduken.Nje krim kundra vetes,nje krim kundra femijeve,kundra te ardhmes qe as "pushtuesit fashiste" nuk e kishin bere.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 20-12-2018, 09:42   #48
shoku_tanku
patriot
 
Avatari i shoku_tanku
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Tiranė
Posts: 13,593
Thanks: 562
Thanked 823 Times in 616 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 106
shoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ka filluar te shfaqet koncepti i pyjeve orbitale.Imagjinoni zonat e banuara si tempuj falike te rrethuara nga nje brez pemesh.Per cdo lindje dhe ditelindje do mbillet nje peme.Per cdo martese do mbillet nje peme(pa te drejte shkulje ne rast divorci).Po pyllezohemi me ritme te shpejta.
shoku_tanku ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i shoku_tanku pėlqehet nga
i vjetėr 20-12-2018, 17:31   #49
SystemA
Askund
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 44,936
Thanks: 14,627
Thanked 8,669 Times in 5,812 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 361
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga shoku_tanku Shiko postimin
Ka filluar te shfaqet koncepti i pyjeve orbitale.Imagjinoni zonat e banuara si tempuj falike te rrethuara nga nje brez pemesh.Per cdo lindje dhe ditelindje do mbillet nje peme.Per cdo martese do mbillet nje peme(pa te drejte shkulje ne rast divorci).Po pyllezohemi me ritme te shpejta.
Tschja....eshte i EGER KAPITALIZMI me flamur ne troje...qe thua TI.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-12-2018, 17:34   #50
SystemA
Askund
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 44,936
Thanks: 14,627
Thanked 8,669 Times in 5,812 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 361
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Talking Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murik Shiko postimin
Shqiperia ne kohen e komunizmit lende te pare per ngrohje kishte drute,dhe qymyrin. Megjithese priheshin pyjet per lende drusore,Shqiperia deri ne 1993 kishte 33% pyje ne territorin e saje. Ne kohene komunizmit mbilleshin rreth 2 milione fidane ne vit. Masakra e vertete filloi pas vitit 1993-1993 e vazhdon edhe sot. Krim me te madh territorit tone nuk i eshte bere kurre gjate historise. Shto tani edhe qindra hidrocentrale qe po ndertohen mbi c'do lume,prrua e rreke.Katastrofe apokaliptike. As pushtimet e huaja nuk e bene kete dem qe i beme ne vetes.
Sikur komunistat e djeshem,nuk paskan qene kaq MAKABER sic thuhej.I kthyen malet ne kodra pjellore,kta te reformuarit ne....fushore.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2018, 05:11   #51
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Sikur komunistat e djeshem,nuk paskan qene kaq MAKABER sic thuhej.I kthyen malet ne kodra pjellore,kta te reformuarit ne....fushore.
Nuk mund te mohohet gjithcka qe eshte bere. Ato qe jane bere mire,sado pak te jene ne kandarin e historise,duhen thene.Ka pasur shume me teper kujdes e rregull ne trajtimin e natyres ne ate kohe.Kishte inxhiniere pyjesh qe mereshin gjate gjithe vitit me rigjenerimin e pyjeve dhe pyllezimin ne zona te thata.Kishte institute farash dhe fidanesh,bile edhe institut patateje,me shkencetare qe permiresonin dhe ruanin farat autoktone.Puna e tyre nuk mund te mohohet pavaresisht rregjimit dhe pavaresish se ata kurre nuk u vleresuan e nuk u paguan ashtu sic duhej.Por te kthehemi tek tema.Ishin diku tek 1.5 milione hektare pyje. Rreth 200 mije hektare u prene per dru gjate 45 vjetesh,por edhe ripyllezohej c'do vit,pra pyjet zinin afersisht 33 deri ne 39% te territorit.Pas viteve 1990-1993 filloi masakra e madhe,ku me mijera kub dru shiteshin ne Greqi dhe gjetke,sidomos druri i arrave dhe ullinjve nder te tjera.Sot nuk ka as inxhiniere as institute te mirefillta qe te meren me pyjet dhe natyren.Sot nuk dihet se sa hektare pyje kane mbetur akoma.Vetem ne vitet 90 jane zhdukur rreth 200-300 mije hektare pyje. Sot pa pike turpi kjo qeveri e degjeneruar ia ka kaluar pyjet bashkive,kur dihet qe bashkite nuk kane as kapacitetet njerezore e as finaciare per tu kujdesur per pyjet. Si pasoje vazhdon sopata e shqiptarit te prese gjithcka qe i del perpara. C'fare atdheu do ti leme femijeve tane? Nje vend pa pyje,me ajer e uje te ndotur,me nje errozion masiv,me plehra kudo e ngado? Druaj se do te kete ndonje rizgjim te shpejte.Per aq kohe sa njeriu shet voten per nje thes miell mos prit qe ai te kete ndergjegjje per te ruajtur natyren me faunen dhe floren. barku bosh nuk do te dije as per shqiponjat e fundit as per rriqebullin e fundit.Sic thoshte Fan Noli,nuk mund te shijojsh muzike klasike kur kercasin zorret nga uria.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga murik : 21-12-2018 nė 05:16
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-12-2018, 06:20   #52
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,251
Thanks: 6,645
Thanked 7,890 Times in 5,043 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 368
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Usa investon miliarda per faunen dhe floren. shyqyr kemi lali erin qe mbjell peme per ēdo martese.nuk shkulet pema mbas divorcit
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i drague pėlqehet nga
i vjetėr 23-12-2018, 11:14   #53
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 8,927
Thanks: 3,722
Thanked 4,055 Times in 2,742 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 211
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

eshte vertete ēmos i bejne natyres dhe ajo, duron e duron, por kur ua kthene, i lene duke qeshur e duke qare.
__________________
...Good sense of humor, dirty mind, and a beautiful heart = Deadly Combination!
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-01-2019, 03:51   #54
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Thesar nė Shqipėri: 100 RRENJĖ ULLINJ 1000-VJEĒARĖ





Nė Shqipėri fatmirėsisht ekzistojnė afro 100 rrėnjė ullinj, mosha e tė cilėve pas analizave rezulton tė jetė afro 1000-vjeēare. Duke folur pėr “Metropol” profesor Enver Isufi tha se “pas evidentimit tė hollėsishėm, kemi arritur nė pėrfundimin se, drurėt e ullirit, mė tė vjetėr nė vendin tonė ndodhen nė disa nga fshatrat e Shqipėrisė sė Mesme, si nė zonėn e Elbasanit, Peqinit, Tiranės dhe pak nė Durrės, dhe mosha e tyre mund tė jetė ndoshta mbi 1000-vjeēare”. Specialisti i bujqėsisė Isufi tha se “rasti nė fjalė ėshtė njė thesar pėr Shqiperinė, kemi evidentuar se nė kodrat rrėzė malit tė Dajtit, Petrelė dhe nė qafėn e Tujanit ndodhen disa nga ullinjtė mė tė hershėm tė vendit, prej afro 1 viti ka nisur puna pėr t’i shpallur monumente natyrorė, tė vizitueshėm nga turistė vendas dhe tė huaj”. Ullinj tė tjerė mjaft tė vjetėr nė moshė, ndodhen edhe nė afėrsi tė kalasė sė Petrelės dhe mund tė shihen edhe nga kulla e saj, ato kanė njė diametėr prej disa metrash dhe gjatė rritjes shumėshekullore duket qartė edhe zgjerimi me fidanė tė lindur pranė rrėnjėve tė vjetra”.

Sipas zotit Isufi specialist i bujqėsisė, “pėrcaktimi i moshės sė ullinjve nuk ėshtė i thjeshtė dhe ai mund tė bėhet vetėm nė laboratorė tė profilizuar, por mosha e ullinjve qė janė marrė nė studim disa herė i kalon 1000 vitet, Shqipėria jonė ka njė traditė shumė tė mirė nė kultivimin e ullinjve, tė dokumentuar tė paktėn qė nga koha e Skėnderbeut”. Nė kushtet e mbjelljes masive tė fidaneve tė rinj qė subvencionohen, kujdesi dhe rivlerėsimin i ullinjve qindravjeēarė pėrbėn njė nxitje brilante pėr vazhdimėsinė e kėsaj tradite. Prof. Enver Isufi nė vitin 2006 ka botuar librin “Bisedė me Ullirin”, i pėrkthyer edhe nė disa gjuhė tė tjera. Ai ka mendimin se, “drunjtė e ullirit qė janė evidentuar si 1000-vjeēarė, dhe qė janė fat i madh pėr ne, tė shpallen Monumente tė Natyrės, pasi ka mjaft shkencėtarė dhe turistė qė kėrkojnė tė shofin, fotografojnė dhe tė njihen nga afėr me kėto drurė tė mrekullueshėm sa tė dobishėm aq edhe tė bukur dhe piktoreskė”.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 03-01-2019, 03:58   #55
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ēaj mali, nė vend tė kanabisit




-Njė pėrvojė nga Sinica e Devollit-



Nga Fuat Memelli

Nė kėtė shkrim, nuk e kam fjalėn pėr zėvndėsimin e pirjes sė ēajit me atė tė kanabisit. Gjetkė dua tė dal. E kam fjalėn pėr mbjelljen e ēajit nga fshatari Ferit Hysolli e famija e tij, nė fshatin Sinicė tė Devollit.

Njeriu punėtor qė ėshtė mėsuar tė rojė me djersėn e ballit e nė mėnyrė tė ligjėshme, e gjen rrugėn. Kėshtu e gjeti para dy vjetėsh Feriti dhe bashkėshortja e tij, Liria, tė ndihmuar edhe nga djali i tyre, Klodjan Hysolli. Ata nuk u morėn si shumė fshatarė shqiptarė me kultivimin e kanabisit, por me atė tė ēajit, pasi deshėn ta bėjnė gjumin tė qetė.

Njė pjesė e mirė e tokave nė Sinicė, pėr vėshtirėsitė e terenit, pėr largimin e disa familjeve, pėr ēmimin e lartė tė karburantit, mbetėn pa u punuar. Atėhere kjo familje gjeti njė rrugė tjetėr: atė tė kultivimit tė ēajit.

Njė farė pėrvoje pėr kultivimin e kėsaj bime nė kėtė zonė ekzistonte, pasi me nismėn e specilistit tė shquar, Kiēo Ēeku, kooperativa kishte mbjellė ēaj pėr disa vjet nė fshatin Dardhė, nė toka tė dobėta, tė cilat sipas specialistit tė mėsipėrm, janė tė mira pėr ēajin. Sigurisht tani nė kushtet e reja tė bujqėsisė sė privatizuar, kėtė punė do ta bėnin vetė dhe tė ardhurat do t’i mernin po ata. Djali i tyre i cili jeton nė Korēė, u lidh me njė biznesmen grek. Qė andej mori farėn dhe kėshillat e nevojėshme pėr kultivim. Pėr sigurimin e fidanave, farat i mbollėn nė farishte nė filim tė pranverės.. Pasi u rritėn , nė muajin maj i mbollėn nė tokat e tyre nė vendin e quajtur Selisht qė ndodhen nė njė lartėsi prej rreth 1300 metra mbi nivelin e detit. Mbjelljen e bėnė nė rreshta tė drejtė, nė largėsi 80 cm rreshti nga rreshti dhe 40 cm bima nga bima. Qėllimi ishte qė bimėt, jo vetėm tė kishin hapėsirėn e nevojėshme por edhe tė kultivoheshin. Nuk u pėrdor asnjė lloj plehu, me qėllim qė tė ishte i pastėn nga kimikatet.. Ēajin e mblodhėn nė muajin ngusht. Ishte njė punė e madhe kjo pasi korja do bėhej me dorė. Pėr kėtė patėn ndihmė nga njerzit e afėrt. Tharja, e cila duhet bėrė nė hije, u krye nė plevicė, por jo nė kushte aq tė mira. Pėr kėtė arsye njė pjesė e tij , duke qėnė e ngjeshur, nuk u tha mirė, u dėmtua dhe nuk ia pranuan.

U kėnaqėn me prodhimin e vitit tė parė, por jo sa duhet. Nė pranverėn e kėtij viti ndėrtuan njė hangar pėr tharjen e tij, me ndarėse dhe rjeta teli. I shėrbyen bimėve me frezime. Feriti, si ish traktorist me pėrvojė, pėrshati njė frezė dhe frezioi gjithė sipėrfaqen. Bimėt, tė cilat ishin nė vitin e dytė, dhanė njė prodhim edhe mė tė madh. Korjen e bėnė nga fundi i qershorit e fillimi i korrikut. Si njė specialist i mire, Feriti na tregon se korjen e filluan nė pėrputhje me teknologjinė, kur kishin ēelur rreth 70 pėr qind e luleve. Pėr tė pėrballuar mbledhjen (korjen) e ēajit, morėn 15 punėtorė mė pagesė nga Mirasi, duke e pėrfunduar atė brenda 10 ditėve.Gjatė korjes bėhėj edhe pastrami nga barna tė ndryshme si dhe nga dheu qė mund tė kishin bimėt. Tharja sivjet u bė nė hangar dhe cilėsia ishte mjaft e mirė. Biznesmeni grek u kėnaq. Edhe fitimi sivjet ishte mė i madh, pasi u prodhuan 3 ton ēaj i thatė, i cili u shit me 6000 lek ( tė vjetra) kg.

Shėmbull i Feritt pėr kultivimin e ēajit, u ndoq sivjet nga agronomi korēar, Vaskė Thimjo, qė ėshtė dhėndėr nė Sinicė. Nė tokat e njerėzve tė tij tė afėrt, mbolli 20 dynymė ēaj. Njė shėmbull tjetėr nė Sinicė , ėshtė ai i Myzafer Memellit, pėr kultivimin e shafranit. Me ndihmėn e djalit tė tij, i cili jetonte nė Itali, siguroi farėn e nėvojėshme. Gjithashtu nga strukturat e Ministrisė sė Bujqėsisė, siguroi edhe dokumentacionin pėrkatės pėr importin e farave si dhe pėr tregėtimin nė Itali. Ja , ky ėshtė modeli qė na jep Sinica: tė ardhura me punė tė nderėshme! Pėrvoja e Sinicės pėr mbjelljen e ēajit , shafranit si dhe e fermerėve tė tjerė nė Shqipėri qė kultivojnė bimė medicinale qė sjellin mjaft tė ardhura, duhet pėrhapur e mbėshtetur nga qeveria shqiptare dhe dhe vartėsja e saj, Ministria e Bujqėsisė. Kjo mbshtetje duhet tė fillojė pa vonesė, duke nisur qysh nga fillimi i vitit qė vjen. Kjo rrugė si dhe tė tjera dobiprurėse e tė ligjėshme, do bėjnė qė jo vetėm me policė, por edhe me modele tė tilla, etj, si dhe me mbėshtetje nėpėrmjet projektesh, do t’i pritet rruga kanabisit nė Shqipėri. Pėr kėtė ndoshta nuk mjafton vetėm mbėshtetja nga qeveria shqiptare, por t’i kėrkohen fonde edhe BE-sė, e cila e njeh mirė problemin e kanabizimit tė Shqipėrisė dhe besoj se do ta zgjidhė ca qesen, tė cilėn deri tani e ka patur tė shtėrnguar.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 11-01-2019, 22:14   #56
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Vazhdon masakrimi i natyres. Po japin leje per kerkim nafte ne nje nga parqet kombetare me te bukura te Shqiperise.


Blloku 4 apo Parku Kombėtar i Zagorisė!




Qeverisė do t’i duhet tė pėrballojė njė tjetėr reagim nga komuniteti mjedisor dhe nga banorėt e zonės,pas firmosjes sė njė kontrate pėr nxjerrje nafte me kompaninė ndėrkombėtare tė energjisė Shell, nė ekosistemin natyror malor tė zonės sė Zagorisė nė Jug tė vendit, e shpallur park natyror majin e shkuar; njė tjetėr zonė e mbrojtur, zhvillimi i sė cilės po kalon nė njė itinerar tė ri.

Operacionet e kėrkimit do tė nisin nė fillim tė 2019 nė tė ashtuquajturin “Blloku 4” dhe parashikojnė shpime kėrkimi pėr njė periudhė disavjeēare, nė rreth 3000 puse, me thellėsi nga 6m deri nė 30m, duke pėrdorur 4kg lėndė eksplozive pėr ēdo shpim. Nė krye tė pesė viteve tė para, nė rast suksesi, do tė kemi pusin e parė, nė njė thellėsi vertikale deri nė 3000m.

Ndėrkohė qė njė tjetėr vendim i pak muajve mė parė mund tė provokojė njė reagim nė rritje.

Kėshtu, korrikun e shkuar, Zagoria dhe Vjosa, dy lugina nė vazhdimėsi gjeografike, u shpallėn njėkohėsisht, Zona me Pėrparėsi pėr Zhvillimin e Turizmit (Siē njihet edhe nė Vjosė, qeveria po lejon ndėrtimin e njė hidrocentrali tė madh, atė tė Kalivaēit).

Pra nė pak ditė, tre departamente shtetėrore miratuan tre akte tė ndryshme pėr tė njėjtėn zonė. Fillimisht ishte Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore (AKBN) qė nėnshkroi me kompaninė Shell njė kontratė pėr prodhimin e hidrokarbureve nė Bllokun 4, nė Zagori. Mė pas, me propozim tė Agjencisė Kombėtare tė Zonave tė Mbrojtura (AKZM), Zagoria u shpall “Park Natyror” dhe nė fund, Kėshilli Kombėtar i Territorit (KKT) e shpalli Zagorinė, “Zonė mė Pėrparėsi pėr Zhvillimin e Turizmit”.

Ēka nisi si njė “atraksion” naftėmbajtės, u shndėrrua papritur nė njė zonė konservimi dhe brenda pak ditėve pėrfundoi nė njė atraksion turistik… Gjithēka nė vetėm tridhjetė ditė!

Nevoja pėr tė ulur borxhin e lartė publik, pėrmes rritjes sė investimeve, po nxisin perspektiva tė diskutueshme zhvillimi pėrmes miratimit tė vendimeve kundėrshtuese.

Zyra pranė Kryeministrit iu shmang njė kėrkese pėr t’u njohur me praktikėn administrative pėr shpalljen e Zagorisė si park kombėtar, ndėrsa AKZM-ja nuk disponon kurrfarė dokumenti tė tillė.
Pėrgjigja e AKZM-sė
Agjencitė shtetėrore mund tė ndajnė opinione tė ndryshme lidhur mė mėnyrėn se si tė zhvillohet vendi, por qeveria duhet tė jetė njėzėri nė planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Mbivendosja e disa prioriteteve nė tė njėjtėn zonė mund t’i shkurajojė grupet e interesit dhe t’i dėshtojė objektivat e zhvillimit. Si pasojė e kėsaj mbivendosje, nė Zagori rrezikojmė njė situatė kaotike.

Problemi tjetėr ka tė bėjė me administrimin e ligjit.

Kėshtu, pjesa qėndrore e koordinatave fizike tė “Bllokut 4”,
“Harta e Zonave tė Mbrojtura nė Bllokun 4. Siē shihet, Blloku 4 bie brenda zonės qėndrore tė Parkut”.
pėrputhet pothuajse tėrėsisht me nėnzonėn qėndrore tė Parkut tė Zagorisė qė sipas shpalljes, kjo e fundit pėrcaktohet si zonė me vlera tė larta pėr trashėgiminė natyrore e biodiversitetin.
“Nėnzona qėndrore e Parkut tė Zagorisė”
Dhe legjislacioni mjedisor ka parashtruar kufizime tė aktivitetit njerėzor pėr nėnzonėn nė fjalė, tė tilla qė i bėjnė tė papėrshtatshme operacionet e kėrkimit.

Mė konkretisht! Sipas kompanisė, pėr mbledhjen e tė dhėnave do tė pėrdoren burime tė energjisė sizmike pėrmes shpėrthimeve (me impulse tė programuara) dhe vibruesve (jo impulsive). Ligji “Pėr Zonat e Mbrojtura”(Neni 48) nuk lejon pėrdorimin e kimikateve, nxjerrjen e mineraleve dhe shfrytėzimin e tokės me teknologji intensive. Dhe sipas inxhinierėve, shpėrthimet pėrcaktohen kryesisht nga thellėsia e shtresės gjeologjike e jo nga ndikimi i operacioneve nė mjedis.

Qė do tė thotė se kompania nuk mund t’i shmangė shpėrthimet.

Pėr njė qeveri, madje pėr disa rresht, qė kanė pėrdorur burimet natyrore tė vendit e jo konservimin pėr tė siguruar rritjen ekonomike, madje i kanė mbipėrdorur, vėshtirė se shpėrthimet pėr nxjerrjen e naftės mund tė sakrifikohen.

Por a do tė kufizohen ato? A do tė ndalohen ato nė nėnzonėn qėndrore tė Parku, atje ku dhe ligji garanton njė mbrojtje strikte tė ekosistemit?

Deri tani,nga Ministria e Mjedisit nuk ka pėrgjigje. Nė pritje, duket sikur mbetet vetėm njė alternativė: ose kompania do tė tėrhiqet nga kryerja e kėrkimit sizmik nė Bllokun 4, pra nga kontrata, ose autoritetet do tė ulin shkallėn e mbrojtjes nė nėnzonėn qėndrore dhe do tė lejojnė kryerjen e shpėrthimeve nė mėnyrė disi mė tė moderuar, por duke shkelur ligjin pėr Zonat e Mbrojtura.

Kjo e fundit ka ndodhur shpesh. Mjafton tė kujtojmė “Valbonėn”, “Lurėn”, “Langaricėn”…Kur vjen puna pėr Investimet Strategjike, Zonat e Mbrojtura bien.
Parku Kombėtar i Zagorisė. Pranė fshatit Nivan.
Por pavarėsisht mbėshtetjes institucionale, Shell ėshtė i detyruar t’ia paraqesė projektin publikut. Kompania ka njoftuar ēeljen e njė zinxhiri dėgjesash publike nė Bashkitė e Qarkut tė Gjirokastrės (Libohovė, Dropull, Tepelenė,Memaliaj) pėr tė informuar banorėt dhe grupet e tjera tė interesit pėr shpimet.

E para do tė mbahet nė 8 janar ora 10:00, nė Gjirokastėr.

Pėrgjatė korridoreve ku do tė kryhen vrojtimet sizmike kalojnė monumente tė trashėgimisė kulturore dhe monumente tė natyrės, tė shpallura tė tilla prej karakteristikave unike,njė arsye mė shumė pėr tė nxitur njė vigjilencė publike tė patolerueshme, veēanėrisht prej banorėve tė Zagorisė.

Ligjėrisht dėgjesat nuk e rrėzojnė kontratėn, por u japin tė interesuarėve mundėsinė tė zbusin ndikimin nė zonėn e projektit,njė ndikim qė e pranon dhe vetė kompania.Nė raportin paraprak, tė publikuar online prej Agjencisė Kombėtare tė Mjedisit, pranohet se studimet nė territorin e Parkut Kombėtar tė Zagorisė nuk janė plota, veēanėrisht ato ekologjike dhe ato pėr burimet ujore nėntokėsore.

E sapo shpallur si njė park kombėtar, dosja pėr Luginėn e Zagorisė ėshtė e dobėt. AKZM-ja nuk ka ende njė plan menaxhimi qė ta mbrojė pėrballė urisėpėr investime. Dhe kur flasim pėr blloqe naftėmbajtėse, mendja na shkon te pasuria, te pėrfitimi qėpason e jo te kostot e konservimimit.

Por le tė ngremė njė pyetje,nisur prej sė njėjtės logjikė. A do tė jemi nesėr mė tė pasur me naftėn tonė?

Nafta qė nxirret nga tė huajt udhėton nėpėr rafineri tė huaja, pėrpunohet prej tė huajve dhe nė fund, janė tė huajt qė na shesin,me ēmimin e tyre,naftėn tonė.

Tė jesh i pajisur me burime natyrore nuk do tė thotė tė jesh i pasur.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-01-2019, 22:17   #57
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne nuk po ja shohim hajrin atyre qindra puseve ekzistuese, pse u dashka shkaterruar ky park kombetar? As pushtuesit nuk e kane bere kete qe po i ben kjo qeveri Shqiperise. Keta erdhen gjoja si kampione te antikorrupsionit dhe po dalin laviret me te ndyra ne planet. Shpresoj ne nje hakmarrje hyjnore,sepse ketij populli ka vdekur shpresa dhe nuk leviz edhe po tja vesh cizmen ne fyt e hurrin ne prapanice.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 14-01-2019, 23:34   #58
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,652
Thanks: 1,235
Thanked 760 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ambjentalistet:Mali i Munelles te shpallet zone e mbrojtur, rritet Rreqebulli i Ballkanit














Ambjentalistėt shqiptarė kerkojne qe Mali I Munelles ne rajonin verilindor te vendit i cili ėshtė vendi i vetėm i shenjtė ku rritet rrėqebulli i Ballkanit i rrezikuar nė mėnyrė kritike pėr t’u zhdukur te shpallet zonė e mbrojtur.Sipas PPNEA agjencia pėr Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri, thotė se deklarimi i malit tė Munella-s pėr njė zonė tė mbrojtur do tė shpėtonte rrėqebullin e Ballkanit nga zhdukja e shkaktuar nga njeriu dhe do tė mbrojė disa lloje tė tjera tė specieve tė rrezikuara nė vend, , ujku, dhia e egėr dhe dreri.



Mali i Verior i Munellės ėshtė shtėpia e vetme e rrėqebujve tė Ballkanit, prania e tė cilėve nė kėtė zonė ėshtė e rrezikuar nė mėnyrė kritike nga gjuetia dhe prerjet ilegale, pavarėsisht moratoriumeve nė vend, si dhe zjarreve tė qėllimshme dhe operacioneve minerare, thonė ambientalistėt.

Ekspertėt vlerėsojnė se janė vetėm rreth 40 rrėqebuj tė Ballkanit nė Munella i cili ėshtė njė nga dy vendet mė tė mira tė mbarėshtimit nė rajon pas parkut kombėtar tė Mavrovė,Maqedoni ku planet pėr zhvillimin e hidrocentraleve u ndėrprenė vitin e kaluar pasi bankat e mėdha tėrhoqėn fondet pas presionit mjedisor nga vėzhguesit nė fjalė mbi shkatėrrimin e habitatit natyror tė rrėqebullit tė Ballkanit.

“Statusi i zonės sė mbrojtur do tė reduktonte presionin njerėzor mbi popullsinė e rrėqebullit tė Ballkanit, me njė ndikim pozitiv nė rimėkėmbjen e rrėqebullit tė Ballkanit nė Shqipėri. Statusi i mbrojtur gjithashtu do t’i jepte zonės sė varfėr dhe tė lėnė pas dore tė Munellės njė mundėsi qė tė ketė njė alternativė zhvillimi tė fokusuar nė zhvillimin e qėndrueshėm mjedisor dhe social “, thonė ekspertėt e PPNEA.

Munella ėshtė gjithashtu shtėpia e njė fabrike tė madhe bakri, e cila ėshtė punėdhėnėsi mė i madh nė zonė.

Megjithatė, pavarėsisht lobimit tė vazhdueshėm pėr katėr vitet e fundit, ambientalistėt nuk kanė arritur tė bindin autoritetet e pushtetit qendror dhe lokal pėr rėndėsinė e deklarimit tė Munelles njė zonė tė mbrojtur.

Prania e rrėqebullit tė Ballkanit u dokumentua fillimisht nė Malin e Munellės nė vitin 2011 pėrmes kurtheve tė kamerave. Nė vitin 2015, dy kėlyshė tė rrėqebujve tė Ballkanit u gjetėn tė ngordhur nė zonė, njėra prej tė cilave u vra nga njė fermer vendas, me sa duket jo i vetėdijshėm pėr mbrojtjen e tij dhe frikė nga ndonjė sulm i mundshėm pėr kafshėt e fermės.

Ambjentalistėt thonė se gjuetia dhe prerjet e paligjshme vazhduan edhe kėtė vit nė Munella ku u paraqitėn fishekė bosh dhe prerje tė pemėve, pavarėsisht moratoriumeve nė vend pėr tė mbrojtur zonat pyjore nė Shqipėri dhe speciet e rrezikuara tė faunės.

Shqipėria ka ndaluar gjuetinė pėr dy vitet e fundit dhe ka imponuar njė moratorium tė ri pesėvjeēar pėr t’i dhėnė fund gjuajtjes sė pakontrolluar dhe tė paligjshėm, e cila ka shkatėrruar popullsinė e kafshėve tė egra nė vend gjatė dy dhe njė dekade tė fundit pas rėnies sė komunizmit regjimit nė fillim tė viteve 1990.

Nėntorin e kaluar, kurthet e kamerave gjithashtu zbuluan praninė e rrėqebullit ballkanik nė parkun natyror rajonal Nikaj-Merturi nė verilindje tė Shqipėrisė nė kufi me Kosovėn.

Nė vitin 2015, rrėqebulli i Ballkanit u rendit nė Bashkimin Ndėrkombėtar pėr Ruajtjen e Natyrės, IUCN, ne Listen e Kuqe e Specieve tė Kėrcėnuara si tė rrezikuara nė mėnyrė kritike.

Zonat e mbrojtura pėrfaqėsojnė rreth 16 pėrqind tė territorit tė Shqipėrisė dhe variojnė nga parqet kombėtare deri tek monumentet natyrore, parqet, peizazhet dhe ligatinat.

Mbikqyrėsit kanė paralajmėruar se hidrocentralet nė zonat e mbrojtura janė duke shkaktuar dėme serioze pėr natyrėn dhe biodiversitetin.

Nė vitin 2017, njė ligj i ri pėr zonat e mbrojtura mė nė fund ndalon ndėrtimin e hidrocentraleve nė parqet kombėtare tė Shqipėrisė, por kjo lėvizje vjen shumė vonė pėr ato bimė siē ėshtė Rapuni qė gjendet nė Parkun Kombėtar tė Shebenik-Jabllanicės, nė lindje tė Shqipėrisė pranė kufirit me Maqedoninė .

Nė fund tė vitit 2017, aktivistėt pėr tė drejtat e kafshėve paraqitėn mė shumė se 37,000 nėnshkrime nė njė peticion drejtuar deputetėve qė te denoheshin me burg ata qe kėrkonin tė bėnin mizori ndaj kafshėve, duke inicuar ndryshime te Kodit Penal.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-01-2019, 23:49   #59
Performer
Golden Light
 
Data e antarėsimit: Nov 2016
Posts: 16,308
Thanks: 12,329
Thanked 7,654 Times in 4,486 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 228
Performer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

ka ngel gjithe ajo natyre e mrekullueshme ne dore te injorantve …. ehhhh
Performer nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-01-2019, 23:56   #60
Performer
Golden Light
 
Data e antarėsimit: Nov 2016
Posts: 16,308
Thanks: 12,329
Thanked 7,654 Times in 4,486 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 228
Performer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėmPerformer i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Performer nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur