Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-10-2019, 22:18   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,340
Thanks: 7,457
Thanked 3,403 Times in 1,390 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
SHQIPĖRIA, E ARTĖ... POR, FATKEQE




Fotot i pėrkasin viteve 1938-1942 dhe tregojnė gjeologėt italianė nė kėrkim tė arit nė viset shqiptare, zona e Mirditės. Rėrat me pėrmbajtje ari tregojnė pėr burime tė mundshme pėr nxjerrjen e mineralit tė ēmuar. Ar, naftė, gaz, krom, argjend, bitum e minerale tė tjera filluan tė nxirreshin ne dekadat pas viteve 1920 nė Shqipėri. Burimet e Shqipėrisė u bėnė pėrherė e mė tepėr, njė joshje e cila do ta dėnonte popullin e vogėl e tė paarsimuar tė kėtij vendi, me copėtime territoriale, luftė kundėr pavarėsisė dhe pėrpjekje tė vazhdueshme qė ta linin nė njė gjendje varfėrie tė pėrhershme e cila do tė kontrollohej pėrmes njė klase politike tė pavlerė, jo atdhetare, tė paguximshme dhe sidomos... tė pėrēarė . Pozita e vyer strategjike, pasuria e konsiderueshme e burimeve fizike nga njė e mirė u shndėrrua nė njė fat tragjik pėr shqiptarėt. Historia pėrsėrit pafundėsisht tė njėjtėn kėngė. Gjuhėn e kėsaj kėnge e kuptojnė mė sė shumti ato shtet qė dje quheshin "fuqi tė mėdha" e qė sot quhen "vende tė zhvilluara"... Ne, jemi aty ku ishim edhe dje: tė pėrēarė dhe tė paditur. Rrethi vicioz mbahet mjeshtėrisht nė lėvizje nga duar "tė padukshme" qė ushqejnė si njėrėn dhe tjetrėn anė... Pėrsėri, e pėrsėri, e pėrsėri...

Thėnie pėr shqiptarėt
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-10-2019, 22:56   #2
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,349
Thanks: 367
Thanked 667 Times in 485 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Duhet te kerkojme me shume nga vetja. Dakord qe te huajt na kan "shfrytezuar" vendburimet tona minerale, etj. por se pari ata kane shfrytezuar dobesite tona.

Ende ne merremi vesh me njeri-tjetrin nepermjet nje pale te trete, ku gjithmone pala e tret jane fqinjet dhe fuqite e huaja.

Barbarizmin e huqeve tona duhet ta shohim edhe ne drejtim te "pashallikut" ne mendesin e lider(r)ave tane.

Edhe shfrytezimi e aseteve tona kombetare esht ber ne interes te pashallareve. Diktatura I shtoi asimetralisht huqet tona, atrofizoi vizionin.

Nji shembull. Ne kemi patur sere, e me te pretendohet te jen shtruar rruget e bulevardet e metropoleve te Europes e me tutje. Si e gjeti viti 1990 gjendjen e rrugeve, infrastrukturen ne Shqiperi?

Ja pra fitorjet qe ne kemi korrur, e vijojm te korrim
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-11-2019, 12:43   #3
Adea
V.I.P
 
Avatari i Adea
 
Data e antarėsimit: Dec 2016
Posts: 2,925
Thanks: 3,610
Thanked 687 Times in 542 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Adea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėm
Re: SHQIPĖRIA, E ARTĖ... POR, FATKEQE

Bashkshortin e njoha tek "Pergola", nje bar-kafene, midis rruges se Elbasanit dhe Institutit te Larte te Arteve. Ishte viti 1996. Ai punonte per nje kompani kanadeze e cila ishte e kontraktuar nga nje kompani britanike e cila bente kerkime per minerale te cmuara rreth zones se Tiranes. Behej fjale per baker, krom dhe mundesi floriri.

Kompania kanadeze ishte nje kompani e vogel ajrore dhe ish bashkshorti ishte i vetmi personel i huaj inxhinieriko-mirembajtes i helikoptereve, misioni i te cileve ishte transportimi i pajisjeve teknike, llogjistike dhe ushqimore te gjeologeve britanike te cilet kishin ekspedita ne disa maja malesh e kodrash rreth zones se Tiranes. Spaci ishte nje prej tyre, ku une pata mundesi te fluturoja nje dite ne dorezim te nje sasie ushqimi per keta te fundit.

Nje cader e madhe e ngritur dhe prezenca e disa punonjesve te huaj me ka ngelur e fresket ne mendje. Prej nga isha dukej nje si tip miniere e vjeter prej se ciles nuk shihja ndonje levizje qe mund te krijonte idene se aty po punohej. Pashe rreth e rrotull kampit disa tip sondash te vjetra dhe te huajt qe ishin aty n'a priten me perzemersi te madhe duke e ditur se ne kutite e ushqimit kishte natyrisht edhe pije freskuese dhe alkoolike. Surpriza ishte e madhe sepse nga helikopteri doli edhe nje femer, (une) prezenca e se ciles shkaktoi nje mbledhje te madhe rreth nesh. Ata dukeshin te lodhur dhe te uritur por me teper te merzitur (bored) nga mungesa e jetes sociale dhe duke qene e vetmja femer aty u detyrova te mbaja mbi vete peshen e veshtrimeve plot kenaqesi dhe ate te kuvendimit.

Nje nga karakteristikat e mia eshte interesi per menyren se si zbulohen, shfrytezohen ose prodhohen lendet e para.

Ata me shpjeguan se nga disa harta te dhena nga autoritet shqiptare mundesite e gjetjes se ketyre mineraleve ishin te madhe. Kjo le te kuptosh se ne kemi bindjen e ekzistences se tyre por jo te kerkim-shfrytezimit ose te mberritjes ne burim.

Nderkohe qe beheshin keto "ekspedita", ne Tirane gjendej zyra kryesore e kompanise britanike e cila kishte mision venjen e kesaj "kompanie" ne bursen nderkombetare.

Bashkshorti kishte vene ne burse rreth 20.000 dollare duke qene i bindur se kerkimi ishte i ndershem dhe perfitimi do te ishte i madh.

Ne 1997 plasi e ashtuquajtura lufte civile dhe te gjithe te huajt u larguan nga Shqiperia. Pa perjashtim. Evakuim total.

Eshte e kote t'ju them se ne lame aty te gjitha parate e investuara ne burse.

Cfare koincidence. Renia e skemave piramidale dha kaosi sherbyen nder te tjera si justifikim per keto kompani te huaja te cilat, kam dyshim te madh, se e kane praktike pune te kryejne akte zhvatjeje ne menyre te ligjshme te qytetareve investitore duke tregetuar dicka qe nuk ekziston.

Ne qofte se do te fshehesh gjurmet bej nje gjullurdi, krijo nje tension dhe dil me faqe te bardhe duke rrjepur, genjyer, mbushur xhepat e tua dhe duke djegur nje vend dhe falimetuar shume njerez.


Adea
Adea nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur