Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 31-05-2017, 00:48   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,452
Thanks: 10,701
Thanked 5,761 Times in 2,732 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 184
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Mėsojmė nga tė tjerėt: Reisi reformator boshnjak, Xhemaludin Ēausheviqi (1870-1938 )

Reisi reformator boshnjak, Xhemaludin Ēausheviqi (1870-1938 )



nga Asim Mahmić

- Kur e lexova kėtė shkrim e para gjė qė mė erdhi nė mendje, qe: a thua kemi sot ( pas afro 100 vjetėsh ) hoxhallarė tė kėtillė - pėrparimtarė? A thua po kthehemi prapa kah konservativja...

Ndiqeni kėtė shkrimin tė huazuar, i cili besoj se do tė ju pėlqejė.

* Boshnjakėt, nėpunėsit fetarė ( hoxhallarėt dhe imamėt ) i kanė pasur krerėt shpirtėror; ēdo fshat e ka pas njė ” bari ” i cili ėshtė kujdesur pėr jetėn shpirtėrore tė besimtarėve tė tyre. Kėta “ barinj ” janė ngritur nė shkollat fetare konservative, tė cilėt kanė punuar sipas plan programeve shkollore, tė cilėt kanė datuar qysh nga periudha osmane.

* Ngushėllimi i vetėm pėr popullin ishte ” shpėtimi nė botėn tjetėr ”, tė cilėn e kanė pritur/pranuar dhe kanė punuar pėr tė ( red., a.g.).

* Realisht, shumica e popullit ka jetuar me realizimin e ėndrrave nė jetėn e ardhshme, gjersa nė kėtė botė ” e cila ėshtė fushė e ahiretit” i rrėshqiste toka nėn kėmbėt e tyre dhe i priste fati i pasigurt. Reisi Ēausheviqi kėtė me kohė e ka ditur dhe ka vendosur tė veprojė pėr tė parandaluar kėtė stuhi.

* Duke parė kėtė rrezik nga konservativėt, Reformatori Xhemaludin Ēausheviq tha: “Bota po lėviz pėrpara, po nuk vepruam sipas frymės sė kohės, do tė jemi tė shkelur”, sepse Reisi boshnjak, Xhemaludin ef. Ēaushevqi ishte njeri i aksionit, njeri i cili ka jetuar para kohės sė tij, i vetėdijshėm se periudha Osmane ka pėrfunduar dhe se boshnjakėt duhet domosdoshėm tė orientohen drejt Evropės.


Shkrimi i plotė:

“Bota po lėviz pėrpara, po nuk vepruam sipas frymės sė kohės, do tė jemi tė shkelur”. Reisi boshnjak Xhemaludin ef. Ēaushevqi ishte njeri i aksionit, njeri i cili ka jetuar para kohės sė tij, i vetėdijshėm se periudha Osmane ka pėrfunduar dhe se boshnjakėt duhet domosdoshėm tė orientohen drejt Evropės. U lind nė fshatin Arapushė pranė Bosanska Krupės nė vitin 1870, shkollimin fillestar fetar e kreu nė Bihaq, si nxėnės i shkėlqyeshėm dhe vazhdoi studimet nė Stamboll tė cilat pėrfundoi nė vitin 1903 me ē’rast specializoi drejtėn fetare. Pas kthimit nga studimet u vendos nė Sarajevė dhe u vu nė dispozicion Bashkėsisė Fetare Islame. Bashkėsia e atėhershme fetare e angazhoi nė fushėn e ngritjes edukativo arsimore nė tė cilin Ēausheviqi fitoi rastin qė tė njihet mė mire me gjendjen e vėrtetė reale dhe pozitėn e boshnjakėve mysliman nė atė periudhė kohore. Pas zgjedhjes sė tij nė pozitėn kryesore fetare tė boshnjakėve, Reis ul Ulema ai aktivisht angazhohet nė zgjidhjen e problemeve tė shumta tė popullit tė tij.

Duke pare nė shumė fusha tė jetės prapa mbeturinė e popullit mysliman i cili shumė pak ose aspak nuk ishte i arsimuar, si dhe ndarjen e madhe shoqėrore dhe ekonomike nė mes disa familjeve tė mėdha aristokrate tė pasura dhe shumicės sė familjeve myslimane tė varfra, Reisi Ēausheviqi pėrpiqej me punėn e tij nė shkollimin e masės sė thjeshtė popullore qė tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė pėrgjithshme tė boshnjakėve . Feja akoma ka pas ndikim tė madh nė shoqėrinė myslimane, historia na tregon nė shembullin e arsimimit, shumica e popullatės i ka ndjekur shkollat fetare, gjersa arsimimi laik ishte tek nė fazėn e zhvillimit dhe ajo ishte i rezervuar vetėm pėr meshkujt. Boshnjakėt, nėpunėsit fetarė (hoxhallarėt dhe imamėt) i kanė pasur krerėt shpirtėror; ēdo fshat e ka pas njė ”bari” i cili ėshtė kujdesur pėr jetėn shpirtėrore tė besimtarėve tė tyre. Kėta “barinj” janė ngritur nė shkollat fetare konservative, tė cilėt kanė punuar sipas plan programeve shkollore tė cilėt kanė datuar qysh nga periudha osmane.

Ata ishin inert ndaj ndryshimeve dhe vendosnin”duart nė sy” duke u shtirur se nuk shohin se periudha osmane ka pėrfunduar moti. Ata besimtarėt mysliman i kanė bind se sė shpejti prapė do tė kthehet”ushtria osmane” e cila do t’i ēlirojė nga “zgjedha jobesimtare”. Duke pėrcjell inercionin e tyre edhe nė popullin e thjeshtė, e kanė sjell atė gjer te letargjia intelektuale, tek urrejtja ndaj ēdo risie. Ngushėllimi i vetėm pėr popullin ishte” shpėtimi nė botėn tjetėr”, tė cilėn e kanė prit dhe kanė punuar. Realisht, shumica e popullit ka jetuar me realizimin e ėndrrave nė jetėn e ardhshme, gjersa nė kėtė botė ” e cila ėshtė fushė e ahiretit” i rrėshqiste toka nėn kėmbėt e tyre dhe i priste fati i pasigurt. Reisi Ēausheviqi kėtė me kohė e ka njohur dhe ka vendosur tė veprojė pėr tė parandaluar kėtė stuhi.

“Periudha e re, e krijuar nė vitin 1918, na ka gjet neve myslimanėve tė Bosnjės e Hercegovinės plotėsisht tė papėrgatitur. Tė prapambetur nė arsim, ekonomikisht gati tė rrėnuar, gjersa nė edukatė fetare tė dobėt dhe tė pakujdesshėm. Nė shkollat, tė cilėt janė para syve tanė, fėmijėt tanė i ndjekin pak, me reformėn agrare ėshtė shkatėrruar ekzistenca e mijėra familjeve tona, ndėrsa nė fushėn fetare pa institucionet e rregulluara moderne, dhe pa ulema tė aftė dhe bashkėkohore. Kur i mendojmė mundėsit dhe pa mundėsit, dhe i kujtojmė pasojat, tė cilėt na presin nė ardhmėrinė e afėrt, na shtrohet vetė vetiu ēėshtja: ēfarė neve si prindėr, si udhėheqės dhe si anėtar tė Bashkėsisė Islame bėjmė dhe nė cilėn mėnyrė kėtė duhet parandaluar, larguar dhe pėrmirėsuar.

Seriozisht tė shqetėsuar duhet pyetur vetveten: nė kėtė kohė dhe nė kėto ndryshime se ēfarė breza do tė risim”, ka shkruar, nė mes tjerash Reisi Xhemaludin Ēausheviqi nė tekstin e tij tė shkruar nė numrin e pare tė”Beharit tė Ri” publikuar me 1 maj 1927, nė tė cilin ceke dhe kėtė:” Jemi tė obliguar tė gjithė tė dorėzojmė nė amanet pasardhėsve tanė ēdo send qė ėshtė me vlerė, qė fisnikėron dhe ngrit, qė formon njerėz tė plotė dhe mysliman tė mirė .Askush nuk heq dorė nga feja e vet, as neve nuk do tė heqim dorė”. Nė njė shkrim tė publikuar nė janar tė vitit 1934 Reisi Ēausheviqi pėrkujton bashkė kombasit e tij nė problemin e tyre real, arsimimin: “Bota po lėviz pėrpara, po nuk vepruam sipas frymės sė kohės, do tė jemi tė shkelur”. Nė tė kaluarėn kemi fjetur, duhet njėherė e pėrgjithmonė tė braktisim atė. Gjersa neve kėrkonin ndihmė nga tyrbet, nga njerėz tė vdekur, gjersa kemi prit qė halifėt dhe hilafeti tė ruajnė fenė tone, tė tjerėt janė dhėnė nė ndėrtimin e mjeteve praktike reale. Kanė shpuar malet, kanė hyrė nė thellėsitė e tokės, kanė nxjerr xehet, kanė pėrpunuar metalet dhe kanė fituar pasurinė. Shumica e tyre janė ngrit dhe kanė vendosur ēdo gjė qė duhet pėr ruajtjen e bashkėsisė sė vet. Dhe kėtu ėshtė realizuar ajo vėrteta e pėrhershme se” tė dijshėm dhe tė padijshėm nuk mund tė jenė tė njėjtė”. Ne lexojmė Kur’anin, ne dėgjojmė Kur’anin, por atė qė “Kur’ani nga neve kėrkon nė aspektin e punės dhe pėrpjekjes, tė tjerėt i realizojnė”.

Reisi Ēausheviqi ishte i njohur edhe pėr atė qė nė derset (ligjeratat) e t’ia ka shpreh pikėpamjet liberale dhe reformatore nė traditėn islame. Ishte pėrkrahės i flaktė i arsimimit tė popullit tė vet, promotor i merituar i tolerancės, pozitės sė barabartė tė gruas nė shoqėrinė njerėzore, pikėsėpari me edukimin dhe arsimimin e tyre dhe pjesėmarrjen e saj nė jetėn publike. Vėzhguesit e huaj viteve njėzeta tė shek. XX-tė ishin tė habitur me numrin e madh tė myslimanėve tė cilėt kishin vendos tė studiojnė nė shkollat tė larta dhe fakultete nė ish Jugosllavi. Ndėrsa shumė femra myslimane kanė punuar nė fabrikat e atėhershme nė Sarajevė, gjė qė ishte e paimagjinueshme nė rrethet e atėhershme myslimane nė atė periudhė. Tė gjitha kėto tendenca i ka mbėshtetur Reis ul Ulemaja Ēaushevqi. Nė vitin 1927 ka shkaktuar shqetėsim nė mesin e ulemasė konservative boshnjake myslimane, sė pari me theksimin e tij se toka e vakėfit nė zonat urbane nė tė cilin gjenden varrezat do tė ishte mė mire tė shfrytėzohet ashtu qė nė to tė ndėrtohen shkollat, dhe se ka kundėrshtuar bartjen e ferexhesė (velos) te femrat myslimane, i cili ishte mė tepėr njė traditė e jo parim fetar. Por nuk shkonte ashtu si kėrkonte Reisi. Brenda Bashkėsisė Islame sikurse edhe tek populli i rėndomtė kishte shumė kundėrshtar tė reformave tė tij. Kėta tradicionalistė nuk dėshironin ndryshime, ndėrsa shpifnin ndaj pėrkrahėsve tė reformės nė mėnyra tė ndryshme, bile i kanė pėrjashtuar nga feja me vendime juridike. Arsyet janė tė shumėfishta. Shtresės aristokrate tė shoqėrisė nuk i pėrgjigjej arsimimi dhe edukimi i popullit, pasi qė me kėtė do tė rrezikohen pozita e tyre nė shoqėri. Ulemaja tradicionale ka konsideruar se me modernizim rrėnohet feja islame, postulatet dhe parimet e saja. Njashtu janė frikėsuar nga mėsimi i shkencave laike duke konsideruar se kjo do tė jetė shumė e rrezikshme dhe e neveritshme pėr njė mysliman.

Pėrkundėr kėtyre Reisi Ēausheviqi nuk ėshtė lėkundur. Duke vazhduar me ngritjen racionale tė besimtarėve mysliman, ai gjithnjė mė shumė i inkurajonte nė zgjimin dhe pranimin e rrethanave tė reja tė sapokrijuara. Sė shpejti reformat dhanė fryt. Lajmėrohen shumė mė tepėr intelektualė myslimanė tė cilėt kanė pėrfunduar studimet dhe kanė fituar njohuritė nė universitetet me renome evropiane dhe ashtu qė kanė sjellė njohuri moderne dhe shkathtėsi tė reja nė vendin e tyre. Reisi Ēausheviqi ka punuar edhe nė pėrkthimin e kuptimit tė Kur’anit nė gjuhėn boshnjake sė bashku me Muhamed Panxhėn dhe me kėtė i kanė pėrafruar edhe mė tepėr Kur’anin besimtarit tė rėndomtė. Kjo punė e tij mund tė konsiderohet si kurora e punės sė tij intelektuale arsimore.

Presionet e ndryshme tė ushtruara ndaj Reisit nga ana e pushtetarėve tė atėhershėm jugosllavė mė nė fund kanė dhėnė fryt. Reisi Xhemaludin Ēausheviqi vendosi tė tėrhiqet nga pozita e Reis ul Ulemasė sė myslimanėve tė ish Jugosllavisė, duke qėndruar stoik nė idetė dhe qėndrimet e tia. Duke marrė parasysh periudhėn nė tė cilin ka vepruar, idetė e tij, qėndrimet, mendimet dhe ndikimi qė ka pas nė shpirtin mysliman dhe boshnjakėt, mund tė themi pa mėdyshje dhe tė konkludojmė se Reisi Xhemaludin ef. Ēausheviqi ishte njeriu para kohės sė tij.

Reisi reformator boshnjak Xhemaludin ef. Ēaushevqi ndėrroi jetė nė vitin 1938.



burimi kėtu
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2019, 23:53   #2
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,452
Thanks: 10,701
Thanked 5,761 Times in 2,732 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 184
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Re: Mėsojmė nga tė tjerėt: Reisi reformator boshnjak, Xhemaludin Ēausheviqi (1870-193

e ne kur do tė mbushemi mend!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gi de Masha Shiko postimin
Reisi reformator boshnjak, Xhemaludin Ēausheviqi (1870-1938 )



nga Asim Mahmić

- Kur e lexova kėtė shkrim e para gjė qė mė erdhi nė mendje, qe: a thua kemi sot ( pas afro 100 vjetėsh ) hoxhallarė tė kėtillė - pėrparimtarė? A thua po kthehemi prapa kah konservativja...

Ndiqeni kėtė shkrimin tė huazuar, i cili besoj se do tė ju pėlqejė.

* Boshnjakėt, nėpunėsit fetarė ( hoxhallarėt dhe imamėt ) i kanė pasur krerėt shpirtėror; ēdo fshat e ka pas njė ” bari ” i cili ėshtė kujdesur pėr jetėn shpirtėrore tė besimtarėve tė tyre. Kėta “ barinj ” janė ngritur nė shkollat fetare konservative, tė cilėt kanė punuar sipas plan programeve shkollore, tė cilėt kanė datuar qysh nga periudha osmane.

* Ngushėllimi i vetėm pėr popullin ishte ” shpėtimi nė botėn tjetėr ”, tė cilėn e kanė pritur/pranuar dhe kanė punuar pėr tė ( red., a.g.).

* Realisht, shumica e popullit ka jetuar me realizimin e ėndrrave nė jetėn e ardhshme, gjersa nė kėtė botė ” e cila ėshtė fushė e ahiretit” i rrėshqiste toka nėn kėmbėt e tyre dhe i priste fati i pasigurt. Reisi Ēausheviqi kėtė me kohė e ka ditur dhe ka vendosur tė veprojė pėr tė parandaluar kėtė stuhi.

* Duke parė kėtė rrezik nga konservativėt, Reformatori Xhemaludin Ēausheviq tha: “Bota po lėviz pėrpara, po nuk vepruam sipas frymės sė kohės, do tė jemi tė shkelur”, sepse Reisi boshnjak, Xhemaludin ef. Ēaushevqi ishte njeri i aksionit, njeri i cili ka jetuar para kohės sė tij, i vetėdijshėm se periudha Osmane ka pėrfunduar dhe se boshnjakėt duhet domosdoshėm tė orientohen drejt Evropės.


*****
Reisi reformator boshnjak Xhemaludin ef. Ēaushevqi ndėrroi jetė nė vitin 1938.



burimi kėtu
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur