Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Ekonomi & biznes > Udhėtime

Udhėtime Udhėtimet tuaja

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 28-02-2014, 07:55   #1
iDeA
DiNaMiKe
 
Data e antarėsimit: Nov 2011
Vendndodhja: FrymeMarrja
Posts: 3,011
Thanks: 202
Thanked 431 Times in 250 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 122
iDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėm
Trashegimia kulturore dhe turizmi



Prania e zonave e monumenteve tė shumta historike e kulturore nė qytetin e Prizrenit bashkė me resurset natyrore ka shtyrė drejtuesit e Universitetit Publik tė Prizrenit qė nė bashkėpunim me partnerė tė ndryshėm vendorė e evropianė tė angazhohen pėr themelimin e programit pėr studime master nė trashėgimi kulturore dhe menaxhim tė turizmit

Duke shfrytėzuar ekspertizėn e kėtyre partnerėve nė kėtė fushė, Universiteti Publik i Prizrenit (UPZ) synon qė tė krijojė kuadro tė reja qė do tė jenė tė afta t’i vėnė vlerat e trashėgimisė kulturore dhe turistike nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.

Projekti i pėrgatitur nga organizata arsimore “WUS Kosova” dhe i mbėshtetur nga Komisioni Evropian, nė kuadėr tė programit “Tempus”, do tė mundėsojė bashkėpunimin e UPZ-sė me disa universitete e institute evropiane, nė drejtim tė themelimit tė programit pėr studime master nė trashėgimi kulturore dhe menaxhim tė turizmit.
Sipas zėdhėnėsit tė UPZ-sė, Ramadan Baraliu, aktualisht UPZ-ja ėshtė duke zhvilluar konsultimet me kėta partnerė, nė lidhje me pėrcaktimin e detajeve tė programit, tė cilat kontakte pritet qė tė vazhdojnė me intensitet tė shtuar.

“Nė muajt nė vijim pritet njė vizitė pune e koordinatores sė projektit, prof. Sara Santori dhe pėrfaqėsuesve tė Universitetit tė Prizrenit nė universitetin ‘Keti Paskara’ nė Itali”, ka deklaruar Baraliu
Ai ka bėrė tė ditur se pėrcaktimi pėr njė program tė tillė tė masterit ka ardhur si domosdoshmėri, pėr shkak tė ambientit kulturor e turistik tė Prizrenit, qė tashmė zgjon interesimin e shumė vizitorėve, por edhe pėr shkak tė shtrirjes gjeografike respektivisht afėrsisė me shtetet e rajonit, Shqipėrinė dhe Maqedoninė.

“Ne konsiderojmė se ky program i shkallės sė tretė nė Universitetin e Prizrenit ėshtė shumė i nevojshėm duke marrė parasysh edhe faktin se Prizreni ėshtė qendra e trashėgimisė kulturore, ku studentė nga vendi dhe nga rajoni mund tė vijojnė studimet nė master nė trashėgimi kulturore dhe turizėm”, ka deklaruar Baraliu.
Nė tė njėjtėn kohė, sipas tij, ky program do tė krijonte mundėsi tė reja nė drejtim tė shfrytėzimit tė resurseve kryesore tė Prizrenit.

“Nga ky program do tė dalin ekspertė tė specializuar tė cilėt do tė jenė tė aftė qė resurset qė i ka vendi nė trashėgimi kulturore dhe turizėm t’i vėnė nė funksion tė zhvillimit ekonomik tė vendit”, ėshtė shprehur Baraliu.
Nė anėn tjetėr, drejtori pėr Zhvillim Ekonomik dhe Turizėm nė Komunėn e Prizrenit, Shend Kabashi, ka pėrkrahur kėtė nismė, duke shprehur bindjen se ky program do tė sjellė praktikat e duhura akademike evropiane nė kėto dy fusha.

“Universiteti si institucion arsimor e ka autoritetin pėr bashkėpunim me universitete e institute tė ndryshme evropiane e botėrore dhe nė kėtė mėnyrė mund tė sjellė pėrvoja dhe praktika mė tė mira nė fushėn e trashėgimisė kulturore dhe turizmit, dhe kėsisoj t’u japė shtytje pozitive zhvillimeve nė kėto lėmi”, ka thėnė Kabashi.

Krahas ngritjes sė nivelit akademik, sipas zyrtarit tė lartė komunal kjo iniciativė e UPZ-sė mund tė ndikojė edhe nė ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve tė ofruara nė sferėn e trashėgimisė kulturore dhe turizmit tė Prizrenit.

Sipas tij, Drejtoria pėr Zhvillim Ekonomik dhe Turizėm pėrkrah fuqishėm kėtė iniciativė, pėr shkak se “identiteti i Prizrenit janė trashėgimia, turizmi dhe kultura”.
Masteri pėr trashėgimi kulturore dhe menaxhim tė turizimit do tė jetė programi i parė i studimeve tė shkallės sė tretė nė Universitetin e Prizrenit. Aktualisht nė kėtė institucion tė arsimit tė lartė zhvillohen studime tė nivelit bachelor.

Zbulime
__________________
E fortė e pasfidueshme,
Fisnike e paperulshme,
Vetvetja e paharrueshme!
iDeA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur