Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-09-2012, 23:24   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Nikanor Parį

NIKANOR PARĄ


Kilian, bashkatdhetar i nobelistit Neruda. U lind nė 1914. Docent matematike nė Universitetin e Santiagos nė Kili. Vepra e tij ėshtė nga mė tė lexuarat dhe mė tė debatuarat e Amerikės Latine. Poezia e tij ėshtė sa konkrete, aq edhe e abstraguar. Ndjehet nė tė ironia, zhveshja nga kallėpet poetike, njė kėndvėshtrim origjinal poetik. Pikėrisht e reja qė sjell ai e bėn aq shumė tė lexueshėm, nė kohėn qė poezia po i humbet pėrditė ata, megjithėse poetėt po shtohen pėrditė. Vėrtetė poetėt po shtohen pėrditė?


Pėrktheu Ben Meēe,
Itali



POEZIA KA MBYLLUR LLOGARITĖ ME MUA

Nuk jam unė qė i jap fund gjithshkaje
sa pėr kėtė jam mė se i sigurt
doja tė vazhdoja tė poezoja
por mė shteroi gjithė frymėzimi.
Poezia ėshtė sjellė mirė
unė jam sjellė shumė keq.

Ēfarė fitoj tė them
se jam sjellur mirė
e poezia ėshtė sjellur keq
kur e dini qė jam unė fajtori.

Mirė tė mė bėhet, jam treguar me gjithė mend budalla!

Poezia ėshtė sjellė mirė
unė jam sjellė shumė keq
poezia ka mbyllur llogaritė me mua.

KUJDES

Unė nuk lejoj asnjė tė mė thotė
se nuk kupton antipoezitė
duhet tė qeshin tė gjithė, tė gajasen.

Prandaj shkatėrroj trutė
pėr tė arritur te zemra e lexuesit.

Mjaft me pyetje.
Nė krevatin e vdekjes
secili kruhet me thonjtė e tij.

Por ka mė akoma:
nuk ka perėndi qė mė mban
kur unė u futem gjėrave tė dėshpėruara.

AKT PAVARĖSIE

Pavarėsisht
nga projektet e Kishės Katolike
autodeklarohem shtet i pavarur.

Nė tė dyzetenėntin vit tė moshės sė tij
njė qytetar ka plotėsisht tė drejtė
t’i rebelohet Kishės Katolike.

Mė hėngėrtė dheu po qe se gėnjej!

Aty ndihem tamam i lumtur
nėn hijen e kėtyre akacieve nė lule
tė bėra tamam pėr trupin tim.

I lumtur aq sa mė nuk mund tė bėhet
nėn dritėn e kėtyre fluturave fluoreshente
qė duken tė prera si me gėrshėrė
tė prera tamam pėr shpirtin tim.

Dashtė tė mė falė Comite Centrale!

Nė Santiago tė Kilit
njėzetenėntė nėntor
i njėmijė e nėntėqintė e gjashtėdhjetė e tre-shit
plotėsisht i bindur pėr aktet e mia.

FLUTUR

Nė kopshtin qė i ngjan njė thellėsie detare
ėshtė e madhe joshja e njė fluture:
tėrheq fluturimi i saj i thyer
ngjyrat e saj tė shndritshme
dhe rrathėt qė zbukurojnė majat e krahėve.

Tėrheq forma e trupit.

Kur rrotullohet nė ajėr
e ndriēuar nga njė rreze jeshilėze
apo kur ēlodhet nga efekti
i prodhuar prej vesės e pjalmit
komplet e maskuar nė drejtim tė njė luleje
nuk e humbas nga sytė
e nėse zhduket tutje
matanė portės sė oborrit
sepse kopshti ėshtė i vogėl
apo shpejtėsia e saj e madhe
e ndjek me mendje
pėr disa sekonda
derisa pėrqėndrimi mė kthehet pėrsėri.

JETĖ QENSH

Profesor: njė jetė qensh.
I kamzhikuar nga kati nė kat.
Rrėngjethja nėpėr dhėmbė
e gėrvishtjes sė shkumėsit.

Profesori dhe gruaja preēize.
Profesori dhe gruaja tamam.
Ku ta gjesh sot njė grua tamam!
Njė grua qė tė jetė ashtu siē duhet
njė grua qė tė mos i ngjajė njė burri.

Vuajtja errėson shikimin,
fillojnė tė shfaqen rrudhat.
Plakja edhe e vetė nxėnėsve,
tė shumtat mungesa tė respektit.
Mėnyra e tė ecurit nėpėr korridore.

E shara mund tė durohet akoma,
po jo e qeshura artificiale,
komentet qė tė bėjnė pėr tė vjellė.

Liceu ėshtė tempulli i dijes.
Drejtori i tė mbiquajturit tempull
me mustaqet e tij si aktor kinemaje.

Lakuriqėsia e zonjės nuse
(shikimi shkon e pėrplaset te njė buf
njė xhufkė flokėsh shumė tė shtrirė)
Duhet eliminuar e puthura nė faqe
(mė e vėshtirė se nisja nga fillimi)
sheshi i zjarrit ėshtė njė shesh lufte.

Gruaja arrin ēdo gjė me shalė.

Problemet e pleqve
tė jesh pėrfshirė nė njė antologji
tė provokosh njė kontraktim muskuli artificial.

Asgjė nė vijė pėr profesorin:
profesori vėzhgon milingonat.

SA ĖSHTĖ ORA

Kur njė i sėmurė rėndė
bėhet mirė pėr disa sekonda
dhe pyet tė afėrmit pėr orėn
- tė mbledhur si me magji
rrotull krevatit tė vdekjes-
me njė prezencė tė mugėt
qė tė ngre qimet pėrpjetė

do tė thotė se ka diēka qė nuk shkon

do tė thotė se nuk ka mė shpresė

do tė thotė se kemi humbur, pa shpėtim.

MIRUPAFSHIM

Erdhi ora e tė tėrhequrit
u a di pėr nder tė gjithėve
sa miqve tė mi tė sjellshėm
aq edhe armiqve frenetikė
figura tė pakaraktershme!
Unė mizerje
po qe se nuk do fitoja
antipatinė e tyre tė gjithantė:
pėrshėndetje qenėr tė lumtur
gati pėr tė lehur nė rrugėn time!
Jap dorėheqjen prej jush
me kėnaqėsinė mė tė madhe tė botės.

Faleminderit edhe njė herė, faleminderit
e di qė po mė zbresin lot
do tė shihemi pėrsėri
nė det, nė tokė, ku tė jetė.
Shkruani, silluni mirė
mbėshtilleni bukėn
thurni papushim rrjeta merimangash
u bėj ē’do lloj urimi:
nga majat e mprehta
tė pemėve tė qiparisit
unė ju pres me dhėmbė e dhėmballė.

LETRA TĖ POETIT QĖ FLE MBI NJĖ KARRIGE

8.
Kur pėr njė arsye, apo njė tjetėr,
kam zbritur poshtė
nga kulla ime e vogėl prej aksesh
jam ringjitur duke u dredhur nga tė ftohtėt
nga vetmia
frika
dėnimi.

12.
Unė nuk trishtohem aq kollaj
tė jemi tė sinqertė,
edhe kafkat mė kanė bėrė gjithnjė pėr tė qeshur.
Ju pėrshėndet me lot prej gjaku
poeti qė fle mbi njė kryq.

TĖRHEQ ĒDO GJĖ QĖ KAM THĖNĖ DERI TANI

Pėrpara se tė jap dorėheqjen
kam tė drejtėn e njė dėshire ekstreme:
zemėrgjeri lexues
digje librin,
nuk tregon atė qė doja tė thosha
megjithėse ėshtė shkruajtur me gjak
nuk tregon atė qė doja tė thosha.

Nuk mund tė ketė mė keq se sa kėshtu
ka qenė hija ime qė mė poshtėrojė:
fjalėt janė hakmarrur.

Mė fal lexues
kėrkoj ndjesė miku im lexues
qė nuk mund tė ndahem prej teje
me njė pėrqafim besnik:
jap dorėheqjen prej teje
me njė buzėqeshje tė trishtė e tė sforcuar.

Ndoshta s’jam gjė tjetėr, veēse ky
ndaj dėgjoje fjalėn time tė fundit:
ē’do gjė ē’kam thėnė e tėrhoqa.
Me hidhėrimin mė tė madh tė botės
tėrheq ē’do gjė qė kam thėnė deri kėtu.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur