Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-09-2012, 23:45   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Enis Batur


ENIS BATUR- POETI MĖ I MADH TURK NĖ AKTIVITET


Enis Batur ėshtė konsideruar si poeti mė i madh turk akoma nė aktivitet. U lind nė Eskisehir tė Anadollisė, Mė 28 qershor tė 1952. Ka studiuar nė Stamboll dhe Ankara, qytet ku ka banuar pėr shumė kohė, pėr t’u diplomuar mė vonė nė Paris mė 1974. Shkrimet e para i pėrkasin vitit 1970, botime nėpėr revista tė ndryshme mbi muzikėn dhe kinematografinė. Qysh prej vitit 1978 ka hapur dhe drejtuar shumė revista letrare dhe artistike dhe sot ėshtė drejtor i shtėpisė botuese mė tė madhe turke, Remzi Kitabevi te Stambollit dhe gjithashtu i revistės Sanat Dunyamiz.
Mė 1973, boton librin e parė me poezi, “Eros ve Hgades” dhe mė pas “Njė vetmi mesjetare”, “Nili”, “Libėr intermexo”, “Vangjeli sipas Satanasė”, “Kandili”, “Serbatori”, “Divani gri”, “Prova pėr nė komė”, “Diēka magjepse”. Vepra e tij poetike, nga 1973 deri nė 1987, ėshtė pėrmbledhur nė njė vėllim “Vazilar ve Tugralar”. Ka punuar pėr njė antologji shumė tė rėndėsishme tė humorit “noir”(tė zi) dhe tė njė tjetre shumė universale mbi letėrsinė moderne.
Me Enis Baturin lexuesi dashamirės i poezisė ka mundėsinė tė njihet sadopak me prirjet moderne tė poezisė sė sotme turke.


Pėrktheu poezitė
Ben Meēe,
Bolonjė



GRUA KALORĖSĖ

Kanė shkulur gjumin nga nata ime
gropėza e fytyrės sime: jam ndalur
te pasqyrat ditė pėr ditė,
kam shtrirė mbi xhamat pasqyrues mėnyrėn e lėvizjes
nga vitrina nė vitrinė njė ēmenduri,
kam bredhur: afėr fundit tė stinės
edhe manekinėt ishin lakuriq, komplet.

I kanė dhėnė pastaj gjumin natės time,
mė kanė shkulur nga gjoksi tė egrėn
gaforre: duke ikur duke u kthyer
e pakompletuar
nėpėr pasqyrat mjegulluese, kam dėgjuar
zėrin kamzhikues tė Gaforres:
“Neslihan tani ėshtė njė grua kalorėse”

KINEMA PA ZĖ

Na kanė lodhur tėrė vitin punė
e relacione: ja pse kemi ardhur kėtu.
Kishim pasur frikė nga frikrat tona,
ishim lodhur me entuziazmet tona
as ngadalėsoheshin as pėrshpejtoheshin
ingranazhet, nuk takonim mė njeri,
as veten tonė: ja pse kishim
ardhur kėtu.

Kemi gjetur aktorėt e rinj qė kėrkonim,
kemi mėsuar e shpjeguar rregullat e thjeshta
e komplekse; pse tė ndodhte kėshtu
nuk kemi mundur ta kuptojmė mirė:
fletė dhe zare, pulla poste e fije shkrepsesh tė hedhur
njė nga njė nė njė kėnd: ishte njė lojė
e rinisė, e bėmė tonėn papritur.

Kontroll telekamere, xhirim nastrosh
natė pėr natė: kemi marrė role tė ndryshėm
me filmat qė kemi parė, qė s’kemi parė;
kemi qeshur me ekzekutimin e pafytyrė, njė konceptim
prej profesori, e kemi duartrokitur me sinqeritet, nėpėr mimikat
dhe gjestet jemi frymėzuar nga persona dhe ngjarje tė ndryshme:
ja pse kishim ardhur kėtu.

Kush e di kujt i vajti nė mend pianoja
nga ne: ishim tė lodhur me heshtjen
e kinemasė. Pak tė hidhėruar, shumė
tė dehur, duke u shkėputur nga vetja kemi shkuar
nė shtrat atė natė. Prandaj kishim
ardhur kėtu? Jemi zgjuar shpejt
nė filmin qė i kemi dhėnė sėrisht zė:
tė huaj ishim pėr personazhin qė ne vetė
personalizuam, njėlloj siē ishte para se tė vinim kėtu.

TYM

Kanė ardhur rrotull nėpėr ėndrrat e mia tė argjendta
nga njė natė nė tjetrėn
gratė tartare me gjinjtė e mėdhenj
dhe njė kalė shkumė,
ka rrėzuar ullukėt shiu,
mbi ēatitė prej llamarine
mbi shkallėzėn e njė akordi
ėshtė kacavjerrur lart e poshtė
pianoja pa pushim,
ishte shtator
apo midis shtatorit dhe tetorit
njė muaj nė tė cilin askush s’ka njohur askėnd?
tym cigareje nė njė dhomė dhe qetėsi,
ishim mbledhur Vladimiri, Sergei dhe unė
sa pa sens ishte tė vetvriteshe,
tė mos vetvriteshe.

Kam shėtitur brenda njė gjumi tė argjendtė
mbas kuajsh tė egėr tė bardhė
kam kaluar me shpejtėsi pėrballė fashove tė mia
dhe gurit tim,
kam parė: nė njė dhomė, tė djegur tė gjithė
ishin mbledhur.
Koha qė kisha pėrshkruar, tymi i cigares,
fisheku i dalė nga tyta-
u zgjova, ndėrsa isha duke ndalur:
dy trena qė po pėrplaseshin brenda meje.

GJYKOJ

Mugėtirė, mjegull shumėngjyrėshe,
njė lutje bibleje janė orėt,
kthej faqen.
Zbėrthej njė komēė nga gryka,
njė komēė tjetėr mbėrthehet,
dal dhe eci
nga prilli drejt prillit.

Ja mė rrėzohet njė kapriēo nga goja
dhe dizenjoj nė ajėr
tingujt, bashkėtingėlloret,
me njė gozhdė komplet bosh.
Zbėrthej njė komēė nga gryka,
zbėrthej njė komēė tjetėr:
turret nė natėn
qė kisha fikur, duke e mbajtur nga rrėnja,
njė grup zogjsh
papritur.

Ma ndriēojnė natėn
sytė e maēokut tim.

SHIRA MBASDITESH

“Kam vėnė mėnjanė pėr ty kėtė duhan
tė verdhė, tė fortė, kam qėruar
domaten, pėr ty
ta kam prerė nė feta, tė kripur„.

“Pėr ty kam zvarritur kafshėn
brenda meje;
kam marrė trupin tim me kujdes, si nė njė trapano dore
pėr ty. Kjo aromė, kėta krahė,
kjo dėshirė pa frerė ėshtė pėr ty uri”.

“Toka ėshtė e ngopur mė ujė kėtė vit, unė nuk
jam akoma e ngopur me ty” vazhdon
gruaja me vete. “Me dėshpėrimin krenar
tė fytyrės tėnde, bashkoju kalit brenda meje
qė vrapon me frerė tė zgjidhur”.

LE ROUGE ET LE NOIR
(e kuqja dhe e zeza)

Ishte njė herė njė pranverė, ēifteli dhe harpė,
gjithmonė nė dorė Le Rouge et Le Noir;
mbėrdhinin gratė, duart tona dorashka,
krahėt shalle nė tė ftohtin nepėrkė,
nė vazhdim tė dimrit akull tirrej lėmshi:
kripė dhe inēenst, hi dhe tym, fjalė,
zėra dhe tinguj dhe natė: nė fund
tė natės ishte drita.

Le Rouge pak mė shumė gjak i rrodhi,
Le Noir u bė pak mė i dendur: vet kali lakuriq
kish ardhur dhe kishte hedhur kohėn mbi vithe.
Bėhej njė pyetje, nė vend tė pėrgjigjes
njė pyetje e re na dilte nga goja,
ishte akoma krenare fytyra jonė, po ishte shkėputur
nga ne shikimi ynė: ishim anije pa timon
lundėrtarė nė horizont, prisnim
qė furtuna tė zbriste mbi ne.

MESAZHER

Duke kaluar nga njė vit nė tjetrin
kam mbledhur rrėfime nėpėr shtėpi
jam mbushur nga njė byrek te tjetri
kam derdhur lajme
jetė dhe vdekjeje
nė ēdo gjė tė papėrmbajtshme,
rrugėt e rrezikshme ku nuk jam mundur tė ngjitem
humbasin rrugicat qorre ku nuk kam mundur
tė brendėzoj: isha i ngopur
nėpėr vendet ku kam bredhur
nga gjėmimet qė kam shpėnė
nga kosherja nė koshere i ēpuar i tėri.
Hi i pakuptimtė: unė
duke harruar, asnjė s’ka pėr ta kujtuar.

Ndoshta duhet tė rinovojnė pemėt,
ngjyrat duhet tė mblidhen
nga gjethurinat e stinės,
nga pema e padisiplinuar.
Penela tė rinj e tė zjarrtė duhen blerė nė merkato,
dikush duhet tė shtrijė me duart e tij njė beze mbi dru:
gjithkush duhet tė kėrkojė
njė ėndėrr tė paparė asnjėherė.

Ti, grua e heshtur nė dritare,
dua qė ti tė hysh nė jetėn time, tė qėndrosh, tė vdesėsh.

PROFECI

Natyrė e vdekur qė pulsoi e mbėshtetur
mbi shtegun e saj: erdhi njė arixhofkė
natėn, mė hapi duart dhe njė i gjatė,
i qetė shi i ra mbi fytyrė:
“Kalon ēdo gjė, ti nuk kalon”.

Qesha: pa frymė, i gurėzuar, dakort: e qartė
qė njoh autenticitetin tim tė lodhur e tė ushqyer nė trinēe:
unė, krisje e pamėshirshme, dialekt i zjarrit
origjinal prej uji dhe rrėshire: Kalon ēdo gjė
ndėrsa unė mbetem.

MBI MBARIMIN E VITIT TĖ ACTEKĖVE

Lere, tė vijė: drita, zėri, prekja:
Ti e di ēdo tė thotė mjegulla?
Netėt e vetmuara kur shkoj pėr gjah,
mijėra gjethe tė palėvizshme
dhe era qė bėn roje
kujtoj ēdo gjė njėpėrnjė
harroj ēdo gjė:
ky trishtim, ky tatuazh, Shėn Mėria
ėshtė periudha e bashkgrupimit tė zogjve:
njė shikim i mbetur nga njė grua
qė shpon qiellin me sytė gjysmė tė mbyllur
duke ngritur kokėn drejt perėndimit
me shpejtėsi mė pėrshkon brenda.

Unė kam shkuar nė fundin e errėsirės.
Atje kam bėrtitur kur dritaret ishin memece
dhe dyert tė mbyllura me lloz:
ėshtė kthyer jehona dhe mė ka goditur
nė fytyrė: nė se jam fundosur, e krisura, nė fundin tim
tė mos mė nevrikosė mė asnjeri.

SUMELA
(disa intuizma)

Trabzon: gjumi jeshil, ortak i dashurisė
shmangėse, qė prej vitesh kam varrosur
brenda meje, qė ushqen
dhe ka frikė: tė shohė gurin prej teje tė lagur
bota ime prej bloze hapet
ndaj njė ndjeshmėrie tė paparė, prej drithmash.

Tė vihesha gjithmonė nė udhėtim, si zogjtė mėrgimtarė qė
shplodhen herė pas here,
tė fshija dot nga regjistri helmin e ankthit mbi gjuhė
qė avash-avash akumulohet, njė tren prej mjegulle
tė shtrihej pambarim mes dy kodrave, tė luante pianoja
Alfred Brendel, po tė mos pėrkulesha
tė mos thyhesha.

Mbytem me murgun qė ėshtė brenda meje:
tė hidhesha, pasi ngrita, hekurin e lidhur nė kėmbė:
unė qė shkoj kundėr vetes nga ēdo varkė
qė zbres, shuhet apo mbetet
adresa jote?

ARS POETIK

Ėshtė thėnė qė nuk vlenin hiē poezitė e mija,
qė ngjaja me Wallece Stevens, nuk ngjaja
me asnjė, ndoshta
“vazhdimėsia e Gjeneratės sė Dytė”,
“Gjenerata e Tretė, tamam kjo”-
Ėshtė thėnė qė ishte “njė lėmsh pa buonsens fjalėsh e shėnjash”.
Po qe se unė jam i tillė, kėshtu isha gjithmonė.
Letrat qė kam djegur, katedrat qė mė kanė ngjitur lart
dhe hija me tė cilėn kam bashkbiseduar te shpella e verbėr
ku jam tėrhequr e shplodhur, merimanga, alter:
jam tėrhequr nga vetja apo jam kthyer
nė vetvete, askujt s’i ka rėnė nė sy: dorėn qė kam futur
ne zjarr, ora tė cilės nuk ia hoqa syrin,
ditėt e rralla kur kam luftuar kundėr njerėzve
mė kanė mbyllur atje ku tingulli
me fjalėn kryqėzoheshin.

Isha i ri, shumė i ri – besoja tė ishte rregull poezia.
Ishte vuajtje pėr syrin tim, pastrim shpirti e atdhe,
pėr fytyrėn time tė braktisur ishte njė pasqyrė qė ecte
ēdo ēast nė krahun tim, nė burimin e natės besoja
tė ishte uji i rrėmbyer qė mė dallgėzonte trupin.

Vitet i hapin rrugė tė tjera llumit.
Pa dyshim besoj edhe tani: besa ime
nė agim, ėshtė e kthjellėt, varet nga gjumi i rėndė
e i ērregullt qė kam brenda vetes.
Nuk ėshtė rregull poezia, nuk ėshtė kaos. Ėshtė ndoshta
njė pikė e zjarrtė dhe e lehtė qė e bėn tė pėlqyeshme kohen ndėrmjet dy ekstremeve.
Ndoshta ndonjė grackė te pragu i ndonjė tingulli tė rrallė,
njė pyetje me zile e pėrdredhur nė vetvete
mbi pikėn e vrerit, nė laring, njė lėmsh erotik
qė del nga e panjohura
sa herė qė lėviz, Nuk ėshtė rregull,
po pritje, sustė, thėngjill kokfortė,
gjithmonė shpend i rrallė.

Nė rrugėn nga jam nisur, pėr tė arritur te diamanti
nga karboni nuk kam harruar qė isha nisur
nga diamanti: po ėshtė djegia ajo qė shkruhet nė fundin tim,
duhet tė arrijė edhe momenti qė unė tė shkruaj. Qoftė
njė shkėndijė ēdo shkronjė e imja, mbaftė nė kėmbė
ēdo fjalė gjuha e mprehtė – njė zjarr tė tillė qė
nga njė brendėsi e errėt ne flakė, brenda meje
duke rrjedhur gjak, kam dashur qė tė pinin tė gjithė deri nė ngopje.

FUGUE IV

Diēka mė mungon

“Duhet ta kisha ēuar nė qytetet e mia”
kishte thėnė burri. “Nė rrugėt e mia,
nė rrugicat e mia qorre, nė shtėpitė ku
jam shpėrngulur pa mbarim, asnjėrėn prej tė cilave nuk kam harruar”.
Ajo e kish dėgjuar si e gurėzuar. Uji ndante nė dysh
tė gjitha qytetet qė ai kish pėrmendur. Rrugėt qė kish nė kujtesė nuk
mund tė gjendeshin nė asnjė hartė. Dhe shtėpitė:
nuk i kishte harruar ndoshta, po ishte e qartė
qė nuk ishte rikthyer mė.
“Mė mungon diēka” kish dashur tė thotė papritur,
“diēka mė mungon”. “Kjo shtėpi, kjo rrugė, ky qytet
uji qe ndan nė mes kėtė qytet, diēka mungon”.

Prej kohesh, nė tė kundėrt, kishin heshtur.

E PĖRPJETĖ

Kam arritur nė moshėn kur vdiq Attari
i lodhur, i tėrbuar; brenda meje qiriri
vazhdon e digjet: fitili do mbarojė
pas pak , mė kot e lyej me vaj:
ndoshta nuk do ketė njė tė nesėrme, them.

Kjo cigarishte prej arbreje ėshtė e viteve kur isha
skllav i duhanit: Figjeni e kish gjetur dhe zgjedhur prej argjendi
dhe xhami: kam marrė dhurata tė panumėrta
nga ajo ndėrsa jetoja, po njėra
u a kalonte tė gjithave: kam dashuruar dhe mė kanė dashur
nė kėtė botė tė shėmtuar.

Mbrritur nė moshėn e Attarit, nuk kam nėpėr duar
asnjė sekret tė panjohur: kam humbur aq shumė kohė
sa mbas nuk mė ka mbetur e jetuara: ndalej ora
apo ecte, nuk mė ka rėnė kur nė sy: poezia ime
e rrallė
nėpėr tė pėrpjetėn kishte mbushur kallamarin tim tė ēpuar.

SEKRECION

Ē’do vit nė gusht. Kėshtu ėshtė magjia,
unė e thėrras shkurt alegėr:
Ėshtė elegante po edhe primitive rrjeta e saj.
Po doni tė pyesni si ka mundėsi qė ėshtė
elegante dhe primitive , shikoni: ngaqė e thur tė hollė
ėshtė elegante, ngaqė nuk funksionon edhe aq mirė
ėshtė primitive. I pėlqejnė kėndet, thur
shpesh nė dysheme dhe largohet nga rrjeta.
Nga i di gjithė kėto gjėra?
Dikur isha merimangė.

Ē’do vit nė gusht. Tė mbetur vetėm
ndihen tė qetė: dora e grave nuk rrėmon
nėpėr dollapė, nėpėr faqe muresh. Humbasin fillin
natyrisht: dollapi i bukės,
kutia e ilaēeve, ndėrmjet llampadarit dhe amforės
varet trapezi i madh
i gjatė njė muaj. Ky ėshtė pasioni,
emri i saj, nė tė vėrtetė, ėshtė kalimtarja e lezetshme.
Thur hollė, shumė hollė, njeh rėndėsinė e detajeve
tė gjahut. Po tė mos kisha qenė dikur merimangė
nuk kisha pėr ti ditur gjithė kėto gjėra.

Jo, ato helmueset kėtu nuk jetojnė shumė.
Vitin e kaluar pash njė
tė mbėshyer poshtė kapakut
tė pianos qė nuk hapja
prej kohėsh, e pash kur lėvizi
nė notat e para tė Furtunės:
e thėrrisja kėtė merimangė tė zezė, djezis, sulmoi
(duke qeshur ēuditshėm)
“do tė vijė vdekja”, “do tė shohė nga syri im”.
Ishte frikė apo jashtspond, apo njė zjarr
nė mes kėtyre? Ja kisha “tak”
mbyllur kapakun sipėr. Nuk e kisha gjetur rrjetėn-
kushedi nėse do ta thurja dhe unė ndonjėherė.

Gusht, shtator, mars: merimangės
i duhen jo stinė, por kohra tė dendura

Mė pėlqejnė netėt, tė kaloj avash-avash
nėpėr periudha izolimi e tė ēuditshme:
e njihni vetminė e plotė
nė gishtat e mi, si ka mundėsi qė e njihni?-
Ndėrsa soset tek unė taketuku qė dėgjoni
nė orėn qė rrjedh brenda pianos, poezisė, rrjetės,
e vetmja dėshirė ėshtė tė iki qė kėtu:
ndėrsa mbėshtillet dhe mbetet trupi im i thatė,
meqenėse njė herė kam thurrur
kėtė tė bukur rrjetė pėr veten time.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur