Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Sporti > Sportet amatoriale > Gjuetia dhe peshkimi

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 04-11-2012, 23:25   #1
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 7 Times in 7 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Thumbs up Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije



Krapi eshte nje peshk qe gjindet ne te gjithe boten eshte sjellur nga Azia .Ky peshk i perket ujrave te embla te lumejve ku eshte me i perhapur, por ka edhe ne Liqene, rezervuare te peshkut . Ne lumenjte tane gjindet ne Lumin Drini i Bardh, Sitnice, Drenice, Morave etj.
Shumzimi i Krapit fillon nga Maji deri ne Korrik pra ne vendet ku jane te ceketa dhe te ngrohta pjesen e perhersheme te ujeit me vegjetacion , veēanerisht ne zonat bottomland . Shumzimi i femrave qe ato mbajen eshte rrethe nje milion ikra qe ato te percaktuara ne dy ose tri cikle gjate shumzimit .mbarsimi i krapit shfaqet ne gjatesi prej rreth tridhjete centimetra ndryshe, sikurse ne masen e peshkimit.

Ushqimi i Preferuar

Krapi i vogel ne fillim ushqehet me planktona, dhe me pas, me bime neneujore, ikren e peshkut dhe kafsheve te tjera ujore ne uje.Me se shumti pjesen e jetes se tij Krapi e kalone ne pjesen e poshtme te ujit .Mundet me u rrit deri ne pesedhjete kilogram, me gjatesi prej 120 cm por keto jane shume te rralla raste. Konsideruar vleren e vertete ekonomike kapitale .Por eshte ne listen e peshkut, si per ekonomi nje ashtu per peshkim sportive. Deri tani Krapi me i madhe rredhe 100 kg eshte zene ne vitin 2008 ne nje vend te Azise nga peshkataret okulare.

Gjujtja e Krapit dhe Karremi

Peshkataret sportive duke perdorur metodat moderne per zenjen e krapit, parabolik shkopij , nailoni trashėsia 0,40-0,50, grepat me madhsi 4-1/0.krapi kryesisht zihet ne thellesi te ujit ,me sisteme te ndryshme , si me tape levizese sistem Anglez por ka edhe shum e shum metoda te tjera .me se shumti perdoret gjuetia me miser te ri apo te vjeter te ziher patate polubareni, gruri i ziher, bizele te fresketa, buke e bardhe skranja te zeza apo te kuqe .
Krapistat e gjuaj krapin me bojlia te posaēme ,pothuajse me te gjitha aromamat . krapi eshte peshk shum I fort , shume i ashper dhe fiksohet shume keshtuqe nuk shkohet ne peshkim pa meredov.Per peshkim te sukseseshm duhet qe vendi ku peshkohet te ushqehet sa me gjate dy tre dite perpara.
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-11-2012, 23:27   #2
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 7 Times in 7 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije

Disa gabime deri tek mossuksesi ne peshkimin e krapit


Qėndroni duke peshkuar dy tri netė dhe kurrsesi tė peshkoni ndonjė peshk.Edhe fati ėshtė njė ndėr faktorė por do tė mundohem tė pėrshkruaj njė listė tė shkurtė tė arsyeve pėrse nuk po mundemi me nxanė peshk tė madh,kjo ėshtė nga pėrvoja ime e cila mė ka ndodhė dhe secilit prej nesh mund t’i ndodhė.

1.Montimi (peri i zgjatur) se tepėrmi, qė mund tė mundėsoj qė krapi e merr karremin nė gojė e teston para se ta hudhė,apo montimi shumė i shkurtė dhe gjatė testimit – futjes nė gojė, krapi heton pengesat apo dyshon dhe nuk e merr karremin.

2.Krapi nuk gjendet ne vendin tuaj tė peshkimit, apo nuk e ka marshutėn e tij nė atė vend ku ju peshkoni.

3.Krapi nuk e merrė karrėmin tonė-ushqimin tė cilin ne ja servojmė,nga arsyeja se ka ushqim tė mjaftueshėm natyral, e cila mund tė ndodhė nė liqene, nė kohė tė caktuar tė ēdo viti.

4.Montimi mbėshtjellet gjatė gjuajtes, apo duke rėnė teposhtė nė thellėsi, apo edhe krapi kur ta pshtynė nga goja mund tė mbėshtillet, dhe bie nė pozitė tė keqe e qe krapi nuk mundet ta merr

5.Grepi i vogėl nė raport me karremin.Nėse doni tė pėrdorni grepa mė tė vegjėl atėherė duhet zgjatur penin i cili mundėson grepit mjaft hapsirė tė kryejė punėn e vet, dmth grepi ti ngulet krapit

6.Shumė ushqim nė raport me numrin e krapave tė cilėt qarkullojnė nė pozicionin tuaj.Kjo zakonisht ndodhė nė pranverė e hershme.Mė mirė mė pak tė ushqet pozicioni i juaj dhe sistemet te vendosen ne drejtime te ndryshme

7.Zhurma e tepruar- vendet me zhavor apo gurishte pėrcjellin edhe zhurmėn nė ujė kur ju tė lėvizni.Zhurma natyrale nė tė cilėn ėshtė adoptuar krapi nuk e pengon

8.Jeni duke e pėrdorur karremin i cili krapit i asocijon ne rrezik, shkak mundet tė jetė ngjyra e karremit,aroma apo pamja.Mund tė ndodhė qė karremin e njejtė e ka pėrbi ndonjė krap mė heret,ka ikur dhe mė nuk i afrohet atij lloj karremi (edhe pse thuhet se peshku mban mend vetėm 10 minuta)

9.Krapi nuk mund ta gjej karremin tuaj nga arsyeja se vendi ku peshkoni ėshtė i papėrshtatshėm pėr depėrtimin e krapit deri te karremi

10.Karremi thjesht ėshtė i padukshėm- kur peshkoni me plumb teper te rende dhe dyshemeja ėshtė me balte, dhe montimin tuaj e vendos ne baltė e bėnė tė padukshėm

Lokalizimi i krapit

Njėra ndėr parakushtet themelore dhe kryesore nė peshkimin e krapit definitivisht ėshtė lokalizimi i peshkut-krapit,mirėpo ėshtė vėshtirė tė gjindet krapi dhe tė lokalizohet.Nė vijim do ti paraqes disa varijante.

Lokalizimi i krapit tė jeni tė sigurtė se mė sė shumti ndikon nė suksesin tuaj nė peshkimin e krapit, i cili lokalizim merr njė kohė bukur tė gjatė dhe njė pjesė e peshkatarėve pothuajse nuk i kushtojnė rėndėsi kėtij faktori. Eshtė fakt se ky element e shpėrblen secilin krapist me rezultat tė kėnaqshėm gjatė peshkimit. Ma merr mendja se rrallė ndonjė krapist (po e quaj krapist peshkatarin i cili gjuan krap) del nga vetura e tij dhe vėzhgon shenjat elementare tė aktivitetit tė krapit nė sipėrfaqen e ujit.Gjithashtu duhet patur parasysh kushtet klimatrike, dhe nga tė gjitha kėto sė bashku secili prej nesh duhet tė nxjerr pėrfundime.


Paraprakisht, duhet ne liqenin qė do tė peshkosh hapi i parė duhet tė jetė mbledhja e informatave rreth atij vendi liqeni.

Hapi nė vazhdim ėshtė informatat mbi lėvizjen ditore dhe kohore nė intervale tė ndryshme gjatė ditės si dhe me ēka mė sė shumti ushqehet krapi nė atė liqe.Poashtu ndikimi i kohės si ndikon nė marrjen e ushqimit tek krapi. Egzistojnė mėnyra tė ndryshme tė lokalizimit tė krapit. Me shikim tė lėvizjeve tė tija nė ujė dhe me logjikė( pėrdorimi i logjikės sė shėndoshė)

Siq dihet krapi bėnė kėrcime mbi ujė, lėviz nė sipėrfaqe dhe shenjat e lėvizjjes janė tė dukshme. Shenjat vizuele janė tė sigurta, mirėpo nuk do tė thotė se aty ku kėrcen, lėviz, aty edhe do tė merr ushqim.Nga pėrvoja ime personale kam patur raste qė aty ku kėrcen aty edhe e merr ushqimin dhe me sukses kam peshkuar aty, mirėpo kjo nuk ndodh gjithnjė. Krapi nuk ushqehet gjatė tėrė ditės edhe pse mund tė populoj njė hapsirė bukur tė madhe tė liqenit.Ai nė intervale tė caktuara kohore ushqehet e jo tėrė ditėn, edhe pse ėshtė aty aktiv.Rol tė madh nė kėtė drejtim luan edhe drejtimi i erės i cili ndikon sepse gjatė erėrave tė forta shpesh ata gjenden nė cekėtina sepse nga valėt turbullohet njė pjesė e ujit dhe ata i nxit nė kėrkim tė ndonjė lloj ushqimi dhe i stimulon ata nė kėrkim tė ushqimit, njėkohsisht ndjehen mė tė sigurtė.

Vlen tė ceket se kėto cekėtina ėshtė thellėsia minimum 4 m e tutje .(sepse thellėsia ime e preferuar e pėshkimit ėshtė 6 deri 10 metra varėsisht prej liqenit)

Stimulim tjetėr i kėsa qė pėrshkrova pak mė lartė,ėshtė edhe niveli i oksigjenit nė ujė i cili krijohet me rastin e kėtyre valėve.Eshtė fakt se nė rast tė valėve, rrymimi i ujit nėn sipėrfaqe shkon nė drejtim tė kundėrt dhe nga kjo me kėto rrymime mund tė lėviz edhe lymi i fundit tė liqenit, dhe krapi mund tė kėrkoj nėse ėshtė zbuluar ndonjė ushqim qė ai zakonisht e kėrkon nė lym. Tek koha e mirė ėshtė mė ndryshe dhe krapisti duhet tė ketė parasyh shenjat vizuele, apo edhe shenjat e ushqimit tė krapit mbi sipėrfaqe tė ujit, apo nėn sipėrfaqe, e qė mbi sipėrfaqe tė ujit lajmėrohen fluska tė ajrit i cili lirohet me atė rast

Shpesh filtet nga peshkatarėt se sot nuk patėm fat, mirėpo fatit i paraprinė angazhimi direkt i juaji nė gjetjen e parametrave tė cekura mė lartė. Mbi tė gjitha duhet tė mbizotroj durimi dhe suksesi dhe rezultatet vijnė.
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-11-2012, 23:30   #3
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 7 Times in 7 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije



Mlyshi- I takon familjes se krapit (ciprinide). Mund te rritet ndonese ralle edhe deri ne 4-5 kilogram, mirepo llojet prej 2 kilogramesh gjenden me shpesh te varuura per grepin e peshkatarit dhe konsiderohen si nje gjah qe vlen te peshkohet. Eshte shume perhapur ne ujerat fushore mirepo gjendet edhe ne ujerat e lartesive. Edhe mlyshi,perderisa eshte me I ri,jeton ne grupe,te cilat udhehiqen nga peshqit me te medhenj.

Kur mlyshi te rritet nuk e duron shoqerine e vellezerve dhe te motrave te veta.Si egzamplar I peshkatarise sportive konsiderohet si shume atraktiv dhe interesant dhe peshkimi I tij konsiderohet si sport aktiv. Perveē ujerave rrjedhese,mund te gjendet edhe ujerat akumuluese.Shumohet ne maj dhe ne qershor femra e mlyshit eshte shembulli I plleshmerise.ne dy deri ne tre tendime hjedh nga trupi deri ne 100.000 ikra.

Me ēfar ushqehet:

Mlyshi nuk e zgjedh ushqimin.Ushqehet me barnishta nenujore njelloj sikurse me fruta siq janė: malina,qershija,dredheza,rrush,kumbulla dhe duda.nuk ia fal jeten as peshqve me te vegjel,bretkosave te vogla dhe krrabave. Sa I perket insekteve,shumica e tyre,duke perfshire edhe mizzen shtepiake jane embelsira te verteta per mlyshin. Me endje kafshion edhe mbeturinat e kafsheve shtepiake gjaknxehte:zorret e kafsheve,gjakun e ngjizur,melēine e shtazeve bile edhe copezat e mishit dhe te sllanines,posaqerisht gjate periudhes se dimrit. Ponjashtu atakon edhe mizat artificiale dhe mashtrueset.Pasiqe eshte gjithēkangrenes nė menynė e ushqimit tė tij gjenden edhe gruri, misri buka ,krimba etj.etj.

Duhet te pranoni se ka nje numer te madhe te mjeteve dhe gjesendeve joshese dhe nese kesaj I shtoni edhe faktin se eshte jashtezakonisht kureshtar,I pa zene bese dhe luftarak kur zihet me grep atehere mund te konsiderohet peshk sportive ne kuptimin e plote te fjales.Mishin e ka te shijshem,por ka shume hala te vogla..

Menyra e peshkimit:

Sukses me te madh gjate peshkimit te mlyshit do te keni nese I perdorni karremet natyrore, me tape ne “vozitje”,mirepo ne ate menyre qe te mbeteni pa u vėrejtur,ose ne thellėsi nė pritje. Mlyshi eshte kryesisht peshk i cili jeton nė grup, prandaj eshte e mjaftueshme qe udheheqesi I grupit te signalizoje rrezikun dhe te gjithe peshqit do te largohen me shpejtesi. Ngjajshem ndodh edhe nese nga grupi(turma)e nxjerrni nje peshk pak me te madh.Atehere lirisht ndrroni vendin dhe kthehuni perseri pas nje-dy ore. Edhe te mlyshi mund te perdoren mashtruese te ndryshme, poashtu peshkohet me mize sikurse edhe trofta.Disa peshkatare perdorin miza mashtruese te cilat terhiqen mbi uji me topth tė ujit (vaser kugell) dhe peshkimi i tille eshte mjaft i sukseshem.

Duhet ditur se mlyshi qendron ne ujerat e shpejta pas pengesave te cilat e shpejtojne ujin e qete,mirepo mund te qendron edhe ne ujerat e ceketa,posaqerisht gjate veres,ne vendet e fresketa,nen hije,afer bregut te ujit,nen ura,mirepo sidoqofte gjendet me se shpeshti te grykat e lumenjve ne vendin e derdhjes se perrenjeve dhe lumenjeve me te vegjel
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-03-2019, 23:11   #4
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,469
Thanks: 10,720
Thanked 5,802 Times in 2,759 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 186
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije

Vazhdi me gjuajtjen e troftės, o J-W
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur