Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ungjillor

Ungjillor Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, Kėtu mblidhemi tė gjithė besimtarėt ungjillor tė tė gjitha bashkesive tė ndryshme pėr tė bekuar njėri-tjetrin me fjalėn e Zotit tonė Jezus Krisht dhe deshmitė tona personale.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-06-2017, 19:08   #1
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 604
Thanks: 90
Thanked 303 Times in 201 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 37
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

Ferri, pėrse njeriu nxitet nga njė nevojė e thekshme e besimit se e keqja do tė ndėshkohet?

E spikatur ėshtė ngjashmėria mes pjesėzės evangjeliste tė cituar dhe njė pasazhi nga Libri i tė Vdekurve: “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”.

Kėto fjalė janė shkruajtur 1500 vite pėrpara Krishtit. Prej teksteve tė tillė buron e vėrteta e Krishtėrimit, tė vėrteta ashtu si universaliteti ku bazohen tė gjithė besimet fetarė dhe qė nuk u ka munguar asnjėherė njerėzve




Ekziston ferri? Dhe nėse ekziston, cilėt janė kriteret pėr t’u futur apo pėr t’u “arratisur” prej tij? Janė kėto dy pikėpyetjet e mėdha tė ngritura nga diskutimi i fuqishėm i Papa Franceskut kohė mė parė, kur e ka ngritur zėrin kundėr “kujt jeton nė tė keqen, blasfemon, shfrytėzon tė tjerėt, i tiranizon, jeton vetėm pėr paratė, vanitetin, pushtetin”. Kur ka bėrė thirrje qė tė bėhet kujdes dhe “tė mos vendoset shpresa tek paratė, tek krenaria, tek pushteti, tek vaniteti”. Kur ka thėnė se tė korruptuarit nuk do tė jenė tė lumtur “nė anėn tjetėr dhe pėr ta do tė jetė e vėshtirė tė shkojnė tek Zoti”. Kur ka folur kundėr atyre “qė prodhojnė armė pėr tė nxitur luftėra, qė janė tregtarė vdekjeje dhe bėjnė tregtinė e vdekjes”. Kundėr kėtyre, Papa ka deklaruar se “do tė vijė njė ditė kur tė gjithė do tė duhet tė pėrgjigjen para Zotit”.

Fjalė qė mė kanė kujtuar dorėn e ngritur tė fra Kristoforit nė shtėpinė e don Rodrigos dhe shprehjen e famshme te tij se “do tė vijė njė ditė”, nė kapitullin e gjashtė tek tė “Tė premtuarit pėr martesė”. A ekziston gjykimi dhe ferri qė e pason atė? A ekziston pra njė logjikė e botės, ku liria duhet tė pėrgjigjet? Apo mos kjo ditė nuk do tė vijė dhe nuk do tė ketė gjykim, sepse nuk ekziston logjikė mė e madhe se e njeriut, dhe bota ėshtė vetėm e tė pushtetshmėve dhe mashtruesve?

Shumė larg tė dėrguarit nė trishtimet e ferrit dhe skenarėt groteskė me djaj dhe tridhėmbėsh tė nxehtė, ekzistenca e Ferrit tė ēon tek kuptimi kompleksiv i botės: nėse kjo udhėhiqet nė finale nga njė logjikė e tė mirės dhe drejtėsisė, tė cilės liria i duhet t’i pėrgjigjet (duke u bėrė e pėrgjegjshme), apo ndoshta jo, sepse ekziston vetėm arbitri dhe vullneti i pushtetit tė individėve nė konkurrencė mes tyre.

Qė nė kohėn e tij, Platoni ushqente bindjen se e pėrtejmja rezervon “diēka shumė mė tė mirė pėr tė mirėt dhe jo pėr tė kėqinjtė” dhe Kanti ka ana e tij ka pohuar: “Nuk gjejmė asgjė qė tė na ofrojė mundėsinė e krahasimit nė lidhje me fatin tonė nė njė botė tė ardhshme, pėrveē gjykimit tė ndėrgjegjes sonė, ajo qė gjendja jonė e tanishme morale na lejon tė gjykojmė nė mėnyrė racionale” (Fundi i tė gjithė gjėrave).

Tė gjithė besimet e mėdhenj fetarė mėsojnė se shpirti do tė gjykohet: egjiptianėt, pėrmes imazhit tė psikostazisė dhe peshės sė shpirtit (e rimarrė edhe nė mesjetėn e krishterė), Zoroastrizmi dhe Islami pėrmes simbolit tė urės eskatologjike, e hollė sa njė fije floku, mbi tė cilėn shpirtėrat e rėnduar prej mėkatit do tė bien pa shpėtim, Induizmi dhe Budizmi pėrmes konceptit tė karmas qė pėrcakton rimishėrimet e ardhshėm. Skenari ėshtė kudo i njėjtė: 1. Ka njė logjikė qė strukturon ecurinė e botės. 2. Liria njerėzore thirret tė pėrgjigjet. 3. Cilėsia e pėrgjigjes pėrcakton gjykimin qė pret, kur liria do tė vihet pėrballė logjikės kozmike. 4. Gjykimi mund tė rezultojė negativ. Ai qė krishtėrimi e quan Ferr, nga pikėpamja laike ėshtė dėshtimi, nė kuptimin qė liria mund tė dėshtojė dhe njė ekzistencė e tėrė rezulton e ēuar dėm.

Duke pėrmendur tė korruptuarit, trafikantėt e njerėzve, tregtarėt e vdekjes dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė ata, brendėsia e tė cilėve ėshtė e mbushur me lakmi dhe zili, papa Franēesku nuk ka bėrė gjė tjetėr pėrveēse ka pėrsėritur sovranitetin e tė mirės dhe drejtėsisė (qė njė i krishterė e quan Zot) nė kėtė botė, si dhe pėrgjegjėsinė qė vjen si pasojė e saj, qė ėshtė ai element qė imponon njė jetė nė lartėsinė e kėtij rregulli fisnik. Natyrisht, prej kėsaj nuk buron aspak siguria e ekzistencės sė Ferrit-Parajsės dhe tė Zotit, tė gjithė kėto do tė mbeten gjithmonė objekt i fesė. Prej kėsaj buron njė pyetje pėr ēdo njeri tė pėrgjegjshėm: dashuria pėr tė mirėn dhe pėr drejtėsinė qė ndonjėherė ndizet brenda nesh ėshtė vetėm njė dėshirė e zjarrtė personale, apo ėshtė manifestimi i njė logjike mė tė madhe, tė cilės ne i pėrkasim qė nė krye tė herės?

Vijmė tek pyetja e dytė e ngritur prej diskutimit profetik tė Papės, ajo e kritereve qė nė gjykimin pėrfundimtar do tė pėrcaktojnė humbjen apo shpėtimin. Tradita e krishterė pohon nga njėra anė se cili shpėton falė besimit, nga ana tjetėr cili shpėton falė tė mirave qė bėn. Po kujt i takon parėsia? Besimit apo tė mirės qė ke praktikuar? Dhe kush do tė shkojė nė Ferr: jobesimtarėt, apo ata qė kanė bėrė keq? Edhe sot e kėsaj dite, disa tė krishterė mbėshtesin alternativėn e parė, duke kėmbėngulur pėr parėndėsinė e dimensionit etik pėr fatin pėrfundimtar qė na pret, luajtur nė tėrėsinė e vet nė aderimin tek “skandali” i besimit pėr tė cilin fliste shėn Pali dhe qė ėshtė ilustruar nė shprehjen e famshme tė Luterit, i cili ftonte qė njerėzit edhe pse mėkatonin, tė paktėn tė besonin mė shumė (pecca fortiter sed fortius crede).

Pak ditė mė parė, Papa ka thėnė ekzaktėsisht tė kundėrtėn: nė Ferr do tė shkojnė ata qė bėjnė keq, tė korruptuarit, ata qė jetojnė pėr paranė dhe i bėjnė keq tjetrit. Eshtė mendimi i Jezusit, i cili nė Ungjill paraqet kriteret e gjykimit final tė bazuar jo nė aderimin doktrinal, por tek praktikimi i tė mirės: “Kisha uri dhe mė ngopėt, kisha etje dhe mė dhatė pėr tė pirė…” (Mateu, 25, 35 dhe 42).

Edhe kjo ėshtė njė bindje universale. Pėr t’u kufizuar tek feja e Egjiptit tė lashtė, nė peshėn e shpirtit tė tė vdekurit, si kundėrpeshė shėrbente penda e perėndeshės Maat, personifikim i Drejtėsisė. Por edhe mė e spikatur ėshtė ngjashmėria mes pjesėzės evangjeliste tė cituar dhe njė pasazhi nga Libri i tė Vdekurve: “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”. Kėto fjalė janė shkruajtur 1500 vite pėrpara Krishtit. Prej teksteve tė tillė buron e vėrteta e Krishtėrimit, tė vėrteta ashtu si universaliteti ku bazohen tė gjithė besimet fetarė dhe qė nuk u ka munguar asnjėherė njerėzve. Dhe pikėrisht pėrmes kėsaj gjuhe, papa Francesku u drejtohet tė gjithė atyre qė duan drejtėsinė, pavarėsisht se cilės fe apo popull i pėrkasin.

Vito Mancuso /la reppublica
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2019, 13:38   #2
Alessandro Cagliostro
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Mar 2019
Vendndodhja: Modena Itali
Posts: 88
Thanks: 1
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Alessandro Cagliostro ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

E Keqia nuk egziston ashtu sic ne e njohim. Egziston paaftesia e zgjidhjes se problemit dhe kete problem ne e quajme te keqe.

Aftesia per te zgjidhur problemet na shperblehet me eksperience dhe sasia e eksperiences rrit koshiencen e individit. Me pak fjale te keqen nuk duhet ta shohim si nje kufizim ndaj te ciles duhet te ruhemi por si nje problem te pazgjidhur i cili ka nevoje per nje zgjidhje.

Bota eshte nje shkolle gjigande ku njeriu sprovohet me nje shumllojshmeri problemesh te cilat ai duhet ti kaloje. Po ju jap nje shembull : Nje biznesmen falimenton dhe humbet gjithcka. Kjo per shum quhet nje e keqe por ne realitet eshte nje problem ekonomik i pa zgjidhur. Edhe pse ka falimentuar problemi eshte ende ne kohe per tu zgjidhur dhe zgjidhja ka disa rruge. Kjo do te thote qe sado qe individi mendon se eshte i deshtuar dhe fatkeq ne realitet ai eshte brenda nje problemi ende te pazgjidhur. Ndoshta zgjidhja do ishte qe ai te nderonte profesin ose te nderonte sipermarie kjo do varej nga aftesia e kuptimit te problemit.

Konkluziini eshte se nese shmangim fjalen e Keqe me problem atehere hapet nje alternative me e gjere e zgjidhjes dhe nuk kemi te bejme me me viktima por me mundesi.

Nese ne do i ndanim gjerat ne te mira dhe ne te keqija do vendosnim padashje kufinj dhe do kishim shume kufizime duke ritur paaftesine e koshiences per te fituar eksperience. Pra nje ndryshim i kendveshtrimit do na hapte nje rruge te re te zgjidhjeve te problemeve jetesore.

E keqia eshte nje iluzion apo nje frike e indikuar nga kisha si qellim per kufizimin e aftesive te njeriut per gjetjen e alternativave te reja te zgjidhjes se probkemeve jetesore apo sociale.

Te perballesh me te keqen do te thote te zgjidhesh problemet. Te shmangesh te keqen thjeshte renditesh te viktimat dhe kufizimet duke u futur ne paaftesine e reagimit ndaj nje situate problematike.

E Keqia nuk ndershkohet ajo thjeshte zgjidhet.

Dikush ka frike nga erresira sepse sipas tij aty ndodhet dicka e keqe e panjohur. Problemi zgjidhet nese e ndricojme kete erresire dhe ky quhet kendveshtrim i ri i zgjidhjes se problemit nga frika e te keqes.

Zoti as qe ka te beje fare me te keqen. Per zotin nuk egziston as e mira dhe as e keqia sepse vet zoti nuk mund te kategorizohet ne kete menyre. Nese shohim nje luan qe ha nje antilope kush mendoni se eshte i keqi ? Sipas zotit i keqi eshte ai qe mendon ne kete menyre duale. Sepse luani nuk mund te haje bare dhe antilopa nuk mund te fluturoje cdo gje eshte nje cikel jetesor i natyres ku shfqen dhe zgjidhen probleme.

Kategorizimi e keqe e mire eshte gabim i qellimshem dhe qellimi eshte qe te mos zgjidhen problemet dhe njeriu te mbetet viktime e problemeve. Nese je viktime e problemeve do varesh nga kisha dhe kisha do te te shese shprese ndersa ti do ta paguash me jete.

Kisha te premton se do fitoje mbi te keqen por diten qe do te vdesesh do shperblehesh me nje bilete per ne parajse, por me pare duhet tu japesh jeten ne formen e skllaverise.

Mos pranoni kure te trembeni nga e keqia shikojeni si nje probkem. Askush nuk mundet tju shpetoje nga problemet tuaja dhe mos pranoni asnje lloj premtimi dhe asnje lloj pagese skllaverie. Ne bote ka vetem nje menyre te kryerjes se eksperiences te jetosh jeten tende i varur ne aftesite e tua te zgjidhjes se problemeve. Problemet nuk munden te delegohen dhe askush nuk mundet ti shkembeje me shpresa ne te ardhmen.

Ata qe ju premtojne mbrojtje nga e keqia apo nje zgjidhje thjeshte ju genjejne qe ju te beheni vartes dhe skllever te bindur ne kembim te nje premtimi qe do ju shperblehet mbas vdekjes.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Alessandro Cagliostro : 04-06-2019 nė 14:10
Alessandro Cagliostro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2019, 14:23   #3
Marsel
Anėtar
 
Data e antarėsimit: May 2017
Posts: 47
Thanks: 2
Thanked 8 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Marsel ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Aleandro Shiko postimin
[B] “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”.
Me te vertet ? Atehere cfare te duhet Jezusi ne kryq ?! Ti do dalesh plot krenari edhe do ti thuash Atit te Shenjite une nuk kam vjedhur , une nuk kam genjyer , une nuk jam imoral - edhe perse gjerat me te cuditeshme je duke pare ne ...hub , bashke me ty edhe une- edhe shume te tjera.

Madje nuk ke thene asgje te keqe kurre kundra askujt.

Citim:
And the tongue is a fire, a world of unrighteousness. The tongue is set among our members, staining the whole body, setting on fire the entire course of life, and set on fire by hell.
James 3:6
Citim:
For the wages of sin is death, but the free gift of God is eternal life in Christ Jesus our Lord.

Romans 6:23
Edhe jo ne sensin falas/free pra beni cfare te doni, por 'falas ne Jezusin' ku ligj i ri edhe mbi te cilin do gjykohemi eshte ky : Duaje mbi te gjitha Perendine me te gjithe zjarrin e zemres tende edhe duaje gjitonin si vetja jote. Pastaj gjithcka tjeter buron prej ketyre te dyjave.

P.S Alessandro rrofsh vella sepse behesh shkak per mua qe te shikoj threade qe ndryshe nuk do ti vizitoja.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Marsel : 04-06-2019 nė 14:32
Marsel nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-06-2019, 14:46   #4
Marsel
Anėtar
 
Data e antarėsimit: May 2017
Posts: 47
Thanks: 2
Thanked 8 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Marsel ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

Madje per te shkuar pak me tej edhe per ta cimentuar kete fakt : Po te shikoni ne bibel problemi i Jezusit me fariseet - qe sipas bibles edhe Jezusit do shkojne ne ferr- ishte se benin pikerisht kete gje. Ne aparence te jashtme dukeshin hyjnor por ne brendesi ishin te mykur deri ne maksimum. Tekstet fetare i dinin verbatim edhe ne ceshtjet liturgjike ishin perfekt edhe preciz. Madje madje edhe para - me shumice- u jipnin nevojtareve por gjithmone atje ku sa me shume sy i shikonin ......! Ishin gati qe edhe boten ti jepnin Perendise pervec zemres se tyre ....

Por Jezusi jo vetem qe nuk i mbeshteti por u tha : E dini si eshte puna ? Ju do shkoni ne ferr ... nuk ka gje qe ju shpeton nga gjykimi i drejte qe po ju vjen. Madje kjo ishte arsyeja perse fariseet nuk e pranuan .....

Ne anen tjeter 2 te shpetuarit e pare ishin : 2 hajdutet qe ishin bashke me te kur Jezusi ishte ne ate kryq. Apostoli Pauli deri ne momentin e konvertimit ka qene duke persekutuar edhe duke vrare te krishter !!!!!

Sa me e qarte mund te behet ?

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Marsel : 04-06-2019 nė 15:08
Marsel nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-06-2019, 22:24   #5
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 259 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alessandro Cagliostro Shiko postimin
E Keqia nuk egziston ashtu sic ne e njohim. Egziston paaftesia e zgjidhjes se problemit dhe kete problem ne e quajme te keqe.

Aftesia per te zgjidhur problemet na shperblehet me eksperience dhe sasia e eksperiences rrit koshiencen e individit. Me pak fjale te keqen nuk duhet ta shohim si nje kufizim ndaj te ciles duhet te ruhemi por si nje problem te pazgjidhur i cili ka nevoje per nje zgjidhje.

Bota eshte nje shkolle gjigande ku njeriu sprovohet me nje shumllojshmeri problemesh te cilat ai duhet ti kaloje. Po ju jap nje shembull : Nje biznesmen falimenton dhe humbet gjithcka. Kjo per shum quhet nje e keqe por ne realitet eshte nje problem ekonomik i pa zgjidhur. Edhe pse ka falimentuar problemi eshte ende ne kohe per tu zgjidhur dhe zgjidhja ka disa rruge. Kjo do te thote qe sado qe individi mendon se eshte i deshtuar dhe fatkeq ne realitet ai eshte brenda nje problemi ende te pazgjidhur. Ndoshta zgjidhja do ishte qe ai te nderonte profesin ose te nderonte sipermarie kjo do varej nga aftesia e kuptimit te problemit.

Konkluziini eshte se nese shmangim fjalen e Keqe me problem atehere hapet nje alternative me e gjere e zgjidhjes dhe nuk kemi te bejme me me viktima por me mundesi.

Nese ne do i ndanim gjerat ne te mira dhe ne te keqija do vendosnim padashje kufinj dhe do kishim shume kufizime duke ritur paaftesine e koshiences per te fituar eksperience. Pra nje ndryshim i kendveshtrimit do na hapte nje rruge te re te zgjidhjeve te problemeve jetesore.

E keqia eshte nje iluzion apo nje frike e indikuar nga kisha si qellim per kufizimin e aftesive te njeriut per gjetjen e alternativave te reja te zgjidhjes se probkemeve jetesore apo sociale.

Te perballesh me te keqen do te thote te zgjidhesh problemet. Te shmangesh te keqen thjeshte renditesh te viktimat dhe kufizimet duke u futur ne paaftesine e reagimit ndaj nje situate problematike.

E Keqia nuk ndershkohet ajo thjeshte zgjidhet.

Dikush ka frike nga erresira sepse sipas tij aty ndodhet dicka e keqe e panjohur. Problemi zgjidhet nese e ndricojme kete erresire dhe ky quhet kendveshtrim i ri i zgjidhjes se problemit nga frika e te keqes.

Zoti as qe ka te beje fare me te keqen. Per zotin nuk egziston as e mira dhe as e keqia sepse vet zoti nuk mund te kategorizohet ne kete menyre. Nese shohim nje luan qe ha nje antilope kush mendoni se eshte i keqi ? Sipas zotit i keqi eshte ai qe mendon ne kete menyre duale. Sepse luani nuk mund te haje bare dhe antilopa nuk mund te fluturoje cdo gje eshte nje cikel jetesor i natyres ku shfqen dhe zgjidhen probleme.

Kategorizimi e keqe e mire eshte gabim i qellimshem dhe qellimi eshte qe te mos zgjidhen problemet dhe njeriu te mbetet viktime e problemeve. Nese je viktime e problemeve do varesh nga kisha dhe kisha do te te shese shprese ndersa ti do ta paguash me jete.

Kisha te premton se do fitoje mbi te keqen por diten qe do te vdesesh do shperblehesh me nje bilete per ne parajse, por me pare duhet tu japesh jeten ne formen e skllaverise.

Mos pranoni kure te trembeni nga e keqia shikojeni si nje probkem. Askush nuk mundet tju shpetoje nga problemet tuaja dhe mos pranoni asnje lloj premtimi dhe asnje lloj pagese skllaverie. Ne bote ka vetem nje menyre te kryerjes se eksperiences te jetosh jeten tende i varur ne aftesite e tua te zgjidhjes se problemeve. Problemet nuk munden te delegohen dhe askush nuk mundet ti shkembeje me shpresa ne te ardhmen.

Ata qe ju premtojne mbrojtje nga e keqia apo nje zgjidhje thjeshte ju genjejne qe ju te beheni vartes dhe skllever te bindur ne kembim te nje premtimi qe do ju shperblehet mbas vdekjes.
E keqja eshte mungesa e te mires padiskutim. Nese te jepet mundesi te besh mire dhe qe di ta besh te miren dhe nuk e ben atehere ke bere te keqen.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-06-2019, 23:25   #6
SystemA
Shqiptar....mer
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 45,403
Thanks: 15,050
Thanked 8,890 Times in 5,995 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 388
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Question Pėrgjigje e: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

Cfare shprese ka per te vdekurit?

Bibla premton: te vdekurit e tu do te rijetojne....zgjohuni.Dhe gjithashtu thote: Te drejtet do te trashegojne token dhe do te banojne gjithmone mbi te.

Sipas Isaia 26:19,psalmi 37:29.

Libri i kujtimit pika 16-te.

Atehere do te shikoni perseri ndryshimin ndermjet te drejtit dhe te pabesit,ndermjet atij qe i sherben perendise(VDEKSIT-shenimi IM),dhe atij qe nuk i sherben atij.

Malakia 3,4 faqja 974-er.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2019, 10:05   #7
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Posts: 2,625
Thanks: 110
Thanked 259 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 35
Alkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėmAlkoma i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Cfare shprese ka per te vdekurit?

Bibla premton: te vdekurit e tu do te rijetojne....zgjohuni.Dhe gjithashtu thote: Te drejtet do te trashegojne token dhe do te banojne gjithmone mbi te.

Sipas Isaia 26:19,psalmi 37:29.

Libri i kujtimit pika 16-te.

Atehere do te shikoni perseri ndryshimin ndermjet te drejtit dhe te pabesit,ndermjet atij qe i sherben perendise(VDEKSIT-shenimi IM),dhe atij qe nuk i sherben atij.

Malakia 3,4 faqja 974-er.
Pikerisht do ta shohim atehere kur te vije Jezusi, ndryshimin mes besimtarit dhe jobeismtarit.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
Jeta eshte sakrifice, pa sakrifice NUK ka jete.
Nuk ka Zot tjeter pervec Trinise dhe Jezusi eshte Biri i Perendise.
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur