Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Gjuha shqipe

Gjuha shqipe “Gjuha jonė sa e mirė!/ Sa e ėmblė, sa e gjerė!/ Sa e lehtė, sa e lirė!/ Sa e bukur, sa e vlerė!” Naim Frashėri

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-05-2018, 09:39   #1
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 7,131
Thanks: 8,148
Thanked 3,734 Times in 1,988 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 159
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Eqrem Ēabej mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij



Kur shtrohet problemi i burimit tė njė populli, ai do tė shikohet tė zgjidhet mė fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimėsisė sė gjuhės sė tij sesa nga pikėpamja etnike, sepse mė shumė se elementet e tjera gjuha ėshtė karakteristika qė dallon njė popull nga tė tjerėt.
Njė problem i tillė ndėrkaq, pėr ēdo popull, tė ēdo vendi qoftė e tė ēdo kohe, paraqitet kompleks, dhe pėr kushtet shqiptare veēanėrisht i komplikuar. Kompleks: sepse nė formimin e njė populli si njė njėsi mė vete e me tipare vetjake qė e dallojnė nga popujt e tjerė, kanė pjesė, sikundėr dihet, rrethana tė ndryshme tė karakterit gjeografik dhe procese tė shumėfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhėsore.
I komplikuar: nė kėtė fushė tė studimeve shqiptare ėshtė shumė e ndjeshme mungesa e burimeve historike e tė shkrimit. Megjithatė, dija e re shqiptare, edhe me kėtė varfėri burimesh, me mjetet qė ka nė dorė pėrpiqet t’i afrohet zgjidhjes sė kėtij problemi. Dhe ka arritur nė kėtė lėmė rezultate qė mbeten, e qė kanė zėnė vend dhe nė fushėn shkencore ndėrkombėtare. Pėr vetė karakterin kompleks tė ēėshtjes edhe metoda pėr t’u zbatuar kėtu duhet tė jetė komplekse. Aty duhet tė bashkėpunojnė disa disiplina shkencore. Sidomos vijnė nė vėshtrim aty gjeografia historike, historia, gjuhėsia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njėrės ndėr kėto fusha duhet tė merren parasysh e tė vlerėsohen nė masėn e duhur nga disiplinat e tjera, tė kombinohen me rezultatet e tyre, qė tė pėrmblidhen faktet e shumėllojshme nė disa parime tė pėrgjithshme, nė disa fakte mė tė sigurta, pėr tė arritur kėshtu disi nė njė sintezė.
Shqiptarėt janė autoktonė ose anas nė Gadishullin Ballkanik, duke qenė qė rrojnė aty qė nga kohėt e lashta parahistorike. Ata janė bashkė me grekėt populli mė i moēėm i kėsaj treve, janė trashėgimtarė tė situatės etnike tė periodės sė lashtė nė kėtė pjesė tė Europės Juglindore. Nė kėto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do tė thotė me fjalė tė tjera kėtė: Stėrgjyshėt e shqiptarėve, ai popull qė ka folur gjuhėn nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ē’emėr njihej nė kohėt antike nė Ballkan? Prej cilit popull tė lashtė tė kėtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarėt e sotėm?
Nė shekullin e kaluar u pėrhap shumėkund hipoteza se shqiptarėt ishin stėrnipėt e pellazgėve. Kjo hipotezė a teori, e themeluar nė tryezė tė dijetarėve tė huaj, pati jehonė tė gjerė nė lagjen e poetėve e shkrimtarėve shqiptarė tė Shqipėrisė e tė Italisė. Ajo gjeti njė truall pjellor nė idetė e romanizmit, i cili nė Europėn Juglindore u pėrhap mė vonė, nė njė kohė kur nė Perėndim kishin dalė rryma letrare tė tjera. Teoria pellazge ndėrkaq mė vonė ra poshtė. Pellazgėt nė burimet greke e romake pėrmenden si njė shtresė etnike paragreke, jo mė ekzistuese nė periodėn antike. Autorė si Herodoti e Straboni flasin pėr ta pėr njė kohė mė tė lashtė dhe i paraqesin si njė popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me njė gjuhė tė ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnė nė zonėn e Detit Egje, kryesisht nė Tesali, me pėrhapje mė njė anė nga Epiri, mė anė tjetėr nga Azia e Vogėl, nga Kreta e nga ishuj tė tjerė tė zonės egjeane. Ata paraqiten ndėrkaq gjithkund si njė popull legjendar, i mbuluar me mjegullėn e njė miti, popull pa konsistencė historike konkrete. Ndonėse nė kohė tė reja janė pohuar disa lidhje tė tyre me ilirėt e me trakasit, duhet thėnė se ai element etnik e gjuhėsor qė mund tė quhej, me shumė rezervė, pellazg, pėr shumė arsye, edhe tė karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi pėr tė pohuar me njė farė baze vėrtetėsie shkencore njė birėri pellazge tė popullit shqiptar.
Duke u nisur nga njė platformė mė reale, pėr sqarimin e problemit tė burimit, do t’i sillemi pikėsėpari historisė si vazhdim i situatės parahistorike nė Gadishull tė Ballkanit. Kjo trevė e Evropės Jugore, nė periodėn antike ka qenė e banuar prej disa popujsh, popuj tė ndryshėm nga ata tė sotmit dhe tė ndryshėm edhe nga njėri-tjetri. Dihet se nė viset perėndimore tė Gadishullit kanė banuar ilirėt, nė viset lindore trakasit, nė anėt jugore grekėt, nė qendėr makedonėt, tė cilėt kanė qenė tė ndryshėm nga grekėt edhe me njė gjuhė mė vete, sipas Herodotit me “gjuhė barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lėnė mėnjanė disa popullsi mė tė vogla, si fiset iranike nė pjesėn lindore tė Gadishullit dhe disa fise kelte nė viset veriperėndimore e qendrore, kjo ka qenė gjendja etnike nė epokėn greko-romake. Nė kėtė mes shtrohet pyetja se prej cilit nga kėta popuj zbresin shqiptarėt, prej cilės nga gjuhėt e tyre rrjedh gjuha shqipe. Nė kėtė problematikė grekėt, ose si quheshin nė atė kohė, helenėt, pėrjashtohen vetvetiu, si njė popull i ndryshėm nga populli shqiptar. Pėrjashtohen gjithashtu dhe makedonėt e vjetėr, si njė popull relativisht i vogėl dhe gjeografikisht mė nė skaj tė truallit gjuhėsor tė shqipes, ndonėse pėr punė tė afėrsisė territoriale disa lidhje nuk mund tė mohohen kryekrejet. Nė kėto rrethanat dy janė popujt qė vijnė nė vėshtrim si tė parėt e shqiptarėve, ilirėt dhe trakasit.
Ilirėt kanė qenė njė ndėr popujt e mėdhenj tė Europės sė lashtė. Duke lėnė mėnjanė pėrhapjen e tyre nė kohėt parahistorike, nė periodėn historike ata shtriheshin qė nga anėt e Istrisė afėr Triestės nė veriperėndim e nga viset afėr brigjeve tė Danubit nė veri gjer nė gjirin e Artės sė Ēamėrisė nė jug, qytet qė aso kohe quhej Ambrakia. Kėshtu fiset ilire banonin viset e sotme tė Shqipėrisė me Ēamėri, tė Malit tė Zi, Bosnjes e Hercegovinės, Dalmacisė e Kroacisė, pra gjithė bregdetin lindor tė Adriatikut me hinterlandin pėrkatės. Tė fisit ilir kanė qenė pas gjithė gjasėsh edhe mesapėt e japigėt e Apulisė nė Itali Jugore. Nė lindje fiset ilire mbėrrinin gjer nė anėt e lumenjvet Vardar e Moravė nė Maqedoni Veriore e nė Kosovė, njė trevė qė nė lashtėsi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe nė njė pjesė tė Serbisė sė sotme. Nė ato anė ilirėt ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u pėrzier me to.
Edhe trakasit kanė qenė njė ndėr popujt e mėdhenj tė Europės sė lashtė: Herodoti e quan popullin mė tė madh pas indasve. Shkonin qė prej kufijve tė ilirėve nė perėndim e gjer nė brigjet e Detit tė Zi nė lindje, prej Detit Egje nė jug e gjer nė malet e Karpateve nė Veri. Pėrfshinin kėshtu njė pjesė tė Greqisė e tė Turqisė europiane tė sotme, Bullgarinė, Rumaninė e njė pjesė tė Hungarisė e tė Polonisė. Pėr fatet historike tė kėtyre popujve e tė fiseve tė tyre, nga mungesa e materialit burimor pėr tė cilin u fol mė sipėr, shumė pak jemi nė gjendje tė dimė, dhe kjo errėsirė njohurish shtohet sa mė lart tė ngjitemi nė lashtėsi tė kohėve. Dimė p.sh. qė koncepti edhe emri ilir erdhi e u pėrhap vetėm me kohė, duke dalė prej njė popullsie me kėtė emėr e duke pėrfshirė edhe fise etnikisht e gjuhėsisht tė afra. Ky emėr nė epopetė e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjė populli tė veēantė, si ai i dardanėve dhe ai peonėve, tė cilėt nė kohė historike kanė banuar nė veri tė makedonėve, del nė skenė tė historisė shumė mė pėrpara se emri i pėrgjithshėm i ilirėve. Dihet gjithashtu qė kėta popuj tė lashtė tė Ballkanit, nėn ndikimin e qytetėrimit greko-romak, e sidomos me zotėrimin e gjatė tė Perandorisė Romake, me kohė pjesėrisht u greqizuan, e pėr njė pjesė tė madhe u romanizuan. Me fjalė tė tjera kėta, pa u zhdukur si popuj, me kohė u asimiluan: lanė gjuhėt e veta dhe morėn vise-vise greqishten, vise-vise nė pjesėn mė tė madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nėpėr qytete, nėpėr qendra administrative e ushtarake ku romakėt kishin ngulur garnizonet e tyre. Nėpėr vise malore ndėrkaq asimilimi nuk arriti tė kryhej kryekrejet. Popullsitė vendase ruajtėn mė gjatė karakterin e tyre etnik dhe gjuhėn e tyre. Ndonjėri nga kėta popuj bile i shpėtoi gjer nė fund romanizimit. Dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė populli shqiptar, i cili duhet tė jetė pasardhės i njėrit nga kėta popuj (a fise) tė paromanizuar.
Ēėshtja e birėrisė, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes sė njė populli tė sotėm prej njė tė lashti, tė njė gjuhe tė re e tė njohur prej njė gjuhė tė vjetėr e tė zhdukur, paraqitet mjaft e lehtė kur prej popullit tė lashtė e prej gjuhės sė tij kemi njohuri relativisht tė sakta. Po nė lidhje me shqiptarėt e me shqipen, kjo ēėshtje, si u tha, mbetet veēanėrisht e vėshtirė. Gjuhėt e lashta tė Ballkanit, pėr mungesė shkrimesh tė tyre, mund tė thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhės sė trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhės sė ilirėve tė Ballkanit nuk ėshtė gjetur gjer mė sot asnjė mbishkrim. Mbishkrimet e mesapėve tė Italisė Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtė. Prej tė dyja gjuhėvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanė mbetur disa tė ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalė tė tyre tė dėshmuara prej autorėsh grekė e romakė bashkė me kuptimet e tyre tė dhėna greqisht a latinisht. Ka edhe njė numėr mjaft tė madh me emra vendesh e personash, tė gdhendur nėpėr gurė a tė dėshmuar nėpėr tekste tė autorėve klasikė; emra shumica me interpretim gjuhėsor-kuptimor tė dyshimtė dhe ku dijetarėt modernė kanė gjetur prandaj njė fushė tė lirė pėr gjykime shpeshherė arbitrare. Kėshtu dy gjuhėt nė fjalė mbeten thuajse tė panjohura pėr ne. Ne nuk ua dimė strukturėn gjuhėsore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Nė kėto rrethana mjetet e krahasimit mungojnė: mungon ēelėsi pėr tė krahasuar materialin e shqipes me atė tė dy gjuhėve nė fjalė.
Duke qenė gjendja kėshtu, kriteri i gjuhės duhet tė vėshtrohet sė bashku me gjendjen gjeografike e historike. Nė pikėpamje tė gjeografisė historike dihet se shqiptarėt e sotėm banojnė nė ato vise ku nė kohėn antike banonin fise ilire. Nė pikėpamje historike ėshtė vėnė re me tė drejtė, qė sot e dy shekuj mė parė, qė nuk ka asnjė tė dhėnė, asnjė kumt historik qė shqiptarėt tė jenė ardhės, qė tė kenė zėnė vend nė kėto troje nė njė periodė historike tė caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohės antike, ose nė mesjetėn e hershme. Nė kėto kushte vetė arsyeja e thjeshtė shtyn tė pranohet qė populli shqiptar ėshtė vendės, autokton nė kėto anė, nė mos qysh prej periodave tė mugėta parahistorike, sė paku qė prej kohės antike e kėtej. Kėto dy arsye, arsyeja e banimit nė teritorin e dikurshėm ilir dhe arsyeja e autoktonisė, shpien vetvetiu nė mendimin qė shqiptarėt e sotėm janė stėrnipėt e fiseve ilire tė jugut dhe qė shqipja ėshtė vazhdimi i njėrit nga dialektet e vjetra ilire.
Mund tė thuhet bile qė barra e argumentimit mė fort u bie atyre qė mohojnė burimin ilir tė popullit shqiptar e tė gjuhės sė tij se atyre qė e pohojnė. Nė lidhje me kėto nuk mund tė jetė njė gjė gand e e rastit edhe kjo, qė emri i fisit ilir Albanoi, qė pėrmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisė sė Egjiptit nė shekullin e dytė tė erės sonė nė trevėn midis Durrėsit e maleve tė Kandavisė nė Shqipėri tė Mesme, vazhdon tė rrojė nė Arbėn Arbėr, Arbėnesh Arbėresh, emri i Shqipėrisė e i shqiptarėve nė mesjetė, i gjallė dhe sot e kėsaj dite. Nė pikėpamje gjuhėsore kėtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, qė vazhdimi i emrave tė qyteteve, maleve e lumenjve tė trevės shqiptare tė kohės sė lashtė, nė trajtat e tyre tė sotmet ka rrjedhur nė pajtim me rregullat fonetike tė gjuhės shqipe. Aty hyjnė barazime tė tilla si Scardus : Shar, Scodra : Shkodėr, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhė), Isamnus : Ishėm Ishm, Dyrrachium : Durrės, Aulon : Vlonė Vlorė, Thyamis : Ēam e tė tjera. Edhe kjo dėshmon pėr autoktoninė ilire tė popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike tė kėtyre emrave nė tė sotmet nuk gjen spjegim veēse me mjetet e shqipes. Nuk mund tė spjegohet as me mjetet e gjuhėve romane as tė gjuhėve sllave, e as nėpėrmjet tė ndonjė gjuhe tjetėr tė zonės ballkanike. Pėr vazhdimėsinė ilire ka dhe tė tjera tė dhėna nga fusha gjuhėsore, si disa barazime qė dalin nė emra personash ndėr ilirėt e hershėm e ndėr shqiptarėt e sotėm. Pėrveē kėtyre, ato tė paka fjalė qė dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirėfilli me anė tė shqipes. Edhe mjaft fjalė tė mbishkrimeve mesapike zbėrthehen me gjuhėn tonė. Nė kėtė mėnyrė tė dhėnat e gjeografisė historike dhe tė gjuhės vijnė e plotėsojnė njėra-tjetrėn. Nuk mungojnė edhe disa paralele tė karakterit etnografik, nė tė cilat nuk po hyhet kėtu. Prej lėmit tė arkeologjisė meriton vėmendje rrethana qė nė disa stacione parahistorike tė trevės shqiptare vihet re njė vazhdimėsi e kulturės materiale, njė kontinuitet nga epokat e lashta gjer nė mesjetėn e hershme; kjo rrethanė vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhėsore qė u shtruan mė sipėr.
Pėr sa u pėrket trakasve dhe gjuhės sė tyre, mbi dėshminė e disa tė dhėnave historike dhe gjuhėsore (emra vendesh me tipare trake) ėshtė vėnė re me kohė njė prani elementesh trake nė krahun veriperėndimor tė Gadishullit Ballkanik e veēanėrisht nė viset bregdetare tė Adriatikut tė jugut. Ato duhet tė jenė pėrzier me kohė me elementet ilire, pa mundur tė themi se nga ilirėt e trakasit kush qe anas e kush i ardhur. Si pėrfundim, edhe pėr arsye historike mund tė thuhet se nė formimin e etnosit shqiptar nė bazė qėndron elementi ilir, porse mund tė ketė pasur dhe njė komponente trake, me pėrmasa gjithsesi mė tė vogla. Si u krye procesi i kėtij formimi etnik e gjuhėsor, nė ē’rrethana territoriale e historike, nė gjendjen e sotme tė njohurive ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet. Aty shihet mė qartė pėrfundimi, qė ėshtė populli shqiptar mė gjuhėn e tij, sesa rruga e zhvillimit qė u pėrshkua gjersa u arrit gjer nė gjendjen e sotme (Botuar sė pari nė gazetėn Rilindja, Prishtinė 23.VII.1977).
__________________________________________________ ______
https://www.koha.net/kulture/91858/e...gjuhes-se-tij/
Fshatari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-05-2018, 20:25   #2
Pjer Thomas
V.I.P
 
Avatari i Pjer Thomas
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Posts: 1,424
Thanks: 21
Thanked 185 Times in 153 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 27
Pjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Eqrem Ēabej mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij

mendoj se iliret dhe trakasit, flisnin te njejten gjuhe me dialekte te ndryshme, dhe kjo vertetohet nga komunikimi qe kishin, ku nuk kishin nevoje per perkthyes. Nuk eshte vertetuar kurre prania e perkthyesit ne komunikimet e perbashketa.
Pjer Thomas nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-03-2019, 14:30   #3
kreksi
Metropolis
 
Avatari i kreksi
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Vendndodhja: France.
Posts: 1,763
Thanks: 247
Thanked 29 Times in 22 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
kreksi ėshtė njė fener i lavdishėmkreksi ėshtė njė fener i lavdishėmkreksi ėshtė njė fener i lavdishėmkreksi ėshtė njė fener i lavdishėmkreksi ėshtė njė fener i lavdishėm
Re: Eqrem Ēabej mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij

Faleminderit pėr kėtė postim te cilin duhet ta lexojmi disa here dhe ta mbajmi nė mend se: nuk i vjen fundi Botes nese lexojmi teori tjera se gjuha shqipe ndoshta ėshtė krejtrsishte njė gjuhė e re, e thotė kėtu Ēabeji por me njė mjeshtri tė rrallė dhe percjellur me argumente shkencore !

Ndryshe jemi neve kėtu nė forum gjuhemi
si karkalecet nė miser ą blét (mizerablet)...
Po e zemi se gjuha shqipe ą e re. ...as njė rrudh se merrre ma shumė Shqiperia as Kosova. .. sepse ne sot kemi shtetet tona. ...njėsoj si Amerika jemi, pse po ēajkan kokėn amerikant pėr pellazge e jo pellazge apo helen e jo helen. ...?
Ne sot duhet tė pajtohemi me fatin tonė keshtu si jemi, se besoj se ndonjė lavdi e kohnave te mjegullave pellazge mündet tė na ndihmoje diēka dhe tė na nxjerri préj kesaj krizes. ...msa do iu ndihmoje sot apaēve tė Amerikės kjo pikpamje. ....ndryshe ėshtė kur fletet pėr ekonomi e taksa. ....shteti don me hanger sdon tė JETOJE mbi mite e perralla se nuk japin asgjė me hanger !
__________________
Nga Arsimimi lind madhėshtia e njė kombi ! (Akademia f.)
kreksi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-05-2019, 17:39   #4
par
V.I.P
 
Avatari i par
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Vendndodhja: Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak dinjitet vardiset anes.
Posts: 5,053
Thanks: 2,034
Thanked 2,950 Times in 1,644 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 107
par ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Eqrem Ēabej mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij

Eqrem Ēabej: Origjina e fjalės “Shqipėri” dhe pse bota na quan “Albania”

Shqiptari i thotė vetes shqiptar, vendit tė vet Shqipėri, Shqipni, po populli njihet nė botė, sikundėr dihet, lashtėrisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emėrtim i dyfishtė ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana tė karakterit etnografik, tė cilat janė specifike pėr Shqipėrinė e pėr tė kaluarėn historike tė saj, shkruante Eqrem Ēabej mė 1972 nė revistėn "Shqipėria e re".

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikėsėpari qė vėrtet nė Shqipėri vetė si emėr nacional i popullit zotėron sot gjithkund shqiptar, e si emėr i vendit Shqipėri, Shqipni, po qė m‘anė tjetėr nė kolonitė shqiptare qė gjinden n‘Itali e nė Greqi ky emėr nuk njihet. Shqiptarėt e Italisė jugore e tė Siqelisė, pasardhės tė shpėrngulurish prej Shqipėrie kryesisht gjatė luftėrave tė para me turqit nėn flamurin e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut) nė shekullin e XV e tė XVI, e quajnė veten e vet dhe pėrgjithėsisht popullin e atdheut tė tyre tė vjetėr arbėresh, dhe kėtė atdhe Arbėr, Arbėri. Kėto emra pėrdorin gjer mė sot dhe pasardhėsit e atyre shqiptarėve qė u shpėrngulėn pak mė parė, nė shekullin e XIV e tė XV, prej Shqipėrie pėr nė Greqi, tė cilėt edhe ata nuk e kanė nė pėrdorim emrin qė zotėron sot nė Shqipėri; edhe ata pėrdorin rregullisht arbėresh pėr “shqiptar”, arbėrishte pėr “gjuhė shqipe”, arbėrisht pėr “shqip, nė gjuhėn shqipe”.

Kėto tė dhėna tregojnė qartė qė emri i sotėm shqiptar, Shqipėri, Shqipni, nė kohė tė Skėnderbeut ende nuk kishte dalė, ose tė pakėn nuk ish pėrgjithėsuar, e qė ky gjithsesi ėshtė mė i ri se emri i parė. Kjo do tė thotė qė emri i vjetėr nacional i vendit e i popullit ka qenė arbėn, arbėr, arbėresh, arbėresh. E meqė ky emėr, sikundėr shihet me vėshtrimin e parė, ėshtė identik me Albania, Albanese etj. qė u pėrmendėn mė sipėr, nga gjithė kėto rezulton qė shqiptarėt nė mesjetė e kanė quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerė.

Kjo pamje etnografike gjen vėrtetimin e plotėsimin e saj mė njė anė me disa tė dhėna – tė vjetra e mė tė reja – prej Shqipėrie, mė anė tjetėr me dėshminė e gjuhėve tė popujve fqinj me shqiptarėt, e m‘anė tjetėr me emrat e Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė burimet e ndryshme europiane tė mesjetės.

Sikundėr ėshtė vėnė re qė nga gjysma e shekullit tė kaluar, emri i vjetėr i vendit, pėrveē se nė kolonitė shqiptare, qė sapo u zunė ngoje, ėshtė ruajtur edhe vetė nė Shqipėri. Njė trevė fushore e pjesės perėndimore tė Shqipėrisė sė mesme ē‘merr prej Kurbini e gjer poshtė nė pllajat e Durrėsit e tė Tiranės, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbėn, dhe mal e arbėn pėrdoret atje pėr “male e fusha”. Njė katund nė perėndim tė Liqenit tė Shkodrės mban emrin Arbnesh, dhe Arbėnesh quhet edhe ishulli gjuhėsor shqiptar qė gjindet afėr qytetit tė Zarės nė Dalmaci, themeluar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XVIII, prej tė shpėrngulurish nga anėt e katundit nė fjalė. Arbanė ėshtė njė katund afėr Tiranės.

Mė anė tjetėr, nė pjesėn jugore tė vendit, Arbėr e Arbėrķ quhen krahina tė ndryshme tė trevės malore tė Labėrisė midis qyteteve tė Vlorės dhe tė Gjirokastrės e tė Delvinės dhe arbėreshė e arbėrorė banorėt e tyre. Nė vise tė tjera tė Shqipėrisė, po ky emėr, me trajta tė ndryshme (arbėn arbėr, arbėnesh arbėresh, arbnuer arbėror), pėrdoret nė popull me njė kuptim etnik, pėr tė shėnuar shqiptarin nė dallim nga aromuni ose nga anėtari i ndonjė tjetre popullsi ballkanike. Sikundėr shihet, emri i lashtė, nė rrjedhė tė kohės erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipėri, po ka mbijetuar gjer sot nėpėr krahina tė ndryshme tė vendit.

Qė ai ka qenė nė pėrdorim me pėrmasa nacionale, nė mbarė territorin gjuhėsor tė shqipes, kėtė e vėrtetojnė ndėr tė tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbėneshe tė anėve tė Kosovės. M‘anė tjetėr burimet historike tė vendit e plotėsojnė kėtė pamje edhe pėr tė kaluarėn. Nė monumentet letrare tė shqipes sė vjetėr, tė cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbėnė , populli me arbėnesh, arbėruer, dhe gjuha e tij me arbėnisht.

Me kėto tė dhėna tė brendshme nė lidhje me emrin nacional tė Shqipėrisė e tė popullit tė saj, pajtojnė burimet e jashtme, dėshmia e gjuhėve tė popujve tė tjerė tė Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e kėtij emri, i cili nė rrymė tė kohėve rrezatoi prej Shqipėrie tek ata popuj. Nė serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, nė dokumentet mesjetare tė asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe nė bullgarishten popullore, arbanas nė rumanishten e vjetėr, dhe tek aromunėt e Shqipėrisė e tė Maqedonisė arbines, arbinesi, tė gjitha reflekse tė shqipes arbėnesh e tė varianteve tė saj. Duke u ngjitur te burimet historike tė mesjetės, nė dokumentet e shkruara latinisht tė vendeve perėndimore tė kohės para dinastisė sė Anjouve, tė cilėt patėn marrėdhėnie politike me disa treva tė Shqipėrisė, shqiptarėt quhen arbanenses, e mė vonė albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar kėto dėshmi, tė brendshme edhe tė jashtme, me njė vėshtrim pėrmbledhės, rezulton se emri nacional i hershėm i popullit shqiptar e i vendit tė tij ėshtė arbėn arbėr me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotėruar nė Shqipėri gjer nė shekujt e parė tė sundimit osman.

Ky emėr rrėnjėt ndėrkaq i ka qė nė kohėn antike.

Sikundėr dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisė sė Egjiptit, nė shekullin e dytė tė erės sė re, nė hartėn e tij botėrore shėnon emrin e njė fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis nė njė trevė tė Shqipėrisė tė mesme, afėrsisht midis Durrėsit e Dibrės sė sotme e nė lindje tė Leshit.

Prej kėtij emri rrjedh rregullisht Arbėn Arbėr i shqipes, njė dėshmi, ndėr tė tjera, qė shqiptarėt janė anas, autoktonė nė vendbanimet e sotme dhe qė aty ka njė vazhdimėsi, njė kontinuitet gjuhe tė pakėn qė prej antikitetit.

Nga Arbėn, si u tha, ka dalė nė analizė tė fundit emri i Shqipėrisė e i shqiptarėve te popujt e Gadishullit Ballkanik e tė pjesėve tė tjera tė Europės. Historikisht ky emėr, mbi dėshminė e pėrbashkėt tė Ptolemeut, tė burimeve mesjetare tė vendeve tė ndryshme dhe tė pėrhapjes sė sotme popullore nė Shqipėri, nė krye tė herės pas gjithė gjasėsh i ka pėrkitur njė treve e njė popullsie tė Shqipėrisė sė mesme; ai u pėrgjithėsua pastaj si emėr nacional nė mbarė vendin qė nė kohėn para Skėnderbeut.

Pėrsa i pėrket emrit shqiptar, Shqipėri, Shqipni, ky si emėr populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua mė sipėr, zuri vend gjatė kohės sė sundimit turk, pas shpėrnguljes shqiptare pėr nė Greqi e n‘Itali. Pėrhapja e tij si emėr nacional dhe zhdukja e emrit tė vjetėr si i tillė, ka lidhje pas gjase me lėvizjet etnike e sociale tė popullit gjatė mesjetės dhe kohės sė parė turke, me shtegtime tė brendshme, me formime fisesh tė reja nė ato perioda historike, veēse shtysat konkrete pėr njė zėvendėsim tė tillė nuk mund tė ndiqen.

Vetėm njė gjė mund tė thuhet me gjasė tė madhe, qė shqip nė krye tė herės ka qenė emri i gjuhės. Ky si i tillė ka qenė mbase me pėrdorim mė tė moēėm, mbase paralel me emrin arbėn arbėr si emėr etnik, dhe pastaj do tė ketė shtrirė fushėn e pėrdorimit, duke pėrfshirė edhe popullin e vendin. Shihet kėshtu se mė i vjetri shkrimtar shqiptar qė njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndė Arbanit “nė Shqipėri” ka shqip “nė gjuhė shqipe”; ashtu dhe Pjetėr Budi (1621) shqip tė na e thotė, e Pjetėr Bogdani (1683) njė gramatikė latin e shqip. Pėrdorimi etnik i kėtij emri rreth vitit 1700 kishte zėnė rrėnjė, sepse nė Vendimet e Koncilit provincial tė vitit 1706 krahas Arbėni “Shqipėria” dhe i Arbėneshi “shqiptari” del edhe gjuhė e Shqipėtarėvet. Mendimi qė emri shqiptar tė ketė ekzistuar nė Shqipėri veriore qė nė shekullin e XIV, e tė jetė identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder tė njė banori tė qytetit tė Drishtit afėr Shkodrės qė pėrmendet rreth vjetėve 1368-1402 nė arkivat e Raguzės, mbetet njė hipotezė qė meriton tė gjurmohet mė tej.

Nė lidhje mė nė fund me burimin e dy emravet arbėn edhe shqip, do pasur parasysh se shumė emra tė popujve, tė vjetra e mė tė reja, qė njihen nga historia, mbeten me domethėnie e burim tė paditur. Njė kusht paraprak i domosdoshėm nė kėtė fushė kėrkimesh ėshtė konstatimi i formės sė kryehershme tė emrit pėrkatės. Nė lidhje me kėtė, pėr emrin e vjetėr nacional tė shqiptarėve mund tė thuhet me siguri qė nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para ėshtė forma e mirėfilltė, sikundėr del dhe nga dėshmitė vendėse sė bashku me dėshmitė popullore ballkanike qė u zunė ngoje mė sipėr. Prandaj kėrkimi i njė rrėnje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- tė Italisė e tė viseve tė tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanė ndonjė bazė solide. Duke u nisur pėrkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushė, rrafshinė”, i cili ruhet nė mal e arbėn tė pėrmendur mė lart, mund ta afrojmė kėtė emėr me latinishten arvum “arė, tokė e punuar, fushė”, greqishten e vjetėr aroura “arė, tokė buke”, me fjalėn kelte tė irlandishtes sė mesme arbor, shumės arbanna “drithė”. Me emrin e Arbėnit mund tė ketė njė lidhje tė moēme edhe emri i ishullit Arbe tė Dalmacisė.

Pėrsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipėri Shqipni, prej nga ka dalė edhe folja shqipėroj, shqipėlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhės popullore, ky emėr mbetet me gurrė tė dyshimtė.

Mendime qė tė ketė dalė nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarėt emrin e tyre prej kėtij shpendi, qysh nė kohėn e Skėnderbeut, duke e vėnė nė lidhje m‘anė tjetėr kėtė emėrtim me fjalėt e Plutarkut, qė Pirroja pas fitores qė korri mbi makedonėt u kremtua me epitetin “shqiponjė”, nuk duket t‘i rezistojė kritikės, po tė nisemi nga trajtat e kėtyre dy emrave.

Nė tė vėrtetė, tek autorėt e vjetėr shqiptarė, shqip, shkruar me kėtė trajtė, dallohet dukshėm nga emri i shpendit, qė shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjė qė tregon se kemi tė bėjmė me dy fjalė tė ndryshme. Jo bindėse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) tė njė kuptimi tė hershėm “grumbull, popull”.

Tė dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera tė kėtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes sė re skippetto(n) “pushkė” (kjo prej italishtes schioppetto), njė fjalė qė dėshmohet pėr greqishten sėpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshėm mbetet mėnėfund edhe spiegimi i fjalės shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do tė thotė: “kuptoj”, si kanė thėnė, po “marr; vė mė njanė; pėrjashtoj; pranoj”. Kėshtu, duke pėrfunduar, puna e burimit tė fjalės shqip mbetet njė ēėshtje e hapėt
__________________
KUR FUQIA E DASHURISE TE MPOSHT DASHURINE PER PUSHTET DO TE GJEJ PAQE NJEREZIMI
par nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur