Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Politika Shqiptare

Politika Shqiptare Cilat janė bėmat e fundit tė politikanėve tanė? A po zgjidhen problemet e shqiptarėve apo po shtohen dita-ditės? Ē’mendim keni pėr aktualitetin shqiptar?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 17-06-2019, 08:55   #1
Llapi
SYRISHQIPONJES
 
Avatari i Llapi
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 9,627
Thanks: 28
Thanked 83 Times in 72 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
Llapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentėLlapi ėshtė vėrtetė talentė
Kur ora kthehet mbrapshtė nga njerėz tė mbrapshtė!



Kur ora kthehet mbrapshtė nga njerėz tė mbrapshtė!

16 qershor 13:52

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Kush luftoi dhe kush mrizoi: Sikur nė asnjė vend tė botės, nė Kosovė, 20 vjet pas pėrfundimit tė luftės, janė rikthyer debatet se kush e nisi luftėn, kush e bėri luftėn dhe kush e fitoi luftėn. Nė kėtė debat tė pavlerė, mė agresivėt janė ata qė, jo se nuk bėnė asgjė pėr luftėn, por e penguan atė. Kėtė po e bėjnė pėr faktin se fituan hapėsirė pėr kėtė pikėrisht nga ata qė e bėnė dhe u sakrifikuan pėr luftėn, por se nuk u gjetėn si duhet nė kohėn e paqes pėr faktin se njė numėr i tyre u pėrfshinė nė aktivitete tė krimit tė organizuar, korrupsion, e shndėrruan nepotizmin nė rregull dhe standard moral e sidomos e ēkrryen Kosovėn pėrmes procesit tė privatizimit. Ata qė nė kohėn kur fasulja hahej kokėrr pėr kokėrr, komandantin legjendar Adem Jasharin e identifikonin me paramilitarė tė Serbisė e qė Bacėn e Madh, Frymėzuesin, Vetėdijen dhe Ndėrgjegjen Kombėtare, Adem Demaēin, e konsideronin marksist, enverist dhe mbanin mbledhje, duke e cilėsuar mė tė rrezikshėm se vetė Serbia, sot po shiten si bartės tė luftės tė cilėn nuk e bėnė asnjėherė. Po kėta horra tė luftės dhe tė paqes, komandantin legjendar, Adem Jasharin, pėrpiqen ta bėjnė ushtar tė Ibrahim Rugovės ndonėse e kanė tė qartė se sa pėr Rugovėn nė Kosovė nuk do tė bėhej luftė as nė 5 000 vjetėt e ardhshėm. Nuk e them se Rugova nuk e ka dashur lirinė e Kosovės dhe shqiptarėve, por e them se nuk ka qenė nė gjendje tė marrė pėrgjegjėsi siē mori Izetbegoviqi nė Bosnje apo Tugjmani nė Kroaci. Ose, nė variantin mė tė butė, nuk ishte nė gjendje tė merrte pėrgjegjėsi as sikur Kuēani nė Slloveni, ndonėse qė tė dy ishin komunistė me bindje dhe nė veprim. Prandaj duhet tė bėhet njė ndarje e saktė midis atyre qė e bėnė luftėn dhe atyre qė mrizuan para, gjatė dhe pas luftės ndėrsa, sot i ndajnė dekorata patriotizmi vetes sikur tė kishin qenė ushtarė tė Xhingis Kanit qė e pushtuan gjysmėn e botės e jo dele tė metilosura qė mrizonin nė shtetet perėndimore duke u paguar nga Fondi i 3 pėrqindėshit apo duke bėrė sfilata “ushtarake” nė Shqipėri pas sė cilės, ndonėse humbėn jetėn nė aksidente trafiku apo mėnyra tė tjera e qė nuk kishin lidhje fare me veprime ushtarake, sot, pėr turpin e tyre, janė veteranė tė UĒK-sė si dhe janė shpallur edhe heronj tė Kosovės. Lexova diku se edhe legjendari Fehmi Lladrovci po nėpėrkėmbet dhe fyhet rėndė nga matufė biologjikė dhe tartufė kombėtarė dhe njerėzorė sepse nuk paska qenė njė linjė me Rugovėn. Edhe nuk ka qenė sepse kanė ndryshuar diametralisht, Rugova ishte i mrizit, Feha me Xhevė Lladrovcin ishin tė zjarrit qė e dėshmuan me rėnien e tyre heroike. Rugova nuk ishte komandant, prandaj nuk ishte as ushtar, kurse Fehmi dhe Xhevė Lladrovci kishin komandantė politikė Bacėn Adem Demaēi kurse ushtarak, komandantin legjendar Adem Jashari. Tash ėshtė e ulėt tė ndahen luftėtarėt nė baza partiake sepse nė kohė tė vėshtira kombi ishte mbi tė gjitha e jo pėrcaktimi partiak apo politik. Sot flitet pėr FARK-un (Forcat e Armatosura tė Kolumbisė) dhe UĒK-nė, Ushtri Ēlirimtare e Kosovės. Sipas strategėve tė mrizit, vetėm FARK-u paska bėrė luftė, ndėrsa UĒK-ja jo. Gėnjeshtėr ordinere dhe mburravecėri prej bibani. Nė Kosovė nuk ka pasur asnjė ushtar me uniformė tė FARK-ut! Mbase kanė mundur tė kenė brekushe apo tė linjta me mbishkrim FARK. Kush e ka dashur lirinė e Kosovės dhe kush ka qenė me pėrmbajtje kombėtare nuk ka pasur kohė tė qėndisė shkronja nė uniformat e tyre. Ēfarė rėndėsie ka se ēfarė pozicioni politik ka pasur Agim Ramadani, Sali Ēeku dhe tė tjerėt kur vepra e tyre si dhe sakrifica sublime i ka shndėrruar nė heronj duke i bėrė pjesė tė pėrjetėsisė! Sa tė jetė njerėzimi dhe shqiptaria, heronjtė dhe ata qė u sakrifikuan pėr liri, pavarėsisht se me ēfarė gjuhe politike flisnin, do tė jenė nė secilin nga ata qė e duan, e respektojnė, e kultivojnė, e pėrkujtojnė dhe nuk e harrojnė lirinė, si detyrim moral, kombėtar dhe njerėzor! Historinė e shkruajnė ata qė e bėnė me gjak dhe sakrifica, kurse nga ajo pėrfitojnė ata qė ishin kundėr kėsaj historie apo njė historie tjetėr apo qė e bėjnė fotokopje ose xerox histori! Me njė fjalė, horra tė pasluftės e tė tillė ka shumė!

Lexova diku se Rugova paska bėrė lista pėr ushtrime ushtarake nė Shqipėri e qė ėshtė mashtrim ordiner kur dihet se pikėrisht Rugova ishte 100 pėr qind kundėr luftės, jo pse nuk e deshi lirinė, por se i mungonte gatishmėria pėr sakrificė dhe pėrgjegjėsi! Rugova ishte patriot i paqes dhe jo i luftės, nė ndėrkohė qė rruga drejt paqes domosdoshmėrisht kalon pėrmes luftės. Sot Rugovėn e madhėrojnė ata qė nuk e kanė dashur kurrė, qė nuk e kanė respektuar dhe qė i kanė bėrė njėqindmijė probleme! Sot Rugovėn, nė mungesė tė ofertės politike, e pėrdorin dhe keqpėrdorin vetėm pėr vota, nė luftė pėr pushtet dhe jo pėr shtet. Se kėtė e bėjnė njė pjesė komuniste e LDK-sė e qė pėr mua nuk paraqet problem, por se kėtė e bėnė edhe njė pjesė e krahut tė luftės e qė nė rrethana tė atėhershme, po ta zinin Rugovėn, do t’ia bėnin lėkurėn pėr def apo tupan, ėshtė pafytyrėsi antologjike!

A ishte Zahir Pajaziti ushtar i Rugovės:

Po thuhet se Zahir Pajaziti ishte ushtar i Rugovės apo pjesė e listės pėr ushtrime ushtarake nė Shqipėri e qė e kishte bekimin e Rugovės. Duhet tė jeni, sė paku nė nivelin e tretė tė ēmendurisė e ta besoni kėtė. Nė atė kohė listat pėr ushtrime ushtarake nė Shqipėri i ka bėrė Baca Ahmet Haxhiu, njė patriot i pashembullt sikur qė edhe furnizimi me armė ka shkuar kryesisht pėrmes Bacės Ahmet e qė pėr kėtė prapa qėndronte Baca Adem Demaēi. Edhe unė, pas daljes nga burgu thuaja 9-vjeēar e qė paqėsorėt na thoshin se nuk ishim nė burg, por se ishim nė hotele, sė bashku me gruan time Fexhrien, e cila ishte torturuar thuaj 12 muaj nga vėllai i bashkėthemeluesit tė UJD-it, si e burgosur politike, ishim nė lista pėr ushtrime nė Shqipėri. Unė, nga hija, sė bashku me Bacėn Ahmet Haxhinė shpėrndanim armė nė Llap dhe Gollak, me veturat e Bacės Ahmet. Realisht, armėt ua shpėrndanim pėr pesė minuta, ndėrsa kur shkonim t’ua merrnim prapa, pėr faktin se nuk kishin gatishmėri t’i pėrdornin, duhej tė prisnim mė shumė se njė orė derisa i nxirrnin nga vendi ku i kishin fshehur fort. Pėr fat tė mirė, sot ka nė mesin e tė gjallėve tė tillė qė i kanė pėrdorur ato armė, por edhe tė tillė qė i patėn futur shtatė pashė nėn dhe qė na i kthyen pasi kishin filluar tė ndryshken. Kėta sot janė bartės tė pozitave tė ndryshme, kanė emėr dhe mbiemėr dhe, nėse ka nevojė, mund edhe t’i bėj publik! Dėshmitarė pėr kėtė dhe bashkėpjesėmarrės shumė tė pėrkushtuar nė kėto aktivitete ishin Nuhi Llapqini dhe Dul Taraku, shoqėrues dhe pėrkrahės deri nė vdekje tė Bacės Adem Demaēi dhe Bacės Ahmet Haxhiu. Fėmijėt e torturuesve tanė (policė hetues, udbash, inspektorė, prokurorė apo edhe gjykatės qė na dėnuan) sot janė sistemuar si mė sė miri; kėshilltarė te presidenti, nė Kuvendin e Kosovės, kryeministri dhe, nė shumicėn e rasteve nuk paguhen nga buxheti i Kosovės apo marrin paga tė larta, kurse fėmijėt tanė kryesisht janė tė papunė apo bėjnė punė nė kundėrshtim me shkollimin qė e kanė. Pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė kthyer situata nė favor tė atyre qė e kundėrshtuan, e luftuan dhe e penguan luftėn, prandaj edhe po bėjnė pėrpjekje ta marrin autorėsinė e luftės nė kohėn qė nuk e kanė shkrepur as edhe njė plumb tė vetėm, pėrjashtuar kėtu situatėn kur kanė shėrbyer nė forcat serbe apo kur kanė vrarė ndonjė patriot shqiptar! Po tė pyetej Rugova, Zahir Pajaziti kurrė nuk do tė bėhej Zahir qė e njohim dhe qė u sakrifikua deri nė vetėflijim, por do tė mbetej njė aparatēik sikur disa nga kėta kasnecėt e ish-Lidhjes Socialiste tė Popullit Punonjės tė Jugosllavisė, tė konvertuar nė LDK, por edhe nė PDK!

Sot kryesisht ėshtė koha e antivlerave. Vlerat e vėrteta nuk pėrmenden. Komandanti Legjendar Adem Jashari ėshtė pėrzėnė nga territori i Prishtinės, kryetari i sė cilės e ruan me xhelozi pėrmendoren e Vėllazėrim Bashkimit apo Tregishtėrinjtė pėr tė mos i lėshuar vend Adem Jasharit. Baca Adem Demaēi as nė atė botė nuk ka qetėsi nga matrapazėt qė e kanė shndėrruar varrin e tij nė njė vendparkim nė vend se tė bėhet nė njė vendtakim pėr ata qė e duan lirinė dhe ku do tė mėsohej historia e vėrtetė kombėtare dhe njerėzore.

Po pse u bė kėshtu dhe a mund tė bėhej ndryshe:


Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Serbia e ruajti strukturėn e padėmtuar informative dhe thuaja tė gjithė spiunėt qė i kishte. Kėta pastaj u integruan si tėrėsi nė UNMIK e qė pastaj u shpėrndanė nė polici, hetuesi, prokurori dhe gjykata. Thuaja e trashėguan tėrė hapėsirėn mediatike, tė shkruar dhe elektronike. U shpėrndanė nėpėr ambasada tė huaja si kėshilltarė dhe pėrkthyes sikur qė u bėnė anėtarė tė organizatave ndėrkombėtare ku punonin kryesisht kundėr interesave kombėtare. U bėnė opinionistė e analistė, kurvarė dhe zuzarė, intelektualė dhe politikanė, konsuj dhe ambasadorė dhe, pas kėtij konvertimi, u bėnė patriotė qė na linin nė hije. Tash, shokėt tanė tė burgut, vuajtjeve, sakrificės dhe luftės duke bėrė pėrpjekje t’i instrumentalizojnė kėto fundėrrina njerėzore dhe kombėtare, pahetueshėm e bėnė pjesė e kėsaj pėrzierjeje qė kundėrmonte nga ndyrėsira, me njė dozė tė parfumit kinez. Telefonat celularė i kishin tė hapur pėr ta 24 orė, kurse pėr shokėt e dikurshėm e kishin kurdisur pėrgjigjen: “personi qė e keni kėrkuar nuk ka qasje nė rrjet…”. Njė pjesė e shokėve tanė u bėnė hajdutė, kriminelė, vrasės, zhvatės dhe pisa shkuar pisave. Sot nė Kosovė e keni tė vėshtirė tė gėzoni respekt nėse nuk jeni pjesė e nomenklaturės sė kriminalizuar, nuk mund tė bėni karrierė nėse nuk keni njė aktakuzė pėr korrupsion apo krim tė organizuar kurse, majat kur nuk do t’i mbėrrini nėse nuk jeni tė dėnuar me, sė paku, tri vjet burg efektiv pėr aktivitete kriminale!

Pėr faqe tė zezė u festua 20-vjetori i lirisė sė Kosovės dhe nuk u pėrmend Adem Jashari, kurse Bacėn Adem Demaēi e pėrmendi nė njė postim vetėm Xhavit Haliti. Askush nuk pėrmendi ideologun e politikės dhe filozofisė kombėtare, Ukshin Hotin. Askush nuk pėrmendi Agim Ramadanin, Xhemajl Fetahun, Sali Ēekun, Ilaz Kodrėn, Fehmi dhe Xhevė Lladrovcin, Hafir Shalėn, Xhavit Hazirin, Luan e Shkėlzen Haradinaj, Remzi Ademajn dhe tė tjerėt tė cilėt edhe me njė pordhė tė tyre kanė kontribuar mė shumė pėr lirinė e Kosovės se 95 pėr qind i parazitėve qė bėnė sfilatė nė “Emerald” nėn pėrkujdesjen e Baby Dollit.

Ēdo kohė i ka heronjtė e vet dhe horrat e vet qė e vulosin kohėn kur jetojnė dhe veprojnė. Sot, Kosova, nė jo pak raste, heronjtė realė i ka zėvendėsuar me horra realė. Qė tė dyja palėt janė realė, por se horrat sot janė mė realė se realė duke falėnderuar pikėrisht ata qė ėshtė dashur t’i luftojnė kėta horra e qė, nė jo pak raste, edhe vetė janė bėrė horra. Vlerat e vėrteta mbijetojnė ēdo kohė, kurse koha pashmangshėm i gjuan horrat aty ku e kanė vendin, nė plehra. Pa mundėsi riciklimi!
__________________
Hashim Thaēi mė 1992: E nisėm me grusht, e vazhduam me dy gishta, do ta pėrfundojmė me njė.


Ignore List

Pirati
Ragnar
Rex
SystemA
Llapi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur