Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Mjedisi

Mjedisi Diskutime mbi Mjedisin.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 26-01-2019, 09:34   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 6,802
Thanks: 5,486
Thanked 2,599 Times in 1,080 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Mbi vlerėn e naftės dhe vlerėn e Zagories

Nga Mero Baze

Forumi pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, pati sot njė takim nė Tiranė, pėr tė debatuar rreth rreziqeve qė sjell kthimi i Parkut Kombėtar tė Zagories, nė njė zonė tė shfrytėzimit tė naftės, bazuar nė njė kontratė paraprake tė qeverisė shqiptare me koorporatėn SHELL. Debati ishte konstruktiv dhe nė thelb i kėrkon qeverisė shqiptare tė zbatojė ligjet e shtetit shqiptar, pėr mbrojten e zonave tė shpallur me prioritet turizmin malor dhe ruajtjen e identitetit tė tyre kulturor, si dhe pasurive natyrore.

Nuk ėshtė se i pėrkas populistėve qė zhurmojnė pėr ēdo gjė, kur vjen puna nė debatin mes nevojės pėr zhvillimin industrial tė vendit dhe mbrojtes sė natyrės, pasi vendi ka nevojė pėr tė dyja, por detyra e qeverisė ėshtė tė harmonizojė prioritetet pėr zhvillimin e vendit, dhe jo t’i pėrplasė ato.

SHELL ėshtė njė kompani e respektuar ndėrkombėtare, e cila duhet tė sjellė nė Shqipėri modelin se si investon njė kompani europiane, dhe jo tė sillet sikur ka shkuar nė njė vend tė botės sė tretė. Ajo vjen nga Hollanda, dhe nė Zagorie, para SHELL kanė ardhur turistė nga Hollanda. Vjet nė prill kam takuar rrugės nga Peshtani nė Zhej drejtorin Politik tė Ministrisė Jashtme tė Hollandės, qė kishte ardhur nga Hollanda pėr hiking nė Zagorie.

Zagoria shqiptare ėshtė njė vazhdim natyral i zonės mė turistike nė Europė, sa i pėrket turizmit malor. Nga Metcova nė Konicė, e deri nė Pogon, zona ėshtė e gjitha njė treg shumė i zhvilluar turistik, ku ėshtė shfrytėzuar jo vetėm natyra e egėr dhe e virgjėr, por dhe identiteti kulturor i zonės, ndėrtimet karakteristike tė shtėpive tė fshatrave me rrasa guri dhe natyrisht, izolimi malor.

Zogoria ėshėt e vetmja pjesė e Shqipėrisė, qė ka fqinj vetėm disa qindra metra mė tutje, njė treg tė ngritur tė turizmit malor, dhe prioritet duhet tė jetė zgjatja e kėtij tregu nė Shqipėri, dhe jo rrezikimi edhe i tregut grek tė turizmit, pėrmes kthimit nė njė zonė tė shfytėzimit tė naftės.

Po ta merrte vesh shtypi hollandez kėtė, do bėnte zhurmė shumė mė tepėr se ne.

Shqipėria sapo ka pėrfunduar njė vepėr tė madhe energjitike si gazėsjellėsi i TAP dhe sjellja e tyre ndaj trashėgimisė kulturore tė zonės ku kaluan, ėshtė mbreslėnėse, ashtu siē sillet njė kompani perėndimore.

Zogoria ėshtė njė identitet i fortė kulturor dhe historik, ėshtė zona me ndėrtimet mė unike tė Kishave Ortodokse, tė cilat fillojnė qė nga koha e Justinianit, e deri tek bazilikat e famshme tė Mesjetės. Kisha e Shėnkollit nė Peshtan nė rrugėn pėr Zagorie, ėshtė e vitit 1112, para ndarjes sė madhe tė Kishės nė kohėn e kryqėzatave. Kisha e Sheperit, e Hoshtevės, e Nivanit, Urat e Gurit mbi Zagorie nga Nivani nė Limar, si dhe pylli i fundit i virgjėr nė Shqipėri qė nis nga Peshtani nė Zhej, janė pasuri unike kombėtare buzė njė lumi tė kaltėr, qė ėshtė praktikisht Valbona e Jugut pėr Shqipėrinė.

Ndėrkohė, guidat e para turistike nė atė zonė janė bazuar pikėrisht tek historia. Qysh nė vitet ‘90, vizitorėt e parė kanė ndjekur gjurmėt e rrugėtimit tė Lordit Bajron, nga Tepelena pėr nė Janinė, dhe rrugėne karvaneve.

Zagoria shqiptare ėshtė pjesė e historisė mė tė dhimbshme tė luftės italo- greke, dhe turizmi historik nė zonė po ngjallet falė kėsaj historie.

Nė mėnyrė tė pabesueshme nė zonė ka kėshtjella tė vjetra tė shekullit 4 para erės sonė, siē ėshtė ajo e Limarit dhe Kalas, Kisha tė kohės sė kryqėzatave, ura guri, vepra hidroteknike tė mesjetės sė hershme, qė furnizojnė zonėn me ujė dhe pėr vaditje, dhe pasuri tė pafundme natyrore .

E di qė askush nuk i ka marrė parasysh kėto kur ėshtė firmosur me SHELL, por janė tė gjithė nė kohė t’i marrin parasysh dhe ta respektojnė kėtė pasuri, qė ėshtė dhe vlen pėr shqiptarėt, mė shumė se sa tė ardhurat nga ndonjė pus nafte.

Mbi tė gjitha, ėshtė keqkuptim i madh tė kėrkosh ta zhvillosh kėtė zonė, duke bėrė kantiere. Pasuria mė e madhe e kėsaj zone, ėshtė konservimi qė i ka bėrė varfėria dhe izolimi, dhe ne duhet tė pėrdorim kėtė aset. Ne nuk e konkurrojmė dot botėn duke bėrė hidrocentrale nė Zagorie apo duke bėrė rafineri nafte. Bota ėshtė e mbushur me gjėra tė tilla. Ne e konkurrojmė duke konservuar njė histori dhe urbanizim tė vjetėr tė saj, dhe duke e pėrdorur atė nė favor tė banorėve tė zonės atje. Pasuria mė e madhe e Zagories ėshtė pikėrisht fakti qė varfėria ka mbrojtur zonėn nga zhvillimi brutal dhe barazimi me pjesėt e tjera tė vendit.

Zagoria ėshtė njė pasuri qė ndėrkohė e kemi, ashtu siē kemi tė qartė, se si mund ta zhvillojmė atė. Nafta nuk ėshtė vlerė e shtuar e saj, ėshtė shuarja e saj.

Pas Forumit, ka pasur reagime shumė pozitive nga kryeministri Edi Rama rreth kėsaj historie. Ai ka premtuar se nuk do tė lejojė shpime pusesh nė Zagorie dhe kompania SHELL e ka konfirmuar kėtė. Por ata duan tė kompletojnė studimin e zonės sa i pėrket rezervave tė mundshme tė naftės, pėrmes testeve gjeosizmike, qė bėhen pėrmes shpėrthimeve.

Ky ėshtė njė lajm pozitiv, por dhe kjo fazė studimi ka nevojė pėr njė tėrheqje dhe rishikim tė thelluar tė mėnyrės se si duhet tė veprohet nė atė zonė.

Ėshtė e qartė qė SHELL, me aq sa pashė nga materiali qė mė ofruan, nuk ka bėrė ndonjė studim serioz tė mjedisit, dhe as ka marrė parasysh se ku po shkel. Prandaj ėshtė mirė qė ta shikojė me detaje gjithė kėtė proces. Ka shumė mėnyra se si mund tė bėhen testet dhe studimi i thelluar gjelogjik i bllokut nė fjalė. Mbi tė gjitha, duhet tė kihet parasysh rreziku qė ka pėr rezervat ujore ky eksperiment.

Ujėrat e pijshėm tė vargameleve tė Zagories, janė ujra qė burojnė nga formacione gėlqerore karstike dhe si tė tilla, janė pėrfund maleve, nė komunikim me njėra- tjetrėn dhe tepėr tė ndjeshėm nėse preken nė njė pikė, pasi prek gjithė territorin. Ndėrsa burimet e pakta nė shpatet malore, vijnė nga ndėrfutje argjilash mes gėlqerorėve, qė janė shumė tė brishta ndaj shpėrthimeve dhe mund t’u bashkohen lehtė depozitave pėrfund maleve, duke rrezikuar dhe zhdukje burimesh.

Pėr gjithė kėto arsye, sidomos pėr shkak tė prioriteteve tė zhvillimit tė zonės, tė trashėgimisė sė saj dhe identitetit kulturor, pėr shkak tė pasurive tė konservuara natyrore, sidomos pyjeve dhe shtigjeve malore, por dhe pėr shkak tė njė rreziku afatgjatė pėr tė ardhmen e burimeve ujore nė zonė, do tė ishte serioze qė SHELL t’i rikthehej studimit kapilar tė bllokut 4, qė i ka akorduar pėr studim qeveria shqiptare, dhe tė harmonizojė politikat e veta me prioritet e zonave, duke llogaritur specifikat e tyre.

Blloku 4 ėshtė koncept gjeologjik, por territori mbi tė cilin shtrihet ky bllok, nuk ėshtė shkretėtirė, por njė hapėsirė me identitete tė ndryshme dhe pasuri tė ndryshme natyrore, kulturore dhe urbane. Ne duhet tė peshojmė mirė se ku shkelim, ndryshe investimi do tė jetė vrasės pėr zonėn dhe njė dėm i parikuperueshėm pėr njė Shqipėri, qė e ka shpėtuar varfėria dhe mund ta vrasė pasuria.

Shikoni nje koleksion fotosh nga Zagoria ne galeri.



__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
i vjetėr 07-02-2019, 21:35   #2
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,654
Thanks: 1,235
Thanked 759 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Mbi vlerėn e naftės dhe vlerėn e Zagories

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mandi Shiko postimin
Nga Mero Baze

Forumi pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, pati sot njė takim nė Tiranė, pėr tė debatuar rreth rreziqeve qė sjell kthimi i Parkut Kombėtar tė Zagories, nė njė zonė tė shfrytėzimit tė naftės, bazuar nė njė kontratė paraprake tė qeverisė shqiptare me koorporatėn SHELL. Debati ishte konstruktiv dhe nė thelb i kėrkon qeverisė shqiptare tė zbatojė ligjet e shtetit shqiptar, pėr mbrojten e zonave tė shpallur me prioritet turizmin malor dhe ruajtjen e identitetit tė tyre kulturor, si dhe pasurive natyrore.

Nuk ėshtė se i pėrkas populistėve qė zhurmojnė pėr ēdo gjė, kur vjen puna nė debatin mes nevojės pėr zhvillimin industrial tė vendit dhe mbrojtes sė natyrės, pasi vendi ka nevojė pėr tė dyja, por detyra e qeverisė ėshtė tė harmonizojė prioritetet pėr zhvillimin e vendit, dhe jo t’i pėrplasė ato.

SHELL ėshtė njė kompani e respektuar ndėrkombėtare, e cila duhet tė sjellė nė Shqipėri modelin se si investon njė kompani europiane, dhe jo tė sillet sikur ka shkuar nė njė vend tė botės sė tretė. Ajo vjen nga Hollanda, dhe nė Zagorie, para SHELL kanė ardhur turistė nga Hollanda. Vjet nė prill kam takuar rrugės nga Peshtani nė Zhej drejtorin Politik tė Ministrisė Jashtme tė Hollandės, qė kishte ardhur nga Hollanda pėr hiking nė Zagorie.

Zagoria shqiptare ėshtė njė vazhdim natyral i zonės mė turistike nė Europė, sa i pėrket turizmit malor. Nga Metcova nė Konicė, e deri nė Pogon, zona ėshtė e gjitha njė treg shumė i zhvilluar turistik, ku ėshtė shfrytėzuar jo vetėm natyra e egėr dhe e virgjėr, por dhe identiteti kulturor i zonės, ndėrtimet karakteristike tė shtėpive tė fshatrave me rrasa guri dhe natyrisht, izolimi malor.

Zogoria ėshėt e vetmja pjesė e Shqipėrisė, qė ka fqinj vetėm disa qindra metra mė tutje, njė treg tė ngritur tė turizmit malor, dhe prioritet duhet tė jetė zgjatja e kėtij tregu nė Shqipėri, dhe jo rrezikimi edhe i tregut grek tė turizmit, pėrmes kthimit nė njė zonė tė shfytėzimit tė naftės.

Po ta merrte vesh shtypi hollandez kėtė, do bėnte zhurmė shumė mė tepėr se ne.

Shqipėria sapo ka pėrfunduar njė vepėr tė madhe energjitike si gazėsjellėsi i TAP dhe sjellja e tyre ndaj trashėgimisė kulturore tė zonės ku kaluan, ėshtė mbreslėnėse, ashtu siē sillet njė kompani perėndimore.

Zogoria ėshtė njė identitet i fortė kulturor dhe historik, ėshtė zona me ndėrtimet mė unike tė Kishave Ortodokse, tė cilat fillojnė qė nga koha e Justinianit, e deri tek bazilikat e famshme tė Mesjetės. Kisha e Shėnkollit nė Peshtan nė rrugėn pėr Zagorie, ėshtė e vitit 1112, para ndarjes sė madhe tė Kishės nė kohėn e kryqėzatave. Kisha e Sheperit, e Hoshtevės, e Nivanit, Urat e Gurit mbi Zagorie nga Nivani nė Limar, si dhe pylli i fundit i virgjėr nė Shqipėri qė nis nga Peshtani nė Zhej, janė pasuri unike kombėtare buzė njė lumi tė kaltėr, qė ėshtė praktikisht Valbona e Jugut pėr Shqipėrinė.

Ndėrkohė, guidat e para turistike nė atė zonė janė bazuar pikėrisht tek historia. Qysh nė vitet ‘90, vizitorėt e parė kanė ndjekur gjurmėt e rrugėtimit tė Lordit Bajron, nga Tepelena pėr nė Janinė, dhe rrugėne karvaneve.

Zagoria shqiptare ėshtė pjesė e historisė mė tė dhimbshme tė luftės italo- greke, dhe turizmi historik nė zonė po ngjallet falė kėsaj historie.

Nė mėnyrė tė pabesueshme nė zonė ka kėshtjella tė vjetra tė shekullit 4 para erės sonė, siē ėshtė ajo e Limarit dhe Kalas, Kisha tė kohės sė kryqėzatave, ura guri, vepra hidroteknike tė mesjetės sė hershme, qė furnizojnė zonėn me ujė dhe pėr vaditje, dhe pasuri tė pafundme natyrore .

E di qė askush nuk i ka marrė parasysh kėto kur ėshtė firmosur me SHELL, por janė tė gjithė nė kohė t’i marrin parasysh dhe ta respektojnė kėtė pasuri, qė ėshtė dhe vlen pėr shqiptarėt, mė shumė se sa tė ardhurat nga ndonjė pus nafte.

Mbi tė gjitha, ėshtė keqkuptim i madh tė kėrkosh ta zhvillosh kėtė zonė, duke bėrė kantiere. Pasuria mė e madhe e kėsaj zone, ėshtė konservimi qė i ka bėrė varfėria dhe izolimi, dhe ne duhet tė pėrdorim kėtė aset. Ne nuk e konkurrojmė dot botėn duke bėrė hidrocentrale nė Zagorie apo duke bėrė rafineri nafte. Bota ėshtė e mbushur me gjėra tė tilla. Ne e konkurrojmė duke konservuar njė histori dhe urbanizim tė vjetėr tė saj, dhe duke e pėrdorur atė nė favor tė banorėve tė zonės atje. Pasuria mė e madhe e Zagories ėshtė pikėrisht fakti qė varfėria ka mbrojtur zonėn nga zhvillimi brutal dhe barazimi me pjesėt e tjera tė vendit.

Zagoria ėshtė njė pasuri qė ndėrkohė e kemi, ashtu siē kemi tė qartė, se si mund ta zhvillojmė atė. Nafta nuk ėshtė vlerė e shtuar e saj, ėshtė shuarja e saj.

Pas Forumit, ka pasur reagime shumė pozitive nga kryeministri Edi Rama rreth kėsaj historie. Ai ka premtuar se nuk do tė lejojė shpime pusesh nė Zagorie dhe kompania SHELL e ka konfirmuar kėtė. Por ata duan tė kompletojnė studimin e zonės sa i pėrket rezervave tė mundshme tė naftės, pėrmes testeve gjeosizmike, qė bėhen pėrmes shpėrthimeve.

Ky ėshtė njė lajm pozitiv, por dhe kjo fazė studimi ka nevojė pėr njė tėrheqje dhe rishikim tė thelluar tė mėnyrės se si duhet tė veprohet nė atė zonė.

Ėshtė e qartė qė SHELL, me aq sa pashė nga materiali qė mė ofruan, nuk ka bėrė ndonjė studim serioz tė mjedisit, dhe as ka marrė parasysh se ku po shkel. Prandaj ėshtė mirė qė ta shikojė me detaje gjithė kėtė proces. Ka shumė mėnyra se si mund tė bėhen testet dhe studimi i thelluar gjelogjik i bllokut nė fjalė. Mbi tė gjitha, duhet tė kihet parasysh rreziku qė ka pėr rezervat ujore ky eksperiment.

Ujėrat e pijshėm tė vargameleve tė Zagories, janė ujra qė burojnė nga formacione gėlqerore karstike dhe si tė tilla, janė pėrfund maleve, nė komunikim me njėra- tjetrėn dhe tepėr tė ndjeshėm nėse preken nė njė pikė, pasi prek gjithė territorin. Ndėrsa burimet e pakta nė shpatet malore, vijnė nga ndėrfutje argjilash mes gėlqerorėve, qė janė shumė tė brishta ndaj shpėrthimeve dhe mund t’u bashkohen lehtė depozitave pėrfund maleve, duke rrezikuar dhe zhdukje burimesh.

Pėr gjithė kėto arsye, sidomos pėr shkak tė prioriteteve tė zhvillimit tė zonės, tė trashėgimisė sė saj dhe identitetit kulturor, pėr shkak tė pasurive tė konservuara natyrore, sidomos pyjeve dhe shtigjeve malore, por dhe pėr shkak tė njė rreziku afatgjatė pėr tė ardhmen e burimeve ujore nė zonė, do tė ishte serioze qė SHELL t’i rikthehej studimit kapilar tė bllokut 4, qė i ka akorduar pėr studim qeveria shqiptare, dhe tė harmonizojė politikat e veta me prioritet e zonave, duke llogaritur specifikat e tyre.

Blloku 4 ėshtė koncept gjeologjik, por territori mbi tė cilin shtrihet ky bllok, nuk ėshtė shkretėtirė, por njė hapėsirė me identitete tė ndryshme dhe pasuri tė ndryshme natyrore, kulturore dhe urbane. Ne duhet tė peshojmė mirė se ku shkelim, ndryshe investimi do tė jetė vrasės pėr zonėn dhe njė dėm i parikuperueshėm pėr njė Shqipėri, qė e ka shpėtuar varfėria dhe mund ta vrasė pasuria.

Shikoni nje koleksion fotosh nga Zagoria ne galeri.



Kjo ura ne foto nuk eshte me.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur