Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ortodoks

Ortodoks Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt ortodoks.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 11-05-2019, 17:21   #1
GJIKSANA
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Mar 2019
Posts: 3
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
GJIKSANA ėshtė nė rrugė tė mbarė
Fatmir Fotaq Foti Cici- keqbėrės ordiner, spiun, apo tė dyja bashkė?

Vetėm keqbėrėsit dhe spiunėt e ndėrrojnė emrin mė shumė se njė herė

Kohėt e fundit, opinioni publik shqiptar, nė Shqipėri dhe diasporė, ėshtė informuar me fakte tė pakundėrshtueshme, me zė e me figurė, pėr bėmat e turpshme tė njė keqbėrėsi dhe provokatori ordiner, me emrin Fatmir Fotaq Foti Cici, i cili pretendon se ėshtė klerik ortodoks, edhe pse ėshtė shporrur me ceremoni nga disa Kisha Ortodokse, tė cilat e kanė shpallur persona non grata.

Eshtė njė njeri, qė paraqitet nė kohė tė ndryshme me fytyra (surrate) tė ndryshme, sipas interesave tė padronėve tė cilėve u shėrben. Fillimisht, quhej Fatmir Cici, pastaj Fotaq Cici, pastaj Fotios Tsitsis, pastaj Foti Cici, pastaj me dy emra njėherėsh (Fatmir Fotaq), pastaj me tre emra njėherėsh (Fatmir Fotaq Foti).

Problemi i ndėrrimit tė shpeshtė e tė pajustifikuar tė emrit prej z. Cici, ėshtė tepėr i dyshimtė pėr t’u kaluar nė heshtje. Gazetarėt, qė merren me keqbėrėsit ordinerė, por sidomos specialistėt e fushės sė spiunazhit, e dinė mirė se ndėrrimi i herėpashershėm i emrit, madje nė mėnyrė tė fshehtė, pėrbėn njė mjet tė domosdoshėm e mjaft tė nevojshėm pėr ushtrimin e veprimtarisė sė tyre tė nėndheshme, njė mjet tė dobishėm kamuflazhi gjatė zvarritjeve tė tyre nėpėr llagėmet dhe gjirizet e botės sė krimit.

Cilės prej dy kategorive tė mėsipėrme i pėrket z. Cici, asaj tė keqbėrėsve, apo tė spiunėve? Le t’i marrim gjėrat me radhė. Dihet prej vitesh se z. Fatmir Cici, i biri i Gligorit dhe i Aleksandrės, ėshtė dėnuar si keqbėrės nė bazė tė vendimit nr. 64, datė 09/09/1988 pėr plagosje me dashje dhe, nė bazė tė nenit 93/1 tė Kodit Penal, ėshtė dėnuar me 5 (pesė) vite heqje lirie. Dėnimi do tė ishte shumė mė i madh nėse njė person i afėrt familjar, me detyrė tė rėndėsishme nė aparatin propagandistik tė diktaturės komuniste, nuk do tė ndėrhynte pėr tė zbutur dėnimin. Pra, z. Cici ėshtė keqbėrės dhe kjo nuk ngre as dyshimin mė tė vogėl. Eshtė keqbėrės me firmė e me vulė.

Po spiun, a ėshtė z. Cici? Le tė flasim me dorėn nė zemėr. Pa u hapur dosjet e Sigurimit tė Shtetit, nuk mund tė flasim me fakte tė kapshme. Por jo vetėm kaq. Dosjet mė tė rrezikshme nuk janė ato tė Sigurimit, por ato tė SHIK-ut tė Gazidedes, pėr hapjen e tė cilave askush nuk bėn fjalė. Gjithsesi, spiunllėku i dikujt tregohet nga vetė faktet dhe veprimet e tė dyshuarit. Kur flasim pėr spiunė, nuk e kemi fjalėn pėr agjentėt e kundėrzbulimit, tė ashtuquajturit “heronj tė heshtur”, tė cilėt pėrpiqeshin tė bėnin punėn e tyre pa zhurmė e pa rėnė nė sy. E kemi fjalėn pėr “heronj llafazanė”, tė kategorisė AGBV, qė ofronin shėrbimet e tyre vullnetarisht, qė lehnin si ata qentė e zgjebosur, pėr tė lėpirė pastaj si shpėrblim ndonjė copė kockė.

Z. Cici nuk mund tė pėrzgjidhej kurrė si “hero i heshtur”. Me gjithė antipatinė qė mund tė kem pėr spiunėt nė pėrgjithėsi, mė duhet tė pranoj se agjentėt e kundėrzbulimit ishin njerėz inteligjentė, tė shkathėt, tė zhdėrvjellėt e tė besės. Z. Cici nuk zotėron asnjė nga kėto cilėsi. Megjithatė, nuk dua tė them se nuk ka qenė i pėrshtatshėm pėr spiun, sepse AGBV-tė kishin pikėrisht cilėsitė qė zotėron edhe z. Cici. Kemi shkruar nė kėtė forum se, nė muajt e fundit tė regjimit komunist, Ramiz Alia pėrdori pėr interesat e regjimit njerėz tė tillė, llafazanė, burracakė, smirėzinj e tė pamoralshėm. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se, nė shoqėrinė e kohės, njerėz tė tillė ishin tė paktė, prandaj dhe kishte dhėnė urdhėr qė tė pėrzgjidheshin nėpėr burgje, nga radhėt e kriminelėve ordinerė.

Nuk pėrjashtohet aspak mundėsia qė z. Cici tė ketė marrė si detyrė “infiltrimin” e tij nė radhėt e Kishės Ortodokse, pėr ta “sabotuar” atė nga brenda (jam duke pėrdorur qėllimisht terma tė propagandės komuniste). Po pėrmend kėtu njė frazė tė tij nė facebook, ku thotė: ... vendosa tė largohem pėr nė Greqi nė fillim tė janarit “nga mali”, pa pasaportė, me tė vetmin qėllim pėr tė studiuar teologji, siē e arrita!!! Ka ndonjė shqiptar, qė ka jetuar nga afėr frymėn e kohės, qė ka ditur mundėsitė e kohės dhe informacionin qė tė lejonte koha, qė tė nisej nga Shqipėria pėr nė Greqi, pėr tė studiuar pėr teologji?!!! Dinte ky bubariot i pagdhendur e i padalė, se ē’ishte teologjia, aq mė tepėr, tė gjente mundėsinė tė realizonte qėllimin e tij? Thjesht, ndiqte direktivat e atyre qė e dėrguan.

Pėrpara se tė merrte kontaktet e para me qarqe voriepirote greke, duke qenė pėr gati 20 ditė nė Kampin e Strehimit tė Shqiptarėve me origjinė greke nė Kallpaq (midis Kakavies dhe Janinės), nė Shqipėri i firmoset karta e re e identitetit me emrin Fotaq. Me kėtė emėr tė ri fringo u prezantua pėrpara kėtyre qarqeve si ish- i burgosur politik, me origjinė tė kulluar helene. Me kėtė emėr, por akoma mė tė greqizuar u pagėzua (Fotis) dhe me emrin e greqizuar tė pagėzimit, dhe me njė mbiemėr po aq tė greqizuar (Tsitsis) studioi pėr teologji nė Athinė. Nėse ka ndonjė kundėrshtim, le ta nxjerrė diplomėn nė facebook, qė ta shohim tė gjithė, siē ka nxjerrė edhe disa dokumente tė tjera.

Nuk po sjell mė shumė detaje kėtė moment, jo vetėm ngaqė do t’u rikthehem kėtyre edhe nė tė ardhmen, por edhe sepse dua tė ezaurojmė problemin e pėrdorimit tė shumė emrave prej kėtij keqbėrėsi dhe, sipas tė gjitha gjasave, edhe spiuni me pagesė. Pra, nė Shqipėri ishte me emrin Fatmir Cici. Kur shkon nė Greqi, nga Kampi i Vorioepirotėve tė Kallpaqit, kėrkon qė t’i sjellin nga Shqipėria letėrnjoftim me emrin Fotaq. Pagėzohet me emrin Fotis, pėrdor mbiemrin Tsitsis pėr disa vite me radhė. Shkon pėr dy vite nė Angli, dhe kur kthehet prej andej pėrsėri nė Greqi, pėrdor dy emra njėherėsh: paradite, nė shoqėrinė e grekėve, “Fotis Tsitsis”, ndėrsa pasdite “Foti Cici”. Kur mbėrrin nė Amerikė, emri qė ka nė pasaportė dhe nė vizėn amerikane ėshtė “Fotaq”, por nė marrėdhėnie me tė tjerėt pėrdor fillimisht emrin “Foti”, dhe dalėngadalė edhe “Fatmir”. Ky fakt shkaktoi madje edhe habinė e tė ndjerit Sejfi Protopapa, i cili nuk arrinte dot tė shpjegonte se pėrse duhet tė ketė dy emra. Nė Ohio fillon tė eklipsojė plotėsisht emrin “Foti” dhe pėrdor vetėm emrin “Fatmir”.

Rikujtoj edhe njė herė se, sipas pohimeve tė vetė z. Cici, kėrkesėn pėr tė ndėrruar emrin nga Fatmir nė Fotaq e ka depozituar pranė Kėshillit tė Fshatit Nivicė dhe Kėshillit tė Bashkuar tė Zonės pėrpara se tė hapeshin kufijtė me Greqinė. Pra, nuk e detyroi njeri ta bėnte. Arsyeja ishte se ndihej tepėr ortodoks, prandaj dhe kėrkonte me domosdo qė kėtė identitet ta pasqyronte edhe nė dokumentet e tij identifikuese. Deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe, pavarėsisht se koha qė zgjodhi pėr ta bėrė ngjall mjaft dyshime, por ajo qė e bėn tė pabesueshėm rrėfimin e tij ėshtė fakti se, sapo u largua nga Greqia pėr nė SHBA, u kujdes qė tė ndryshonte edhe njė herė emrin nga Fotaq nė Fatmir, duke mohuar hapur emrin e pagėzimit, edhe pse e mbajti si emėr tė dytė, sepse nuk mund tė bėnte ndryshe.

Unė nuk mund ta di se me ēfarė mjetesh arriti z. Cici tė ndryshonte edhe njė herė tjetėr emrin e vet. Dy janė rrugėt qė tė bėnte njė gjė tė tillė, ose tė ketė falsifikuar dokumentet, ose tė ketė paguar njė shumė rreth 400-500 dollarė nė gjykatėn e zonės ku jetonte, me kusht qė tė ishte rezident i ligjshėm nė SHBA. Gjithsesi, problemi nuk ėshtė mjeti qė pėrdori, por qėllimi. Eshtė nė gjendje z. Cici tė na thotė arsyen? Sigurisht qė jo, sepse nuk mund tė ketė kurrė njė argument tė pafajshėm, qė tė justifikojė kėtė veprim anormal nė dukje, por qė nė tė vėrtetė mund tė fshehė mėkate tė rėnda.

Pavarėsisht se z. Cici e ka fshehur deri sot faktin e ndryshimit tė emrit tė tij nė Amerikė, d.m.th. nga Fotaq nė Fatmir, ne e dinim mirė kėtė gjė. Duke ditur ndėrkohė edhe shkallėn e ulėt tė intelektit tė tij, nxitėm njė provokim tė vogėl. Z. Cici u akuzua sikur kishte ikur nė Amerikė me pasaportė greke. Duke kujtuar se po na zinte mat, publikoi menjėherė nė adresėn e tij tė facebook-ut foto nga letėrnjoftimi dhe dy pasaportat qė kishte pėrdorur pėr qėndrim nė Greqi dhe vajtje nė Amerikė, qė tė tria kėto me emrin Fotaq. Kaq na mjaftoi. Miu ishte kapur nė grackė vetėm me njė copė tė vogėl sapuni, tė cilin e hėngri pėr djathė.

Personalisht, kam qeshur me lot kur vėreja se sa tuhaf e i trashė ėshtė ky njeri, qė nuk arrinte tė kuptonte se, duke na treguar hapur fotografitė me tė dhėnat personale tė letėrnjoftimit dhe dy pasaportave shqiptare, e nė tė njėjtėn kohė, duke fshehur brendinė e pasaportės sė tij kanadeze (ka publikuar vetėm kapakun), ishte njėsoj si tė na thoshte se ka diēka pėr tė fshehur dhe tė cilėn nuk guxon ta pohojė. Gjithsesi, situata me kėtė njeri nuk ėshtė pėr tė qeshur. Njerėz tė tillė, qė pėdorin metoda tė tilla kamuflazhi, kanė qenė nė tė gjitha kohėt njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė kombėtare.

Para pak orėsh kemi publikuar nė njė faqe tjetėr njė fotokopje nga leja e tij e qėndrimit nė Kanada, pėr periudhėn 06 janar 2004 – 06 janar 2005, ku emri i tij ėshtė FATMIR FOTAQ CICI. Z. Cici e di mirė se ku e kam gjetur kėtė dokument, por nėse mendon se ėshtė i falsifikuar, mund tė dalė nė facebook tė mė akuzojė si falsifikator, se ia ndreq mirė kurrizin unė. E di vetė ai! Nė vend qė tė bėjė kėtė, i rekomandoj tė pranojė publikisht se ėshtė pėrdorur gjatė gjithė kėtyre viteve nga shėrbime, grupime dhe interesa antishqiptare e antiortodokse. Vetėm kėshtu mund tė lehtėsojė sadopak vetveten dhe tė zbusė zemėratėn e Zotit pėr mėkatet qė ka kryer kundėr Kishės sė Tij nė Shqipėri, por edhe kundėr kombit shqiptar nė tėrėsi.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga GJIKSANA : 11-05-2019 nė 17:41
GJIKSANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-05-2019, 17:27   #2
GJIKSANA
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Mar 2019
Posts: 3
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
GJIKSANA ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Fatmir Fotaq Foti Cici- keqbėrės ordiner, spiun, apo tė dyja bashkė?

Para 15 vitesh, nė forumet e kohės, ėshtė diskutuar gjerėsisht pėr kėtė figurė e errėt, qė po ndėrmerrte njė mision tė dyshimtė nė dėm tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė Kryepiskopit tė saj dhe tė shoqėrisė shqiptare nė tėrėsi. Prezantohej me emrin At Foti Cici

Jeta vėrtetoi mė sė miri se, ato qė u denoncuan publikisht nė mediat elektronike dhe shtypin e kohės pėr kėtė njeri, me fakte e me dokumente, nga autorė jo anonimė, por nga qytetarė me emėr e mbiemėr, ishin tė vėrteta, prandaj dhe z. Fatmir Fotaq Foti Cici nuk guxoi kurrė t'i drejtohej gjykatės e t'i akuzonte ata pėr shpifje, gjė qė nuk harronte tė bėnte nėpėr forumet dhe blogjet e kohės. Ky person, i cili deri atėherė, pėr tė pėrmbushur misionin e tij tė dyshimtė, kėrkonte tė fitonte publicitet dhe popullaritet, duke pėrdorur profile tė ndryshme nga njė IP e vetme, por edhe duke shfrytėzuar padijen e dy personave tė tjerė, tė cilėt i pėrdorte si mish pėr top, duke i larguar kėshtu nga rruga e Zotit dhe e ortodoksisė. Jemi lutur gjithmonė pėr ta, sepse e dinim mirė se ishin viktima tė kėtij njeriu, prandaj dhe jemi tė gėzuar qė, tashmė, i kanė kthyer shpinėn kėtij manipuluesi antishqiptar e antiortodoks.

Antiortodoksizmi i z. Fatmir Cici ndoshta nuk do tė ishte kaq shqetėsues pėr njė pjesė tė shoqėrisė shqiptare, qoftė edhe pėr njė pjesė tė vogėl tė saj, nėse do tė kufizohej nė njė kuadėr thjesht fetar nėse nėn kėtė maskė nuk do tė fshihej njė antishqiptarizėm i thellė, tashmė i dokumentuar. Nuk ėshtė rastėsi qė ky njeri u dėbua prej tė gjithė shqiptarėve. U dėbua fillimisht edhe prej Dioqezės Shqiptare tė Amerikės, drejtuesit e sė cilės ishin tė parėt qė e nxorėn pėrjashta. Po ashtu, dėshmitė e tė ndjerit Sejfi Protopapa dhe debatet e tij me kėtė person (tė cilat janė ende nė internet dhe nė shtypin e kohės) dhe kushdo mund t'i lexojė e tė kuptojė se sa i padėshiruar ėshtė ky njeri nė gjirin e shqiptarizmit. Nė tė njėjtėn mėnyrė u dėbua edhe nga tė gjitha Kishat Ortodokse, me tė cilat erdhi nė kontakt ose bashkėpunoi pėr njė farė kohe. U dėbua edhe nga OCA, pas njė vendimi zyrtar tė kėsaj Kishe (shih The Orthodox Church, NOV/DEC 2006, pg 10: DEPOSED

CICI, The Rev. Foti, who was suspended, is deposed
from all sacred functions of the Holy Priesthood and
his name is removed from the ranks of clergy of
the Orthodox Church in America by the Holy Synod
of Bishops of the Orthodox Church in America/ October
25, 2006.)


Eshtė e qartė se z. Fatmir Cici ėshtė turpi i ortodoksisė botėrore. Gjithsesi, problemi i tij nuk ėshtė vetėm Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė, Kryepiskopi Anastas apo hierarkėt dhe punonjėsit e saj. Problemi i tij i vėrtetė ėshtė mizantropia nga e cila ėshtė pushtuar. Nuk le njeri pa sharė, nė kuptimin fizik dhe juridik. D.m.th. shan Kishėn Orthodhokse, por edhe shqiptarėt. Vini re nė postimet e tij nė social media si shan myslimanėt nė pėrgjithėsi, jo individė tė veēantė. Vini re si shan edhe bashkėfshatarėt e tij kur bėn fjalė pėr riparimin e ēatisė sė kishės sė fshatit tė tij, Nivicė Bubar.

Rishfaqet pas plot 15 vitesh heshtjeje tė plotė, tė cilat janė vitet qė nga momenti qė Kisha Ortodokse nė Amerikė (OCA) e zhveshi nga prift e deri para pak kohėsh, kur ky zotėri paraqitet pėrsėri si At Foti Cici, pa folur asnjėherė se ku shėrben, kujt i shėrben dhe kush e paguan.

Ky shpifės i paguar, i cili ėshtė mė i urryer se njė vrasės i paguar, akuzon gjithė tė tjerėt pėr skandale seksuale, pėr tė kaluar imorale, etj., etj., nė njė kohė qė ai vetė ka dalė nga burgjet e krimeve ordinere, pa guxuar ta pranojė kėtė fakt publikisht. Etika e postimeve tė tij, e frymėzuar dhe huazuar padyshim nga botimet pornografike, ėshtė provė e dukshme patologjike e gjendjes nė tė cilėn ndodhet shėndeti i tij mendor. I vetmi ngushėllim pėr tė mund tė jetė fakti se edhe tė marrėt mund tė hyjnė nė histori. P.sh. Herostrati dogji Tempullin e Artemidės nė Efes (njė nga shtatė mrekullitė e botės) qė ta shkruante historia. Atė qė z. Fatmir Cici nuk ka kuptuar ėshtė se tė marrėt mund tė hyjnė nė histori, por nuk e bėjnė dot historinė, as nuk e shkruajnė dot atė.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga GJIKSANA : 11-05-2019 nė 17:37
GJIKSANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-05-2019, 17:30   #3
GJIKSANA
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Mar 2019
Posts: 3
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
GJIKSANA ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Fatmir Fotaq Foti Cici- keqbėrės ordiner, spiun, apo tė dyja bashkė?

Fenomeni "Fatmir (Foti) Cici", nė kuptimin e ekzistencės sė njė organizmi tė gjallė shumėqelizor, i cili eksitohet nga prania rreth tij e shoqėrisė njerėzore, e njė komuniteti apo e njė individi, qė merr frymė, jeton, vepron e pėrparon pa i marrė leje atij (kėto fjalė janė nė njė farė mase perifrazim i njė thėnieje tė famshme tė tė ndjerit Sejfi Protopapa pėr kėtė person), pėrbėn rast tė veēantė pėr fushat e psikologjisė dhe psikiatrisė. Rast tė veēantė pėrbėn edhe intensiteti i shpėrthimeve histerike dhe sasia e shkumėzimeve tė tij sa herė qė instinktet ziliqare, prej tė cilave komandohet, e sinjalizojnė se Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė, Kryepiskopi, hierarkia dhe anėtarėt e saj ecin pėrpara, pavarėsisht sulmeve dhe shpifjeve, qė dėgjohen prej gojės sė tij, por qė nė fakt burojnė nga faktorė tė tjerė, tė ndryshėm ēdo herė, por gjithmonė po kaq keqdashės ndaj Kishės sonė. E themi dhe e rithemi se ky njeri, krejtėsisht i pafaftė e tėrėsisht i paditur e i pashkolluar, por mbi tė gjitha, i paralizuar deri nė palcė nga dembelizmi i tij legjendar i tipit stambolljan, e ka tė pamundur tė sigurojė mbijetesėn e vet nė rrugė tė ndershme, aq mė tepėr tė pėrparojė nė dije, nė virtyt e nė jetė shoqėrore.

Z. Fatmir Cici u pėrball me jetėn e vėrtetė, me realitetin e ashpėr tė mbijetesės, kur i mbaruan dhrahmitė qė merrte pėr shumė vite me radhė nga Ministria e jashtme e Greqisė, kur tė gjithė ata qė e ndihmonin e kuptuan mė nė fund se lajkat dhe sahanlėpirjet e tij ishin njė mashtrim. E vetmja mundėsi reale qė i mbetej ishte tė kthehej nė Shqipėri e tė ofronte edhe ai ndihmesėn e tij nė veprėn e ringritjes sė Kishės prej Kryepiskopit Anastas. Gjithsesi, kjo nuk mund tė ishte njė zgjidhje pėr tė, sepse puna, pėr mė tepėr vėshtirėsitė e jashtėzakonshme qė ekzistonin atėherė Shqipėri, ishin nė antitezė tė plotė me mėnyrėn e jetesės dhe luksin qė ai ėndėrronte.

Instinkti i tij i mbijetesės mbizotėroi ndaj ēdo lloji tjetėr etike e morali njerėzor, larg ēdo parimi e virtyti tė krishterė, pėrtej traditave dhe zakoneve tė vendit ku ishte rritur e edukuar, pse jo, edhe larg moralit tė familjes nga rridhte. Nė mėnyrė qė tė hapte njė portė tė re mbijetese tė rehatshme, shfrytėzoi zėrat, kritikat dhe pakėnaqėsinė qė dėgjoheshin e njė pjese tė diasporės shqiptare nė SHBA kundėr zgjedhjes sė njė shtetasi grek nė drejtimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. “Papritur e papandehur”, njė ditė tė bukur e plot diell, e shpalli veten tė persekutuar prej Kryepiskopit Anastas pėr shkak tė bindjeve tė tij antigreke!!! Largimi i tij nga perspektiva e bashkėpunimit me Kishėn e Shqipėrisė dhe orientimi pėrtej oqeanit me kėtė pretekst ishte qesharak edhe pėr faktin se ishte vetė Kryepiskopi Anastas qė e dėrgoi nė Angli pėr tė mėsuar anglisht, gjė qė i dha atij mundėsinė tė shkonte fillimisht nė SHBA e mė pas nė Kanada. Lojėrat e tij me Dioqezėn e atjeshme Shqiptare, me krerėt e nderuar tė saj, me tė ndjerin Sejfi Protopapa e plot tė tjerė, janė tė njohura pėr publikun. Siē e thamė edhe nė postimin e parė, diaspora shqiptare ishte e para qė i tregoi rrugėn kėtij shpifėsi e ngatėrrestari tė sėmurė. Tė mos harrojmė se nė vitet kur ky njeri luftonte me tėrbim Kryepiskopin Anastas dhe Dioqezėn Shqiptare tė Amerikės, fundamentalizmi islamik po shtrinte kthetrat e tij nė gjithė Ballkanin postkomunist.

Erdhi dita qė mbijetesa e tij, sipas kritereve qė ai vetė kishte vendosur pėr kushtet e jetesės, nuk mund tė sigurohej nė mėnyrė tjetėr, pėrveēse tė vishte raso. E vėrteta ėshtė se ky vendim nuk pėrbėnte kurrė prioritet pėr jetėn e tij, edhe pse kishte premtuar shumė herė, si p.sh. para profesorėve tė fakultetit teologjik nė Athinė pėr tė siguruar trajtim tė veēantė gjatė provimeve, pėrpara Kryepiskopit Anastas qė tė siguronte letra rekomandimi pėr vazhdimin e dhėnies sė bursės nga Ministria e Jashtme e Greqisė etj. Rasoja qė padenjėsisht arriti tė vishte, i rriti mjaft aksionet e veta nė bursėn e propagandės antiortodokse nė Shqipėri. Duke u paraqitur si njė prift erudit e patriot i zjarrtė, shtypi shqiptar i kohės, i financuar pa asnjė dyshim nga pėrkrahėsit e kėsaj propagande, i dhanė hapėsirė tė mjaftė kėtij njeriu, i cili, nė realitet, nuk ėshtė nė gjendje as tė shkruajė saktė emrin e tij. Ndėrkohė, me profile tė shumėfishta nė internet, krijoi njė atmosferė terrori kundėr atyre pak besimtarėve qė kishin mundėsi nė ato vite tė kishin kompjuterin e tyre dhe njė lidhje interneti (nė Shqipėri operohej ende me lidhje dial up, me shpejtėsi minimale, me shkėputje tė shpeshta e vonesa tė mėrzitshme). Shumė shpejt, pas njė sensibilizimi tė gjithanshėm tė besimtarėve orthodhoksė brenda dhe jashtė vendit, kėtij shpifėsi dhe ngatėrrestari iu dha njė pėrgjigje e fuqishme si nė internet, ashtu edhe nė shtypin shqiptar, jehona e sė cilės vazhdon tė dėgjohet deri sot, madje edhe nė kėtė Forum. OCA e dėboi nga radhėt e veta dhe ia hoqi rason, ndėrsa shtypi shqiptar, ose mė saktė ato gazeta qė e kishin promovuar kėtė person nė emėr tė luftės kundėr Kryepiskopit Anastas, u turpėruan pėrjetė. “Heroi” i tyre u plasi para hundės si njė flluskė sapuni.

Pėrpara se tė kalojmė tek arsyet e rishfaqjes sė kėtij personi, pas plot 15 vitesh inekzistence absolute, le tė sqarojmė me pak fjalė gėnjeshtrėn dhe mashtrimin mbi tė cilin u ndėrtua “fenomeni Fatmir (Foti) Cici”. Sė pari, kalimi i kufirit me Greqinė si refugjat dhe paraqitja e tij pėrpara autoriteteve policore me njė letėrnjoftim me emrin “Foti” dhe jo Fatmir, siē e kishte nė tė vėrtetė, si dhe me deklarimin se rridhte nga minoriteti grek. Sė dyti, fshehja e faktit se ishte njė ish i dėnuar me pesė muaj burg pėr krime ordinere (plagosje personi me paramendim). Sė treti, pėrqasja me qarqe vorioepirote, para tė cilave deklaroi se ishte njė ish i burgosur politik i regjimit komunist pėr shkak tė bindjeve fetare dhe dėshirės qė gjoja kishte shprehur pėr tė studiuar pėr teologji. Sė katėrti, parregullsia ligjore nė pranimin e tij nė fakultetin teologjik tė Athinės. Z. Fatmir Cici ka mbaruar shkollėn e mesme bujqėsore nė Delvinė, shkollė e cila, sipas ligjit tė atėhershėm, bazuar nė kurrikulėn e saj, lejonte vazhdimin e studimeve tė larta vetėm nė degėt veterinari dhe agronomi. Pėr shkak tė paqartėsive qė ekzistonin nė atė periudhė (1991) dhe tė mungesės sė korrespodencės zyrtare mes dy ministrive tė arsimit, z. Fatmir Cici nuk paraqiti kurrė njė dokument tė tillė. Pra, diploma e tij, ėshtė e pavlefshme. Sė pesti, diploma e siguruar prej tij nė fakultetin teologjik tė Athinės ėshtė siguruar nė rrugė tė pandershme. Gjatė gjithė kohės ka kėrkuar trajtim tė veēantė nė provime, nuk ka marrė kurrė pjesė nė provime me shkrim pėr gjoja vėshtirėsi nė gjuhėn greke, e mbi tė gjitha, u ka kėrkuar profesorėve ta ndihmojnė tė kalojė provimet sepse kėrkon tė kthehet sa mė parė nė Shqipėri pėr tė ndihmuar Kryepiskopin Anastas.

Kalojmė tek arsyet e rishfaqjes sė kėtij personi, pas njė periudhe kaq tė gjatė. Tė theksojmė se periudha nė tė cilėn ky person nuk ėshtė bėrė i gjallė ėshtė mjaft e gjatė (2004 – 2019). Mosha e tij gjatė kėsaj kohe ėshtė luhatur nga 36 nė 51 vjeē. Bėhet fjalė pėr vitet mė produktive tė jetės sė njė njeriu dhe pėr gati gjysmėn e viteve tė punės qė duhen pėr tė fituar pension tė plotė. Vėrtet, a ka njeri qė tė mendojė se patriotizmi dhe besimi i njė njeriu, i cili shkul faqet, bėrtet e ngjiret se ėshtė gati tė japė jetėn pėr to, por pėr plot 15 vite nuk bėhet i gjallė, pastaj papritur shfaqet pėrsėri si gjykatės i tė gjallėve e tė vdekurve?

Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė. Ky njeri mungoi pėr njė kohė kaq tė gjatė sepse askush nuk mund t’i ngarkonte misione si ato tė mėparshmet, pa pasur raso. Rasoja ishte dhe do tė jetė e vetmja vlerė e kėtij njeriu, me anė tė sė cilės mund tė sigurojė treg pune dhe klientelė. Ndėrkohė, ne e dimė tashmė se ai ėshtė zhveshur nga ēdo detyrė e funksion nga Kisha Orthodhokse. Nė momentin qė jemi duke folur, nuk ekziston nė asnjė organikė tė asnjė Kishe Orthodhokse nė botė. Pra, nuk mund tė ketė raso. Nuk e dimė nėse ka xhybe, por raso nuk mund tė ketė. Deri tani, megjithėse janė tė shumtė ata qė e kanė ftuar tė thotė se cilės Kishe i pėrket, nuk guxon tė pėrgjigjet. Personalisht, jam i bindur se rasoja e tij ėshtė “virtuale”, imagjinare, ashtu si dhe emri qė pėrdor (At Foti).

Ky ėshtė mashtrimi i radhės i kėtij supermashtruesi dhe shpifėsi me pagesė. Vetėm se i ka bėrė hesapet pa hanxhinė. Kutėrbimi i atyre qė e kanė ngarkuar me misionin e radhės ėshtė tepėr i rėndė pėr tė mos u nuhatur dhe tepėr afėr pėr tė mos e kuptuar se cilėt janė. Vetėm se kėsaj radhe, kocka qė pret si shpėrblim, do t’i ngecet nė grykė. Kohėt kanė ndryshuar. Populli thotė se kjo ėshtė koha e maskarenjve, dhe kėshtu mund tė jetė, por edhe ne prandaj jemi kėtu: qė t’u tregojmė vendin maskarenjve.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga GJIKSANA : 11-05-2019 nė 17:39
GJIKSANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Tags
majmun, sapun, spiun

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur