Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 06-11-2018, 01:05   #361
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,701
Thanks: 5,592
Thanked 11,583 Times in 3,899 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Bota e bardhe

Shpirti i tij perhapej mbi liqen dhe kish bllokuar shikimin e me tejshem te qiellit. Nje bardhesi e bute qe mbulonte edhe pemet rreth e rrotull dhe e turbullonte pamjen plot ngjyra te vjeshtes ne ikje. "Po me diellin c'pate qe e bllokove?" foli me te ne mendjen e saj , duke vene nje lakim buzeqeshjeje vetem ne njeren ane te buzes. "Jam ziliqar",iu pergjigj dhe iu fut ne shikim drejt e ne bebe te syrit. Buzeqeshja u shua dhe reja e bardhe, pervec pemeve e siperfaqes se liqenit, tashme e mbeshtolli edhe ate. Qerpiket e paten te veshtire te puliteshin.


***

Mengjesi pati qene bujar me zerin e tij dhe te qeshurat jo shume te gjata. Ndonese ajo kish qene e paperqendruar ne bashkbisedim per shkak te aktivitetit qe po bente , vazhdimi i dites do te ishte nje vazhdim virtual ne mendjen e saj me episode bisedash ku fjalori qe perdornin i guduliste humorin e mbuluar nen bisedat rutine qe shkembente gjate dites.

Mbremja e pa rene ende, nuk mundi ta erresonte bardhesine e shpirtit te tij qe zaptonte liqenin .

E perhumbur ne mundimin e gjetjes se qellimit te jetes , syte i shkuan tek uji i paster i bregut qe lejonte te dukej shkelqimi i gureve te vegjel te tabanit te valezuar. Ndonese prag dimri, ajo ndjeu deshiren te ecte zbathur e te lexonte ne prekje me lekuren e bute te shputave te kembeve, historine qe qendronte pas lemimit dhe shkelqimit .

Cfaredo qe te ishte, e ndjeu qe kish lidhje edhe me te.


Shenjat qe tregonin historine e nje casti ishin rrefimet me te vyera me te cilat natyra e mahniste ne cdo shetitje. Edhe pse pa kerkuar, ajo gjente ngjashmerite e saj ne elemente te pafund.


Reja e bardhe iu duk sikur e permendi per ta mbyllur ate moment shkrirjeje me natyren. Po afrohej mbremja dhe kujdesi i tij i rikujtoi natyren mbrojtese te pakorregjueshme qe e karakterizonte vazhdimisht .


***


Mbeshtjellur ne rene e mendimeve, gjumi e kaploi per ta cuar ne boten e bardhe ku mbreteronte ai...


(E.P)


__________________
Follow Your Joy

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Leaf : 06-11-2018 nė 01:08
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-06-2019, 07:56   #362
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,701
Thanks: 5,592
Thanked 11,583 Times in 3,899 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Krijime te Sorkadhes

Nje perendim i gjate

21:10

Qyteti masiv ngeli poshte ne cep te dritares. Me grupime dritash neper forma te rregullta qe formonin lagjet e vjetra app te reja . Krahu i avionit qendronte mu ne pjesen ku ndahej terreni nga hapesira e pafund e qiellit ne perendim. Flake e thelluar ne ndezje brilante. Nje dehje masive e horizontit.

Liqenit Huron iu vodhem per t’i pare pasqyrimin e kuq te perendimit te gjate. Dukej si liqen i lyer. Ngjyren e gjakut s’doja ta imagjinoja gjate . Mendimi me rrenqethi. Krejt papritur , sikur frenimi im ta kish shnderuar, u derdh nje mase e purpurt pertej bregut te bute e te lemuar. Po errej ,por vetem per te krijuar nje loje me ate qe do te vinte... tashme siper liqenit tjeter.

Perzierje ngjyrash drejt ne horizot. Tejpertej si nje prerje prej dore te stervitur i shkuam mesit te liqenit Michigan. Forma e tij prej jelly been u pergjysmua pothuaj simetrikisht .

E verdha mori jete diku larg . Si nje ringjallje. Si nje enderr qe vazhdoi pa rene ne rutinen e permendjes .

Njesoj me nje feste indiane , ngjyrat me te forta prisnin syrin tim. I shetita pa pulitje. Nuk gjeta mes tyre as vallezime resh e as nderprerje ererash e trysnish. Cfar tingulli valle do te formonte ne atmosfere nderthurja e ngjyrave te perendimit ?!


Drita e krahut te avionit sikur me permendi . Lekundjet me shkunden mendimet. Krejt si ato ipod-et shuffle qe ngaterronin rradhen e kengeve kohe me pare kur teknologjia e mjeteve te vogla me memorje te madhe filluan te qarkullojne.


Piloti lajmeroi per servisin e pijeve . Dukej qe ishte Kebekuaz . Pas meje njady rreshta me larg, gjindej si gjithmone nje njeri me ze si trumpete qe flet papushim. Latine... Edhe ai sikur ma ndjeu mendimin fill pasi e kalova ne koke. Heshti.


22:28

Aroma e kafes me perkedheli . Isha gati per te dremitur. Balli me rendonte nga lartesia ne hapesire. Sa e dua lengun e ngrohte e te erret ne keto caste. Nga dritarja , qielli i ngjante me teper nje agimi dite. Sa i cuditshem eshte qielli edhe pse ne nje shikim duket sikur s’i ngaterron kurre paraqitjet e tij.


23:20

Persiper fushave te Mineapolis , pati turbulanca. Ne nje perzierje mendimesh serish, syte gjeten dicka qe kurre s’e kishin hasur. Nje perendim ne ngjyre kapucinoje . Shkume ngjyre mjalti te zbehte ... nje ngjyre qelibari qe harkohej ne krejt horizontin. A po me jepte truri mdonje mesazh apo ishte thjesht ashtu si dukej?..


E kaltra ndahej prej nje brezi ngjyre menteje te fresket me fushat e kapucinta. Ishte dicka qe kur kam udhetuar ne lindje , nuk e kisha hasur. Ndoshta s’e kisha rastisur...

23:40

Ngadale filloi te erresohet . U shuan ngjyrat sikur te ishte derdhur nje ene perplot me kafe te erret .

Edhe koka ime po turbullohej serish


11:51

Erresira totale prishej nga vetetima qe krijonte drita e krahut te avionit.

Turbulancat rifilluan.


1:24

Gjumin ma prishi kebekuazi duke thene se do te bente zbritjen per pak.

Atje poshte drejt nje liqeni te arte ndezur dritash do te gjendesha e etur per te qene pjese e ngazellimit . Duke harruar te marr fryme shikimi humbi mbi qytetin e florinjte.

1:52 (22:52 ora lokale)
Las Vegas
( 3 Qershor 2019)







__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur