Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Enciklopedi

Enciklopedi Kėtu do ketė informacione nga mė tė ndryshmet, thjesht emri tregon risin e kėtij nėnforumi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 26-03-2017, 20:11   #1
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 601
Thanks: 80
Thanked 299 Times in 197 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 36
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
Pitagora dhe magjia e numrave

Rreth viteve 600 para lindjes sė Krishtit, nė Greqinė Antike ka jetuar njė njeri vėrtet i jashtėzakonshėm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar qė tė vėrtetojė ekzistimin e tė gjitha gjėrave nė Univers pėrmes harmonisė sė pėrsosur tė veprimit hyjnor tė numrave.

Jo vetėm qė konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisė mbi analizėn e veprimit tė numrave nė natyrė-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi mė i madh i tė gjitha kohėrave. Qė nė fillim duhet konstatuar se, shumė mėsime tė Pitagorės, edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si fshehtėsi e madhe dhe se tė gjitha shkathtėsitė dhe praktikat okuliste tė Perėndimit, burojnė nga mistika pitagoriane. Pesėdhjetė e katėr vitet mė tė frytshme tė jetės i ka kaluar nė Egjipt. Persi, Indi dhe nė vendet tjera tė Lindjes, vende kėto qė atėbotė, konsideroheshin si qendrat mė tė mėdha tė dijes, urtėsisė mistike dhe mendimit filozofik tė mbarė botės

Qėndrimi i tij i gjatė nėpėr vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar nė formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit tė KARMėS – tė shkakut dhe pasojės, Ligjit tė DARMėS – se asgjė nė kėtė botėnuk ėshtė krijuar dhe nuk ndodh rastėsisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga njė jetė nė jetėn tjetėr, ligjshmėri kėto qė shpesh ceken dhe trajtohen nė mendimet e tij filozofike. Si hulumtues i pandalshėm nga kėrkimi i rrugės qė do ta shpinte kah bėrthame e krijimit tė jetės, nė njė moment tė pėrndėritjes shpirtėrore, pėrjetoi vetėdijesimin e plotė se, njerėzimi jeton nė tri botė: botėn natyrale, njerėzore tė qenėsisė dhe atė hyjnore. Me kėtė e pa tė qartė se, nga tė gjitha besimet e deritanishme nė shumė zota, realisht ekziston vetėm njė ZOT, i cili ėshtė esenca dhe burimi i ēdo gjėje.

Tek bashkėkohėsit e vet, Pitagora ka ofruar njė mėnyrė tė re tė tė menduarit e cila, njė njėrėn anė pretendonte t’i mbante njerėzit fort tė lidhur me kėtė botė, dhe njėkohėsisht, nga ana tjetėr, kėrkonte qė ata tė jenė tė kthyer dhe tė pashkėputshėm nga krijuesi i tyre – ZOTI. Pėrmes filozofisė sė vet nė pėrgjithėsi, Pitagora ka pasur ndikim tė pakontestueshėm tek shumė mendimtarė tė famshėm tė Greqisė Antike, e veēanėrisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mėsimet e tij kanė luajtur njė rol tė madh edhe nė ndėrtimin e mendimit tė ri filozofik bashkėkohor evropian. Nė kėtė kontest, veēanėrisht duhet pėrmendur teorinė e famshme tė Pitagorės nė matematike

Pitagora dhe nxėnėsit e tij kanė themeluar shumė postulate filozofike si parime dhe mendime tė pranuara logjike. Nė mes tė postulateve pitagoriane, ėshtė e njohur ajo e dhjetė kundėrshtive themelore, veprimi i pėrhershėm i tė cilėve e ndėrton realitetin tonė objektiv: 1. E lehta dhe e rėnda; 2. Tek dhe ēift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4. Pak dhe shumė: 5. E djathta dhe e majta; 6. Mashkullorja dhe femėrorja: 7. Lėvizshmėria dhe palėvizshmėria; 8. Drejtė dhe shtrembėr; 9. Dritė dhe errėsirė; 10. Sistematike dhe josistematike.

Kėshtu, ata kanė konstatuar se, pikėrisht nga ekzistimi i kėtyre dhjetė kundėrshtive, buron e gjithė harmonia e pėrsosur e cila vepron nė Univers.
Sa i pėrket klasifikimit domethėnės, tė gjithė numrat ēift, konsideroheshin si: tė pjesėtueshėm (ndashėm), jo tė pėrhershėm, femėror dhe qė i takojnė kėsaj bote materiale; ndėrsa numrat tek: tė pandashėm (papjesėtueshėm), mashkullor dhe hyjnor. ēdo numėr e kanė ndėrlidhur me njė atribut tė njeriut. Kėshtu numri 1, nėnkupton arsyen, ekzistencėn, vetėdijesimin; 2. tė menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3. marrėveshjen , harmoninė dhe baraspeshėn; 4. drejtėsinė (pasiqė ajo formon katėrkėndėshin me formė tė pėrsosur); 5 nėnkuptonte martesėn (si tėrėsi e shumės sė numrit tė vėrtetė femėror 2 dhe atij mashkullor 3)… etj. Sipas pitagorianėve, tė gjitha sendet e njohura pėr ne nė kėtė botė e kanė numrin e vet. Pa logjikėn e numrave nuk do tė kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazėn themelore numerike tė formimit tė tė gjitha vlerave tjera e ndėrtojnė dhjetė numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.


Kuptimi magjik i numrave bazė.
Apeksi magjik (0) – Nė fillim dhe fundin e ēdo gjėje qėndron 0-ja, dhe kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo nė vete pėrmban tė gjitha ligjet, tė gjitha vibracionet dhe tėrė ekistimin tonė gjithėpėrfshirės. Zeroja ėshtė e pafundme, e pakapshme dhe e pėrhershme. Me tė, krijohet dhe mbaron jeta.

Numri 1. - Sipas mėsimit tė okultistėve, si nga Lindja ashtu edhe nga Perėndimi, ky numėr konsiderohet si simboli i Kozmosit, por, njėkohėsisht ėshtė dhe njė nga atributet e Zotit, drejtėsisė dhe tė energjisė hyjnore. Ky numėr gjithnjė e jep veten, edhe kur pjesėtohet edhe kur shumėzohet me vetveten.

Numri 2. - Sipas pitagorianėve ky ėshtė princip material, emocion fizik dhe i takon botės tokėsore. Dita e dytė e muajit tė dytė tė vitit i ėshtė dedikuar Plutonit, zotit tė nėntokės, botės sė ėndrrave. Hermetistėt dhe mistikėt perėndimor kėtė numėr e konsiderojnė si shenjė tė djallit, gjegjėsisht parim Satanist.

Numri 3. - Okulistėt besojnė se numri 3 ėshtė numri mė i pėrsosur, sepse ndėrton nė vete fillimin, mesin dhe mbarimin. Mė tej, mistikėt krishterė numrin 3 e identifikojnė me trininė e shenjtė (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtė). Sipas mitologjisė indiane, ėshtė nė shenjėn e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjėsisht, Zotit rindėrtues, Zotit mirėmbajtės dhe baraspeshės dhe Zotit shkatėrrues. Tė njėjtėn trini e kemi edhe nė mitologjinė greke dhe romake: Jupiteri, qė sundon me Qiellin, Neptuni, qė sundon me Dete dhe Plutoni qė sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni, nė dorė mbajnė tre flakadanė, Neptuni nė dorė ka tredhėmbėshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.

Numri 4.
- ėshtė numri i germave tė emėrtimit tė ZOTIT te shumė gjuhė tė botės: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU (frėngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht)…. etj. Mė tej, janė katėr anėt e botės, katėr stinėt kryesore… etj.

Numri 5. - Numri 5 ėshtė simbol i unitetit tė njeriut me Kozmosin. Nė nivelin astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numėr i madh mistik sepse formohet nga dy numrat kyē themelor: 2 si numrit tė parė ēift dhe 3 si numrit tė parė tek. Tė gjitha fuqitė natyrore ndėrtohen nė numrat nga 1 deri nė 5. 1 ėshtė mėvetėsi, 2 kundėrshti dhe 3 ėshtė bashkimi i tyre (ndėrtimi, baraspesha), 4 drejtėsia hyjnore, ndėrsa 5 ėshtė tėrėsia e tė gjithave sė bashku.

Numri 6. - Shumė mistikė mendojnė se 6 ėshtė numėr vetvetiu i pėrsosur, jo vetėm nga fakti se Zoti e krijoi gjithėsinė pėr 6 ditė, por ky numėr paraqet baraspeshėn nė mes tė makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtėshi pėrfitohet nga shuma e gjysmės sė vet si dhe nga shuma e njė tė tretave tė veta.

Numri 7. - Numri 7 konsiderohet si numėr i shenjtė, sepse paraqitet nė formė tė shtatė ditėve tė krijimit tė botės, shtatė ditėve nė javė. Mė tej, 7 ėshtė simboli i magjisė. Shpesh edhe nė popull dhe pėrralla tė ndryshme, dėgjojmė thėnien: pėrtej shtatė tokash e shtatė qiejsh, shtatė male e shtatė dete, etj.

Numri 8. – Nė Bibėl sipas Mateut, ėshtė numėr i lumturisė, fatbardhėsisė dhe bollėkut. Po ashtu mund tė merrej edhe si numėr kontradiktor. Nėse pjesėtohet me gjysmėn e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botės tokėsore.


Numri 9. - Numėr vėrtet mistik, qė nėnkupton numrin 3 tė shumėzuar me vetveten. Pėrsosshmėri dhe tėrėsi, unifikimi i materiales dhe shpirtėrores, hyjnores dhe tokėsores, mashkullores dhe femėrores, dritės dhe errėsirės. Sipas teozofive dhe disa mistikėve, 9 ėshtė pavdekshmėria dhe shpirti hyjnor.

Numrat qe ndikojne ne jeten tone
Cfare fshihet pas numrave? Cfare sekretesh, cfare shenjash? Ja se si numrat ndikojne ne jeten tone.
Edhe ata qe nuk kane njohuri ne numerologji, nuk jane vecse te hipnotizuar nga magjia misterioze e numrave. Nje preference per nje ngjyre te caktuar ose nje numer te caktuar mund te fshehe kuptime shume te rendesishme.

Numerologjia sot eshte nje mode, nje pasion me i perhapur se kurre, pavaresisht nga teknologjite e reja dhe njohurite, numri magjik vazhdon te ushtroje nje joshje te parezistueshme.
Ne greqine e lashte numerologjia ishte nje shkence e fshehte, ne gjendje per te gjetur korrespondenca ndermjet numrave dhe karakterit tone.
Emri, data e lindjes, dhe numri i bashkangjitur me ta ishin pjese e shpirtit te nje personi.
Modelet komplekse matematikore, lejojne te kapin rregullat te funksionimit te universit, sekretet e te kaluares dhe pergjigjet e se ardhmes.
Numerologjia eshte nje nga metodat me interesante per te bere parashikime, nje metode qe mbeshtetet ne saktesine e numrave dhe per kete arsye mund te zbatohet nga kushdo. Sipas numerologjise, te gjitha shkronjat e alfabetit kane edhe nje vlere numerike. Jeta jone eshte thellesisht e ndikuar nga numrat e emrit tone, nga data e lindjes tone, nga shtepia jone.
Reagime te mira ose negative ne jeten e perditshme jane te percaktuara nga ndikimi i numrave magnetike qe na rrethojne. Le te shohim se kush jane kuptimet e numrave:

Numri 1
Alfabeti: A – J – S
Numri i krijimit, fillimit, i impulsit te pare, ose burim energjie.

Numri:2
Alfabeti: B – K- T
Numri i bukurise, kultures, te vertetes, perceptimit dhe vetedijes.

Numri 3
Alfabeti: C-L-U
Eshte numri i ndricimit, i plotesimit, i perpunimit.

Numri 4
Alfabeti: D-M-V
Eshte numri i ndertimit, prodhimit, i sigurise, mbrojtjes, stabilitetit, ambicjes.

Numri 5
Alfabeti: E-N-W
Eshte numri i hezitimit, pasigurise, i dyshimit dhe dekurajimit.

Numri 6
Alfabeti: F-O-X
Numri i personalitetit te dyfishte, pavendosmerise, tundimit dhe skajshmerise.

Numri 7

Alfabeti: G-P-Y
Eshte numri shpirteror, i mistikes, i diturise dhe suksesit.

Numri 8
Alfabeti: H-Q-Z
Eshte numri i drejtesise, evolucionit, forces, inspirimit dhe gjeniut.

Numri 9
Alfabeti: I-R
Eshte numri qe dominon eficensen, psikiken, ndergjegjjen, humanitarizmin dhe energjine rinovuese.
/lajmstudent
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg pit2.jpg (20.7 KiloByte, 9 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg pit1.jpg (21.5 KiloByte, 9 shikimet)
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Aleandro : 09-12-2017 nė 11:13 Arsyeja: x fotot
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-03-2017, 20:13   #2
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 601
Thanks: 80
Thanked 299 Times in 197 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 36
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pitagora dhe magjia e numrave

Universi ėshtė i pėrbėrė nga matematika, gjithēkaja qė zanafilli nga azgjėja

Kur Albert Einsteini pėrfundoi mė nė fund teorinė e tij tė pėrgjithshme tė realitetit nė 1916, ai zbuloi njė mesazh tė papritur tek ekuacionet: universi po zgjerohet. Einstein nuk besonte qė universi fizik mund tė tkurrej apo rritej, kėshtu qė injoroi atė qė i thoshin ekuacionet. Tridhjetė vjet mė vonė, Edvin Hubble gjeti prova tė qarta tė ekspansionit tė universit. Einstein kishte humbur shansin pėr tė bėrė parashikimin shkencor mė dramatik tė historisė.

Si e “dinin” ekuacionet e Einsteinit se universi po zgjerohej, kur nuk po ndodhte? Nėse matematika nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa njė gjuhė qė ne pėrdorim pėr tė pėrshkruar botėn, njė krijim i trurit tė njeriut, si mund tė paralajmėrojė gjėra pėrtej asaj qė ne “pėrtypim”? “Eshtė e vėshtirė tė mėnjanosh pėrshtypjen se kėtu kemi tė bėjmė me njė mrekulli”, shkruante fizikani Eugene Uigner nė dokumentin e tij klasik tė vitit 1960: “Efektiviteti i paarsyeshėm i matematikės nė shkencat natyrore”.

Parashikimi i matematikės duket jo mė pak njė mrekulli sot. Tek Large Hadron Collider nė CERN, pranė Gjenevės, fizikanėt vėrejtėn gjurmėt e njė thėrrmije qė ishte zbuluar 48 vjet mė parė e qė endej nėpėr ekuacionet e fizikės sė thėrrmijave. Si ėshtė e mundur qė matematika “di” pėr thėrrmijat e Higgsit, apo cdo tipar tjetėr tė realitetit fizik?”

“Ndoshta ndodh sepse matematika ėshtė realiteti”, thotė fizikani Brian Greene i Columbia University nė Nju Jork. Ndoshta nėse gėrmojmė aq thellė sa duhet, do tė zbulonim qė objektet fizikė si tavolinat dhe karriket janė tė pėrbėra jo nga thėrrmija dhe fije, por nga numra.

“Janė probleme shumė tė vėshtirė”, thotė filozofi i shkencės James Ladyman i Universitetit tė Bristolit nė Britani, “por do tė ishte ndoshta mė e saktė tė thonim qė universi ėshtė i pėrbėrė nga matematika, se sa tė themi qė ėshtė i pėrbėrė nga materia”.

E vėshtirė vėrtetė. Cfarė do tė thotė tė thuash qė universi ėshtė “i bėrė nga matematika?” Njė pikėnisje normale do tė ishte tė pyesnim nga se ėshtė e pėrbėrė vetė matematika. Fizikani John Ueeler thoshte se “baza e tė gjithė matematikės ėshtė 0 = 0”. Tė gjithė strukturat matematikore mund tė derivohen nga dicka e quajtur “seria bosh”, pra seti qė nuk pėrmban elementė. Le tė themi qė ky set i korrespondon zeros; atėherė numrin njė mund ta pėrcaktojmė si setin qė pėrmban vetėm setin bosh, 2-shin si setin qė pėrmban setet qė i korrespondojnė zeros dhe 1-shit, e kėshtu me radhė. Vazhdoni tė shpalosni asgjėnė si kukulla ruse tė padukshme dhe shfaqet e gjithė matematika. Matematicieni Ian Steuart i Universitetit tė Uaruik nė Britani e quan kėtė “sekreti i frikshėm i matematikės: gjithcka ėshtė e bazuar tek asgjėja”. Realiteti mund tė bazohet tek matematika, por matematika bazohet praktikisht tek hiēi.

Mund tė jetė ky ēelėsi i ekzistencės – nė fund tė fundit, njė univers i pėrbėrė nga asgjėja nuk kėrkon njė shpjegim. Nė tė vėrtetė, strukturat matematikore nuk duket se kėrkojnė njė origjinė fizike. “Njė dodekahedron nuk ėshtė krijuar asnjėherė”, thotė Max Tegmark i Institutit tė Teknologjisė nė Massachusetts. “Qė tė krijohet, duhet qė diēka tė mos ekzistojė mė parė nė hapėsirė dhe nė kohė dhe mė pas tė ekzistojė”. Njė dodekahedron nuk ekziston fare nė hapėsirė apo kohė, thotė ai – ai ekziston pavarėsisht tyre. “Vetė hapėsira dhe koha pėrmbahen nė struktura mė tė mėdha matematikore”, shton ai. Kėto struktura thjeshtė ekzistojnė; ato nuk mund tė krijohen apo shkatėrrohen.

Kjo ngre njė pyetje tė madhe: pėrse universi ėshtė i pėrbėrė vetėm nga njė pjesė e matematikės sė disponueshme. “Ka shumė matematikė”, thotė Greene. “Sot vetėm njė pjesė e vogėl e saj gjen zbatim nė botėn fizike. Nxirrni njė libėr matematike nga rafti dhe do tė shihni se shumica e ekuacioneve qė ai pėrmban nuk i korrespondojnė ndonjė objekti fizik, apo procesi fizik”.

Eshtė e vėrtetė qė matematika nė dukje misterioze dhe jofizike, ndonjėherė del se i korrespondon botės reale. Numrat imagjinarė, pėr shembull, dikur konsideroheshin se e meritonin tėrėsisht emrin qė kishin, por tani pėrdoren pėr tė pėrshkruar sjelljen e thėrrmijave elementare; gjeometria joEuklidiane me kalimin e kohės u shfaq si gravitet. Edhe kėshtu, kėta fenomene pėrfaqėsojnė vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė matematikės nė qarkullim.

Jo kaq shpejt, thotė Tegmark. “Unė besoj se ekzistenca fizike dhe ekzistenca matematike janė tė njėjta, kėshtu qė cdo strukturė qė ekziston matematikisht, ėshtė edhe reale”, thotė ai. Po cfarė mund tė thuhet pėr matematikėn qė universi nuk e pėrdor? “Struktura tė tjera matematikore u korrespondojnė universeve tė tjerė”, thotė Tegmark. Ai e quan kėtė “multiversi i nivelit 4”, dhe ėshtė shumė mė i ēuditshėm se sa multiversėt qė diskutojnė shpesh kozmologėt. Multiverset e tyre tė zakonshėm udhėhiqen nga tė njėjtėt rregulla bazė matematikorė si universi ynė, por multiversi i nivelit 4 i Tegmarkut vepron me njė matematikė krejt tė ndryshme.

E gjithė kjo tingėllon shumė e ēuditshme, por hipoteza qė realiteti fizik ėshtė nė themel matematikė i ka rezistuar ēdo testi. “Nėse fizika ndesh nė njė pengesė, pikė nė tė cilėn del se ėshtė e pamundur tė vazhdohet, mund tė zbulojmė se natyra nuk mund tė rroket matematikisht”, thotė Tegmark. “Por ėshtė vėrtetė domethėnės fakti qė kjo nuk ka ndodhur. Galileo ka thėnė se libri i natyrės ėshtė shkruajtur nė gjuhėn e matematikės – dhe e ka thėnė 400 vjet mė parė”.

Nėse realiteti nuk ėshtė nė themel matematikė, atėherė ēfarė ėshtė? “Ndoshta njė ditė do tė ndeshim njė qytetėrim alien dhe do u tregojmė se cfarė kemi zbuluar pėr universin”, thotė Greene. “Ata do tė thonė: Ah, po, matematika. E kemi provuar. Por nuk ju ēon shumė larg. Ja se ēfarė duhet. Cfarė do tė ishte? E vėshtirė tė imagjinohet. Kuptimi ynė pėr bazat e realitetit ėshtė ende nė njė fazė fillestare”.
/Amanda Gefter
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg mat1.jpg (22.7 KiloByte, 9 shikimet)
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Aleandro : 09-12-2017 nė 11:15 Arsyeja: mod.foto
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-03-2017, 20:14   #3
Aleandro
V.I.P
 
Avatari i Aleandro
 
Data e antarėsimit: Mar 2017
Posts: 601
Thanks: 80
Thanked 299 Times in 197 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 36
Aleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėmAleandro i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pitagora dhe magjia e numrave

« Ne nivelin e tij me te thelle, realiteti eshte matematike ne natyre »
(Pitagora)
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg pita1.jpg (19.2 KiloByte, 9 shikimet)
__________________
Jam rrezuar, jo prej aftesise e armiqve, por prej pabesise se miqve.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Aleandro : 09-12-2017 nė 11:17
Aleandro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-03-2017, 20:14   #4
ODEON
.
 
Avatari i ODEON
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 6,320
Thanks: 213
Thanked 623 Times in 334 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 56
ODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėmODEON i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pitagora dhe magjia e numrave

Ka nje ide ku thuhet qe pitagora i vodhi studentit te tij teoremen dhe me pas urdheroi ta vrisnin nxenesit e tij. Gjithmone pjese e legjendes.
ODEON nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-11-2018, 13:39   #5
Elian70
Photoshop
 
Avatari i Elian70
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Vlorė
Posts: 8,745
Thanks: 373
Thanked 1,920 Times in 1,299 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 62
Elian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pitagora dhe magjia e numrave

Po ky Pitushi ndonje ilir ka kene a?


p.s. adom kadmoni do ta kish zili
__________________
Kur te kuptosh vleren time une e kam harruar tenden.
It's hard to beat a Stihl MS250!
Elian70 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur