Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti Shqiptar

Arti Shqiptar Gjithēka mbi artin. Nė kėtė dhomė ftojmė artistėt shqiptarė nė mėrgim tė publikojnė pjesė nga jeta dhe vepra e tyre. Kėnaqni fansat tuaj por dhe tė gjithė komunitetin tonė!

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 13-07-2010, 11:14   #1
Beaute
The King's Daughter
 
Avatari i Beaute
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: In your eyes.
Posts: 15,405
Thanks: 3,564
Thanked 8,919 Times in 2,973 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 236
Beaute ka mbyllur reputacionin
Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Kėtu mund tė bisedojmė sėbashku, pėr artin shqiptar dhe vlerat artistike tė tij, brenda dhe jashtė vendit...

Ju faleminderit !

Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Gjurmėt mė tė hershme:
Fillimet e artit figurativ nė truallin e Shqipėrisė janė tė herėshme. Gjurmėt e para i pėrkasin periudhes se neolitit. Nėpėrmjet zbulimeve tė shumta arkeologjike, nė zona tė ndryshme tė vendit, janė gjetur qindra e mijėra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qė u pėrkisnin fiseve ilire, paraardhėsve tė drejtpėrdrejt tė shqiptarėve tė sotem.
Prodhimet mė tė herėshme janė tė thjeshta, pėr pėrdorim praktik, por nė to shfaqen edhe vlera artistike si nė format zoomorfe tė enėve ashtu edhe nė dekoracionin, gdhendjet dhe elemente tė tjerė. Nga shekulli i gjashtė deri nė shekullin e trete p.e.re nė qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndėrtohet me siluet mė elegant dhe pasurohet me elementė plastikė. Shumė enė tė kėsaj periudhe, qė ruhen sot nė muzetė e Shqipėrisė, kanė vlera tė mirėfillta artistike dalluese vendase, qė nuk i ndeshim nė artin e fqinjėve tė tjerė po aq tė lashtė si helenėt, maqedonėt apo romakėt.
Nga ato enė tė lashta, tė zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturės nė truallin e Shqipėrisė duke u bėrė kėshtu bashkėudhėtare me artin e popujve mė tė hershėm tė Europes. Tipare mė tė qarta u dukėn sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.


Arti Ilir:

Nė qytetet ilire mori zhvillim mė tė madh skulptura e rrumbullakėt si dhe relievi qė lidhej me ndėrtimin e monumenteve. Nė fillim skulptura u zhvillua duke pėrvetėsuar elementė tė artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Mė vonė, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, tė dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu qė u bėnė qendrat mė tė rėndėsishme tė artit nė ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qė gdhendnin dhe skalisnin nė njė stil me tipare tė vecanta kundrejt krijimeve tė importuara prej qytetėrimit helen. Nė muzeun e sotėm te Durresit janė ekspozuar disa skulptura tė papėrfunduara, tė gjetura nė atė trevė. Ato dėshmojnė pėr gdhendjet qė janė bėrė nė truallin shqiptar. Janė zbuluar gjithashtu edhe gjurmė tė punishteve tė herėshme tė qeramikės nė Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumė nga enėt dhe vazot e bukura tė stilit antik qė ruhen nė muzetė tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena tė ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Pėrgjithėsisht janė me figura tė zeza mbi sfond tė kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura tė kuqe mbi sfond tė zi (shek. IV deri nė periudhėn helenistike). Pikturimi i figurave ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Nė kėtė periudhė krijohen edhe shumė statuja tė vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fėmijėsh, barinjsh etj.
Figura me vlerė artistike ndeshim edhe nė monedhat e shumta tė kėsaj periudhe qė u realizuan nė Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulėzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli njė zhvillim tė madh tė artit qė u pasua edhe me shumėllojshmėri formash e teknikash; qė nga afresket e deri te mozaikėt e bukur monokrom dhe polikrom. Por nė shekullin e I rė u ngadalėsua gjithė ai hov zhvillimi. Pushtimi romak qė shkaktoi rėnien ekonomike tė qyteteve ilire, la gjurmė tė dukshme edhe nė art. Ndonėse Roma pushtuese u pushtua vetė prej artit helen, pėrsėri ndikoi nė qytetet ilire me tipare tė kulturės sė saj provinciale romake. U duk mė qartė ndikimi nė skulpturė, ku pėrgjithėsisht u ndoq realizmi tipik i kohės, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qė mbėshtetet nė traditėn qindravjecare. Qendrat kryesore tė krijimtarisė artistike mbeten pėrsėri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.
Nė vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkėputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e pėrditshme. Me praninė e elementėve tė thjeshtė artistikė, qė dallojnė nga krijimet e mėparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e kėtyre viteve mund tė vlerėsohet edhe si njė qėndresė ndaj asimilimit prej pushtuesve mė tė fuqishėm tė kohės.
__________________


Kam njė shpirt qė s'njeh urrejtje
Dhe nuk mban, mėri tė kota
Por ndonjėherė , ka dhe vėrejtje
Kėta janė njerėzit, kjo ėshtė bota!

Bledi Ylli




Beaute nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-07-2010, 11:16   #2
Beaute
The King's Daughter
 
Avatari i Beaute
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: In your eyes.
Posts: 15,405
Thanks: 3,564
Thanked 8,919 Times in 2,973 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 236
Beaute ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Zhvillimi i Mozaikut:

Nė tė njėjtėn periudhė me artin e trevave fshatare, nė truallin e Shqipėrisė arriti zhvillimin mė tė madh edhe arti i mozaikut. Mė i herėshmi ėshtė gjetur nė Durrės. I pėrket shekullit IV p.e.r. dhe ėshtė i punuar me gurė zalli shumėngjyrėsh. Ka vlera tė rralla artistike qė shquhen nė gjithė krijimtarinė e kėsaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrėsit” dhe mund tė cilėsohet si bukuroshja e gjithė mozaikėve qė janė zbuluar deri tani nė truallin shqiptar, pėr hijeshinė e figurės dhe mjeshtėrinė e realizimit artistik. Nė shekullin e I rė, sic pėrmendėm, u arrit lulėzimi i kėtij arti dhe nga gurėt e zallit u kalua nė kubikė tė prerė prej guri, qelqi, mermeri apo balte tė pjekur. Mozaikė tė tillė janė zbuluar nė Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mėvonshėm i mozaikėve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-tė motivet e mozaikut ndryshojnė nga modelet e pikturave tė herėshme, sic ėshtė amazonamania nė Apolloni, duke u zėvėndėsuar me figura simetrike qė qėndrojnė tė shkėputura nė sipėrfaqe dhe qė paraqesin figura kafshėsh, shpendėsh, pemė frutore, lule e tė tjerė simbole tė artit paleobizantin. Ruhen edhe sot nė gjendje tė mirė disa krijime tė tilla, sic janė Pagėzimorja nė Butrint, mozaikėt e Linit dhe tė Antigonės. Nga gėrmimet e deritanishme, ėshtė gjetur vetėm njė mozaik paretial nė Durrės, brenda Amfiteatrit tė qytetit, qė i pėrket shekullit VI-VII-tė.


Pikturat ne Mure (Afresket):

Nė periudhėn e kalimit nga antikiteti i vonė nė mesjetėn e herėshme, skulptura vjen duke u zbehur deri nė mohim tė plotė nga estetika bizantine, ndėrsa arti i pikturės gjeti shprehjen mė tė lartė artistike. Zhvillim mė tė madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushėn me afreske dhe ikona qė u nėnshtroheshin plotėsisht kanoneve tė rrepta tė metropolit. Autorėt nuk i firmosnin veprat nė atė periudhė, prandaj gjithė ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani nė Shqipėri ruhen pak gjurmė nga krijimtaria mė e herėshme, vetėm disa fragmente. Fatkeqėsisht njė pjesė e tyre u dėmtua gjatė luftės kundėr fesė qė u bė nė regjimin komunist (1967), duke zhdukur kėshtu vepra me vlera tė rralla pėr kulturėn dhe historinė kombtare. Nė ato pak fragmente qė ruhen ndihen ndikime tė stileve perėndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejės – shek. XIV-tė) tė artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat nė kodikė tė Beratit dhe tė Vlorės (shek. XI-XIV-te) janė me vlera artistike dhe i pėrkasin periudhės sė zhvillimit tė artit bizantin nė Shqipėri.


Piktura Pasbizantine:

Gjatė shekullit XVI-tė,ndonėse ende nėn pushtimin osman, u krijuan vepra tė reja artistike nė pikturė, nė stilin pasbizantin. Personaliteti mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė Onufri (shekulli XVI).

Pikturat e tij dallohen pėr ngjyra tė pasura dhe nuanca dekorative, pėr realizimin e tipave interesantė me gjendje tragjike, si dhe pėr futjen e disa elementėve etnografikė kombtarė qė do t’i shohim mė qartė edhe te pasardhėsit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-tė) si dhe te piktorėt e shquar David Selanicasi (shek XVIII-tė), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-tė), dhe te tė mė vonėshmit vėllezėrit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-tė), familja Katro (shek. XVIII-tė) etj., qė zbukuruan mjaft kisha nė Shqipėri dhe nė vendet fqinj.

Nė Shqipėri ėshtė bėrė edhe vazhdon tė bėhet njė punė e kujdesshme pėr veprat e artit pasbizantin pasi ato cmohen si pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė mė tė pasur kombtare. Vazhdojnė ende hulumtimet pėr zbulimin e autorėve tė tjerė si dhe restaurimi i veprave tė dėmtuara gjatė shekujve. Deri tani janė hapur disa ekspozita me vepra tė kėtij arti si nė Paris (1975), Romė (1985), Nice (1993) etj tė cilat kanė ngjallur intresa tė shumta te specialistėt e artit. Ekspozitat janė shoqėruar me botime tė ilustruara dhe me komente tė shumta nga shtypi i huaj. Krijimet mė tė cmuara tė kėtij arti ruhen nė Muzeun e Artit Mesjetar ne Korcė, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Hustorik Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si dhe nė muze tė tjerė nė Tirane dhe qytete tė tjerė tė vendit. Nė Korcė ėshtė ngritur edhe njė muze privat, i vetmi deri tani nw Shqiperi, qė ruan njė koleksion tė pasur me vepra tė artit pasbizantin.
__________________


Kam njė shpirt qė s'njeh urrejtje
Dhe nuk mban, mėri tė kota
Por ndonjėherė , ka dhe vėrejtje
Kėta janė njerėzit, kjo ėshtė bota!

Bledi Ylli




Beaute nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-07-2010, 11:19   #3
Beaute
The King's Daughter
 
Avatari i Beaute
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: In your eyes.
Posts: 15,405
Thanks: 3,564
Thanked 8,919 Times in 2,973 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 236
Beaute ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Rilindja dhe Pavarėsia:

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė fillon njė etapė e re, e rėndėsishme pėr artin shqiptar. Lėvizjet e mėdha clirimtare qė sollėn pavarėsinė e vendit (mė 1912), krijuan atmosferėn pėr njė drejtim tė ri artistik, qė do tė pasqyronte mė me realizėm jetėn. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Nė historinė e artit shqiptar viti 1883 ėshtė i shėnuar pėr krijimin e dy pikturave mė me vlerė: “Porteti i Skėndebeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolė Idromeno. Me kėto tablo nis rrugėn piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastėsi por pikėrisht motivet e kėtyre dy veprave tė para, janė motivet kryesore qė mbizotėrojnė nė tematikėn e artit shqiptar tė Rilindjes dhe tė periudhės sė Pavarėsisė; pra tema patriotike qė evokohej me trajtimin e figurės sė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, si dhe skenat nga jeta e pėrditshme ku fiksoheshin edhe vlera tė kulturės tė kulturės kombtare.
Te piktorėt e Rilindjes pėrgjithėsisht ndihet fryma romantike. Nė shumė tablo vihen re edhe tipare tė realizmit klasik si dhe tė njė realizmi mė bashkėkohor, duke fiksuar kėshtu nė art, gjendjen reale tė vendit, ndonjėherė edhe me qėndrim kritik. Piktori mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė Kolė Idromeno (1860-1939) autor i shumė tablove, portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u bė si shkollė pėr artistėt e ardhshėm. Idromeno ka qenė gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati njė pėrfaqėsues tjetėr tė shquar, tė njohur brenda dhe jashtė Shqipėrisė; familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me njė veprimtari tė pasur artistike.
Po nė nė Shkodėr, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolėn edhe piktorė tė tjerė tė shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrės, Korēa u bė vatra dytė ku mori zhvillim arti i pikturės nė Shqipėri.
Andrea Kushi
Mugon!


Nė Korcė u krijuan tablotė e bukura tė piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e “poetit tė peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Tė dy kėta artistė janė nė krye tė pėrfaqėsuesve mė tė shuar tė Rilindjes dhe Pavarėsisė shqiptare nė pikturė.

Edhe skulptura e rrumbullakėt, pas njė ndėrprerje tė gjatė prej disa shekujsh, filloi tė lėvrohet sėrisht nė periudhėn e Rilindjes. Si autor i parė njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temė patriotike, ku shquhen dy bustet e Skėnderbeut (mė 1899 dhe mė 1917). Por nivelin e kėtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, qė janė tė parat vepra tė kėtij lloji nė Shqipėri (“Luftėtari kombtar” - Korcė 1932, “Flamurtari” - Vlorė 1932, “Skėnderbeu” – Kukės 1939), nis rruga e artit monumental nė Shqipėri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe nė periudhėn e pasclirimit me vepra tė shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti mė i shquar i skulpturės shqiptare.

Nė vitet e pavarėsisė artet nė Shqipėri zhvillohen nė mėnyrė mė tė organizuar. U bėnė pėrpjekjet e para pėr pėrgatitjen e artistėve tė rinj, pėr krijimin e shoqatave artistike dhe pėr organizimin e ekspozitave. Nė vitin 1920, nė Korcė u hap ekspozita e parė personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit tė njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesė edhe vetė me disa punime nė akuarel, mė 1923, nė Shkodėr u hap ekspozita e parė lokale, me pjesėmarrjen e mbi 15 artistėvė shkodranė. Ekspozita mė e rėndėsishme e gjithė kėsaj periudhe ėshtė “E para ekspozitė arti” qė u organizua Tiranė nė maj tė vitit 1931. Kjo ėshtė e para ekspozitė kombtare nė historinė shqiptare. Ekspozita e mėsipėrme u pėrgatit nga Shoqata “Miqtė e Artit” qė ėshtė gjithashtu e para shoqatė artistike e krijuar po atė vit nė Tiranė. Mė 1931 u bėnė edhe dy pėrpjekje tė rėndėsishme: pėr krijimin e njė Pinakoteke dhe pėr ngritjen e Shkollės sė Artit. E para nuk u realizua, ndėrsa shkolla u hap. Me nisiativėn e piktorit A.Kushi, mė 1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas njė viti, mė 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollė arti nė Shqipėri. Shkolla e Tiranės mori nxėnės nga e gjithė Shqipėria. Aty jepnin mėsim artistėt O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar nė Bukuresht pėr arte tė bukura.
Nga Shkolla e Vizatimit morėn mėsimet e para pėr pikturė brezi mė i njohur i artistėve shqiptarė midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.


Gjatė viteve 1932-1935 nė shkollėn e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Nė krijimet mė tė bukura ndihej vazhdimėsia nga tradita e pikturės sė Rilindjes si dhe tipare tė reja realiste, me qėndrim kritik ndaj vėshtirėsive tė jetės dhe padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Po nė kėtė periudhė, nė artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temė shoqėrore e pėrfaqėsuar nga A. Dino, M. Frashėri si dhe Q. Mesarea, qė ishte njėkohėsisht akuarelisti mė i njohur shqiptar nė vitet e Pavarėsisė.
Pas njohurive tė para qė morėn nė Shkollėn e Vizatimit, nxėnėsit e saj, vazhduan studimet nė akademitė e arteve tė Europės si nė Romė, Paris, Athinė, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen nė atdhe u bėnė mėsuesit e brezit mė tė ri tė piktorėve shqiptarė.
Veprimtari tjetėr e rėndėsishme gjatė periudhės sė pavarėsisė ka qenė konkursi ndėrkombtar pėr ngritjen e monumentit tė Heroit Kombtar, Skėnderbeut, qė u organizua nė Tiranė mė 1937. Vec skulptorėve shqiptarė morėn pjesė mjaft autorė tė njohur europianė. Cmimin e parė e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndėrsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skėnderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos nė sheshin “Albania” nė Romė, dy vjet pas kunkursit, mė 1939.
Nė artin e periudhės sė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė pėrfshihet edhe krijimtaria e artistėve qė jetonin nė kolonitė jashtė atdheut si dhe veprimtaria e arbėreshėve tė Italisė. Ashtu si letėrsia e kėsaj periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbėreshėt dhe diaspora kishte tė njėjtat motive e tė njėjtin stil me artin qė zhvillohej nė Shqipėri. Nga kolonitė shqiptare vecohet piktori Theohar Gjini qė krijoi nė Paris dhe Bukuresht, ndėrsa nė fshatrat arbėreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, qė kritikėt e kohės e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822)
Gjatė luftės sė dytė botėrore (1939-1944), kushtet pėr krijimtari nė fushėn e artit u kufizuan. Megjithatė u organizuan disa ekspozita. Mė e rėndėsishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistėve mė tė mirė tė vendit. Veprimtaritė e tjera kanė qėnė kryesisht ekspozita personale.

Arti pas vitit 1945:

Veprimtaria e parė nė fushėn e arteve figurative, pas clirimit tė vendit, ėshtė Ekspozita Kombtare, e hapur nė prill tė vitit 1945, nė Tiranė. Nė shtypin e kohės ajo u quajt “ekspozita e parė kombtare”, duke mohuar kėshtu atė tė vitit 1931 dhe tė tjerat mė pas. Pra u duk qartė tendenca pėr tė filluar “gjithėcka nga e para” edhe nė art!? Nė atė ekspozitė nuk u ftua personaliteti mė i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qėndrimi qė do tė mbante ai ndaj regjimit tė ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos tė tjerat qė u hapėn mė pas, pėrcaktuan dhe drejtimin e ri nė artin shqiptar, rrugėn e vetme tė lejueshme pėr shtetet komuniste; metodėn e realizmit socialist.
Arti pas vitit 1945:

Veprimtaria e parė nė fushėn e arteve figurative, pas clirimit tė vendit, ėshtė Ekspozita Kombtare, e hapur nė prill tė vitit 1945, nė Tiranė. Nė shtypin e kohės ajo u quajt “ekspozita e parė kombtare”, duke mohuar kėshtu atė tė vitit 1931 dhe tė tjerat mė pas. Pra u duk qartė tendenca pėr tė filluar “gjithėcka nga e para” edhe nė art!? Nė atė ekspozitė nuk u ftua personaliteti mė i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qėndrimi qė do tė mbante ai ndaj regjimit tė ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos tė tjerat qė u hapėn mė pas, pėrcaktuan dhe drejtimin e ri nė artin shqiptar, rrugėn e vetme tė lejueshme pėr shtetet komuniste; metodėn e realizmit socialist.
__________________


Kam njė shpirt qė s'njeh urrejtje
Dhe nuk mban, mėri tė kota
Por ndonjėherė , ka dhe vėrejtje
Kėta janė njerėzit, kjo ėshtė bota!

Bledi Ylli




Beaute nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-07-2010, 11:22   #4
Beaute
The King's Daughter
 
Avatari i Beaute
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: In your eyes.
Posts: 15,405
Thanks: 3,564
Thanked 8,919 Times in 2,973 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 236
Beaute ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Ngritja e instuticioneve artistike:

Pas 1945-sės edhe nė fushėn e artit u bė njė punė mė e organizuar pėr ngritjen e instuticioneve. Mė 1946 u hap shkolla e mesme artistike qė pėrgatiste piktorė skulptorė dhe grafistė. Nė vitin 1954 u ngrit pėr herė tė parė Galeria Kombtare e Arteve, ėndėrr disa vjecare e artistėve dhe amatorėve tė artit. Aty u grumbulluan veprat mė tė mira tė traditės si dhe tė autorėve bashkėkohės. 20 vjet mė pas u ndėrtua godina e re e Galerisė, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me njė numėr mė tė madh veprash. Nė godinėn e re ėshtė hapur njė sallė pėr vepra tė autorėve tė huaj ku bėjnė pjesė edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorėt, skulptorėt bashkė me artistėt e tjerė tė skenės dhe ekranit krijuan organizatėn e tyre tė quajtur Lidhja e Artistėve me qėllim “qė tė bashkonin pėrpjekjet pėr krijimin e artit tė ri tė realizmit socialist”.
Nxėnėsit qė mbaronin shkollėn e mesme artistike nė Tiranė vazhdonin studimet nė akademitė e arteve nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vendet e tjera tė Lindjes. Nė vitin 1960, kur Shqipėria u nda nga kampi socialist, studentėt u kthyen nė atdhe dhe, po atė vit, nė Tirane u ngrit Instituti i Lartė i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite mė vonė u hapėn edhe shkolla tė tjera artistike. Nė qytetet kryesore u ngritėn Galeri Arti. U krijuan disa muze kombtarė si Muzeu i Artit Mesjetar nė Korcė, Muzeu Arkeologjik nė Tiranė etj si dhe disa muze historikė si Muzeu Skėnderbeu nė Krujė, Muzeu Histrik Kombtar ku vec afreskeve qė janė pikturuar aty, ruhen edhe shumė vepra arti origjinale me shumė vlerė. Pėr studimin e krijimtarisė sė arteve figurative, si dhe arteve tė tjerė, qė nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit tė Arteve pranė Akademisė sė Shkencave.
Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente:

Qė nga viti 1945, thuajse ēdo vit janė organizuar ekspozita tė arteve figurative. Mė tė rėndėsishme quheshin ato me rastin e pėrvjetorėve tė Clirimit dhe tė ngjarjeve te tjera kombtare. Janė organizuar gjithashtu edhe shumė konkurse kombtare. Konkursi i parė u shpall mė 1948 pėr krijimin e monumentit tė Skėnderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qė u realizua nė bronz pas 10 vjetėve dhe u vendos nė qytetin e Krujės (28 nėntor 1959).
Mbas clirimit mori zhvillim tė madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritėn disa vepra. Nga krijimet mė tė rėndėsishme vlerėsohen monumenti ekuestėr i Skėnderbeut nė Tiranė (1968) me autorė O. Paskali, A. Mano, J. Paco; “Monumenti i Pvarėsisė” nė Vlorė (1972) mė autorė K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadėri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente tė tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Nė pikturė u krijuan njė numėr mė i madh veprash. Pėr herė tė parė morėn zhvillim thuajse tė gjitha zhanret e arteve vizive qė nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket qė u aplikuan nė disa godina social kulturore. Nė gjithė kėtė mori veprash, ndonėse tė krijuara nėn njė censurė tė rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera tė vecanta artistike. Nė artet figurative mungon njė figurė aq e shquar sa I. Kadare nė letėrsi, por gjithėsesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatė periudhės sė realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorė tė talentuar, kanė realizuar tablo tė bukura, qė s’kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė ashtuquajturėn metodė tė realizmit socialist.

Skematizimi i krijimtarisė:

Pas viteve ’60 nė Shqipėri artet zhvilloheshin tė shkėputura jo vetėm nga vendet e zhvilluara perėndimore, por edhe nga shtetet e bllokut tė Lindjes. Pėr artistėt figurativė ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale tė autorėve tė huaj, qoftė edhe nė mėnyrė klandestine sic mund tė bėhej me tingujt e muzikės apo me letėrsinė. Pra ishte mbyllur ēdo shteg pėr tė mėsuar nga pėrvoja e artit bashkėkohorė botėrorė. Kėshtu, nga viti nė vit, krijimtaria nė kėtė fushė skematizohej gjithnjė e mė shumė dhe artistėt e ndjenin veten gjithnjė e mė ngushtė. Atėherė filuan disa reagime nė forma tė ndryshme. Artistė tė vecantė preferuan tė trajtonin mė shumė temėn historike, njė pjesė e madhe i u pėrkushtua kryesisht peizazhit; pra u futėn ne ato tema dhe gjini ku bėheshin mw lehte pėrpjekje pėr t’iu shmangur kanoneve tė metodės sė realizmit socialist qė ngurtėzonte fantazinė krijuese. Nga “devijime’ tė tilla qėndroi mė pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe njė pjesė e madhe e tablove tė piktorėve K. Kodheli, (l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj.
Pas viteve ’70 nė Shqipėri u krijuan tre breza pedagogėsh qė pėrgatisnin artistė tė rinj. Grupi i parė vinte nga akademitė e perėndimit, i dyti nga shkollat e vendeve tė Lindjes, dhe tė tretėt ishin pėrgatitur nė Akademinė e Tiranės. Kontradiktat qė filluan tė shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, rikrijonin grupe tė tjera qė nuk pėrcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftėsit, talenti dhe kultura e tyre. Pėrfaqėsuesit qė luftonin pėr tu shkėputur nga skematizmi gjendeshin nė ēdo brez. Por ndaj tyre qėndronte gjithnjė e fortė goditja nga ithtarėt e realizmit socialist. Atėherė artistėt novatorė mbijetonin duke krijuar dy lloj veprash; tablo pėr ekspozita, qė plotėsonin kėrkesat e zyrtarėve tė artit dhe vepra arti vetėm pėr nė studio, tek tė cilat bėnin eksperimente artistike pėr njė ditė qė do tė vinte. Herė pas here, krijime tė tilla dorėzoheshin edhe nė ekspozita. Ndonėse sillnin vlera tė reja artistike ato jo vetėm nuk ekspozoheshin por bėheshin objekt kritikash. Njė nga ato tablo ka qenė edhe “Betimi i Vrana Kontit” tė S. Kamberit qė sot cilėsohet midis tablove mė tė mira. Ndėr artistėt mė tė shquar, tė asaj periudhe, qė mundi tė rezistonte duke iu pėrgjigjur kėrkesave tė kohės, por tė jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenė piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij shtrihet nė disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe sė fundi nė qeramikė tė pikturuar dhe skulpturė.
Pėrpjekje pėr liri krijuese:

Fantazia krijuese e artistėve mė tė talentuar gjithėnjė ka qenė nė luftė me skematizmin e imponuar edhe nė artin shqiptar. Ndonėse tė izoluar nga krijimtaria bashkėkohore botėrore, artistėt shqiptarė herė pas here kanė bėrė pėrpjekje pėr mė shumė liri krijuese. Shembulli mė i dukshėm i viteve tė realizmit socialist, ka qenė ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 qė u hap nė Tiranė. Pas disa pėrpjekjeve latente qė u dukėn nė ekspozitėn e njė viti mė parė (1971), nė kėtė tė dytėn u ndje njė frymėmarrje mė e gjėrė. Por goditja kundėr saj u bė e menjėherėshme dhe e fortė duke e ndrydhur mė shumė artin shqiptar nė vitet e mėpasėm. Nė ato vite u shfaqėn edhe desidentėt e parė nė pikturėn shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Pėrpjekjet pėr mė shumė liri krijuese shfaqeshin herė pas here edhe nė mbrojtjet e diplomave tė artistėve tė rinj, por ato ndrydheshin mė lehtė. Megjithatė ato vazhdonin gjithnjė me guxim deri nga fundi i viteve ’80-tė kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomėn e tij paralajmėronte pėr njė pikturė qė nuk do tė ndrydhej mė nė tė ardhmen.
Krijimtaria nė ditėt tona:

Ishte pikėrisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugėn ku nuk do tė ndjehej mė tutela e njė drejtimi tė vetėm artistik, sic provoi gjatė 50 vjetėve. Mė shumė se nė artet e tjera tani nė pikturė vihet re njė krijimtari mė e larmishme dhe mė e madhe. Janė hapur mė shumė ekspozita personale ku paraqiten krijime qė u pėrkasin rrymave bashkėkohore tė artit botėror. Nė kėtė fazė, nė Shqipėri gjen edhe autorė qė ende pikturojnė si nė vitet e realizmit, por tonin e pikturės sė sotme e japin krijuesit qė pėrpiqen pėr njė gjuhė tė vecantė artistike si dhe autorėt e rinj me “kapriēot” artistike qė tentojnė drejt njė stili sa mė bashkėkohor. Artistėt shqiptarė, deri dje tė izoluar brenda vendit tė tyre, tani po ballafaqohen me botėn pėr tė marreė vlerėsimin mė tė saktė tė krijimeve. Deri tani janė arritur suksese nė shtete tė ndryshėm nga disa autorė shqiptarė ku mė i shėnuari ėshtė ai i piktorit A. Shima nė njė nga galeritė mė tė njohura tė Londrės dhe qė vazhdon edhe sot nė disa galeri tė Amerikės.
Tani artistėt shqiptarė janė tė grupuar nė shoqata tė ndryshme, sipas prirjeve tė tyre, ndonėse edhe Lidhja e Artistėve (e themeluar mė 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me njė platformė tjetėr, qė i pėrshtatet krijimtarisė sė sotme. Nė vitin 1993 nė Tiranė u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan njė grup artistėsh me prirje progesive. Janė hapur edhe galeri tė tjera private. Galeria Kombtare ėshtė pėrshtatur krijimtarisė bashkėkohore dhe ka arritur tė organizojė ekspozita me pjesmarrjen e artistėve nga shumė vende tė botės.

Gjithėsesi kėto janė hapat e para tė artit tė ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve tė tjera europiane, ndaj tė cilėve Shqipėria qėndroi e izoluar vite mė parė.
__________________


Kam njė shpirt qė s'njeh urrejtje
Dhe nuk mban, mėri tė kota
Por ndonjėherė , ka dhe vėrejtje
Kėta janė njerėzit, kjo ėshtė bota!

Bledi Ylli




Beaute nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-03-2016, 23:04   #5
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 2,983
Thanks: 5,539
Thanked 2,211 Times in 1,130 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 86
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

.....

SA KRENAR NA BĖNĖ, SHQIPĖRIA...!!!

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Ēaushi pėlqehet nga
i vjetėr 03-11-2017, 18:48   #6
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 42,138
Thanks: 12,440
Thanked 7,310 Times in 4,887 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Shqiptaret nuk njohin rrenjet...e ARTIT.
Natyrisht ka qene ....kamunist.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-11-2018, 20:32   #7
Elian70
Photoshop
 
Avatari i Elian70
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Vlorė
Posts: 8,745
Thanks: 373
Thanked 1,915 Times in 1,299 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 62
Elian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

O Systema! Ju, pervec artit te "Flautit Magjik" cfare rrenje arti njihni si shqipshkruajtes?

Une vet kuptova nga shkrimet e hapesit te temes se arti i njerezve te thjeshte (ilire) ze nje vend te rendesishem ne jeten kulturore, jo si art masiv apo folkloriko-ilir, por edhe si ndikim qe ushtrohet mbi stilin e disa mjeshterave te medhenj shqiptare pasardhes te nenvizuar me lart te shkrimet. Pyetja: Si mund te shpjegohet zhvillimi dhe fuqia e pashoqe e ketij arti folkloristo-iliro? Arsyeja nuk eshte se varferia pellazgjike u dhuroi ilireve (e me pas dhe te siperpermendurve) aftesi te vecanta krijuese, por se nevoja e artit eshte dicka qe ndihet me thelle se sa deshira per zbavitje (si Lukrecia Borxha qe po shoh nderkohe). Ne ate kohe ilire kishte rryme alternative mbi artin e madh dhe kjo shkeputje i detyronte masat ilire te krijonin art me vete. Cdo historian ne qitapet e veta mbi historine e artit thote se arti folklorik (apo rrenje apo fillestar) eshte zanafilla e artit. Por kane qene te pakte ata qe kane kuptuar se si ky art ka pasuruar vazhdimisht krijimtarine artistike ne fusha a stile te ndryshme. Eshte gabim te mendosh se arti yne "pa rrenje" dhe interesimi per te, s'eshte vecse nje forme tjeter e antropologjise.
__________________
Kur te kuptosh vleren time une e kam harruar tenden.
It's hard to beat a Stihl MS250!
Elian70 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-11-2018, 14:25   #8
Elian70
Photoshop
 
Avatari i Elian70
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Vendndodhja: Vlorė
Posts: 8,745
Thanks: 373
Thanked 1,915 Times in 1,299 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 62
Elian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėmElian70 i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Elian70 Shiko postimin
O Systema! Ju, pervec artit te "Flautit Magjik" cfare rrenje arti njihni si shqipshkruajtes?

Une vet kuptova nga shkrimet e hapesit te temes se arti i njerezve te thjeshte (ilire) ze nje vend te rendesishem ne jeten kulturore, jo si art masiv apo folkloriko-ilir, por edhe si ndikim qe ushtrohet mbi stilin e disa mjeshterave te medhenj shqiptare pasardhes te nenvizuar me lart te shkrimet. Pyetja: Si mund te shpjegohet zhvillimi dhe fuqia e pashoqe e ketij arti folkloristo-iliro? Arsyeja nuk eshte se varferia pellazgjike u dhuroi ilireve (e me pas dhe te siperpermendurve) aftesi te vecanta krijuese, por se nevoja e artit eshte dicka qe ndihet me thelle se sa deshira per zbavitje (si Lukrecia Borxha qe po shoh nderkohe). Ne ate kohe ilire kishte rryme alternative mbi artin e madh dhe kjo shkeputje i detyronte masat ilire te krijonin art me vete. Cdo historian ne qitapet e veta mbi historine e artit thote se arti folklorik (apo rrenje apo fillestar) eshte zanafilla e artit. Por kane qene te pakte ata qe kane kuptuar se si ky art ka pasuruar vazhdimisht krijimtarine artistike ne fusha a stile te ndryshme. Eshte gabim te mendosh se arti yne "pa rrenje" dhe interesimi per te, s'eshte vecse nje forme tjeter e antropologjise.
kot qe ja shpjegon...eshte rryp
__________________
Kur te kuptosh vleren time une e kam harruar tenden.
It's hard to beat a Stihl MS250!
Elian70 nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur