Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Jurisprudencė

Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 19-10-2018, 22:40   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,123
Thanks: 6,491
Thanked 3,076 Times in 1,264 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrtej privatizimit

Koncepti privatizim ėshtė pėrdorur pėr tė pėrshkruar njė mori fenomenesh, por nė pėrgjithėsi tregon nivelin e mospėrfshirjes sė shtetit nė njė ndėrrmarrje ose shėrbim, Thėnė shkurt, privatizimi ėshtė transferimi i pronėsisė publike tė organizatat private. Gjatė viteve 80 sektori publik filloi tė merrte goditjet e para nė shumė vende te botės. Urdhėrat e administratės Regan ishin tė qarta: “Ē’mė rri kot aty, zhbėj diēka!”. Njė nga parimet kryesore tė tė “zhbėrit”, apo ēmontimit, ishte privatizimi i aseteve dhe shėrbimeve shtetėrore.
Gjatė viteve 90 pritshmėritė ishin tė larta nė vendet e Europės Lindore. Ekonomia e planifikuar i la vendin ekonomisė sė tregut dhe sipas axhendės neo liberale apo konsensusit tė Uashingtonit, kryefjalėt ishin “stabilizim, privatizim dhe liberalizim” edhe pse kjo formulė e gatshme e aplikuar nė tė gjitha ekonomitė tranzitore nė tė njėjtėn formė, ka sjellė efekte, ndonjėherė, krejt tė kundėrta. Pabarazia u rrit me shpejtėsi nė ekonomitė tranzitore edhe pse mbėshtetėsit e privatizimit do thoshin se ishte mė shumė rezultat i metodave tė pėrdorura, pronarėve tė rinj, sekuencės dhe intensitetit tė tė tjera reformave nė treg apo kuadri institucional i kohės para dhe pas privatizimit.
Mbėshtetėsit e privatizimit, ata qė shikojnė shtetin si njė vrimė tė zezė ekonomike, harrojnė kontributin e tij nė burimet prodhuese tė vendit, dhe vėnė nė dukje vetėm atė qė shteti merr dhe rrjedhimisht kėrkojnė njė makineri shtetėrore sa mė tė vogėl dhe te paaftė pėr rregullim dhe kontroll te mjaftueshėm. Ata tregojnė njė butėsi te tepruar ndaj sipėrmarresve, thotė Paul Starr dhe njė armiqėsi te panevojshme ndaj nėpunesve civilė. Avokatėt e privatizimit na thonė se pėrfitimet mikro dhe makro do jenė tė shumėllojshme si psh: rritje tė investimeve, rritje tė efiēencės, ulje tė kostove, forma mė tė mira drejtimi, teknologji tė avancuar dhe trajnim bashkėkohor pėr kompanitė shtetėrore tė privatizuara. Pėrfitimet makroekonomike pėrfshijnė: rritje tė konkurrencės, stabilitet fiskal, zhvillimi i tregut tė kapitalit dhe tėrheqja e investimeve tė huaja. Konsumatorėt nė pėrgjithėsi, na thonė, do pėrfitojnė cilėsi mė tė mirė shėrbimesh me kosto mė tė ulėt.
Pra, nė pėrgjithėsi presioni pėr privatizim vjen nga njė bindje e pabazė nė epėrsinė e sektorit privat ndaj sektorit publik dhe tė tregut amorf (ose tė lėngėt siē e quan Bauman) pėrkundrejt shtetit. Procesi nuk ėshtė shoqėruar nga analiza tė kontekstit social, politik ekonomik dhe teknologjik nė Shqipėri. Tendenca ka qėnė qė ta shihnim privatizimin si njė ilaē ēudibėrės qė si mė magji do rregullonte gjithė parakushtet ose rrethanat politike dhe ekonomike qė do ta bėnin tė suksesshėm. Por kėshtu nuk ndodh gjithmonė dhe aq mė pak nė vendin tonė.
Jozef Stiglitz, fituesi i ēmimit Nobel nė ekonomi bėn fushatė pėr privatizim sa mė tė avashtė dhe tė paramenduar kurse kritikėt e axhendės liberale bėjnė thirrje pėr kundėrshtim masiv tė privatizimit. Kritikėt kanė bindjen se privatizimi ka qėnė nė thelb i padrejtė, ka dėmtuar tė varfėrit, ka rrėnuar punėtorėt e shtresave te ulėta dhe se vetėm tė pasurit dhe tė fuqishmit kanė pėrfituar nga ai. Kritikėt pohojnė se privatizimi hedh masa tė tėra punėtorėsh nė rrugė ose i detyron tė pranojnė punė me rroga mė tė ulėta, mė pak tė sigurta dhe me mė pak benefite; rrit shumė dhe shpejt ēmimet e shėrbimeve; i jep mundėsi pėr tė pėrfituar dhelpėrakėve dhe tė korruptuarve dhe nė pėrgjithėsi pasuron tė pasurit pėr tė varfėruar tė varfėrit. Njė kritikė kryesore ėshtė se, edhe nėqoftėse privatizimi ka kontribuar nė efiēencė dhe performancė financiare, siē kundėrshtojnė disa, prapėsėprapė ka kontribuar negativisht nė shpėrndarjen e pasurisė, tė tė ardhurave dhe tė pushtetit politik. Ky perceptim ėshtė nė rritje si nė vendet e Amerikės latine, ashtu edhe nė Afrikė apo nė Europėn Lindore dhe Rusi.
Nė Shqipėri privatizimet nisėn me disa supozime tė gjymtuara. U supozua, siē u tha mė sipėr, se inefiēenca dhe performanca e ulėt e ndėrrmarrjeve shtetėrore ishin rezultat i trashėguar i pronėsisė publike. Politikėbėrėsit duket sikur supozuan se kėto mangėsi mund tė korrigjoheshin nėpėrmjet privatizimit, pa ndryshuar etikat rrėnjėsore tė drejtimit tė ndėrrmarjeve. Dhe si rezultat i kėsaj, mangėsitė nė rendiment dhe nė drejtim tė brendshėm qė ishin tė pranishme para privatizimit, vazhduan tė mbizotėrojnė edhe pas privatizimit. Shumė ndėrrmarje vazhduan tė pėsojnė humbje edhe pas privatizimit dhe nė shumė raste janė dashur edhe tė riblihen nga shteti kur pronarėt private nuk mund t’i mbanin mė mbi ujė.(Rasti CEZ) Nėqoftėse privatizimi ka efekte aq tė mira sa avokatet e tij pretendojnė, duhet tė jetė e mundur qė tė gjejmė lidhje tė qarta midis tij dhe rezultateve tė larta. Por kjo nuk ėshtė e mundur.
Linja e parė e kritikės sonė ka tė bėjė pikėrisht me kėtė fakt. Shpallja e madhe se meqėnėse pronari privat ka interes direkt nė performancė, sepse korr fitime, atėherė ndėrrmarja do drejtohet mė me efiēencė dhe me fitim tė lartė, ėshtė e pabazė. Studimet e ndryshme kanė treguar qė edhe kur pronari ėshtė vetė drejtor (i famshmi problem i delegimit), prapė kjo nuk ka pasur ndikim aq tė ndjeshėm nė performancėn e kėtyre ndėrmarrjeve. Tė gjitha skemat e privatizimit nė Shqipėri janė fokusuar mė shumė nė transferimin e pronėsisė sesa me kushtet ose parakushtet qė garantojnė arritjen e objektivave tė ristrukturimit. Problemi qėndron nė hamendsimin se pronėsia private i pajis njerėzit me cilėsi tė rralla drejtuese qė ose nuk i kishin nė sistemin socialist ose i kishin tė shtypura. Edhe pse pronarėt kanė interes nė fitimin e tyre, kjo nuk pėrkthehet detyrimisht nė operacione mė eficiente. Pėr ta pėrmbledhur nė fjalėt e Christine Raider, nuk ka asnjė shenjė nė ekonomitė moderne apo nė ato tranzitore qė mund tė mbėshteste argumentin se interesi personal i pronarit do pėrkthehej nė efiēencė. Nėqoftėse do donim tė ēlironim kėto talente dhe aftėsi tė fshehura tė njerėzve, mėnyra mė e mirė do ishte qė tė gjenim mekanizmin e duhur pėr informim, edukim dhe trajnim sesa ndryshimin e sistemit tė pronėsisė.
Shumica e privatizimeve u kryen pa zellin e nevojshėm dhe u shoqėruan nga nėnvlersime tė aksioneve dhe aseteve shtetėrore duke sjellė pėrfitime tė mėdha pėr ata pronarė qė i blenė shumė lirė. Kjo hodhi poshtė qėllimet kryesore tė privatizimit qė ishin ulja e barrės financiare tė shtetit apo rritja e pėrfitimeve kombėtare dhe benefiteve sociale. Pra ēfarė ndodhi me tė vėrtetė ishte transferimi i pasurisė kombėtare nė xhepat e privatit, ambicja e tė cilit ishte, jo interesi publik, por qė tė pėrfitonte sa mė shumė pėr vete dhe pėr padronėt politikė. (Rasti Armo)
Ka patur njė mungesė ndėrgjegjeje dhe transparence nė pėrzgjedhjen se cilat ndėrmarrje duhej tė privatizoheshin dhe kjo ka ardhur nga interesat politikė dashakeqe. Ndėrmarrjet mė fitimprurėse janė privatizuar me shpejt duke i lėnė shtetit ato me pak efiēente.
Kjo mėnyrė veprimi ka karakterizuar gjithė procesin e privatizimit dhe ka shtuar rastet e privatizimit jo me meritė por me konjuktura, lidhje tė errėta dhe nepotizėm. Ky sfond jo i shėndetshėm e ben privatizimin tė paaftė pėr tė dhėnė vlerėn mė tė lartė tė premtuar pėr qytetarėt dhe vendin nė pėrgjithėsi.
Njė tjetėr linjė e kritikės sonė bazohet nė faktin se privatizimet nė Shqipėri, pėrveē disa rastesh, janė fokusuar mė shumė nė ndryshime kozmetike dhe pronėsie pa u shoqėruar nga ndryshime substanciale institucionale apo reforma menaxheriale. Pėrpjekjet inovative tė pronarėve tė rinj vihen nė pikėpyetje. Argumenti i Shumpeterit nė kėtė rast vjen nė ndihmė. Jo domosdoshmėrisht pronėsi e re do tė thotė inovacion, por strukturat e tregut dhe tė institucioneve tė pėrfshira nė tė janė pėrgjegjesė pėr tė. Siē vėren Scherer, lidhjet midis strukturave tė tregut, inovacionit dhe mirėqėnies sociale janė shumė komplekse. Fokusi tek strukturat e tregut ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr ekonomitė nė zhvillim sepse pėrqėndrohet mė shumė nė problemet e operacioneve tė efektshme sesa te problemet e pronėsisė sepse mėnyra si firmat drejtohen ka mė shumė rėndėsi pėr qėllimet e shoqėrisė. Si, jo kush! Studiues dhe teknicienė na vėrtetojnė se operacionet efektive janė tė pėrshtashme me ēdo lloj pronėsie; shembuj tė ndėrmarrjeve shtetėrore tė drejtuara mirė janė po aq tė zakonshėm sa tė ndėrmarrjeve private qė drejtohen keq.
Njė tjetėr variant i privatizimit i aplikuar gjerėsisht nė ballkanin perėndimor dhe sidomos nė Shqipėri ėshtė Partneriteti Publik-Privat (PPP-tė.) Ekspertėt nuk bien dakort pėr pėrkufizimin e tyre duke qėnė se disa i quajnė “variacione” tė privatizimit kurse pėr disa tė tjerė ato janė thjesht kontrata afatgjata. Teorikisht njė ndėrmarrje private financon, ndėrton dhe operacionalizon njė element tė sektorit publik dhe kompania, paguhet ndėr vite nga pėrdoruesit si tarifė, taksė apo njė kombinim i tė dyjave. Por vetėm teorikisht ama sepse financimi bėhet me hua(dhe hua si e Shajlokut) nga tė njėjtat institucione qė mund tė financojnė edhe punėt publike, ndėrtimi dhe risku merren pėrsipėr sėrish nga pala publike dhe privatit nė shumė raste i mbetet vetėm tė korrė tė ardhurat ndėr vite, dhe ato i ka tė sigurta nė ēdo rast, sepse merret pėrsipėr sėrish nga pala publike kompensimi nė rast mosplotėsimi tė objektivave. PPP-tė po promovohen shumė nė botė nga institucione globale dhe firma konsulence. Vendeve qė janė nėn regjimin e FMN dhe vendeve nė zhvillim po u bėhet edhe presion qė t’i adoptojnė. Por eksperienca e 15 viteve tė fundit nė botė, sipas raporteve, vėrteton se PPP janė njė formė shumė e kushtueshme dhe aspak efiēente pėr tė financuar infrastrukturėn dhe mbi tė gjitha devijojnė fondet publike nga sektorėt mė me rėndėsi. Ato e fshehin borxhin publik, duke e ndarė ndėr vite, dhe japin kontrata me fitim tė garantuar, siē u tha mė sipėr, kompanive private tė pėrzgjedhura arbitrarisht nga padronėt politikė.
Nqs sektorin publik e ke tė mirė, thotė Robert Bain, nuk ke nevojė pėr PPP-tė. Nqs e ke tė keq atėherė qėndroji larg si murtajės. PPP-tė e kanė origjinėn nė kabinetin e Thatcherit dhe u shpikėn si hile apo dredhi pėr tė shtuar borxhin publik por duke e “fshehur” nga bilanci apo nxjerrė jashtė. Tė njėjtat praktika u pėrdorėn nė skandalin e “ENRON” por ato janė tė jashtėligjshme tashmė kurse PPP-tė vazhdojnė tė promovohen gjerėsisht nga FMN apo Banka Botėrore.
Kostoja e ulėt qė avokatėt e PPP-ve na thonė se sjellin, ėshtė prapė mit. Ato thjesht e shpėrndajnė koston ndėr vite por kosto nė shumė raste del dy deri nė tre herė mė e lartė se nė kushtet e financimit normal publik. Nė shumė raste njerėzve u kėrkohet tė paguajnė tarifė tė kripur, se shėrbimi ėshtė edhe monopol, si nė rastin e CEZ apo tė rrugės Durrės-Kukės. Korrupsioni, gėnjeshtrat dhe sekretet janė njė tjetėr dėmtim qė na vjen nga PPP. Skandalet nė Danimarkė, Indi dhe Francė, dhe sigurisht, nė vendin tonė nė Shqipėri janė prova tė qarta.
Fituesi i ēmimit Nobel nė ekonomi Paul Krugman shprehet se PPP janė mundėsi pėr kontrata midis miqsh, tė njohurish dhe ndėrtojnė njė fole korrupsioni qė minon qeveritė nė mbarė botėn. Transparenca ėshtė njė tjetėr problem i tyre. Me argumentin e mosnxjerrjes sė sekretit si konfidencialitet komercial, institucionet pėrkatėse refuzojnė tė nxjerrin nė dritė informacionet mbi koston reale dhe dėmtimet reale qė mund tė vijnė nga to. Impakti mbi punėtorėt dhe ambjentin ėshtė prapė negativ. Siguria e punėtorėve ulet ndjeshėm dhe privatit i jepet e drejta tė shkurtojė aq sa ta shohė tė arsyeshme me qėllim qė tė arrijė maksimizimin e fitimit. Mbi ambjentin, impakti i HEC-ve mbi lumenjtė e Shqipėrisė, sa pėr tė dhėnė njė shembull, ėshtė i pallogaritshėm.
Sipas David Hall, tė dhėnat nga eksperienca ndėrkombėtare dhe studimet mbi PPP mund tė pėrmblidhen kėshtu:
Kosto e kapitalit ėshtė gjithmonė mė e ulėt pa PPP, pėr vendet me tė ardhura tė larta njėsoj si vendet nė zhvillim;
Kosto e ndėrtimit ėshtė gjithmonė mė e lartė me PPP, sepse financuesit kėrkojnė kontrata shpesh herė 25 pėrqind mė tė shtrenjta;
Sektori privat nuk ėshtė mė efiēent, kurse sektori publik ka avantazhin qė ėshtė mė fleksibėl;
Kostot e transaksioneve pėr tenderimin dhe monitorimin e PPP-ve i shtojnė edhe 10-20 pėrqind mė shumė kostove;

Sektori publik ka risqe tė tjera si kotratat e papėrfunduara, gjasat e shumta pėr rinegociata dhe rreziqet e pėrgjithshme tė falimentimit tė firmės private;
Ka impakte negative nė shėrbimet publike, mjedisin dhe punėtorėt, nga shkurtimet e shumta dhe nga pėrzgjedhja e dyshimtė e projekteve sa mė fitimprurėse pėr PPP.
Sektori publik, nga ana tjetėr, ka avantazhet e fleksibilitetit, kontrollit dhe nė mjaft raste, tė efiēencės. Kjo sepse ka kosto transaksionesh mė tė ulėta dhe nuk vuan paqėndrueshmėrinė e kontratave. Mund tė financohet me interesa shumė mė tė ulta se ēdo kompani private dhe pėr kohė shumė mė tė gjatė. Duke shtuar nė aparatin shtetėror punonjės publikė, krijon njė forcė punėtore dinjitoze larg nga punėt e pėrkohshme, tė ankthshme dhe tė keqpaguara qė janė karakterisitikė e kėtyre PPP-ve.
Si pėrfundim, institucioni i pronės private, nuk ėshtė shkop magjik garantues i performancės mė tė mirė mė shumė sesa makineria e institucioneve, aparateve, instrumentave apo modeleve qė pėrbėjnė njė shtet. Pra drejtimi i pėrgjegjshėm shtetėror, ėshtė i kėshillueshėm po njėlloj nga shumė ekspertė, sidomos nė vendime investimesh afatgjata, arsim, apo nė krijimin e nje rrjeti sigurimesh shoqėrore tė mirėfillta. Nė njė shoqėri ku pabarazia po rritet ēdo ditė dhe fuqia politike e individėve po minohet, ndėrrmarjet publike janė tė rėndėsishme sepse na kujtojnė qė, edhe ne, pjesėtarėt e shoqėrisė, kemi fjalėn tonė pėr tė thėnė nė organizimin e shoqėrisė. Ndėrmarrjet publike pėrforcojnė ndjenjėn e komunitetit, na kujton Wright, dhe qasjen universale ndaj politikave sociale. Universalizmi nė ndėrrmarjet publike, thotė Kuttner, mund tė formojė bazėn e njė shoqėrie egalitare. Sigurisht ka raste kur ndėrmarrjet publike kanė funksionuar keq por studimet nuk kanė qėnė kurrė tė mjaftueshme pėr tė zbuluar shkaqet e vėrteta. Privatizimi na heq tė drejtėn pėr ti kuptuar dhe pėr ti bėrė kėto ndėrmarrje mė tė pėrgjegjshme ndaj shoqėrisė. Privatizimi e delegon vendimmarrjen sociale nė duart e pak individėve dhe dhunon, nė kėtė mėnyrė, imperativat e rendit demokratik. Christine Raider ngre njė pyetje shumė interesante lidhur me vendet nė zhvillim apo ekonomitė tranzitore. Sa larg duan kėto vende tė shkojnė drejt kapitalizmit dhe tregut tė lirė? Kėshilltarėt perėndimorė besojnė nė qasjen gjithēka ose asgjė por kjo pyetje ėshtė nė tavolinat e shumė vendeve nė zhvillim. Njė pakicė e konsiderueshme pėrkrah ruajtjen e aspekteve mė tė vlefshme tė socializmit sigurisht tė lidhur me njė mekanizėm ekonomik tė pėrmirėsuar. Kjo pakicė po bėhet e ndėrgjegjshme ēdo ditė e mė shumė pėr forcėn e vet. Nė fjalėt e Shekspirit: “Ne e dimė ē’jemi por nuk dimė ē’mund tė jemi”.

Nga Xheisi Nanaj
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-10-2018, 00:01   #2
Adea
V.I.P
 
Avatari i Adea
 
Data e antarėsimit: Dec 2016
Posts: 2,636
Thanks: 3,583
Thanked 601 Times in 474 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Adea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pėrtej privatizimit

Si e konceptoj une shtetin dhe privatizimin? Ne menyren me te thjeshte.

Imagjinoni nje familje shqiptare qe jeton nen te njejten strehe, gjyshi, gjyshja, nena, baba, kater djemte dhe kater vajzat.

Shqiptari e ka zakon qe pasurine ose pronen t'ja leje djalit. Pse? Sepse vajza e trashegon pasurine nga ana e burrit i cili eshte edhe djali i nje tjetre strehe prej se ciles ka dale nje moter.


Per arsye tradite ose per arsye te varferise te gjitha kurorat e djemve dhe nuseve si dhe te prinderve dhe gjysherve jetojne ne te njejten strehe.

Kush eshte Kryetari i strehes?

Deri ne sa kurora mund te jetojne ne kete strehe duke perfshire edhe niperit te ardhur ne moshe per te sjelle nuse ne shtepi ?

Atehere lind nevoja e ndarjes nga streha. Cdo kurore do te kete strehen e vet. Vetem djali i madh (sipas tradites) eshte ai qe do te trashegoje strehen e prindit. Pasuria e grumbulluar gjate viteve mund t'u jepet kurorave tashme te ndara ose "private". Kjo trashegimi (e cfaredo lloj forme) ndihmon per venien e gureve te pare te themelit te ketyre streheve private.


Nese e shikojme ne nivelin me bazik ne mund te arrijme me shpejt ne disa konkluzione lidhur me sistemin ekonomik apo social te nje strehe ose te nje vendi. Nje vend tjeter eshte nje strehe tjeter. Keto dy streheza te cilat kane bere nje fare krushqie a eshte e mundur te bashjetojne me njera tjetren dhe mbi cfare baze mund te ngrihet nje bashkepunim apo marr-dhenie?

Cilat jane te mirat dhe te keqiat e seciles zgjedhje ?

Nqs nje strehe e ndare e cila eshte shuma e te gjitha strehezave tashme private (cdo kurore nje strehe) eshte me kollaj te mbijetoje dhe lulezoje ne qofte se koka e pare qe komandon kete strehe eshte edhe nje koke qe do te miren e saj.


Cfare mendimi keni?

Dea

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Adea : 20-10-2018 nė 00:04
Adea nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-10-2018, 08:47   #3
ThegreatGatsby
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Posts: 2,188
Thanks: 812
Thanked 445 Times in 273 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 49
ThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėmThegreatGatsby i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pėrtej privatizimit

Mė pėlqeu sh si artikull. Sh i goditur, informues dhe aktual.
__________________
G.R Lucrative Innovations & CO.
🖤 (1)
ThegreatGatsby nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur