Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 06-11-2018, 02:05   #361
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 11,941
Thanks: 4,461
Thanked 9,140 Times in 3,093 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Bota e bardhe

Shpirti i tij perhapej mbi liqen dhe kish bllokuar shikimin e me tejshem te qiellit. Nje bardhesi e bute qe mbulonte edhe pemet rreth e rrotull dhe e turbullonte pamjen plot ngjyra te vjeshtes ne ikje. "Po me diellin c'pate qe e bllokove?" foli me te ne mendjen e saj , duke vene nje lakim buzeqeshjeje vetem ne njeren ane te buzes. "Jam ziliqar",iu pergjigj dhe iu fut ne shikim drejt e ne bebe te syrit. Buzeqeshja u shua dhe reja e bardhe, pervec pemeve e siperfaqes se liqenit, tashme e mbeshtolli edhe ate. Qerpiket e paten te veshtire te puliteshin.


***

Mengjesi pati qene bujar me zerin e tij dhe te qeshurat jo shume te gjata. Ndonese ajo kish qene e paperqendruar ne bashkbisedim per shkak te aktivitetit qe po bente , vazhdimi i dites do te ishte nje vazhdim virtual ne mendjen e saj me episode bisedash ku fjalori qe perdornin i guduliste humorin e mbuluar nen bisedat rutine qe shkembente gjate dites.

Mbremja e pa rene ende, nuk mundi ta erresonte bardhesine e shpirtit te tij qe zaptonte liqenin .

E perhumbur ne mundimin e gjetjes se qellimit te jetes , syte i shkuan tek uji i paster i bregut qe lejonte te dukej shkelqimi i gureve te vegjel te tabanit te valezuar. Ndonese prag dimri, ajo ndjeu deshiren te ecte zbathur e te lexonte ne prekje me lekuren e bute te shputave te kembeve, historine qe qendronte pas lemimit dhe shkelqimit .

Cfaredo qe te ishte, e ndjeu qe kish lidhje edhe me te.


Shenjat qe tregonin historine e nje casti ishin rrefimet me te vyera me te cilat natyra e mahniste ne cdo shetitje. Edhe pse pa kerkuar, ajo gjente ngjashmerite e saj ne elemente te pafund.


Reja e bardhe iu duk sikur e permendi per ta mbyllur ate moment shkrirjeje me natyren. Po afrohej mbremja dhe kujdesi i tij i rikujtoi natyren mbrojtese te pakorregjueshme qe e karakterizonte vazhdimisht .


***


Mbeshtjellur ne rene e mendimeve, gjumi e kaploi per ta cuar ne boten e bardhe ku mbreteronte ai...


(E.P)


__________________
Follow Your Joy

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Leaf : 06-11-2018 nė 02:08
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Leaf pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur