Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 05-09-2019, 13:25   #1
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 25,675
Thanks: 11,420
Thanked 9,437 Times in 6,035 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 486
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Si mund tė jesh pėr mėmėdhe e Shqipėri, kur pėrkrah “Rilindjen” e Piktorit?!

Si mund tė jesh pėr mėmėdhe e Shqipėri, kur pėrkrah “Rilindjen” e Piktorit?!

Mbase ėshtė ndjenjė e pėrkohshme dhe gėnjeshtare, por ka filluar tė mė duket se mė ėshtė zbehur gėzimi dhe padurimi i dikurshėm pėr tė shkuar sa mė shpesh nė Tiranė, edhe pse njėsoj si pėrherė, pėrmallem pėr t’i takuar miqtė e atjeshėm, tė cilėve gjithmonė ua kam pasur zili pse, pėr dallim nga Prishtina e Shkupi, kryeqendrės sė shqiptarisė i vjen ‘era’ e qytetit dhe se atje, gjithmonė gjen bashkėbisedues qė ia vlen t’i dėgjosh dhe ndjehesh mirė kur ata ndajnė kohė tė tė dėgjojnė.

Ku ta dish, ndoshta kjo mė ndodh pse Tirana e sotme ka filluar tė ma rikujtojė Jugosllavinė socialiste, e cila neve shqiptarėve nga kjo anė e kufirit na ‘diferenconte’ nė ‘irredentistė’ e ‘shqiptarė tė ndershėm’, ashtu siē i pėrēanė sot Piktori i dėshtuar shqiptarėt e mėmėdheut, nė ‘rilindės’ e ‘kadrinjė’. Pra ndoshta ky gėzim mė tretet pse Tirana mė bėnė tė dyshoj se ndoshta kur nuk ka kush tė na ‘diferencojė’, ne shqiptarėt e ‘diferencojmė’ vetveten, dhe kur nuk kemi armik tė ‘natyrshėm’, e shpikim armikun brenda vetvetes.

Apo, them shpesh nė vetvete, ndoshta dėshira e dikurshėm qė sa mė shpesh tė shkoj nė Tiranė mė zbehet pse ėshtė shtuar numri i dashamirėve qė ma rikujtojnė se jam shkrimtar, se duhet tė kujdesem pėr rehatin time, se s’kam pse ndėrhyj nė betejat ndėrpartiake, se s’kam pse armiqėsohem me pushtetarėt qė ta bėjnė hallin nėse ua refuzon ‘tepsinė’, thuajse unė nuk e di se je mė i mbrojtur, mė i sigurt, mė i pėlqyer e mė i pasur, kur mbanė anėn e tė pushtetshmin, pra thuajse unė nuk e di se miqėsia e mbėshtetur vetėm mbi themelet e frikės dhe interesit vetjak, ėshtė pasqyrė ku shihet shėmtia e individit.

Po pra, me kalimin e viteve, thuajse ka filluar tė mė zbehet gėzimi i dikurshėm qė mė shoqėronte rrugės pėr nė Tiranė. Dhe ndoshta kjo ndodhė pse e sotmja e atjeshme me shumėēka ma rikujton tė djeshmen qė e jetuam nė ish Jugosllavisė socialiste, kur ne shqiptarėt e kėtushėm duhej tė mbanim llogari me kėnd shoqėroheshim, nė cilėn kafene uleshim si dhe, me cilėt gazetarė kontaktonim dhe cilave media u jepnim intervista.

Ku ta dish, mbase mosha ėshtė ajo qė e tretė entuziazmin e dikurshėm tė udhėtimeve, apo ndoshta edhe pse Shqipėria ėshtė gjithnjė e mė pakė ajo qė e ėndėrronim dhe kriminalizohet e kalbet mė keq se Maqedonia ku jetoj, e ku partia ‘ime’ shqiptare nė pushtet, BDI-ja sa nuk tė thotė hapur atė qė e bėnė ‘Rilindja’ nė mėmėdhe, pra sa s’tė thotė se nėse je me ne, vrit e ther, se ligji nuk tė zė dhe synetimin e nipave mund ta bėsh nė llogari tė shtetit, por nėse na kritikon, ki kujdes kur e kalon rrugėn, sepse mund tė pėrfundosh nėn rrotat e maunės, tė cilės rastėsisht i janė prishur frenat.

Kohėve tė fundit, jo se nuk mė vihet nė Tiranė, por disi mė ėshtė zhdukur vrulli i dikurshėm, pėr tė arritur njė orė e mė parė atje, mbase pse gjithnjė e mė shpesh mė thonė se nuk i njoh sa duhet as opozitarėt, tė cilėve ua mbaj anėn, thuajse nuk e di se edhe mes tyre ka nga ata qė mė parė u bėnė hajdut, e pastaj burrėshtetas, qė katėr vite e plaēkitnin popullin, qė tė kishin pastaj me ēka t’ia blinin votėn, njėsoj siē e di se Piktori i rritur te Blloku i Xhaxhit Enver, nuk u pasurua duke shitur piktura, se ai e mori vesh ku ndodhet Kosova, si dhe se nė Maqedoni ka shqiptarė, pasi i treguan se ‘Kurbanin’ mund ta promovonte e ta shiste edhe nė Shkup e Prishtinė. Pra njėsoj siē e di se Piktori do mbetej edhe pa brekė, po tė varej nga shitja e pikurave dhe se, e morri vesh qė ka shqiptarė edhe jashtė Shqipėrisė, pasi u bė Kryeministėr, kur i treguan se pėr tė shkuar te miqtė e tij nė Beograd, duhet tė kalojė apo fluturojė mbi tokat shqiptare nė Kosovė e Maqedoni.

Mė ndodh shpesh tė them se gėzimin e ardhjeve nė Tiranė ndoshta ma morėn ata qė ma rikujtojnė se edhe nė radhėt e ‘Rilindjes’ ka ‘ēuna’ tė mirė, thuajse kam dyshuar ndonjėherė nė diēka tė tillė. Njėsoj siē nuk kam dyshuar kurrė se ‘Rilindjen’ e kanė nė duar ‘nxėnėsit’ e ‘sektorit civil’, ata qė janė mėsuar tė mos paguhen aq sa kushton ‘projekti’, por sa fatura tė rrejshme kanė siguruar, ata qė qeverinė e trajtojnė si OJQ, me Shqipėrinė si projekt tė pėrkohshėm tė saj dhe Bashkinė e Tiranės si shkollė trajnuese, qė ta mėson mjeshtėrinė si tė mos vlerėsohesh nėpėrmjet asaj sa ke punuar, por aq sa publikisht ke mashtruar.

Po pra, kohėve tė fundit ėshtė duke mu mbushur mendja se gėzimin e ardhjeve nė Tiranė ma grabitėn qėllimmirėt qė mė thonė se as qė e kuptojė se ēka ėshtė duke ndodhur ne Shqipėri, se ‘Vejtingu’ do e pastrojė plehun e nėntokės politike qė e ka mbuluar vendin. Dhe gjithnjė e mė shumė mė mbushet mendja se kanė tė drejtė ata qė mė akuzojnė se nuk e zbėrthej drejtė atė qė ėshtė duke ndodhur nė shtetin amė, ngaqė ka kohė qė nuk e kuptoj si mund tė jesh pėr mėmėdhe e Shqipėri, kur e pėrkrahė “Rilindjen” e Piktorit?!



Marrė nga faqja e Facebook e Kim Mehmeti
__________________
"Unė dėgjoj dhe harroj. Unė shoh dhe kujtoj. Unė bėj dhe kuptoj".
"Mos u bėj tė tjerėve, atė qė nuk do tė ta bėjnė ty"....
Confucius
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur