Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 19-05-2012, 05:40   #41
Skydive
V.I.P
 
Avatari i Skydive
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 2,266
Thanks: 0
Thanked 27 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Skydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Morrison Shiko postimin
Poema e Mjerimit

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tė jeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanė jetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesėndi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
tė shkyme dhe tė coptuem me tė dalun bese.
Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.

Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet;
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fytyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis sė ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim
jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,
mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem
thotė prifti vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.
Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
http://www.youtube.com/watch?v=cQzMFSsEAS4

I pakrahasueshmi Migjen...fatkeqesisht prek nje realitet te pamohueshem shqipetar qe mbizoteron edhe sot...

__________________
***Man sieht nur mit dem herzen gut, das wesentliche ist für die augen unsichtbar***
Skydive nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-07-2012, 17:58   #42
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Puthja e Cubit

Edhe njė prandverė ka ardhė. Prandvera e 17-tė pėr Dilen, e cila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman, as mė pak as mė tepėr se 17 vjet.

- Nano! Sa vjet kam? - pyeti nanėn nė shtėpi.

- Tashti i mbushė 17, bijo! - I tha nana me njė dorė n’ijė e me tjetrėn mbi sy, pėr m’u mprojtė nga rrezet e diellit.

Edhe Dila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellėn e kaltėrt dhe ndigjon cingaret, njė tė dashit tė grigjės ma e hollė, dhe tjetra e lopės me za ma tė trashė. Ēohet herė herė e shikon bagtinė dhe prap shtrijet, me njė dėshirė tė vokėt nė gji. Sa fort Dila qė i ndjen tė 17 vjetat nė vete! Kur nė tė kapėrthyemit e dėshirės, ven shplakėt nė krye dhe ma fort shtrihet, ndjen si nder veshė dhe nder tamtha i rreh gjaku rrjedhje tė forta dhe e ban me ndie edhe me dishrue ma tepėr. Atėherė Dila mbyllė sytė. Ashtu me sy mbyllė pret diēka. Buzėt e saj tė lagta e tė ēeluna pėr gjysė i terte flladi i lehtė.

Para ksaj prandvere bani njė dimėn acar. Bora qė tashti shifet si kunorė vetėm nder bjeshkėt e nalta, nė dimėn kish mbulue mbarė tokėn. E stuhia e tmerrshme s’kish lanė pa futė borėn deri ndėr shpella mali dhe zgavrriqe drunjsh. Nė kėt acarim dimri dhe bishėt e malit zbriten nėpėr katunde te njerėzit. Por kta nuk i priten mirė. Bashkė me bishėt e malit zbriti edhe Cubi, i cili ishte tmera pėr ata qė kishin ndigjue pėr tė e qė nuk e njifshin. Nė besė, nė buk’e krypė, i ati i Diles e mbajti cubin si mik.

Dhe gjatė njė mueji sa ndenji Cubi nė shtėpi te saj, Diles iu ba se ky Cub nuk asht ai Cub pėr tė cilinflisnin se vret, grabit, pėrdhunon. me tė vėrtet po at emen kishte; por jo nuk ishte ai. Cubit mik njezetekatėrvjeēar i buzqeshej nana, i buzqeshej Prenda, e shoqja e re e vllaut, baba i fliste me za tė butė e vllau kėndonte me te. Cubi-mik ishte i mirė dhe tė gjithė e nderojshin, Dila kanjėherė me dashje dhe pa dashje e shikonte nė sy dhe kuqej, kanjėherė me dashje e pa dashje, tue bamė punė nėpėr shtėpi, nė tė kaluem e prekte me krah dhe nga kjo prekje iu rritshin gjitė.

As nga armėt e tija, rrypat me fishekė, pushka dhe revolja nga tė gjitha kėto Dila s’kish frigė. Njė ndjesi e fshehtė rritej nė zemrėn e Dilės dhe sa ma shum ditė kalojshin aq ma e madhe bahej. Dhe ndiesia u ba dėshirė, dėshirė qė tė len pa gjumė.

Por njė ditė, kur dielli sa njė pare e madhe sermi u ēfaq nė qiell, Cubi shkoi. E dila mbet vetėm me dashurinė pėr Cubin.

Asht e flakėt dėshira e Dilės nė njė ditė tė shkėlqyeshme prandvere kur, e shtrime nė bar, ndjen se si i rreh gjaku ndėr dej. Asht edhe ma e flakėt dėshira e Dilės kur i ka syt’e mbyllun e me andrim vezullues don me krijue ate qė s’ka. S’ka… Nuk u pa ma Cubi. E 17 prandvera tė saja janė 17 thirrje tė nxehta tė heshtura drejtue Cubit.

Ashtu e shtrime dhe n’andrim Dila nuk desht t’i ēeli syt’ edhe se ndjeu mbi trupin e vet njė peshė dhe prishi dihatunin e nji mashkulli e mbi buzėt e veta tė pėrvlueme njė njomsi.

S’i ēeli syt’. Ndoshta kish frigė tė mos prishi ekstazėn nė tė cilėn kishte ramė… E kur ndjeu lehtėsimin e trupit i ēeli syt. Por aty s’pa kend. U hodh nga ana e majt. Dila u drodh. “Ai asht! tha - Cubi!” dhe u vue nė ndjekje tė gjurmės majtas. Sie dehun, gjithnjė n’ekstazė. La grigjen, as qė i binte ndėr mend, pse kėrkonte Cubin. Doli nė rranxė tė malit shkambuer. E thirri me emėn, por bashkė me kėmbėt e saja qė pėrplaseshin prej shkambit nė shkamb, q’ashtu dhe thirrjet e saja u pėrplaseshin - kot.

***

Njė parandjenjė i thoshte se ai ėshtė afėr , shumė afėr dhe sikur e ledhatonte me atė shiqimin thumbues, u ndal dhe hodhi njė vėshtrim si tė ishte vėzhguese profesionale, e krehi me shiqim tėr bjeshkėn e lartė qė sikur bashkohej me qiellin. Mbledhi forcė shtrėngoj duar dhe filloi tė thėrrs:

o Cubiiii ... jehona e thirrjes si oshtimė vullkani, pėrplasej nga shpati nė shpat duke krijuar jė eho tė pafund dhe pėrseritej; o Cubiiii, o Cubiiii, o Cubiiii, …. Dilo u step Ju duk e quditshme, se si pėrseritej thirrja e saj.

sikur e harroi Cubin u thellua nė mendime dhe mendja i vajti ke gigja nė bregun e shqipes. Hudhi bistekėt anash, u kėrrus ti shtrėngon tė mbathurat, dhe u kthye nga kishte ardhur, bri pėrroit qė kishte njė gurgullimė uji me karakteristikė tė vėqantė. Papritmas dėgjoi njė thirrje tė fuqishme: Dilooooo, iloooooo, loooooo,

Ėshtė Cubi, tha.

Shiqoi rreth e rrotull por nuk vėrejti askund Cubin, o zot ē’ndodh me mua, ėshtė ky njė ankth ėndrreje apo ē’ėshtė duke ndodhur, nuk kuptonte mė asgjė. Nuk vonoi shumė dhe Dilo shpejtoi hapat rrėzė proit qė thente monotonin qė ia brente shpirtin Dilos, kaloi edhe gurin e Plakės dhe pėr njė ēast filloi ti rrahėn zemra furishėm, drejtoi shiqimin dhe me gjymės zėri tha Cubi, Dilo… Nga ky moment ajo nuk shiqonte nga e bartnin kėmbėt, pėr njė ēast u gjend nė pėrqafimin e Cubit me trup vigani, puthjet e njėpasnjėshme, qetsuen dy zemra qė vlonin nga dashuria.

Cubi ishte kurreshtar dhe e ngacmon Dilon.

O Dilo, ke humbur gigjen apo si erdhe kėtej ke guri i Plakės?

E ajo shkurt.

Mė mungoje ti, e ndjeva se je afėr andaj tė kėrkoja matanė, ke shkėmbi i trimave dhe ja tė gjeta, desha tė tė tregoj se jam rritur, edhe unė mund ta mbaj pushkėn krah pėr krah me ty.

Apo tė dukem ende e re?

Cubi e dėgjoi me vėmendje dhe mburrej me Dilen sa e vendosur qė ishte.

Hė ē’thua fol pyste Dilo?

Cubi u kėrrus lėshoi pushkėn rrėzė njė Bredhi t’badhė, ia vėri njėren dorė mbi krahun e Dilos, u bashkuan shiqimet, sytė e Dilos shkėlqenin, fytyra saj ishte kapluar nga njė zjarr i paparė mė herėt.

Dilo je e vetėdijshme se jeta nė male nuk ėshtė e lehtė?! pastaj….

Por Dilo kthej shpinėn dhe nuk dėshronte spjegime, ajo dinte se ēdonte, kishte vendosur.

Njė lot i rrėshqiti nga faqja si zjarr, pastaj tjetri. Cubit i erdhi keq pėr Dilon, ai nuk e kishte tė kjartė a janė lot dashurije apo lot vėndosmėrie pėr Liri.

Dilo ti po deshe mund tė vishė, por je ende e re andaj prit edhe njė vit e tė hedhėsh shtat dhe njė ēik.

Jo Cubi, unė nuk pres dot mė, mjaft kam pritur, unė dua tė jem me ty. Prap njė vrushkull lotėsh vėrshuan faqet e Dilos!

Cubi ia vėri duart nė bel me dorėn e majtė ia fshiu lotėt e vakėt dhe i tha unė nuk tė them po pa e marrė pelqimin e prindėrve tė tu, kjo ėshtė luftė Dilo. Ajo e gėzuar shumė iu hodh nė pėrqafim Cubit duke e puthur si e qmendur, ngase e dinte qė prindėrit nuk do e pengonin kurr Dilon tė jet perkrah Cubit trim.

Me ardhjen e Pranverės lindi edhe njė dashuri e re, edhe njė pushkė pėr Liri.
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-07-2012, 19:00   #43
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,475
Thanks: 1,688
Thanked 2,271 Times in 1,192 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 160
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tirona re Shiko postimin
-----------------------------------------------------
Prandaj ai do te jet i pavdekshem. E ka njoftuar vuajtjen njerezore me se miri sepse e ka provuar vet ne dimensione te ndryshme. Vuajtja eshte afatgjate kurse lumturia eshte nje grumbull castesh te shperndara ne kohe dhe hapesire. Ne me te shumten po ti grumbullosh mund te mbushesh vetem duart sikur te ishin nje tufe xixellonjash qe sapo i prek fillojn te shuhen. Perfytyro kur ishim te vegjel, mundoheshim te kapnim xixellonjat, te cilat ishte shume veshtire per ti ndjekur sepse nen erresiren e nates shikoheshin vetem kur xixellonin, dhe atyre qe kapnim ju shuheshte drita brenda disa casteve..

Njeriu kalon shumicen e jetes duke kerkuar, te rikapi castet e Lumturise dhe ti shijoj perpera se ato te fiken perseri. Keshtu qe njeriu do te identifikohet gjithmone me shkrime te tille. Sidomos kur jane te shkruara nga Migjeni!

P.s Kot saper te shkruajur dicka
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-11-2012, 21:40   #44
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Buken tone te perditshme falna sot

Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme.

Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.

- Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.

Nana nuk bezante.Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.

- Nana e eme nuk asht e fryte si fuēi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje ēerek lekut.

- Uf, nane, hajt ma, a po ēohe, me mė dhane me hanger…

E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u ēue.

Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u ēue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.

- Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.

E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diēka.

- Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:

- Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.

- Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.

Grueja u ēue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.

- Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.

- Asgja. Cka me mė thane…S’ia qet hesapi me mė marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.

- Po a kqyre te zotni Lorja?

- Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.

- Mire, mire, more Kolė, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?

Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:

- Thueji nanes te ēojne paret, po desht me i dhane buke.

- Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.

- Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.

Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase ēka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u ēuen te shkojne me fjete.

- M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.

- Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.

- Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.

- Po kot pse po te qet? ...

- A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!

- Mire, mire. Mos bertit, se po ma ēon djalin.

Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.

Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.

Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, ēka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:

- A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?

- Eeeh! Atehere...

- Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.

- Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...

- Po due me thane se djelmnia e soēme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...

- Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane ēile tash...

- Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po ēka t’i bajsh shkollave te reja? ...

- Po ēudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...

- Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.

E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:

- Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...

Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diēka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:

- Buuuke! Buuuke per Lilin!

- Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!

- Buke! Aman! Vdiq Lili!

- Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.

Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.

- Si je, Kole? Si po shkon?

- O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.

Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.

***

Zotni Filipi s’kish dale ende ne kafe. Kola po e pret. Kanjehere e shndrron ndoj fjale me dy garsonat. Veren Kola si shkelqejne tryezat e gurit te bardhe, karriget e zeza me politure, - iu bane si me qene pjesa e nje trupi te tij te madh, nga i cili u shkeputen. Ndiente per ta diēka si nostalgji. I kujtohej vetja si, me dy-tri tabake mbushe me gota, sillej i lete tue sherbye, shpejt, pa gabim, paster. Atje m’at tryeze ne skaj vinte nje zotni, i huej, i cili gjithmone jepte bakshish. E me at bakshish ai i blente diēka Lilit. Zotnia kerkonte nje vermut dhe me ia ndeze cigaren. Keshtu ne mendime, nder mashtrime te gjalla aq thellohej Kola, sa gati i vinte te bertasi: Urdhno, zotni! Po vjen! – megjithse kafja ishte fare e zbrazet. Ishte koha mbasdreke.

Ulet Kola ne nje karrige. Po t’ishe ketu me sherbim nuk do te mund te rrinte, tashti barem njat privilegj e ka (o sa deshronte mos ta kishte). Ndej ne karrige, brrylin e mbshteti ne tavoline e ftyren ne shplake. Prap mendime. O mendime, fundi ju dalte! Se asgja s’po qitni ne drite. – Pese vjet pune ne ket kafe. E per pese vjet trajtat e te gjitha ketyne sendeve lane vrage te pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qe t’u shembelleje. E shpirti i Koles asht coptue, ash shpernda grima-grima. Pak nga ai asht fute neper vrima te karrigave e te tryezave, te cilat Kola i njofti nje nga nje tue i kerkue, e pak nga shpirti i tij asht fute, asht ngjite, asht ngjeshe neper paēavra te ndyeta dhe mshisa te lagta. Atje, n’at tryeze – i kujtohej Koles- kishte gjithmone ma shum bishta cigaresh dhe gjithmon mbi te ose ishte shkarravitun diēka e pakuptueshme, ose vizatuem ndoj ftyre, ndoj trup grueje me tjera. E ai mbasi e shikonte mire e mire, e hapte paēavren e lagte dhe me aq fuqi e ferkonte, saqe tryeza lonte vendit. Duhej mshi mire, se qortimi i kercnueshem i zoti Filipit nuk mungonte. Pese vejt kesi pune. Dhe mandej ne rruge te madhe. Por as zoti Filipi s’ka faj. Pune s’ka. – Po kush kaf aj? – Askush. Nana qe me lindi, - une me shoket e mi qe apim te gjitha fuqite e veta per nje krodhe buke – dhe keto fuqite tona askuej s’i duhen.

Kush ka faj? – Kola thote askush s’ka faj – dhe aty qendron e tane tragjedia e tij. Vuejta intime deshpruese, e cila t’udheheq ne vetvrasje. Por mire ash qe Kola mendonte ashtu e jo ndryshe. Ta dinte ai se kush e ka fajin, ose se paku t’ia kishte vue ai vete kuej fajin, atehere – eh atehere... Fuqite e njerzve n’ankand kushedi si do te veprojshin.

Crrr-crrr-crrr bajshin kepucet e reja te zotit Filipi. Kola u ēue ne kambe.

- Ej, Kolė? S’kemi gja te re? – por menjehere vazhdoi:

- A ishe dje ne procesion?

- Po, kam kene...

- Pak popull, s’ishte shume. Cudi, te rijt e soēem, si me i pase marre me dale ne procesion e me u vue ne rresh. Po ku ishe ti? Une s’te pashe.

- Isha mbrapa jush, zoti Filip.

- Eh, po, po, e dij. Une isha me zoti Zefin, bisedojshim per disa pune, por nuk te vuna re.

- Une erdha, zoti Filip, at pune qe me keni thane – desh te vazhdoje Kola, por s’e la ky.

- Kur isha une i ri, - filloi zoti Filipi me ftyre te qeshun dhe tue u ule ne karrigė – nje here keshtu ne procesion tue kalue, nje turk u qeshte ose lajkos, ose uratve tona, ose neve te gjithve, e une –eh, atehere me vlonte gjaku – dola nga rreshti ta kapa per fytit at qen bir qenit dhe zoti me dha nje fuqi te mrekullueshme, saqe gati e mbyta aty ne vend. Por u perzien tjeret, te dyja anve, t’u perleshen, une shpejt ika ne rresht, vazhdova rrugen ne procesion, kur mbrrini policia tue fishkellue dhe t’i rrasi ne burg nga te dy palet. Ha-ha-ha! Edhe sot, kur me bien nder mend, qeshem se si disa shoke te mi hangren dajak ne burg e une shndoshe e mire. Ha-ha-ha...E te rijt e soēem..., - vazhdonte zoti Filipi tue shikue neper dere.

- Pse mos te qeshesh, - bluente Kola nder mendime te veta, - shoket te kane hanger dajak e ti jo, ti s’ke hanger kurr dajak; por Pashkesh ose Keshndellash, ose ndoj feste te madhe si dje ke veshe kepuce te reja; e meqe vij me te lute per pune, m’i tregon pallavrat qe ke ba kur ishe i ri. Pse mos te qeshesh?!

Kola, i vramun, shikon zoti Filipin. Ky e din se Kola s’po e ndegjon, por vazhdon te flasi gjithnje ma me hare. Kish qellim te mire, si shifet. T’ia largoje mendimet nga mjerimi i papunsis, ta zbavisi, por edhe veten te nxjerri sa ma lire e mire nga borxhi kundrejt Kolės. Por se fundit, e pa se nuk shkon kjo taktike, prandaj ndrroi flete dhe i ra ēeshtjes ne thelb.

- Po e din, ti Kolė, se punen tande gjithnje e kam nder mend?

- E dij. Ju felemnderės!

- Per Zotin, si per djalin tem mundohem. Te permenda nder dy-tre vende, port e gjith m’ankohen se s’kane pune dhe se nuk mund t’i shtojne shpenzimet… E une, ti po e shef edhe vete. Thuej, thuej due me ndie nga goja jote, a ma qet hesapi me te mbajte?

Kola disi i turpnuem nga fjalet kaq miqsore, mezi murmuroi:

- Po, nuk jua qet hesapi? – e ne vetvete vazhdoi: s’po fike me mė mbajte derisa te gjej pune ngjeti...

- He pra, ēka me ba? Ket krize, ket horrllek une s’e mbaj mend ndojhere. U bane lufta, u bane revolucione, por krize nuk kishim. Vlonte parja anembane. Shtrejtsi – po. Por ajo ishte per dobi tone. E sot, tek po kemi qetsi shyqyr, por ē’e do qetsine, more Kolė, kur asht kriza? Apo s’asht keshtu? Une, ti, na duem me jetue. Cka na duhet ne se po vriten tjeret... A ende s’jane vra-a? U farojshin. Pune, pune me fitue... Apo s’asht keshtu?

Kola pau se zoti Filipi prap po ia nis bisedes dhe bani sikur do me shkue.

- A, po shkoj. Tungjatjeta!

- Tungjatjeta. Kolė! Mos kij mendim. Gjithnje te kam nder mend. E sa per mue, ti edhe vete the se s’ma qet hesapi. Hajt, udha mbare...

Nga dera e kafes Kola u gjet ne rruge te madhe te qytetit. Diēka ia pickonte dhe ia digjte syt. Lot.

- Po pse me thrret? Pse me rren ne shprese, barem? Ah… - dhe kryevrare, dalngadale, me mendim te mpite nder tru se do ktheje ne shtepi prap pa gja, endej rrugave pa dite per vete.

***

- Lil! Hajde, nanė, hajde, me ra me fjete, se te ka shtrue nana.

- Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjete! Due me prite babėn.

- Po baba vjen vone, moj nanė. Hajde, te paste nana.

- Jo, praaa...

- Po te dėftoj nje prralle te re te bukur.

- Cilen? - ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s'ames dhe e shikonte me shkelqim ne sy.

- Nje te re... U, po te mesoj uratė...

- Jo, jo, s'due uratė, due prralle...

- Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mesue permendsh?!

- Pooo - dhe u fut femija nder shtresa dhe e ama u shtri prane tij.

- Hajt, nanė, prrallen...

- Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt...

- Aty yne... uf... jo, jo, thueje ti vete ma pare.

- Mire pra: Ati yne qe rri ne qiell, shejtnue qofte emni i yt, te mbrije mbrentimi yt, te bahet vullneti i yt sikur ne qiell edhe ne toke...

- U nane, po kjo nuk asht prralle! Kjo eshte uratė! E din edhe Zefi, ia ka mesue gjyshja...

- E, a shef sa mire e din Zefi?... Duhet edhe ti me xanė.

- Mire, pra... Si fillon? - dhe strukej Lili ne prehen te s'ames. Kryet i mbshteti nder gji te saj, NDIENTE ERE NANE.

- Ati yne qe rri..., - shqyptonte nga nje rrokje e ama e Lili persrite. I ndalohej vemendja nder fjale qe s'kuptonte, por makinalisht vazhdonte te persrisi fjalet nga buza e s'ames.

- Buken tone te perditshme epna sotn, - vazhdonte e ama uratėn.

Mbas ketyne fjalve te persrituna, Lili mbet:

- Buke te bardhe, nane, iha qysh kur s'kena hanger! - dhe ēok kryet me ia pa ftyren s'ames.

- Hajt, tash me e thane ti vete deri ketu...

- Po... e dij. Si fillon?

- Ati yne...

- Ati yne, buken e bardha na fal...

T'amen e zu gazi, dhe nisi te qesh heshtaz, por e zu kolli:

- Jo, more... ti i re shum per shkurt...

- Uuu, kjo prralle asht shum e gjate, s'e due - jo, aspak, - u zemrue Lili.

- Sa mire Zefi e din uratėn? E ti s'e din. Marre!

- Pooo, posi... ai nuk din asnje prralle qe dij une. Ai asht qyqe. Ta kam rrahe, t'i kam ra grusht, pse me ka thane se s'kena ēka me hanger dhe pse s'ia kena pague paret per qira.

- Si, more, me i ra djalit te zotnis?! Te rafte pika duerve!

- Po fort, pra! Tash e mbys.

- Besa, s'guxon ma me e preke me dore... Jo, moj nane nuk duhesh me e rrahe Zefin..., - ndrroi e ama me te bute.

- Po, po pse me mė thane ai mue se s'kena buke me hanger, - shfajesohej Lili e zani i dridhej gjithnje ma teper. Ishte gati te zhgrehet ne vaj.

E ama e muer me te mire. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi.

Lili merrte fryme te rregullt. E ama u suell ne shpine dhe ashtu e shtrime ne shtrese kundronte neper gjysemerrsinen e dhomes. Llamba, e ulun gati krejt, leshonte ere vojguri nen tavanin e ulte te dhomes. Ia digjte cipen e holle te hundes se ftofun, nga e cila kullonte uje. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e perpin ne nje gjum te rande si plumbi e te pakuptueshem si errsina. Por, mendimi, si nje korb i zi, ka ba ēerdhen ne nje skaj te trunit ne rrashte, pjell te keqen mbas te keqes dhe s'len me fjete. Diku nga fundi i mides i doli si nje te dridhun, diēka si afsh i nje dashjes, i nje deshires, i nje nevojes se domosdoshme. Edhe ēudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n'at ēast deshronte, si net e para te marteses, t'i shtrohej deshirem me gjith zjarrmin e nje trupit qe vuen. Aty, aty asht harresa, shpetimi, e vetmja kenaqsi e jetes se saj varfanjake. Por edhe njajo pune bahet shpejt e hidhet si berthame e kumlles se gjelbert dhe pa pjek... Ne kesi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve te mfshehta, njajo deshire asht si deshira e njeriut, i cili mbasi ka vendose te mbytet, hidhet n'uje, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qe ndien kenaqesi bash pse mbytet.

Kola sonte ende s'ka ardhe, por ka me ardhe. Te vije. Kola nuk asht ma Kola qe ishte. Kola i mire, i qeshun, me duer plot qe vinte ne shtepi nuk asht ma, - por asht Kola pa pune. C'e do burrin pa pune? - i tha nje shoqe keto dite. Dhe grueja e votres nuk ndjen shume per burrin pa pune. Po burri me ēka dallohet nga grueja? Jo vetem me pantallona, por me punen qe ban per t'i sigurue grues miregjendjen. Dhe pikerisht me njate dallohet. E kur burri s'e ka at pune, atehere ē'e do? Te na leshojne vete ta fitojme jetesen, - por as njate s'te lane, te qesin ngatresa, - i tha grues se Kolės nje shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa pune. Ajo, bile, dhe i uha dhete leke. Dhe i tha:

- Kur te kesh nevoje te madhe, eja tek une.

Grueja e ndershme e Kolės desh t'i thoshte kesaj grueje: jo, moj grue, une nuk vij ne shtepi tande - pse e tane bota fliste per te se nuk asht e ndershme. Ajo desh t'i thoshte njashtu, por te dhet leket, qe i kishte shtrengue fort ne dore, i thane: ndal! Dhe ajo te gjitha ato mendime te keqija i kaperdin. E kur i kaperdin, nuk i duken gjithaq te keqija.

E sonte burri i saj ka me ardhe. Por, burri pa pune, a asht burr? Grues s'i bahet, s'i duket se asht burr. Dhe sonte kur te vije, ka per te hyme si ne shtepi te huej, pa te drejta dhe marreveshje. E nder shtresa, rate, kur dora ka me udhtue me gjete harresen, grueja ka me i thane: mos me prek!

Po Lili ē'ka pat? Pse u zbe qe nga maja e hundes deri te veshet? E syt pse i xhixhellojne ne zjarrmi? Mos e zu malli per baben? Per baben qe shkoi diku, nga do t'i bije ēukulada...

- Mos harro me i prue Lilit ēukulade, - i tha nana babės, kur ky me nje valixhe te shkyeme, marrun uha, nisej nga dera e me sy te turbullt shikonte femin.

U nis, shkoi ne kryeqytet. Atje, i thane, se ka me gjete pune. E keshilloi me gjithe mend dhe zoti Filipi. I dha diēka edhe per udhtim, uha. E shoqja nuk bezani fare kur i shoqi ia tha mendimin e vet. E Kolėn, kur kjo s'bani za, diēka e theri thelle mfshehtas ne zemer. Por u nis, me vendim te preme qe t'u dergoje femis dhe grues sa me parė per jetese. Me gjith vendim te preme te tij, kaluen disa dit te mira e ai nuk i lajmoi gja shtepis. E shoqja priti dy jave rresht, dit' e nate, ndoj lajm, leter a pare, por kur s'erdh gja, e kojet e bukes munguen e vdekja ne rini nuk pritet me duer kryq, ajo ndryshoi jeten.

Po Lili? Lili ēka pat? - Jo, s'e zu malli per babėn. As per ēukulade... Por u zbardh, u zbe qe nga balli nen floke deri ne bire te mjekres se holle, e ne mes te fetyres syt i qitshin shkendija.

- Nanė, uje...uje nanė, - dhe ne jastek sillte kryet here ne nje ane, here ne tjetren, me gishta qe dridheshin kapte safen e ujit dhe s'e leshonte pa e pi deri ne fund. E e ama ia terhiqte:

- Mjaft, moj nanė... Lil, mjaft ke pi...

Dhe per nje muej, i cili ka 30 dite, dite per dite e zune Lilin ethet. Kur ish nder ethe, i skuqeshin mollzat e syt zvogloheshin; e me tekaluemen e tyne zbehesh dhe qante ose pse nana nuk ia plotsonte deshiren, ose pse i pelqente te qaje. Me qa, kur ke vner dhe ethe, asht nje ngushllim ndosha, kushedi.

- Uf, si ma plase shpirtin, - i thoshte e ama kur ky qante. E Lili vazhdonte te qaje jo pse ia plaste shpirtin s'ames, por pse i pelqente te ndegjoje si i oshtin zani i vet nder veshe dhe i pelqente te qaje nga inati, nga inati. Pse mos te qaj? Po fort! - mendonte Lili me vete.

- Pse s'me nep, pra, buke te bardhe? E, pse s'me nep? - i sillej s'ames, e cila i kish mendet e humbuna dhe vazhdonte te qaje.

Pau e ama se si Lili u zverdh si drita e bishtukut e ethet nuk po e lene. Dhe e dinte se duhet me thirre mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minester per me hanger, me pime limonade ne vend t'ujit kur ka zjarrmi, me u veshe trashe kur del perjashta, te gjitha keto i din e ama e Lilit, i ka mesue te zotnia kur, si vajze sherbetore, por...

Dhe nje dite, kur Lilin, mbas etheve te forta e zu gjumi, e ama e ndryni shtepine dhe shkoi te grueja qe i kish dhane uha dhete leke. Shkoi shpejt, pa kthye djathtas e as majtas dhe pa u mendue ma gjate, por me vendim te preme, si dhe burri i saj, per me gjete te hollat e nevojshme qe i duheshin per mjekimin e Lilit.

***

Dhe mjeku erdhi. Nje burr i shtyem ne mot me ungjill ne dore. Hyni tue shikue djathtas e majtas qe te shofi kend. I doli e ama e Lilit. Lili nder shtresa ish bame palmuē. Mjeku iu avit, nxori termomentrin t’ia veje nen sqetull. Por Lili, si duket u friksue nga termometri, ia nisi te qamit dhe i shmangej mjekut. E ama u avit, e mori me te mire, e perkedhelte, e puthte dhe se fundi mezi ia vune termometrin. Mandej mjeku e mori ta prek neper trup femin. Gishtat e ftohta te mjekut iu duken si thika Lilit. Dridhej i tane nga friga e mjekut, nga te ftohtit, nga vuejtja dhe s’dinte se ē’bahej me te. Veē kur e mbuluen dhe e lane te qete nder ethet e tij, mori fryme thelle me te tane gjoksin. Mjeku i kish rrudhe buzet dhe mendohej. Shikonte perqark e ne parakalim nder sy te tij pasqyroheshin plaēkat e nje shtepie varfanjake. Dritore me xhama te thyem e te ngjitun me leter, dy karriga jo te sigurta, nje tavoline e shtrembte mbi nje qilim te arnuem, ne qoshe fugeret e nder qoshe tjera pelhura merimangjash si trofejet e mshefuna te mjerimit. Se fundi, syt e mjekut u ndeshen ne syt e grues, e cila e shikonte me frige.

- Duhesh me u kujdese shum per femin, perndryshe do ta humbish. Shum kohe ka pase zjarrmi te madhe, - mezi iu kujtua mjekut me fole dhe mori te shkrueje receten. Kur u nis me shkue, grueja e pyeti sa duhet t’i paguaje. Por ky i tha ti blejne barnat me ato te holla. Ajo ulet ne nje vend si e mpime, shikonte mjekun, i cili iu avite deres s’oborit ne shpine mbrapa, dhe iu avulluan syt. Mbet ashtu nje kohe… Gjemimi i Lilit e terhoq. Ngau te djali, u shtri prane tij, zu ta rroki, ta perkedheli me fjale:

- Do shendoshesh, moj nanė, do shndoshesh, pellumb! Tash te blen ty nana me hanger te gjitha te mirat. Cka don me te ble?

Por Lilin, si shifet ne kete ēast, s’e interesonte asgja, veē gjemonte, - dhe nuk iu pergjegj s’ames se gezueme nga mirsia e mjekut. E ajo u mendue, diēka si me e piskue per zemer; mendoi se ndoshta mjeku s’i muer te hollat nga se Lili ka me ... “Jo, jo, - peshprite, - ruejna zot!” Dhe me frige e shikoi djalin, e mbuloi mire dhe u ēue.

Sahati i kishes trokiti nje here, ishte tre e gjysme mbasdite te vjeshtes se dyte. Grueja u ēue me vrull, shkoi ne dhome te zjarrmit dhe ne sqoll nisi krizma e enve dhe e ujit. Mbasi u la mire dhe u mshi, iu avit pasqyres te cilen ia kish dhane uha Lezja, gruaja e dhete lekeve. Mori krem, e ferkoi ftyren e nje ere e kandshme u perhap neper dhome. Neper rete e pudres grueja shikonte veten ne pasqyre dhe kujdesej sa ma natyrshem t’i skuqi buzet. Jo jo, s’jam plake! mendonte. Ti je e bukur, moj dreq! – E kur burri s’ta ēon asnje leter, e ti me femi po vdes unit, besa ti je e marre, - i tha Lezja. Dhe ia rregulloi punen.

Lili i kish qite kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amen. Mezi e njofti. Kurr s’e ka pame nanėn kaq bukur te veshun e te goditun. Kjo iu avit, e ēoi, e mbeshtjelli me jorgan dhe ne gryke, e mori ne dhome te zjarrmit. I shtroi prane votres dhe i tha te rrije urte se ka me ardhe nje zotni ne dhomen tjeter. Lili shikonte t’amen me admirim fminuer, gati ishte te rrafi shplakat nga gezimi. Por kur i foli kjo seriozisht per ardhjen e nje zotnis ne dhomen tjeter, ai s’bani za; si duket e kuptoi randsin e ēastit. U shtri rate, u mbulue, u struk, u mblodh dyfish si krymbi dhe me sy te mbyllun shifte nanėn aq bukur te veshun e te goditun. E e ama, mbasi kish mshie dhomen dhe ndreq, aq sa mund t’u ndreqte, kish qendrue ne mes te dhomes ne mendim. -Mos rri e vrame, se burrat s’kane qejf ashtu me e pame gruen, - e mesonte Lezja. – Qeshu, fol, mos rri si qyqe. E ne rase se te pyet kush pse ēon keso jete, ti thueji si te duesh, mundesh me i thane te verteten, por thueja tue buzeqeshe. Mos gabo me te shpetue lot, se ai burr nuk te kthehet ma kurr. Por qeshu, fol, ban lojna. Une e dij, moj moter, se ty m’at ēast te pelset zemra, por ēka me bame... per hater te djalit qe e ke te smunde... dhe jeta duhet jetue, te e mbramja, s’asht edhe nje pune e madhe! Tjeret i bajne keto pune per qejf, e na i bajme per hall, - i tha Lezja ma me za dhe tue ēue duert perpjete nga zemerimi qe duhet me i thane kto fjale qe t’ia mbushi mendjen per nje pune aq te thjeshte.

Tash ajo qendron ne mes te dhomes, e goditun per me prite... Te gjitha mendimet mallengjyese dhe jomallengjyese, fundojne te keshille e Lezes: buzeqesh! Ajo iu avit pasqyres, buzqeshi dhe i pelqeu vetvetja. S’kish dijte deri tash se ishte nje bukuri e mshefun.

Tingelloi ora kater. Grueja shikoi neper dritore dhe qe: ne oborr po vjen i prituni. Ajo mblodhi fuqin, e nxori prej dikah nje buzeqeshje, e vendosi mbi fetyre te vet dhe i duel para mikut te pritun…

Posa hyni Kola ne rrugzen ku e kish shtepin, i nguli syt mu ne dere t’oborrit qe prej se largu. Pau se bash nga dera e shtepis doli nje zotni i huej, i panjoftun. Kolės diēka i ra ne krye. Si me i pase shkrepe dikush per mur. Zotnia i panjoftun kaloi ne drejtim te kundert te rruges, ngadale, i qete. E Kola e ngadaloi hapin. Gjithfare mendimesh si shigjeta ia pershkojshin trute. Por asnje mendim nuk ishte qetues, as nuk i fashite ndergjegjen e tij te ēueme peshe ne dyshim. Me hap te sigurt hyni neper dere t’oborrit. Dyert e shtepis, dritoret, ne vrullin e mendimeve te hidhta, i lojshin para syve, iu dukeshin dyfish, shtrembet, gjithsesi. Praku i deres shkonte e vinte. Ne dritoren e dhomes se zjarrmit pau nje grue shume te hieshme, dukej se numron te holla. Thellte, ne ndergjegjen e tij t’ersueme, vegoi nje rreze e vogel shprese: ndoshta grueja e tij nuk banon ma ket shtepi! Do te kete dale vete, ose do ta kete qit jashte i zoti per mospagim qiraje. S’ka gja… Ma mire njashtu… se njerzit e huej me ardhe te grueja e tij, - mendonte Kola msheftas, tue e mshefe dhe nga vetvetja at mendim. Por sa kaperceu prakun pau plaēkat te cilat i ka lane. U zhduk ajo rreze e vogel shprese. Si nje i plagosun rande, u ul ne karrige, disi u mblodh e shikimin e mbertheu pertoke. Po ajo grueja ne dritore? – mendonte. Para atij erdh grueja, e cila se parit, me te pame te shoqin, u hutue, u zbe. Kola ēoi kryet, ne gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht godite per at zotnin, - mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbertheu pertoke, ne nje vrime nder drrase. Heshtje. E zemra donte t’i bertase, t’ulerije si bisha se ciles i kane prishe strofullen. T’ulerije, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun, i mjeruem rrinte ke karriga pa levize. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:

-Kur ke ardhe?

-Tash..., - u pergjej shkurt pa drejtue kryet nga ajo.

-Lili asht shum i smunde, - i tha e shoqja.

Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa. Ishte nje vrime shume interesante!

Migjeni
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-11-2012, 07:36   #45
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 1,856
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Migjeni

Poeti mė i spikatur i cili nė thumb e pati varfėrinė e popullit.
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-12-2012, 08:32   #46
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Urime per 1937

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.
Se pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t’ambel, t’uroj – ē’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n’ane tjeter zemra te pelset, si paljaēos. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te ēalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s’ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi… Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht.

-Migjeni-

P.S Migjeni me i ashper e me i drejte qe kam lexuar ndonjehere.
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-12-2012, 08:39   #47
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 1,856
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Migjeni

Mė i ndjeshėm dhe i drejt-jo i ashpėr.
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-12-2012, 08:53   #48
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 30 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Irfan CANA Shiko postimin
Mė i ndjeshėm dhe i drejt-jo i ashpėr.
Persh, Z. Irfan....

Ti thuresh hymn te ketille mjerimit dhe menyres per te mposhtur ate, duhet medoemos te jesh i ashper mendoj une
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-05-2013, 16:48   #49
Skydive
V.I.P
 
Avatari i Skydive
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 2,266
Thanks: 0
Thanked 27 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Skydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

Pak dritė! Pak dritė! Pak dritė, o shok, o vlla.
Tė lutem, pak dritė nė kėt natė kur shpirti vuen,
kur tė dhemb e s'di ē'tė dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ē'urren, don e s'din se ē'don.
Pak dritė! 0 burrė! 0 hero' ngado qė tė jesh. ....
Burrė qė shkatrron edhe qė ndėrton sėrish!
Pak dritė vetėm, tė lutem, mshirė tė kesh,
se do ēmendem nė kėt natė pa gjumė dhe pa pishė.
Oh! ta kisha pishėn tė madhe edhe tė ndezun!
Me flakėn e pishės nė qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrė i tretun
Do ta shifsha vallen tande nė majė tė njė shpate.
Por pishė nuk kam e vetėm janė burrat, shokėt...
Dergjem n'errsin pa gjumė dhe pa dritė...
Askush s'mė ndigjon, ēirren kot mė kot...
Hesht more, hesht! por qėndro, o shpirt.
Gjeli kėndon dhe thotė se asht afėr drita
Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti kėndon thonė se asht afėr drita...
Por un s'besoj sonte nė fjalėt e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastėk ty tė rroki, tė pėrqafoj si shpėtimin,
mė fal atė qė due: gjumin dhe andr'min
e dy buzve qė pėshpėrisin ngushllimin.
__________________
***Man sieht nur mit dem herzen gut, das wesentliche ist für die augen unsichtbar***
Skydive nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-11-2013, 10:31   #50
Zana
e....Thjeshte
 
Avatari i Zana
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Posts: 24,157
Thanks: 6,136
Thanked 6,585 Times in 3,232 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 279
Zana ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Migjeni

Me pelqejne shume shkrimet e k'tij ( dhe te Naimit) , dhe origjinen e ka pa komplikime

NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ

Nė vendin tonė
kudo valojnė
flamujt e njė melankolie
tė trishtueshme...
... dhe askush s'mund tė thotė
se kėtu rron
njė popull qė ndėrton
diēka tė re.
Aty kėtu nė hijet
e flamujve
mund tė shifet
njė mund, njė pėrpjekje
e madhe pėrmbi vdekje
pėr tė pjellė diēka tė madhe,
pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo pėrpjekje lind
vetėm njė mi.
Dhe kėshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pėlcasim.
Nė prakun e ēdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga njė flamur
melankolie tė trishtueshme.
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-11-2013, 08:40   #51
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 1,856
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Migjeni

Migjeni ėshtė ndėr pishtarėt e parė tė thurjes sė vargjeve qė e sulmonin varfėrinė e shekullit tė kaluar.Kam respekt tė madh ndaj tij.
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-12-2013, 10:04   #52
petrol
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 98
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
petrol do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Migjeni

Ky material ėshtė shkruar nga Skėnder Luarasi nė librin e pėrgatitur prej tij pėr Migjenin qė nė vitin 1948 ku analizonte shumė gabime e keqkuptime dhe provonte me dokumenta tė vėrtetėn.
Shpreh keqardhjen qė shpesh nuk citohet burimi nga ėshtė marrė materiali duke shkelur te drejten e autorit.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SmiLey Shiko postimin
Jeta

Millosh Gjergj Nikolla – ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni, i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre emrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretėnve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Franēeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje, martesa), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit, por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri.
I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me kete mbiemer gjenerik, se familja e kishte origjinen nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekės (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagėri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje te shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thone se mori pjese ne ndertimin e kishes ortodokse ne Shkoder. Kur shkonte si murator neper katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me nje vajze nga Kuēi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine, shqipen per gjuhe amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jeten ne Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel.
Gjergjj Nikolla hyri shegert te Beroviqet, te cilet e perdoren sikur ta kishin birin e tyre. Ata e ndihmuan jetimin te veje edhe ne shkollen italiane. Me vone, ndersa u mbante hesapet, i ndihmoi edhe ne nje pijetore, ngjitur me magazinen e tyre, ne te cilen me kohe punoi per hesap te vet duke shitur mallra ushqimore. Gjergji(ose Gjoka) qe burre i urte, i ndershem e me karakter. Per keto cilesira, per here e zgjidhnin epitrop ne kishen ortodokse dhe, sepse e ēmonin dhe e nderonin, komuniteti i tij e dergoj te perfaqesonte ne Kongresin Kishtar te Beratit me 1922. Me cilesite e tij te mira ai fitoi nje shoqe jete te pajisur me kulture e me bukuri te rralle, Sofi Anastas Kokoshin, me te cilen u martua me 17 Shtator 1900. Kjo grua pati lindur me 15 Tetor 1881 dhe vdiq me 16 Gusht 1916 duke lene pas te shoqin me dy djem e kater vajza nen kujdesin shtepiak te se vjehrres plake. Milloshi qe atehere pese vjeē.
Me 1910 Gjergji zuri nje ushqimore dhe dhjete vjet me vone, kur i vdiq baxhanaku Ilia Trimēev, mori embeltoren e tij, te cilen e mbajti gjersa vdiq, me 21 Mars 1924, ne moshen pesedhjete e dy vjeē. Ne kete dyqan e ndihmoj femija me i pare i shtepise, Nikolla, qe pati lindur me 30 Tetor 1901 dhe vdiq nje mot pas t’et nga pleuriti. E dermuar nga keto fatkeqesira qe e pllakosen njera pas tjetres, vdiq me 1926 edhe gjyshja trime tetedhjetevjeēare. Tani familja u shpernda.
Dajeshat e Milloshit rrefejne sa e lumtur ishte kjo familje kur rronin akoma prinderit, e me sa kujdes e dashuri te madhe i rriti i ati te gjashte femijet, te cilet mbeten pa nene qe ne foshnjeri. Sidomos Milloshin e vogel, Milloshin delikat nga trupi dhe nga ndjenjat, e rrethoi me pekulet me te medha. Kurre nuk e vuri ne pune, kurre nuk ja theu zemren dhe kur e therriste ne dyqan, ja mbushte xhepat me sheqerka dhe i thosh: “Tani, shko luaj me shoket”.
Prinderit, qe kishin pasur vete shkolle, deshen t’u jepnin edhe femijvet arsim te mire, bijvet e bijavet. Sofia, nena e tij, pati mbaruar shkollen e murgeshave italiane ne Shkoder; aty u derguan me kohe te bijat me te medha, ndersa biri, me i madhi i shtepise, Nikolla, pati vajtur ne shkollen italiane te djemve dhe mbaroi klasen e trete me pike 69 ne 70 gjithsej, sipas defteses se leshuar nga drejtoria me 13 Qershor 1914. Nga gjithe femijet, vetem i vogli fare, Milloshi dhe motra me e vogla e tij, Olga, shkuan qe ne foshnjeri ne shkollen serbe.
Milloshi, i cili pati mbaruar shkollen unike ne Shkoder me 1923, kur i vdiqen babai dhe i vellai, ndodhej ne Tivar tek e motra me e madhe, Lenka Jovani, e martuar atje me nje mekanik nga Kavaja, Llazar Jovani. Milloshi po studionte ne klasen e dyte te gjimnazit kur i ungji, Jovan Kokoshi, e lajmeroj se i pati nxjerre burse per ne gjimnazin e Manastirit. U nis per atje ne vjeshte 1925. Pasi mori atje semimaturen me 1927, me rezultate te mira, per vjetin shkollor 1927-1928, kunder deshires se tij e regjistruan ne Seminar. E mbaroj kete shkolle me 1932. Ne diplomen e leshuar prej drejtorise me 18 Qershor 1932, cilesohet “bir i Gjergjit, tregtar”.
Duke keqyrur deftesat e Migjenit ne shkolle, me radhe nje nga nje, te gjitha, shohim veshtiresite qe haste mot per mot, dhe perpjekjet qe bente t’i mposhte e te shkonte perpara . Ne deftesen perfundimtare te shkolles fillore ne Shkoder, Milloshi i ka te gjitha notat te shkelqyera ne mesime, dhe shembellore ne sjellje. Edhe ne gjimnazin e Tivarit qendron lart, dhe vetem ne serbisht ka noten “mire”. Ne gjimnazin e Manastirit ka po t’atille note ne serbisht, ne histori dhe ne fizike, dhe “mjaftueshem” ne matematike; zell ka noten tre. Edhe ne seminar gjate vitit te pare Milloshi ka vetem “mire” ne serbisht, greqisht, latinisht e frengjisht, porse vitin e dyte ne gjithe keto gjuhe, sikunder edhe ne rusisht, qendron “shume mire”; vetem ne patrologji (letersine kishetare) ka “mire” dhe “i shkelqyer” ne pedagogji, metodike, gjimnastike dhe kenge. Ne klasen e trete zbret perseri ne “mire” ne gjuhet klasike dhe ne mesimin kryesor ne Shkrimet e Shenjta. Ne latinisht as ne klasen e katert s’e ka permisuar noten, porse tani eshte i shkelqyer ne rusisht dhe shume mire ne greqisht; noten “mire” e ka ne “Dogmatike”, (d.m.th. teologji), ne Psikologji dhe ne Logjike. Ne vjetin e peste, ne te fundit, eshte shume mire ne latinisht dhe pergjithesisht vetem “mire” ne mesimet fetare te Seminarit. Ajo qe bie ne sy eshte se si nxenes i klases se dyte, “i shkelqyer” ne pedagogji dhe metodike, merr noten vetem “mire” ne keto mesime pas tre vjeteve!
-C’do te kete qene shkaku i ketyre fluktuacioneve valle? –
Notat nuk jane gjithmone termometri i zotesise mendore te nxenesit. Ato shpesh here jane pasqyra e simpatise dhe antipatise se profesoreve ndaj nxenesit dhe tregojne drejtperdrejt mentalitetin e edukatoreve. Nga sa thone shoket e tij, Milloshi ka qene shume korrekt me profesoret e tij, por besojme se eshte interesante te shenohet ketu qe nje here profesori i gjuhes i beri kete koment ne klase nje hartimi te Milloshit: “Parashtrimi 5; brendia 0!”
Duke u bazuar ne shenimet e Milloshit ne radhoret e tij e neper librat e kendimet, konstatojme se ai u ka dhene rendesi shume te madhe gjuhevet frengjishte e rusishte, me te cilat lexonte drejtperdrejt autoret me te veshtire qe prej Konfesioneve te Shen Augustinit e gjer te vellezerit Karamazove te Dostojevskit.
Me 18 Qershor 1932. Seminari ortodoks i Shen Jan Theologut ne Bitolje(Manastir), me te drejte publike, i leshoi Millosh Gjergj Nikolles, pasi ky beri provimet teologjike te Pjekurise prej 1 gjer 17 Qershor 1932, Deftesen e Pjekurise, me 6 nota “mire”, 14 “shume mire” dhe 2 “i shkelqyer” – dhe e shpalli kandidat t’afte per sherbime kishtare, per mesim te fese dhe per studime intelektuale te larta ne fakultetet universitare.
Koha qe shkoi Milloshi ne shkollen e mesme teologjike te Manastirit ben nje kapitull te vecante ne jeten e tij fort interesante; por ajo do t’u behet e njohur lexuesve shqiptare kur shoket e tij te gjalle do t’interesohen te shkruajne kujtimet e tyre, te gjejne hartimet e Milloshit, te kopjojne artikujt e tij ne revisten e shkolles e ne ndonje reviste tjeter letrare serbe, te riprodhojne bisedimet e tij ne mbledhjet e klases se klubit, te mbledhin letrat qe u ka derguar shokevet e miqvet e sidomos kujtimet e nje rrethi te ngushte studentesh me te cilet shoqerohej e se bashku merrnin studionin ne seminar fshehurazi literaturen perparimtare te ndaluar ne ate kohe. Keta shoke e miq te Migjenit do te na tregojne dhe autoret e letersise klasike e moderne, qofte serbo-kroate, ruse, franceze, a te tjeter populli, qe lexonte Migjeni, qe keshtu te mundim te ndjekim serish udhen ne te cilen eci Migjeni drejt qellimit te tij te larte social dhe edukativ.
Milloshi ka pasur plot shoke te dashur ne seminar. Kete e konstatojme nga fotografite e tyre, qe i ka derguar secili per kujtim, te mbushura me fjale te bukura miqesie e mirenjohje, e te nenshkruara me doren e tyre. Nga ata qe jane gjalle ka edhe sish qe do te thone fjalen e tyre per shokun e perdellyer.
Nga kjo kohe ne Bitolje dime me te vertete se Milloshi, i cili ndjente dashuri te thelle per atdhene e tij, ishte shkruar shqipetar ne ate shkolle, e dinte qe atehere gjuhen shqipe “siē e di ēdo shkodran i shkolluar” (per te perdorur shprehjen e nje bashkenxenesi tiranas atehere ne Bitolje), hiqej shqiptar; dhe grupi i studenteve shqiptare nder te cilet Milloshi kishte shoke te ngushte Jordan Misjen, Mirko Nikollen dhe Zaharia Kadiqin e Pandi Papanastasin nga Pogradeci, e njihte per eksponentin e tij moral. Nje student shqiptar i kesaj shkolle, Theofan Popa, shkruan per poetin tone te paharruar:

"Qysh ne gjimnaz, kur isha akoma i vogel, e simpatizonja fytyren e ambel e buzagaz te Milloshit. Kjo ndofta vinte nga perkedheljet qe trengonte dhe ai ne te vegjelve. Me vone fillova te piqesha me te me shpesh ne korin e Seminarit. Mbasi Milloshi kishte nje ze te embel e lirik tenori, merrte pjese ne kor si nje nga anetaret me te mire te tenorit te pare. Une kendoja si tenor i dyte. Aty pata rast te bisedoja ma shpesh me te, ta kuptoja ma mire e ta ēmoja ma shume.
Milloshi dallohej si nje nga nxanesit ma te zot e ma serioze te shkolles sone. E karakterizonte nje inteligjence e holle e persosur. Ne gjithe mbledhjet e konferencat letrare te Seminarit shquhej si nje talent i fuqishem e i pasur. Ate nuk e interesonte vetem teologjia, ku edhe dallohej si nje nga nxanesit ma te forte, por gjithashtu edhe arti letrat, muzika dhe sidomos problemet shoqerore. Kurdo qe shfaqej ndonje ēashtje per mbrojtjen e se drejtes, ne ēfaredo lande qofte, Milloshi shperthente si llave vullkani me shprehjet e tij te zjarrta plot shpirt. Me kujtohet shpesh-here kur fliste ne konference. Ai dukesh si nje flake qe digjesh per te drejte njerezore.
Ajo qe e bante Milloshin te simpatizohej e te ēmohej, nga te gjithe shoket e tij nuk ishte vetem talenti i tij i fuqishem plot shkelqim, por edhe sjellja e tij e urte ne rasa te zakonshme te vecanta. Milloshi nuk merresh me sende te vogla pa randesi. Dhe sidomos urrente ngaterresat e grindjet e kota per ēashtje te pavlefshme. Kur shihte se ndodhte ndonje gja e tille nder shoket, skuqesh, zemerohesh dhe largohesh ne vetmi. Asht e vertete se shpeshhere ja kish anda vetmine. Tue qene fisnik ne shpirt e urrente brutalitetin dhe kete e shprehte ne shume rasa, tue qertue ata shoke, te cilet silleshin keq.
Ne sallen madheshtore te shkolles sone, gjate festave organizoheshin ballo nga nxanesit e nxaneset e shkollave te mesme. Keto ballo ishim gezim i nxanesve. Ne to natyrisht merrte pjese edhe Milloshi. Sjellja e tij ishte kurdohere e matur e me nje elegance natyrore. Kur shoqnohej me vajzat, ai vete dukej si nje vajze ndermjet tyre, se kur fliste, ai skuqesh ma teper se ato. Ne keto rasa kuptohej mire se ai e ēmonte shume seksin femer. Ai ne femnen shihte diēka ma te nalte e ma fisnike se ne burrin.
Milloshit i pasqyrohesh shpirti i tij nalte dhe artistik edhe ne paraqitjen e tij te jashtme. Pastertia, simetria dhe thjeshtesia e veshjes se tij, jepnin te kuptoje se kishe te baje me nje shpirt elegant.
Nje vere internatistet e shkolles i ēuan ne Manastirin Vrajēin, midis bjeshkave gjigane te Peristerit e liqenit te Prespes. Ne kete vend piktoresk, me pyje, prronje e liqej, pata kenaqesine te shoqerohesha ma teper me Milloshin. Na ka shoqnue ma teper kanga. Shpesh kendonte bashke me gjithe shoket; por ngadonjehere ai dhe une, ai si tenor i pare, dhe une si i dyte. Kendojshim shqip, serbisht, rusisht, shpesh here nen rrezet e hanes ne mes t’asaj natyre terheqese. Nga ato shqip, e kishte ma per zemer kangen: “Nen hie t’henes rije”. Kur kendonte, ndiente gezim te madh. Por i pelqejshin shume pjeset e muzikes kishetare. Ne pergjithesi kanga per ate ishte shlodhje, e gjente ne te nje satisfaksion te madh shpirtnor.
Ne vjetin 1935 a 36, nuk me kujtohet mire, takoj me Milloshin ne Shkoder; beseduam nja dy ore gjate e gjane. U ēudita per ndryshimet e medha qe kishte bame ne botekuptimin e tij. Une e mbaja mend si nje nga teologet ma te mire, ndonese qysh atehere ai tregohej teper liberal ne teologji. Ai arsyetonte shume mire kur ishte ēeshtja per te mbrojtur parimet baze te krishterimit, por persa u perket problemeve te dyta dhe te treta ne kishe, ai i kritikonte rrepte. Por kur u takuam per heren e fundit ne Shkoder, ai u shpreh shume ashper kunder pikepamjes kishetare, tue kritikue frymen edukative te shkolles sone. Kur i kujtova une nje nga profesorat ma te drejte te shkolles, ai me tha: “Nji Krisht mbi kryq dhe ai jane krishtere te vertete”. Ky qe bisedimi im i fundit me Milloshin.
Disa vjet ma vone, kur u ktheva mbas studimeve nga Athina, degjova per nje poet te ri shqiptar me emrin Migjeni. Bile pata lexue edhe disa vjersha te tij, por nuk e dija se Ky Migjeni ishte Milloshi yne. Kur e mora vesh, u interesova shume per gjithe vepren e tij, dhe ma vone u botuan “Vargjet e Lira” i bleva dhe i ruaj me dashuri e mall te jashtezakonshem.
Milloshi para meje qendron si nje hero i moralit dhe i se drejtes, e si i tille do jete i paharrueshem ne kujtesen e ne zemren time.

Me deftesen e pjekurise ne xhep, Milloshi u nis me 22 Qershor 1932 nga Manastiri per ne Tivar, tek e motra, Lenka. Ne pasaporten qe pati marre ne Manastir prej konsullates shqiptare lexojme shenimet e te titullarit: “Shtati i larte, balli i rregullt, syte geshtenje, hunda e rregullt, goja normale, floket geshtenje, mjekra e mustaqet te rruara, ngjyra e bardhe, shenja te veēanta s’ka”.
Pas ketij pershkrimi te jashtem te Milloshit japim kete skice biografie nga e motra Olga, te botuar ne “Pionieri” 4 Shkurt 1956.

Shijet e tim vellai

Milloshit i pelqente shume te lexonte. Kohen e lire e shkonte gjithnje me liber ne dore.
Milloshit i pelqente dhe sporti. Dinte te bente not shume mire. Notin e kishte mesuar ne detin e Tivarit, ku kaloi dy vjet tek e motra jone e madhe, Lenka, ku ndjekte mesimet ne gjimnaz. Ne Shkoder, kur vinte per pushimet e veres, shkonte here-here me shkoe te ura e Mesit e ne Shiroke, te lahej. Disa pushime Milli i kaloi ne Prespe, ku dergoheshin internatistet e seminarit teologjik te Bitolit; atje vinte me andje se mund te bente not, e pse atij i pelqente mjaft natyra.
Nje tjeter sport, me te cilin merrej Milloshi, qe futbolli. Kete loje e kishte nisur ne Bitol, dhe kur vinte ne Shkoder, shkonte me shoket te lozte te Zalli i Kirit. Milloshi ka qene gjithmone delikat nga shendeti; ne te motrat, nga frika se mos vritej ne keto ndeshje, e qortonim sa here qe luante. Kur plagosej, nje kusherire e vogel, ne shtepise e se ciles banonim, i lidhte plagen. Kur kusherira dhe Milloshi qeshnin me ze te larte, ne kuptonim qe kishte ngjare diēka dhe perseri fillonin qortimet….Po ai qeshte lehte dhe na pergjigjej… “ani…s’ka gja”.
Milloshit i pelqente veēanerisht muzika. I binte mandolines. Ne shtepi kendonte kurdohere. Kenga e preferuar e tij ka qene “Vjeēerni zvon” (Zeri i nates) Kete e kendonte rusisht dhe kerkonte ta shoqeronim edhe ne te motrat. Kendonte me andje dhe “Serenaten e Shubertit”. Ndjete gezim te madh kur degjonte kenge korale. Korin rus e admironte dhe shprehte mendimin per ndjenjat qe i ngjanin. Kishte vesh te mire per muzike dhe ze shume te bukur…. Ne shpesh kur ishim te merzitura ,I luteshim te na kendonte.
Milloshi i ndiqte shume kinemate, te vetmin institucion kulturor ne Shqiperi ne ate kohe. Filmin e komentonte shume duke e sqaruar deri ne fund. I njihte rregjizoret dhe artistet dhe prej emrave te tyre gjykonte filmin qe me perpara. Nga artistet donte shume Carli Caplin, Greta Garbo dhe Jeanette Mac Donald.
Milloshi dinte te lozte mire shah. Ne loje qendronte gjithnje i qete, me gaz ne buze, dhe fishkellonte ndonje kange. Nuk pinte alkol, ose duhan. Kur ish i ri, ne shkolle, qendrote ne krye te shoqatave qe organizoheshin kundra pijes se duhanit.
Milloshin e donin dhe e ēmonin shoket. Ne ēdo shoqeri kulturore ne shkolle, ose gjate pushimeve te veres ne Shkoder, shoket e zgjidhnin sekretar. Nga shoket e tij shqiptare me te dashur ka qene Jordan Misja dhe Peko Kadiqi, te cilet I ka ne shume fotografi.

Nga Podgorica po ai daje qe i pati nxjerre bursen per ne seminar, perpiqet tani, ndoshta pa e pyetur fare te nipin, t’i siguroje burse per ne Fakultetin Teologjik te Oksfordit me anen e Kishes Autoqefare Shqiptare, megjithese ai e dinte qe me pare se Milloshi nuk desheronte te behej prift. Kete qendrim te Milloshit ne e dime me te vertete nga t’afermit e tij.
Milloshi, nga ana tjeter, pasi kaloi mire e bukur stinene e veres, te vjeshtes, e gati muajin e pare te dimrit tek e motra ne Tivar, u kthye me 24 Dhjetor ne Shkoder tek e motra e dyte, Jovanka Perja, me qellim te kerkonte burse ose pune nga shteti shqiptar. Megjithese kishte qene gjithmone delikat, dukej mire nga shendeti kete mot dhe nuk jepte as me te voglen shenje semundje a dobesie.
Milloshi nuk e kishte pare Shkodren per gati dhjete vjet, por jo vetem per kete shkask te mergimit te gjate prej vendit te lindjen do t’i dukej si i huaj ky qytet... Ne fillim qendroi i mbyllur ne shtepi, ose shkonte per vizite tek farefisi dhe t’afermit e tij, e nuk perzihej fort shpejt me njerezit e panjohur. Me vone u njoh me mesues te vendit e me profesore qe jepnin mesim ne gjimnazin e shtetit ne Shkoder. Te gjitheve ua rrembeu zemren me sjelljen e tij t’urte e fisnike.
Keshtu, ndersa po priste mos i jepnin burse qe te vazhdonte studimet ne nje fakultet te letersise, Inspektoria e Arsimit ne Shkoder e lajmeroj me shkresen Nr. 59/15 e date 26/IV/1933, me urdher te Ministrise s’Arsimit Nr. 115/V e dates 23/IV/1933 u emerua zev.kryemesues ne shkollen e Vrakes. Me 16 Maj 1933 u emerua definitivisht mesues po ne kete fshat me rroge mujore 160(njeqeind e gjashtedhjete) franga ari. Me 26 Maj, drejtori i shkolles “Skanderbeg” verteton se mesuesi i ri filloi punen qe me 27 Prill. Me shkresen Nr. 284/191, Ministria e Arsimit i dergoi Kryeminstrise biografine e Millosh Nikolles qe kishte postuar drejtoria e shkolles “Skanderbeg” me Nr. 21/38 e dates 23VII/1933.
Siē e dime, ne pranveren e ketij viti u shtetezuan gjithe shkollat ne Shqiperi, si te minoritareve e te huajat, si ato klerikalet a nen kontrollin e kishes. Vraka eshte nje fshat nja dy ore larg Shkodres dhe perbehej atehere nga nja tetedhjete familje bujqish sllave, te varfer e te shfrytezuar gjer ne place; keto familje jane t’ardhura ketu prej kohesh e mbajne akoma gjuhen, zakonet e kostumet e tyre, si dhe shkollen, ne te cilen jepeshin mesimet ne gjuhen serbe. Ministria e dergoi Milloshin ne shkolle te shtetezuar qe t’i jepte mesimet tani ne gjuhen shqipe.
Kur i erdhi rradha Milloshit emerimi per ketu, konsullata e Mbreterise Jugosllave ne Shkoder u perpoq edhe nje here t’ja kthente mendjen dhe e keshilloi perseri te shkonte ne Jugosllavi, ku mund te sherbente sip rift ne Banat ose te studionte teologji ne Beograd.
Mirepo Milloshi iu pergjegj me gjuhen e nje patrioti, duke thene se, si shqiptar qe ishte, deshironte te vihej ne sherbim te atdheut e te popullit te vet. Keshtu ngjau qe e regjistruan ne “librin e zi” te konsullates, dhe se motres me te vogel Olga Nikolles, qe studionte ne Sarajeve, ne klasen e fundit te Gjimnazit Real te Vajzave, i prene bursen ato dy muaj para matures, pa i dhene kurrfare shpjegimi.
Ne kete qendrim, ne qendrimin patriotik te Milloshit ne lidhje me shkollen shqipe, pra, gjejme shkakun perse konsulli Bozheviqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonje fare e fis i tij qe simpatizonte me ata, si ortodoks, a se vertet me origjine malazeze, ish-mesuesit e shkolles serbe, kleriket e ndezur prej konsullates, dhe, tok me keta, edhe kleriket katolike kundershtare te shkolles se shtetezuar shqipe, banoret fanatike te qytetit e te fshatit – te gjithe keto mbeturina te mesjetes ja nisen kryqezates se shemtuar kunder mesonjesit te ri te gjuhes shqipe, Millosh Gjergj Nikolles. Ata shkuan aq larg ne ligesine e tyre sa te shpifnin se Milloshi nje dite kish hequr nga muri ikonen e shen Saves, protektorit te shkollave serbe, dhe e paskesh shkelur faqe nxenesve!
Me te vertete, ne fillim banoret e Vrakes, te ndezur nga armiqte e shkolles se shtetezuar, e priten shume keq mesuesin e ri, si nje armik te tyre, dhe i sillnin ne Me te vertete, ne fillim banoret e Vrakes, te ndezur nga armiqte e shkolles se shtetezuar, e priten shume keq mesuesin e ri, si nje armik te tyre, dhe i sillnin ne ēdo rast lloj-lloj ngaterresa: ja ndalonin nxenesit e nxeneset te venin ne mesim, benin ēmos qe te mos i furnizonin klasat me dru ne dimer, qe te mos ia knaqnin me asnje menyre nevojat, e te mos ja plotesonin asnje mungese.
Meqenese nuk i dhane as ode per te fjetur ne fshat, Milloshi u shtrengua te nisej qe me te gdhire, me biēiklete te marre me qira nga qyteti, dhe te kthehej mbremanet ne shtepi ne Shkoder, duke bere keshtu vajtie-ardhje nje rruge 14 km per dite. Lodhja e dyfishte, puna e tepruar per shkollen e klasat, mungesa e ushqimit te mjafte dhe e rrobave te papershtatshme per dimer, ererat e rrepta te malesise se Veriut qe e rrihnin pa pushim ne udhetimine tij te detyruar, rroga qe, sipas zakonit, nisi t’i paguhej pas pese muajsh – keto e sa e sa andralla te tjera te perditeshme, te gjitha bashke, e shpune drejt lengates se pasheruar.
Perballe ketyre veshtiresive Milloshi vazhdoi punen e tij me zell e dashuri per kalamajte e popullit, per fshataret e varfer e te shtypur, duke enderruar nje te ardhme me te mire per ta, duke I ndihmuar me gjithe forcat e tij te ngriheshin prej honit te erresires e te mjerimit. Nisi t’u qasej fshatareve me simpati dhe t’u tante hallin. Dhe ate dalengadale nisen ta kuptojne se c’njeri zemerbardhe dhe I drejte dhe dashamir I tyre qe mesuesi I ri, dhe deshen dhe e nderonin me gjithe shpirt.
Tani ata bujq, qe e kishin shikuar me sy te keq, jo vetem qe i dhane banese nga me te mirat, dhe e ftonin nder te kremte e raste gezimi, poer edhe zemeroheshin kur I vinin te dashurit nga Shkodra, po mos ua shpinte per vizite. Mirepo ja qe, kur qe arsimtar ne Vrake, Milloshi, gjate nje shiu te rrepte, u lag; u be qull dhe u plevitos. Pas ca kohe, nje dite erdhi ne shtepi I shqetesuar dhe i tha dajeshes: "Une jam semure, jam shume semure, kam persh t yre gjak! Mbajini larg meje femijet. Mos me jepni ne nje ene me te tjeret".
Ne Shkoder, nder te rinjte qe shoqeroheshin te entusiazmuar me Milloshin, perveē Jordan Misjes, te cilin e kishte pasur shok shkolle ne Manastir, ishin edhe dy te tjere: biri i konsullit Bozheviqi dhe Vojo Kushi. Keta te dy ishin shkoe te pandare te Milloshit. Nje dite biri i konsullit erdhi fshehurazi ne shtepine e Milloshit dhe i tha: "Babai me ka dhene urdher te mos shetis e te mos flas me ty, por une te dua si vella. Me fal!" E kur piqeshin udhes, ne drejtim te kunder, djaloshi serb e shikonte me bisht te syrit dhe ulte kryet i turperuar, Milloshi e shikonte dhe ky, dhe vinte buzen ne gaz i mallengjyer.
Ne Vrake, Milloshi ra ne kontakt per te paren here me fshataret tane dhe njohu shkaet e mjerimit te tyre; sidomos varferia, injoranca dhe fanatizmi i tyre lane gjurme te thella ne zemren e tij. I tronditur nga kjo gjendje e vajtueshme, i pasqyroi perjetimet ne shkrimet e tij me te hereta. Keto shkrim jane letra e pare e tij "Te fala nga fshati" dhe skica e paer "Alternative - Sokrat i Vuejtun apo derr i kenaqun", te dyja te botuara ne "Illyria", me 27 maj 1934, - njera nenshkruar me mongramin M., dhe tjetra me pseudonimin Migjeni. Me 10 Qershor 1934 u botua "Ose…ose", dhe e para poezi e tij e njohur, "Shpirtnat Shtegtare", po te kjo reviste, me 17 Qershor. Me 1 Korrik 1934 u botua skica: Tragjedi apo Komedi?" dhe me 15 korrik te te njejtit vit tregimi ne proze "Nje refren i qytetit tem", i cili mbaron me nje fragment ne vargje.
Me Migjenin u pa se ne qiellin e Shqiperise, ku dukej se qene shuar yjte letrare, po lindte nje diell. Rinia, e gjithe rinia, se ciles i qante zemra per pake drite e ngrohtesi ne ate stine te ftohte te letrave shqiptare, e perqafoi me gezim e shpresa te medha per te ardhmen e kultures sone. Shtypi klerikal heshti duke pritur ne qendrim armiqsor. Shtypi i regjimit u perpoq ta bente per vete Migjenin. Ernest Koliqi, i ci l i e njohu pernjeheresh talentin e Migjenit, i shkroi redaktorit te Illyrise nga Roma qe ta siguronte me cdo kusht bashkepunimin e Migjenit. Redaktori pergjegjes i revistes "Illyria" i dergoi kete leter, me 4/XI/1935:
"I nderti Zotni Millosh Nikolla,
Shkoder
Shkrimet e Z. s’Uaj, te cilat me nje here kemi vrojte se kishin nje thellesi ndiesije per t’u shenue e sidomos nje tingull njerzuer drejtue kah vuajtjet e te vogjelvet, jemi perpjekun t’I qesim sa ma ne shesh ne faqen e te rinjve.
Per me Ju dhane zemer te vijoni sa ma me zell n’udhen letrare qe aq me seriozitet qellimesh keni kape, keshilli i redaksise i Fletores sone vendosi me botue mbas sodit vjershat dhe copat proze te Jueja ne faqen e trete. Si e dini, ne faqen e trete shkruejne vetem njata autore qi mire o keq e kane marre nje fare sigurimi nga publiku. Shpresojme se edhe mbas sodit Z. e Juej keni me bashkepunue ne menyre sa ma t’aferme ne Flet o ren tone e cila, ndermjet qellimeve te tjera, ka edhe ate t’I perkrahi te rinjte me vlere e me ndjenja bujare. Vendimi i Keshillit te Redaksise per sa u perket Juve, asht nje deshmi e qarte e kesaj perkrahje.
Tue Ju uruem suksese sa ma te gjalla per dobine e artit dhe te letersise shqipe. Ju lutemi te na dergoni sa ma pare shkrime ne menyre qi se paku krye dy javesh emri Juej te dali ne faqen e trete.
Si titull shperblimi, keso here Drejtori dau me Ju dergue fr.ari 10 (dhete) me mandaposte d. e sotme".
Te fala shqiptare,
Asim Jakova
Keto me te parat shkrime te Migjenit kane rendesi te madhe se deftejne menjehere talentin letrat te Milloshit dhe deshmojne se me sa kujdes i kish ruajtur njohurite e tij te gjuhes amtare, megjithese ishte larguar prej qytetit lindor dhjete vjet me pare, qe kur ishte kalama; gjithashtu tregojne se ē’ndjenja te thella e te forta e lidhnin me atdheun e tij.
Ne vere te vitit 1935, sa iu shfaq lengata, Milloshi erdhi ne Tirane te vizitohej te nje specialist. Ky e keshillloi te shtrohej ne ndonje sanatorium.
Ku te vinte valle? ... .
Ne Slloveni, ne Golnik!
Me dy rroga te tijat e me dy bursta te se motres, e cila studionte ne Itali, beri shumen me te cilen mund te nisej dhe kerkoi vizen nga Konsullata Jugosllave e Shkodres. Ketu ja refuzuan kategorikisht. Atehere, me 23 Korrik, me te mbaruar shkolla, mori vizen per ne Greqi, pasi disa njerez qe e kishin njohur jeten ne Greqi e siguruan se me aqe te holla mund te kalonte kater muaj atje. Me 26 e shohim ne Korēe dhe te nesermen ne Follorine; mirepo ne Greqi nuk qendroi dot asnje muaj. Ne Athine, me 17 Gush, mori vizen prej legates Shqiptare per t’u kthyer ne atdhe; dhe me 18 te atij muaji zbriti ne Sarandė.
Per vjetin mesimor 1935-1936 u transferua ne Shkoder, ne shkollen “28 Nėntori”. Edhe se ketejmi kerkoi ta shkembente vendin me te ndonje mesuesi ne Pukė, sipas keshilles se disa shokeve, se ai vis malor do t’ish i shendetshem per gjoksin e tij te prekur. Ne Pukė shkolla punonte gjate stines verore Mars-Nentor, dhe dimrin ai mundi ta kalonte ne qytet. Megjithese me vone u pendua per kete kerkese (se me 12 Janar 1936 i shkruante nje shokut ne Tirane(Skender Luarasit) t’i thoshte shefit te arsimit fillor, qe te mos ja merrte parasysh lutjen per transferim nga Shkodra), me 14 Shkurt 1936, me urdher telegrafik te Ministrise Nr. 675/V u transferua ne Pukė. Ketu shkroi me 16 Qershor 1937, kengen e tij te fundit “Nen flamujt e melankolise”.
Ne Pukė, Migjeni vijoi te zhvilloje si mesues e si poet veprimtarine e tij me te gjere e me te pasur. Aty ai shkroi jo vetem shume, por edhe ato me te mirat qe na mbeten nga penda e tij e forte. Keto te gjitha pasqyrone qarte mjerimin ne te cilin qe kredhur populli. Vuajtjet e popullit shqiptar, ne kete rase sidomos ato te popullit malesor, e bene Milloshin te vuante me shume se nga semunda qe po i shkallmonte mushkerite. “Po, po, tullumbat e Lulit te Vocerr paten me e hanger mesuesin!”
Ne Shkodėr, gjate pushimeve dimerore, Migjeni nuk pushoi se punuari, nuk u ēlodh e nuk u lodh. Ai shkroi novelat: “Studenti ne shtepi”, “Te ēelen arkapiat”, “Historia e njanes nga ato”. “Pak poezi”, “...Buken tone te perditshme falna sot”. “M’at’ane gardhit asgje te re”(e pambaruar) e te tjera, te cilat duket se kane humbur. I permblodhi keto nen titullin kryesor: NOVELAT E QYTETIT TE VERIUT, dhe me nentitullin “Refrene te qytetit”, me daten 31.XII.1936, ne Shkodėr. Megjithese jane shkruar ne koncept, ne doren e pare, e me lapes, ato jane kryevepra si nga mendimi ashtu edhe nga thurja artistike.
Filip Ndocaj, ne nje shenim dt. 5 Korrik 1956: “Migjeni, si e njofta une”, shkruan per kete kohe:

“Isha transferue ne katundin Dardhė te Pukės; ne pranveren 1936 po shkoja ne fshatin ku do te hapja shkollen per te paren here dhe prandaj u paraqita ne Pukė, ne drejtorine e shkolles, kryemesuesi i se ciles administronte gjithe shkollat fillore te nenprefektures. U habita kur ne dere te shkolles gjeta Milloshin. Ai me pershendeti me ate buzeqeshjen e tij optimiste qe te jepte deshire te hapish zemren me te, dhe i erdhi mire kur degjoi se isha transferue ne ate nenprefekture. “Mire qe te paskan pru dhe ty ne shkolle me pushime dimnore, do kesh mundesi te ndekish universitetin me mjetet e tueja gjate dimnit, e pastaj jep provime...”.
Ne folem gjate mbi deshiren tone te vazhdonim mesimet letrare dhe ai me keshilloi te filloja te shkruaj. Kete keshille ma dha ne e nesre. Shetisnim perpara shkolles, ishte mengjes heret, dhe ai mes te tjerash me tha: “Pse nuk shkruen?”
Une e dijsha se sa fort i nxiste ai shoket te shkruejshin, se si ai kudo qe gjente nje te prirun kah arti i letrave fillonte t’i ndikoje tematiken qe duhesh, ta drejtonte kah realizmi i shendoshe i veshtrimit kritik i jetes aktuale, i njeriut te dites dhe i ēeshtjeve te panumurta qe paraqiste kjo jete. Por une s’kisha besim ne vetvete: “Po une, ku dij te shkruej une? Duhet te mesoj njehere e mbasandaj...kush e din!”
Por ai ma preu shkurt: “Neve nuk ka duhen kryevepra botnore, na duhen shkrimtare qe dine me pasqyrue realitetin qe jetojne, qe e shohin jeten pa perde, pa temiane, pa frike. Ne dashte se nuk e njofin mire stilistiken ose bajne gabime vargu a gramatike, ose orthografike...s’prish pune. Stilistat do te lindin ma vone, nga keta me perpjekje”.
Ai fliste me besim dhe besimi i tij te bante per vete. Po rune e kisha degjuem se dhe te tjeret keshtu i keshillonte, te rinjte qe kishin mbarue gjymnazin dhe qe mblidheshin rreth tij se me shokun ma te ditun, ma te thelluem ne kulture: ai u hapte horizonte te reja, u jepte drejtime ne leximet e tyne, i nxiste ne pergatitjen e kultures se vertete, t’asaj kulture qe shkolla nuk ua kishte dhane dhe qe duhesh ta mesonin vete, tue lexue. Qellimi i Milloshit ishte qe ne Shkodrėn e nje culture aq te dendun fetare, te vendit qe e kishte ba shtypin monopolin e tyne, te kishte dhe nje shtyp laik, te lire, perparimtar.

Ne Pukė klima e rrepte ja acaroi semundjen Migjenit, prandaj ai vendosi t’i bjere pas shendetit; te dilte jasht per sherim. Me 13 Dhjetor 1937, Milloshi mori lejen dhe vizen, me 20 u nis nga Shkodra dhe me 21 nga Durrėsi per ne Itali; me 22 Dhjetor ne mengjes arriti ne Bari dhe brenda asaj dite ne Torino. U vendos se pari ne Via della Rocca 10, ku banonte e motra Olda Nikolla, e cila ndiqte fakultetin e Shkencave Ekzakte, dega fizike – matematike, ne Universitetin e Torinos.
Ne gazeten “Zeri i Popullit”, me 5 Shkurt 1956, diten qe u sollen eshtrat e poetit prej Italise, lexojme keto kujtime nga jeta e Migjenit, shkruar nga e motra Olga Nikolla – Luarasi:

Me 1932, mbasi mbaroi seminarin e Bitolit, im vella, Milloshi, njezet vjeē, u kthye ne Shkodėr. Megjithese ka qene gjithmone delikat, kete mot dukej shume mire se kurdohere. Menjehere kerkoi burse per te vazhduar mesimet, por nuk i dhane. Vetem pas dhjete muajve, kur u shtetezuan shkollat, e derguan mesues ne Vrake, 7 km larg Shkodrės. Udhen per ne fshat shtrenohej ta bente dite per dite me biēiklete, ne shi e ne vape, dhe me ate pak ushqim qe merrte me vete per dreke.
Kur e njohen mire banoret e Vrakes, qe te gjithe nisen ta duan e ta nderojne, por strapacat e medha qe hoqi muajt e pare ia zgjuan semundjen e mushkerive. Gjithe perpjekjet qe t’ia priste hovin me transferimin e tij nga nje fshat malarik ne Shkodėr ne nje vend malor si Puka, ku sherbeu me 1937 dhe 1937, nuk i suallen dobi. Ne veren e vitit 1935, mjeket e Tiranes e keshilluan te shtrohej ne ndonje sanatorium. Per ne Golnik nuk i dhane pasaporte, dhe ne Athine, per mungese ekonomike, nuk ndenji veēse nje muaj.
Me 22 Dhjetor 1937, erdhi ne Torino. Deshironte qe aty edhe te regjistrohej ne Fakultetin e Letersise, edhe t’i binte pas shendetit. Meqenese dokumentat shkollore iu kthyen nga Tirana te palegalizuara, regjistrimin nuk mundi ta beje. Por kjo e keqe nuk e preokupoi aq shume sa ajo tjetra. Ne klimen e forte te Torinos semunda e tij mori hov. Mjeket e qytetit e keshilluan te shtrohej ne sanatorium. E vendosen ne sanatoriumin e “San Luigji” afer Torinos.
Ketu, ne fillim, u duk sikur po sherohej. Te gjithe ia thoshin kete: edhe ai vete sikur e ndiente permiresimin. Kur e vizitonin shoket te dielave, ish I gezuar dhe I priste me padurim. Pork y permiresim nuk zgjati shume: perseri filloi te ndihej keq. Mjeket i propozuan nje operacion te vogel. Milloshi pranoi dhe operacioni iu be ne qershor.
Efekti i ketij operacioni qe fatal: iu pre oreksi, humbi fuqine dhe humorin e tij terheqes. Besonte se po te transferoej ne ndonje sanatorium malor, do te behej me mire. Mezi i siguruam nje vend ne “Ospedale Valdese”, ne Tore Peliēe, afer Torinos, per ku e shoqeruam me 12 Gusht.
Milloshit i pelqeu shume ky vend dhe tha se do dilte ta shetiste sapo te ēlodhej nga udhetimi. Por nuk e shetiti kurre...Per dy dite mundi te dale nga pak ne kopeshtin e sanatoriumit; te treten pati nje krize te forte, sa kerkoi oksigjen. Dy javet e tjera ndejti ne shtrat pa levizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur per here me rradhe krejt i ngergjegjshem per ēka po ndodhte me te…”.

Shoket n’ate kohe nuk iu gjenden prane, perveē motres, se ciles ruhej t’i shfaqej qe te mos i shtonte hidherimin. Deshiren qe t’i hapte zemren dikujt e kish te madhe, se gjithnje pyeste se cilet nga studentet shqiptare kishin mbetur ne Torino ne pushimet verore...
Atehere u mbyll krejt ne vetvete dhe me nje rezinjacion te ēuditshem priti ēastin e kobshem, naten e 26 Gushtit 1938, kur u shojt si ne gjume.
Ne shtypin e Tore Peliēes lexojme nekrologjine (italisht):

“Ne spitalin Valdes vdiq te Premten qe shkoi djaloshi shqiptar qe ishte shtruar pak kohe me pare, Millosh Nikolla, vjeē 27. Sherbimi i varrimit, nen kryesine e pastorit Sig. Giulio Tron, u krye te Shtunen pas mesdite. Se motres Sig. Olga, e cila me dashuri e mallengjim i qendroi prane ne ēastin me te fundit dhe fatal, i shprehim ngushellimet tona”.

Si pergjegje ketyre ngushellimeve lexojme po ne ato fletore:

“Motra Olga dhe kolonia shqiptare e Torinos, te prekur thellesisht nga nderimi i paharrueshem qe iu be te perdellyerit Millosh Nikollės, falenderojme nga zemra drejtorine e Spitalit Valdes, pastorin zotin Giulio Tron, drejtorine dhe zonjat e “Villes Elisa”, e gjithe ate qe muaren pjese ne varrimin e te perdellyerit te dashur”.

Valle ē’enderr te bukur do te kete pare ne ate ēast te fundit kur shkoi si ne gjume?
Jeten ja kemi hua natyres; kush e ka perdorur si duhet kete kapital me te ēmuar te njeriut, nuk ka perse t’i trembet vdekjes; le te vije kur te vije. Mirepo ta duash atdhene dhe njerezit me aq dashuri sa Migjeni, t’i kesh vene vetes nje qellim te larte, dhe sa ta kesh nisur punen e njeshte te vesh re se si te pergjon vdekja ne ēdo hap e ēap qe ne fillim te rruges sate, e te arrin larg baltes prej se ciles je gatuar e qe te duket me e embel se mjalta, larg te dashurve qe te duan, qe ta njohin zemren e ta dine mendjen, larg memedheut, - ne nje mynxyre te ketille s’ka zemer trime qe te mos urrenje mortin e te mos kete thirrur me gjithe shpirt: “Vetem mos vdekēa ne dhe te huaj!”
Dhe a s’e ka gjetur kjo fatkeqesi e madhe shumicen e patrioteve shqiptare te Rilindjes, qe nga Naum Veqilarxhi dhe Naim Frasheri gjer te Filip Shiroka dhe Cajupi?
I lumi Mjeda!
“...Oh, at-herna prej parzimit t’ngurue
nji ket zemer t’pafate ma shgreh.
N’atdhe temin, dhe vdekun tue e ēue,
Prej galdimit e shuemja tash rreh”.

Per gjendjen e keqe shendetesore te mesuesit Millosh Gjergj Nikolla as Ministria e Arsimit ne Tiranė, as Konsullata Shqiptare ne Torino nuk u brengos aspak. Nje student i kthyer nga Torinoja ne Shqiperi per pushimet e veres i shkruante te motres se Migjenit:
“Shkruam nese u be gje per shkuar Milloshi ne Robiland. Bjeru me qafe ēdo dite konsullit dhe Consocios, ndryshe nuk ke per te mbaruar pune”. Kryekonsulli ne Torino s’e quajti per te vlere as t’ia lajmeronte Ministrise se tij vdekjen e Migjenit. Porse lajmi i vdekjes se poetit te ri shqiptar, me t’arrite, shkaktoi hidherim te thelle ne gjithe Shqiperine.
Natyrish ata qe e muaren vesh mandaten te paret ishin farefisi i poetit. Lajmi I zi, me leter, arriti ne Shkoder me 30 te Gushtit. Pergjigjia qe i kthen Jovanka se motres Olga, ne Torino, gjemon si nje ulerime, si nje klithje, qe te ther ne zemer.
Prej Shkodrės, qe ditet e para te Shtatorit, gjema arriu ne Tiranė, dhe s’andejmi ne Korēė, ne Berat, ne Lushnje dhe gjer ne katundet me te largeta te Jugės. Dhimbja e perbashket i beri te gjithe dashamiret e poetit te ndjejne se qene te nje fisi e te nje gjaku me te. Shume e shume shqiptare i drejtuan familjes fjale ngushelluese. Shumica e letrave jane nga shqiptare te rinj dhe pothuajse qe te gjitha kane kete permbajtje: “Me te nuk ke humbur vetem ti nje vella te perzemert e ne nje shok te dashun, por edhe vendi i yne nje njeri shume te vlefshem”.
“Ah mergim i shkrete, sa i rande je! Ku vajti me lane eshtrat dhe me mbylle te rite e vet ne dheun e zi…Olge e dashur, sa zor eshte per ty; a ke patun ndonje shkodran afer?” – i shrkuan nje nene nga Shkodra se motres se Migjenit; dhe nje nene tjeter shqiptare qe e njohu me 15 Shtator 1938 nga Salem, New York ne Shtetet e Bashkuara: “Me hidherim te madh muarem vesh vdekjen e vellait tuaj te vetem. Me mire, Olge, te mos ishim njohur fare, se na ka hidheruar shume!”
Edhe shtypi zyrtar ne Shqiperi nuk e kaloi fare ne heshtje kete humbje te madhe. Perveē revistave “Perpjekja shqiptare” dhe “Kombi”, ne te cilat ishin botuar disa nga novelat dhe vjershat e Migjenit, vdekjen e tij e permendi si humbje te rende edhe organi i Ministrise se Arsimit “Revista pedagogjike”, e cilia vuri ne dukje vetem vetijat e medhe te mesuesit. Shtypi klerikat e kaloi ne heshtje te plote vdekjen e Migjenit.
Telegramet e letrat e shumta qe mori e motra nga italianet, qe e kishin njohur Milloshin e qene bere miq me te, ishin nje lehtesim i pikellimit per motren e pangushelluar, ne krahet e se ciles mbylli syte pergjithmone Migjeni. Me anen e shtypit familja e Migjenit u shprehu mirenjohjen e saj miqve italiane per fjalet ngushellonjese, dhe Bashkise se Torre Pelliēes per vendin e bukur qe caktoi ne varrezat e qytetit per kufomen e poetit tone te dashur, dhe me vone edhe per kujdesin e madh qe tregoi 18vjet rresht ta mbante ate varr, gjersa qeveria shqiptare i solli eshtrat per t’i varrosur ne token ku lindi Milloshi, me 5.II.1956
petrol nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-12-2013, 10:09   #53
petrol
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 98
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
petrol do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Libri mbi Migjenin i shkruar nga Skėnder Luarasi

Ky material ėshtė shkruar nga Skėnder Luarasi nė librin e pėrgatitur prej tij pėr Migjenin qė nė vitin 1948 dhe i ribotuar disa here me 1957, 1961 etj., ku analizonte shumė gabime e keqkuptime dhe provonte me dokumenta tė vėrtetėn.
Shpreh keqardhjen qė shpesh nuk citohet burimi nga ėshtė marrė materiali duke shkelur te drejten e autorit dhe duke lene anonim konntributin migjenian te tij.

i vjetėr 02-01-2014, 08:22   #54
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 1,856
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Migjeni

Migjeni ėshtė ndėr kolosėt tanė mė tė mėdhenjė tė letrsisė.
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-10-2014, 22:12   #55
Ema
V.I.P
 
Avatari i Ema
 
Data e antarėsimit: Dec 2013
Posts: 1,242
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
Ema ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarėEma ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Migjeni

Mjerimi nuk eshte vetem material...

__________________________________

Poezi Pėr Trishtim

Migjeni

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.

e mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.

mjerimi s'ka fat. por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.

mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!

mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.

mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.

mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
shpėrblim qesharak! pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".

mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.

mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.

dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.

mjerimi s'don mshirė. por don vetėm tė drejt!
mshirė? bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.

mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
Ema nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-12-2014, 19:35   #56
petrol
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 98
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
petrol do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun

Migjeni
Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun

Njė alternativė me dy ftyra, siē janė tė gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu pėrpara alternativės; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa sė dytės ashte derri i kėnaqun me trup tė rrumbullakėt tė vetin. Te Sokrati nuk ke ēka shef: dy sytė tė tretun nė rrashtė, disa shkarravina tė palexueshme dhe njė trup me do gjymtyrė tė zhgatrrueme e pa asnjė vijė harmonike; e te derri ke ēka shef: at frotė tė kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos qė tė kėnaqė synin – aj trup i majun e i shndoshė e me andje zhigatuni, dhe nė fund ai bisht i pėrculluem nė flakėn e bukurisė hyjnore. Rri njeriu pėrpara kėsaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ē’ftyrė tė zgjedhi.
Por, falemi Perėndisė! Praktik ashtu siē e ka dhanė natyra, nė fund tė fundit njeriu dijti me zgjedhė. Edhe dijti me zgjedhė fare mirė; aq mirė sa edhe krijesat e planeteve tė tjerė, dhe ma tė pėrparuem se njeriu, ja patėn lakmi. Vetė Perėndia, tue i ra kokės me dorė, tha se nxėnėsi e kaloi mėsuesin, dhe shumė-shumė u pendue se ē’shkathtėsi i dhe njeriut. Njeriut iu shtue vullneti pėr tu praktikue nė shkathtėsi. – E dikush dikur tha: “Nuk mundet me kenė shėrbėtori ma i madh se zotnia e tij, as nxanėsi ma i madh se mėsuesi i tij.” O vall! Ē’ironi groteske.

Por a e dini se ku qėndron eureka (e gjeta!) e njeriut?

Ē’bani njeriu me alternativėn? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pėlqente, – por as derr nuk munb t’u bate qė ta merrte ftyrėn e tij. Derr! Vėrtet se asht i lakmueshėm derri, por, sadokudo, do tė ruhet dinjiteti njerzuer pėrpara botės – edhe se mikroskopike nė pikėpamje tė tolerancės morale. Atėhere, nė kėtė pezullim tė njeriut, u zgjua nė tė ajo gja qė nuk asht prej kėsaj bote, ajo gjasend q’i thonė pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma u zgjue – edhe njeriu u ba batakēi. Ndroi ftyrat: ftyrėn e derrit ja vu Sokratit, e ftyrėn e Sokratit ja vu derrit e nė kėtė tė mbramin u mushniue vetė. Muer ftyrėn e Sokratit tė vuejtun – por vetėm ftyrėn – e pjesėn e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrėn e derrit – dhe mbet tė vuejė edhe mbas vdekjes sė vet. (Edhe kėtu asht tragjedia e Sokratistėvet dhe nji arėsye se njeriu zgjodhi tė bahet derr). E njeriut – pos nė skenė – nuk ja kėnde tragjedinė. Thashė se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnė si njė Sokrat. Por ka i herė njeriu nuk mund tė mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siē asht.

Kėshtu njeriu kalon nėpėr shekuj. Nė vend qė tė naltsohet ndėr sfera tė kullueta e tė shklasi prej hyllit nė hyll me hapa pėrparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dėbon tė fyem, tuj ja vu maskėn e derrit.
Q’ashtu njeriu ja luejti lojėn. Kujt? Vehtes, vehtes! – bėrtet morali prej mėrgimit.
petrol nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-12-2014, 20:30   #57
Robbery
V.I.P
 
Avatari i Robbery
 
Data e antarėsimit: Dec 2010
Posts: 5,854
Thanks: 365
Thanked 1,155 Times in 313 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
Robbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

I madh edhe Migjeni.
Me kujtohet permendesh nje vjershe, nga klasa e gjashte. Nuk e di ne eshte e tij po me duket se po.
Mini
Ishte ne katund nje mi
qe me shume paqe jetonte.
Me marr nje tjeter shtepi,
kurre neper mend s'i shkonte.
Nje shok po i thote nje dite:
Bashke do shkojme ne qytet
Katuni fort t'merzit, e me hong s'te qet.
Hajt se po shkojme i tha mini
e u nisen bashke tuj nga,
por sa i shkreti mberrini nder thonjte
e nje daci ra.
At rruge ku mire jeton,
ne e nderrofsh pa arsye gabon.

Nuk po e gjeja ne net.
Nuk di se si i ka vargjet as rimat, nuk di asgje , di vetem qe e kujtoj keshtu.
Robbery nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-11-2015, 22:01   #58
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,249
Thanks: 7,126
Thanked 3,310 Times in 1,346 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Migjeni

~ ZGJIMI ~
-------------------------------------- Migjeni

O vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve tė kaluem!
O vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve tė tėrbuem!
Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė
dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė...
O vullnete tė ndrydhura!
O vullnete tė shtypuna!

Shkundni prangat tė mbrapshta! E me brimė ngadhnyese,
me hove viganash, dėshirash flatruese,
turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhe zbritni
- ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni,
qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte,
ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte.

O vullnete tė ndrydhuna!
O vullnete tė shtypuna!
Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit,
i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise -
t'a dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit

__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2016, 09:17   #59
Sopoti
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 11,967
Thanks: 5,179
Thanked 5,759 Times in 3,036 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 209
Sopoti ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Migjeni

Pak dritė! 0 burrė! 0 hero' ngado qė tė jesh. ....
Burrė qė shkatrron edhe qė ndėrton sėrish!
Pak dritė vetėm, tė lutem, mshirė tė kesh,
se do ēmendem nė kėt natė pa gjumė dhe pa pishė.

....Migjeni
Sopoti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-05-2016, 07:24   #60
petrol
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 98
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
petrol do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Migjeni

Petro Luarasi: Migjeni dhe xhindet.
1. Shtatorja e Migjenit dhe Luli i Vocerr
Nė ditėn e bukur pranverore tė 18 prillit 1916 nga qyteti i vogėl i Pukės u pėrhap lajmi qė jehoi gjithnjė e mė fuqishėm , nė Shqipėri, Kosėvė e kudo ku kishte shqiptarė: ‘’U pėrurua busti i Migjenit me Lulin e vocėrr’’. Lajmin e pėrhapėn tė parėt ATSH dhe ‘’Zėri i Amerikės’’. (''Bashkia Pukė pėrkujton Migjenin'' http://www.zeriamerikes.com/content/...e/3290697.html)
Informacionin e parė e dha qė nė datėn 15 prill TV News 24, nė emisionin Vila 24. Emisioni i mėngjesit: ‘’Rikthimi i Migjenit nė Pukė‘’ . Atje u diskutua mbi nismėn e gazetarit Armir Mehaj, tė aprovuar prej anetareve te Keshillit Bashkiak tė Pukės dhe Kryebashkiakut Gjon Gjonaj, mbi shtatoren e realizuar nga skulptori i talentuar Ardian Pepa dhe shpirti bujar i filantropit pukjan, financuesit tė shtatores z. Fran Gjoka.(
)
Mediat, tė pėrqėndruara tek interesi i ēastit, nisėn t’i kushtonin mė tepėr vėmendje ngjarjes: edhe se morėn pjesė personalitete tė politikės, artit, kulturės e letėrsisė, edhe se u krye nė''ditėn ndėrkombėtare tė monumenteve dhe vendbanimeve historike’’, se qe nė pėrkujtim tė 80-vjetorit tė ardhjes sė Millosh Gjergj Nikollės si mėsues nė Pukė apo se u shoqėrua me aktivitete tė tjera ( muzeu I Migjenit, pėrurimi i librit pėr Zenel Islamiin, etj. Por mbi gjithēka shkėlqeu mesazhi i veprės artistike tė vendosur nė qendėr tė qytetit - njė shtatore ku derdheshin nė bronx mėsuesi M.GJ.Nikolla dhe nxėnėsi i tij ‘’Luli I vocėrr’’, personazh i njohur letrar dhe historik (Zeneli Islami). Nė miting pėrshėndeti mbesa e Millosh Gjergj Nikollės, znj, Angjelina Ceka e cila falenderoj Bashkinė e Pukės pėr pėrkujdesjen dhe respektin qė ka treguar gjithnjė ndaj dajės sė saj. Falenderime tė pėrzemerta znj. Ceka pėrcolli pėr skulptorin Ardian Pepa, investitorin e shtatores z. Fran Gjoka dhe mbarė pukjanėt. Ajo deklaroi se si drejtuese e shtėpisė botuese ‘’Migjeni’’ do tė ofronte privatisht ēmimin ‘’Tė birtė e shekullit tė ri’’ pėr nxėnėsit e shkollės 9-vjeēar dhe ēmimin ‘’Migjeni’’ pėr maturantėt Synohet qė ky ēmim tė bėhet mbarė kombėtar nė Shqipėri e Kosovė. http://www.bashkiapuke.gov.al/…/zbul...nder-te-qyte…/ video
Nė mjedisin kulturor shqiptar u vlerėsua gjerėsisht pėrkujdesi i pukjanėve pėr tė njohur, ruajtur, vlerėsuar dhe shpallur vlerat e tyre tė gjithanshme. Ata, ndonėse tė varfėr nga gjendja ekonomike, dhanė njė tjetėr shembull kuptimplotė tė organizimit kolektiv dhe ngritjes sė visareve sė tyre tradicionale shpirtėrore, historike, kulturore. Ata, me modesti dhe sakrifica, e rrėnjosėn nė pėrjetėsi Migjenin e tyre, mėsuesin e vegjėlisė hallemadhe. Respekt e mirėnjohje ndaj pukjanėve qė dinė tė vlerėsojnė personalitetet e mirėfillta tė kombit shqiptar!

2. Shpifjet qesharake tė K.Myftarajt
http://www.citynews.al/…/nga-kastrio...-migjeni-i-p…/
Pėrkundėr pėrgėzimeve dhe krenarisė sė motivuar pukjane e mbarėkombėtare pėr realizimin e njė objektivi tė hershėm: vlerėsimit tė gjithanshėm tė Migjenit, kėtij gjeniu tė letrave shqipe , pėrsėri dhe menjėherė e nxorri kokėn gjarpėri, qė nuk lė rast pa helmatisur tė vėrtetėn historike dhe vlerat e personaliteteve tė mirėfillta shqiptare. Kėsaj rradhe helmatisi rėndshėm pėrmes ‘’tellallit tė sensacioneve’’- gjynahqarit K.Myftaraj, i cili pėr hir tė mbijetesės ekonomike e mediatike publikoi edhe ca shpifje sa tė kobshme, aq qesharake, qė dikush i aka servirur kundėr Migjenit. Dėnglat e tij nė f.b, menjėherė u reklamuan rrufeshėm nga disa media elektronike me synimin kryesor sensacionin, mashtrimin e gjindjes sė painformuar pėr jetėn dhe personalitetin e Migjenit si dhe zhvlerėsimin e ngjarjes sė bujshme nė Pukė.
Janė publikuar shumė akuza dhe tallje ndaj kėtij shkrimi tė K.Myftarajt, por ende jo njė analizė e plotė e shpifjeve tė tij, prandaj edhe po komentoj me hollėsi dhe dėshmoj me fakte tė vėrtetėn e nėpėrkėmbur, njė pėr njė. I bėj thirrje publike K.Myftarajt t’i verifikoje trillimet e tij me argumentat qė po paraqes dhe tė zgjedhė rrugėn e arsyeshme : faljen publike nė vend tė ballafaqimit ligjor penal e civil. Mediave u bejmė thirrje tė shuajnė materialin qė kanė publikuar me shpifjet monstruoze ndaj ‘’Mėsuesit tė Popullit’’ dhe ‘’Nderit tė Kombit’’ Millosh Gjergj Nikolla ( Migjenit).
Nga Kastriot Myftaraj’’ Migjeni, i pari mėsues falsifikator, me statujė ’’http://www.citynews.al/…/nga-kastrio...-migjeni-i-p…/
Kuptohet qartazi shkaku i xhindosjes dhe sulmit shpifarak qė nė krye tė shkrimit tė Myftarajt:
1. K.Myftaraj shkruan: ‘’Kėto ditė nė qytetin e Pukės u pėrurua statuja e Migjenit, e ngritur me shkakun se ai ka punuar mėsues i shkollės fillore nė Pukė, nė vitet ‘30. Migjeni paraqitet i ulur, ndėrsa nė prehėr mban njė fėmijė, nxėnės i tij pukian.’’
- A mund tė mėrzitet njė shqiptar-kinse intelektual, madje tė xhindoset aq sa tė shpifė kobshėm pėr imoralitet vetėm pėr ngritjen e njė shtatoreje mėsuesi apo poeti tė ndarė nga jeta nė moshėn 28 –vjeēare rreth 80 vjet mė parė? Pėrndryshe pse nuk e kishte shpallur deri mė sot ky zbulues sensacionesh ?! Por unė nuk mendoj se janė ‘’miell I tij’’. Mjafton tė lexoni zbythjen e K.Myftarajt ndaj pyetjeve dhe akuzave qė i bėn populli ne f.b. pėr tė kuptuar mirėfilli sa i paditur ėshtė ai pėr jetėn dhe veprėn e Migjenit, jo mė pėr karakterin e moralin etij, sa nuk argumenton dot as shpifjet qė ka publikuar?! https://www.facebook.com/search/top/…
2. K.Myftarai shkruan: ’’Migjeni, i cili ishte i sėmurė nga tuberkulozi, nuk mund tė punonte mėsues, aq mė tepėr nė njė shkollė fillore, me fėmijė tė mitur. Sipas ligjeve tė kohės, ēdo njeri qė kėrkonte tė punonte mėsues, duhet tė paraqiste njė raport tė lėshuar nga mjekėt qė tė vėrtetonte se nuk vuante nga sėmundje ngjitėse. Ata qė vuanin nga tuberkulozi e kishin kategorikisht tė ndaluar tė punonin si mėsues.Migjeni 22 vjeēar, mundi tė emėrohej mėsues nė 1933, sepse paraqiti njė dokument tė rremė mbi gjendjen shėndetėsore tė tij, kur i kėrkoi Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė qė tė niste punė si mėsues.Nė sajė tė kėtij dokumenti tė rremė, nė 13 maj 1933, Kėshilli i Ministrave, me vendimin nr. 874, e emėroi Millosh Gjergj Nikollėn, alias Migjeni, mėsues nė katundin Vrakė tė Shkodrės.’’
- Sipas dokumentave, dėshmive tė bashkėkohėsve, Migjeni vėrtet ishte shėndetlig, me mushkeri te dobta nga prejardhja familjare. Nga dėshmitė e dokumentet ai u plevitos ndėrkohė qė ishte mėsues nė Vrakė pėr shkak se udhėtontė atje nga Shkodra me biēikletė. Nuk dijmė asnjė raport ku tė thuhet se Migjeni nė atė kohė u diagnostikua me sėmundjen ‘’tuberkuloz’’. Kėtė provė duhet tė na e dėshmonte Myftaraj.Pėrkundėr kėtij fakti, dijmė se tė tjerė me kėtė sėmundje kanė dhėnė mėsim, e dhe shoqėroheshin me nxėnės e shokė, pasi nė atė kohė nuk ishin tė thelluara njohuritė mbi diagnostifikimin dhe pasojat e tuberkulozit si semundje ngjitese. Le ta paraqeseė Myftaraj raportin e falsifikuar nga Migjeni!
3 .K. Myftarai shkruan: ’’Migjeni kishte falsifikuar edhe diplomėn e shkollės qė kishte kryer nė Jugosllavi. Ai kishte kryer Seminarin Fetar Ortodoks… Falsifikimi i Migjenit provohet nga shkresa nr. 1574, e datės 8 maj 1933, me tė cilėn Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, i dėrgon Kėshillit tė Ministrave, propozimin qė Migjeni tė emėrohet mėsues. Nė kėtė shkresė thuhet se Migjeni ka kryer Normale tė Ballkanit, pa u specifikuar vendi se ku ka studiuar ai.’’
- Migjeni jo vetem qe nuk falsifikoi diplomen e shkolles se mesme, seminarit, por edhe e ka saktesuar vete: Ne kartelen autobiografike , 2 3.1934 ai ka sqaruar ne shenimin e M.Arsimit ‘’nė se e ka mbaruar Normalen’’: SE NE FAKT’’ KA MBARUAR FILLOREN, 4 KLASE GJIMNAZ SEMINATURE DHE 5 KLASE NORMALE TEOLOGJIKE’’. Dhe nuk e kanė privuar tė japė mėsim zyrtarėt pėrkatės tė M.A. Pėr mė tepėr, ministra tė arsimit kanė qenė shkodranė, Hilė Mosi e Mirash Ivanaj, zyrtarė po ashtu qė ia njihnin mirė jetėn dhe arsimimin. Pra nuk mund tė falsifikonte dokumenta tek ata. Pėr mė tepėr, me kėtė arsimim punuan edhe mėsues tė tjerė, pra e pakta mund tė thuhet se qe njė gjithėpėrfshirje dhe njohje e kėsaj shkolle pėr tė dhėnė mėsim nė shkollat shtetėrore. Gjithashtu Migjeni vėrtet punonte pėr herė tė parė si arsimtar nė Vrakė. Le ta provojė Myftaraj tė kundėrtėn.
4. K.Myftaraj shkruan:‘’Migjenin e larguan nga shkolla e Vrakės pėr shkak tė skandalit qė shkaktoi dashuria e tij me vajzėn e xhaxhait, Bojka Nikolla.’’
- Me provat qė kemi Bojka Nikolla, prej Kavajės, nuk ėshtė as ‘’vajza e xhaxhait’’ , dhe as ’’ kushėrirė e Migjenit’’, pra nuk kanė lidhje gjaku. Mbesa e Migjenit, Angjelina Luarasi-Ceka ka publikuar letra te Bojkės ku provohet e vėrteta. Angjelina sqaron dashurinė e parealizuar, pėr shkak tė jėtės sė tij tė shkurtėr, me Bojkėn. Mes tij dhe Bojkės, kishin lindur ndjenja jo vetėm tė forta por edhe shumė fisnike. Ato qė e dėshmojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr kėtė janė letrat e tė dashurės sė tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre ėshtė pėrfolur mjaft ndėr shkrimet e kėtyre viteve tė fundit. "Mjaft dashakeqe ka qenė edhe pėrpjekja e bėrė nė shtyp pėr tė pėrdhosur dashurinė e vetme tė Migjenit si njė lidhje incesti, nėpėrmjet sajimit tė njė pėrafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollės" - "Nė tė vėrtetė Kola, i ati i Bojkės, kishte ardhur nė moshė tė rritur nė Shkodėr, nga komuniteti ortodoks i Kavajės dhe nuk kishte asnjė lidhje gjaku me Nikollė Dibranin, gjyshin e Migjenit, tė ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekės sė Dibrės shumė kohė mė parė" - shpjegon ajo, duke shtuar se "lidhja e Migjenit me Bojkėn ka qenė aq fisnike sa mund tė merret si shembull pėr rininė e sotme.’’
- Ndryshe nga sa hamendėson Myftaraj , Migjeni u largua nga Vraka pėr shkak tė njė shpifje qė iu bė se kinse ‘’kishte keqpėrdorur disa ikona’’ tė kishės ortodokse serbe’’ (Shiko Migjeni, S. Luarasi, etj)
5. K.Myftarai shkruan: ‘’ Pas ndarjes nga Bojka, Migjeni kaloi nga incesti nė njė tjetėr lloj perversioni seksual, duke zbuluar pasionin e tij pėr djemtė e vegjėl.’’
- Pėr cilėsitė morale tė Migjenit ka shumė dėshmitarė dhe asnjė padi. Ku e bazon Myftaraj kėtė akuzė, le tė paraqesė provė.
6. K.Myftarai shkruan: ‘’Ėshtė fakt se tė preferuarit e tij, ata qė i pėrmendi me emėr, u bėnė perversė seksualė dhe pedofilė mė vonė. Njėri prej tyre, i cili mė vonė u bė zyrtar i lartė i shtetit komunist nė nivel lokal, u ekzekutua nga Sigurimi i Shtetit nė Elbasan me porosi tė Enver Hoxhės, si pedofil, veprimtaria e tė cilit kishte rėnė shumė nė sy.’’
-Sa qesharake, edhe pėr z.Myftaraj ėshtė folur e shkruar se ėshtė abuzuar qė nė foshnjėri nga tė afėrm, prandaj tė gjithė ata qė e njohin apo ia kanė pėrmendur emrin qenkan asojshe, pa dhene asnje prove?!
7. K.Myftarai shkruan: ‘’Shteti shqiptar i kohės sė Monarkisė u tregua shumė zemėrgjerė me Migjenin, …shteti i dha mėsuesit 26 vjeēar njė bursė pėr tė kryer studimet universitare nė Itali. Kėshtu, nė 1937 - Migjeni shkoi nė Torino tė Italisė, por pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė gjendjes shėndetėsore nė fillim shkoi nė njė klinikė pėr tė kuruar tuberkulozin e tij. Atje edhe vdiq nė 1938. Kjo ėshtė e vėrteta e pamohueshme e Migjenit. Ai ishte njė falsifikator ordiner.’’
- Pėrkundėr kėtyre trillimeve : - Migjeni nuk mundi ta botojė veprėn nė kohėn e Monarkisė, edhe se e kėrcėnuan, por edhe se nuk kishte para. Migjeni shkoi nė Itali pėr kurim, me paratė e motrės, Olgės,dhe jo se ‘’I dha bursė shteti’’ . Meqė i kaloi koha e lejes sė zakonshme, i kėrkon ministrisė leje tremujore, me raportin pėrkatės, ku jepet diagnoza tuberkulare ‘’fibro-caverno sa bilaterale’’ dhe shtrim urgjent ne sanatorium (R.Idrizi, Migjeni, f.274) .
8. K.Myftarai shkruan: ‘’Migjeni ishte njė falsifikator edhe nė poezinė e tij, pėr tė cilėn u krijua njė kult, vecanėrisht, nė kohėn e shtetit komunist. Poezia e Migjenit ėshtė plagjiaturė e rėndomtė e asaj tė Majakovskit, poetit komunist rus, i cili ėshtė ati i poezisė propagandistike.’’
- Deri tani kemi dėgjuar hamendje se ‘’ ėshtė ndikuar ‘’ prej kėtij e atij, por jo pėr plagjaturė, Myftarai ėshtė i pari qė e akuzon si plagjiator tė Majakovskit. Ku i ka provat?
9. K.Myftarai shkruan: ’Vepra e Migjenit, e cila u botua pothuajse e plotė qė nė kohėn e Monarkisė nė Shqipėri, mė pas u botua e plotė edhe gjatė pushtimit fashist tė vendit’’.
- Sa qesharak: nė kohėn e monarkisė vepra e Migjenit nuk u botua aspak,ndėrsa nė kohėn epushtimit nazist, u botua pjesėrisht nėn kujdesin e tė mirėnjohurit Kostaq Cipo
10. K.Myftarai shkruan: ‘’Arsyeja ishte se Migjeni kishte bindje filozofike tė ngjashme me fashistėt, posacėrisht nazistėt, duke qenė se adhuronte filozofinė e Nietzsche (Niēe. Por pėr veprėn e Migjenit nuk pati ndonjė interesim tė madh nga lexuesit.’’
- Qė Migjeni ishte simpatizant i sė majtės, pėrkrahės i lėvizjes demokratike dhe luftės antifashiste tė Spanjės, vetėm Mustafaraj nuk e paskish dėgjuar e kuptuar. As ka lexuar komentet e shokeve antifashiste e heronj, si Kristaq Tutulani, gjikė Kuqali me shokė.Apo sevargjet migjeniane buēisnin nė zemrat e rinisė antifashiste nė shkolla dhe nė frontin e lufės.
11. ‘’Shteti komunist e vazhdoi punėn pėr ngritjen e kultit tė Migjenit atje ku e lanė fashistėt dhe bėri shumė pėr kėtė’’
- Kėtė temė do e sqarojmė mė me hollėsi nė materialin vijues. ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’ .
Pėr tė gjitha paragrafėt kemi dėshmi e prova tė publikuara qė nuk po i rradhisim.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg mIGJENI VEPRA.jpg (5.4 KiloByte, 12 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg mIGJENI DHE lULI SUPER.jpg (13.4 KiloByte, 13 shikimet)
petrol nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur