Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 06-01-2017, 09:24   #1
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)




Pjesė nga jeta dhe veprimtaria e Sefulla Malėshovės ( Lame Kodra)
U lind nė Sahollarė tė Greqisė,mė 2 Mars 1900. Mėsimet e para i mori edhe nė Limar ( Malėshovė) edhe nė Vlorė,ku babi i ti,Tasimi,ishte doganier.
Studimet e larta i vazhdoi nė Shėn Mitėr Koronė,nė Itali pėr mjekėsi,por i la pėrgjysėm se u mor me veprimtari revolucionare.
Ishte antar i konfederatės sė studentėve shqiptarė qė ishin nė Itali.
Mė 1924,ndoshta mė i riu,mori pjesė nė qeverinė e Nolit,duke u emėruar kryesekretar i kėsaj qeverie.
Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit,shkoi nė Itali e mė pas nė Rusi,nė Leningrad,ku mbaroi njė akademi ushtarake.
Mė 1940 udhėhiqte lėvizjen e shqiptarėve antifashist nė Francė. Atje u burgos.
Nė verė tė vitit 1943 kthehet nė Shqipėri edhe si lider merr pjesė nė LANĒL. Ushtroi funksione tė larta partie e qeverie.
U godit mė 1946,se u ndesh me majėn e piramidės dhe i dhanė rrugėn e internimit fillimisht nė Ballsh e pastaj nė Fier ku dhe vdiq mė 11Qershor 1971.
Nė revistėn " Shpresa e Atdheut" e nė gazetėn " Sazani "," Dielli","Populli","Bashkimi", " Xhokja"," Arsimtari" etje botoi krijimet e tij.
Nė vitin 1945 boti vėllimin me vjersha me pseudonimin Lame Kodra. Ky pseudonim do t'i mbetet sinonimi i emrit tė tij tė vėrtetė. Po nė kėtė vit botoi librin me publiēistikė " Artikuj dhe ligjėrata" si dhe " Roli i kulturės nė Shqipėrinė e re".Vjershat e ti janė krenari e kombit dhe krahinės tonė dhe njėzėri kanė njė vlerė tė pamohueshme pėr letėrsinė kombėtare. Ai ishte njė poet tribun,me njė poezi luftarake,mobilizuese,kombėtare dhe impulsive. Vjershat e ti janė tė tabanit kombėtar,mėsohen pėrmėndėsh dhe kėndohen labēe. Shumė prej tyre," Si e dua Shqipėrinė", " Klithma e Dragobisė" " Pas tėrmetit" etje.,,janė xhevahire tė letėrsisė tonė.
Nėse vjersha " Si e dua Shqipėrinė" ėshtė himn i atdheut tonė,vjersha " Fshati im " ėshtė himn pėr krahinėn e Malėshovės.
Edhe pse pati njė jetė tėshtirė dhe dhimbja i foli shumė e gjithė jetėn edhe pse veprės iu mohua drita e botimit,prapėseprapė ai u lexua,u mėsua pėrmėndsh dhe u vlerėsua me zemėr;se pena e ti pati hije;ajo u mbėshtet nė tabanin kombėtar me mjeshtėri dhe elegancė.
Sefullai ishte personalitet nė politikė dhe nė letėrsi. Kishte njė kulturė europiane tė kompletuar.
Ishte njė poliglot se zotronte 14 gjuhė tė huaja. Ai ishte idhtar i dijes.i krijimit,i studimit dhe i flijimit. Ishte tempulli i diturisė.E deshi folklorin e krahinės,sa e pasqyroi nė krijimtari. Vlerėsonte poetėt e krahinės sepse kishte njė zemėr tė pastėrt si ujit e Prodanit.
Ishte militant i mendimit dhe kultivues i vlerave tė socialdemokracisė. Ishte intelektual i spikatur dhe i kompletuar me kulturė dhe vizione perėndimore.



Kush ėshtė Lame Kodra ?
Lame Kodra,pseudonimi i Sefulla Malėshovės (1900-1971) ėshtė pa dyshim njė nga personalitetet mė tė njohura dhe mė tė rėndėsishme tė jetės letrare e kulturore edhe politike tė pas luftės nė Shqipėri,por edhe njėri nga shkrimtarėt e intelektualėt e shquar shqiptarė tė gjysmės sė parė tė kėtij shekulli nė pėrgjithėsi. Njeri me kulturė tė gjerė,intelektual me orientim tė majtė marksist,por jo dogmatik,pjesmarrės aktiv i LANĒL,njeri qė kishte jetuar dhe studiuar shumė vite jashė atdheut,ministėr i parė i kulturės nė Shqipėrinė e pas luftės dhe kryetar i parė i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Poet,pėrkthyes dhe publicist,autor i pėrmbledhjes sė parė me poezi, tė botuar nė periudhėn e pas luftės " Vjersha " 1945...
Lame Kodra ishte intelektual me ndikim dhe autoritet,njeri qė i dėgjohej fjala me respekt.Ėshtė po ky Lame Kodra,tė cilin Konica e konsideronte njė nga njerėzit qė kishte kuptuar " mė qartė nė kėtė ditė" dhe e quante me pėrkėdheli,sikur edhe Noli," Lamja im i vogėl ". Pas luftės " Lamja i vogėl ", do tė bėhej i madh(Njėri nga udhėheqėsit kryesorė tė Shqipėrisė sė re),mirėpo nuk do tė harrijė tė pėrmbushė amanetin e Konicės,pėr t'u varrosur nė atdhe,sepse pa kaluar shumė kohė ,do t'i bien mbi kokė halle tė mėdha,aq sa do tė gjėndet nė pozitėn tė cilėn do ta karakterizonte mė sė miri vargu i Nolit " As i gjallė,as i varrosur " Si poet Lame Kodra ėshtė nė vazhdėn e traditave mė tė mira burimore tė poezisė shqipe,poet me taban tė fortė kombėtar dhe me njė bukuri e thjeshtėsi tė rrallė gjuhe e stili.
Pikpamjet e ti pėr kulturėn,artin dhe letėrsinė mund tė shihen jo vetėm prej vetė krijimtarisė letrare,por edhe nga shkrimet me karakter diskursiv tė botuara gjatė dhe me njėherė pas luftės,tė cilat i pėrmblodhi nė librin " Artikuj dhe ligjerata" (1939-1945). Nė numurin e parė tė sė pėrmuajshmes " Bota e Re",organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, e cila doli gjithsej 8 numura,Korrik 1945-Shkurt 1946,Lame Kodra botonte artikullin e gjatė " Roli i kulturės nė Shqipėrinė e sotme" qė ishte njė program pėr artin,kulturėn dhe letėrsinė nė Shqipėrinė e Re....Pa kulturė nuk mund tė ketė as ekonomi, e madje,funksionim normal tė organeve shtetėrore...
Lame Kodra shkruan : " Kam dėgjuar pėr shėmbull se nė disa rrethe ka tendenca qė Faik Konica dhe Fishta tė fshihen fare nga defteri. Ėshtė e vėrtetė se Faik Konica qė mė 1925 e tėhu ka pėrkrahur regjimin e Zogut... Ėshtė e vėrtetė se Fishta ka qenė antar i Akademisė nė kohėn e okupatorit fashist,por ėshtė dhe mėse e vėrtetė dhe kjo qė vepra e Fishtės dhe Konicės janė tė lidhura ngushtė me Rilindjen e Shqipėrisė". Nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet se Lame Kodra,nė vitin 1945 mban qėndrim tė drejtė shkencor ndaj dy krijuesve,mė von tė pėrjashtuar pėr gati 50-vjet nga kultura shqiptare. Si pėrfundim Lame Kodra ishte pėr integrim funksional tė kulturės sė re me trashėgiminė kulturore tė sė kaluarės dhe kjo ishte shprehje e horizontit tė tij tė gjerė kulturor,oksidental,por edhe e formimit tė tij shpirtėror e intelektual demokrat e humanist.Vizioni i Lame Kodrės pėr letėrsinė dhe kulturėn kombėtare ishte i drejtė. Koha i dha tė drejtė atij qė Konica dhe Noli e quanin " Lamja i vogėl" dhe ky ishte shpėrblimi mė i madh pėr njė njeri tė penės qoftė edhe pas vdekjes fizike.
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:26   #2
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Kėnga e Plakut




Kėmbė-kryq pėrmbi selishte,
po nis kėngėn pleqėrishte,
ndes ēibukun dhe kujtoj,
djalėrinė qė mė shkoi...
Kujtoj bejkat me kėmborė,
kujtoj vajzat me kurorė,
kujtoj dasėm e dolli,
oh,e lumja djalėri.
Kujtoj fushat e Moresė,
kujtoj urėn e Qabesė,
kur luftoja si luan,
me pisqoll' e jatagan.
O! Sa trima kanė mbetur,
O! Sa eshtra janė tretur,
atje larg,atje pėrposh,
pėr njė thelė e pėr njė grosh.
Dhe tani qė jam kėtu,
mbeta vetėm si kėrcu,
haj,moj shtriga pleqėri,
me lėngatė,me uri.
Dhe Havaja ime shkretė,
po pushon e fle pėrjetė,
atje poshtė nė njė brinjė,
e mbuluar me dėllinjė.
Shkova unė larg e larg,
hodha sytė rreth e qark,
po kudo nė Shqipėri,
heqin keq e heqin zi.
Po si vallė njerėzia,
nuk u lodh nga robėria?
Po si vallė s'ka njė djalė,
me flamur qė tė na dalė?
Bini armėt kėtu mua,
do lėftoj si njė dragua,
sa tė zhduken anė e mbanė,
sundimtarė dhe tiranė.
Ngrihem unė mbi selishte
dhe nis vallen djemurishte,
tund shaminė dhe kėndoi,
pėr liri do luftoi.


(shkruar ne 1939)
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:28   #3
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

I verdhė posi dylli nė fytyrė
Dolla nga shtrati edhe kur shikova
Brigjet me lule,korijet si pasqyrė
Nga fund' i shpirtit jetėn e gėzova.
Me mjegullat e ftohta mė kish hyrė
Nė trup pleviti edhe fort lėngova.
Tashti si nuse veshur je,natyrė,
Edhe me gjethe bashkė lulėzova.
Pylli me djem e vajza populluar
Dehet me valle dhe nė diell shkėlqen
Maleve bora si njė fill kurore.
Helmet e vjetra bota ka harruar
Edhe po qesh. Sa bukur mė pėlqen!
Qesh edhe ti,mike shpirt-mizore.


(Botuar ne Purteka, Boston USA -26 Maj 1923)
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:32   #4
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Ankthi



Kur vetėm rri me veten kuvėndoj
Nė qimter pardije kur e shpunė
Thashė se mė iku,por kur e kujtoj
Ngrihet nga varri dhe vjen tek unė.
Mė ēfaqet me nė dorė njė qiri
Dhe me ngadalė si njė psherėtimė
Mė flet nė vesh oh jam pa dashuri
Nė fund tė dheut vetėm nė njė vrimė
Mė ēfaqet me nė dorė njė qiri.
Si njė vampir ajo gjakun ma prishi
Kur me krahėt e verdha mė shtrėngon
Mė zihet fryma dhe mė ngjethet mishtė
Dhe verdhem nė fytyrė si limon
Si njė vamoir ajo gjakun ma prishi.
Kur hap njė libėr vjen e mė shikon
- Mbylle.- mė thotė,- eja rri me mua
Si dhe pėrpara bashkė tek ai fron
Si dhe pėrpara bashkė nė ballkon
Kur hap njė libėr vjen e mė shikon.
Kur nata vjen si hije mė mbulojnė
Mė flasin pėr njė kohė qė ka shkuar
Mė shtien frikėn sipėr mė rėndojnė
Dhe nė mėngjes mė lėnė tė mejtuar
Kur nata vjen si hije mė mbulojnė.


shenim: qimter -arkivol

poezia eshte botuar ne gazeten Bashkimi, me 16 Maj 1923
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:34   #5
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Fantazi



Ajo ditėn shet kapella
Unė vet' e qaj tė vdekur,
Kur vjen nata edhe Tibėri
Flet njė gjuhė tė mistershme
Mi sofat mė pret Maria.
Aty unjem duke pushuar
Ato duar si pambuku,
Mbi tė bardhin kraharuar
Derdhur floku si floriri,
Flet Maria dis afjalė
Qė humbasin atje tej;
Po nė zėmėr njė muzikė
Mė qėndron melankolike....
Mė rrėmben e pėr njė herė
Mė vėshtron me sytė e kaltėr
Tė kulluar porsi qielli
Kur del vera pėrmbi dhe,
Pastaj pranė mė shtrengohet
Si me frikė e dashuri.
Unė i qasem ca mė tepėr
Duke puthur gushė e faqe
I vė kokėn mbi kraharuar,
Mbyllni sytė..volupteti,
Na deh shpirtin...fluturoj
Lark e lark me fantazi:
Vise gjenden afėr Hindit
Plot me lule kurdoherė,
Ku bilbili tė pėrmallshme
Pėrhap nata gjithnjė;
Atje vemi vajz' e dashur
Mbi njė lundėr fantastike
Edhe bėjmė dashuri.


(poezia eshte botuar tek "Shpresa e Atdheut" ne Rome, Itali, ne vitin 1922, 2 Mars
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:39   #6
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Pragu

- Djemurisė shqiptare-


Heshtj' e madhe rreth e rrotull edhe vetėm shkretėtirė,
Del nga nata me mistere njė ndėrtesė si errėsirė;
Ėsht' e ngrysur,ėshtė e rėndė,ėshtė plot me madhėri
Dhe njė der' atje rri hapėt,pėrtej saj nė hon tė zi.
Janė hiet edhe heshtja e njė bote tė panjohur
Rri njė vajzė para prakut,rri mė kėmbė. Fryri e ftohur,
Del nga brenda nj' er' e keqe,qė pėshtiell edhe fėrkon,
Atė vajzė si me drithma. Lart ngjitem nga a i hon,
I atij praku tė mistershėm me ngadalė kėto fjalė,
Qė dėgjohen fare ēkoqur duke ardhur valė-valė;
E di vallė pėr m' at' anė se ē'tė pret,o more ti,,
Qė kėrkon tė kapėrxesh atė prak? Me bukuri
E stolisur nga besimi,fort e verdhė nė fytyrė,
Ku vendosja e patundur duket posi njė pasqyrė,
Mė ngre kokėn dhe pėrgjigje ajo vajzė lesh-flori,
Kundėr folsit tė fshehur,tė tmerruar unė e di!
E di vallė,gjėmon fundi,se do tė ket sharje,mundime;
I pėrpjekur vis mė vis do tė mbytesh nė mjerime;
I pėrbuzur nga tė gjithė do tė vuash prej urije;
Prapa teje do tė qepen tė kėqijat posi hije
Dhe nė burgje do tė kalbesh,do tė vrasin kush e di,
Lark nga vatr' e dėshėruar? Thotė vajza : Unė e di !
Duket honi gryk' e ferrit kur vjen lart njė vėrshėllimė
Q'e kanosur qesėndisė me tė vengėr ulėrimė:
E di vallė se jo vetėm do lėftohesh prej armiqėve,
Po nė mish edhe nė shpirt do mundohesh dhe prej miqve?
E di vallė? E di vallė?...Njė ngjethur e pėrshkroi
Nė trup vajzėn,pastaj tha: qė tė gjitha do t'i duroi!
Nisi honi pėrsėri: abdej kamja,bukuria,
E njė vatre e ngushėllimi, e njė zemre dashuria
Edhe jeta buzėqeshur po tė ftojnė ndėr gėzime;
Pėrse hidhe pėrtej prakun? Pėrse vetė nė mundime!
Tek po hipin kėto fjalė pa nė nė qiell me harmoni?
Vajza vallė serafimėsh qė kėndonin bukuri
Edhe ndjeu mu nė zemėr : nė mundim ėshtė e vėrteta,
Se pas natės dita vjen,si me vdekje mbillet jeta.
Shpejt ahere rrėmben gryk' e honit vėrshėllen.
Po nė qiell duke shikuar vajza prakun kapėrxen
Edhe humbi nėpėr hije...Lark u duk duke leftuar
Me tėrbimet e furtunės,gjer sa mbetet e copėtuar,
Po lart valleve t' Epirit,nėr amėshime Trime e Zana
Tė pa njohurėn dėshmore e nderuan me hosana.


(30 Korrik 1924 , Gazeta "Bashkimi" )
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:43   #7
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Fshatit Tim



O fshati im i mbuluar,i harruar
Me male rreth e rrotull,ku rri shkaba
Edhe hap krahėt qielli madhėshtor.
Unė ty tė falem.Shpella dhe gremina,
Kroje dhe burime ke si Prodani,
dhe si Destila me ara e stolisur,
Qė vadit rrungajė e mesme e bukur,
E cila rrokulliset tatėpjetė,
Me forcė tė pa matur nga Goliku.
Kemi Sjadunė e thatė me gorica,
Shkėmbij tė lartė shumė,ku larashi
sillet pėrqark me madhėri mizore.
Ke lisa tė mėdhenj e plotė me forcė,
Ke burra trima e vajza bukuroshe,
ke dhen e edhi me zile e kėmborė.
Kur tė kujtoj,mendimet mė burojnė
fisnike dhe tė larta,
fluturon e ndezur fantazia aty ndėr male,
shoh brinjė e rrėza me kullotė e lule,
shoh pyje e lisa dhe nė pėr burime
zėra qė lahen...fshehur nė pėr ferra,
dredh kėngė tė pėrrallshme dashurie
bilbili i shkretė....vajzat fshatarake
shtrihen mbi bar e bdjellin dashuri.
Kur dita ngryset dhe bie kambana,
bėrtasin lopėt e shqerrat blegėrojnė,
dėgjoj kėmborė e zile nga Zasteni...
Ja po del hėna dhe po zbardh brigjet,
po shoh tani lėmin e Sheshtojes,
vajza me djem qė shijnė e hedhin valle.
Shkoj mezi i natės...shėnjėzat po largohen
dhe kafshė e njerėzimi pushojnė.
Ja dielli i bukur mbi Golik'n e lartė,
ngre tė shkėlqyer kokėn madhėshtore,
ja dhe lulja qė po qan me lot.
Ngrohet dhe ngjallet nga ajo frymė e shenjtė.
Ja dhe lisi i madh i Shėndėlliut,
me gjethe e degė qė pėrpiqen nė erė,
duket sikur po shkund nga trupi i fortė,
gjumin e natės...Zogjtė nėpėr ferra,
ose mbi degė bukur e kulluar,
nė freskinė e pyllit po ia thonė.
I ngrysur nė fytyrė e buzėqeshur,
T'i kurdoherė i bukur je me mua,
aty ku dimėri vjen e bubullima,
kodėr mė kodėr nis dhe kėrcet.
Bariu i malit futur nėpėr shpella,
gunėn nė kokė fyellin nė duar,
rri dhe ja mban kėngės sė rrebeshit.
U largova prej teje dhe pandeva,
se pėrtej detit larg nėpėr qytete,
fshihej njė botė e veshur me magji.
Njoha fise dhe popuj e mėsova
se dituria qenka hidhėrim.
Larg o qytet! Rrėmuja dhe poterja
mė lodhin mendjen,mė trazojnė shoirtin,
mė turbullojnė ndjenjat dhe dė shirat.
Larg nga Qyteti! Pritėm o fshat i bardhė
aty po vij,aty ku qesh natyra,
ku zemra gjen pushim e qetėsi.
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:48   #8
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Pas termetit



S'duken mė ar' e luadhe,
po balt' e vithisur,
dhe kasoll' e katundarit
shuar e gremisur.

Po nė mes tė asaj gremine
ujėt rjeth e shkon,
edhe dielli papushuar
rrėmbat i lėshon.

Poshtė e thellė dheu i lashtė
vlagė ka nė gji
edhe zemra e njeriut
zjarr e trimėri.

Do tė bgjallet prapė jeta
duke lulėzuar
anembanė do pėrhapet
duke gurgulluar.

Pėrsėri do tė shkėlqejnė
ara dhe bostane
do ja thotė kėngės prapė
zemra kapedane.

Do tė rrjedhė jeta-plakė
pa fund, pa kufi
dhe do ketė si kurorė
punė e dashuri.
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:50   #9
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

NJERIU ME KĖMBAJKA DHE SERVILĖT


Kur hyn nė sallė njeriu me kėmbajka,
Mė kėmbė ngrihen me temena e lajka.
Nė fron rri sulltani
Me tull’ e parukė;
Rreth tij gjithė stani
Me plot dallkaukė,
Qė prapanicėn tundin nė kolltukė.
Zgjaten dy duar
Pėrpara, rrotull, anėve
Dhe mblidhen grusht nė kraharuar:
Sulltani ligjėron
Ky sytė perėndon
Sikur mendimi thellė
Nga shpirti i buron.
Dhe kur mbaron
E ngrihet duke shkelur mbi kėmbajka,
Mė kėmbė ngrihen prapė gjithė lajka
Servilė e dallkaukė,
Qė shesin edhe shpirtin pėr kolltukė


(1969)
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:52   #10
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

KRYENGRITJE NĖ QIELL


I madhi Zot nė qiell tė shtatė rrinte
Me engjėjt, kryeengjėj ky rrethuar;
Ish mez’ i natės, flinte e gėrhinte
Si njė gjyryk vigan i shkatėrruar.
Po s’flinte Skėnderbeu: me dylbi
Pėrposh planetin - mėmė ky shikonte,
Dhe sytė i vanė drejt nė Shqipėri,
Ku fisi i tij nė zgjedhė po lėngonte.
Ja Leshi e Kruja, Mati e Sopoti,
Ja Drini e Vjosa, malet Argjėndare
Ku prapė sokėllinin si qėmoti,
Kudo lėvrinin turma kordhėtare,
Po pa flamur. Sa s’qau Skėnderbeu
Shėn-Kostantinit, shokut ilirian,
Tė gjitha njė mė njė ky ia rrėfeu
I tha kėshtu viganit ky vigan:
Nga gjum’ i thellė, mė duket Arbėria
Sikur po shkundet. A do ngrihet vallė
Qė lart nga malet po e ndjell liria
Po njeri s’duket me flamur nė ballė,
Sa herė qė kam dashur e kėrkuar
Tė shkoj atje, nė ballė tė luftoj,
I madhi s’mė ka lėnė; kam duruar,
Po mė nuk mė durohet – do tė shkoj.
U plaka, o Gjergj, - i tha ish perandori,
I fanitet me tmer kudo frėngjia,
Si djaj i duken vapori dhe motori,
Kujton ashtu mos bėhet Iliria.
Eja shkojmė t’i lutemi Shėn-Pjetrit
Mos mbyll njė sy. E gjetėn tejtėhu
Tek po merrej me punėn e njė tjetri,
Kyēet nė bres e mjekrėn gjer nė gju.
Po nuk dėgjoi. Atėhere si stuhi
Iu hodh Skėnderi: “Kur thėrret Atdheu,
Nuk pyes pėr Shėn-Pjetr’ e perėndi,
Edhe Shėn-Gjergjit ushtėn i rrėmbeu
Dhe qerren Shėnt-Elliut. Si rrufe
Zbriti nė Mat, pėshtjellė nė purpur
Po shkriu me tė gdhirė nėpėr re:
Mbeti vetėm njė usht’ e njė flamur.


(1968)
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 09:53   #11
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

POETI




Pushoi lahuta, u pėrgjunj poeti,
Plagėt e shpirtit krahėt i shkurtuan;
Kundėr poetit u vėrsul rrėmeti,
Me sharje e shpifje jetėn i helmuan.
Po vargu i tij, qė popullin ngriti
Nė luftė pėr liri e pėr fitore,
Qė kurdoherė si kushtrim buēiti,
Nė zemra u skalit si pėrmendore;
Dhe, pa lavdi zyrtare e pa kurorė,
Me dritėn e Komunės vezullon –
Pse zhduken perėndi e perandorė,
Po kėnga e poetit s’perėndon.


(1955)
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 10:00   #12
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Si e dua Shqipėrinė



S'kam ēiflik e s'kam pallate,
s'kam dyqan me katėr kate,
po e dua Shqipėrinė,
pėr njė stan nė Trebeshinė,
pėr njė shkarp e pėr njė gur,
pėr njė gardh e pėr njė mur,
pėr kasollen mbi Selishtė,
pėr njė lopė e njė gomar,
pėr njė balo,njė manar.
Unė e dua Shqipėrinb,
si bari e si fshatar.
Unė e dua Shqipėrinė,
pėr tėrfilin mbi lėndinė,
pėr njė vajzė gjeraqinė
dhe pėr ujėt qė buron,
nga njė shkėmb e gurgullon,
nėpėr lisa gjethe shumė
dhe zbret pėrposh nė lum.
Unė e dua Shqipėrinė,
pėr njė lule trėndelinė,
pėr njė zog qė fluturon,
pėr bilbilin qė kėndon,
nė ato ferra nė ato hije,
kėngė malli e dashurie.
Unė e dua Shqipėrinė,
si poet i dhėmshuruar.
Unė e dua Shqipėrinė,
qė nga Korēa e nė Vraninė,
ku del bujku qė me natė,
me parmendė edhe me shatė,
mbjell,korr me diell me hėnė
dhe s'ka bukė pėr tė ngrėnė,
ku nallbani e samarxhiu,
mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
kursen ditė e kursen natė,
qė tė hanė bukė thatė,
ku hamalli nėpėr skela,
ngarkon hekur dhe varela,
kėmbė-zbathur,bythė-ējerrė,
punon vetėm pėr tė tjerė.
Unė e dua Shqipėrinė,
qė nga Shkupi nė Janinė,
ku njė popull derėzi,
heq e vuan nė robėri,
po ka shpirtin luftėtar.
Unė e dua Shqipėrinė,
si njė revolucionar


(Botuar ne gazeten Liria, Amerike . 1939)
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 10:02   #13
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Mendoj se poezia e mesiperme "Si e dua Shqiperine" duhet te behet himni i shqiptareve te diaspores. S'kam lexuar ende nje poezi qe te jete shkruar me thjeshte, me fuqishem, me me ndjenje dhe qe jep kaq shume sa Lame Kodra ka dhene ne vetem pak vargje.
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 10:03   #14
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,633
Thanks: 6,982
Thanked 8,236 Times in 5,270 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 388
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Leaf Shiko postimin
Mendoj se poezia e mesiperme "Si e dua Shqiperine" duhet te behet himni i shqiptareve te diaspores. S'kam lexuar ende nje poezi qe te jete shkruar me thjeshte, me fuqishem, me me ndjenje dhe qe jep kaq shume sa Lame Kodra ka dhene ne vetem pak vargje.
shife ne cfar viti e ka shkrujt
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 10:04   #15
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga drague Shiko postimin
shife ne cfar viti e ka shkrujt
vitet vetem ja shtojne vleren.
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-01-2017, 10:06   #16
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Leaf Shiko postimin
vitet vetem ja shtojne vleren.

Eh mor dragu... e kam recitu ket vjershe ne pranvere te vitit 1994 dhe duhet te them qe cuditerisht i kam ndjere emocionet sikur te kisha emigruar vete dhe ta dija mallin qe do te me zinte vetem per pak muaj me pas qe do te ikja e s'do te kthehesha per nje dekade e do te vazhdoja te rrija larg Shqiperise sime te dashur per me shume se dy dekada te gjata
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-02-2017, 06:10   #17
Leaf
Super Moderator
 
Avatari i Leaf
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 13,697
Thanks: 5,586
Thanked 11,569 Times in 3,896 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Leaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėmLeaf i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Sejfulla Malėshova (Lame Kodra)

KLASIKJA


Dikush tha, se klasikja vdiq,
Se, demode, qėnka muza e vjetėr,
A mund tė jetė E Bukura, njė hiē
Pra, pėrmbi klasikėn, tė ketė bukuri tjetėr?
Bukuritė nuk rreshtin jetės sė njeriut,
Bukuri ėshtė dhe Rrepi e Kėnga e Rrugės,
Por shihni, ato skalitje tė lashta, prej gjeniu,
Ku njeriu i jepte madhėshti dukjes.
Thonė, se vargu i ri ėshtė i jashtėzakonshėm.
Ėshtė si krah shpendi, por jo krahu i qiellit.
Se krahu i shpendit ėshtė i shkėrmoqshėm,
Por tjetri, puth lehtėsisht faqet e diellit.
Klasikja ėshtė klasike e s'ka gjė tjetėr para,
Pasqyra mė e pėrkryer e modelit ėshtė,
Ėshtė mjalti, me tė cilin askush nuk bėn gara,
Qė, sė ekzistuari, asnjėherė nuk rresht.
__________________
Follow Your Joy
Leaf nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur