Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 04-02-2011, 03:40   #21
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Ku vemi Shpesh

Nė zemėr t'ėnde vetėm unė,
Nė zemėr t'ime vetėm ti,
dhe jashtė bota fjalėtare,
Dhe jashtė syri plot zili.

Dh'ashtu filluam pėrngahera
Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
Tė mos na shohė syr'i botės,
Mos na zemrosh, moj njerėzi.

Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė,
Dyke kėrkuar pak liri,
Qė me t'u ndezur flak'e ditės,
Gjer mė tė mugėtit tė zi;

Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerėnd' e mvrerėsuar,
Ti buzėndritur nė stoli.

Nėr ato male shtat-mėdhaja,
Nėr ata pyje me fshehtėsi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkėmbenj plot llaftari;

Ku fryn njė erė pastėrtije,
E vetėtin njė bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemėra nė gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veē un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perėndi!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:40   #22
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Ku shtrohet Vala... (Romancė)

Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar,
Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q'aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet'e dytė...
Dh'i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m'i shtinje sytė...

Po me t'u ndarė vet e vet,
Mė s'kishim turp qė s'kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

..........................................
..........................................
..........................................
..........................................

Q'aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s'kish kuptim,
Kuptim'i fellė-i mallit t'onė;
Se malli jon'ish zotėrim,
Qė robėron pėrgjithėmonė;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri - njė fshehtėsi
M'e fshehur sesa fshehtėsija.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:41   #23
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Syt' e tu Vetėtimtarėt

Syt'e tu, vetėtimtarėt, i mbulon pluhur i zi.
Syt'e tu vetėtimtarėt ndezin yj mi vala detesh.
Me vėshtrim tė perėnduar, kaq hirplotė ti mė mbetesh
Si t'i fshesh qipall'e rėndė tė paēmuarat stoli.

Kur i pash'oh! Nė nat'helmi, hėn'e largė-ish derdhur n'ar.
Kur i pashė nė nat'helmi, ar i derdhur m'u bėj zija:
M'u bė gas ndaj fėrfėllonte vgjeri-i shenjt' hijen e tija:
Mi shtrat fletė sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...

Syt'e tu- enigm' e kohės; syt' e tu-ēudi pa ēmim;
Syt'e tu- ēkėlqim gazmuar i skėterrės dhemshurishte.
Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Qė krijoj kaq dritė djelli, qė mbaroj kaq dėshėrim.

Syt'e tu vetėtimtarėt, sillen qark gjerakorisht.
Syt'e tu vetėtimtarėt ėndėrojne-aq tė qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentė kur i putha-i llaftaruar,
Syt'e tu vetėtimtarėt buzėqeshnė dhemshurisht
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:42   #24
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Vallja e Yjve

Yjtė-e ndezur si fingjill,
Qė vėrtiten palė-palė,
Prej mosgjėje zunė fill
Plot me jetė-e mall tė valė.

Zunė fill me dashuri
Qė kur bota zu tė ngjizet,
Pa sikush pėr shok tė ti
Pėrvėlohet edhe ndizet.

Ndizet ēas edhe pėr ēas,
E si kurrė s'ka tė shuar,
Pa pushim i vete pas
Me njė sulm tė llaftaruar.

E si kurrė nuku mund
Ylli yllin qė t'a kapė
Rrotull qiejve pa fund
Venė-e-vinė-e-venė prapė...

.......................................
.......................................
.......................................
.......................................

Do tė venė fluturim
Kudo janė-e kudo s'janė,
Nėpėr qjell qė s'ka mbarim,
As fillim, as fund, as anė.

Kur mi tė, kur nėnė tė,
Kur me hire-e kur pa hire,
Do pėrėajnė gjithėnjė
Hapėsirė...shkretėtire...

Ata ikin varg-e-varg
Me njė etje tė pashuar:
Sesą fellė-e sesą larg
Shoq me shoq u pat larguar!...

Kłsh j-u fali-aq dėshėrim,
Dh'aqė zjarr e aqė flakė,
Dh'i gatoj me aq durim
Yjtė-e lum e varfanjakė?

Se do njė, si pėr ēudi,
Ku prej syresh rreh tė ftohet,
Shoq i vet, nga mall'i ti,
Mė me zjarr zė pėrvėlohet...

Dh'i vjen qark mė me vėrtik
E me dhembje mė tė nxehtė,
E si ik...si gjithė ik...
E pushton me zjarr tė vetė:

Sa mė pak e shmbėllen:
Aq mė shumė-e ndjek dėshira...
Pa nga malli qė s'e gjen,
Dridhet gjithė hapėsira.

...Kur po ja! Se qė pėrtej
Ndriten erėrat nga pakė:
Yll-i ēdukur nėpėr qiej
Vetėtiu e mori flakė:

J-a pat shtėnė me njė ēas,
Mun nė mes nė kraharuar,
Shoq' i vet q'i sillej pąs
Me njė sulm tė llaftaruar;

Q'e kish flakėn mun nė gji,
Q'e zhuritte dashurija,
qė ēkėlqente me zili
Rrotull rrezeve tė tija.

Yll i mjerė e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjerė!
Sapo drita t'u pėrgjum,
Sheh njė shoq nėpėr skėterė;

Ay vin... e gjith vin...,
Gjith mė pranė... -e gjith mė pranė...-
Sesą ndrin e vetėtin!...
Sesą ndjen njė gas pa anė!...

Sesa ndritesh pėrsėri!
Sesģ ndizesh pėrsėpari!
Sesģ djek me dashuri
Posi yll margaritari!...

Dashuri! Heu! Mall i ri!
Dashuri! kėng' e durimit!
Ti liri! Ti robėri!
Ti valim i shkrepėtimit!

........................................
........................................
........................................
........................................

Yjtė-e ndezur aqė larg.
Lozin vallen e dėshirės
Dyke ndritur varg-e-varg
Nėpėr terr tė errėsirės.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:43   #25
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Kur tė mė jesh e Zemėruar

Ti m`u rrėfeve pėr sėpari shkrepėtimtare nė stoli,
Un` ėndėrrova se nė zemėr po mė valon njė mall i ri.
O, ē'ka qė m`u venit qipalla me kaq tė ngjethur tė pafaj?
Haj!shkretėtirė-e-zemrės`s`ime! Dhe haj! e zeza jetė,haj!

Posi njė yll i perėnduar mė pate humbur gjith mė larg...
Nga malli yt i thura fjalėt gjith sėrė-sėrė-e-varg-e-varg;
E ēdo mendim e pata tretur vetėm n`ėrgjėnd e nė flori,
O,vashė-e lotit tė zhuritur qė vetėtin nėr syt` e mi.-

Prej largėsisė sė pa anė kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohė dhemshurije,ndaj vėndi-i lum as eja sot!
Nė gjirin t`ėnd tė llaftaruar m`a lerė mėndjen t`a humbas,
Tė ndjej si zemra mė gatohet plot me dėshir` e plot me gas.


Ti buzėqesh-mė-zilitare,e mė ēkėlqe si vetėtim,
E mė vėshtro me sy pėllumbi drejt mun nė fund tė shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtėrisė, qė ēel si lulja nė mėngjes,
Si lule-e pastėr do mė mbijė nė krahruar mun nė mes:


Kur tė mė jesh e zemėruar, mė shpirt tė vrarė-e varfnjak,
N`e mbajē nė zemėr zembėratėn, prej helmit t`ėnd s`do heq aspak;
S`do psherėti n`e lėnc tė vdesė,a nė `m`a thėnc,nė mos m`a
thėnc:
Mjafton njė mvrejtje-e buzės s`ate,qė tė mė bėsh tė prishem
menc.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:43   #26
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Gjarpėrushja

Haj tė mirremi pėr dore,
Nep-ma zemrėn qė ma more,
Gjarpėrushe pikėlore

M'u vrapo q'andej matanė,
mė qėndro nė zemėr pranė,
M'i vėshtro sa lot mė lanė.

Tė fjalonemi ngadalė,
tė pushtonemi pa fjalė,
Plot me afsh e duf tė valė.

Me atė vetull-vetulluar,
Me atė shtatin-gjarpėruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpėro,moj gjarpėrushe!
Fluturo,moj fluturushe!
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:44   #27
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Kush ta fali Bukurinė

Kush ta fali bukurinė
Qė t'ė mė trerosh tė zinė!

Kur tė pashė pėr tė vluar,
Pėllumbeshė pendė-shkruar,
Bubu! plumb nė kraharuar,
Plumb qė vret dyke gjėmuar!

Mbledhur shoqet me njė qoshe,
Diē, m'ju flisje, dic m'ju thoshe,
Gushė-e-llėrė-e-gji-bardhoshe.

Pa me syēkėzat e tua,
Sy-larme! ē'mė fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkėndija,
Ndezur mun nė mes nė ballė,
Tė mė vesh nė dhč tė gjallė.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:44   #28
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

E mora Shoqezėn Pėrkrah

E mora shoqezėn pėrkrah,
E matmė rugėn ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diēka.

Pa zu dita perėndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Pėrse buēet liqer i qet!
Liqer, ti ē'thua ndaj bucet!
Ē'far' pe, liqer, mi zall tė shkretė?

E ēasin kur e sjell nėr mend,
Kur sjell nėr mend, ah! atė vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-02-2011, 03:45   #29
Kryeplaku
Kryeplak
 
Avatari i Kryeplaku
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Vendndodhja: Albania
Posts: 1,769
Thanks: 0
Thanked 47 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 11
Kryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejtKryeplaku do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Kur nė Flakė

Kur nė flakė tė qiririt zė mendonem net-pėr-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nėpėr dritėn qė mė tret
Prej skėterrės se pa matė mė del bot' e ėndėrruar,
vetėm ti, o im-e dashur net-pėr-net mė rri larguar

Po ēdo ėndėrr qė mė shfaqet prej skėterrės sė pafund
ēdo mendim i llaftaruar qė mė dhemb e mė pėrtund,
Duke rėnė prej sė lartash posi pikė zemėrate
T'i pėrshkohet pėr-sė-thelli bukuris' sė qenies sate.

T'i pėrshkohet mes-pėr-mesi dlirėsis' sė shpirit tėnd,
Ta merr pamjen e fytyrės, bėhet shkronjėz e kuvend.
Ai del prej shkretėtire ment' e mi tė m'i stolisė
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisė,

Ndrin i kthjellėt e i pastėr si pasqyrėz' e njė kroj
Pa nėm fytyrėn tėnde ta vėshtroj... nuk ta vėshtroj...

O! fytyr' e vjershėruar qė mė mbush me dėshėrime!
Q'i fal gaz pėrjetėsie dashuris' sė zemrės sime!
Qė mė bėn kur ment' e mia regėtijnė varg e varg
Tė tė ndjej aq fare pranė, tė mė jesh aq shumė larg...
__________________
Jesus is Love. http://www.youtube.com/watch?v=9E3VVFS_jUg
Kryeplaku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 11:13   #30
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

FLET PRINCI I LIRIKĖS SHQIPTARE
LASGUSH PORADECI

(Intervistoi Jani Lili, 1941)

Intervistė, po pėr se? Pėr ndonjė ēėshtje tė mbushur me vrer? Pėr politikė, diplomaci, sociologji?

Kjo qe fraza e parė e poetit t’onė, kur i vajta ta vizitonja. Nuk i ēfaqa mendimin t’im sepse sjellja ime ēdo gjė tjetėr mund tė thoshte, por jo tė pjellte dyshimin e njė interviste. Duhesh tė vazhdonja, pra, me qesė se mė kuptoni qė nė fillim sa frikė pjell paraqitja e gazetarit!
Kėshtu vendosa pardje tė filloj njė seri bashkėfjalimesh me letrarėt dhe intelektualėt tanė, pėr tė kėnaqur dėshirėn e madhe tė lexonjėsit, pėr t’u futur nė sekretet e artit, pėr ta bashkuar me artistin tonė. Populli ynė, vėrtetė, qėndron aqė largė intelektualit tė tij, sa qė njė intervistė e shumė-anėshme besoj ta afrojė dhe t’a kuptojė mė mirė, ta studjojė me dashuri mė tė madhe.
Artisti ėshtė gjithėmonė i harruar, i mėnjanuar nga opinioni. Nuk flet, nuk bėn zhurmė rreth vehtes; vetėm krijon, pėrpiqet natė e ditė. Na udhėheq, na drejton, na dhuron aq e aq gėzime estetike, por s’e njohim, nuk e shohim.

Jani Lili - Pėr art Lasgush, pėr artin t’ėnd do fillojmė.

Lasgush Poradeci - Pėr Art. Kėtu kemi frikė sepse kemi shumė pėr tė thėnė. Dhe qė tė themi kėto s’kemi nevojė qė tė pregatitemi, sepse kur ėshtė zėmra e jonė plot art, fjalėt dalin vetė.

Kam mjaft orė tani qė e shikoj me kėrshėri, kur ai i prekur thellėsisht vazhdon bisedėn pėr Artin. Sytė e tij kanė marrė njė dritė tė ēuditėshme dhe nuk mė shikojnė mua tani, i pėrulė nė tokė dhe vazhdon duke folur i pasionuar. Gjėndet nė komunikacionin mė tė ngushtė nė shpirtin e tij. Gjėndet i tėri i futur nė njė botė jashtė realitetit, nė atmosferėn e fjeshtė tė poezisė, tė harmonisė shekullore. Flet me mua, por mė duket nė kėtė minut se nuk gjėndet nė kėtė botėn t’onė. Dhe diē kuptoi nga habitja ime, sepse kėshtu justifikohet vazhdimi i tij:

- Jemi njerės; kemi kemi dhe trupin pėrveē shpirtit, dhe trupi nuk ushqehet me theorira, me idera. Ėshtė material, pra, qė e mban; prej materies sė ulėt do tė ngrihemi nė Art. Prej tij merr hov njeriu pėr nė qiell. Dhe shpesh herė ėshtė kjo qė na shtyn pėr botėn ideale. Kur rimė poshtė nė materie, shikojmė lartė nė qiell njė yll. Ay ylli ndrit dhe ėshtė i bukur, dhe ne atij i vėrsulemi, prandaj fluturojmė prej materies sė lartė.

Dhe kur mbaroi apologji materiale, vazhdoi themėn e parė.

- Mė pyete pėr Art? Tė t’a them pėr njėherėsh qė t’a mbarojė.

E preka aqė fortė kėtu sa qė kėrkonte tė ēlirohej sa mė shpejtė.

- Arti mor zotėri, ėshtė diēka e pa-kapur, njė frymė qė del nga zemėra dhe prapė atje nė zemėr hyn. Kėshtu ėsht arti. Ri nė zemėr, del prej saj, dhe prapė atje brėnda futet. Sepse arti ėshtė kėngė, dhe kėnga ėshtė shpirt dhe shpirt ėshtė zemėra. Kam pėrshtypje se gjėndem nė njė vend tė shėnjtė, nė njė kishė plot harmoni dhe mystiēizmė.

Mė dukesh se s’kisha guxim tė vazhdonja. Prandaj pyetja ime me zi dolli, e frikėshme dhe si e penduar.

Me se merreni nė kėtė kohė?

- Po ja miremi me atė qė tė thash mė lartė. Me atė qė kam nė zemėr dhe dua ta nxjerė jashtė, t’a dijnė tė tjerėt; por me qėnė se ata mė tė shumtėt s’e kuptojnė, unė e fut prapė nė zemėr, se ashtu atje brėnda, ashtu qėnka mė mirė. Si ajo zemra djaloshare qė futet nė shpirt:
Futet zemra djaloshare mu fund tė shpirtit t’im
Ose si ajo kėnga pleqėrishte, e cila atje nga mbarimi i saj i thot tė gjitha; qė ngrihet vet si vala e detit nga fundi dhe prapė kthehet vet nė fundin.

Si ngrihet qė nga deti njė valė e dėshėruar
Nga fundi i zemrės sate ti ngrihesh dyke vuar,
E prapė por si vala qė bie sėrisht nė det
Ti bie nė thellėsirė e zembėrės sė vetė.


I kėndoi vetė kėngėt e tia. Ishte fryma e zemėrės sė tij. Nuk besoj tė shtonte gjė nė kėtė harmoni tė thellė, as edhe muzika mė e ėmbėl.
Dhe pas pakė nuk e lė prapė tė qetė.

Ē’po punoni tani nė fund?

Nė kėtė pyetje s’mė dha pėrgjigje tė saktė, qė tė kėnaqja vehten dhe lexonjėsin qė kėrkon tė mėsojė prodhimin e fundit tė poetit tė tij. Por kėtu mė rėshqet prapė. Nuk e pranon pyetjen.

- Mor zotėri, ē’tė tė them, se po mundohesh, mbase, mė tė kotė. Punoj dhe unė, mirem me artin t’im dhe dua tė bėj njė gjė qė po bėj, po ē’tė t’a themė? Ē’tė them? Tė them gjė? Mė duket se mė mirė duhet realizuar se s’a kuvėnduar. Pastaj tė thashė qė arti ėshtė njė gjė e zemėrės, domethėnė njė gjė fort e dashur, njė gjė qė ėshtė gėzimi mė i math i imi, ose hidhėrimi mė i math; gėzimi dhe hidhėrimi i ēdo njeriu qė ka njė zemėr qė ndjen-dhe zemra qė ndjen gjėndet nė gjithė popujt-;mirėpo njeriut gėzimi i tij mė i math qė ka nė zemėr ose hidhėrimi i tij mė i math, i duket tepėr i shtrėnjtė, tepėr i dashur, tepėr i shėnjtė, dhe nga ky shkak ay gėzohet dhe hidhėrohet pėr vete, e mban atė gėzim dhe hidhėrim pėr vet-veten e tij, ashtu i mban nė zemėr pėr vete, dhe nga ky shkak nuk ia thot as njeriut.

Po hidhėrimin?

- Do tė thuash qė hidhėrimi s’ėshtė gjė e shtrėnjtė pėr zemėrėn e njeriut? Jo, nuk them ashtu, sepse hidhėrimi nė Art, hidhėrimi i Artit, ėshtė dhe ay gėzim, ėshtė kėngė, ėshtė njė hidhėrim qė kėndon, ėshtė art dhe ay,-se kjo ėshtė Art; njė hidhėrim qė kėndon-. Dhe nga ky shkak as gėzim, as hidhėrim nuk i themi; siē thamė, kėta duhet tė realizohen, duhet tė derdhen nė art, nė poezi, nė drithmė shpirtėrore qė ka marė njė trup, dhe prandaj, pra, ja, tashti arijtėm ku deshėm, arijtėm nė art, nė poezinė t’onė, nė atė gjė qė na qėndron mbyllur nė zemėr, atė s’e themi sa kohė qė qėndron ashtu pa formė, pa trup, e parealizuar; vetėm kur ajo bėhet brėnda nesh art, vetėm atėherė e themi.

Heshti prapė. Priste pyetjen time qė nuk vonoi tė vijė:

Nga tė rinjtė, kėrkoj tė mė thoni nga talentet e rinj, cilin preferoni si mė tė fortė?

- Ėshtė njė soj sikur tė mė pyetni se cilin dashuronj mė tepėr nga shokėt e mi qė jemi mbledhur nė njė tryezė. Dhe me qėnė se unė i dua tė gjithė, sepse shkruajnė art, ja edhe kėtu s’po duhet tė them asgjė. Nga ana tjetėr nuk mund t’i ndajė sepse edhe nuk kanė marrė rrugėn e tyre tė fundit, edhe nuk kanė dhėnė formėn e tyre tė caktuar, njė gjė qė vjen kur shkrimtari kalon moshėn e tij tė parė artistike. Le ta realizojnė ata artin, ėndėrat dhe pėrpjekjet, premtimin qė na kanė dhėnė, se Arti kėshtu i realizuar flet vetiu.

Dhe duke ditur tani etjen e kėndonjėsit tė mėsojė se si kalon poeti jetėn e tij, i bėra edhe kėtė pyetje shumė ...guximtare, njė pyetje krejtėsisht gazetareske:

Si kaloni kohėn t’uaj?

- Pėr familjen dhe pėr jetėn time personale mė pyet? Kėtu s’e kuptoj qėllimin t’ėnd, si njeri familjar, apo si artist familjar?

Si artist familjar e kuptojmė, e dimė.

- Mirė, ja po ta them: sepse si njeri kam edhe unė shėnjtėrinė t’ime shtėpijake, me gėzimet dhe hidhėrimet e pėrbashkėta. Sepse hidhėrimet janė tė shėnjta; ato na i dėrgon Zoti qė ta qėrojmė, t’a spastrojmė, ta bėjmė mė tė paqme zemrėn t’onė pėrdita mė shumė, qė tė mundohemi kėshtu e tė pėrpiqemi pėrdita tė bėhemi sa mė tė mirė, mė tė pastėrt shpirtėrisht.
Njeriu midis mundimeve zhvillohet mė tepėr brendėsisht, bėhet mė njerėzor. Ėshtė theoria budiste, por qė ka bazėn e saj nė ēdo njeri tė qytetėruar, vetėm me njė ndryshim; ndėrsa pasonjėsi i Buda-s kėrkon nėpėrmjet mundimevet tė arijė nė heshtjen trupore, nė nirvanė tė plot artisti, duke shvilluar vehten pėrpiqet mbi pasionet tė kapėrxejė ēdo dobėsi me qėllim qė kėtė fazė t’a derdhė nė Art. I pari hesht duke pritur mundimet me sarkazmė dhe durim lovjan i cili lartėsohet mbi njerinė dhe mundimet e tija i bėn kėngė. I ngjan koridalos i cili pėr tė kėnduar fluturon nė lartėsirat e qiellit.
Por si artist familjar, arti flet, bėn bashkėfjalime drejt pėr drejt me Zotin, qoftė edhe nė falėtoren familjare. Dhe me qėnė se fjalimet me Zotin pjellin, lenė shėnjat e tyre, shėnjat e dukėshme artistike; ja, pėr kėtė ēėshtje tė dytė, pėr kėtė artist familjar, flet arti vetė, qė ėshtė shėnja, gjurma, manifestimi i Zotit.

Dhe tani a mund tė pyesė pėr gjenezėn e “Poradecit”, t’asaj poezie?

- Poradeci. Kėtu kemi njė gjė shumė tė thjeshtė: ndjenja dhe unė njė mbrėmje harmonin, kėngėn e kėsaj mbrėmjeje, si dhe kėngėn e Drinit qė kullon aty pranė, dhe kėshtu thash t’a shkruaj atė liturgji tė zemrės, atė poezi.

Poeti ndjente rythmin e liqenit, frymėn e natyrės, dridhjet e tokės, dhe tė gjithė kėtė liturgji mystike, qė vetėm poeti i vėrtetė i ndjen, e derdhi nė kėngė, nė kryeveprėn e tij “Poradeci’.

Po pėr atė kėngėn pleqėrishte, gjenezėn e sajė?

- Ja, edhe ajo kėshtu e thjeshtė ėshtė: kur isha nė mėrgim, duke baritur nė njė kopshtė mbrėmave, prej njė dritareje lartė, aty afėr njė gramafon i vogėl, njė gramafon shqiptarėsh, ia mirte njė kėnge tė pleqėve nė pllakėn e tij; kėshtu ia mora dhe unė asaj kėnge pleqėrisht nė zemėrėn t’ime.

“Kėshtu e thjeshtė ėshtė”, tha poeti. Dhe vėrtetė sa e thjeshtė ėshtė poezia! Kullon vetė pa mundime-kur ėshtė poet, krijonjėsi nga natyra-pa pėrpjekje dhe vetė-shtėrngime. Kėshtu thjeshtė kujtoj tani poetin, kur dėgjoi pllakėn shqiptare. I mallėngjyer thell, i prekur gjer nė palcė, la kopshtin dhe u nis pėr nė shtėpinė e tij. Diēka e rėndonte; ishte dėshira dhe mall’i i flaktė pėr atdhenė e tij, pėr Shqipėrinė. Dhe nuk u ēlirua nga kjo barė, veēse kur e derdhi nė art, nė “Kėngė pleqėrishte”, nė kryeveprėn e poezisė s’onė kombėtare.
Dhe me qėnė se arijtėm gjer kėtu, me qenė se hekuri qe akoma i nxehtė, e pyeta pa humbur kohė:

Nga dashuria e popullit je i kėnaqur, i prekur? Vjershat t’uaja qarkullojnė nė ēdo gojė tė popullit t’onė. Ē’do poet, ē’do artist punon pėr atė dhe pėr vete.

- Sa kohė qė pikė sė pari, jam i kėnaqur me veten brėnda nė zemėrėn t’ime, me artin t’im, ashtu siē e kam lindur atė, gjithashtu, pikė sė dyti, duhet tė jem i kėnaqur me poppullin tim, sepse ėshtė popull’ im dhe pėr atė punoj.

Kur fillove pėr herėn e parė tė shkruash?

- Kjo humbet nė thellėsirėn e largėsirės, ose nė largėsirėn e thellėsirės, sepse siē shikoj tashti, nuk kam kėnduar dyke patur ndonjė qėllim, qė t’a di dhe kur kam filluar. Po kėndova ashtu ku mė erdhi, siē kėndon ēdo njeri qė kėndon, dhe nga ky shkak nuk mund tė them ndonjė gjė tė pėrpikėshme.

Nuk duhesh mė t’a mundonja. Nuk di sepse ndjej njė respekt kur e shikoj kėshtu tė qetė, mbinjerėzor do tė thoshnja.
Lasgushi mbylli Shqipėrinė nė zemėrėn e tij dhe na dorėzoi gjėn mė tė shėnjtė qė disponon njeriu si dhuratė nga natyra: na dha shpirtin e tij, gjakun e tij tė shėnjtė. Ėshtė poeti qė ēdo brez i ardhėshėm do t’a mbyllė nė zemėrėn e tij, dhe koha do t’a dorėzojė nė pavdekshmėninė. Ėshtė dashuria e racės, e historisė s’onė qė e lartėson.

(Intervistė e Lasgush Poradecit dhėnė gazetės Tomori nė vitin 1941.)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-09-2012, 10:33   #31
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Lasgush Poradeci - poezi

TI PO VJEN QĖ PREJ SĖ LARGU

Ti po vjen qė prej sė largu magji-plotė e dal-ngadal.
Ti po vjen qė prej sė largu dyke shkitur mbi lendina.
Nėnė thėmbėrzat e tua pėrgėzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal.

E si shkon me hap te matur, mė pushton njė dhėmshuri:
Do tė tretem tė kullohem nė kalim tė kėmbes s' ate,
T' i pushtoi i llaftaruar ato hapėza mėkate
Ndaj kalon mbi tufė lulesh madhėrisht si yll i ri.

Dhe tė qaj me mall tė rėndė poshtė teje pa pushim,
Poshtė fillit tė poleskės ku do shkeli kamba jote.
Tė tė shtroj nga dhėmbja ime njė cudi prej pikash lote,
Njė pluhurė tė pėrvajshme vetėm dhėmbj' e dėshirim.

Tė m' a shkelish hije- letė ! tė m' a shkelish mes pėr mes !
Tė tė shoh si mė lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brėnda lotėve tė mija tė tė shoh tė pasqyruar,
E pastaj le tė venitem, le tė hesht e le tė vdes.

Nxjerrė nga "Ylli i Zėmres"

Ri me shėndet

Qė sot, njė vėnd i huaj mė ka thėrritur pas:
Vėnite, motėr, buzėn, e mos e bėj mė gas.
Nga bot' e lumtėrisė vėshtro nėr syt' e mi
Me shpirt tė zembėruar e plot me dhėmshuri.
O, pse kaq ėndr' e bukur mė s'lumtėrovi dot!
Pėrse m'a njom qipallėn kjo valle pikash lot!
Tani shėnden' e fundit kam dashur tė t'a fal-
Posi njė perėndeshė afro-m'u dal-nga-dal,
Me flokė pėrmi supe, me robe gjer pėrdhe,
Do tė pushtoj nėr krahė me njė magji tė re,
T'a dish sesa 'sht'i valė ky mall qė po mė tret,
Sesa m'u pate dhemshur t'a dish me tė vėrtet.
As eja! eja! eja! nė zjarr te gjirit t'im!
Vrapo si fill rrufeje!ckėlqe si vetėtim!
M'a ndrit me njė tė parė fytyrėn qė m'u mvrejt:
Mė shih me sy pėllumbi nė zemėr drejt-per-drejt.
Te rite-e zemrės s'ime , greminė pa kufi:
Si do t'i mbushnje anėt vec ti, ah! vetėm ti:
Sesi do tė mė ritej, nėr kohė paskėtaj,
Njė yll pėrjetėsije drejt qė nga fund' i saj!...-

Qė sot mjerim' i vjetėr nė shpirt m'u pėrtėri,
Po m'a zembron tė pritmen njė fat shumė m'i zi,
Dhe ah! e desha veten prej teje t'a kem plot!
Kjo dashurija jonė do ndriti me tė kot?
Vrapo me hap tė letė e mos u ndal aspak,
T'a nisim dyke pshuar mėrgimin zemėrak,
Tė qajmė shoqi shoqin sė bashku qė tė dy,
Tė puthemi nė flakė, nė ball' edhe nė sy:
Sa dhėmb mėrgim' i largė qė do na lerė pas
Mė pranė njėritjatrit tė dehemi nė gas...
E sa tė jemi dehur nė gas e lumtėri,
Mė hidhur tė na dhėmbi largimi jon i zi...
Sepse ky malli jonė mė s'pati shėmbėllim,
Se na 'shte vaj njė kengė, dhe kėnga nj'ėndėrim,
Pa cmallje, pa tė sosur, pa nojmė kurrėkund,
Sic ish , sic do te jetė - njė dashuri pa fund.

C'DĖGJOJ ME SY TŹ TREMBUR

C'dėgjoj me sy tė trembur fytyra qė m'u prish?
Njė kėng' e llaftaruar po vjen prej lartėsish!-
Ah! zėri yt qė zbriti prej botės sė pa anė,
po heth posi me ruaza nė qelq tė njė kambane...

Kėndimi yt,o vashė,tashi pikoj pėrdhe.
T'a ndjej si dhemshurohet mė njė magji tė re.
E t'j-a kuptoj dėshirėn ndaj po valon nė mua,
ndaj po mė gjen ah! zemra dhe malli qė m'u shtua.

Tashi tė ra kėndimi,po fare nuk t'u vdar.
Un' e dėgjova tinės e mbeta mendimtar.
Mė foli goja jote me ngashėrim tė letė
Qė shpirt` i pėrvėluar m'u droth posi njė fletė.

Tashi po humb sėfshehta ushtim' e zėrit t'ėnd.
Tashi t'u shua fare dhe mė s'mė vjen ndėrmėnd.
Haj! mėndja ime-e ndjellė prej zėrit qė tė vate
U bė nga-dale kėngė...dh'u shojt pas kėngės s'ate.

MŹ ZU NJŹ MALL

Mė zu njė mall dhe sot,
E s`mund t`a shuaj.
Ri vasha largė-o Zot,
Qė kaq po vuaj.

Kalojnė kot mė kot
Muaj me muaj.
S`vjen vasha sot as mot,
Pa heq e vuaj.

Nuk vjen,e mė s`di dot
C`ti them t`i shkruaj!
Ah!mėndja po mė lot
Qė s`plas e vuaj!

Nė vėndin t`im o Zot,
Jam vetė-i huaj.
M`a sill ti vashėn sot,
Qė kaq po vuaj.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-09-2012, 10:48   #32
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Lasgush Poradeci - poezi

PIKĖ E LOTĖVE TĖ MIA

Nė kuvėndin e pėrzjerė
Pate pyetur mik i ngratė
Ē'punė bėj e ku kam lerė
Nė kam Nėnė e nė kam At.

Varg e varg me pėrgjėrata
Para sysh mė venė e vinė
Seē m'u ndrit ky lot qė pata
Miq-o kimani zilinė.

Unė qė atėhere dot nuk munda
T'i pėrgjigjem me njė ēast
Pasi vonė ta mata shtatin
Kam vendosur tė tė flas.

Mė pat lindur vendi i Zotit
Dhe bėj punėn e njeriut
E pėr prind kjo pikė e lotit
Nga mė zbriti vetvetiu.

E nė dhembjet venė e vinė
Jam gati tė vuaj mė
Kush s'ma njohu dhemshurinė
S'mė pat njohur kurėgjė.

Bukuria-bukuria
Mė pat puthur mu nė ballė
Pikė e lotėve tė mia
Vetėtin si gur i rrallė.

TRASHĖGIMI

Ju mė lini tė flas unė.
T'ju them fjalė vjershėrije,
Nė bunacė e nė furtunė
Tė kėndoj siē mė ka hije.

Hija ime nuk di dhunė.
Di veē frymezim lirie,
Dhe di punė,punė,punė,
Mund pa fund pėr art magjie.

Qė tė them nga ē'pata shkruar,
Me kuvend tė pėrvėluar:
Ja! Njė kenge mjeshtėrie,
Ja! Njė iskėr bukurie.

Dhe ta shoh tė pasqyruar
Vetėveten fije-fije,
Fije-fije poezie,
Qė mban erė Shqipėrie.

Vesė dashurije

Sillet i heshtur an'e mb'anė
Hij' e gjumit tė pandalė -
Ku jan' ėndėrrat, ku janė
Gjumė ti, tė qofsha falė?

Ku 'sh'to! mik'e gjithė ditės
Tė m'a shohė shpirt' i sgjuar?
Zjarr' i syrit vetėtitės
Qė mė pati pėrvėluar?

Sonte mbeta mun nė pisė
Nėn' ushtimin e njė buje:
Moj motriēk' e vogėlisė
Nuk tė shoh, po ti kėtu-je...

Ti mendon mi supė t'ime
E mbėshtetur me njė faqe;
Regėtin me deshėrime
Zemr' e mbushur me farmaqe

Me flet tinės buz' e shkruar
Fjal'e urt' e gojės s'ate
P'shon pėr kohėn e kaluar
Qė mė s'vjen qė kur na vate;

Qė kur lamė shokėrinė
Sa zu zemra tė buēasi-
Oh! sa shpesh mė ven e vinė
Pėrkėdheljet e ēdo ēasi!

Pa mendohem me llaftarė
Si te humba posi hije
Sa pikovi lot'i parė,
Posi vesė dashurije

MBI TA
(Poeme pėr kryengritjen e Malesise se Madhe)
Kujtimit te poetit Risto Siliqi



Risto Siliqi-nisu shpejt
Ku shfren me kob e liga,
Ku ndeshet kombi i ngritur krejt
Me tri Kucedra shtriga.

Shpejt me mauzerin tėnd zemrak
Dhe penden e praruar,
Ku mposht halldupin turkoshak
Atdheu duke u deshmuar.

Ne Hot e Grude e Traboin
Puth Ded Gjo`Lul viganin,
Mirdite e Shale e Dukagjin
Puth Mehmet Shpend Luanin.

Dhe puth kuvendin heroik,
Ku ngrihet kombi peshe,
Ku mposht t`urryerin armik
Malsija burrereshe;

Malsija qe bėn sulm ne zjarr
Po si dragoj me flete,
Siē bėnte sulm ngadherimtar
Gjergj Kastrioti vete.

U zgjua Shkodra me tundim
Prej lajmit te papritur,
se cak me cak leshoj kushtrim
Malsij`e kryengritur.

Leshoj kushtrim shpagimtar
Malsij`e burreruar,
se prapė qeni turk barbar
Pėr dhunė u pat leshuar.

Dhe prapė djem e pleq e gra
Ngarendin t`armatosur,
te pershendesin krah pėr krah
Vellezerit e kanosur.

U nismė shokė e miq
Prej Shkodrės ne malsite,
Ku Ded Gjo`Luli me Deciq
I mbron atdheut kufite

Pershkuam Tuz e Grude e Hot
E Shale dhe Tropoje,
Ku Mehmet Shpendi i gjindet zot
Atdheut ne pararoje.

Me Ded Gjo`Lul e Mehmet Shpend
U bujtem gjith nji nate,
Na dha si kush me gaz e shend
N`agim nga nji dhurate :

Nga nji djalosh pėr lufte e zjarr
Nga kull`e vet krenare,
Nga gjaku i zemrės, gjak shqiptar,
Per Motren shqiptare.

Ky Deda qe nuk njeh Sulltan
Na dha Kol Marash Vaten,
Ky Shpendi qe s`njeh Turk-Osman
Na dha Zef Bua Shpaten;


Po Gjon Pullumbi zhvat krenar
Prej gozhdes jatagane .
" Do vij dhe vete vullnetar,
Ta skuqim tok mejdane".

Hajt!Digjni plumb n`atė mauzer,
Me qitjen e pashare,
perftoni lavd, perftoni nder,
ta ndjeje Evropa mbarė.

Tumirembec, i shtrenjte atdhe-
Dh`u nisem shtatė vete,
Dhe fluturonim plot hare,
Si t` ishim zogj me flete.

Dhe krep me krep e zall me zall,
Me shpirt te paduruar,
Nga i madhi shkas, nga i madhi mall,
Plot duf pėr te luftuar :

Kaptuam shtatė male rresht,
Dhe s`folėm shtatė fjale,
Kaptuam shtatė male rresht
Malesise pėr t'ju fale.

Dhe ja!Tė shtatė burrat tok
Ne kulm te Malesise,
Ku Drin`i Bardhe nėn`Istok
Merr fill drejt Shqipėrisė.

Mes Arberit , me mall rinor,
E zbret kalitas drumi,
Ku Drini plak e perrallor
Buron prej Shendaumi.

Mirė se te gjejmė atdhe bujar!
Malėsi e lavduruar!
Pranon ti, oh!Pak gjak shqiptar
Qe vjen pėr t`u deshmuar.

Pėr t`u mbuluar me lavdi
Ne sulmet fitimtare,
Tė bėhet fli , ku bėhen fli
Heronjet shqipetare.

S`qendronim dot,s`duronim dot
Prej kobit te papritur,
Mirdite e Lume e Shale e Hot
Pa beft ish kryengritur.

Se kish dhen`urdher qeni turk
Tė carmatoset vendi,
te derdhet gjak shqiptari curk,
te lidhet Deda e Shpendi.


Kur zbritem ne shtegim jugor,
nga Drini i zi matane,
kendonin me ze burreror
Hatjan dhe Shaljane :

" Nuk lidhet Ded Gjo`Luli i math
Dragua fis prej fisi,
Tė kap si berr, te ther`ne vath
Tė var ne dege lisi .“

" Nuk lidhet Shpendi lart ne Theth,
Pret gjylet njiqind oke,
I pret mbi sup e prap t`i hedh,
Sulltan jezit, mbi kokė.“

Duke shtegtuar gjithnjė,
Degjonim kengetore,
Ia thoshin fort qe cke me te
Lumjane e mirditore.

"S`hyn dot ne Lume, qen zuzar,
Manov anadollaku,
Rrok pushken qindvjeqari,
Dhe shtatvjeqar cunaku".

"S`hyn dot, ti turk e turceli,
Ne kullat mirditore,
Tė pret ne prite e ne frengji
Mirėdita pushkmizore".

Kendonte vendi ne kushtrim
Perballe me gjith Turqine,
Qe vjen me kob e perdhunim
Tė carti Shqipėrinė;

Por turku avitet plot maras :
Marshon kucedr`e pare:
Marshon kucedr`e dytė pas-
Dy xhindrit pashallare.

Shefqet Pashai, me peshtjellim
E britme e zjarr e hekur,
marshon pėr dhunė e carmatim
Drejt Lumes se pa prekur;

Bedri Pashaj, me fe dhe din,
E me trumbete e loder,
Del ne Mirdite e Dukagjin
E Shale e Hot e Shkodėr.

„Nuk duam fe ,nuk duam din",
Kendonin Malesia,
ze turfullon e shkrefetin
e shfren e shfryn Bedrija.

Filloi ne Lume sulmi i zi,
Do Lumen ta shkretoje,
Pashai finok, pėrpara tij,
Dergon njė pararoje:

Nji kumadar i eger`halldup,
Hypur serbes mbi kale,
takon me pushken permbi sup
Aty pėrball nji djalė.

Kendonte djaloshari i lum `
Me delet n`ato shpate,
I shfryu turqeliu-dumdum:
" He!Jep at `armen tate!"

Po shpejt bariu qėllon e shtje,
Permbys perposh barbarin :
Ja shpje Sulltanit pėr meze,
Kush carmatos Shqiptarin.


Kėshtu pashane e leu me gjak,
nuk e pandeu tirani,
E leu ne Lume nji cunak,
nji brisk i ri Lumjani.

Nga krism`e rrepte atje mbi shpat,
Sa shtiu djaloshi jonė,
U ngrit gjith Luma fshat me fshat,
Siq kish dhe ka zakone,

Dhe pa vonim e pa durim
Krahin`e tėrė ish gati:
Gezoheshin qe pėr luftim
Erdh me nė fund sahati.

Buciten pushket n`ate cas,
Mbi gerxhe , mbi livadhe,
Gjemonin si pėr shend e gas,
Si t` ishte dasme e madhe.

U mbush me vrer pashaj allcak
Nga krismat prej ēdo anė,
Ndaloj ne prag,ngurroj ne prag
N`ato kufi lumjane.

Mbi katėr ushtrira zot
Dhe dyzetmije ushtare,
Prej vrerit s`e permbante dot
Marshimin sa me pare.

Prapo-u shpejt, bre derbede,
Marsh!Me gjithė ushterira!
Vjen Luma dhe t`i shtrin perdhe
Tė majmen egersirat.

S`ta le ty nderin Luma aspak
Qe te sulmosh i pari :
M`i pari nėpėr lufte e gjak
Sulmon gjithnji shqiptari.

Ne front t`armikut ne kufi
S`rektin as fryme as jetė:
Pasha finok, me dredheri
Gaditet me te fshehte.

Do nis sulmin ndeshkimtar
Ta beje Lumen troke:
"Do ta shtroj popullin shqiptar,
Do t`i ve mend ne kokė".


Ec hijerende e vuv e hesht :
Sa mirė i ka renduar
Tė katėr ushtrirat rresht!
Gati pėr te sulmuar.

Ndan njezet mijė e pret…e pret
Gjithė pret…pėr sulm pėrpjetė,
Krekohet plot me salltanet,
Si t`ish Sulltani vete.

Po befas Luma u derdh tallas,
Shperthen orti vigane,
Perball e anas e perplas
Sulmon hordhite osmane.

Ketej-dymije heronj mezi
Andej-plot njezet mijė,
Dymije plumba bresheri
Rrezojne`armiq dymije;

Dhe rish dymije batare-
Dymije armiq te shtrire,
Dhe rish, e rish, e rish-perdhe
Tė gjithė shtrire e grire.

Dhe prap sulm : „Mbi ta!mbi ta!“
Mbi mijėrat e tjera,
Iu shtir pėrmendsh te ziut pasha
Sikur vershoj sketerra.

Dh`ish nji perleshje e mbytje e mort
E britem e tmerruar,
U mbraps pashaj, i tundur fort,
Me ushtarėt e gjysmuar.

Dhe te plagosurit e shkrete,
Mes fushes se mejdanit,
I la plot plage e gjak e et
Dhe ashk kundėr Sulltanit.

Kėshtu bėn Luma sulm shqiptar,
shkon vrake e lum gjaku :
Rrok pushken plaku qindvjeqar,
Dhe shtatevjeqar cunaku.

Por kur u mbraps Shefqet Pashaj
Me ushtarėt e gjysmuar,
Nji lajm i keq pėr kuj e vaj,
Ne zemr`e pat pikuar :


Ne Qaf t`Agrit ku si horr
Bedri Pashaj vraponte,
E pret ne ball nji mirditor
Qe shtiu e po kendonte:

S `del dot ti turk e turqeli ,
Prej atmes mirditore,
Tė shtrine ne prite e ne frengji
Mirėdita plumbmizore."

Kėshtu Mirėdita kish adet,
Kur turku vjen ta ngas,
ne prite e ne mejdan pėrvjet
Nga nji pasha ta vrase.

Shko shpejt, mos hash dhe ti nji plumb,
Shefqet Pasha, ne kokė :
Dhe bėnte Lumen troke e shkrumb,
Tė bėri shkrumb e troke.

Dreken perjasht ne karakoll,
Nis shpejt llandon , hamshore,
Dhe darken brenda ne Stamboll,
Sa shpejt e bėn nji fore :

„ Me faj e turp, Sulltan-Baba,
Po kthehem i ngarkuar,
Se Mehmet Shpendi ish katalla,
S`do mbret pėr ta sunduar;

As Ded Gjo`Luli s`do ne Hot
Mbi krepat tmerrimtare ,
Ku as shqiponjat s`ngjiten dot,
Veq djajte shqiptare;

Dh`as Luma s`te le nder aspak
Qe te sulmosh i pari :
M`i pari, thotė, ku rrjedhe gjak,
Sulmon vetėm shqiptari;

Dhe thotė ajo bėn sulm shqiptar,
Rrjedh vrake e lume gjaku .
Rrok pushken plaku qindvjeqar
Dhe shtatvjeqar cunaku"

Tė kėrkova me qiri
.........Kėngė

Tė kėrkova me qiri
Flokė-ndritura-flori,
..........Edhe mbeta -
..........Si s'tė gjeta -
Me njė breng' nė gji,
Breng tė fshetė-oji!

Tė kėrkova me qiri,
Shtat-vėrvitura-selvi,
..........Edhe rashė -
..........Si s'tė pashė -
Me njė vaj tė zi,
Vaj tė rėnd'oji!

Tė kėrkova me qiri,
Mes-kėputura-gargi,
..........Edhe ndjeva -
..........Kur t'a theva -
ē'ėshtė dashuri,
ē'ėshtė dashuri.

Zemėrimi jonė

Si tė t'a them tė shkretėn vojtje qė ndjej nė zemėr ēas-pėrēas,
Atė durim tė padurura tė zemėrimeve pa gas.
Tashi zė ēel njė vrer nė buzė, tashi zė ndrin njė vaj nė sy,
Edhe tė dhemb mė keq se mua, edhe mė dhemb mė keq se ty.

Kjo kėng' e fellė e heshtjes s'ate, vėshtrim'i derdhur gjithė pėrdhe,
Stolitė e hireve tė tua ndaj shkon me turp si nuse e re,
Dhe kaqė mijė dashurira, kaq dhėmbshuri qė s'thuhet dot,
M'a mbushin plot tė mjerėn zemėr, vetėm me gas, vetėm me lot.

E pata pyetur vetėveten, me t'j-u pėrgjigjur vetvetiu-
Pse kaqė zi ti motra ime, pse kaqė vrerė unė i ziu:
Nuk paske qėnė vrer e zi, po qėnke vetėm dashuri,
Qėnke njė dritė fshehtėsije plot bukuri! plot bukuri!

Dhe mė pėlqen ah zemėrimi ndaj vjen e shkon e qesh e qaj'
Ndaj ri mendohem duke pyetur: a mos ke faj? a mos kam faj?
Dhe ja! m'a fal ēfardo mėrije! dhe ja! t'a fal ēfardo mėri!
Dhe mė mbush prapė plot me dritė, plot me tė ėmblėn dashuri.

Posi burbuq' e trėndafilit

Posi burbuq'e trėndafilit qė ēelte-e fshehur afėr nesh,
Tė ēeli buza miturishte e mė njė ēas t'u nėnėqesh;
Ahere hargu i hepuar t'a ndau pėrmes mė dy thelpinj...
E t'a shijoj me ėmbėlsirė veshtrimi im qė mė s'm'u nginj.

Tash burbuq'e buzės s'ate i riti gjėndėrat sė rish...
Ajo zu lėng prej luleshtrydhjesh dh'u skuq me zjar prej kulumbrish
Ajo u ndes e mori valė, ajo u doq, ajo u poq,
E po me fal e dėshėruar njė mall tė fellė-edhe pa shoq.

Fillon mė dhemb ah dashurija, e ndjej njė brengė-e ēqetėsim,
Mė pėrvėlon buz'e zhuritur drejt mun nė fund tė gjirit t'im,
Pa dhemshurisht e duke vuar prej shpirtit t'ėnd kur e thėthi,
Si llaftarinė-e puthjes s'ate kuptoj nė shpirt njė llaftari.

Ku vemi shpesh

Nė zemėr t'ėnde vetėm unė,
Nė zemėr t'ime vetėm ti,
dhe jashtė bota fjalėtare,
Dhe jashtė syri plot zili

Dh'ashtu filluam pėrngahera
Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
Tė mos na shohė syr'i botės,
Mos na zemrosh, moj njerėzi.

Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė,
Dyke kėrkuar pak liri,
Qė me t'u ndezur flak'e ditės,
Gjer mė tė mugėtit tė zi;

Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerėnd' e mvrerėsuar,
Ti buzėndritur nė stoli.

Nėr ato male shtat-mėdhaja,
Nėr ata pyje me fshehtėsi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkėmbenj plot llaftari;

Ku fryn njė erė pastėrtije,
E vetėtin njė bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemėra nė gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veē un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perėndi!

DRITĖ FSHEHTĖSIJE

O greminė! O fusha pllajash! O shkėmbinj! O brigje t’artė!
O ju qķej shkretėtirash tej-pėr-tej aq tė kėqyrshmė!
Ti pėrflakje mėngjezore! Harg ylberi-i shtatėngjyrshmė!
Botė yjsh! O botė hėnash! Botė djejsh me gji tė zjarrtė!

Bjenė fellė mėnt’ e mija dhe ēuditen dyke pyetur:
Nė lėvisni-a nė pėrdridhi, nė valoni-a nė kėndoni,
Nė me sulmė tė vėrtikshme ēmėndurisht ju fluturoni,
E prej sysh mė bjenė lotė posi helm e plumb i tretur.

………………………………………………………….
Po tė mos tė kisha njohur nė mjerim tė jetės Tinė,
Bukuri! tmerisht e dashur, llaftari! tmerisht e bukur;
Po tė mos tė kisha parė - ah, stoli ndaj mė je dukur!
Dritė-e fshehtė-e zemrės s’ime qė mė fal pėrjetėsinė:

Sģ do mund t’i dlirnja vallė kupėtimit t’im tė ngushtė
Grop’ e shesh e krast’ e male, pasqyrim nėr vala detesh,
Dritėn qė buēet sėfshehta pėrmes ditėsh edhe netesh,
Dh’ata yj qė mė shėkojnė posi mijė sy tė prushtė?

Lasgush Poradeci
Athinė 1917
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-07-2017, 19:56   #33
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 3,446
Thanks: 1,459
Thanked 1,565 Times in 921 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 81
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-07-2017, 19:54   #34
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 3,446
Thanks: 1,459
Thanked 1,565 Times in 921 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 81
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

Fishta ėshtė "shkėmb i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar".
Gjithė vepra poetike e shoqėrore e At Gjergj Fishtės u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombėtar. Me tė vėrtetė, ku ka ide dhe ndjenjė mė tė madhe, mė tė denjė pėr tė derdhur dhe kėnduar nė art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"

Lasgush Poradeci

Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 20258241_1353136261473699_4027823767057189277_n.jpg (18.1 KiloByte, 11 shikimet)
Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-12-2017, 21:44   #35
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 3,357
Thanks: 6,605
Thanked 2,781 Times in 1,387 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 111
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Lasgush Poradeci

..........

Sot, ishte ditelindja e Lasgushit....





__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur