Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 23-09-2019, 07:31   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,809
Thanks: 11,225
Thanked 6,110 Times in 2,885 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 189
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Kadare: Gjykimet e mia pėr Fishtėn dikur, tė gabuara

Kadare: Gjykimet e mia pėr Fishtėn dikur, tė gabuara

Ismail Kadare - burimi


Shkrimtari i njohur nė njė rrėfim pėr Gjergj Fishtėn, Naim Frashėrin, Ernest Koliqin dhe shkrimet e tij gjatė komunizmit

Shkrimtari Ismail Kadare vjen mė poshtė nė njė rrėfim ndryshe, duke analizuar gjykimet e dikurshme mbi njė personazh tė rėndėsishėm tė letrave shqipe siē ėshtė Gjergj Fishta apo Naim Frashėri, dhe letėrsinė dhe shkrimet e shkruara gjatė komunizmit. Kjo bisedė ėshtė bėrė pėr revistėn “Hylli i Dritės”.

*Akuzoheni se keni shkrue dhe folė kundėr At Gjergj Fishtės, Ernest Koliqit dhe, nė pėrgjithėsi, se keni qenė kundėr letėrsisė dhe vlerave shpirtnore katolikegege. Ēka mundeni me thanė pėr kėtė gja dhe si e vlerėsoni kontributin e elementit katolik emancipimin e kombit shqiptar?

Po e nis me pjesėn e dytė tė pyetjes suaj, atė qė lidhet me kinse qėndrimin tim mohues ndaj vlerave shpirtėrore katolike-gege. Mė lejoni t’ju them se kjo nuk ėshtė veēse njė sajesė e neveritshme. Nė kėtė rast, mė fort se vetė shpifja, mė ka habitur zelli me tė cilin njė pjesė e katolikėve shqiptarė e kanė pėrqafuar atė. Del pyetja, pėrse? Mė saktė: pėrse iu ėshtė dukur me interes njė gjė e tillė? Normalisht duhej tė ndodhte e kundėrta. A nuk u ka shkuar ndėr mend se, duke i shtuar katolicizmit shqiptar njė armik tė paqenė, kanė bėrė lojėn e komunistėve mė tė skajshėm? Sepse veē ata ishin tė interesuar qė katolicizmi shqiptar tė kishte sa mė shumė kundėrshtarė, e aq mė tepėr njė shkrimtar tė njohur. Ka ardhur ky keqkuptim i rėndė nga padija? Pėr njė pakicė po, por pėr shumė tė tjerė kurrsesi. Kėta tė tjerėt e kanė ditur mirė qė akuza ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Mjafton leximi, qoftė dhe i pjesshėm, i veprės sime pėr ta kuptuar kėtė. Nderimi im pėr krishterimin shqiptar, e sidomos pėr atė katolik, e ka zanafillėn jo nė frymėzimin fetar, por nė nderimin tim pėr letėrsinė shqipe dhe atė europiane, rrėnjėt e tė cilave ishin tė pandara nga qytetėrimi i krishterė.

Por, edhe pa e lexuar veprėn time, do tė mjaftonte biseda aq shumė e pėrfolur me ish-presidentin komunist, Ramiz Alia, nė lidhje me fenė katolike, bisedė qė u bė shkas pėr aq shumė spekulime pėr kinse antimyslimanizmin tim, nė favor tė katolicizmit, qė kjo sajesė tė binte. Unė u gjenda kėshtu nė njė skajim paradoksal: nga tė dyja anėt, nga katolikėt dhe myslimanėt, u shpalla si kundėrshtar i secilės fe, me gjasė nė dobi tė tjetrės! Nuk dua tė zgjatem lidhur me suksesin e shpifjes te katolikėt. Dua vetėm tė pėrsėris se disa prej tyre kanė qenė mjaft tė lexuar, pėr ta ditur tė vėrtetėn. Le ta gjejnė nė ndėrgjegjen e tyre shkakun. Lidhur me tė vėrtetėn se ē’kam menduar pėr vlerat katolike-gege, do tė mjaftonte romani im “Ura me tri harqe”, botuar mė 1976, nė kohėn mė tė zezė, nė mesnatėn e diktaturės. Ky roman, i pėrkthyer qysh nė atė kohė nė gjithė Europėn e nė SHBA, dėshmon qartė ēfarė kam menduar dhe, kryesorja, ēfarė kam shpallur publikisht lidhur me qytetėrimin katolik nė Shqipėri. Ky roman ėshtė rrėfimi i gjatė i njė murgu katolik, qė flet si zėdhėnės i krejt kombit shqiptar. Tė mendosh qė vepra u botua nė kohėn kur feja, e sidomos feja katolike, ishte e ndaluar dhe e persekutuar nė Shqipėri, mendoj se s’ka nevojė pėr koment.

Lidhur me At Gjergj Fishtėn, do tė thosha, sė pari, se po abuzohet me tė nė mėnyrė tė palejueshme. Pyetja pėr poetin bėhet shpeshherė jashtė ēdo kriteri tė diskutimit intelektual. Ajo bėhet nė mėnyrė provokative dhe kundėr ēdo parimi tė etikės. Askund nė botėn e qytetėruar nuk i kėrkohet llogari askujt pėrse nuk e ka pėlqyer ose pėrse e ka kritikuar njė shkrimtar. Tė vijmė tek At Gjergj Fishta. Ka shumė rrahagjoksa sot qė, ndėrsa bėjnė be e rrufe pėr Fishtėn, nuk kanė guxuar as t’ia pėrmendin emrin gjatė diktaturės. Natyrisht, nuk mund tė fajėsohen pėr kėtė. Fishta ka qenė i ndaluar, madje mė i mallkuari ndėr tė ndaluarit. Ndalimi i Fishtės ishte i rrokakrejtshėm (total). Kėrkohej me kėmbėngulje qė as emri mos t’i pėrmendej. Mė i keqi ndėr ndalimet ishte pikėrisht ky, kur poeti konsiderohej i paqenė.

Rrahagjoksat iu bindėn ndalimit. Nė njė pikėpamje duken tė pafajshėm, por ka njė ēast kur mėkati shfaqet. Disa nga rrahagjoksat pranuan tė shkruanin studime e sprova pėr letėrsinė e fillimit tė shekullit, sidomos vitet njėzet e tridhjetė, duke iu bindur verdiktit: Fishtės tė mos i pėrmendej emri, tė quhej i paqenė. Dikush mund tė pyeste: ē’duhej tė bėnin? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: tė shmangnin shkrimet pėr atė periudhė, kur ai zinte vendin e parė nė letėrsi. Nė kėtė pikė, mendimi im ndahej nga ai i rrahagjoksave. Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarėve tė ndaluar, ishte ndalimi mė i keq, ishte pikėrisht dėshira e vėrtetė, qėllimi final i diktaturės. Ndaj kam kėrkuar njė zgjidhje tjetėr, qė e mendoja mė tė favorshme pėr shkrimtarėt e dėnuar e, natyrisht, pėr tė vėrtetėn.

Ideja ime ishte: tė pėrmendeshin ata, me ēdo kusht, qoftė edhe duke i pėrcjellė me kritika tė rrepta. Ē’kritika mund tė pėrdoreshin si taksė pėr pėrmendjen e emrit? Ishin pak a shumė dy modele: njėri tepėr i skajshėm, si pėr shembull, kriminel, hienė e zezė, spiun i fashizmit, shėrbėtor i pushtuesve etj. Tė tilla unė nuk kam pėrdorur kurrė. Modeli i dytė, mė i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist etj. Kam pasur idenė, i bindur se kisha tė drejtė, tė pėrdor ato kritika, pėr tė cilat Fishta mund tė kritikohej vėrtet. Qė Fishta ishte konservator, reaksionar dhe nacionalist, madje shovinist, pėr tė mos pėrmendur folklorizmin e patriarkalizmin, e kisha shumė lehtė ta besoja. Madje, falė dy shkollave tė larta, njohjes sė letėrsisė botėrore dhe snobizmit rinor, disa nga kėto cilėsime s’mė dukeshin ndonjė e keqe e madhe.

Nuk do tė guxoja tė shtoja kėtu se qėllonte qė mė dukeshin lavdėrime, sikur tė mos kisha njė dėshmi qė e vėrteton kėtė: Nė botimin e librit tim tė parė nė Moskė, qė u pėrgatit kur isha student atje, pranova si kusht pėr botim qė, pėrkthyesi im, David Samoilov, tė shkruante nė parathėnie se kisha ndikime tė modernizmit e dekadentizmit borgjez. Kjo kritikė, jo vetėm qė s’m’u duk e keqe, por mė dha njėfarė kėnaqėsie. Akuzat ose lavdėrimet nė botėn komuniste shpesh bėnin efekt tė kundėrt. Ato pėrdoreshin shpesh kundėr shkrimtarėve tė kohės, atyre qė quheshin shkrimtarė tė epokės sė partisė. Njė pjesė tė epiteteve qė pėrmenda mė lart, madje tė pasuruara me tė tjera, si vepėr kundėr partisė, kundėr socializmit, kundėr popullit, jo vetėm janė pėrdorur kundėr meje, por unė vetė, nė njė autokritikė tė botuar tashmė, i kam thėnė kundėr vetes.

U zgjata nė kėtė pikė, ngaqė kjo intervistė botohet nė “Hylli i Dritės”, e pandarė nga emri i Fishtės. Siē e thashė nė krye, ka njė abuzim tė madh me tė. Ėshtė krijuar njė mashtrim, qė ka lidhje me njė nga dukuritė mė dinake tė komunizmit: atė qė quhet transferim i krimit. Diktatura dhe shėrbėtorėt e saj postdiktatorialė pėrpiqen tė heqin nga supet e tyre barrėn e turpit, pėr ta zbrazur mbi tė tjerėt. Shkrimtarėt shqiptarė kanė pėrgjegjėsinė e tyre pėr ēoroditjen e letėrsisė shqipe, por s’janė ata nė zanafillė tė krimeve tė mėdha diktatoriale, tmerret dhe gjėmat e zeza, duke pėrfshirė kėtu edhe ndalimin e Fishtės, tė Koliqit e tė tjerėve. Fabrika e ndryshkur e pasdiktaturės vazhdon tė prodhojė mashtrime nga mė monstruozet. Njė prej tyre, qė e dėgjova nė njė mbledhje publike me shqiptarėt e Amerikės, e shpjegonte ndalimin e Fishtės si rrjedhojė e vendimit tė njė komisioni prej tre vetash, tė pėrbėrė nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Ismail Kadare. Ishte e lehtė pėr mua t’i jepja pėrgjigje kėtij mashtrimi: kur Fishta dhe gjithė tė tjerėt u ndaluan, unė isha nėntė vjeē.

Gjithė salla qeshi dhe unė bashkė me ta. Por nuk ishte pėr tė qeshur. Fara qė la pas ai regjim, vezėt e gjarprit vazhdojnė tė helmojnė atmosferėn. Thelbi i mashtrimit ėshtė llogaritur nė mėnyrė djallėzore. Sipas tij, krimet nuk i ka bėrė kupola komuniste, por tjetėrkush. Nė qoftė se pėrfytyrohet njė komision ndalimi pėr Fishtėn, me dy zyrtarė tė lartė dhe njė shkrimtar, natyrisht qė faji pėr ndalimin, nė radhė tė parė i bie shkrimtarit. Rasti e solli qė shkrimtari i akuzuar ua kujtoi dėgjuesve se ishte nė atė kohė nėntė vjeē, por sa raste tė tjera ka kur nuk gjendet kurrkush pėr tė sqaruar tė vėrtetėn dhe kėshtu gėnjeshtra ngadhėnjen? Dhe njerėzit mund tė thonė: i gjori shoku Ramiz dhe e gjortha shoqja Nexhmije, ku ta dinin si ishte puna e Fishtės?

Ishte ai, krimineli i madh I. K., qė i ka bėrė tė gjitha, madje dhe tė gjorthin shokun Enver, I. K. e ka nxitur tė bėjė krime! (Kjo e fundit, sado fantaziste tė duket, ėshtė thėnė nė shtypin gjerman pikėrisht nga kinse disidenti qė pėrmendni ju, nė krye tė kėsaj interviste: nė Shqipėri ka pasur jo njė, por dy diktatorė, E. Hoxha dhe I. Kadare, madje ky i dyti ishte mė i keqi!) Meqė ra fjala, ky kinse disident dhe ish-oficer i Sigurimit, ndėrsa ėshtė shfaqur si ithtar i Fishtės, nė tė njėjtėn kohė, pasi ėshtė deklaruar turk, s’ka lėnė sharje pa thėnė kundėr Skėnderbeut. Fishta do tė dridhej nė varr (nėse do ta kishte), po tė merrte vesh se njė tip i tillė, pasi lavdėron Gjergj Fishtėn, e hedh nė baltė Gjergjin tjetėr, atė tė Kastriotėve, duke e quajtur hajdut kuajsh dhe agjent tė italianėve! Nė Shqipėri mbrapshtitė nuk kanė fund.

* Tashti, pas kaq kohe reflektimi, cili asht mendimi juej pėr Fishtėn dhe vendin e tij nė letėrsinė shqipe?

Ndėrsa pėr vlerat e katolicizmit shqiptar nuk kam pasur ndonjėherė moskuptim (mė 1959, kur isha student nė Moskė, romanin tim tė parė “Qyteti pa reklama” e kam nisur me frazėn e parė tė “Mesharit” tė Gjon Buzukut), nuk mund tė them se kjo ka ndodhur me Fishtėn. Gjykimi im i padrejtė pėr tė, mendoj se nuk ka lidhje me komunizmin. Ka gjasė se edhe nė njė rend tjetėr do tė kisha, ndoshta, tė njėjtin moskuptim. Moskuptimi ka qenė, me sa duket, fryt i njė mode pothuajse botėrore, nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė, kur letėrsia klasike, e sidomos shkrimtarėt e cilėsuar kombėtarė, pėsuan njė nga sulmet e radhės, prej brezit tė ri. Student i letėrsisė, nė njė mjedis disi liberal, fill pas dėnimit tė krimeve tė Stalinit nė Moskė, jam gjendur midis kėsaj mode, si rrjedhojė e sė cilės, pėr njė pjesė tė letėrsisė botėrore e, natyrisht, tė letėrsisė shqipe, pėr Naimin, Fishtėn, Ēajupin e tė tjerė, kam pasur ftohtėsi dhe paragjykime, sidomos pėr veprat qė quheshin monumentale, si “Histori e Skėnderbeut” dhe “Lahuta e Malcisė”. Duhej tė kalonte shumė kohė pėr tė kuptuar se vlerėsimi im pėr ta ka qenė i gabuar.

Kam kuptuar, ndėr tė tjera, se vlerėsimi pėr ata qė pranohen, me tė drejtė, si “poetė kombėtarė”, nuk kalon nėpėr tė njėjtat kritere profesionale, si pėr tė tjerėt. Naim Frashėri dhe Gjergj Fishta kanė qenė dhe mbeten dy poetėt kombėtarė tė Shqipėrisė, tė vetmit, tė fundmit dhe tė papėrsėritshmit. Poeti kombėtar nuk ėshtė e thėnė tė ketė atė stėrhollim artistik, atė pėrkryerje apo magji tė epėrme qė ka shpesh arti luksoz dhe elitar. Poetėt kombėtarė, pėr arsye qė dihen, e kanė flijuar shpesh artin e tyre nė njė tjetėr altar. Ndėrkaq, ata krijojnė me kombet e tyre njė raport tė habitshėm, gati-gati misterioz, njė njėjtėsim me peizazhin historik e shpirtėror, tė tillė qė, duke u bėrė njėsh me atė tė kombit, arrin disa herė ta dyzojė atė. Nėse shpesh ata qėllojnė qė nuk janė shkrimtarėt mė tė parapėlqyer e mė tė lexuar, ata janė, pa dyshim, mė tė domosdoshmit. Tė tillė na ngjajnė sidomos nė kohė tė vėshtira, kur kombi ligėshtohet dhe katastrofat shfaqen nė horizont. Kam bindjen se, nė kohėn qė jetojmė, nė kėtė fillim problematik tė shekullit XXI, Naim Frashėri dhe Gjergj Fishta janė pėrsėri mė tė nevojshėm se kurrė.

* Si i gjykoni sot shkrimet tueja tė kohės sė komunizmit, ku flisni pėr E. Hoxhėn dhe diktaturėn? A mendoni se ka vend pėr interpretim aty, ku nji lexues i randomtė sheh nji realitet tė lustruem tė diktaturės komuniste?

Pas pėrmbysjes sė komunizmit, pyetja se ē’ėshtė kjo letėrsi qė u krijua nė kohėn e tij dhe si do tė gjykohet ajo, bashkė me shkrimtarėt qė fati e solli tė jetojnė nė komunizėm, u kthye nė njė kureshti botėrore. Mendimet u ndanė pak a shumė mė dysh. Sipas njė mendimi qė ngjan tepėr antikomunist, por qė, siē do tė shpjegohet mė poshtė, del kryekėput komunist, kjo letėrsi ėshtė kryekrejet komuniste, dhe si e tillė, do tė ketė fatin e tij, tė pėrmbyset. Gjithmonė sipas kėtij mendimi, nė motėrzimin e tij shqiptar, mė mirė do tė ishte qė kjo letėrsi tė mos ekzistonte dhe, bashkė me tė, shkrimtarėt vetė tė mos ishin. Kėtyre tė fundit haptas iu ėshtė bėrė pyetja: pėrse vazhduat tė shkruani, pėrse nuk heshtėt, madje pėrse nuk vdiqėt!

Kundėrshtarėt e kėsaj teze ngulmojnė se ajo ėshtė nė thelb komuniste, ngaqė pranon ngadhėnjimin e plotė tė komunizmit brenda epokės sė vet, madje edhe tani, jashtė saj. Qė kėtė tezė e pėlqejnė shumė komunistėt, kjo nuk ėshtė ndonjė habi, por qė antikomunistėt e pėlqejnė edhe mė fort, kjo ėshtė njė habi e habive.

Te teza se do tė ishte mė mirė qė kjo letėrsi tė mos ekzistonte, kundėrshtarėt e saj gjejnė racizėm, sidomos kur ajo bėhet prej tė huajve. T’u thuash shqiptarėve se ishte mė mirė tė jetonin gjysmė shekulli pa letėrsi dhe art, pėr tė vėrtetuar se komunizmi ishte i keq, do tė thotė t’i konsiderosh ata si nėnpopull. Ėshtė tezė raciste kur popullit shqiptar i parashtrohet diēka qė nuk guxohet t’u propozohet as francezėve, as gjermanėve, madje as rusėve tė gjendur nė kushte tė ngjashme (komunizėm, fashizėm ose pushtim nazist). Nėnteksti racist i tezės ėshtė: s’u bė hataja pse ky popull jetoi pa art gjysmė shekulli, nė kohėn qė quhet fundi i botės nėse jeta kulturore, pėr shembull, do tė paralizohej gjatė pushtimit nazist nė Francė, gjė qė nuk ndodhi aspak.

Njė mendim tjetėr ėshtė ai, sipas tė cilit, pavarėsisht nė ē’kohė krijohet, letėrsia gjykohet pas ligjeve tė saj dhe jo ligjeve komuniste, fashiste ose jokomuniste, por, si kudo dhe kurdo, ndahet nė letėrsi tė mirė dhe letėrsi tė keqe.

Mendimi im ėshtė me ata pėr tė cilėt letėrsia duhet tė gjykohet si letėrsi. Megjithatė, pėr atė veēanti qė pati regjimi mizor nė Shqipėri, do tė shtoja se nė kėtė rast kriteri themelor, natyrisht, duhet tė jetė vepra, por njė kriter kryesor nuk ka si tė mos jetė moraliteti i shkrimtarit. Me kėtė nuk kam parasysh idiotėsitė e shkrimtarėve, pjesė e idiotėsive tė popullsisė sė sunduar, vjershat, kėngėt pėr festat, qeverinė apo katundarėt e dalluar, pėr krimet e pafalshme, si spiunimin e kolegėve, dėrgimin e tyre nė burg a nė pushkatim, e tė tjera si kėto. Ėshtė kjo arsyeja qė prej mė shumė se dhjetė vjetėsh kam kėrkuar hapjen e dosjeve tė fshehta.

Lidhur me teorinė e “heshtjes” si qėndresė ndaj regjimit, mendoj se jo ēdo heshtje ka vlerė. Heshtja letrare ėshtė ajo e njė shkrimtari tė njohur, qė befas e ndėrpret krijimtarinė. Nė njėfarė mase, atė e bėri Lasgush Poradeci dhe Dhimitėr Pasko, por edhe ata me shumė kujdes, ngaqė regjimi ishte tepėr pėrgjues edhe ndaj heshtjes. Nė Shqipėri sot kanė dalė shumė mėtues tė heshtjes. Ata shpallin pak a shumė mendimin se do tė kishin qenė shkrimtarė me vlerė, por parapėlqyen tė heshtin. Si parim ėshtė vėshtirė tė kundėrshtohet, por, ndėrkaq, njė pyetje ėshtė e pashmangshme: si vėrtetohet kjo?

Me fjalė tė tjera, si vėrtetohet talenti, dhe e dyta, si vėrtetohet se shkaku i heshtjes nuk ėshtė ajo qė thuhet, por tjetėr gjė (ta zėmė frika)? Kjo tė kujton njė tregim tė Mark Tuenit, ku pėrshkruhet njė botė paralele, ku qokat janė tė ndryshme nga bota jonė. Kėshtu, poeti mė i madh atje nuk ėshtė Homeri, por njė rrobaqepės, ndonėse nuk ka shkruar kurrė asnjė varg. Shpjegimi zyrtar, dhe natyrisht i atij vetė, ėshtė i thjeshtė: unė vėrtet nuk kam shkruar kurrė, ngaqė nuk pata kushtet, por po t’i kisha ato, kisha pėr tė qenė mbi Homerin.

Tė kthehem te pjesa e rrokshme e pyetjes suaj: letėrsia qė kam krijuar nė atė kohė. Do tė pėrpiqem tė jem sa mė i kapshėm.
Pėr vite me radhė unė vetė kam bėrė pyetjen: ē’ėshtė kjo letėrsi qė po bėj? A ėshtė letėrsia e duhur? A ka ndonjė vlerė, apo do tė vdes bashkė me regjimin?

Jam i sigurt se pyetje tė tilla janė bėrė gjithkund nė kampin e gjerė komunist. Ndėrkaq, nė vitin 1970, nė jetėn time ndodhi diēka befasuese. Vepra ime, e botuar sė pari nė Francė, nisi tė pėrkthehej nė gjuhėt kryesore tė Europės e tė botės, qė nga Nju-Jorku nė Tokio.

Unė nuk e pranoj qė kriteri bazė pėr tė vlerėsuar njė shkrimtar ėshtė pėrkthimi nė botėn e huaj. Raste tė kundėrta ka plot. Por, tė ndodhte ky pėrkthim, i shoqėruar me suksesin, mė 1970, kishte njė kuptim tepėr tė madh. Nuk ishte thjesht botim, e aq mė tepėr sukses jashtė shtetit. Ishte pėrkitja (kontakti) me botėn e lirė. Bota e lirė perėndimore, nė metropolet e saj, nė Paris, Nju-Jork, nė Berlin, nė Romė, nė Londėr, befas lexon dhe ēmon njė letėrsi tė krijuar nė njė vend-burg, mė fatkeqin vend tė perandorisė komuniste.

Shqipėria nė atė kohė nuk prodhonte veē terr, mėrzi dhe lajme qė tė ngjethnin mishtė. Dhe, befas, ajo nxjerr njė letėrsi qė, jo vetėm shpėrndahet me shpejtėsi, por pėlqehet njėlloj sikur tė ishte e botės jokomuniste.

Ky ishte pėr mua dhe pėr gjithė njerėzit njė test i pazakonshėm. Si nė mrekullitė e pėrrallave, ky test mė ēoi mua nė tė ardhmen. Prej tij kuptova se, pavarėsisht se regjimi ishte i ēmendur, unė po krijoja letėrsi normale. Pavarėsisht se Shqipėria ishte burg, kjo letėrsi qė dilte prej saj ishte e lirė. Ndryshe ajo s’kishte pėrse tė pritej me aq dashamirėsi nė Perėndim.

Gjithė vepra ime u botua nė botėn e lirė. Unė nuk kisha dy lloj veprash, njė pėr “kėndej”, njė pėr “andej”. U bėra i njohur kryesisht me veprat e botuara nė komunizėm, madje tė botuara sė pari nė shqip dhe nė Tiranė. Kam thėnė shumė herė se vepra ime nuk ka nevojė tė quhet as disidente, as komuniste, as antikomuniste, as subversive etj., etj. Ajo ėshtė nė radhė tė parė letėrsi dhe ky ėshtė nderi mė i madh pėr njė vepėr, qė u krijua nė njė vend si ky.

Ka shumė njerėz qė ngulin kėmbė pėr ta paraqitur kėtė vepėr si pjellė tė regjimit e tė Enver Hoxhės. E kuptoj kur kjo bėhet nga shkrimtarėt tepėr militantė komunistė, e kuptoj kur bėhet nga Nexhmije Hoxha, ngaqė asaj i duket se po i bėhet nder burrit tė saj, i cili nuk paska bėrė vetėm vrasje nė Shqipėri, por ka pjellė edhe vlera artistike! Por nuk e kuptoj dot se pėrse kjo mbrapshti bėhet nga ata qė shpallen si antikomunistė.

Pyetja ngjan si nė rastin e atyre katolikėve, qė me zell qėmtojnė armiq tė katolicizmit. Thelbi ėshtė i ngjashėm, veē, nė kėtė rast, nė vend tė armiqve qėmtohen miq tė paqenė tė Enver Hoxhės. Vėrtet e ēuditshme.

Pėr sa i pėrket interpretimit prej lexuesit tė rėndomtė qė ju pėrmendni, ai ka vėrtet nevojė pėr njė lexim dhe interpretim mė serioz. Po ju sjellė vetėm njė shembull tė leximit krejtėsisht tė gabuar. Ėshtė fjala pėr njė personazh themelor tė romanit “Dimri i vetmisė sė madhe”, plakėn Nurihan. Ende sot detraktorėt e mi e pėrmendin kėtė personazh si akuzė kundėr meje, gjasme si vėrtetim tė tezės, se i kam rėnė nė qafė klasės sė pėrmbysur.

Nė tė vėrtetė ėshtė krejt e kundėrta. Plaka Nurihan, personazhi antonim i Enver Hoxhės, nė “Dimrin e vetmisė sė madhe” ėshtė njė figurė monumentale, qė simbolizon klasat e pėrmbysura nė Shqipėri, dhe unė jam krenar qė ky personazh ėshtė njė ndėr mė dinjitozėt nė kėtė vepėr.

* Ē’ėshtė kjo plakė, me tipare mitike, nė vazhdėn e “plakave tė jetės” tė “Kronikė nė gurė”?

Qysh nė faqet e para tė romanit, ajo ngryset e gdhihet pranė radios, pėr tė kapur prej stacioneve tė botės ndonjė lajm, ndonjė shenjė tė pėrmbysjes sė komunizmit. Gjatė gjithė romanit, ajo pėrshkruhet gjithmonė kėshtu, nė pritje, nė heshtje, nė vigjilim tė pafund. Asnjė fjalė e keqe nuk thuhet pėr tė. Pėr lexuesin “borgjez” ajo ishte mishėrimi i shpresės, i ankthit tė tyre, i pritjes sė pafund pėr rrėzimin e pushtetit komunist. Pėr lexuesin komunist ajo ishte plakė borgjeze, shtrigė e keqe, qė ėndėrron fundin e partisė e tė shokut Enver.

Komunistėt kishin tė drejtė ta urrenin kėtė plakė mitike, tė kishin tmerr prej saj, por ē’kanė detraktorėt antikomunistė? Pėr njė habi tė madhe, nė vend qė tė jenė dashamirės pėr kėtė zonjė borgjeze, kėtė farė tė shpresės, ata, nė mendjet e tyre, e quajnė atė njėlloj si komunistėt, shtrigė. Dhe zemėrohen me mua qė kam krijuar kėtė shtrigė.

Zotėrinjtė shfaqen kėtu nė njė dritė tė pikėlluar. S’kam tė drejtė ta vė nė dyshim antikomunizmin e tyre, por, ndėrkaq, nuk kam si tė mos them se, pavarėsisht nga mllefi antikomunist, mendja e tyre, pa e ditur, ndoshta, as ata vetė, nė thellėsi ka mbetur skllave e mendėsisė komuniste.

Meqenėse jemi te ky roman, ai pėrdoret shpesh si argument pėr kinse “lustrim tė diktaturės”. Pėr tė thėnė se ėshtė e kundėrta, nuk do tė pėrmend acarimin kundėr tij, pikėrisht tė aparatit tė diktaturės shqiptare, e cila arriti ta hiqte nga qarkullimi botimin e parė. Do t’i kthehem testit tė botės sė lirė. Pas botimit tė tij anekėnd Europės, kjo botė nuk u mor me imtėsirat dhe mungesat e tij tė shpjegueshme.

Lexuesi i botės sė lirė, kapi nė kėtė roman tablonė globale tė komunizmit botėror, njė nga mė tė zymtat, pėr tė mos thėnė mė e zymta qė ėshtė dhėnė ndonjėherė nė njė vepėr letrare. Dimėr i ftohtė dhe ankth, klasa kundėrshtare qė ėndėrrojnė masakra kundėr njėra-tjetrės, intriga tė errėta midis shteteve kinse vėllezėr komunistė, kujtime krimesh, burgjesh, arrestimesh, fantazma ministrash tė pushkatuar, qė shfaqen nė pritje qeveritare, me shenjat e plumbave tė gjakut mbi trup, si nė dramat e Shekspirit, pyetja plot ankth e personazheve: tani qė po shkėputemi nga Lindja, a do tė shkojmė vallė drejt Perėndimit?

Nė qendėr tė ngjarjes, mbledhja botėrore e 81 shefave komunistė tė krejt planetit, pėrshkruhet si meshė e zezė. Intrigantė, vrasės, mafiozė tė vėrtetė. Midis tyre ėshtė lideri shqiptar, i cili i shpėton kėtij pėrshkrimi pėr arsye qė merren me mend.

Moszbėrthimi i plotė i portretit, ishte pjesė e taksės sė detyrueshme qė nuk mund t’i shmangej askush, pėr tė ekzistuar si shkrimtar. E kam paguar atė taksė ashtu si tė tjerėt, por ajo zė njė vend fare tė papėrfillshėm nė veprėn time. Ishte taksa qė nuk iu shmangėn dot as kolegėt e mėdhenj Pasternaku, Ahmatova, Bulgakovi e tė tjerė. Ndaj ajo nuk pengoi aspak qė letėrsia shqipe, nėpėrmjet meje, tė hynte nė klubin e lirė tė metropolit europian.

Nė njė intervistė tė gjerė me Stephane Courtois, autorin francez tė veprės sė famshme “Libri i zi i komunizmit”, i cili ka shkruar se “Dimri i vetmisė sė madhe”, nė njė rilexim tė vitit 2005 i ėshtė dukur mė antikomunist se gjatė leximit tė parė tė vitit 1978, kam shpjeguar se shkėputja e Shqipėrisė prej kampit komunist nė vitet gjashtėdhjetė, ka qenė i vetmi aksion, historikisht pozitiv, ndonėse i pasinqertė i Enver Hoxhės, aksion me tė cilin kam qenė dakord. Ashtu si gjysma e shqiptarėve, kam shpresuar se kjo shkėputje do ta ēonte Shqipėrinė drejt Perėndimit, gjė qė, pėr fat tė keq, nuk ndodhi.

www.revistasaras.al

(Marrė nga Kadare, Vepra XX, Onufri, Tiranė, 2009)
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur