Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-05-2012, 10:02   #21
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
.

Mbrapa i shkonin qa' i biri i t’ mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.

Mandej vīnė dż rź mizore,
Dy djelmoēa prej Zagore:
Kaēel Doda e Kerrni Gila:
Rritun mocė si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ē’ kan me t’namė dż vasha t’ reja:
Ē’ kan me t’ nam dż bija nane
N’ ato mrize e n’ ato stane,
Kśr, kercunat, kan me ndķ,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t’ ri,
Me i perpjekė me Mal tė Zķ.
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-05-2012, 10:03   #22
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
.

Po a thue e njef njat kime-zķ,
Qi e kį ballin si sinķ,
Qi e kį sżnin si duhķ,
Qi i kį shpatllat si nji arķ ?
Aj āsht Ēoku i Mar Kolė Dinit
Prej Kabashit t’ Dukagjinit :
Trim i ēartun, trim si Zānė,
I pį tatė edhč i pį nānė,
Dy gur njitė, thonė, s’ i kį lānė.


...
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-05-2012, 10:04   #23
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
.

Per mbas ktij vjen ēeta tjeter,
Do mā t’ rķ, do prap mā t’ vjeter,
Por t’ gjith mocė me trimėnķ :
Me trimnķ e me bujarķ :
Veē, per dukė e per pashķ
Dįn mā n’ shāj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli ;
E nder t’gjith porsģ hżll drite,
Preng Markola prej Mirdite :
Lypė per pushkė ky e per pleqnķ
Q’ mźrr prej Shkodre e n’Peshkopķ.


...
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-05-2012, 10:05   #24
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
.

Veshė e mbathė e m’ armė shtrengue :
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja’i po i bien Pazarit,
Si ajo rź qi prej Tivarit
Njitet zķ terthoreve t’ona,
Per me shkrepe ndokahe t’ e vona:
Edhč kapen m’at breg Buene,
Kū n’ nji lunder u rreshtuene.
Vend n’ at lunder t’ gjith kur zune,
Rrqase āsht lundra e veli u nde,
Edhe nise āsht porsi rź,
Tuj ēį valen nper Liqź:
Tuj ēį valen kah Vranina,
Kū po bāte nām Cetina.
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-05-2012, 13:19   #25
Socio
........
 
Avatari i Socio
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 8,935
Thanks: 7,758
Thanked 6,531 Times in 2,758 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 206
Socio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gjergj Fishta

^^ Faleminderit !
Socio nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-05-2012, 13:34   #26
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 1,856
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Gjergj Fishta

Fishta mbetet pa mėdyshje njė ndėr poetėt mė tė talentuar dhe kolosal tė Shqipėtarėve!
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 10:41   #27
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjergj Fishta - poezi

Lahuta e Malcis - Deka


[...]
por s' din Shkjau me mbajtė miq'sķ !
Aman, Zot, kur duel Serdari,
se ē' kje ndezė Vranina zhari !
Aman, Zot, kur mbėrrini Pera,
se shum krisi atėbotė potera ! 395
Por kur rįnė Shkjetė e Vraninės
Shum u krisi plumbja shpinės !
Porsi shé qi m' nji natė gjamet
Rritet turr e del prej amet
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400
shkapėrderdhet npėr zallina,
ashtu u derdh Shkjau te Vranina,
n' valė Shqiptarėt krejt tue i pėrshi.
S' lufton ndryshe' e rrebtė kulshedra
e me dhambė edhe me kthetra, 405
zjarm e surfull tue flakrue,
kur drangojt ta kenė rrethue;
si i qindron sot Shkjaut Shqiptari
pėr dhé t' ambėl qi i la i Pari:
kambė pėr kambė tue qitė padį, 410
tue korrė krena nepėr Shkjį.
U janė ndezun flakė breshanat,
u kullojnė gjak n' dorė taganat,
e u kullon gjak edhe zemra,
veē se vendit s' u lot themra. 415
Por ē' dobķ: dielli tue lé
– isht' tue lé m'atė ditė pėr Shkjé ! –
I ranė ndore Shkjaut t' tėrbuem
Tridhetė t' vramė e dhetė t' shituem !...

O ata t' lumtė, qi dhane jetėn, 420
o ata t' lumtė, qi shkrine vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t' Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t' Parėt u pa'n punue ! 425
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
butė u kjoshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina :
e der' t' kėndoje n' mal ndo'i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, 430
der' sa t' shndėrisin djellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n' kangė e n' valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
bān, o Zot, qi t' jesė tue vėlue 435
pėr m' ia xé zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit !
– Po vallė ! Osja ku do t' jetė ?
Oso Kuka a mos ka mbetė ?
N' Xhebehane ka zatetė ! 440
Ka zatetė n' atė kullė t' barotit,
ku ka bā emnin e Zotit,
se pėr t' gjallė nuk ka me e lėshue,
shokėt e vet pėr pa i pague
tridhetė t' vramė e dhetė t' shitue. 445
Kur pau Shkjau se pushka mźni
Si kah vau si kah Liqeni,
e se mbetė s' kisht Oso Kuka
me t' tjerė t' vramė, pėrjashtė ke suka,
m' Xhebehane u turr m' atėhera, 450
si kur t' lėshoje kah pranėvera,
vrullet bleta ēark njaj zgjonit,

tue zukatė si rryma e pėrronit.
N' brohorķ tue i lutė jetė Knjazit,
njiqind vetė kėcyen n' kulm t' pullazit, 455
mā t' pėrmendunt kah trimėnia
njaq u ngjitėn mbi frangjia,
tue thye muret n' gjak t' pėrlyeme :
– por ka gjobėn shpia e thyeme ! –
krisi Osja atėbotė si ulani, 460
mje n' Cetinė i vojti zani :
« Ah kadalė, Nikollė, t' vraftė Zoti !
pse kėtu i thonė Oso baroti :
se s' ké pį Shqiptįr me sy,
se djeg vehten edhe ty ! » 465
Edhe zjarrė i dha barotit.
Aman, falė i kjofshim Zotit,
kur ka dhanun zjarrė barotit,
se ē'ā dridhė Vranina e shkretė !
se ē'ā hjedhė kulla pėrpjetė ! 470
se edhe L'qeni ē'ka gjimue
m' kalį t' Shkodrės tue ushtue !
Qepra, tjeglla, gur e trena :
Kambė e trupėn, krahė e krena,
hi e tym e flakė e shkėndia, 475
shi mje n' Viri i hodh duhia :
I hodh duhmja shi n' breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyrė njerit.
Eni, eni, mori shkina,
eni, eni, te Vranina, 480
mblidhni vetė npėr shpat e pėrrue
ehu ! kortarėt e djelmve t'ue ;
edhe mėsoni fėmijėt mbas sodit
mos t' lakmojnė tokės s' Kastriotit,
pse u bjen shtrejtė, qe besa e Zotit ! 485

Njasi gjaku qi Oso Kuka
Sot ka derdhun ke ato suka,
si pėr Mbret, si pėr dhé t' Parėve
vėlon se vėlon ndėr dej t' Shqiptarėve.
Pra, pa u djegun n' flakė t' agzotit 490
Si Oso Kuka n' kullė t' barotit,
s'ka me rį fisi i Shqiptarit
n' thoj t' pangishėm t' Gospodarit ! –
[...]

Serbi vėlla do ta humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,
Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...

porsi rrėfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtė kurr n' atė kohė t' lume,
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15
veē nji troe t' tokės shqiptare
me rėmue dora grabitēare ?
Ah ! jo kurr : t' isht' ēue mbarė bota...
Pse ndo'i Lekė a i' Gjergj Kastriota
do t' kisht' dalė atė dorė rrėmbyese 20
m'e cungue me armė ngallnyese,
t' cilat n' shekull do t' pėrmenden
hanė e hyj sa qiellėve t' enden.
Por kanė ndėrrue sot moti e stina
pėr dhé t' ngritė, ku rreh « martina » ! 25
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit
qi n' djersė njomė busat e umit,
ja qi n' kullmė rreshket kumbuese,
ja npėr detė bjen valės shkumbuese,
pėr me mbajtė nji grue te shpia 30
s' cilės bukė i lypin fėmija,
edhe i lźn, ndoshta, me kjį,
pėrsč e mjera bukė nuk kį :
gjinde, s' cilės Zot i āsht ari,
t' zezėn bukė, qi i ngratė Shqiptari 35
shtrźjt me gjak e pat fitue,
pa ndo'i dhimbė, kjoshin mallkue !
sot m' e dį duen copa copa :
e pėrsč ? Pse don Europa...
Uh ! Europė, ti kurva e motit, 40
qi i rae mohit besės e Zotit,
po, a ky ā sheji i qytetnisė :
me dį tokėn e Shqipnisė
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė ?
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje 45

njata burra, qi m' kėto brigje
pėr ty vehten e bāne flie
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ?
Ti, qi i kalle flakėn diellit
e i shestove rrathėt e qiellit, 50
Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve,
qi bānė dekėn pėr dhé t' Parėve,
bān sot t' bijnė fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kėsajė Shqipnķ
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rį 55
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Veleēikut,
qi m' ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m' i uron djelmtė e Malsisė,
qi m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60
kėsaj Shqipnķ e cila motit,
n' zā kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtė ka rį 65
sot me sot e rrin tue kjį
n' pluhun t' tokės, prej njerėzve shį,
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė
nuk ā' shkimbė n' male t' Shqipnisė,
qi, maną, edhe n' kėto kohė t' reja 70
ka 'i herė ndezet flakė si rr'feja.
S' kanė mbetė shkret, jo, armėt besnike,
pėrsč Arbėnorja, grue fisnike,
bān se bān fatosa t' ri,
t' cilt trimėnisht pėr ketė Shqipnķ 75
e pėr besė e t' bardhėn Fé
e bājnė dekėn si me lé.
A po i sheh ti njata burra,

qi kah Brigja nepėr curra,
tue hecė natėn porsi bisha, 80
janė t'u ngjitun drejt kah kisha ?
Ata janė, po, Krenėt e Hotit
qi m' u lidhė duen me besė t' Zotit
pėr me i dalun zot Shqipnisė,
pėr me i lanum nderė Malsisė. 85
Po, Ēun Mula mbi shpinė t' kalit,
ua ēoi lajmin Krenėve t' malit :
ua ēoi lajmin n' derė t' konakut,
pėr me u mbėledhė n' kuvend t' bajrakut ;
e si rrokull kjenė rreshtue, 90
kėshtu xźn Ēuni me ligj'rue :
« Fol tash, Masho, ē'po na thue ?
Un qe Krenėt t'i kam bashkue,
t' cilve mundesh me u besue,
pse armėt kryq i kemi vu, 95
si na e lįnė tė Parėt kanu ».
Atėherė Mashi xźn kadalė :
« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalė,
qi po u thom me besė tė Zotit,
porsi nipave t' Kastriotit : 100
katėrqind e s' dķ sa vjet
janė qi i bājmė Mbretit hysmet,
kush ushtrķ, kush angarķ,
me armė n' dorė, me zjarm nė gjķ,
me 'i kambė mbathė me tjetrėn zdathė, 105
bukėn n' strajcė e shpķ senjurin,
dyshek tokėn, jastek gurin,
t' mbramė te hika e t' parėt te mbeta :
trima n' zā, ēėse ā' xanun jeta :

Lahuta e Malcis - Cubat
Ndihmņ, Zot, si m'kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t'mjerėn nė gjak, (5)
frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, (10)
me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n'lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: (15)
e tue dhanė kryq e tėrthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue (20)
s'din' me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:

por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta (25)
mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją (30)
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)
zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, (40)
krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, (45)
si fletė Engj'lli t'Perėndisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: (50)

gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit (55)
der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' "trobojnicėn",
do' m' ia vu Shkodrės "kapicėn":
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! (60)
Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! (65)
Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'Zģ. (70)
M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: (75)
me 'i kambė mbathė e tjetrėn zbathė,
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė,
diku ngranė, diku pa ngranė,
harrue grue, motėr e nanė,

sy'n agzot, zemrėn barot, (80)
e si ai plajmi me furģ,
t'kanė rrą ndesh Malit tė Zģ,
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufģ,
ku edhe trimat t'janė pėrlą:
t'janė pėrlą Shqiptarė e Shkją, (85)
ballė pėr ballė ata tu'u vrą,
fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč:
tue mbetė shakull pėrmbi dhč,
mish pėr shpez e kaēubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)
gjithku kjenė sokola malit,
pa kją m'ta as nanat e shkreta.
Veē se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanė thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, (95)
bąjnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit:
se jo veē qi Knjaz Nikollės
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta,
porsč as Mbretit tė Stambollės (100)
s'duen me i bą mą tungjatjeta,
e se dore duen me i dalė:
se Shqipninė nuk po e kisht' falė
Perėndia pėr ēerkez,
Turq, manovė, likurazez; (105)
por pėr do sokola mali,
qi "Shqiptarė" bota po i quete,

pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalėn e ka ndģ': (110)
se ē'asht mbushė ai me mėnģ!
Se edhe lėshue ē'ka mbi Shqipnģ,
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpģ!
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej,
e as me u shkelė, besą, s'po lihej, (115)
kur po i mbushej mendja e vet,
pėr Shqipnģ me bą gajret,
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret.
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, (120)
pa dhimbė krenash tue u thye
si me thye kunguj npėr arė.
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, (125)
mą s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangėr ia kisht' palla:
merr e mėsynė m'Turk fulikare,
e si derrat me ēakalla
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: (130)
haju, ngaju, ēaju, vraju,
m' pushkė e m'top gjueju batare,
gjaku rrėmbč npėr rrahe e qare,
e npėr fusha e npėr gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atė zhumhłr, (135)

zgjedhė s' Turkut pėshtoi Shqipnia
e duel m'veti si dikłr:
si premtue kisht'Perėndija;
por si dashtė, besą, lum vėllau,
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. (140)
Se s'ka dashtė Turku lirģ,
ma merr mendja; veē un s'dij
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr
ardhė i paska, qi nėn themėr
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, (145)
edhe atė tokė ai me pushtue,
pėr tė cilėn vetoi motit
shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnģ dhe Karadak (150)
krejt me atė punė po i ląte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bč t'madhe po e kisht' bą:
m' e ndie plak e kalamą: (155)
se ai natė t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote:
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)
pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit,
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit,
me u bą zot i tokės e i detit;
edhe Europės tregun m'ia prč,

mos m'e lanė me shitė, me blč, (165)
mos m'e lanė me ēilė kund punė;
por me bą qi ajo pėrdhunė,
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija,
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)
mėsue gjithmonė n'gją t'huej me gėrrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr,
si pėr fjalė ashtu pėr letėr,
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr,
ai po e dite mirė e hollė, (175)
se isht' do punė me hi n'Stambollė:
se isht'do punė Turkun me e thye,
pa sharrue vetė mbrendė me krye.
Prandej xčn ai me trillue,
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: (180)
m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit,
qi me i qitė kėta punė Sulltanit;
me i qitė punė kėta 'i herė mą para
me trazime e punė t'pambara,
e mandej vetė prej Rusiet, (185)
si harusha prej pusiet,
me i rą Turkut fulikare,
m'zhbģ n'vend, m' e qitun fare;
pėr pa bą me mend pleqnģ,
se me atė punė botėn unjģ (190)
mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zģ
Kur ketė punė e ka pleqnue,

ka marrė trimi e n'odė ka shkue,
ka ndejė n'tryezė e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)
kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhė besėn shkaf asht Shkją,
mbi Budin, m'ēanak-kalą,
edhe tok kėta ndėrmjet vetit
mos m'ia dą tė keqen Mbretit; (200)
por m'e nxitė, por m'e mėrzitė,
m'iu vardisė si 'i ditė pėr ditė,
herė pėr shtek, herė pėr kufģ,
tash me peng tash me pleqnģ,
por gjithmonė, po, pa kanu, (205)
veē si t'mujnė n'teposhtė m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinės,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinės,
merr e 'i letėr, ia angllatisė,
me dredhģ tue ia qindisė: (210)
Ti, qi jč qaj Knjaz Nikolla,
falmėshėndet Cari i Rusisė,
se zą t'madh pėr ty kam ndie
qi jč trim e gėrxhelģ,
qi jč burrė e kuvendtąr, (215)
me ta drashtė hijen anmiku,
por, me gjasė, kjo fjalė s'isht' gją;
pse qe ti m'atė rrasė Cetine
mė kč ndejė me 'i gjysmė opinge,
e jč bą, po, gazi i dheut, (220)

tue mėrzitė miq e kumbarė,
veē e pėr bukė thatė nė gojė.
Mje sa Turku, pėrbri tejet,
dredhun ēallmėn m'vetull t'synit,
derdhė shallvarėt ai pala-pala, (225)
rrin e ban kokrrėn e pallės,
e as m'e pą ti s'mund ta shofish
pėrmbas kodrės sė pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitė jč ndoshta n'rrogė, (230)
jo se hi kč bulk n' e huejėn,
qi s'po ndihesh kund pėr s'gjalli?
Mo', bre burrė, se nuk ka hije
Urtė me ndejė Cubi i Cetinės,
edhe n'shpģ me e shkuem ai motin, (235)
tue u ndeshė npėr furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushė synin Shqipnia,
me ato male tė madhnueshme,
me ato fusha tė blerueshme,
qi kurrkund s'jč kah orvate, (240)
me ia shkye 'i skundillė pėr veti?..
M' tč, krah-thatė, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtė ti kambė e dorė,
s't' ndihmon Zot as i Shėn Nikollė:
Por ti luej, nafaka luej, (245)
ka pasė thanė ai burri i huej;
sa pėr bukė e pėr fyshekė,
piqu n'mue, se t'i qes vetė;
edhe kėsulėn včne n'sy,

se tė nget Mbreti i Stambollės: (250)
nuk ta lą me t'prekė me pupėl -
Letrėn kėshtu Cari e ka shkrue,
edhe mirė e ka palue,
e e ka mbyllė me dyllė tė zi;
ia ka dhanė kasnecit t'rģ, (255)
me ia ēue Knjazit n'Mal t'Zģ.
Letrėn n'gjģ ka qitė kasneci,
ka thekė kambėt ai sa mund heci:
ka lanė mbrapa fushė e zalle
kapėrcye ka bjeshkė e male, (260)
edhe dalė ka lum e shč:
ka shtegtue pėr ujė e dhč,
der'qi'i ditė, tue marrun dielli,
nė Cetinė ka behė ai filli:
shtjerrė opangat, grisun setrėn; (265)
Knjazit n'dorė ku ka dhanė letrėn,
me dyllė Cari si e kisht' mbshilė.
Ka marrė Knjazi edh' e ka ēilė,
e ka ēilė edh' e ka kėndue,
tri herė rresht ai e ka kėndue, (220)
tri dit rresht edh' e ąsht mendue;
mbasandej ai fjalė ka ēue
njatij Vulo Radoviēit,
kėrkserdarit t'Vasoviēit,
qi me dalė me rą n'Cetinė, (225)
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė:
me flut'rue si gjeraqinė,

pėr me u pjekė me "Gospodarin".
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasė kenė nji trim i ēartun: (280)
m'e pasė randė toka m'e bartun.
Pa tč prč kund s'ishte marrė,
pa fjalė t'tij ngarkue s'ishte marrė,
pague s'ishte varrė as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, (285)
as s'isht' dą gjyqė a pleqnģ.
Pse edhe Turku i Malit t'Zģ
po e kisht' pasė shqipe mbi kry',
mos m'e lanė me pą me sy.
-Se edhe 'i punė, ky zogu i Shkinės, (290)
po e kisht' bą m'atė udhė t'Cetinės.
Paska marrė e shi nė rrugė
Pėr tėrthuer shtrika nji stugė,
edhe i ēueka fjalė tėrthores,
qi shka ąsht Turk i Cernagores, (295)
mos me mujtė m'e shkapėrcye,
pėr pa lą 'i dukat pėr krye -
Bre! kish' kenė edhe 'i farė burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fėtyra e tij porsi duhia, (300)
syni i tij, tanė zjarm e shkėndia;
vet'llat trashė ngčrthye kuląr,
porsi lesh derrit bugąr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhė pėr lakut; (305)

edhe i mbrrijte kryet nė trą:
burrė i atillė me sy me u pą.
Veshė e mbathė e m'armė shtėrngue,
kishe thanė se ąsht lč drangue.
Se kėtč Knjazi fort e dote, (310)
fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtė ai kishte ndodhė,
me ia prč mendja fort hollė.
Prandej Knjazi i ēueka fjalė
Nė Cetinė pėr ngut me dalė. (315)
Edhe Vulja bjen n'Cetinė,
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė,
tue flut'rue si gjeraēinė.
N'atė Cetinė kur Vulja zbriti,
atč Knjazi mirė e priti, (320)
mirė e priti e n'odė e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kėshtu t'bajė llafe: -
Ku jč, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banč, (325)
ke s'po duke kah Cetina,
ku kč miq e probatina,
qi s'tė ndėrrojnė me sy tė ballit?
Po, a kč mujtė? a kč farė hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)
Pėr jetė tande ! si do' Zoti,
merr e i thotė Vulo Serdari;
pse sivjet, lum "Gospodari",
nuk ka pasė toka valigė,

e ka ardhė nji kohė e ligė, (335)
sa nuk dij si ka m'iu bą,
pėr me pėshtue do rob e gją,
pse edhe buka asht tue na ląnė.
Hajt, eh qč'! Knjazi i ka thanė.
Se s'po gjenė cubi me ngranė. (340)
Se s'po gjenė skyfteri mish.
Se ti e nxjerrė korėn dy fish!.
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prč,
se po e ban me lopė e qč,
sa me mbajtė njerztė e kujrisė, (345)
jo se mą gjindėn e shpisė.
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotė ty "Gospodari":
pėshtilli bashkė nja disa cuba:
t' idhtė si gjarpni ndėr kaēuba, (350)
t'lehtė e t'shpejtė si gjeraēina:
edhe lėshoj ti kah Vranina,
pėr me vrą ata e pėr me prč,
pėr me djegun gur e dhč,
mbrendė tue vjedhė e tue plaēkitė, (355)
tue grabitė e tue robitė,
n'daē me natė e n'daē me ditė;
se un prandej tė kam ēue fjalė,
der' n'Cetinė nji herė me dalė,
pse dishka mue tash m'ka kėcye, (360)
prap me Turk me u kapėrthye:
prap me Turk, po, na me u vrą.

Pse edhe as hije, thom, nuk ką,
urtė ma ndejun Turk e Shkją.
E kėshtu, tue ligjėrue, (365)
krye mė krye tue bisedue,
hollė e gjatė e ka qortue,
si me u sjellė e si me u mprue,
pėr m'e lą Vraninėn n'gjak.
E si vesht janė marrė me fjalė, (370)
Knjazi n'bukė atč e ka ndalė,
edhe falė i ka do pare;
e i ka falė nji "xheverdare",
krejt n'argjand kondakun ngrģ,
mos m'e gjetė shoqja n'Mal t'Zi: (375)
m'e drashtė vjerrun nė sėrgjģ,
jo mą n'krah tė nji luftarit,
jo mą n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brč hekur me dhambė!
Atėherė Vulja ąsht ēue nė kambė: (380)
ka bą Knjazit "tungjatjeta",
edh' ąsht nisė malit pėrpjeta,
udhės me mend ai tue pėrblue,
si Vraninėn me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-05-2014, 19:21   #28
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
.

I debuemi

Lamtumirė!-vendet e mija,
Qe,po zhduken dalė-kadalė;
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valė mbi valė.
Kah njai diell,qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t'veta...
Lamtumirė!atdhe i bekue!
Lamtumirė!Pėr sa tjet jeta!
Nesėr nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujė e dhe
Mue prej teje ka me m'da!
E por n'pvetsha ret' mizore,
e por n'pvetsha zogjt e detit;
Se peėr ty,moj tokė arbnore,
S'ka me m'folė ma mue t'shkretit...
Tjera fushė e tjera zalle
Kam me pa,e tjera dete:
Kam me ndie,po,tjera valle,
Tjera gjuhė,n'tjera qytete;
Vendin tem,por s'kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamė me kja,
Pa u gjetė kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin,posė nji zotit,
Tue shkretue pėr dhe tė huej,
Kanė me m'shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin'per voter,
E pėr shrojė tė ndeztė ranė;
Kam me pasė,ulkojnė moter,
Kam me pasė,ehu !tigren nanė...
Nana e mbetne pėr se gjallit
Ka me m'kja,kush edi,ndo'i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo'i herė mue ka me m'pritė
Ka me i njehė, po , krushqit,e mjera,
Me i pru nanės n'shpi nji re:
Por i vllaj,kushdi,m'atė hera
Ka me u kalbun pėr nėn dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S'ka me kenė,jo dheu i t'parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambėl n'gjuhė t'shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s'dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkėt janė tė madhnueshme.
Oh!ju bjeshkėt e Shqyptaris'!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s'kam me u harrue,
Kahdo t'm'jet gjykue me u endė:
Dersa t'muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendė!
E ato halė e qipariza
Kam me i pasė nder mend gjitmonė,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonė...
Por,oh vaj!Malet e mija,
qe,po zhduken dalė-kadalė:
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valė mbi valė.
Lamtumirė,pra,bjeshkė e malė!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirė,ju mriza e stana!
Lamtumirė, kumbona e berr'e!
Lamtumirė,ju fusha t'gjana,
Ju livadhe,ene ju djerre.
Lamtumirė ti shpija e t'parvet,
Ku ma s'parit m'agoi drita
E ku strehė u dhanĒč shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirė,carani m'votėr.
Lamtumirė ju armėt e shkreta!
Lamtumirė!ti nanė e moter!
Lamtumirė,pėr sa t'jet jeta!...
O shtektar,m'nji nji vorr tė ri.
N'has ndo'i herė ti tue ndjekė shtekun,
T'Ēilun n'ranė ndo'i shkreti,
Aty vet kam me kenė dekun.
Nji kryq drunit,t'kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E,nemose,ti pėr mue
Lutju Hyjt' pėr shka t'kem fye.


Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-05-2014, 07:07   #29
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gjergj Fishta

Analiza e vargjeve tė Fishtės tek “I dėbuemi” ėshtė njė nga mė tė hollat qė linguisti i ardhshėm, Kostaq Cipo, do tė shkruante nė 1918. I pėrket pėrmbledhjes sė vitit 1914 kur guvernatori anglez i Shkodrės, Koloneli G. Philipps, e dėnoi Fishtėn me 20 muaj internim nė Maltė


I dėbuemi At Fishta

Prof. Kostaq Cipo

Ėshtė njė Ode me njė fuqi tė madhe sugjestionuese. Bėn pjesė nė vėllimin “Pika Voeset”, njė pėrmbledhje poezish tė shkėputura, tė mbushura plot kujtime e mall. Ngrihet kjo mbi tė gjitha odet e tjera pėr vrullin e saj lirik, pėr pamjet madhėshtore tė dhėna me njė frymėmarrje tė gjerė, pėr ndjenjėn e fortė t’atdhe-dashurisė qė frymėzon ēdo varg, qė e shprehur me elokuencėn e dhimbjeve tė shpirtit, nuk di tė shmanget por kėrkon ndeshjen, dhimbjen, mėrgimin, besėn. I mėrguari, i ndodhur nė barkėn e tij fatale, midis shpėrthimit tė elementeve tė natyrės, mes melodisė sė njė muzike djallėzore, i shtohen akoma mė shumė dhimbjet e fatkeqit tė ndėshkuar pėr jetė nga gjithė kjo idhni e fatit. Niset e mjera barkė pėr toka tė panjohura, nga mbrapa i largohet bregdeti i dashur dhe i mėrguari fillon e kėndon dhimbjen e tij tė pafund: “Lamtumirė vendet e mija /Qė po zhduken dalė nga dalė”.

Ode-ja fillon me njė ad-abrupto, me njė fjalė qė ėshtė sintezė e mendimit frymėzues: “Lamtumirė”! Pėrshėndetje patetike me anėn e sė cilės i mėrguari ndahet nga vend-lindja, nga trojet e tij tė dashura, pėr t’u zhytur nė vende me gjuhė e zakone t’egra, e me njė fuqi veēanėrisht dramatike, arrin madhėshtinė e vet poetike, qė vė nė mendime e bėn tė qajė ēdo shpirt tė ndjeshėm. E gjithė poezia ėshtė, si nė intonacionin e pėrgjithshėm, ashtu dhe nė motivet e veēanta, kaq shprehėse nė ndjenjat, kaq e embėl dhe prekėse nė varg, kaq e dridhtushme nė shpirt, sa qė gjithmonė ka nxitur mendime nostalgjike dhe nga ana tjetėr tė bėhet shkak qė nga qerpikėt e brezave tė ndryshėm, tė rrėshqasė nga njė pikė lot.

Vargu i tretė i strofės sė parė: “Gjėmon deti ushton duhija”, ėshtė i rėndė, si fėrshėllima e erės qė ka dalė e ēoroditur nga pylli e lėshohet teposhtė pėr tė gjallėruar oshėtimėn e valėve qė shoqėrohet nga britmat e zogjve detarė; ndėrsa i katėrti lėkundet i paqendrushėm si njė anije e hedhur sa andej-kėndej nga valėt e errėta: “Lkundet varka valė mbi valė”.

Strofa e dytė ėshtė e mbushur me ankth e melankoli. I mėrguari vajton pėr fatin e rėndė qė e pėrplas larg kufijve tė atdheut dhe mendon qė, kur nesėr dielli do tė lindi, ay i vetmuar, nė vende tė panjohura, nuk do ta ndeshi mė gjuhėn e nėnės, emri i dashur i Shqipėrisė nuk do tė tingėllojė nė vesh si njė melodi e embėl. Veēanėrisht e njė force tė madhe ėshtė ajo “Kush e din” qė nė papėrcaktueshmėrinė e vet sugjeron hapėsira tė pamatshme: “Kush e din sa ujė e dhe” dhe mbyllet kjo strofė me mendimin e dėshpėruar: “Ska me m’fol ma kush mue t’shkretit”.

Pjesa e parė e strofės sė tretė, e vrullshme, shpreh me besnikėri, ankthin e madh tė atij qė ėshtė pėr jetė nga njerėzit e dashur, por tashmė nė tė vihet re qė fantazia fillon tė lodhet, ndofta e kėrkuar nga vetė poeti pėr t’i dhėnė njė paraqitje akoma mė madhėshtore vellos sė fuqishme lirike tė vargjeve qė vijojnė, mė tė bukurit e gjithė Ode-s: Vendin t’em, por s’kam me paa /Ku kam lee e jam burrnue /Syyt e mi-i, edhe kan me kjaa /Pa u gjet kush me i ngushullue.

Nuk e di si me shpreh mė mirė bukurinė e kėtyre vargjeve nga ku ngrihet i vagėlluar, i dhimbshėm, i butė, vajtimi i tė mėrguarit qė nuk do tė mund tė shikojė mė oxhakun e ėmbėl, kaq i ngjashėm ky me atė vajtim tė heshtur tė “La troyenne regrettant sa patrie perdue” (Trojania qė vajton atdheun e humbur), sa qė mė duket sikur ēohet ne hapėsirė, sikur dridhet nė njė vajtim tė mjegulluar. I largohet ēdo studimi estetik qė do t’ia prishte delikatesėn. Dora e poetit, megjithėse me mundime estetike, ėshtė kaq e ėmbėl dhe e butė, saqė vetėm me njė prekje tė shpejtė, bėn tė mundur qė tė gjallėrohet gjithė ajo ngjarje e kėtij individi, duke na futur, si atė ashtu dhe ne, nė tė gjitha labirinthet e tij. Vargjet kanė ėmbėlsinė e njė vale tė vogėl detare kur rrėshqet mbi njė bregdet tė butė si kadife.

Nė vargjet e mėvonshme na nxjerrin pėrpara figurėn e dėrmuar tė fatkeqit tė madh qė pas njė ēasti do tė shkojė pa drejtim nė hapėsirat e shkreta tė pafund, duke patur si tė vetme shtroje mikpritėse shkretėtirat e pėrflakura tė mbushura me gjurmė grabitqarėsh. Ky pėrshkrim tragjik na bėn tė imagjinojmė dhimbjen lakuriqe tė njė njeriu tė vetmuar, me trishtimin e vet tė pafund nė tėrė kėtė shkretėtirė tė pamasė. Shprehje kėto qė i hapin fantazisė, shpirtin e dėrmuar tė tė mėrguarit dhe na e nxjerrin atė tė pafund, pa-mbarim, si njė qiell nė shtrėngatė.

Strofat e pestė dhe e gjashtė janė nga mė mallėngjenjėset. Poezia pėrhapet nė kontrastin midis ėndrrės sė ėmbėl tė njė nate martesore plot mistere qė u venit pėrgjithmonė dhe vdekjes sė ashpėr qė njė ditė tė bukur do ta rrėmbejė larg nga toka e shenjtė e Atdheut: Nana e metme pėr s’tė gjallit /Kaa me m’kjaa kuzhdi, noj ditė /Der sa motra dekun mallit /Kot noj herė mue kaa me m’pritė /Kaa me i njohė, po, krushqit e mjera /Me i pru-u nanės n’shpi njė ree: Por i vllaj, kushdi, m’ateherė /Kaa me u kalbun pėr nėn dhe!
Kėtu kujtimet e shumta e sulmojnė tė pafatin tonė tė madh dhe ai mbetet i pėrfshirė nga njė valė vaji. Dėshirat e tij mbeten tė paplotėsuara, projektet dėshtojnė, shpresat mė tė bukura, pėrkėdhelitė mė tė dashura zhduken. I shtypur, i pėrbuzur, ai bredh i vetėm nė njė labirinth mendimesh tė zymta, sendesh tė trishtueshme, i vetmuar nė errėsirėn e gjithėsisė, pa njė ndihmė, pa njė ngushėllim. Njė fatkeq tė cilit i takoi njė fat i tillė.

E megjithatė, nė gjithė kėtė idhnim e dėshpėrim pėrsėri gjejmė gjithė kėtė butėsi e ėmbėlsi. Ato vargje tė dėshpėruara na zbresin drejt e nė zemėr kaq pėrkėdhelėse e tė buta sa qė nuk na jepet mundėsi qė seriozisht tė na preki dhimbja e njė idhnie kaq tė vuajtur dhe ne, qė e kemi plagėn nė zemėr, ndjejmė tė na zvogėlohet dhimbja nga kjo elegji kaq e butė e pėrkėdhelėse. Aq delikate ėshtė dora e poetit tė embėl sa tė jep pėrshtypjen se don t’i largojė plagėt e shpirtit, duke na i mbyllur me balsamin e artit. Vrulli i papėrmbajtur i strofės sė parė, kėtu vjen e qetėsohet me njė dridhje ndjenjash. Eshtė fashitja e ngadaltė e melodisė qė duke kaluar nga dallgėzimet e njė andante con moto, pėrfundon nė ėmbėlsinė e njė pianissimo, gati-gati sa njė psherėtimė. Vargu i mbushur me harmoni, ka nga jashtė lėmutėsinė e njė mermeri, pastėrtinė e njė xhevahiri.

Paskėtaj vijojnė strofat e tjera tė dhimbshme, qė gjithashtu shpėrthejnė nga lyra e ėmbėl e harpės shqiptare. Anija tashmė ka pėrshkruar njė pjesė tė mirė tė detit, kodrat e gjelbėruara nuk po duken mė, dhe bile fillojnė tė zhduken edhe majat e larta tė maleve tė dashur tė zhytyr nė borėn e papėrlyer, ndėrsa i mėrguari, i pushtuar, deri atėherė nga stuhija e kujtimeve kthen pėr tė fundit herė shikimin tek ato maja qė lartėsohen drejt qiellit dhe nė njė gufim lamtumire pėr tokėn nėnė, i shpėrthen nga gjoksi i rėnduar, midis britmave: Por, oh vaje, malet e mija /qė po zhduken dal-ngadalė... /Lamtumirė, pra bjeshkė e male....

Edhe pas vargut tė fundit, Ode-ja vazhdon tė jetojė heshtazi brenda tek ne. Duke e vlerėsuar kėtė Ode nė gjithė kompleksitetin e vet, gjejmė aty se ėshtė njė frymėzim i vetėm qė e ushqen poezinė nga fillimi deri nė fund. Pėrsėritjet qė gjejmė aty-kėtu nuk e zbehin frymėzimin, pasi janė shprehje e natyrshme tė njė ndjenje tė vrullshme. Nė kėtė Ode poeti ka arritur pjekurinė nė artin e vet, ku ēdo fjalė ėshtė e goditur, ēdo detaj ėshtė njė rreze drite.

Kjo kritikė mbante pseudonimin Scampensis, dmth elbasanas i pėrdorur nė rini nga njeriu qė do tė bėhej linguisti i shquar, Kostaq Cipo


Nė pėrkujtim tė 135 vjetorit tė lindjes sė At Gjergj Fishtės dhe njėherėsh njė homazh pėr Kostaq Cipon 55 vjet nga vdekja e gjuhėtarit

Shkrimet e Para
Robert CIPO

Le tė kthehemi nė vitin l918 nė redaksinė e gazetės “Kuvendi” ku Kostaq Cipo punon pėr tė nxjerė nga pena e tij punimet e para rinore. Nė kėtė periudhė Cipo-ja ka rastin tė njihet me fratin-poet At Gjergj Fishtėn i cili sapo kishte mbėrritur nė Romė. Miqėsohet me tė dhe tė ulur atje ku nė ēdo kryeqytet tė Evropės tė asaj periudhe quhej “kafja e shqiptarėve”, merr prej tij vėllimin me poezi “Pika Voeset”. Shumė tekste shkollore e japin datėn e shkrimit tė kėsaj pėrmbledhje vjershash mbas dhjetorit tė vitit 1924 kur Fishta u dėbua nga Shqipėria nga Zogu pėr pjesėmarrje nė Revolucionin Borgjez tė atij viti. Por nė tė vėrtetė kjo pėrmbledhje e ka datėn e daljes sė saj rreth dhjetė vjet mė parė dmth. mbas datės 18.6.1914 kur guvernatori anglez i Shkodrės Koloneli G. Philipps, e dėnoi Fishten me 20 muaj “dėbim” (internim) nė Maltė. Malta ishte edhe akoma sot e kėsaj dite vazhdon tė bėjė pjesė nė Comonwelth-in Britanik. Fati e desh pastaj qė ky dėnim nuk u vu nė jetė pasi Fishta me sugjerimin e miqve u largua ilegalisht nga Shkodra pėr tė shkuar e bujtur sa nė Lezhė e sa nė kisha e kuvende tė tjera nėpėr qytetet pėr rreth, por qė nuk ishin nėn juridiksionin ndėrkombėtar nė tė cilin ndodhej Shkodra. Nga ana tjetėr Urdhri Franēeskan pėr tė shpėtuar Fishtėn qė ndodhej si “person nė kėrkim” dhe pėr ta shpėtuar nga kėto spostime tė papėlqyshme ilegale sa nga njė kishė nė tjetrėn, nxori nga fillimi i vitit 1915 njė urdhėr transferimi qė e caktonte Fishtėn me punė nė Provincėn Serafike tė San Franēeskos nė Assisi tė Italisė. Atėherė Fishta i dėshpėruar e duke e parė kėtė largim si pėrfundimtar pėr tė mos u kthyer mė nė Shkodrėn e tij shkroi vjershėn “I dėbuemi” qė nė disa tekste jepet edhe me titullin “Lamtumirė”. Kjo vjershė e shkruar me kaq mall e dėshpėrim nuk mund tė mos i bėnte pėrshtypje edhe studentit tė ri Kostaq Cipo i cili kishte kaq vjet larg atdheut, ku nė fjalėt plot dhimbje tė Fishtės gjente vetveten e ndjenjat e tij. Atėhere kėtė vjershė kishte dėshirė t’ia bėnte tė ditur gjithė botės dhe ulet e shkruan njė artikull nė gazetėn “Kuvendi” mė 1 korrik l918.

Le ta shohim si na e paraqet studenti i ri i filologjisė kėtė vjershė qė akoma sot, nė kėtė periudhė tė largimit masiv tė tė rinjve nga toka mėmė mbetet gjithmonė aktuale. Kostaq Cipoja, nga viti 1918 filloi qė kur ishte student ne Fakultetin e Filologjise tė shkruante nė gazetėn “Kuvendi” qė botohej nė Romė nė gjuhėn italisht. Kėshtu qė shkrimet e para janė nė gjuhėn italiane e tė pėrkthyera mė vonė nė gjuhėn shqipe.

....

P.S. Postuar nga anetari Cyclotomic ne nje forum tjeter.
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-03-2015, 07:32   #30
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gjergj Fishta

Anzat e Parnasit - Metamorphosis

Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'ēajė,
Mbasi do t'thirret
Sod derri dajė...
Me anmiq t'Shqypnķs
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pasė thānun
Deri sivjet:
Lum aj qi shkrihet
Per atme t'vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ē'farė do ndeshkimi.
Por tash, t'a dini
T'tānė rreth e ēark,
Se mue m'ka hi
Sod lepri n'bark.
M'āsht bā shtupė zźmra,
E m'la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se ē'm'qet Shqypnija...
Po, po; kujdesi
Pėr Gegė e Toskė
Mue sod m'ka hjedhun
Si hśt n'ketė prroskė,
Kū, ndźjė harū
Si dac n'govigj,
M'janė bā, qe besa,
Kėrēikėt si vigj,
E shtati tjeter
Porsi degė pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjā kishe.
Si me pasė lé
M'ndo'i knetė n'Zejmźn,
A me pasė ndźjun
Tue tredhun qen.
Ehu! t'kishe shkue
Pak mā kadalė,
S'kisht' kźnė nevoja
Me tjerrė ktū fjalė;
Pėrsč ishe mąjun,
Si mājet njala,
E punue m'kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
Qi ndźjė n'Shqypnķ,
Kujtojn se gjinden
Shi n'Australi;
E per dhé t't'Parvet
S'u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
Qi bijn n'dervend.
Ata, eh t'paēa!
Kanė spaten n'mjaltė,
E si balona,
Per ditė mā t'naltė:
Per ditė t'u mājun,
Si mājet njala,
U punon m'shekull
Kuleta e fjala.
As per punė t'źme
S'kanė t'lodhėt, hae i keq,
Me sį druen halen
Se i therė n'perpeq.
E pse, pra, t'rrekem
Pa i bā gjā kujė?
Persč t'a mbajė
Un shatin n'ujė?
A thue dishroni
Prej ktyne s'ligash
Gjithmonė me m'pamun
Si t'pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S'kam lé per s'teprit!...
Mā mirė u rrnueka
Me zźmer t'leprit...
Kam dį, t'a dini,
Me vjetė t'sivjetit
Me u shporrė Shqypnijet,
Me kźnė i vetit.
E dij se kini
Ju t'gjith me m'shį,
E se me m'thirrun
Mā s'kini vllį;
Por n'dashtė; le t'thohet
Se dredhoi Leka,
Veē kurr mos t'thohet
Se ka mbetė Leka.
T'a dijė Shqypnija
Prį, e sheklli mbarė,
Se mā mbas sodit
Uu s'jam Shqyptįr,
A ndiet, Zotni,
Qi rrini m'shkam?
Un mā me sodjet
Shqyptįr nuk jam.
M'thirrni si t'doni
U tham: Urdhno!
Zulł m'a njitni...
Shqyptįr, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij mā s'kį,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllį,
Fis kam mā t'fortin
E vllį bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sį herė t'due fisin.
Kshtū, kam me rį
Un n'mbramet Grek,
Kam me ndjehė n'nesret
Shkjį ja Zejbek.
Dér sod kjeē dhanun
Per gjuhė shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalėt fare.
Per mue janė baras
Si bukė si pane,
Por due qi gjindja
Pa tź t'mos m'lāne.
Persč veē shqypja
Do folė n'Shqypnķ,
(Si duen me thānun
Nji palė zotnķ),
Kur me 'i gut'n Morgen!
A kali imera!
Me 'i dobra vecer!
A buona sera!
Mue punėt tė tana
M'hecin pėr fille,
E dér morrizi
M'qet drandofille?...
Luftėt e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hīnit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janė Palok Cuca
E Jaho Begu.
Mā s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'parė t'fés;
Kushdo per mue
Le t'jét i pįr:
T'jetė dreq me bryna,
Por jo Shqyptįr.
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s'dytit:
Shqyptįr mā s'jam.
E prej se s'dytit
Kam lé sivjčt:
Kurdo t'pagzohem
A t'm'bājn synčt,
Un due t'm'a njesin
Pantaleone
Pse mbarė bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter źmen
Qi t'dįj se mashkull
Nuk jam, as fźmen:
Taman si duhet
Shqyptari t'jét,
Qi don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gźm!
Persč me sodjet
Nji jetė e ré
Do t'xāje filli
N'Shqypnķ per né.
Per né xén filli,
Po, koha arit,
Sod qi i rįm mohit
Rodit t'Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padishą
Tash ké m'u lkundun
Mbi ndo'i sofį.
Per né mbas sodit
Per ēdo punė t'liga
Nuk do t'na marre
Mbi shekull friga.
Kemi per t'kźnun
Si hy mbi tokė,
Kem' per t'zotnue
Pa dhimbė mbi shokė,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtė t'Shqyptarvet,
Tue ląnė mbas krahit
Burrnķn e t'Parvet.
Tjerėt kanė m'u ushqye
Me lakna t'veja.
Me shllinė (n'i paēin,
Medjč, dhźnt plleja),
Ti ké me rrue
Bibāj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjerėt kanė me shkimun
Edjen me hirrė;
Ti, veē a mundesh
Shampanjė e birrė.
Pa lodhė na menden
Per dhé e gjuhė t't'Parit,
Kem per t'kźnė ēmue
Prej zogjsh s'Shqyptarit.
S'ka per t'ngranė palla
Pse t'digjet ara
Ase mos t'gjindet
Kund rrushit fara.
Kśr per tż greza
Bājn malit bungat
E mjaltė per tż
Kullojnė dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeēė tue dashtė
E 'i plandc lastiket
Krejt mbrendė e jashtė:
Kjé at-herė tu' u zgjā
Ti sį koteci,
E tu' u kuqė hunda
Mue m'kje si speci.
Oh! Kśr t'xāsh filli
Me vū ti strehė,
Sa t'u ngjatjetat
Ké per t'i njehė!
E ka me u gjetun
Ndo'i farė Orfeut
Qi lavdet t'ua
T'i a kndojė dheut.
E ti, tue qeshun
Kangė e kangtįr,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptįr
Mandej, kśr plakun
E lodhė prej vjamit,
Ké m'u dį shekllit,
(Per sherr t'Adamit),
Njata qi zhaben
N'ketė jetė t'a rrasen
Kshtū kanė me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
"Ktū njaj fatbardhi
Āsht tue pushue
Per Fé e per Atme
Qi pat jetue."
A thue se āsht vorri
Bash i Spartanvet
Qi n'Thermopila
Bānė bįll Persjanvet...
Prį, bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gźm!
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-03-2015, 07:33   #31
Rina
☼☼☼☼☼
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 1,590
Thanks: 9
Thanked 36 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
Rina ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Gjergj Fishta

Gomari i Babatasit (metamorfoza)

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t`ndyet, mikrobe tė kqi
qi tė mjerės moj Shqipni
kthelltė hi i keni nė mushkni
pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakēi!
Bre coftina, kalbe mbi dhč
der kur ju, tu tallė npėr ne,
do t`na qelbi fis e atdhč?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
se tash ma jemi tue u njoftė,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se pėr ju, po, duhet laku,
pėr me u vjerrė o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
me `i gjysmė setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komēė t`njtitme nėn grykė:
pantallonat me "gjyslykė"
kto edhe lidhun me nji spagė:
shtatit rreshke e ba saragė,
t`tanė gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nėn themėr:
turq a sllave a grek me zemėr,
falun barkut veē Shqipnisė,
si ajo marrja e t`gjith njerzisė...
tuj u shite ju pėr gjithė treg,
sod na mbahi "Skandėrbeg",
e ngėrdhucė, goditė, limue,
rrue, qethė, pipirique,
tash n`"smoking", tash nė "bon-jour"
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhė brekėt me nder me thanė
m`sahan t`huej gjithmonė me ngranė,
rrugėn krejt na e keni zanė,
ke na shkoni pash e m`pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurč",
"kosha gjelash" si kubure,
"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viēi",
"kunguj t`mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr,
kargatisė e bamun lodėr:
der sa ata burrat e dheut,
qi pėr jetė e nderė t`Atdheut
kane ra n`luftė si shqipe t`leta,
kanė shkri gja e shpija t`veta,
kanė tuj dekė rrugave unit,
me iu dhimbė gurit e drunit.
Pėrse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
n`vend qi ju me u vu n`konop,
a se brinjt m`jau zbru me shkop,
a, mos tjetėr, me u ngushtue
me xjerrė zhuri kund m`ndo `i prrue
pėr me shtrue ndo `i rrugė tė shtetit
a me dlirė ndo `i skelė detit,
lavjerre buzėsh, harru si viēa
kqyrin m`ju si t`ishi ogiēa,
pėr me u pri udhės s`qytetnisė
e me i sjellė t`marėn Shqipnisė.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtė prej llomit
qi "shqiptarė" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninė e doni,
jo pse ju ndo `i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Pėrparimi e Qytetnia,
por veē pse ende der mė sot
nji tyran s`po e gjeni dot,
nėn kambė t`cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjė me jue,
e jau njof shpirtin der m`palc,
pleh i ndytė me u bartun n`shalc
e me u qitė jashta Shqipnije.
Rina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-06-2017, 23:48   #32
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,249
Thanks: 7,126
Thanked 3,310 Times in 1,346 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Gjergj Fishta

GOMARI I BABATASIT
Ju rrugaēa sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t`ndyet, mikrobe tė kqi
qi tė mjerės moj Shqipni
kthelltė hi i keni nė mushkni
pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakēi!
Bre coftina, kalbe mbi dhč
der kur ju, tu tallė npėr ne,
do t`na qelbi fis e atdhč?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
se tash ma jemi tue u njoftė,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se pėr ju, po, duhet laku,
pėr me u vjerrė o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
me `i gjysmė setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komēė t`njtitme nėn grykė:
pantallonat me "gjyslykė"
kto edhe lidhun me nji spagė:
shtatit rreshke e ba saragė,
t`tanė gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nėn themėr:
turq a sllave a grek me zemėr,
falun barkut veē Shqipnisė,
si ajo marrja e t`gjith njerzisė...
tuj u shite ju pėr gjithė treg,
sod na mbahi "Skandėrbeg",
e ngėrdhucė, goditė, limue,
rrue, qethė, pipirique,
tash n`"smoking", tash nė "bon-jour"
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhė brekėt me nder me thanė
m`sahan t`huej gjithmonė me ngranė,
rrugėn krejt na e keni zanė,
ke na shkoni pash e m`pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurč",
"kosha gjelash" si kubure,
"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viēi",
"kunguj t`mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr,
kargatisė e bamun lodėr:
der sa ata burrat e dheut,
qi pėr jetė e nderė t`Atdheut
kane ra n`luftė si shqipe t`leta,
kanė shkri gja e shpija t`veta,
kanė tuj dekė rrugave unit,
me iu dhimbė gurit e drunit.
Pėrse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
n`vend qi ju me u vu n`konop,
a se brinjt m`jau zbru me shkop,
a, mos tjetėr, me u ngushtue
me xjerrė zhuri kund m`ndo `i prrue
pėr me shtrue ndo `i rrugė tė shtetit
a me dlirė ndo `i skelė detit,
lavjerre buzėsh, harru si viēa
kqyrin m`ju si t`ishi ogiēa,
pėr me u pri udhės s`qytetnisė
e me i sjellė t`marėn Shqipnisė.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtė prej llomit
qi "shqiptarė" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninė e doni,
jo pse ju ndo `i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Pėrparimi e Qytetnia,
por veē pse ende der mė sot
nji tyran s`po e gjeni dot,
nėn kambė t`cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjė me jue,
e jau njof shpirtin der m`palc,
PLEH I NDYTĖ me u bartun n`shalc
e me u qitė jashta Shqipnije.
________________
"GOMARI I BABATASIT", AT GJERGJ FISHTA
Botuesi: Botime Franceskane
Foto: Marubi
Pėrshkrim i shkurtėr
"Gomari i Babatasit", u botua nė situatė qė pėrkonte me beteja tė ashpra politike rreth formės qė do tė merrte organizimi i ardhshėm shtetėror. Kritika fishtjane me ashpėrsinė e saj, qė nuk fal askėnd, lėshoi mbi kokat e deputetėve, ministrave, gjithfarė zyrtarėve tė kohės, talljen, fyerjen, sharjen, nėmėn e mallkimin, ironinė, sarkazmėn, satirėn. Pėr kėto dhe shumė arsye tė tjera, vlerat e kėtij libri janė tė shumėfishuara edhe nė ditėt tona. (bukinist.al)

__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur